Tag: group

  • OSHEE Group forcon performancën financiare dhe zgjeron planet për investime strategjike

    OSHEE Group forcon performancën financiare dhe zgjeron planet për investime strategjike

    Intervistë me Enea Karakaçi, administrator i kompanisë OSHEE Group Pas disa vitesh sfidash të ndikuara nga krizat energjetike dhe luhatjet e tregut, “OSHEE Group” ka arritur të stabilizojë dhe të përmirësojë ndjeshëm performancën e saj financiare.Fitimi neto për vitin 2024 u rrit me rreth 2% krahasuar me një vit më parë, duke reflektuar masat disiplinore financiare, reduktimin e humbjeve dhe rritjen e arkëtimeve.Krahas rezultateve pozitive, kompania po avancon me një plan të gjerë investimesh, që synon modernizimin e rrjetit të shpërndarjes, përmirësimin e cilësisë së furnizimit dhe përshtatjen ndaj kërkesave gjithnjë e më të larta në zona urbane dhe turistike.Në një intervistë për “Monitor”, administratori i “OSHEE Group”, z. Enea Karakaçi, flet mbi ecurinë financiare, arsyet pas uljes së çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë, si dhe projektet kryesore të investimeve që po zbatohen në të gjithë vendin. ­Si e vlerësoni performancën financiare të “OSHEE Group” gjatë vitit 2024? A ka qenë një vit me rritje sa u takon të ardhurave dhe fitimit?Pas rezultatit financiar negativ në vitin 2021, për shkak të rritjes së jashtëzakonshme të çmimeve të tregut të lirë, për periudhën 2022 – 2024, rezultati financiar i aktivitetit të shoqërisë ishte pozitiv, dhe në tejkalim të vazhdueshëm të treguesve kryesorë financiarë të planifikuar.Reduktimi i mëtejshëm i humbjeve dhe qëndrueshmëria në realizimin e normës së arkëtimeve, pavarësisht sfidave të shumta, mundësuan një rezultat pozitiv, i cili u ndikua edhe nga disiplina e vazhdueshme financiare në ruajtjen e shpenzimeve operative.Për vitin 2024, kompania kishte një fitim neto prej rreth 7.3 miliardë lekësh, ose rreth 74.2 milionë euro, si rezultat i përmirësimit të treguesve bazë të shoqërisë.Përmirësimi i performancës financiare është rrjedhojë e programit të masave të marra nga menaxhimi i shoqërisë në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare, për të ulur te konsumatorët ndikimin e çmimit të rritur të energjisë në tregun e lirë.Performanca financiare (fitimi neto) e vitit 2024, në krahasim me vitin 2023, u përmirësua me rreth 2%, pavarësisht se një pjesë e klientëve, si rrjedhojë e reformës për hapjen e tregut, u larguan për t’u furnizuar në tregun e lirë. Ishte ky rezultat pozitiv që solli uljen e çmimit të energjisë elektrike për klientët familjarë, apo ishte vendim politik?Vendimi për reduktimin e çmimit me 10% erdhi pas disa analizash financiare, jo vetëm të “OSHEE Group”, por nga i gjithë sektori publik i energjisë, që lidhet me shërbimin e prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes.Sikurse e përmenda më lart, “OSHEE Group” realizoi në vitin 2024 një normë fitimi prej 74 milionë eurosh, dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke analizuar edhe rezultatet e shoqërive të tjera, gjykoi dhe vendosi rishikimin me ulje të tarifës së konsumit të energjisë elektrike; pra, ta shpërndanin fitimin e arritur në 2024-n te klientët familjarë.Vendimi erdhi pas një periudhe disavjeçare të çmimeve të pandryshuara, për të mos thënë që çmimi vetëm kishte shënuar rritje deri në 2014-n, kur nisi reforma.Gjykoj që është vendim i drejtë, që iu vjen në ndihmë afro 95% të familjeve shqiptare dhe stimulon, le të themi, eficiencën në konsumin e energjisë.Prej datës 1 shkurt 2025, familjet që konsumojnë deri në 700 kilovat në muaj, e paguajnë tarifën e kilovatit me 8.5 lekë. Mbi këtë nivel konsumi, tarifa mbetet e pandryshuar: 9.5 lekë.Është për t’u theksuar fakti se Shqipëria është ndër të vetmet vende në rajon, që në kulmin e krizës së energjisë 2022-2023, nuk mori asnjë vendim për rritjen e çmimit, por qeveria zgjodhi të bëjë subvencionim duke mbrojtur konsumatorin familjar dhe atë privat. KursimiUlja e çmimit me pakicë të energjisë elektrike me rreth 12% për konsumatorët familjarë që konsumojnë deri në 700 kwh në muaj energji elektrike, nga 9.5 lekë/kwh në 8.5 lekë/kwh, është një sfidë e përballuar me sukses të plotë nga “OSHEE Group”. Efekti i uljes së çmimit në reduktimin e të ardhurave, në përfitim të drejtpërdrejtë të konsumatorëve familjarë, sipas ecurisë së periudhës 7-mujore pritet të jetë rreth 2.58 miliardë lekë, ose rreth 26.6 milionë euro. Përveç rezultateve financiare, si paraqiten treguesit teknikë të kompanisë, si kanë evoluar arkëtimet dhe niveli i humbjeve në përgjithësi? Pa dyshim, rezultati financiar pozitiv i shoqërisë erdhi si pasojë e treguesve në dy indikatorët bazë të aktivitetit: humbjet dhe arkëtimet.Reduktimi  i mëtejshëm i nivelit të humbjeve, të cilat në 2024-n zbritën nën 18% dhe niveli i arkëtimeve mbi 100%, ishin faktorët kryesorë që ndikuan pozitivisht në bilancin e shoqërisë.Kontrollet e vazhdueshme në terren për formalizimin e mëtejshëm të sektorit dhe ndjekja me rigorozitet e procesit të pagesave për faturat e energjisë, bazuar mbi planin dhe objektivin e vendosur, mundësuan në rritjen e performancës.Falë investimeve në rrjetin e shpërndarjes me nivel tensioni 20 kV, në zona të caktuara të vendit, niveli i humbjeve është afër standardit të BE-së, rreth 6-7%.Në disa zona, kryesisht rurale, mbetet ende sfidë vendosja e parametrave të duhur, pasi kërkohen investime të vazhdueshme.  Planet e investimeve janë një nga shtyllat kryesore të aktivitetit të “OSHEE Group”. Cilat janë projektet më të rëndësishme që po zhvillohen aktualisht dhe çfarë ndikimi pritet të kenë ato në rrjet apo në rajonet ku po zbatohen?Pas një periudhe gati 3-vjeçare, për shkak të tërmetit, pandemisë dhe krizës energjetike globale, grupi OSHEE nisi në fund të vitit 2023 dhe në vazhdim të 2024-s, një plan masash agresiv, sa u takon investimeve.Bazuar mbi një strategji të mirëkoordinuar, u miratuan dhjetëra projekte me vlerë 40 miliardë lekë, të cilat synonin ndërtimin dhe rikonstruksionin e mbi 20 nënstacioneve, shtrimin e rrjetit kabllor 20 kV, kabinave të reja me linja ABC, të pozicionuara në çdo cep të vendit.Nevoja për investime është më e madhe se sa mundësitë, por “OSHEE Group” po bën të gjitha përpjekjet për të ndjekur stadin e zhvillimit të vendit, duke u përgjigjur me shërbim korrekt në furnizimin me energji elektrike.Marrim rastin e Ksamilit, zonë e cila ka dyndje të turistëve në vitet e fundit.Ne reaguam duke ndërtuar dy linja të reja dhe kabina 20 kV. Aktualisht jemi në proces për zhvillimin e mëtejshëm të rrjetit përgjatë aksit Sarandë – Ksamil. Në Xarë të Sarandës ka nisur puna për ndërtimin e një nënstacioni të ri 110/20 kV.Konkretisht, po rendis projektet dhe zonat ku është përqendruar Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH Sh.A), pjesë e OSHEE Group, duke e nisurme Veriun. Në Valbonë ka përfunduar rrjeti 10 kV, me kabina të reja dhe linja ABC, duke u ardhur në ndihmë jo vetëm banorëve, por edhe bizneseve lokale, të cilat presin çdo vit vizitorë të shumtë.Në zonën e Thethit, ku përfshihet edhe Boga, jemi duke punuar për investimin e rrjetit 35 kV, gjithashtu vëmendje po u kushtohet edhe dy zonave turistike Lëpushë dhe Tamarë, për të cilat janë gati projektet për zhvillimin e rrjetit të tensionit.Më tej, Velipoja dhe Shëngjini po furnizohen me rrjet të ri kabllor, kabina 20 kV, shtylla,  shoqëruar me linja TU ABC. Vlen të theksoj se sapo kemi përfunduar dy investime të rëndësishme për zonat në fjalë.Ndërtuam një nënstacion krejt të ri për Velipojën dhe fuqizuam nënstacionin e Lezhës, të cilat do të ndërveprojnë me njëra-tjetrën për një menaxhim sa më efikas të ngarkesave në rrjet dhe për rritjen e sigurisë së furnizimit me energji elektrike.U jemi përgjigjur nevojave për shërbim të furnizimit me energji elektrike edhe në zonat e Himarës. Paçka se është investuar më herët, zhvillimi urbanistik në zonën e bregdetit kërkon shtim kapacitetesh, që garantojnë furnizimin me cilësi të energjisë elektrike.Në Himarë vendosëm në punë 12 kabina të reja, në Livadh zgjeruam rrjetin 20 kV, kurse në Jal investuam për 3 kabina të tjera.Në Dhërmi vendosëm rrjetin kabllor, ndërsa është duke u punuar përgjatë aksit deri në Palasë.Në Orikum, ku përfshihet edhe Radhima, jemi drejt përfundimit të dy fiderave të rinj, për të vijuar më tej me qytetin e Vlorës, e cila me portin dhe aeroportin e ri, kërkon infrastrukturë më të sigurt të furnizimit me energji.Këto, dhe plot investime të tjera, si ai i Spillesë, apo nënstacioni i ri në Pogradec, janë realizuar falë performancës pozitive të “OSHEE Group”, falë kontributit të qytetarëve, të cilët janë ndërgjegjësuar për pagesën në kohë të faturës së energjisë, proces i cili përkthehet me rritjen e shërbimeve.Për vitin 2025 dhe në vazhdim, OSHEE do të vijojë investime në planin strategjik, bazuar në zhvillimin e zonave të caktuara, ku theksoj ndërtimin nëntokë të nënstacionit, në qendër të Tiranës, dhe një tjetri në Kamëz, me parametra modernë bashkëkohorë, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë si BERZH dhe KfW. Borxhi i ndërmarrjeve të ujësjellësve mbetet një problem i hershëm për OSHEE-në. Sa është aktualisht ky borxh dhe si paraqitet trendi? Në fakt, reforma në sektorin e ujësjellës-kanalizimeve ka dhënë rezultatet e saj, pasi norma e arkëtimit ka arritur deri në 95% (viti 2024), nga nën 50% që ishte më parë (viti 2022).Rritja e borxhit ka stopuar, madje në vitin 2024 është reduktuar, kur më parë rritej çdo vit me 2-3 miliardë lekë.Ne jemi duke punuar ngushtësisht me të gjitha institucionet që kanë detyrime ndaj “OSHEE Group”, duke rakorduar të dhënat dhe duke arritur marrëveshje për pagesat me këste, të cilat edhe për vitin 2025 janë në zbatim, dhe që u vjen në ndihmë kujtdo për detyrimet e prapambetura.Për vitin 2025 ne presim përmirësim të mëtejshëm të nivelit të arkëtimeve nga shoqëritë e ujësjellësve, pasi shohim një trend frenues të rritjes së borxhit.Skema ofron lehtësi për klientët familjarë dhe biznesin e vogël, për pagesa me këste mujore, por edhe reduktim kamate 70-100%, nëse e paguajnë njëherësh të gjithë detyrimin. Procesi i liberalizimit të tregut të energjisë ka hedhur hapa të rëndësishëm, me daljen në tregun e lirë të mbi 7 mijë bizneseve në janar. Cilat janë fazat e radhës të këtij procesi?Ndër sfidat e liberalizimit të tregut të energjisë, më e rëndësishmja është marrëdhënia me konsumatorët e lidhur në tension të mesëm.Në vitin 2018 dolën për herë të parë në tregun e lirë subjektet 35 kV. Ministria e Energjisë miratoi udhërrëfyesin për modelin e hapjes së tregut të lirë në vitin 2021 duke na ndihmuar të gjitha palëve pjesëmarrëse në procesin e liberalizimit, nëpërmjet parashikimit të fazave të daljes së klientëve në treg të derregulluar.Në vijim, në vitin 2022, filluan të furnizohen nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit 7500 klientë, të lidhur në rrjetin e shpërndarjes 20/10/6kV.Dalja plotësisht për klientët e lidhur në rrjetin 20 kV u realizua më 1 janar 2024, duke vijuar më 1 janar të 2025 me konsumatorët e lidhur në 10 kV dhe vitin e ardhshëm pritet të dalin në treg të lirë klientët e lidhur në tensionin 6 kV, që mendohet sa janë rreth 2000 klientë.Treguesit e përmirësuar të performancës së “OSHEE Group”, ulja e humbjeve teknike dhe suporti ndaj furnizuesve për rritjen e arkëtimeve, i ka dhënë mundësi Furnizuesit të Tregut të Lirë, të ofrojë shërbimet e furnizimit në mënyrë sa më profesionale.FTL-ja është furnizuesi më i madh sot në tregun e lirë të energjisë elektrike, duke mbajtur mesatarisht 80% të peshës së tregut (klientë dhe volum energjie).Aktualisht, FTL-ja furnizon me energji elektrike, 85 klientë të lidhur në rrjetin e shpërndarjes 35 kV, 1675 klientë në tensionin 20 kV dhe 2131 klientë të tensionit 10 kV.Së fundmi, prezantuam edhe Platformën e Furnizuesit, e cila krijon një historik në menaxhimin e procesit të ndryshimit të furnizuesit, si dhe plot shërbime të tjera. Cilat janë sfidat më të mëdha me të cilat përballet aktualisht OSHEE në operimin e saj të përditshëm?Të përmirësojmë më tej shërbimin e furnizimit me energji elektrike dhe të zhvillojmë proceset teknologjike për të qenë sa më pranë me klientët tanë.Në vitin 2024, cilësia e furnizimit u përmirësua me 40%, pra u reduktua koha dhe numri i rasteve të ndërprerjes së energjisë elektrike.Por kjo nuk mjafton, pasi në zona të caktuara, madje fare pranë Tiranës, ka ende rrjet elektrik të amortizuar dhe shumë shpejt do të nisë një investim me peshë.Paralelisht me transformimin e rrjetit shpërndarës, jemi duke punuar për zhvillimin e sistemeve smart të operimit duke nisur nga nënstacionet kryesore Tiranë – Durrës (SCADA) dhe më tej me kabinat.Së shpejti do të vendoset në punë sistemi i ri SCADA në dispeçerinë qendrore, e cila do të lidhet online me 12 nënstacione, projekt ky me financim të huaj, që sjell automatizim të proceseve të punës, efikasitet në menaxhimin e flukseve dhe garanci për të reaguar në kohë në raste avarish.Instalimi i matësve smart është një tjetër sfidë dhe ndodhemi pranë realizimit të një projekti ambicioz, në bashkëpunim me partnerët francezë, ku parashikohen 200 – 300 mijë pajisje për t’u vendosur në kabina dhe bokse pallatesh.Inovacioni ka gjetur terren në “OSHEE Group”, pasi për herë të parë disa shërbime ofrohen vetëm online dhe fare thjesht, pa qenë nevoja t’i kërkosh dikujt ndihmë etj.Vërtetimi i debisë, aplikimi për lidhje të re, ndryshimi i emrit në kontratën e dritave, si dhe plot shërbime të tjera, mund t’i marrësh duke përdorur aplikacionin OSHEE Mobile apo përmes faqes oshee.al, ku në kohë reale është një staf, që përgjigjet 24 orë dhe mund të kryesh pagesat në çdo kohë. Duke parë ecurinë e deritanishme të vitit, si e parashikoni 2025-n për kompaninë? Do të jetë një vit më i lehtë, apo më sfidues se 2024-a?Pavarësisht uljes së të ardhurave në vitin 2025, që vjen për shkak të reduktimit të çmimit me 10% të energjisë elektrike për klientët familjarë, performanca financiare e shoqërive të grupit OSHEE këtë vit, nuk pritet të ketë ndryshime të medha në raport me vitin 2024. Lexoni edhe:200 VIP-at e 2024-s; Në “kurthin” e punonjësve  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Analiza e DW: Gazetarët në Serbi nën presionin e regjimit të Vuçiçit

    Analiza e DW: Gazetarët në Serbi nën presionin e regjimit të Vuçiçit

    Foto ilustruese

    SERBI- Në sagën që rrethon median e United Group në Serbi, vetëm dy gjëra janë të garantuara se janë në lojë – pasiguria e madhe dhe shuma të mëdha parash. Së fundmi, pronari i pakicës dhe ish-kreu i grupit, Dragan Sholak, mori 250 milionë euro nga një kompani në pronësi të BC Partners si bonus për “shitjen me sukses” të një pjese të madhe të biznesit në Serbi.
    Kjo “shitje e suksesshme” në të vërtetë shënoi një ferr të vogël për qindra gazetarë në Serbi që punojnë në media si N1, Nova S, Danas, Radar dhe të tjerë nën kujdesin e United Group.
    Që kur Sholak u hoq nga kreu i korporatës, udhëheqësit e rinj thuhet se nuk u kanë garantuar këtyre mediave financimin dhe lirinë editoriale. Përveç parave të mëdha dhe qindra vendeve të punës, e ardhmja e informimit të lirë në Serbi është gjithashtu në lojë. Sepse stacionet televizive N1 dhe Nova S, të cilat janë jashtëzakonisht kritike ndaj qeverisë së Aleksandar Vuçiq, kanë kapacitetin më të madh, personelin dhe paratë më të mëdha për të raportuar mbi ngjarjet politike.
    Çfarë është e paguar më shumë?
    Disa punonjës të medias United Group, me të cilët foli gazetari i DW, thonë se nuk dinë asgjë më shumë sesa ajo që shkruhet në media, e ajo nuk ka shkruar shumë. Ka një ndjenjë pasigurie.
    Presidenti Vuçiç dikur tha se gjithçka do të mbaronte deri në nëntor, dhe se nuk ishte ai që po mbyllte N1 dhe Nova S, por kompania e tyre. “Nuk kemi ide se çfarë do të ndodhë. Po punojmë, si zakonisht, por për sa kohë – askush nuk e di”, thotë një gazetar. Një burim tjetër i DW thotë: “Mendoj se është një punë e kryer. Ata morën paratë dhe tani nuk ka kthim prapa.”
    Ai aludon në faktin se pronari kryesor i United Group, fondi i investimeve BC Partners, filloi të bënte atë që fondet e investimeve zakonisht bëjnë në fillim të vitit – duke shitur më shtrenjtë atë që blenë më lirë.
    Në një transferim spektakolar, operatori kabllor SBB – i cili ishte një strehë e sigurt për transmetimin e N1 dhe Nova S, u shit. Net TV plus dhe të drejtat për të gjitha transmetimet sportive iu shitën gjithashtu Telekomit shtetëror, një ish-konkurrent. Kjo e bëri Telekomin monopolist për përmbajtjen sportive dhe i solli BC Partners dhe, pjesërisht Sholakut, i cili është ende pronar i pakicës, një miliard e gjysmë euro.
    A është pjesë e marrëveshjes për të heshtur median kritike në mes të protestave studentore dhe para zgjedhjeve në të cilat ekziston një shans real që Partia Përparimtare Serbe të humbasë për herë të parë?
    Shumë kanë dyshime për këtë, qoftë edhe vetëm për shkak të çmimit të tepruar që pagoi Telekomi Serb. Dyshimet u përhapën kur doli në pah një bisedë telefonike midis krerëve të United Group dhe Telekomit, në të cilën ata diskutuan se si të dobësonin United Media. Nëse ka ende një zgjidhje në pritje, diçka ka ndodhur tashmë – të dy operatorët kryesorë kabllorë, SBB dhe Telekom, tani kanë një prani në të gjitha stacionet televizive të regjimit dhe tabloidëve.
    “Si në Saigon në vitin 1975”
    Redaksitë e medias United Group u kanë bërë thirrje vazhdimisht pronarëve të tyre që t’u japin garanci mbijetese. Herën e parë që u përmend një shumë – N1 dhe Nova S thanë se kanë nevojë për dymbëdhjetë milionë euro në vit për të operuar siç duhet.
    Çfarë do të ndodhë më pas? As Dragoljub Petroviç, kryeredaktor i gazetës Danas, nuk e di. “Jemi në një situatë krejtësisht të panjohur. Po presim rezultatin e konfliktit në korporatë dhe, nëpërmjet regjistrimit të bisedës telefonike që u publikua, shohim se edhe Presidenti Vuçiq po ndërhyn.”
    “Kjo na ka shqetësuar edhe më shumë sepse Vuçiç nuk ka qëllime të mira ndaj mediave që janë kritike”, thotë Petroviç për DW.
    “Tani ndihemi sikur jemi në ambasadën amerikane në Saigon në vitin 1975. Po presim të shohim se çfarë do të ndodhë dhe nëse do të na duhet të evakuohemi në një vend më të mirë.”
    Por në cilin vend më të mirë? Në Serbi, duket se po ndodh një zhdukje e madhe e mediave të pavarura. Vetëm që nga fillimi i vitit, Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka mbyllur Zërin e Amerikës dhe është marrë vendimi për të mbyllur Free Europe/Radio Liberty.
    I gjithë financimi i projektit, i cili ishte veçanërisht i mirëpritur për mediat e vogla dhe lokale në Serbi, është ndërprerë. Shërbimi ballkanik i Al Jazeera-s është mbyllur, ndërsa Euronews, i cili financohet nga Telekomi Serb, ka pasur një valë shkurtimesh dhe largimesh.
    Kjo është arsyeja pse Petroviç thotë, se mbyllja ose heshtja e medias United Group do të ishte “dramatike”. “Danas është një media e vogël që ndoshta mund të përballojë vetë, sepse më parë ishte e pavarur dhe disi punonte me këmbëngulje dhe paga të ulëta. Por këto stacione televizive nuk mund të punojnë, sepse është një prodhim i shtrenjtë.”
    Sulmet nga Kremlini?
    Në të njëjtën kohë, një sulm ndaj mediave më të vogla të pavarura erdhi edhe nga Kremlini. Shërbimi rus SVR dyshohet se përcaktoi që gazeta javore Vreme, agjencia FoNet, mediat lokale “Južne vijesti”, Boom 93, Podrinske dhe të tjera ishin gjithashtu të përfshira në përgatitjen e “Maidanit” në Serbi, të paguar me para nga Brukseli.
    Kulmi supozohet të jetë më 1 nëntor, përvjetori i shembjes së tendës që mori gjashtëmbëdhjetë jetë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit vitin e kaluar. Presidenti Vuçiç falënderoi rusët për këtë “informacion” dhe tha se gjithçka do të hetohet.
    “Vuçiç tani ai është shumë afër rënies nga pushteti, protestat nuk po qetësohen dhe tani ai ndoshta mbështetet në faktin se të paktën pa këto stacione të mëdha televizive kritike do të jetë më e lehtë për të të qeverisë”, thotë Dragoljub Petroviç.
    Redaktorët dhe punonjësit e medias United Group kanë vetëm një shpresë – që tymnaja e krijuar do t’i detyrojë pronarët nga fondi i investimeve të tërheqin frenat e dorës. Zgjidhja e sagës mund të jetë shumë afër./DW

  • MET Group zgjeron praninë rajonale me hyrjen në tregun e Shqipërisë

    MET Group zgjeron praninë rajonale me hyrjen në tregun e Shqipërisë

    Kompania zvicerane MET Group njofton hyrjen në tregun energjetik shqiptar përmes degës së re me seli në Tiranë, MET Albania. Duke shfrytëzuar portofolin e gjerë të shitjes me shumicë të energjisë elektrike dhe aftësitë e avancuara të tregtimit, MET Group synon të kontribuojë në sigurinë energjetike të Shqipërisë dhe në furnizimin e besueshëm me energji.Shqipëria është e lidhur ngushtë me tregjet rajonale të energjisë ku MET Group është tashmë aktiv. Krijimi i një prezence fizike në vend është një hap i natyrshëm drejt integrimit më të thellë rajonal dhe mbështetjes së sigurisë energjetike të Shqipërisë.Dega e re do të drejtohet nga Kreshnik Strati, një drejtues i biznesit shqiptar me përvojë të gjerë. Ai ka mbajtur pozita të larta si në ndërmarrjet shtetërore, ashtu edhe në kompani të njohura private kombëtare dhe ndërkombëtare të energjisë. Si inxhinier me formim profesional, Kreshnik Strati sjell jo vetëm ekspertizë teknike, por edhe një kuptim të thellë të peizazhit energjetik shqiptar.Energjia hidrike është burimi dominues i prodhimit të energjisë elektrike në Shqipëri, duke e bërë furnizimin energjetik të vendit shumë të varur nga kushtet hidrologjike. Për të përmbushur kërkesën për energji, Shqipëria mbështetet në importet dhe eksportet ndërkufitare. MET Albania do të fokusohet në operacionet ndërkufitare të energjisë dhe në krijimin e marrëveshjeve te furnizimit me palët lokale për të rritur stabilitetin e tregut dhe sigurinë e furnizimit.CEO i MET Albania, Kreshnik Strati, komentoi: “Shqipëria është një treg energjetik në zhvillim në Evropën Juglindore me potencial të madh rritjeje. Duke shfrytëzuar përvojën e gjerë të MET Group, do të furnizojmë energji elektrike në mënyrë të besueshme për klientët tanë dhe do të kontribuojmë në rritjen e sigurisë energjetike në rajon.”Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Balfin finalizon shitjen e “Fashion Group Albania” për 7.6 milionë euro

    Balfin finalizon shitjen e “Fashion Group Albania” për 7.6 milionë euro

    Grupi Balfin ka finalizuar këtë javë shitjen e kompanisë së tregtimit të veshjeve, Fashion Group Albania (FGA), te kompania nga Kosova, ALBI Holding.Sipas kontratës së nënshkruar mes palëve, vlera e transaksionit të shitblerjes ishte rreth 7.6 milionë euro. Në pjesën më të madhe, operacioni është financuar nga dy marrëveshje kredie me vlerë totale afërsisht 6.4 milionë euro, që kompania blerëse ka marrë nga banka e grupit Balfin, Tirana Bank.FGA ka për objekt kryesor aktiviteti importin dhe tregtimin e veshjeve dhe këpucëve, nëpërmjet rrjetit të saj të dyqaneve të markave ndërkombëtare Aldo, Carpisa, Cortefiel, Geox, Mango, Okaidi, Parfois, Prenatal, Springfield, Woman Secrets, brenda territorit të Shqipërisë.Shoqëria blerëse Albi Holding  është pjesë e Albi Group, që zotëron në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut rrjetin e dyqaneve të vmodës të markave ndërkombëtare si Celio, Chaussea, Okaidi, Mango, Springfield, Ozdilek, Geox, Gant, Timberland, Hugo Boss, Sportina Armani Exchange, Tom Tailor, XYZ, UGG, Plein Sport, Orsay, Dan John, Parfois, Boggi.Albi Holding zotërohet prej biznesmenëve nga Kosova Tahir Humolli, Sutki Humolli, Nexhat Humolli, Nehat Humolli dhe Betim Humolli.Deri më tani, Albi Group ka qenë e fokusuar në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo blerje do t’i mundësojë hyrjen në tregun shqiptar me një infrastrukturë të gatshme dhe të konsoliduar.Sipas pasqyrave më të fundit financiare, në vitin 2024 FGA raportoi xhiro prej afërsisht 1.2 miliardë lekësh dhe një fitim para tatimit në vlerën 145 milionë lekëve.Për grupin Balfin, shitja e FGA është e dyta brenda këtij viti në portofolin e saj të retail. Në fund të muajit korrik, Balfin finalizoi edhe shitjen e Spar Albania tek kompania nga Kosova, Viva Fresh, për 36.4 milionë euro.Këto dy transaksione janë pjesë e një ristrukturimi që Balfin po bën në portofolin e saj të bizneseve të tregtisë me pakicë. Balfin ka arritur marrëveshjen për të shtrirë në Rajonin e Ballkanit Perëndimor rrjetin Flying Tiger Copenhagen, kompani daneze e shitjeve me pakicë, me një portofol produktesh të ngjashme me atë që tregtohen në rrjetin Jumbo.Në një operacion të ngjashëm, Balfin ka marrë edhe të drejtat eksluzive të markës franceze të veshjeve Kiabi, nëpërmjet kompanisë së saj të re, Western Balkans Fashion Group, të kontrolluar në ortakëri me dy nga menaxherët e grupit, Juljan Mane dhe Arsim Papraniku.Sipas drejtuesve të Balfin, operacionet e mësipërme janë të orientuara drejt ndërkombëtarizimit të bizneseve të shitjeve me pakicë të grupit.Balfin ngelet e pranishme në tregun e pajisjeve elektrike dhe elektroshtëpiake me kompaninë e saj më të hershme, Neptun, si edhe në tregun e shitjes së lodrave dhe pajisjeve shtëpiake dhe industriale, nëpërmjet Kid Zone (Jumbo). / E.ShehuKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare Giorgio Armani

    Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare Giorgio Armani

    Stilisti i njohur italian Giorgio Armani ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, njoftoi të enjten “Armani Group”.
    “Il Signor Armani, siç thirrej gjithmonë me respekt dhe admirim nga punonjësit dhe bashkëpunëtorët, ndërroi jetë në paqe, i rrethuar nga të dashurit e tij”, tha “Armani Group” në një deklaratë.
    Prej kohësh Giorgio ka qenë i sëmurë dhe madje në qershor të këtij viti ai u detyrua që të hiqte dorë nga shfaqjet e grupit të tij në Javën e Modës, hera e parë në karrierën e tij që humbi një nga eventet e modës.

    Në atë kohë, kompania në ​​një deklaratë bëri me dije se ai “po shërohej aktualisht në shtëpi” pa specifikuar gjendjen e tij shëndetësore.
    Armani ishte një nga të paktët stilistë që mbeti aksioneri i vetëm i kompanisë së tij.
    Deri më tani, nuk ka një trashëgimtar të biznesit Armani, i cili në vitin 2024 u vlerësua nga analistët në Bloomberg Intelligence midis 8 dhe 10 miliardë euro./vizionplus.tv

  • Platformat-lojtarëve: Kemi kërcënime nga Shqipëria! Lushnjarët ankohen tek Braçe: Po mos flisje do i merrnim lekët

    Platformat-lojtarëve: Kemi kërcënime nga Shqipëria! Lushnjarët ankohen tek Braçe: Po mos flisje do i merrnim lekët

    Erion Braçe

    TIRANË-Deputeti socialist, Erion Braçe, ka vijuar me denoncimet për platformat piramidale online TXEX dhe XEUX,ku rreth 6 mijë shqiptarë kanë rënë pre e saj. Braçe thekson se prej 120 orësh, pra 5 ditësh, përdoruesit nuk kanë mundësi të tërheqin fondet e tyre nga skema piramidale XUEX. Platforma ishte zotuar të ndërtonte një “bllok-program” të ri që do t’u mundësonte tërheqjen e parave, por ky premtim nuk është përmbushur. Në këtë linjë, EG Investment Group Xuex u është drejtuar me një mesazh qytetarëve që kanë investuar, ku thuhet se po përballen me kërcënime dhe lajme nga i gjithë vendi i Shqipërisë. 
    “Të gjithë duhet të dini se jeni duke u përballur vetëm me kërcënime nga një prej anëtarëve të qeverisë suaj, por EG Investment Group Xuex mund të jetë aktualisht duke mbajtue peshën kryesore të opinionit publik dhe lajmeve nga i gjithë vendi i Shqipërisë. Ne nuk ju kërkojmë të rebeloheni kundër vendit tuaj, por gjithashtu nuk ju inkurajojmë të përhapni ndonjë informacion të paverifikuar”, është mesazhi i lexuar nga deputeti socialis. 
    Ndërkohë, nga ana tjetër banorët e Divjakës dhe Lushnjës, të cilët ashtu siç ZËRI raportoi përbëjnë numrin më të lartë të përdoruesve i janë drejtuar Braçes të mërzitur, me pretendimin se nëse deputeti nuk do kishte raportuar mbi platformat, paratë do i kishin marrë.

    POSTIMI:
    DITA E GJASHTE SOT, BLLOKIM TOTAL, ZERO TERHEQJE PARASH NGA PIRAMIDA XUEX!LEO SMITH JU KISH PREMTUAR “TERHEQJE QE MBARON SHPEJT” DHE 5 DITE KOHE; DITA E 6te SOT!KY NE VIDEO ESHTE MESAZHI I FUNDIT I TIJ, KERCENUES PER RENDIN E SIGURINE PUBLIKE NE KETE VEND, DUKE JU PERDORUR JU! Degjojeni, per kujtese me shume;Por edhe per te KUPTUAR, nga goja e LEO AMITH;1. PARATE TUAJA I KA EG INVESTIMENT GROUP DHE XUEX;2. Parate tuaja i ka marre XUEX;3. Parate tuaja i disponon XUEX;4. Parate tuaja i ka bllokuar XUEX;5. Parate tuaja i grabit XUEX.Askush tjeter nuk ka akses mbi parate tuaja dhe kuptoni;EG INVESTIMENT GROUP DHE XUEX NUK JANE NE SHQIPERI, NUK JANE TE RREGJISTRUARA NE SHQIPERI, NUK JANE TE LICENSUARA, AUTORIZUARA NE SHQIPERI;Eshte ndertuar e tille pikerisht qe akses ne parate tuaja te kene vec ata; UNE JO E JO, NDONJE ANETAR TJETER I QEVERISE APO KUVENDIT FARE FARE!Ne ane tjeter, per te gjithe ata qe me shkruajne “jane merzitur njerezit me ty ne DIVJAKE e LUSHNJE se po te mos flisje ti do vijonin te merrnin parate”, kam kete per tju thene:Po te mos flisja une, perseri ju NUK DO MERRNI PARATE; sic ju qe kishit hyre ne TXEX NUK I MORET PARATE EDHE PSE NJK KISHA FOLUR UNE ENDE-piramida ra pa folur une, une fola diten e trete te bllokimit te parave tuaja; nderkohe, po mos kisha folur une TE TJERE NJEREZ DO KISHIN HYRE NE PIRAMIDE se keshtu funksionon-HYJNE TE RINJ QE TE PAGUAJNE PER JU QE HYTE ME HERET; keshtu jo i moret ca para, por keta qe hyne ne korrik e gusht nuk do merrnin asgje-keshtu bien poramidat!Tani keni vec nje gje ne dore;DENONCONI AGJENTET DHE DY PIRAMIDAT QE PO JU GRABISIN PARATE!

  • Saga e Aeroportit të Vlorës/ Ç’ndodhi në pesë vite mes Behgjet Pacollit dhe Edi Ramës

    Saga e Aeroportit të Vlorës/ Ç’ndodhi në pesë vite mes Behgjet Pacollit dhe Edi Ramës

    Çfarë po ndodh në aeroportin e Vlorës, i cili u përurua politikisht para zgjedhjeve dhe pritet të fillojë funksionimin në verën e ardhshme? Kjo pyetje u shtrua që kur, javën e shkuar, në media u hap një lajm se klane brenda qeverisë po përpiqen t’ia rrëmbejnë koncesionin milionerit nga Kosova, Behgjet Pacolli.
    Artikulli i Kapitalit që u shpërnda ngado pretendonte se në 1 gusht ishte mbledhur me urgjencë, në Lugano të Zvicrës, asambleja e ortakëve të shoqërisë Mabco Construction, e cila zotëron 98 për qind të aksioneve të aeroportit të Vlorës dhe kishte marrë vendim që të mos lejojë asnjë shitje aksionesh në këtë koncesion. Kjo pandehmë u përforcua edhe më shumë pasi që në ditën e parë pas pushimeve, dolën pamjet se Rama bashkë me ministrat, kishte pritur në takim edhe biznesmenin kosovar, që e konfirmoi vetë se takimi qe për aeroportin e Vlorës.
    Personalisht Pacolli u prononcua më pas duke thënë se ky vendim i asamblesë së ortakëve nuk kishte lidhje me ndonjë presion qeveritar për ti rrëmbyer koncesionin e fituar në mënyrë okulte. Por menjëherë në shtyp u deklarua edhe ortaku i tij minoritar, që tregoi se kishte divergjenca të hapura me ish politikanin biznesmen, të cilin e etiketoi si mashtrues.
    Në fakt, në qarqet qeveritare ka një shqetësim se punimet nuk po ndjekin ritmin e duhur pikërisht për shkak të konflikteve të egove dhe financave, që kanë plasur mes dy partnerëve të koncesionit, Pacollit dhe kosovarit tjetër Valon Ademi.
    Se ç’po ndodh mes tyre e shpjegoi më pas, në një shkrim të vetin për Tema, Mero Baze, i cili bëri një historik të këtij koncesioni. Fillimisht-tregoi ai-‘kanë qenë tre aksionerë: Mabco Construction me 58 për qind, YDA Group me 40 për qind dhe 2A Group në minorancë me 2 për qind.
    YDA Group është përfshirë në koncesion për shkak të përvojës së saj për ndërtimin e aeroportit me 40 për qind të aksioneve, që të justifikohej konsorciumi si fitues.
    Në fakt, ky ka qenë një pjesëtar fiktiv i koncesionit dhe menjëherë pas nisjes së punës ai është tërhequr realisht nga aksionet, duke u ndarë mes Mabco Construction të Pacollit dhe 2A Group të Ademit. Ndarja është bërë me dy kontrata noteriale. Fillimisht, YDA Group ia ka shitur aksionet MAPCO-s për 4200 euro formalisht dhe po në të njëjtën ditë Mabco me 2A Group kanë lidhur një kontratë të re për ndarje aksionesh mes tyre në raportin 53 për qind për Mabco dhe 47 për qind për 2A Group. Por këto kontrata nuk janë regjistruar në QKB.
    Aksionet nuk janë bërë funksionale në QKB, për të shmangur debatet publike dhe për shkak të nevojës që për çdo ndërrim aksioneri duhet leja e qeverisë shqiptare. Për të mos rrezikuar reputacionin e tyre, ata nuk i kanë regjistruar këto aksione sipas kontratave’, ka shkruar Baze.
    Pra, sipas këtij rrëfimi, sherri mes aksionerëve që po pengon përparimin e aeroportit po bëhet për mënyrën se si do ndahen aksionet e turqve që u futën në mënyrë fiktive sa për të justifikuar ndarjen e tenderit.
    Por, në fakt, kjo është vetëm njëra anë e historisë. Sepse në një farë mënyre ka qenë qeveria Rama që e ka pranuar dhe nxitur këtë lojë me letra fallco që është përplasur sot tek aksionerët.  Që në vitin 2017, Edi Rama planifikoi të jepte pa garë dhe pa tender tek një kompani turke këtë aeroport. Madje në parlament u depozitua një projektligj special ‘Për Përcaktimin e Procedurës së Veçantë për Negociimin dhe Lidhjen e Kontratës ndërmjet Shtetit Shqiptar dhe Shoqërive ‘Cengiz Construction & Kalyon & Colin Construction’, me objekt projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e aeroportit të qytetit të Vlorës’.
    Për zbatimin e tij u caktuan të negocionin kontratën në janar 2018 ministrat Ahmetaj e Gjiknuri.
    sa duket ligji special binte ndesh me direktivat e BE-së, mbi partneritetin publik privat. Dhe tatktika ndryshoi. Do bëhej një garë, por ajo do ishte fallco. Kështu u ra dakord me Behgjet Pacollin i cili do të merrte formalisht kompaninë turke YDA Group, e cila ishte e domosdoshme për të plotësuar kriterin e një parneri që kishte eksperiencë në menaxhimin e aeroporteve.
    Por dredhitë nuk përfundojnë këtu. Në tenderin e shpallur në fund të 2020-ës kishte një varg shkeljesh. Fillimisht ishte kërkuar që të ndërtohej një aeroport për 10 milionë pasagjerë dhe me dy kulla kontrolli. Që fituesit të ishin ata që u shpallën katër ditë para garës, kapaciteti u zbrit në 2 milionë dhe kullat përfunduan në 1.
    Për më tepër kompania tjetër konkurrente AL-DE u skualifikua nga gara me justifikimin se nuk kishte dorëzuar dokumentacionin e plotë. Britanikët e AL-DE Corporation LTD e denoncuan garën e parregullt dhe për këtë çështje SPAK ka njoftuar se ka hapur hetim, për shpërdorim detyre, favorizim të palëve të caktuara dhe shkelje të pabarazisë në tendera.
    Se sa farsë ishte e gjitha u pa edhe më vonë kur, ndonëse u shpallën fitues, turqit e YDA Group u tërhoqën menjëherë duke paguar në shumë qesharake për 40%-shin e tyre. Kur Edi Rama shkoi ta inauguronte veprën para zgjedhjeve ai nuk u çudit që aty ishin vetëm Pacolli dhe Valon Ademi dhe jo kompania që sipas ligjeve të këtij shteti ishte e vetmja që mund të kualifikohej për të fituar një aeroport. Pra edhe ai qe në brendi të lojës me sikur.
    Qeveria dhe shteti e toleruan dhe e nxitën këtë falsifikim, me një sërë manipulimesh paraprake dhe nëse sot dikush prej aksionerëve do të përfitojë nga ky zinxhir mashtrimesh, kjo nuk është punë vetëm e ndërgjegjes së tij. Duke i yshtur të hyjnë në një spirale paligjshmërie shteti i ka lejuar aksionerët, jo vetëm t’ia hedhin publikut, por të kërkojnë ta bëjnë këtë edhe ndaj njëri tjetrit. Prandaj sot nuk është shumë e rëndësishme nëse Pacolli do tia fusë Valon Ademit apo anasjelltas, por te historia e përsëritur e një qeverie, që në fund ia fut gjithmonë shqiptarëve.
     
     
     

  • Tenderi i dyshimtë/ Arlinda Pogaj ‘qeras’ me 1.5 MLD lekë familjen Pepa

    Tenderi i dyshimtë/ Arlinda Pogaj ‘qeras’ me 1.5 MLD lekë familjen Pepa

    Pas fitores me diferencë të madhe të Blendi Gonxhes më 11 maj, në qendër të vëmendjes është shfaqur Arlinda Pogaj, administratore e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP) dhe një nga personat më të afërt të ministrit.
     Më 17 maj, Pogaj është parë duke festuar në Green Coast, ku sipas burimeve ka shpenzuar mijëra euro për shampanjë dhe verë në një jaht privat oligarku, mes vajzash, makinash luksoze dhe festash të shfrenuara. Në sy ka rënë një Audi RSQ8 i zi, me të cilin ajo është parë të qarkullojë në resort, në shoqëri edhe me Mirela Zholin.

    Karriera e Pogajt lidhet drejtpërdrejt me Gonxhen: nga juriste në DPSHTRR, kur ai ishte drejtor, deri në ngritjen si administratore e OBP-së – institucioni që menaxhon tendera qindramilionësh për automjete, uniforma, sigurime, ushqime dhe shërbime të tjera.
    Në qarqet politike dhe mediatike, Pogaj shihet si “hija e fuqishme” e Gonxhes, duke u konsideruar si “mbretëresha e tenderëve”. Marrëdhënia e saj e ngushtë me ministrin është përmendur prej vitesh, ndërsa besimi i Gonxhes ndaj saj ka qenë aq i madh, sa i ka lënë në dorë milionat e tenderëve publikë, duke e mbajtur gjithnjë pranë si dorën e tij të djathtë.
    Arlinda Pogaj është sot një simbol i mënyrës sesi pushteti politik, lidhjet personale dhe fondet publike bashkohen në një pikë, duke krijuar një figurë të errët mes luksit dhe milionave.
    “PEPA GROUP” është themeluar në vitin 2014 nga Urim Pepa. Prej vitit 2021, pronësia është kaluar te trashëgimtarët ligjorë të familjes: Leorik, Urjola, Brian dhe Brixhilda Pepa.
    Tenderi është fituar nga kjo kompani me skualifikimin e 14 kompanive nga autoriteti kontaktor Operatori i Blerjeve të Përqëndruara që drejtohet nga Arlinda Pogaj. Duket se kriteret e tenderit janë hartuar specifikisht që fituese të shpallej kjo kompani.
    Përpos se është shënuar me Flamur të Kuq për skualifikim të të gjithë operatorëve ekonomikë në garë, është bërë edhe skualifikimi i ofertës ekonomike më të ulët.
    Kompania ndërtuese “PEPA GROUP GROUP” rezulton fituese e tenderit për rikonstruksionin e Maternitetit të Fierit, një projekt me buxhet total prej 1,8 MILIARD lekësh pa TVSH, të financuar nga buxheti i shtetit për periudhën 2025–2027 dhe vlerë fituese 1,5 MILIARD lekë.
    “PEPA GROUP” është themeluar në vitin 2014 nga Urim Pepa. Prej vitit 2021, pronësia është kaluar te trashëgimtarët ligjorë të familjes: Leorik, Urjola, Brian dhe Brixhilda Pepa.
    Tenderi është fituar nga kjo kompani me skualifikimin e 14 kompanive nga autoriteti kontaktor Operatori i Blerjeve të Përqëndruara që drejtohet nga Arlinda Pogaj. Duket se kriteret e tenderit janë hartuar specifikisht që fituese të shpallej kjo kompani.
    Përpos se është shënuar me Flamur të Kuq për skualifikim të të gjithë operatorëve ekonomikë në garë, është bërë edhe skualifikimi i ofertës ekonomike më të ulët.

    /Publik media/

  • Situata me News24, reagon BE: Konflikti mes palëve të zgjidhen duke respektuar ligjshmërinë

    Situata me News24, reagon BE: Konflikti mes palëve të zgjidhen duke respektuar ligjshmërinë

    Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë deklaroi sot se po ndjek nga afër situatën lidhur me Focus Media Group dhe mediet e saj.

    “Mosmarrëveshjet midis të gjitha palëve të përfshira duhet të zgjidhen duke respektuar plotësisht ligjshmërinë dhe procedurat e rregullta ligjore”, thekson zyra e BE-së në Tiranë, në një postim në llogarinë zyrtare në X.

    “Në këtë kontekst, është e rëndësishme që çdo veprim i ndërmarrë të mos cenojë mundësinë e gazetarëve për të ushtruar lirinë e tyre në përcjelljen e informacionit dhe për të ruajtur konfidencialitetin e burimeve të tyre”, shton delegacioni i BE-së.

    Më tej, zyra e BE-së nënvizon se, “këto janë aspekte thelbësore të lirisë dhe pluralizmit të medias, që janë kritike për garantimin e shtetit të së drejtës”.

    Kujtojmë se ndërhyrja e pak ditëve më parë e policisë dhe e Kayo-s në ambientet e ‘Media Focus Group” dhe “Panorama Group” ka sjellë reagimin e shumë shoqatave të medias në vend. Por ministria e Ekonomisë ka deklaruar se lidhur me pretendimet e grupit mediatik se ka kontratë qeraje deri në 2033, në fakt ka një borxh prej 2 milionë eurosh të akumuluar që nga viti 2017 për mospagimin e qirasë së objektit.

  • Gjykata e Tiranës del me vendim: KAYO të largohet nga Panorama, gazetarëve t’u rikthehen materialet…

    Gjykata e Tiranës del me vendim: KAYO të largohet nga Panorama, gazetarëve t’u rikthehen materialet…

    Pas disa orësh seancë në Gjykatën e Tiranës, togat e zeza kanë pranuar pjesërisht kërkesën e  ‘Focus Meida Group’, në lidhje me fikjen e sinjalit të transmetimit të News24 dhe ndërhyrjen e Policisë dhe Ushtrisë në sendet personale dhe profesionale të gazetarëve.
    Gjykata Tiranës, përkatësisht Dhoma Civile u dha të drejtë gazetarëve për  marrjen e sendeve personale dhe profesionale.
    Në vendimin e diapozitivit të gjyqtares Alma Kodraliu, gjithashtu urdhërohet inventarizimi i materialeve brenda 24 orëve dhe marrja e materialeve të News 24 dhe pajisjeve të tjera që ndodhen brenda ambienteve të Focus Media Group.
    Gjithashtu në vendim, urdhërohet edhe largimi i bazës ushtarake, e cila kanë qenë një nga kërkesat bazë të gazetarëve në seancën gjyqësore të kësaj të marte.
    Po ashtu në vendim, thuhet se ambientet e Panoramës do të jetë shfrytëzohen nga Focus Media Group dhe urdhërohet që kompania ‘Kayo’ të lirojë hapësirat.