Tag: group

  • Tuneli i Llogarasë/ Inxhinieri grek dëshmon për dy ditë në SPAK: Ja si e fitoi kontratën me ministrinë e Ballukut

    Tuneli i Llogarasë/ Inxhinieri grek dëshmon për dy ditë në SPAK: Ja si e fitoi kontratën me ministrinë e Ballukut

    Inxhinieri Grek, Yannis Kirkinezis, është njeriu që foli në SPAK, duke dhënë shpjegime të sakta mbi fitimin e kontratës me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, për mbikqyrjen e punimeve që po kryheshin për ndërtimin e tunelit të Llogarasë në Orikum.
    Deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi i dosjes së supervizimit të tunelit të Llogarasë, rrëfimi i inxhinierit grek dhe komunikimet në telefonat e ministres Belinda Balluku, ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberit dhe Sekretares së Përgjithme të Ministrisë së Infrastrukturës, Viola Haxhiademi, përbëjnë provat gjenerale për ngritjen e akuzës penale ndaj Ballukut dhe zyrtarëve të tjerë.
    Kirkinezis, ka qëndruar mbi 6 orë në SPAK duke dhënë shpjegime dhe pas përfundimit të orarit zyrtar, prokurori i çështjes Dritan Prençi, është kujdesur që dëshmia e grekut të ndërpritej dhe më pas ka vijuar ditën tjetër, mëson syri.net
    Për shkak të vonesës dhe prezencës së gjatë në SPAK të inxhinierit Kirkinezis, interes ka shfaqur dhe Ambasada Greke në Tiranë, e cila mësohet të jetë vënë në dijeni nga SPAK, se shtetasi grek po merrej në pyetje si përson që ka dijeni mbi rrethanat e ngjarjes dhe jo si person nën hetim apo qoftë të ishte marë ndonjë masë ndalimi.
    Gazetari Elton Qyno ka mësuar se shtetasi grek ka bashkëpunuar me prokurorinë duke treguar të gjithë dinamikën e plotë që çuan atë dhe “Net-Group” të Valter Begaj, në fitimin e kontratës prej 2 milion euro për supervizimin e punimeve të tunelit të Llogarasë.
    Ai i ka pohuar hetuesve të BKH-së dhe prokurit Prençi të gjitha marëveshjet që ka bërë në vitin 2021 e në vijim me Valter Begaj të “Net-Group” që tashmë ndodhet në burg. Begaj njihet si njeri i afërt me ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, edhe ky i fundit në burg.
    Yannis Kirkinezis, ka treguar se është me profesion inxhinier dhe në Shqipëri administron degën e kompanisë hollandeze “Hill Internacinal N.V” me Seli në Amsterdam. Si përfaqësues ligjor i kësaj kompanie vepron dhe shtetasi tjetër, Emmanouil Sigalas.
    Sipas tij, kompania është hapur në 4 qershor 2019 në Tiranë, ndërsa marëdhënien e punës, fillimisht e kanë nisur me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, ku kanë marë kontratën e parë në administratën publike.
    Një muaj më pas kompania e administruar prej tij, arrin të fitojë tenderin 2 milionë euro të hapur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ku në këtë garë inxhinieri grek kishte bashkuar forcat me kompaninë “Net-Group”, e Valter Begaj.
    Yannis Kirkinezis, ka pohuar në SPAK se tenderi për supervizimin është hapur në datën 25 nëntor 2021 nga Sekretaria e Ministrisë së Infrastrukturës, Viola Haxhiademi.
    “Net Group” dhe “Hill Internacinal N.V” kanë garuar përballë dy kompanive të tjera që kishinhyrë si Bashkim Operatorësh Ekonomikë “Stucky” l.t.d dhe “Gjeokonsult & CO”.
    Fondi limit i këtij tenderi ishte planifikuar në 1 miliard e 947 milion lekë të vjetra, ku shërbimi duhej të kryhej në 34 muaj.
    Sipas dokumentave zyrtare të sekuestruara tashmë nga SPAK, kompania “Hill Internacinal N.V” e inxhinierit Grek dhe “Net Group” e Valter Begaj, në total ka përfituar në 14 transaksione të bëra nga Ministria e Infranstrukturës, 1 miliard e 979 milion lekë.
    Pra edhe 32 milion lekë të vjetra mbi atë që ishte parashikuar në kontratën mes palëve.
    Shuma prej 1 miliard e 979 milion lekë është paguar në bazë të kontratës Nr.1537/3 të lidhur në 16 Maj 2022 ku parashikoheshin shërbime inxhinierike për 13 situacione të mbykqyrjes së punimeve në tunelin e Llogarasë.
    Situacionin e parë, Ministria e Infrastrukturës rezulton ta ketë paguar drejt “Hill Internacinal N.V” në muajin Tetor 2022 në vlerën prej 88 milion lekë të vjetra. Ndërsa situacioni i fundit është paguar në 24 Janar 2025 në vlerën prej 55 milion lekë.
    Kjo kontratë shërbimi ka dyshime të forta se është paracaktuar në favore korruptive, ndaj dhe SPAK prej disa muaj ka sekuestruar të gjithë praktikën dokumentare që është mbajtur për këtë tender, raporton Syri.net.
    Ndërkohë të dhënat kompromentuese që janë luajtur në prapaskenën e këtij tenderi, tashmë ndodhet në telefonat e Evis Berberit dhe Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Infrastrukturës, Viola Haxhiademi, të cilët i ka sekuestruar dhe ekspertuar prokuroria e posaçme SPAK.
    Kjo është një dosje Nr.2 për ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cila ka afatin e parashkrimit deri në 25 nëntorin e 2026.
    Ndërsa aktualisht, Belinda Balluku, është marrë e pandehur së bashku me 5 zyrtarë të tjerë, për praktikën tenderuese të ndërtimit të tunelit të Llogarasë me vlerë gati 180 milion euro.
    Por kjo është vetëm fillimi, pasi ndaj Ballukut janë hapur dhe tre hetime të tjera duke filluar nga hetimi pasuror, hetim për dy anijet Gjenerator “Tigri 1” dhe “Tigri 2” si dhe hetime për kontratën konçesionare të ndërtimit të rrugës Thumanë-Kashar.

  • Rrëfimi i Pacollit/ Aeroporti skandali tjetër i tenderit të Ballukut

    Rrëfimi i Pacollit/ Aeroporti skandali tjetër i tenderit të Ballukut

    Rrëfimi i Pacollit/ Aeroporti skandali tjetër i tenderit të Ballukut
    Ngjashmëritë e frikshme ses tenderit për tunelin e Llogarasë për tëcilin ështe marrë e pandehur Balluku dhe atij për Aeroportin e Vlorës. Faktet e raja që tregoi Behgjet Pacolli
    Në mënyrë identike sikurse akuzohet nga SPAK për manipulimin e tenderit të tunelit të Llogarasë, ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku duket se ka vepruar edhe për atë të aeroportit të Vlorës.
    Një rrëfimi i gjatë i biznesmenit milliarder Behgjet Pacolli ka hedhur më shumë dritë për mënyrën se si bëhen “garat” e koncesioneve të mëdha në Shqipëri, ku personat dhe kompanitë paracaktohen paraprakisht. Pacolli ka rrëfyer për Fevziun, në Opinion, se kur ai vendosi të konkurronte për aeroportin e Vlorës, e mori në telefon një i njohuri i tij, pronari i kompanisë turke YDA Group që e njoftoi se bashkë me të do të futej edhe ai. “Ai më tha se e kishin njoftuar nga presidenca turke se duhej të merrin pjesë në këtë garë”, tregoi Pacolli.Ashtu sikurse dihet YDA Group, u fut në tendër vetëm për të plotësuar kriterin e një firme që kishte eksperiencë në punime të tilla që ishte një kusht për të marrë pjesë në konkurim. Por sapo puna u krye turqit u larguan duke arkëtuar sipas Pacollit 3 milionë euro vetëm se kishin dhënë letrat.
    Me sa duket ministrja Balluku kishte një marëveshje sekrete me ta sepse kur përfaqësuesi i YDA dhe Pacolli shkuan për takim në zyrën e saj, ajo as i adresoi fjalën biznesmenit kosovar. Ajo foli vetëm me turkun dhe e detyroi Pacollin të largohej nga takimi e të dilte jashtë. Pse i takoi Balluku fituesit para garës? Ç’kishte per ti thëne ajo palës turke?
    Këto insinuata nuk përbëjnë të vetmin dyshim. Njësoj si në tenderin e tunelit të Llogarasë aty përmendet emri i Erdoganit. Te tuneli, Balluku ka transferuar një mesazh, të kapur më pad nga SPAK, ku kompania turke Interkar ASL pretendon se është “e perferuruara e presidentit”. Në të dyja rastet turqit futen në tender vetërm formalisht pa bërë asnjë punë. Në të dyja rastet ata largohen me miliona të pamerituara që “nuk dihet” pse i kanë përfituar.
    Pra ngjashmëritë janë shumë të forta. Ndonëse, në intervistën për Fevziun Pacolli e mohoi të ketë dhënë ryshfet dhe hodhi poshtë aludimet e bëra se ikja e turqve lidhej me ndonjë skemë korruptive. “As Rama as Balluku nuk është marrë me %-t e aksioneve….Edi Rama nuk më ka pyetur kurrë për aksionet, e vetmja gjë që më ka kërkuar ishte nëse aeroporti mund të inagurohej para zgjedhjeve” tregoi ai, duke shtuar se ky afat qe i pamundur të arrihej.
    Por Behgjet Pacolli as nuk u pyet, as nuk u përgjigj, vetëm për një gjë. Si është e mundur që ai bashke më turqit e YDA Group u bënë fitues të një “gare” të manipuluar e cila gjithashtu ka përfunduar në SPAK me akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera” njësoj si për tunelin e Llogarasë.
    Në tenderin e shpallur në fund të 2020-ës ka pasur një varg shkeljesh. Fillimisht ishte kërkuar që të ndërtohej një aeroport për 10 milionë pasagjerë dhe me dy kulla kontrolli. Që fituesit të ishin ata që u paracaktuan, katër ditë para garës, kapaciteti u zbrit në 2 milionë dhe kullat përfunduan në një.
    Për më tepër kompania tjetër konkurente, britanikja AL-DE, ndonëse me kushte shumë më të favorshme për interesin publik, u skualifikua nga gara me justifikimin banal se nuk kishte dorëzuar dokumentacionin e plotë. Britanikët e AL-DE Corporation LTD e denoncuan garën e paregullt dhe për këtë çështje SPAK ka njoftuar se ka hapur hetim, për shpërdorim detyre, favorizim të palëve të caktuara dhe shkelje të pabarazisë në tendera.
    Por nuk përfundon këtu. Pas marrjes së tenderit fiktiv kompania fituese kishte tre aksionerë: Mabco Construction e Pacollit me 58 për qind, YDA Group, e turqve që kishin ndërtuar edhe spitalin elektoral të Fierit me 40 për qind dhe 2A Group e Valon Ademit me 2 për qind.YDA Group, siç u tha, ishte përfshirë në koncesion për shkak të përvojës së saj për ndërtimin e aeroportit, pa të cilën nuk mund të justifikohej përmbushja e kritereve të garës. Prandaj ajo u “shpërblye” me 40 për qind të aksioneve.
    Po ç’ndodhi? Ndonëse u shpallën fitues, turqit e YDA Group u tërhoqën menjëherë pas përfundimit të procesit duke paguar një shumë qesharake, 4200 euro për 40%-shin e tyre. Në fakt, sipas rrëfimit të fundit të Pacollit ata u larguan me 3 milionë euro ndërkohë që kishin kërkuar 5 milionë
    Që këtu autoritetet shtetërore duhet të ndiznin sinjalin e kuq të alarmit sepse ligji për Koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat detyron që përpara ndryshimit të çdo aksioneri në kontratat koncesionare, duhet marrë fillimisht miratimi i Autoritetit Kontraktor dhe Ministrisë së Financave. A e bënë këtë gjë? Natyrisht që jo. A dëshmon kjo se ishin palë në organizimin e një gare fiktive me një kompani turke të futur vetëm për letra? Natyrisht që po. Këtë e vërteton fakti se shitja e 40% të aksioneve që kaluan nga turqit tek Pacolli, në dhjetor të vitit 2022 (pikerisht ato aksione për të cilat po bëhet sherri i sotëm), është miratuar nga titullari i Autoritetit Kontraktor, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ministrja e Financave!
    ©Lapsi.al

  • Marrëveshja: 5600 fëmijë futbollistë nën mbrojtjen e SIGAL

    Marrëveshja: 5600 fëmijë futbollistë nën mbrojtjen e SIGAL

    Presidenti i SIGAL Insurance Group, z. Avni Ponari, dhe kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, z. Krenar Alimehmeti, nënshkruan një marrëveshje njëvjeçare bashkëpunimi në mjediset e Federatës Shqiptare të Futbollit.
    Nga kjo marrëveshje, 5,600 fëmijë futbollistë, djem dhe vajza, që luajnë brenda qarkut të Tiranës, do të përfitojnë kontrolle mjekësore të rekomanduara dhe siguracion për dëmtimet sportive në një paketë të përbashkët, e cila ofrohet si gjysmësponsorizim nga SIGAL Insurance Group.
    Marrëveshja u shoqërua me një ceremoni të rastit, ku mbajtën fjalët e tyre përfaqësues të FSHF-së, SIGAL Insurance Group-it dhe SHRFT-së.

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, përshëndeti marrëveshjen duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të standardeve dhe cilësisë së futbollit të moshave. Ai theksoi se kjo nismë përbën një moment historik, pasi tashmë fëmijët nuk do të jenë më të ekspozuar ndaj rastësive apo fatit, por do të kenë një mbrojtje financiare të siguruar për shëndetin e tyre.

    CEO i SIGAL Insurance Group, z. Avni Ponari, në fjalën e tij çmoi lart marrëveshjen dhe shprehu gatishmërinë për ta zgjeruar më tej bashkëpunimin e suksesshëm me Federatën Shqiptare të Futbollit, drejtimin e së cilës e konsideroi shumë novator dhe ambicioz për standardet më të mira në të gjitha drejtimet. Ai e vlerësoi këtë nismë si një hap me rëndësi të jashtëzakonshme, duke theksuar ndikimin e saj konkret në jetën e sportistëve të rinj dhe të familjeve të tyre. Në fjalën përshëndetëse, z. Ponari kujtoi se shpesh prindër dhe fëmijë i janë drejtuar kompanisë për ndihmë pas dëmtimeve, ndërsa tashmë, falë marrëveshjes së re me Federatën e Futbollit, kjo nevojë shmanget përmes një zgjidhjeje të strukturuar dhe dinjitoze. Sipas tij, sportistët e rinj nuk do të varen më nga ndihmat apo rastësitë, as nga mëshira institucionale, por do të ndihen të mbrojtur dhe krenarë për kontratat e tyre të sigurimit, të cilat u garantojnë mbështetje në rast dëmtimi, si në çdo vend tjetër ku sporti trajtohet me profesionalizëm. Ponari nënvizoi se një dëmtim serioz, si p.sh. një thyerje këmbë që mund të kushtojë deri në pesë mijë euro. Dëmtime si këto, jo të pazakonta në sporte me përballje, përbën një barrë të menjëhershme dhe të papritur për çdo prind. Pikërisht për këtë arsye, ai falënderoi Federatën dhe të gjithë bashkëpunëtorët që mundësuan këtë marrëveshje, duke e konsideruar atë si një model që duhet të zgjerohet edhe më tej në vitet në vijim, dhe për këtë shprehu edhe përkushtimin e plotë nga ana e kompanisë së tij.

  • Marrëveshja: 5600 fëmijë futbollistë nën mbrojtjen e SIGAL Insurance Group

    Marrëveshja: 5600 fëmijë futbollistë nën mbrojtjen e SIGAL Insurance Group

    MARREVESHJA

    TIRANË- Presidenti i SIGAL Insurance Group, z. Avni Ponari, dhe kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, z. Krenar Alimehmeti, nënshkruan një marrëveshje njëvjeçare bashkëpunimi në mjediset e Federatës Shqiptare të Futbollit.
    Nga kjo marrëveshje, 5,600 fëmijë futbollistë, djem dhe vajza, që luajnë brenda qarkut të Tiranës, do të përfitojnë kontrolle mjekësore të rekomanduara dhe siguracion për dëmtimet sportive në një paketë të përbashkët, e cila ofrohet si gjysmësponsorizim nga SIGAL Insurance Group.
    Marrëveshja u shoqërua me një ceremoni të rastit, ku mbajtën fjalët e tyre përfaqësues të FSHF-së, SIGAL Insurance Group-it dhe SHRFT-së.
    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, përshëndeti marrëveshjen duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të standardeve dhe cilësisë së futbollit të moshave. Ai theksoi se kjo nismë përbën një moment historik, pasi tashmë fëmijët nuk do të jenë më të ekspozuar ndaj rastësive apo fatit, por do të kenë një mbrojtje financiare të siguruar për shëndetin e tyre.
    CEO i SIGAL Insurance Group, z. Avni Ponari, në fjalën e tij çmoi lart marrëveshjen dhe shprehu gatishmërinë për ta zgjeruar më tej bashkëpunimin e suksesshëm me Federatën Shqiptare të Futbollit, drejtimin e së cilës e konsideroi shumë novator dhe ambicioz për standardet më të mira në të gjitha drejtimet. Ai e vlerësoi këtë nismë si një hap me rëndësi të jashtëzakonshme, duke theksuar ndikimin e saj konkret në jetën e sportistëve të rinj dhe të familjeve të tyre. Në fjalën përshëndetëse, z. Ponari kujtoi se shpesh prindër dhe fëmijë i janë drejtuar kompanisë për ndihmë pas dëmtimeve, ndërsa tashmë, falë marrëveshjes së re me Federatën e Futbollit, kjo nevojë shmanget përmes një zgjidhjeje të strukturuar dhe dinjitoze.
    Sipas tij, sportistët e rinj nuk do të varen më nga ndihmat apo rastësitë, as nga mëshira institucionale, por do të ndihen të mbrojtur dhe krenarë për kontratat e tyre të sigurimit, të cilat u garantojnë mbështetje në rast dëmtimi, si në çdo vend tjetër ku sporti trajtohet me profesionalizëm. Ponari nënvizoi se një dëmtim serioz, si p.sh. një thyerje këmbë që mund të kushtojë deri në pesë mijë euro. Dëmtime si këto, jo të pazakonta në sporte me përballje, përbën një barrë të menjëhershme dhe të papritur për çdo prind. Pikërisht për këtë arsye, ai falënderoi Federatën dhe të gjithë bashkëpunëtorët që mundësuan këtë marrëveshje, duke e konsideruar atë si një model që duhet të zgjerohet edhe më tej në vitet në vijim, dhe për këtë shprehu edhe përkushtimin e plotë nga ana e kompanisë së tij.
    Z. Ardian Haçi, sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futbollit, e konsideroi këtë projekt shumë efikas, pasi plotëson tre kritere të rëndësishme: çmimin e ulët të paketës, karakterin jodetyrues dhe përfitimet konkrete e praktike për aktivitetin sportiv të fëmijëve dhe familjarëve të tyre.
    Z. Edison Gjoni, menaxher i produktit përkatës në SIGAL Insurance Group, garantoi se përfitimet e kësaj marrëveshjeje do të shtrihen te familjet e fëmijëve dhe do të zbatohen së shpejti edhe përtej qarkut të Tiranës. Ai theksoi se pamundësitë financiare nuk do të munden të ndalin ëndrrat e lojtarëve dhe lojtareve të reja të futbollit, sepse pranë tyre do të jetë gjithmonë SIGAL Insurance Group.
    Marrëveshja përbën një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes dhe mirëqenies së sportistëve të rinj, duke vendosur standarde të reja sigurie në futbollin e moshave. SIGAL IG është sponsor premium i kombëtares kuqezi dhe bashkërrugëtare e sukseseve prej më shumë se një dekade; po ashtu, është sponsor edhe i kampionatit vendas, Abissnet Superiore, duke ndjekur shembujt botërorë të gjigantëve të sigurimeve që mbështesin dhe investohen drejtpërdrejt për standarde të larta në sport.

  • “Dosja e SPAK për Llogaranë/ “Më kanë falsifikuar firmën”, zbardhet dëshmia që fundos ish-kreun e ARRSH: Më përdorën..

    “Dosja e SPAK për Llogaranë/ “Më kanë falsifikuar firmën”, zbardhet dëshmia që fundos ish-kreun e ARRSH: Më përdorën..

    Gjatë emisionit “Në Shënjestër”, u publikuan dhe dëshmi nga dosja hetimore e ish-kreut të ARRSH-së Evis Berberi ku zbulohen shkeljet e hapura ligjore gjatë procedurave të prokurimit, sic janë personat që janë përfshirë në dokumentacion për të kryer shërbime, por që në fakt nuk kanë kryer asgjë.
    Vetëm Ervin Doçaj është angazhuar për të ofruar shërbimin e tij, ndërsa shtetasit e tjerë janë kontaktuar nga përfaqësuesit e shoqërive ‘Net Group’ dhe ‘Hill International N.V’ vetëm gjatë fazës së konkurimit, por nuk janë njoftuar më pas për të ofruar shërbimin.
    Kjo dëshmi që përforcon bindjen se kemi të bëjmë me një tender thellësisht korruptiv, plotësohet edhe me të tjera të ngjashme.
    Që nuk tregojnë asgjë tjetër, vetëm se Ministria e Ballukut i bënte tenderat jo thjesht shkel e shko, por as nuk kujdesej të mbronte vetveten. Tendera të cilat bëhen ashiqare në shkelje të hapur të ligjit dhe në konflikt të pastër interesi.
    Ku klientelizmi ishte kthyer në modalitet pune dhe dirigjimin e kishin marrë vetë në duar drejtuesit madhorë të kësaj ministrie.
    Një nga këto dëshmi është edhe ajo e Luljeta Kuçit.
    Pjesë e stafit të bashkimit të kompanive ‘Hill International H. V’ dhe ‘Net Group’, shpk e cila edhe pse ajo pohon që do merrej me dokumentacionin që do të dorëzohej në procesin e tenderimit, mohon ndërkohë që të kishte dhënë ndonjë shërbim që lidhej me përpilimin e këtij dokumentacioni që do të dorëzohej më pas nga kjo kompani, në garën për tenderin e supervizimit të Tunelit të Llogarasë.
    “Si pjesë e stafit të bashkimit të operatorëve ekonomik gjatë fazës së konkurrimit nuk kam ofruar ndonjë shërbim dhe as nuk kam realizuar ndonjë detyrë për këtë kontratë. Po kështu nuk kam dijeni të kontratave që ka lidhur shoqëria ‘Net Group’ shpk”, thotë punonjësja.
    Nga ajo që shikohet në vazhdim, gjithçka duket të jetë fiktive.
    Pasi prestigjiatorët e tenderave kishin orkestruar gjithçka më parë. Dhe madje nuk kishin nevojë as për ekspertët që do t’u plotësonin kriteret ekonomike.
    Kjo pasi mesa duket koha nuk u priste. Dhe fituesi i tenderit që duket i paracaktuar duhej shpallur sa më shpejt të ishte i mundur.
    Aq e paktë ishte nevoja e dy kompanive fituese për stafin që kishin thirrur për formuluar dokumentet, sa atyre u duhej vetëm licensa e tyre.
    Këtë për ta përdorur gjatë dorëzimit të dokumentacionit të ofertës. Gjë që e pranon në vazhdim edhe vetë Luljeta Kuçi e cila ndërsa ishte thirrur për të vënë në shërbim eksperiencën e saj, kompania e Valter Begaj ishte e interesuar vetëm për licencën që ajo dispononte.
    Por jo për dituritë e saj. Gjë që ajo vetë e pohoi edhe përpara SPAK.
    “Kur Valter Begaj themeloi shoqërinë, ai më tha të merrte licensën time dhe të deklaronte si punonjëse të shoqërisë së tij. Në këmbim, unë do të merrja një pagesë minimale. Në fillim kujtoj se Valter Begaj më tha se nuk do të angazhohesha fare për ofrimin e shërbimit, por vetëm do i jepja licencën”, thotë një tjetër punonjës në dëshminë e tij.
    Të njëjtën gjë deklaroi edhe një tjetër pjesëtar i stafit të kompanive fituese për supervizimin e Tunelit të Llogarasë.
    Konkretisht ‘Hill International H.V’ dhe ‘Net Group’ shpk i cili edhe ky pranoi që nuk kishte ofruar asnjë shërbim për ‘Net Group’ shpk dhe se nuk ka hedhur asnjë firmë në dokumentet që janë paraqitur në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës, në lidhje me supervizimin e Tunelit të Llogarasë.
    Ndërkohë që firma e tij rezultonte të ishte në dokumentet që kjo kompani kishte dorëzuar në Ministri. Një tjetër shkelje e rëndë e kryer gjatë procesit të këtij tenderimi.
    Gjergj Kotorri ka deklaruar se nuk ka kryer asnjë detyrë për shoqërinë ‘Net Group’ shpk lidhur me kontratën që kjo shoqëri kishte me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë me objekt punimesh në objektin ‘Ndërtimi i tunelit të Llogarasë.
    I pyetur në vazhdim Gjergj Kotorri tha më tej që ai as nuk kishte dijeni të ishte pjesë e stafit që do të merrej me përpilimin e kritereve të ofertës që ‘Net Group’ shpk do të paraqiste në Ministri.
    Duke ngritur supet ai shprehu habinë e tij mbi dokumentet që iu vendosën përpara në tavolinë, që mbanin firmën e tij.
    “Kjo është hera e parë që unë e shikoj këtë document. Shkrimi dhe nënshkrimi në këtë dokument nuk janë të mitë.
    Madje unë nuk ka asnjë dijeni që emri im është dhënë si pjesë e stafit për mbikqyrjen e punimeve në Tunelin e Llogarasë, pasi nuk jam njoftuar për këtë gjë”, thuhet në dëshminë e Kotorrit.
    Por edhe Gjergj Kotorri, ashtu si edhe Luljeta Kuçi, pranoi se në kompaninë ‘Net Group’ shpk kishte vetëm një kontratë pune.
    Por jo për Tunelin e Llogarasë.
    Dhe se ashtu sikurse kishte ndodhur në rastet e mëparshme të ngjashme, kishte qenë vetë Valter Begaj, pronari i kësaj kompanie, që i kishte kërkuar licensën.
    Por siç thotë Kotorri, pa u vënë në dijeni se licenca e tij do të përdorej për firmë në dokumentacionin që do të dorëzohej në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës, për Tunelin e Llogarasë.
    Një praktikë që dukej se ishte kthyer e rëndomtë në të tilla tendera, ku gjithçka ishte fiktive dhe e paracaktuar.
    “Unë kam lidhur një kontratë pune me ‘Net Group’ shpk, pasi më kontaktoi vetë Valter Begaj, i cili për shkak të pikëve që kisha në licensë më kërkoi që të punësohesha në kompaninë e tij. Valter Begaj më ka thënë se do të bënte disa projekte, dhe se i duhej licenca ime, por në të vërtetë nuk jam angazhuar në ndonjë punë të shoqërisë ‘Net Group’”, thuhet në dëshminë e tij.
    Do të jetë pikërisht ky tender, për të cilin ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku është marrë në hetim nga SPAK.
    Tender ku të pandehur deri më tani janë edhe Evis Berberi ish-drejtues i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe pasuei i tij në këtë dikaster Gentjan Gjyli.

  • 1 milionë euro evazion fiskal, sekuestrohen pasuritë e “International Medicare” e Sante Plus

    1 milionë euro evazion fiskal, sekuestrohen pasuritë e “International Medicare” e Sante Plus

    Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u vendos sekuestro konservative ndaj të gjitha pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të subjekteve International Medicare shpk dhe Sante Plus Group.
    Hetimet mbi procedimin penal nr.5022, viti 2024, për veprat penale të parashikuar nga nenet 143/2, 179/3 dhe 180/3 të K. Penal, të kryera në bashkëpunim Drejtorinë e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Seksionin e Krimit Ekonomik Financiar në Drejtorinë e Policisë Tiranë, nisën pas denoncimit të një shtetasi portugez, C.S. ndaj subjektit International Medicare shpk (ish Sante Plus Group).

    Ky shtetas pagoi një shumë prej 5200 eurosh për marrjen e tre shërbimeve nga ky spital por doktorët që do të kryenin ndërhyrjet u larguan nga spitali. Pas disa anulimeve, ai kërkoi kthimin e shumës së parave por pa sukses. Kallëzuesi deklaroi se u mashtrua nga ky spital pasi i morrën paratë dhe nuk i ofruan shërbimin duke përdorur justifikime të ndryshme.

    Nisur nga faktet e parashtruara në kallëzimin e shtetasit C.S. dhe nga deklarimet e marra të punonjëseve, u provua se ky spital operonte me mandate dore dhe jo kupona tatimorë. Gjatë kontrollit u gjetën 1 milionë euro fatura jo tatimore, të padeklaruara, ndërsa dyshohet se si mjekë punonin persona kryesisht shtetas turq, të palicensuar si mjekë në Republikën e Shqipërisë. U mbajt procesverbal për kqyrjen e vendit të ngjarjes ku u gjetën dhe u fiksuan si provë materiale, në sallat kirurgjikale medikamente të ndryshme të skaduara, si dhe medikamente që ndalohet shitja dhe lejohen për përdorim vetëm në spitale private.

    Në funksion të hetimit të procedimit penal, u administrua akti i kontrollit i mbajtur nga organet tatimore dhe rezultoi se subjekti ”Sante Plus” ka detyrime të lindura për mosdeklarim të pagës reale. Ky subjekt ka fshehur dhe nuk ka deklaruar pagën e saktë të punonjësve, si rrejedhim ka fshehur vlerën e saktë të kontributeve për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Kontrolli tatimor ka vlerësuar si tatim të padeklaruar nga shoqëria me efekt në TVSH shumën 12.826.573 Lekë. Po nga i njëjti kontroll rezultoi se ky subjekt duhet të lëshonte autofaturë për 11 fatura me vlerë 112.736.764 lekë, me një tatim të padeklaruar të TVSH në vlerën 22.547.353 lekë. Sipas këtij akti, subjektit ”Sante Plus” i kanë lindur detyrimet tatimore nga fshehja dhe mosdeklarimi i pagave për vitet 2018-2023 në vlerën 4.510.786 lekë, si dhe për tatim të padeklaruar me efekt TVSH-je në vlerën 35.373.926 lekë.
    Po kështu, ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se nga ana e subjektit International Medicare shpk, është vepruar në kundërshtim me ligjin duke fshehur të ardhurat e përfituara nga pacientët, nëpërmjet mosdeklarimit të këtyre të ardhurave në organet tatimore në sistemet përkatëse fiskale, por duke i marë këto të ardhura me mandate arkëtimi jo fiskale.
    Në këto kushte ka të dhëna te mjaftueshme se nga ana e personave nën hetim dhe e subjektit International Medicare, janë fshehur të ardhurat ne vlera te konsiderueshme duke bërë që për këto të ardhura të mos kryhen pagesat në favor të buxhetit të shtetit, duke i sjelle dëm të madh ekonomik interesave të shtetit shqiptar.
    Nga aktet rezultoi se në kushtet kur nga raporti i kontrollit dhe veprimet e kundërligjshme në fshehjen e të ardhurave dhe mospagimit të taksave dhe tatimeve nga ana e Sante Plus Group me ortak B. K. dhe adminsitrator E.Z. është regjistruar pranë QKB dhe subjekti International Medicare shpk po me të njëjtët ortak e administrator.
    Këto veprime të personave nën hetim ka dyshime se janë kryer me qëllimin e vetëm të mos kryerjes së pagesave të tatimeve dhe taksave në favor të shtetit në kushtet kur për Sante Plus Group sipas ekstraktit të QKLB, ishin vendosur një sërë sekuestrosh konservative nga zyra përmbarimore për ekzekutime të vendimeve të gjykatave.

  • 1 mln € evazion fiskal, sekuestrohen pasuritë e ‘International Medicare’ e Sante Plus

    1 mln € evazion fiskal, sekuestrohen pasuritë e ‘International Medicare’ e Sante Plus

    Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, janë sekuestruar të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të dy klinikave International Medicare shpk e Sante Plus. Vendimi për sekuestoron epasurive, vlera e të cilave ende nuk ihet, u mor pas një operacioni nga Krimi Ekonomik në Tiranë që zbuloi se klinika estetike, që operonte në qendër të Tiranës, prej më shumë se një viti ka funksionuar në mënyrë tërësisht të jashtëligjshme, duke i shkaktuar shtetit evazion mbi 1 milion euro dhe duke rrezikuar shëndetin e dhjetëra pacientëve.
    Njoftimi i plotë
    Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u vendos sekuestro konservative ndaj të gjitha pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të subjekteve International Medicare shpk dhe Sante Plus Group.
    Hetimet mbi procedimin penal nr.5022, viti 2024, për veprat penale të parashikuar nga nenet 143/2, 179/3 dhe 180/3 të K. Penal, të kryera në bashkëpunim Drejtorinë e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Seksionin e Krimit Ekonomik Financiar në Drejtorinë e Policisë Tiranë, nisën pas denoncimit të një shtetasi portugez, C.S. ndaj subjektit International Medicare shpk (ish Sante Plus Group).
    Ky shtetas pagoi një shumë prej 5200 eurosh për marrjen e tre shërbimeve nga ky spital por doktorët që do të kryenin ndërhyrjet u larguan nga spitali. Pas disa anulimeve, ai kërkoi kthimin e shumës së parave por pa sukses. Kallëzuesi deklaroi se u mashtrua nga ky spital pasi i morrën paratë dhe nuk i ofruan shërbimin duke përdorur justifikime të ndryshme.
    Nisur nga faktet e parashtruara në kallëzimin e shtetasit C.S. dhe nga deklarimet e marra të punonjëseve, u provua se ky spital operonte me mandate dore dhe jo kupona tatimorë. Gjatë kontrollit u gjetën 1 milionë euro fatura jo tatimore, të padeklaruara, ndërsa dyshohet se si mjekë punonin persona kryesisht shtetas turq, të palicensuar si mjekë në Republikën e Shqipërisë. U mbajt procesverbal për kqyrjen e vendit të ngjarjes ku u gjetën dhe u fiksuan si provë materiale, në sallat kirurgjikale medikamente të ndryshme të skaduara, si dhe medikamente që ndalohet shitja dhe lejohen për përdorim vetëm në spitale private.
    Në funksion të hetimit të procedimit penal, u administrua akti i kontrollit i mbajtur nga organet tatimore dhe rezultoi se subjekti ”Sante Plus” ka detyrime të lindura për mosdeklarim të pagës reale. Ky subjekt ka fshehur dhe nuk ka deklaruar pagën e saktë të punonjësve, si rrejedhim ka fshehur vlerën e saktë të kontributeve për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Kontrolli tatimor ka vlerësuar si tatim të padeklaruar nga shoqëria me efekt në TVSH shumën 12.826.573 Lekë. Po nga i njëjti kontroll rezultoi se ky subjekt duhet të lëshonte autofaturë për 11 fatura me vlerë 112.736.764 lekë, me një tatim të padeklaruar të TVSH në vlerën 22.547.353 lekë. Sipas këtij akti, subjektit ”Sante Plus” i kanë lindur detyrimet tatimore nga fshehja dhe mosdeklarimi i pagave për vitet 2018-2023 në vlerën 4.510.786 lekë, si dhe për tatim të padeklaruar me efekt TVSH-je në vlerën 35.373.926 lekë.
    Po kështu, ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se nga ana e subjektit International Medicare shpk, është vepruar në kundërshtim me ligjin duke fshehur të ardhurat e përfituara nga pacientët, nëpërmjet mosdeklarimit të këtyre të ardhurave në organet tatimore në sistemet përkatëse fiskale, por duke i marë këto të ardhura me mandate arkëtimi jo fiskale.
    Në këto kushte ka të dhëna te mjaftueshme se nga ana e personave nën hetim dhe e subjektit International Medicare,  janë fshehur të ardhurat ne vlera te konsiderueshme duke bërë që për këto të ardhura të mos kryhen pagesat në favor të buxhetit të shtetit, duke i sjelle dëm të madh ekonomik interesave të shtetit shqiptar.
    Nga aktet rezultoi se në kushtet kur nga raporti i kontrollit dhe veprimet e kundërligjshme në fshehjen e të ardhurave dhe mospagimit të taksave dhe tatimeve nga ana e Sante Plus Group me ortak B. K. dhe adminsitrator E.Z. është regjistruar pranë QKB dhe subjekti International Medicare shpk po me të njëjtët ortak e administrator.
    Këto veprime të personave nën hetim ka dyshime se janë kryer me qëllimin e vetëm të mos kryerjes së pagesave të tatimeve dhe taksave në favor të shtetit në kushtet kur për Sante Plus Group sipas ekstraktit të QKLB, ishin vendosur një sërë sekuestrosh konservative nga zyra përmbarimore për ekzekutime të vendimeve të gjykatave.
    ne perditesim…

  • Tenderi 2 mln € që ‘këputi’ Ballukun, si e zbuloi SPAK-u?

    Tenderi 2 mln € që ‘këputi’ Ballukun, si e zbuloi SPAK-u?

    Paracaktimi i fituesit të tenderit për mbikqyrjen e punimeve që po kryeheshin në tunelin e Llogarasë, besohet se është bërë shkaku kryesor që prokurori i SPAK, Dritan Prençi, të ftojë për ta marrë në pyetje si person nën hetim, zv/kryeministren e Shqipërisë, Belinda Ballukun.
    Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se rasti i hetimit të kësaj dosje ka marë spunto, nga një seri veprimesh të kryera ndaj ish-drejtorit të ARRSH-së, Ervis Berberit, dhe 21 zyrtarëve të tjerë. Tashmë të gjithë këta persona janë marrë të pandehur dhe dërguar në gjykatë.
    Ndërkohë një hetim tjetër paralel ka ecur njëkohësisht me çështjen e parë, pasi bëhet fjalët për një tender tjetër të paracaktuar nga zyrtarët e ARRSH-së dhe Ministrisë së Infrastrukturës.
    Siç mësohet bëhet fjalë për tenderin e dhjetorit 2021, ku Ministria e Infrastrukturës do të shpallte garën për tenderin për mbikëqyrjen e punimeve në ndërtimin e Tunelit të Llogarasë me fond limit 196 milionë lekë ose gati 2 milionë euro.
    Në tender do të merrte pjesë bashkimi i kompanive “Staki Eltidi” dhe “Gjeokonsult & CO”, të cilët do të garonin me bashkimin e kompanive “Hill International” dhe “Net-Group”.
    Mirëpo dyshimet e para për favorizim fituesi u shfaqën kur kompanitë “Staki Eltidi” dhe “Gjeokonsult&CO” u skualifikuan, pasi nuk plotësonin një nga kushtet e kërkuara në tender, duke i lënë rrugën e lirë “Hill Internacional N.V” dhe “Net-Group”, të cilat në prill 2022 do të shpalleshin fitues me ofertë 194 milionë lekë ose rreth 2 milionë euro.
    Kjo për shkak se bashkimi i operatorëve ekonomikë, “Hill Internacional N.V” dhe kompania “Net Group” e Valter Begajt (kompani të cilën ia ka blerë Evis Berberit), kanë fituar tenderin pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për mbikqyrjen e unimeve për tunelin e Llogarasë.
    Prokurorët e posacëm kanë ngritur dyshime të forta se tenderi mund të jetë paracakuar dhe kompanitë e tjera, janë skualifikuar padrejtësisht, për shkak të lidhjes mes Berberit, Ervis Lamit, mikut të tyre Valter Begaj dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balloku.
    Ndërkohë që prej 4 dhjetorit 2024, të gjitha aksionet që Valter Begaj, dispononte tek kompania “Net-Group” ja ka dhuruar përmes një kontrate noteriale shtetases, Loreta Vallja.
    Nga hetimet e deritanishme SPAK e akuzon ish-kreun e ARRSH Berberi se favorizonte mikun e tij Begaj dhe Lami, në tendera përmes një kompanie që ai kontrollonte në mënyrë të tërthortë.
    Berberi, konsiderohej si krahu i djathtë i zv/kryeministren dhe Ministrës së Infrastrukturës Belinda Balluku. /Syri.net

  • Balluku nën hetim/ Tenderi 2 mln euro u fitua nga kompanitë e Berberit. ‘Net Group’ dhe ‘Hill’ do mbikqyrnin punimet për tunelin e Llogarasë

    Balluku nën hetim/ Tenderi 2 mln euro u fitua nga kompanitë e Berberit. ‘Net Group’ dhe ‘Hill’ do mbikqyrnin punimet për tunelin e Llogarasë

    Nga Elton Qyno – Syri

    Paracaktimi i fituesit të tenderit për mbikqyrjen e punimeve që po kryeheshin në tunelin e Llogarasë, besohet se është bërë shkaku kryesor që prokurori i SPAK, Dritan Prençi, të ftojë për ta marrë në pyetje si person nën hetim, zv/kryeministren e Shqipërisë, Belinda Ballukun.Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se rasti i hetimit të kësaj dosje ka marë spunto, nga një seri veprimesh të kryera ndaj ish-drejtorit të ARRSH-së, Ervis Berberit, dhe 21 zyrtarëve të tjerë. Tashmë të gjithë këta persona janë marrë të pandehur dhe dërguar në gjykatë.Ndërkohë një hetim tjetër paralel ka ecur njëkohësisht me çështjen e parë, pasi bëhet fjalët për një tender tjetër të paracaktuar nga zyrtarët e ARRSH-së dhe Ministrisë së Infrastrukturës.Siç mësohet bëhet fjalë për tenderin e dhjetorit 2021, ku Ministria e Infrastrukturës do të shpallte garën për tenderin për mbikëqyrjen e punimeve në ndërtimin e Tunelit të Llogarasë me fond limit 196 milionë lekë ose gati 2 milionë euro.Në tender do të merrte pjesë bashkimi i kompanive “Staki Eltidi” dhe “Gjeokonsult & CO”, të cilët do të garonin me bashkimin e kompanive “Hill International” dhe “Net-Group”.Mirëpo dyshimet e para për favorizim fituesi u shfaqën kur kompanitë “Staki Eltidi” dhe “Gjeokonsult&CO” u skualifikuan, pasi nuk plotësonin një nga kushtet e kërkuara në tender, duke i lënë rrugën e lirë “Hill Internacional N.V” dhe “Net-Group”, të cilat në prill 2022 do të shpalleshin fitues me ofertë 194 milionë lekë ose rreth 2 milionë euro.Kjo për shkak se bashkimi i operatorëve ekonomikë, “Hill Internacional N.V” dhe kompania “Net Group” e Valter Begajt (kompani të cilën ia ka blerë Evis Berberit), kanë fituar tenderin pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për mbikqyrjen e unimeve për tunelin e Llogarasë.Prokurorët e posacëm kanë ngritur dyshime të forta se tenderi mund të jetë paracakuar dhe kompanitë e tjera, janë skualifikuar padrejtësisht, për shkak të lidhjes mes Berberit, Ervis Lamit, mikut të tyre Valter Begaj dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balloku.Ndërkohë që prej 4 dhjetorit 2024, të gjitha aksionet që Valter Begaj, dispononte tek kompania “Net-Group” ja ka dhuruar përmes një kontrate noteriale shtetases, Loreta Vallja. Nga hetimet e deritanishme SPAK e akuzon ish-kreun e ARRSH Berberi se favorizonte mikun e tij Begaj dhe Lami, në tendera përmes një kompanie që ai kontrollonte në mënyrë të tërthortë.Berberi, konsiderohej si krahu i djathtë i zv/kryeministren dhe Ministrës së Infrastrukturës Belinda Balluku. /Syri.net/

  • Dy projekte, një skemë/ Modeli i vjedhjes që bashkon Llogaranë dhe Vlorën

    Dy projekte, një skemë/ Modeli i vjedhjes që bashkon Llogaranë dhe Vlorën

    Si tuneli i Llogarasë ashtu edhe aeroporti i Vlorës, janë dy vepra të mëdha publike të realizuara nën qeverisjen e Edi Ramës. Por pas investimeve miliardëshe, ka dalë në pah i njëjti model i abuzimit me fondet publike, një skemë korrupsioni pa shumë fantazi që transferon qindra milionë euro në duart e klientëve të pushtetit.

    Tuneli i Llogarasë është një aferë ku gati 50 milionë euro u shtuan fiktivisht sipas një tenderin e qepur me porosi, ndërsa në aeroportin e Vlorës skema e korrupsionit degradoi në një mënyrë të tillë, që çoi në bllokimin e punimeve të aeroportit
    Por cilat janë ngjashmëritë e realizimit të këtyre dy projekteve? Pse dallon e njëjta dorë për nga mënyra se si është realizuar vjedhja? Lapsi.al ka përzgjedhur disa aspekte të procedurave, që nxjerrin në pah të njëjtën metodë vjedhjeje, si në Vlorë edhe në Llogara.
    1) Një firmë e huaj për “dekor”

    Në të dy rastet, si për tunelin e Llogarasë, ashtu edhe për aeroportin e Vlorës, futet në lojë një kompanie e huaj për të eleminuar konkurencën. Para popullit, qeveria mburret se ka ftuar konsorciume të huaja me eksperiencë, por në praktikë, kompanitë e huaja kanë shërbyer si mbulesë për qëllimet korruptive.
    Në rastin e aeroportit të Vlorës, kompanitë e Behgjet Pacollit dhe Valon Ademit nuk kishin eksperiencë në ndërtimin e aeroportit, ndaj u fut në lojë kompania YDA Group. Për pasojë u shmangën britanikët e AL-DE Corporation LTD.
    Britanikët e denoncuan garën si të parregullt por ankesat e tyre ranë në vesh të shurdhër. Një vit më pas, YDA Group u tërhoq nga projekti, duke i shitur 40% të aksioneve vetëm për 4,450 euro
    Në rastin e tunelit të Llogarasë u gjet e përshtatshme kompania INTEKAR ASL, e cila është themeluar në vitin 1989 në Ankara. Qëllimi ishte të justifikohej shtesa prej gati 50 milion eurosh në tenderin e përsëritur të ciin herën e parë e kishte fituar kompania shqiptare Gjoka Konstruksion.
    Edhe pasi INTEKAR YAPI e fituan tenderin, sërish punimet i kreu kompania shqiptare me të njëjtat kosto, por firma e huaj u përdor për të vjelur më shumë para nga punimet.
    2) Përherë kompanitë nga Turqia në skemë
    E çuditshme është se si në të dyja rastet, kompanitë e huaja që i shërbejnë manovrave të qeverisë importohen nga Turqia.
    Fituesi i koncesionit të aeroportit në Vlorë ishte konsorciumi turko-kosovar, i përbërë nga YDA Group (Turqi), Mabetex Group e Behgjet Pacollit dhe 2A Group e Valon Ademit. Pas largimit të turqve, projekti mbeti në duart e Pacollit dhe Ademit, të dy me lidhje politike të drejtpërdrejta me Ramën.
    Në rastin e tunelit të Llogarasë, përzgjedhja e kompanisë së huaj, INTEKAR ASL ishte sërish në Turqi.
    Tenderi i parë, në fund të vitit 2020, u fitua nga kompania shqiptare Gjoka Konstruksion me ofertën 140 milionë euro. Pas disa muajsh, tenderi u anulua dhe një vit më pas në qershor 2021 u hap një garë e dytë, këtë herë e fituar nga bashkimi turk Intekar–ASL me ofertën 170 milionë euro, që më vonë u rrit në 190 milionë.
    “Kombinimi turk nuk ka sjellë asnjë makineri, asnjë pajisje. Gjithë punën e ka bërë firma shqiptare. Turqit kanë fituar 32 milionë euro për të mos bërë asgjë,” – deklaroi Ahmetaj.
    3) Rama projekton, Balluku hedh firmën
    Në vitin 2021, teksa firmoste me shumë bujë kontratën për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, Edi Rama e shpalli atë si “projekt strategjik të miqësisë shqiptaro-turke”. Më vonë, kryeministri e ka vlerësuar projektin dhe është interesuar vazhdimisht që ai të ishte funksional në verën e vitit 2025. Por pavarësisht se është një projekt i Ramës, firmat janë hedhur nga Belinda Balluku.
    Së fundmi ka dalë një dokument (shiko lart) që implikon direkt Ballukun për ngërçin mes aksionerëve të aeroportit, pasi ishte ajo që firmosi për tërheqjen e kompanisë turke YDA Group nga konsorciumi, shitjen e aksioneve dhe lënien e projektit në dorë të kompanive shqiptare, pa eksperiencën e duhur për vazhdimin e punimeve.
    Përsa i përket tunelit të Llogarasë, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka treguar se përzgjedhja e kompanisë turke INTEKAR ASL ishte një atribut direkt i kryeministrit Edi Rama. Siç tregoi më vonë Arben Ahmetaj Rama dhe Balluku kryen një vizitë në Ankara para se të bëhej tenderi i tunelit në Tiranë, por më vonë firmën për të shtuar 50 milion euro për projektin në vendimin e qeverisë e ka hedhur Balluku.
    Në një nga raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit citohet se është ZV.Kryeministrja Balluku që me anë të Aktit normativ nr.17 dt 1 Dhjetor 2022 dhe aktit normativ nr.19 dt 29 dhjetor 2022, miratoi ndryshime në buxhetin e shtetit për t’i shtuar 50 milionë euro ministrisë që drejtonte vetë për rastin e tunelit të Llogarasë.

    4) SPAK me kokën në rërë si struci
    Pavarësisht fakteve ulëritëse që dalin nga këto afera korrupsioni, SPAK ende nuk ka leje të veprojë për të hetuar procedurën që shkon deri në hierarkinë më të lartë qeverisëse, por merret me dëmet periferike.
    Në burg ka përfunduar ish-drejtori i ARRSH, Ervis Berberi, për disa manovra korrupsioni me disa miq të tij. Ai akuzohet se ka vjedhur disa qindra mijëra euro, ndërkohë që nuk ka asnjë lëvizje për 50 milion euro dëm që i është krijuar shtetit në këtë skemë korrupsioni.
    Edhe për rastin e aeroportit të Vlorës, çështja ka përfunduar në prokurorinë e Tiranës. Por hetimet janë fokusuar në mosmarrëveshjet mes aksionerëve, ndërkohë që për lojërat me kompaninë turke që tërhiqet nga punimet nuk ka asnjë veprim.
    Praktikisht drejtësia ndalet deri tek zyrtari i mesëm, ndërsa rrjeti i vërtetë i korrupsionit që e projekton dhe e mbyll këtë aferë mbetet jashtë çdo përgjegjësie. Kuptohet se SPAK, struktura e krijuar për të luftuar korrupsionin e niveleve të larta, nuk mund të ndërhyjë veçse te hallkat e vogla, te “drejtorët e ARRSH-së”, ndërsa maja e skemës, aty ku ndodhin manovrat prej dhjetëra milionë eurosh, mbetet e paprekur./Lapsi.al