Tag: gropë

  • Rrëfimi i sinqertë i Kean: Isha në një gropë të zezë, Fiorentina më ndihmoi të rilindja

    Rrëfimi i sinqertë i Kean: Isha në një gropë të zezë, Fiorentina më ndihmoi të rilindja

    Moise Kean ka zgjedhur “ta hapë zemrën” në një intervistë për “GQ Italia”, ku është edhe protagonist i kopertinës së shtatorit. Sulmuesi i Fiorentinës ka folur për rrugëtimin e tij, vështirësitë e kaluara dhe motivimin e ri që ka gjetur me fanellën vjollcë: “Fiorentina arriti të nxirrte më të mirën nga unë, më ofroi ndihmë të madhe.
    Ndihesha sikur kisha rënë në një gropë të zezë, por klubi vjollcë më dha besim të jashtëzakonshëm. Nuk doja të zhgënjeja një skuadër dhe një qytet që më pritën kaq pozitivisht, doja t’i shpërbleja njerëzit që më dhanë një mundësi kaq të madhe”.
    Një sakrificë që nisi herët: “Për të luajtur futboll, në moshën 13-vjeçare lashë gjithçka pas: nënën time, familjen, shokët. Ishte e vështirë dhe, në një farë mënyre, e rrezikshme. Kur zgjodha të largohesha, duhej të kthehesha me diçka në duar”.
    Kean ndalet edhe te raporti i veçantë me kombëtaren italiane: “Kam një lidhje shumë të fortë me fanellën e Italisë. Çdo herë që zbres në fushë me të kaltrit, është një ëndërr fëmijërie që realizohet. Në mendjen time ende ruaj emocionet e Botërorit 2006. Isha 6 vjeç, në shesh me shokët, me një akullore në dorë, duke parë ndeshjet. Atëherë shpresoja që Italia të fitonte, tani luaj vetë për kombëtaren. Është e papërshkrueshme”.
    Sa i përket Serie A, sulmuesi vlerëson ngritjen e nivelit: “Pas eksperiencave në Angli e Francë, kam ndjerë qartë përmirësimin e kampionatit italian. Serie A është bërë shumë më konkurruese, jo vetëm nga ana taktike, por sidomos nga ajo mendore. Ka shumë të rinj me dëshirë të madhe për të bërë mirë. Është bukur të luash në një realitet të tillë, ta jetosh këtë rritje”.
     

  • Bashkëpunimet me arkitektët ndërkombëtarë, Rama: Stazh perfekt për studentët tanë! Nuk mund të mbështetemi më te kleringu, as te shitja e apartamenteve në gropë

    Bashkëpunimet me arkitektët ndërkombëtarë, Rama: Stazh perfekt për studentët tanë! Nuk mund të mbështetemi më te kleringu, as te shitja e apartamenteve në gropë

    Edi Rama: Duke arritur që të shtosh vlerën e produktit final, tjetër është kur e shet në gropë, tjetër kur e shet në fund. Ka nga ata që apartamentin e blerë në gropë, e rishesin kur mbaron pallati. Fiton ai që e ka blerë në gropë. Kjo në aspektin e interesit publik ka të bëjë me cilësinë dhe kohën në të cilën realizohen projektet.
    Investitorët duan kohën, nuk mund t’u japësh një projekt për një godinë në Tiranë dhe pastaj projekti të marrë 10 vite. Ata duan të dinë kur fillon, kur mbaron. Koha është e rëndësishme. Duhet të dihen edhe kapacitetet ndërtimore të kompanive, me krahun e punës që është bërë shumë i çmuar. Do të bëhen monitorim me dronë.
    Kjo është shkollë e jashtëzakonshme për të gjithë arkitektët tanë që duke punuar me këta mjeshtra marrin zanatin jo më nga bankat e shkollës, por me ata që punojnë në kohë reale me projektet. Për të shkuar dhe për të bërë një stazh në studiot e atyre arkitektëve, është e pamundur, ne kemi krijuar kushtet që të gjithë arkitektët tanë të bëjnë një stazh në kushte reale. Në 5-10 vitet e ardhshme, Shqipëria do të ketë të paktën 1-2 arkitektë të mëdhenj. Shkolla jonë e arkitekturës nuk është ndër më të mirat në botë. Edhe sikur të ishte, nuk mësohet në bankat e shkollës ajo që mësohet në praktikë. Shans i madh të punosh me këta njrëz, duhet t’i mbajmë të lidhur me vendin tonë duke punuar besnikërisht me ta, duke mos tradhtuar atë energji dhe punë që ata bëjnë për projektet këtu, duke devijuar nga projektet.

    Top Channel

  • Bashkëpunimet me arkitektët ndërkombëtarë, Rama: Stazh perfekt për studentët tanë

    Bashkëpunimet me arkitektët ndërkombëtarë, Rama: Stazh perfekt për studentët tanë

    Edi Rama: Duke arritur që të shtosh vlerën e produktit final, tjetër është kur e shet në gropë, tjetër kur e shet në fund. Ka nga ata që apartamentin e blerë në gropë, e rishesin kur mbaron pallati. Fiton ai që e ka blerë në gropë. Kjo në aspektin e interesit publik ka të bëjë me cilësinë dhe kohën në të cilën realizohen projektet.
    Investitorët duan kohën, nuk mund t’u japësh një projekt për një godinë në Tiranë dhe pastaj projekti të marrë 10 vite. Ata duan të dinë kur fillon, kur mbaron. Koha është e rëndësishme. Duhet të dihen edhe kapacitetet ndërtimore të kompanive, me krahun e punës që është bërë shumë i çmuar. Do të bëhen monitorim me dronë.
    Kjo është shkollë e jashtëzakonshme për të gjithë arkitektët tanë që duke punuar me këta mjeshtra marrin zanatin jo më nga bankat e shkollës, por me ata që punojnë në kohë reale me projektet. Për të shkuar dhe për të bërë një stazh në studiot e atyre arkitektëve, është e pamundur, ne kemi krijuar kushtet që të gjithë arkitektët tanë të bëjnë një stazh në kushte reale. Në 5-10 vitet e ardhshme, Shqipëria do të ketë të paktën 1-2 arkitektë të mëdhenj. Shkolla jonë e arkitekturës nuk është ndër më të mirat në botë. Edhe sikur të ishte, nuk mësohet në bankat e shkollës ajo që mësohet në praktikë. Shans i madh të punosh me këta njrëz, duhet t’i mbajmë të lidhur me vendin tonë duke punuar besnikërisht me ta, duke mos tradhtuar atë energji dhe punë që ata bëjnë për projektet këtu, duke devijuar nga projektet.

  • Mbytja e të miturve më Shkumbin, i afërmi: Me ato bagëti mbahemi, në lumë ishte formuar një gropë

    Mbytja e të miturve më Shkumbin, i afërmi: Me ato bagëti mbahemi, në lumë ishte formuar një gropë

    Njëri prej të afërmve ka rrëfyer detaje nga tragjedia e ndodhur këtë të premte në lumin Shkumbin.
    Ai tha se në lumin Shkumbin ishte formuar një gropë e madhe dhe mendohet se aty mund të jenë mbytur.
    I afërmi shtoi se familja e të miturve mbahej me bagëtitë, të cilët i kullotnin dy vëllezërit e mitur.
    “Po kthehesha nga puna dhe pashë policinë, policët po vinin me vrap, njëri që punon tek hidrocentrali njërin fëmijë e kishte në krah, pashë të ëmën që po u përplaste këtej, i ati nuk e dinte nga po ikte, po i kam robt e mi, kanë bagëti, me ato mbahen, se s’kanë gjë tjetër.
    Prindërit mbajnë lopët, fëmijët mbajnë gjërat e imta, atje matanë është bërë një gropë e madhe, se kanë bërë një pritë që mos ikë uji matanë, aty i kishte gjet roja që punon tek hidrocentrali, njërin fëmijë e kishte polici në krah, e shtriva në tokë i bëra frymëmarrje artificiale, nuk di ça të them nuk jepte reagim fare, vinin përditë tek puna ime mbushnin ujë, rrinim bashkë aty kur ishte vapë”, tha i afërmi për gazetaren e Top Channel, Bruna Kërçyku.
    “I kam fshatarët e mi, sa mësova për ngjarjen, erdha të mbledh bagëtitë. Fëmijët kanë qenë me bagëtitë këtu. Nuk kam çfarë të them, fatkeqësi e madhe”, u shpreh një tjetër banor.
    “Shkumbini nuk ka shumë ujë, por do kenë rënë në ndonjë gropë. I njohim, është ngjarje shumë e rëndë. Zakonisht ka fëmijë që lahen në lumë, por nuk e dimë si ka qenë punë”, u shpreh një banore.

  • ‘Tragjedi e madhe…’– Flet i afërmi i dy vëllezërve të mbytur në Shkumbin: I gjeti roja i hidrocentralit tek një gropë…

    ‘Tragjedi e madhe…’– Flet i afërmi i dy vëllezërve të mbytur në Shkumbin: I gjeti roja i hidrocentralit tek një gropë…

    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Labinot Fushë të Elbasanit, ku dy vëllezër të mitur nga familja Bica kanë humbur jetën tragjikisht, pasi u mbytën në lumin Shkumbin teksa laheshin.

    Sipas dëshmive të para nga vendngjarja, fëmijët kishin hyrë në lum pranë një zone ku ndodhet një pritë hidrocentrali. Fatkeqësisht, në një gropë të thelluar nga rrjedha e ujit, dy vëllezërit janë zënë në befasi dhe nuk kanë mundur të dalin më të gjallë nga lumi.

    Një i afërm i familjes Bica, që ndodhej pranë zonës në momentin e ngjarjes, tregoi për mediat momentet dramatike kur trupat e fëmijëve u nxorën nga uji:

    “Isha në punë, pash policinë dhe njerëz që vraponin. Një punonjës i hidrocentralit kishte njërin fëmijë në krah. Pash nënën që ishte në gjendje të rëndë, përplasej nga dhimbja, babai nuk dihej ku shkonte nga tronditja. U turra edhe unë me vrap. Ata fëmijë i njihja, i kam njerëzit e mi.

    Kanë bagëtitë, i nxjerrin në zall, me ato mbahen. Fëmijët rrinin shpesh aty, silleshin rreth lumit. Aty është bërë një gropë e madhe, si pritë, dhe aty i kishte gjet roja i hidrocentralit”, është shprehur i afërmi.

    Ngjarja ka shkaktuar tronditje të thellë në zonë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

     

  • Shembet gropa e rërës që hapi për të luajtur, ndërron jetë 17-vjeçari në Itali

    Shembet gropa e rërës që hapi për të luajtur, ndërron jetë 17-vjeçari në Itali

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në plazhin Montalto di Castro, në rajonin e Lacios në Itali, ku një 17-vjeçar nga Roma ka humbur jetën pasi u bllokua në një gropë me rërë që e kishte hapur vetë.
    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një plazh të lirë, ku i mituri po pushonte së bashku me vëllezërit dhe motrat e tij më të vegjël.
    Sipas mediave, adoleshenti kishte hapur një gropë rreth një metër e gjysmë të thellë për t’u argëtuar, por për fat të keq ajo u shemb dhe e zuri brenda.
    Në atë moment, fëmijët e tjerë ishin larguar dhe djali kishte mbetur vetëm, ndërsa babai i tyre nuk e kishte kuptuar çfarë kishte ndodhur.
    Kur babai vuri re mungesën e të birit, nisën kërkimet në zonë. Falë ndihmës së fëmijëve më të vegjël, vendndodhja e gropës u identifikua dhe filloi menjëherë përpjekja për ta shpëtuar adoleshentin.
    Megjithatë, ndihma mbërriti tepër vonë. Në vendngjarje ndërhynë forcat e policisë, zjarrfikësit dhe një helikopter me personel mjekësor, por 17-vjeçari u shpall i vdekur.
    Tragjedia ka shkaktuar reagime të shumta dhe është bërë thirrje për më shumë kujdes dhe mbikëqyrje në plazhet e hapura.

  • Në rrezik jeta e banorëve në Belsh/ Gropa karstike me thellësi deri në…

    Në rrezik jeta e banorëve në Belsh/ Gropa karstike me thellësi deri në…

    Prej disa javësh, në fshatin Dëshiran të Belshit është krijuar një gropë karstike me përmasa të mëdha ç’ka përbën shqetësim për banorët e zonës.
    Gropa është rreth 10 metra e thellë dhe 2 metra e gjerë. Problemi është se sa më shumë kalojnë ditët, aq më shumë zgjerohet, duke u kthyer në rrezik edhe për shtëpitë aty pranë.
    Banorët janë të alarmuar dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përkatëse.
    “Kjo është e rrezikshme, s’kemi ku ia mbajmë më ne, prandaj kërkojmë ndihmë nga shteti. Të vijnë të na ndihmojnë”, tha një zotëri.
    “Edhe gjumin po e bëjmë me frikë, ne kërkojmë ndihmë që kjo gropë të vijë dikush ndonjë specialist të shikojnë ça do bëhet. Po rrezikohen edhe familjet, edhe fëmijët”, shtoi një zonjë, banuese e zonës.
    Një tjetër zotëri shprehet se: “Rrezikohen shtëpitë. Po flemë me frikë, ne kemi në rrezik shtëpiat. Nuk kemi ca të bëjmë. Në faj të kërkojmë ndihmë nga shteti, çfarë të bëjmë. S’kam ku ia mbaj edhe unë më tani.”
    Specialistët e emergjencave civile kanë mbërritur në zonë dhe po monitorojnë nga afër situatën.
    Ky nuk është rasti i parë i një fenomeni të tillë në këtë zonë. Në maj të vitit 2022, një gropë e ngjashme u hap në fshatin Çestije të Belshit, pranë disa banesave. Në atë rast u morën masa për mbushjen e saj dhe problematika të tjera nuk janë shfaqur më që prej asaj kohe.
    Fenomeni karstik është i zakonshëm për zonën e Dumresë, e cila mbart një karakteristikë të veçantë gjeologjike. Kjo zonë numëron mbi 84 liqene të krijuara si pasojë e erozionit dhe shpërbërjes së shkëmbinjve gëlqerorë nëntokësorë, duke krijuar kështu boshllëqe që më pas shemben. Banorët kërkojnë që institucionet të mos mjaftohen vetëm me monitorimin, por të marrin masa konkrete për të parandaluar rrezikun që u kanoset jetës dhe banesave të tyre.

  • 90% e ndërtimeve paguhen që në gropë, ekspertët: A rrezikohet qytetari nga mashtruesit?

    90% e ndërtimeve paguhen që në gropë, ekspertët: A rrezikohet qytetari nga mashtruesit?

    Imeldi Sokoli, planifikues urban, e sheh intensitetin e lartë të ndërtimit të lidhur me informalitetin e një pjese të madhe të pronave, si pasojë e problemeve të mbartura ndër vite.
    “Një pjesë shumë e madhe e pronësisë është një pronë informale. Pra, ti nuk mund ta zhvillosh, nuk mund ta ndërtosh, nuk mund ta shesësh apo nuk mund ta blesh atë lloj prone. Këta aktorë, në mënyrë të natyrshme, do të kërkojnë të gjejnë edhe rrugë ndoshta deri diku të jashtëligjshme për të ndërhyrë në aksione të tilla apo transaksione të tilla të pronësisë, për të zhvilluar këto prona, dhe prandaj ndodhet dhe problemi i mbartur i pronësisë”, thotë ai.
    Por, pavarësisht rritjes eksponenciale që po përjeton sektori, pjesa më e madhe e ndërtuesve futen në këtë investim me kapital minimal, pasi blerësit paguajnë nga 90% deri në 100% që në gropë. Madje, në shumë raste ndërtuesit u ngarkojnë edhe detyrime ekstra blerësve.
    “Porositësit paguajnë pothuajse 95%, madje së fundmi kam evidentuar 100%. Dhe rasti praktik që po ju sjell, një i fundit, do të paguante të gjithë vlerën monetare, ndërkohë që porositësi nuk kishte të regjistruar lejen e ndërtimit dhe, mbi të gjitha, i ngarkonte çdo lloj detyrimi për regjistrimin, për taksën, për sigurimin dhjetëvjeçar, lidhjen e dritave, çdo gjë tjetër – do të ishte kosto e porositësit. Dhe i thashë: më fal, kjo lloj kostoje e fundit, që në fakt është detyrim i sipërmarrësit, është e tillë që ty mund të të shkojë edhe në një vlerë shtesë, e cila në fund do të të duket shumë, sepse ti po e blen 100% këtë dhe ndërkohë nuk ke asnjë lloj sigurie mbi bazën e saj”, u shpreh Elona Saliaj, notere.
    Për ekspertët, ky është një investim i ngjashëm me firmat piramidale, duke i ekspozuar qytetarët ndaj rreziqeve të humbjes së parave apo pronës së rezervuar. Tregues janë qindra pallate të braktisura nga ndërtuesit ndër vite.
    “Ka shumë qytetarë që gjenden në situata të tilla dhe kanë blerë ajrin dhe jo apartamente, nëpërmjet kontratave të porosisë. Unë do porosis të ndërtosh këtë apartament për mua, ti e merr përsipër që po, unë do ta ndërtoj sapo të miratohet leja e ndërtimit – sepse janë edhe disa favore që ua jep Kodi Civil dhe Ligji për Noterinë në realizimin e këtyre kontratave, si bizneseve, ashtu edhe qytetarëve – favore të cilat më pas sjellin pasoja negative për qytetarët”, u shpreh Vasilika Hysi, avokate.

  • 90% e ndërtimeve paguhen që në gropë, ekspertët: A rrezikohet qytetari nga mashtruesit…?

    90% e ndërtimeve paguhen që në gropë, ekspertët: A rrezikohet qytetari nga mashtruesit…?

    Imeldi Sokoli, planifikues urban, e sheh intensitetin e lartë të ndërtimit të lidhur me informalitetin e një pjese të madhe të pronave, si pasojë e problemeve të mbartura ndër vite.

    “Një pjesë shumë e madhe e pronësisë është një pronë informale. Pra, ti nuk mund ta zhvillosh, nuk mund ta ndërtosh, nuk mund ta shesësh apo nuk mund ta blesh atë lloj prone. Këta aktorë, në mënyrë të natyrshme, do të kërkojnë të gjejnë edhe rrugë ndoshta deri diku të jashtëligjshme për të ndërhyrë në aksione të tilla apo transaksione të tilla të pronësisë, për të zhvilluar këto prona, dhe prandaj ndodhet dhe problemi i mbartur i pronësisë”, thotë ai.

    Por, pavarësisht rritjes eksponenciale që po përjeton sektori, pjesa më e madhe e ndërtuesve futen në këtë investim me kapital minimal, pasi blerësit paguajnë nga 90% deri në 100% që në gropë. Madje, në shumë raste ndërtuesit u ngarkojnë edhe detyrime ekstra blerësve.

    “Porositësit paguajnë pothuajse 95%, madje së fundmi kam evidentuar 100%. Dhe rasti praktik që po ju sjell, një i fundit, do të paguante të gjithë vlerën monetare, ndërkohë që porositësi nuk kishte të regjistruar lejen e ndërtimit dhe, mbi të gjitha, i ngarkonte çdo lloj detyrimi për regjistrimin, për taksën, për sigurimin dhjetëvjeçar, lidhjen e dritave, çdo gjë tjetër – do të ishte kosto e porositësit. Dhe i thashë: më fal, kjo lloj kostoje e fundit, që në fakt është detyrim i sipërmarrësit, është e tillë që ty mund të të shkojë edhe në një vlerë shtesë, e cila në fund do të të duket shumë, sepse ti po e blen 100% këtë dhe ndërkohë nuk ke asnjë lloj sigurie mbi bazën e saj”, u shpreh Elona Saliaj, notere.

    Për ekspertët, ky është një investim i ngjashëm me firmat piramidale, duke i ekspozuar qytetarët ndaj rreziqeve të humbjes së parave apo pronës së rezervuar. Tregues janë qindra pallate të braktisura nga ndërtuesit ndër vite.

    “Ka shumë qytetarë që gjenden në situata të tilla dhe kanë blerë ajrin dhe jo apartamente, nëpërmjet kontratave të porosisë. Unë do porosis të ndërtosh këtë apartament për mua, ti e merr përsipër që po, unë do ta ndërtoj sapo të miratohet leja e ndërtimit – sepse janë edhe disa favore që ua jep Kodi Civil dhe Ligji për Noterinë në realizimin e këtyre kontratave, si bizneseve, ashtu edhe qytetarëve – favore të cilat më pas sjellin pasoja negative për qytetarët”, u shpreh Vasilika Hysi, avokate./Inside Story

  • Ku do i gjejë PD paratë për të realizuar programin? Tabaku përgjigjet në Quo Vadis

    Ku do i gjejë PD paratë për të realizuar programin? Tabaku përgjigjet në Quo Vadis

    Kandidatja e PD në listëne  hapur në Qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku, e ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj ka folur për programin dhe premtimet e PD në fushatë.
    E pyetur nga moderatorja Borakaj se ku do t’i gjejë PD gjithë ato para për të bërë realitet programin elektoral, Tabaku tha se paratë janë aty, janë në buxhet, por duhet dikush që të dijë si t’i administriojë dhe mos i djegë te inceneratorët.
    Pjesë nga intervista:

    Borakaj: Ku do i gjeni paratë për të ndihmuar çiftet e reja?
    Tabaku: Paratë janë në buxhetin e shtetit. Nuk janë largaur paratë, janë larguar qytetarët. Në vitin 2007-të, kur fillonte dhe viti 2008-të kur nisi kriza ekonomike, u aplikua taksa e shteshtë. Pavarësisht se kishte krizë në botë në Shqipëri nuk kishte krizë. Taksa e sheshtë zgjeroi bazën tatimore dhe bëri të vijnë më shumë të ardhura në buxhet. Nuk ka nevojë që ministrave të financave t’ua mësojë dikush. Ne kemi vuajtur nga fakti që nuk ka patur një ministër Financash të mirë. Nuk kishim dikë që t’i thoshte jo kryeministrit. Pra fondet jaën aty.
    Borakaj: Rama tha se ju latë një gropë të amdhe financiare?
    Tabaku: Gropë la Rama në Bashkinë e Tiranës. Sot ka një gropë në buxhetin e shtetit, si inceneratorët, ato janë kriza që buxheti do ke në të ardhmen.