Koncesioni i ndërtimit të aeroportit të Vlorës është rrëzuar në themelet e tij, pasi kompania e Behgjet Pacollit rezulton të mos plotësojë kriteret ligjore për eksperiencë në ndërtimin dhe menaxhimin e aeroporteve. Dokumenti i publikuar së fundmi mban firmën e zv/kryeministres Belinda Balluku dhe zbulon mënyrën se si ajo ka miratuar në mënyrë të paligjshme kalimin e aksioneve të kompanisë turke “YDA Group”, të vetmes që garantonte kriterin teknik të koncesionit.
Në qendër të kësaj afere që po trondit qeverinë Rama ndodhet një skemë e qartë manipulimi, ku fituesit e tenderit, biznesmenët kosovarë Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi kanë përfituar kontratën për ndërtimin e aeroportit përmes ndryshimeve në dokumentet e garës, të miratuara nga Belinda Balluku. Ndërkohë, oferta britanike që do ta ndërtonte aeroportin me një shumë më të ulët u përjashtua me pretekste formale. Pas përfundimit të procedurës, kompania turke “YDA Group”, e vetmja që kishte përvojë reale në ndërtim dhe menaxhim aeroportesh, u tërhoq duke shitur 40 për qind të aksioneve për vetëm 4,200 euro, një lëvizje që e bën koncesionin të pavlefshëm dhe që është firmosur personalisht nga Balluku në dhjetor 2022. Ky dokument është prova që rrëzon gjithë projektin dhe ekspozon aferën e drejtpërdrejtë të zv/kryeministres me biznesmenin kosovar.
Çfarë ka ndodhur?
Që në vitin 2017, Edi Rama planifikoi të jepte pa garë dhe pa tender tek një kompani turke këtë aeroport. Madje në parlament u depozitua një projektligj special, “Për Përcaktimin e Procedurës së Veçantë për Negociimin dhe Lidhjen e Kontratës ndërmjet Shtetit Shqiptar dhe Shoqërive “Cengiz Construction & Kalyon & Colin Construction”, me objekt projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e aeroportit të qytetit të Vlorës”. Për zbatimin e tij u caktuan të negocionin kontratën në janar 2018 ministrat Ahmetaj e Gjiknuri. Por diskutimet e dy ministrave me kompaninë dështuan. Një nga arsyet qëndronte tek shuma me të cilën do të kompensohej kompania private.
Atëherë u përfol se palët nuk ranë dakord për shifrën që do të merrnin si kompensim turqit nëse aeroporti nuk do të arrinte numrin e parashikuar të fluturimeve dhe pasagjerëve. Sot një gjë e kemi të faktuar. Kjo shumë do të jetë 140 milionë euro, pra më e madhe se i gjithë investimi i biznesmenëve Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi që po përleshen për 130 milionë eurot që thuhet se kanë hedhur në këtë projekt. Por nga dështimi i planit të parë për konkludimin e ligj special deri tek organizimi i një tenderi të dytë fallco, nuk kaluan vetëm më shumë se dy vite e ca, aty ndodhi edhe një ndryshim tjetër. Në skenë del Balluku. Tashmë janë të njohura të gjitha shkeljet dhe manipulimet me tenderin e hapur në fund të vitit 2021, që shpalli fitues Behgjet Pacollin, Valon Ademin dhe kompaninë turke YDA Group, që ishte e domosdoshme për të plotësuar kriterin e një partneri që kishte eksperiencë në menaxhimin e aeroporteve. Kompania rivale me ta, britanikja AL-DE Corporation LTD, që zotohej ta ndërtonte veprën me 80 milionë euro (pra me shumë më pak para), u skualifikua nga gara me justifikimin banal se nuk kishte dorëzuar dokumentacionin e plotë. Sikur kjo të mos mjaftonte rregullat e garës u ndryshuan vetëm 4 ditë para zhvillimit të saj në favor të Pacolli & CO. Nëse fillimisht ishte kërkuar që të ndërtohej një aeroport për 10 milionë pasagjerë dhe me dy kulla kontrolli.
Kapaciteti u zbrit në 2 milionë dhe kullat përfunduan në 1. Por, edhe pasi gara manipulative përfundoi me fitoren e bashkimit Mabco Construction e Pacollit me 58 për qind, YDA Group, e turqve që kishin ndërtuar edhe spitalin elektoral të Fierit me 40 për qind dhe 2A Group e Valon Ademit me 2 për qind, surprizat nuk reshtën. Turqit e YDA Group u tërhoqën menjëherë pas përfundimit të procesit duke paguar një shumë qesharake, 4200 euro për 40%-shin e tyre. Dhe pikërisht këtu shfaqet fuqishëm roli i errët i Belinda Ballukut. Me fuqinë e ministres që përfaqëson Autoritetin Kontraktor ajo s’duhej ta miratonte këtë kalim aksionesh. Tenderi ishte fituar vetëm falë prezencës së turqve që kishin edhe garancinë financiare edhe mbi të gjitha atë teknike për ndërtim aeroportesh. Nëse ata largoheshin gara quhej e pavlefshme. Por në dhjetor të vitit 2022, Belinda Balluku e ka miratuar këtë shitje aksionesh që është bërë edhe molla aktuale e sherrit mes dy aksionerëve të mbetur.
Akuzat e Bardhit ndaj Ballukut
Edhe kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u shpreh ditën e djeshme se ky dokument, provon implikimin e Ballukut në këtë aferë. Bardhi shprehet se dokumentacioni zyrtar i procedurës tregon qartë se kompanitë Mabco Construction dhe 2A Group nuk plotësonin kriteret ligjore për të fituar koncesionin e Aeroportit të Vlorës. Për këtë arsye, gjatë aplikimit, ato futën në mënyrë fiktive në konsorcium kompaninë turke YDA Group, e vetmja me eksperiencë reale në ndërtimin e aeroporteve. “Por vetëm një vit pas shpalljes fitues, YDA Group u tërhoq nga zotërimi i 40% të aksioneve. Aksionet u shitën tek njëra nga kompanitë koncesionare për shumën qesharake prej 4 450 euro. Pra, 40% e një aeroporti ndërkombëtar, me fitime të parashikuara mbi 700 milionë euro, u vlerësuan sa një makinë e vjetër e përdorur! Në çdo shtet normal, ky akt do të kishte anuluar automatikisht koncesionin. Por në Shqipërinë e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, nuk ka asgjë normale – ka vetëm korrupsion, vjedhje dhe zhvatje”, shkruan Bardhi në Facebook.
Sipas demokratit ministrja përgjegjëse për koncesionin e Aeroportit të Vlorës, Belinda Balluku, miratoi tërheqjen e kompanisë turke pa bërë asnjë zhurmë, pa ngritur asnjë shqetësim dhe duke pranuar zyrtarisht fiktivitetin e gjithë procedurës. “Do të mjaftonte vetëm publikimi i shkresës, ku Belinda Balluku lejon transferimin e aksioneve dhe pranon zyrtarisht fiktivitetin e procedurës, që sot SPAK të kishte shkuar në zyrën e saj për ta nxjerrë prej aty dhe për ta mbyllur në Pjoskë. Ky krim nuk është edhe aq intelektual sa t’i shpenzojë SPAK-ut shumë kohë për ta hetuar. Procedura fiktive është në letra. Në letra janë edhe lidhjet familjare të Belinda Ballukut me njërën prej kompanive koncesionare. Krimi është njësoj flagrant si afera tjetër e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut me 53 milionët eurot PLUS të Tunelit të Llogarasë. Edhe ky një krim aspak intelektual, por dosja e të cilit qëndron ende e paprekur në SPAK. Faktet janë publike, dokumentet ekzistojnë. Çështja është se na duhen prokurorë që nuk kanë vija të kuqe të paracaktuara për pandëshkueshmërinë apo prokurorë që nuk intimidohen nga krimi i organizuar. Kjo mbetet ende për t’u provuar”, shkruan ndër të tjera Bardhi.
Tag: group
-

Koncesioni i aeroportit të Vlorës ka rënë, kompania e Pacollit nuk plotëson eksperiencën e ndërtimit dhe menaxhimit…
-

Konflikti Pacolli-Ademi, “prishje pazaresh”? “Lufta” për 734 milionë euro…
valon ademi-behgjet pacolli
TIRANË- Konflikti që ka shpërthyer për ndarjen e kuotave mes dy aksionerëve të Aeroportit të Vlorës, Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi, ka nxitur debate dhe reagimi. Së fundmi ka reaguar edhe gazetarja, Ola Xama, e cila e konsideron konfliktin një përplasje për financiare, se sa frike për financim rus, sikursë përflitet. Siç ka pranuar vetë kompania 2A Group, bëhet fjalë për fitime 734 milion euro për 35 vjet, ose 21 milion euro në vit, që vijnë nga kontrata koncesionare. Në këto kushte, gazetarja ngre dyshime se lufta ‘rrotullohet’ rreth këtyre fitimeve.
Postimi i plotë:
Përse konflikti për Koncesionin e Aeroportit të Vlorës ka më shumë gjasa të jetë “prishje pazaresh” se sa frikë për financim rus (siç pretendon njëra palë), apo mbrojtje e të drejtave të investitorit (që është pretendimi i palës tjetër)?!
1. Kontrata koncesionare nuk lejon ndryshim të aksionerëve pa u marrë miratimi i Autoritetit Konktraktor dhe në këtë rast marrëveshja e shitjes së kuotave mes dy palëve (2A Group dhe Mabco Construction) nuk ka asnjë vlerë ligjore. Nëse 2A Group ka investuar 22.8 milion euro siç pretendon dhe i takojnë 49% e aksioneve në këtë kontratë, duhet të ketë patur siguri nga autoritetet për këtë miratim sepse nuk ka përvojë në fushën e ndërtimit dhe menaxhimit të aeroporteve. (https://arbk.rks-gov.net/TableDetails të dhënat sipas ekstraktit të ARBK )3. Edhe miratimi për shitjen e aksioneve nga turqit e YDA te kompania Mabco Construction është bërë në shkelje. Kjo duket qartë që të vendimi për miratimin e shitjes që ka bërë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në paragrafin e fundit të shkresës thuhet se “koncesionari duhet të vazhdojë të garantojë aftësinë financiare, teknike dhe të operimit”. Pra, miratimi është bërë pa u garantuar vazhdimi i aftësisë teknike dhe financiare!4. Marrëveshja e huasë mes Mabco Construction dhe Delphos Securities SARL ku lejohet aksesi në llogaritë e të ardhurave të shoqërisë koncesionare pa marrë miratimin e Autoritetit Konktraktor, është po ashtu një shkelje dhe kriter që Autoriteti Kontraktor ta konsiderojë shkelje të kontratës. Vënia në dijeni për këtë kredi duhet të vinte në lëvizje autoritetet e inteligjencës financiare në vend dhe jo të përfundonte në një luftë mediatike!Dhe ajo që është më e rëndësishme:5. Nëse paratë e dhëna hua janë ruse nuk e di askush. Delphos Securities rezulton e regjistruar në juridiksion offshore dhe pronarët e vërtetë nuk njihen. Por po supozojmë se këto janë para ruse. Pyetja kryesore që shtrohet është: a zhduket ky rrezik kontrolli që pretendohet në koncesionin e aeroportit nëse 2A Group merr 47% plus 2% (që i ka aktualisht) të aksioneve? Sërish kontrollin me 51% e ka Mabco Construction! Rreziku i financimit rus vazhdon…Çfarë duhet të ndodhte në një situatë normale ku shteti zbaton rregullat dhe ligjet? Që në momentin që ndryshon pronësia dhe nga koncesioni del kompania kryesore që përmbushte kriteret teknike, institucionet duhet të kërkonin zëvendësimin e saj me një firmë të ngjashme që plotësonte të njëjtat kushte. Nëse kjo nuk ndodhte, prishej kontrata dhe duhej që gara të hapej nga e para!Por siç pranon dhe vetë kompania 2A Group në akt-padinë e dorëzuar pranë autoriteteve të drejtësisë, fitimet e kontratës koncesionare janë të mëdha: 734 milion euro për 35 vjet, ose 21 milion euro në vit! Ndaj dhe lufta për disa aksione më shumë është e fortë.Dy biznesmenët Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi janë dy aksionerët që kanë në pronësi aeroportin e Vlorës, ndërsa një përplasje mes tyre ka shpërthyer së fudmi. Aksioneri i minorancës në këtë koncesion, Valon Ademi ka akuzuar publikisht Behgjet Pacollin për mashtrim.
Thelbi i konfliktit të dy ortakëve në ndërtimin e aeroportit ka qenë ndarja e aksioneve, ku Ademi zyrtarisht ka 2% të tyre, por pretendon 47%.
Mes palëve ekziston gjithashtu një kontratë noteriale, e firmosur menjëherë pas largimit të grupit turk YDA nga koncesioni i aeroportit. Ky grup kishte në pronësi 40 për qind të aksioneve të aeroportit të Vlorës, të cilat formalisht ia shiti kompanisë Mabco të Behgjet Pacollit për shumën simbolike prej 4200 eurosh. Po atë ditë, Mabco dhe 2A Group nënshkruan një marrëveshje të re për ndarjen e aksioneve, duke përcaktuar që Mabco të zotëronte 53 për qind dhe 2A Group 47 për qind të tyre. Megjithatë, këto kontrata nuk janë regjistruar ende në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB).
Konflikti mes tyre ka ka përfunduar tashmë në dyert e gjykatave, e cila nga ana e saj ka bllokuar çdo lëvizje me aksionet e kompanisë. Prokuroria e Tiranës ndërkohë ka nisur një grup prokurorësh për hetimin e çështjes së aeroportit të Vlorës./ZËRI -

Kontrata e Aeroportit të Vlorës, Xama denoncon tensionet rreth koncesionit: Prishje e pazareve të mundshme
Gazetarja Ola Xama në një postim në facebook, ka analizuar situatën e krijuar rreth koncesionit të Aeroportit të Vlorës, duke theksuar se konflikti aktual mes kompanive për aksionet duket të jetë më shumë një luftë për interesa financiare sesa shqetësim për financimin rus apo mbrojtjen e të drejtave të investitorëve.
Sipas saj, marrëveshja e shitjes midis 2A Group dhe Mabco Construction nuk ka vlerë ligjore pa miratimin e Autoritetit Kontraktor. Edhe miratimi për ndryshimin e aksionerëve nga ana e turqve të YDA u bë pa garantuar vazhdimin e aftësive teknike dhe financiare të koncesionarit.
Për më tepër, marrëveshja e huasë me Delphos Securities SARL, që lejon aksionerët të kenë akses në llogaritë e të ardhurave, është bërë gjithashtu pa miratimin e autoriteteve, duke nxjerrë në pah shkelje të kontratës dhe mungesë kontrolli nga institucionet e inteligjencës financiare.
Xama shton se edhe nëse paratë janë ruse, kontrolli me 51% të aksioneve mbetet tek Mabco Construction, kështu që rreziku i supozuar nuk ndryshon.
Postimi i plotë i Ola Xamës:
“Aferë e pastër qeveritare”, Bushati: Tenderi i aeroportit të Vlorës, “gropë” për përfitime privatePërse konflikti për Koncesionin e Aeroportit të Vlorës ka më shumë gjasa të jetë “prishje pazaresh” se sa frikë për financim rus (siç pretendon njëra palë), apo mbrojtje e të drejtave të investitorit (që është pretendimi i palës tjetër)?!
Kontrata koncesionare nuk lejon ndryshim të aksionerëve pa u marrë miratimi i Autoritetit Konktraktor dhe në këtë rast marrëveshja e shitjes së kuotave mes dy palëve (2A Group dhe Mabco Construction) nuk ka asnjë vlerë ligjore. Nëse 2A Group ka investuar 22.8 milion euro siç pretendon dhe i takojnë 49% e aksioneve në këtë kontratë, duhet të ketë patur siguri nga autoritetet për këtë miratim sepse nuk ka përvojë në fushën e ndërtimit dhe menaxhimit të aeroporteve. (https://arbk.rks-gov.net/TableDetails të dhënat sipas ekstraktit të ARBK )Edhe miratimi për shitjen e aksioneve nga turqit e YDA te kompania Mabco Construction është bërë në shkelje. Kjo duket qartë që të vendimi për miratimin e shitjes që ka bërë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në paragrafin e fundit të shkresës thuhet se “koncesionari duhet të vazhdojë të garantojë aftësinë financiare, teknike dhe të operimit”. Pra, miratimi është bërë pa u garantuar vazhdimi i aftësisë teknike dhe financiare!Marrëveshja e huasë mes Mabco Constructions dhe Delphos Securities SARL ku lejohet aksesi në llogaritë e të ardhurave të shoqërisë koncesionare pa marrë miratimin e Autoritetit Konktraktor është po ashtu një shkelje dhe kriter që Autoriteti Kontraktor ta kosniderojë shkelje të kontratës. Vënia në dijeni për këtë kredi duhet të vinte në lëvizje autoritetet e inteligjencës financiare në vend dhe jo të përfundonte në një luftë mediatike!Dhe ajo që është më e rëndësishme:
Nëse paratë e dhëna hua janë ruse nuk e di askush. Delphos Securities rezulton e regjistruar në juridiksion offshore dhe pronarët e vërtetë nuk njihen. Por po supozojmë se këto janë para ruse. Pyetja kryesore që shtrohet është a zhduket ky rrezik kontrolli që pretendohet në koncesionin e aeroportit nëse 2A Group merr 47% plus 2% (që i ka aktualisht) të aksioneve? Sërish kontrollin me 51% e ka Mabco Construction! Rreziku i financimit rus vazhdon…Çfarë duhet të ndodhte në një situatë normale ku shteti zbaton rregullat dhe ligjet? Që në momentin që ndryshon pronësia dhe nga koncesioni del kompania kryesore që përmbushte kriteret teknike, institucionet duhet të kërkonin zëvendësimin e saj me një firmë të ngjashme që plotësonte të njëjtat kushte. Nëse kjo nuk ndodhte, prishej kontrata dhe duhej që gara të hapej nga e para!
Por siç pranon dhe vetë kompania 2A Group në akt-padinë e dorëzuar pranë autoriteteve të drejtësisë, fitimet e kontratës koncesionare janë të mëdha: 734 milion euro për 35 vjet, ose 21 milion euro në vit! Ndaj dhe lufta për disa aksione më shumë është e fortë. -

Kronologjia/ Kush fshihet pas sherrit Pacolli – Ademi për aeroportin e Vlorës
Kronologjia/ Kush fshihet pas sherrit Pacolli – Ademi për aeroportin e Vlorës
Pse në TV ngjarja po serviret si një sherr banal mes dy biznesmenësh ndërkohë që ka gjurmë të qarta koorupsioni qeveritar
Një pjesë e madhe e emisioneve televizive të së hënës në mbrëmje ia kushtuan hapsirën e tyre skandalit që ka përfshirë aeroportin e Vlorës, ku dy aksionerët, miliarderi Behgjet Pacolli me 98% dhe ai minoritar, Valon Ademi me 2%, janë zhytur në një konflikt mes tyre duke lënë pas afatet e dorëzimit të këtij koncesioni.
Thelbi sipërfaqësor i sherrit mes tyre qëndron në faktin se Ademi pretendon një marëveshje dhe investime në para që e shpien atë në kuotat e 49%-shit. Pacolli, ndonëse thuhet se e ka pranuar fillimisht këtë “deal”, ose është mashtruar ose ka ndryshuar mendje dhe ka ndërmarë hapa dhe veprime juridike për të ruajtur aksionet që ka pasur fillimisht.
Pikërisht në këtë përplasje ka hyrë edhe prokuroria Tiranë që po heton miliarderin kosovar dhe gjykata e Tiranës e cila ka marrë masë për pezullimin e çdo veprimi që do i jepte avantazh Behgjet Pacollit. Ky është, pak a shumë, me fjalët më të thjeshtëzuara të mundshme, konfikti që ndan dy partnerët dhe miqtë e dikurshëm. Kjo ka qenë dhe fabula të cilës i përkushtuan kohë emisionet e mbrëmjes që u morën me këtë temë.
Por, pikërisht këtu fshihet një manipulim i madh. Sepse skandali i aeroportit të Vlorës nuk është thjeshtë një zënkë banale mes dy biznesmenësh që duan ti marrin aksionet njëri tjetërit. Ai ka të gjitha trajtat e një afere korruptive qeveritare, të një tjetër grope shumë milionëshe me paratë e shqiptarëve. Përndryshe nuk ka se si të vihej në lëvizje ai që Pacolli e ka konsideruar si një “komplot të koordinuar” kundër tij. Si me një urdhër të vetëm Prokuroria, Gjykata, disa media janë vënë në lëvizje në favor të Valon Ademit, madje, madje tipike për manipulimet që duan të fshehin korrupsionin, ato kanë ngritur edhe teorinë e komplotit për para ruse të futura në aeroportin e Vlorës, gjë që paskërka “shqetësuar partnerët strategjikë të Shqipërisë”.
Pyetja që shtrohet është: mos vallë pas gjithë kësaj zhurmënaje për sigurinë kombëtare fshihet tentativa për të vjedhur shumë para? Mos vallë servirja e skandalit si një sherr biznesmenësh tenton të sfumojë një koncesion të konceptuar që në fillim si një mundësi për të grabitur?
Për të gjetur origjinën e këtyre dilemave Lapsi.al, ndryshe nga emisionet që merreshin me spektaklin e përplasjes Pacolli-Ademi, ka gërmuar në origjinën e projektit të aeroportit të Vlorës. Aty gjen çudira…
Që në vitin 2017, Edi Rama planifikoi të jepte pa garë dhe pa tender tek një kompani turke këtë aeroport. Madje në parlament u depozitua një projektligj special “Për Përcaktimin e Procedurës së Veçantë për Negociimin dhe Lidhjen e Kontratës ndërmjet Shtetit Shqiptar dhe Shoqërive “Cengiz Construction & Kalyon & Colin Construction”, me objekt projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e aeroportit të qytetit të Vlorës”. Për zbatimin e tij u caktuan të negocionin kontratën në janar 2018 ministrat Ahmetaj e Gjiknuri.
Me sa duket ligji special binte ndesh me direktivat e BE-së, mbi partneritetin publik privat. Dhe tatktika ndryshoi. Do bëhej një garë, por ajo do ishte fallco. Kështu u ra dakord me Behgjet Pacollin i cili do të merrte formalisht kompaninë turke YDA Group, që ishte e domosdoshme për të plotësuar kriterin e një partneri që kishte eksperiencë në menaxhimin e aeroporteve.
Por dredhitë nuk përfundojnë këtu. Në tenderin e shpallur në fund të 2020-ës kishte një varg shkeljesh. Fillimisht ishte kërkuar që të ndërtohej një aeroport për 10 milionë pasagjerë dhe me dy kulla kontrolli. Që fituesit të ishin ata që u shpallën katër ditë para garës, kapaciteti u zbrit në 2 milionë dhe kullat përfunduan në 1.
Për më tepër kompania tjetër konkurente, AL-DE, ndonëse me kushte shumë më të favorshme për interesin publik, u skualifikua nga gara me justifikimin banal se nuk kishte dorëzuar dokumentacionin e plotë. Britanikët e AL-DE Corporation LTD e denoncuan garën e paregullt dhe për këtë çështje SPAK ka njoftuar se ka hapur hetim, për shpërdorim detyre, favorizim të palëve të caktuara dhe shkelje të pabarazisë në tendera.
Qeveria Rama, atë që nuk e realizoi me goditjen e parë për të mos zhvilluar fare garë, e përmbushi me të dytën duke e bërë atë të gënjeshtërt, sa për sy e faqe. Që këtu dyshimet se ky qe një projekt i dizenjuar për grabitje fillojnë e bëhen serioze. Por nuk përfundon këtu. Në këtë fazë, pas marrjes së tenderit fiktiv kompania fituese kishte tre aksionerë: Mabco Construction e Pacollit me 58 për qind, YDA Group, e turqve që kishin ndërtuar edhe spitalin elektoral të Fierit me 40 për qind dhe 2A Group e Valon Ademit me 2 për qind.
YDA Group, siç u tha, ishte përfshirë në koncesion për shkak të përvojës së saj për ndërtimin e aeroportit, pa të cilën nuk mund të justifikohej përmbushja e kritereve të garës. Prandaj ajo u “shpërblye” me 40 për qind të aksioneve.
Po ç’ndodhi? Ndonëse u shpallën fitues, turqit e YDA Group u tërhoqën menjëherë pas përfundimit të procesit duke paguar një shumë qesharake, 4200 euro për 40%-shin e tyre.
Që këtu autoritetet shtetërore duhet të ndiznin sinjalin e kuq të alarmit sepse ligji për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat detyron që përpara ndryshimit të çdo aksioneri në kontratat koncesionare, duhet marrë fillimisht miratimi i Autoritetit Kontraktor dhe Ministrisë së Financave. A e bënë këtë gjë? Natyrisht që jo. A dëshmon kjo se ishin palë në organizimin e një gare fiktive me një kompani turke të futur vetëm për letra? Natyrisht që po. Këtë e vërteton fakti se shitja e 40% të aksioneve që kaluan nga turqit tek Pacolli, në dhjetor të vitit 2022 (pikerisht ato aksione për të cilat po bëhet sherri i sotëm), është miratuar nga titullari i Autoritetit Kontraktor, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ministrja e Financave!
Jo vetëm ministret e tij, por edhe vetë Edi Rama ka qenë në djeni të gjithë këtyre manovrave. Kur shkoi ta inaguronte veprën para zgjedhjeve, ai nuk u çudit që aty ishin vetëm Pacolli dhe Valon Ademi dhe jo kompania turke që sipas ligjeve të këtij shteti ishte e vetmja që mund të kualifikohej për të fituar një aeroport.
Pra, për ta përmbledhur, në vitin 2017-2018, qeveria Rama inicioni një ligj special për ta dhënë pa garë aeroportin e Vlorës. Pastaj zgjodhi në 2021-2022 një rrugë tjetër atë të organizimit të një gare fallco. Madje edhe pasi e realizoi këtë veproi në paligjshmëri duke mos zbatuar as rregullat që pati vendosur vetë. A nuk ngre kjo dyshimin se ka pasur diçka shumë të madhe për të fshehur? Një qëllim për përfitim kolosal? A mos ata që imagjinuan gjithë këtë plan po kërkojnë sot pjesën e tyre? A mos vallë pas përplasjes Pacolli-Ademi fshihen pretenduesit e kësaj pjese, që sipas studimeve, në fund të koncesionit, do të kushtojë mbi gjysëm miliardi euro.
Pikërisht këto dilema që mëtojnë të ngrejnë pikpyetje mbi përfitimin që imagjinonin ata që organizuan një maratonë trukimesh u munduan të fashisin emisionet televizive të mbrëmjes. Ato e vunë theksin tek një sher banal, mes dy biznesmenësh, për të mos folur për një korrupsion qeveritar. Ato u rekën të tërheqin vëmendjen tek spektakli i kacafytjes së Behgjetit me Valonin për të anashkaluar Belën dhe Edin./Lapsi.al -

Flet avokati i ortakut të Pacollit: E vërteta e përplasjes për aeroportin e Vlorës! Negocoi prapa shpine…
Besnik Berisha, avokat i Valon Ademit, administratorit të kompanisë “2A Group” që është bashkëaksionere në aeroportin e Vlorës, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, dha detaje për konfliktin me biznesmenin kosovar, Behgjet Pacolli. Ai tha se me z. Pacolli është bërë një marrëveshje që ata të kenë 49 përqind të aksioneve. Sipas tij, kulmi i përplasjeve nisën pasi Pacolli mori një hua 100 milionë euro të cilat nuk kanë përfunduar në Shqipëri.
“Kush është konflikti që ne kemi dhe që kemi kallëzuar penalisht Pacollin. Nuk kemi konflikt personal me Pacollin, por subjektin që ka 81 për qind të aeroportit të Vlorës për kontratën që ka garantuar fillimin e bashkëpunimit. Bashkëpunimi me zotin Pacolli nuk ka qenë për të fituar një tender.
Zoti Pacolli ka hyrë vetë i treti në tender, me 58 për qind, kompania turke dhe Valon Ademi atëherë me 2 për qind. Turqit në mungesë të fondeve u tërhoqën dhe aksionet e tyre kanë kaluar te MABCO Construksion. Të njëjtën ditë është lidhur marrëveshja mes z. Pacolli dhe z. Ademi. Dakordanca ka qenë 50 me 50, por është lënë 49 me 51. Marrëveshja ka qenë në të njëjtën ditë sepse z. Pacolli nuk ka qenë i përgatitur financiarisht këtë si proces. E gjitha puna në aeroportin e Vlorës kanë qenë punëtorët, menaxherët dhe inxhinierët e 2A Group. Kur është bërë gjithçka, 2A Group ka kryer punë që llogariten në mbi 23 milionë, bashkë me kapitalin e investuar dhe kredinë e marrë te BKT në Shqipëri. Aeroporti për shumën 56 milionë euro ka qenë i ngarkuar si hipotekë në BKT. Banka është informuar gojarisht se nuk është vetëm Pacolli si aksioner dhe aq më pak me 98 për qind dhe janë dy aksionerë, njëri 2A Group me 49 për qind dhe Pacolli me 51 për qind.
Deri këtu punët ishin në rregull, madje, aeroporti u testua dhe u bë një farë përurimi ku mori pjesë kryeministri, z. Pacolli që erdhi me aeroplanin e tij dhe valon Ademi, themelues i 2A Group. Partneri ynë është sjellë sikur ka 98 për qind dhe jo sikur edhe një partner tjetër me 49 për qind. Marrja e huasë në Luksemburg është kulmi i alarmit jo vetëm për investimin e 2A Group por edhe çështjen kombëtare.
“2A Group” me kontratën e noterizuar dhe autorizimit që ka dhënë ato aksione do të rregjistrohen në QKB. Shqetësimi është shtuar kur është futur një kompani tjetër, ofshore dhe nuk e dimë se kush qëndron prapa. Ai ka negociuar prapa shpinës së ortakut. Për ekzistencën e kompanisë 2A Group, është alokuar një shumë 100 milionë euro, 6 milionë janë çuar në shtetin shqiptar, por jo për aeroportin dhe shteti shqiptar nuk ka qenë në dijeni dhe këto mjete kanë ardhur në Kosovë.
Është hapur një llogari tjetër në Kosovë e MABCO Construksion në Kosovë, një degë e shoqërisë në Zvicër dhe kjo kompani është bërë fole në shumës 40 milionë euro që ka ardhur në Kosovë.
Me z. Pacolli nuk ka konflikt personal, aksionet nuk i merr askush kur janë të paguara dhe të investuara. Kontrollin nuk e ka më z.Pacolli, por është pezulluar nga gjykata deri në kalimin e 47 për qind të aksioneve, sepse 2 për qind i kemi. Masa ka për qëllim mbrojtjen e aksioneve dhe të shtetit shqiptar.”- tha Berisha. -

‘E vërteta për aeroportin e Vlorës’/ Avokati i ortakut të Pacollit: Negocioi kredinë 100 mln euro pas shpine
Behgjet Pacolli dhe avokati Besnik Berisha
TIRANË-Besnik Berisha, avokat i Valon Ademit, administratorit të kompanisë “2A Group”:
Nuk kemi konflikt personal me Pacollin, por subjektin që ka 81 për qind të aeroportit të Vlorës për kontratën që ka garantuar fillimin e bashkëpunimit. Bashkëpunimi me zotin Pacolli nuk ka qenë për të fituar një tender.
Zoti Pacolli ka hyrë vetë i treti në tender, me 58 për qind, kompania turke dhe Valon Ademi atëherë me 2 për qind. Turqit në mungesë të fondeve u tërhoqën dhe aksionet e tyre kanë kaluar te MABCO Construksion. Të njëjtën ditë është lidhur marrëveshja mes z. Pacolli dhe z. Ademi. Dakordanca ka qenë 50 me 50, por është lënë 49 me 51. Marrëveshja ka qenë në të njëjtën ditë sepse z. Pacolli nuk ka qenë i përgatitur financiarisht këtë si proces.
E gjitha puna në aeroportin e Vlorës kanë qenë punëtorët, menaxherët dhe inxhinierët e 2A Group. Kur është bërë gjithçka, 2A Group ka kryer punë që llogariten në mbi 23 milionë, bashkë me kapitalin e investuar dhe kredinë e marrë te BKT në Shqipëri. Aeroporti për shumën 56 milionë euro ka qenë i ngarkuar si hipotekë në BKT. Banka është informuar gojarisht se nuk është vetëm Pacolli si aksioner dhe aq më pak me 98 për qind dhe janë dy aksionerë, njëri 2A Group me 49 për qind dhe Pacolli me 51 për qind.
Deri këtu punët ishin në rregull, madje, aeroporti u testua dhe u bë një farë përurimi ku mori pjesë kryeministri, z. Pacolli që erdhi me aeroplanin e tij dhe valon Ademi, themelues i 2A Group. Partneri ynë është sjellë sikur ka 98 për qind dhe jo sikur edhe një partner tjetër me 49 për qind. Marrja e huasë në Luksemburg është kulmi i alarmit jo vetëm për investimin e 2A Group por edhe çështjen kombëtare.
“2A Group” me kontratën e noterizuar dhe autorizimit që ka dhënë ato aksione do të regjistrohen në QKB. Shqetësimi është shtuar kur është futur një kompani tjetër, ofshore dhe nuk e dimë se kush qëndron prapa. Ai ka negociuar prapa shpinës së ortakut. Për ekzistencën e kompanisë 2A Group, është alokuar një shumë 100 milionë euro, 6 milionë janë çuar në shtetin shqiptar, por jo për aeroportin dhe shteti shqiptar nuk ka qenë në dijeni dhe këto mjete kanë ardhur në Kosovë.
Është hapur një llogari tjetër në Kosovë e MABCO Construksion në Kosovë, një degë e shoqërisë në Zvicër dhe kjo kompani është bërë fole në shumës 40 milionë euro që ka ardhur në Kosovë. Me z. Pacolli nuk ka konflikt personal, aksionet nuk i merr askush kur janë të paguara dhe të investuara. Kontrollin nuk e ka më z.Pacolli, por është pezulluar nga gjykata deri në kalimin e 47 për qind të aksioneve, sepse 2 për qind i kemi. Masa ka për qëllim mbrojtjen e aksioneve dhe të shtetit shqiptar. -

“Pas ‘Vlora Airport’ fshihen interesa financiare ruse”/ 2A Group i përgjigjet Pacollit: Kërkojnë të blejnë flamurin tonë
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË- Kompania 2A Group, në pronësi të biznesmenit Valon Ademi, ka reaguar ashpër pas postimit të fundit të Behgjet Pacollit. Përmes një reagimi në një postim në rrjete sociale, kompania 2A Group e cilëson konfliktin mes dy bisnesmenëve si një “luftë për dinjitet dhe identitet kombëtar”, dhe jo për përfitime ekonomike.
Biznesmeni Ademi kërkon të theksojë se i gjithë ky konflikt i ditëve të fundit, nuk ka të bëjë me paratë. Sipas tij, nuk ëshë gje tjetër veçse ‘luftë’ për të mbrojtur flamurin dhe emrin “Shqipëri”.
2A Group thekson në reagim se, pas çdo formule financiare që duke e qetë, mund të fshihet një synim për të zhdukur rrënjët. Konkretisht, lidhur me projektin “Vlora International Airport”, sipas kompanisë, fshihet Bart Turtelboom, njeriu që dikur përfaqësonte palën ruse.
“Nuk jam në luftë me ata që flasin me metafora, as me ata që mbulojnë mashtrimin me buzëqeshje, e as me mashat. Lufta ime nuk ka emra, por ka kuptim. Lufta ime është me Compartment Berninën, jo si emër, por si simbol i asaj bote që kërkon të blejë flamurin tonë.Ajo përfaqësohet nga Bart Turtelboom, njeriu që dikur përfaqësonte palën ruse në negociatat me Paris Club. Nuk është rastësi, është kujtesë. Një kujtesë se pas çdo formule financiare që duket e qetë, mund të fshihet një synim për të zhdukur rrënjët.Unë nuk jam në luftë për para, sepse sistematikisht deri në Gusht, Pacollit mi ofruan ato. Jam në luftë për të mos humbur kuptimin e fjalës “SHQIPËRI”.Sepse për mua, Vlora International Airport nuk është një investim, është një pjesë e shpirtit të një kombi që ngrihet për të fluturuar mbi hijet që duan ta mbajnë poshtë.”, thuhet në njoftimin e 2A Group.Dy biznesmenët Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi janë dy aksionerët që kanë në pronësi aeroportin e Vlorës, ndërsa një përplasje mes tyre ka shpërthyer së fudmi. Aksioneri i minorancës në këtë koncesion, Valon Ademi ka akuzuar publikisht Behgjet Pacollin për mashtrim.
Thelbi i konfliktit të dy ortakëve në ndërtimin e aeroportit ka qenë ndarja e aksioneve, ku Ademi zyrtarisht ka 2% të tyre, por pretendon 47%.
Mes palëve ekziston gjithashtu një kontratë noteriale, e firmosur menjëherë pas largimit të grupit turk YDA nga koncesioni i aeroportit. Ky grup kishte në pronësi 40 për qind të aksioneve të aeroportit të Vlorës, të cilat formalisht ia shiti kompanisë Mabco të Behgjet Pacollit për shumën simbolike prej 4200 eurosh. Po atë ditë, Mabco dhe 2A Group nënshkruan një marrëveshje të re për ndarjen e aksioneve, duke përcaktuar që Mabco të zotëronte 53 për qind dhe 2A Group 47 për qind të tyre. Megjithatë, këto kontrata nuk janë regjistruar ende në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB).
Konflikti mes tyre ka ka përfunduar tashmë në dyert e gjykatave, e cila nga ana e saj ka bllokuar çdo lëvizje me aksionet e kompanisë. Prokuroria e Tiranës ndërkohë ka nisur një grup prokurorësh për hetimin e çështjes së aeroportit të Vlorës. -

Aeroporti i Vlorës/ “2A Group” i përgjigjet Pacollit, duke përmendur palën ruse: Kërkojnë të blejnë flamurin tonë
Kompania 2A Group, në pronësi të Valon Ademit, ka reaguar pas postimin të fundit të Behgjet Pacollit, duke akuzuar se forca të errëta të cilat dikur kanë përfaqësuar palën ruse, kërkojnë të blejnë flamurin tonë kombëtar.
Në postimin e saj, 2A Group e paraqet konfliktin si një “luftë për dinjitet dhe identitet kombëtar”.
“Nuk jam në luftë me ata që flasin me metafora, as me ata që mbulojnë mashtrimin me buzëqeshje, e as me mashat. Lufta ime nuk ka emra, por ka kuptim. Lufta ime është me Compartment Berninën, jo si emër, por si simbol i asaj bote që kërkon të blejë flamurin tonë,” thuhet në reagim.
Deklarata përmend drejtpërdrejt Bart Turtelboom, “njeriun që dikur përfaqësonte palën ruse në negociatat me Paris Club”, duke e cilësuar këtë si një kujtesë të rrezikut që, sipas 2A Group, fshihet pas formulave të qeta financiare:
Më tej, kompania thekson se përplasja me Pacollin nuk ka të bëjë me përfitime materiale.
“Nuk jam në luftë me ata që flasin me metafora, as me ata që mbulojnë mashtrimin me buzëqeshje, e as me mashat. Lufta ime nuk ka emra, por ka kuptim. Lufta ime është me Compartment Berninën, jo si emër, por si simbol i asaj bote që kërkon të blejë flamurin tonë. Ajo përfaqësohet nga Bart Turtelboom, njeriu që dikur përfaqësonte palën ruse në negociatat me Paris Club. Nuk është rastësi, është kujtesë. Një kujtesë se pas çdo formule financiare që duket e qetë, mund të fshihet një synim për të zhdukur rrënjët.
Unë nuk jam në luftë për para, sepse sistematikisht deri në Gusht, Pacollit mi ofruan ato. Jam në luftë për të mos humbur kuptimin e fjalës “SHQIPËRI”.
Sepse për mua, Vlora International Airport nuk është një investim, është një pjesë e shpirtit të një kombi që ngrihet për të fluturuar mbi hijet që duan ta mbajnë poshtë.” thuhet në njoftimin e 2A Group./Tema -

Shkarkime dhe dorëheqje, konflikti i brendshëm për pronësinë paralizon Aeroportin e Vlorës, si e kaloi Edi Rama…
Vetëm 1 muaj pas emërimit në detyrë, administratori i ri aeroportit të Vlorës ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme. Në media u raportua se një javë më parë, Mentor Hajdaraj ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i administratorit të kompanisë VIA, e cila menaxhon projektin strategjik të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. “Duke filluar nga data e këtij njoftimi, heq dorë nga çdo përgjegjësi ligjore, financiare dhe morale për çdo vendim, veprim apo marrëveshje që mund të ndërmerret nga ana juaj apo në emër të këtij bashkëpunimi të mëparshëm.” Z. Hajdaraj ishte emëruar në këtë pozicion më 1 shtator, sipas një vendimi te njëanshëm të aksionarit Mabco Cosntructrion Sa të Behgjet Pacollit, por ka zgjedhur të largohet duke e motivuar largimin e tij me arsye personale, ndonëse ky variant duke i vështirë të besohet, pasi zoti Hajdaraj kishte vetëm një muaj në këtë detyrë.
Dorëheqja e Mentor Hajdarajt si administrator i Aeroportit te Vlorës
Kjo duke patur parasysh edhe faktin se dorëheqja e Hajdarajt vjen vetëm pak kohë pasi paraardhësi i ti, Valon Lluka, krahu i djathtë i Behgjet Pacollit për më shumë se 18 vite dhe administrator i shumicës së kompanive të tij, u shkarkua në mënyrë të beftë dhe arbitrare nga drejtimi i kompanisë Vlora International Airport,. Shkarkimi i z. Lluka nuk lidhej me mungesë performance apo aftësish profesionale përkundrazi, ai ishte një ndër figurat më të besuara të Pacollit. Arsyeja e vërtetë lidhet me konfliktin që ka shpërthyer për ndarjen e kuotave mes dy aksionerëve të aeroportit, Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi. Menjëherë pas shkarkimit z. Lluka përmes një reagimi publik akuzoi publikisht Behgjet Pacollin për devijim te rende nga parimet e mirëqeverisjes. Këto dy dorëheqje dhe shkarkime të njëpasnjëshme nuk janë të rastësishme. Ato dëshmojnë konfliktin e rëndë që ka shpërthyer mes dy Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit për ndarjen e kuotave.
Prapaskenat e përplasjes
Kanë qenë tre aksionerë: Mabco Construction me 58 për qind, YDA Group me 40 për qind dhe 2A Group në minorancë me 2 për qind. YDA Group është përfshirë në koncesion për shkak të përvojës së saj për ndërtimin e aeroportit me 40 për qind të aksioneve, që të justifikohej konsorciumi si fitues. Në fakt, ky ka qenë një pjesëtar fiktiv i koncesionit dhe menjëherë pas nisjes së punës ai është tërhequr realisht nga aksionet, duke u ndarë mes Mabco Construction të Pacollit dhe 2A Group të Ademit. Ndarja është bërë me dy kontrata noteriale. Fillimisht, YDA Group ia ka shitur aksionet MAPCO-s për 4200 euro formalisht dhe po në të njëjtën ditë Mabco me 2A Group kanë lidhur një kontratë të re për ndarje aksionesh mes tyre në raportin 53 për qind për Mabco dhe 47 për qind për 2A Group. Por këto kontrata nuk janë regjistruar në QKB. Aksionet nuk janë bërë funksionale në QKB, për të shmangur debatet publike dhe për shkak të nevojës që për çdo ndërrim aksioneri duhet leja e qeverisë shqiptare. Për të mos rrezikuar reputacionin e tyre, ata nuk i kanë regjistruar këto aksione sipas kontratave. Pra sherri mes aksionerëve që po pengon përparimin e aeroportit po bëhet për mënyrën se si do ndahen aksionet e turqve që u futën në mënyrë fiktive sa për të justifikuar ndarjen e tenderit.
Ana tjetër e historisë
Por, në fakt, kjo është vetëm njëra anë e historisë. Sepse në një farë mënyre ka qenë qeveria Rama që e ka pranuar dhe nxitur këtë lojë me letra fallco që është përplasur sot tek aksionerët. Që në vitin 2017, Edi Rama planifikoi të jepte pa garë dhe pa tender tek një kompani turke këtë aeroport. Madje në parlament u depozitua një projektligj special “Për Përcaktimin e Procedurës së Veçantë për Negociimin dhe Lidhjen e Kontratës ndërmjet Shtetit Shqiptar dhe Shoqërive “Cengiz Construction & Kalyon & Colin Construction”, me objekt projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e aeroportit të qytetit të Vlorës”. Për zbatimin e tij u caktuan të negocionin kontratën në janar 2018 ministrat Ahmetaj e Gjiknuri. Me sa duket ligji special binte ndesh me direktivat e BE-së, mbi partneritetin publik privat. Dhe taktika ndryshoi. Do bëhej një garë, por ajo do ishte fallco. Kështu u ra dakord me Behgjet Pacollin i cili do të merrte formalisht kompaninë turke YDA Group shumë i mirënjohur për lidhjen e tij të ngushtë me qeverinë e Erdogan, e cila ishte e domosdoshme për të plotësuar kriterin e një partneri që kishte eksperiencë në menaxhimin e aeroporteve.
Skandali
Por dredhitë nuk përfundojnë këtu. Në tenderin e shpallur në fund të 2020-ës kishte një varg shkeljesh. Fillimisht ishte kërkuar që të ndërtohej një aeroport për 10 milionë pasagjerë dhe me dy kulla kontrolli. Që fituesit të ishin ata që u shpallën katër ditë para garës, kapaciteti u zbrit në 2 milionë dhe kullat përfunduan në 1. Për më tepër kompania tjetër konkurrente AL-DE u skualifikua nga gara me justifikimin se nuk kishte dorëzuar dokumentacionin e plotë. Britanikët e AL-DE Corporation LTD e denoncuan garën e parregullt dhe për këtë çështje SPAK ka njoftuar se ka hapur hetim, për shpërdorim detyre, favorizim të palëve të caktuara dhe shkelje të pabarazisë në tendera. Se sa farsë ishte e gjitha u pa edhe më vonë kur, ndonëse u shpallën fitues, turqit e YDA Group u tërhoqën menjëherë duke paguar në shumë qesharake për 40%-shin e tyre. Kur Edi Rama shkoi ta inauguronte veprën para zgjedhjeve ai nuk u çudit që aty ishin vetëm Pacolli dhe Valon Ademi dhe jo kompania që sipas ligjeve të këtij shteti ishte e vetmja që mund të kualifikohej për të fituar një aeroport. Pra edhe ai qe në brendi të lojës me sikur. Qeveria dhe shteti e toleruan dhe e nxitën këtë falsifikim, me një sërë manipulimesh paraprake dhe nëse sot dikush prej aksionerëve do të përfitojë nga ky zinxhir mashtrimesh, kjo nuk është punë vetëm e ndërgjegjes së tij. Duke i yshtur të hyjnë në një spirale paligjshmërie shteti i ka lejuar aksionerët, jo vetëm t’ia hedhin publikut, por të kërkojnë ta bëjnë këtë edhe ndaj njëri tjetrit. Tashmë dosja po hetohet nga SPAK. Në fund do të shihet nëse Prokuroria e Posaçme ka guxim që të prekë “peshat e rënda” të përfshirë në këtë skandal të madh.
