Tag: gropë

  • Panik në Belsh! Një tjetër gropë karstike pranë banesave, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente (VIDEO)

    Panik në Belsh! Një tjetër gropë karstike pranë banesave, banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente (VIDEO)

    gropa ne belsh

    BELSH- Banorët e Belshit, në zonën e Dumresë, kanë ngritur shqetësimin e fenomeneve karstike, ku një tjetër gropë me diametër rreth 7 metër dhe thellësi më shumë se 10 metra është shfaqur së fundmi. Sipas banorëve, gropa është shfaqur shumë pranë banesave në lagjen e spitalit të Belshit, ndërsa ngrejnë alarmin se hapësira po zgjerohet çdo ditë e më shumë. 
    Përballë kësaj situate, ku rreziku po i afrohet çdo ditë e më pranë banesave, banorët kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve nga strukturat e emergjencave. Nga ana tjetër, autoritetet kanë kanë këshilluar banorët që të qëndrojnë larg gropave.
    Por, ky nuk është rasti i parë i një fenomi të tillë. Rasti i fundit i gropave karstike ndodhi në qershor të këtij viti në fshatin Dëshiran. Gjithashtu, në maj të vitit 2022, një tjetër gropë iu afrua shtëpive në fshatin Cestije të Belshit.
    Në fakt, ky fenomen natyror është i zakonshëm për zonën e Dumresë. Si pasojë e tyre, numërohen mbi 84 liqene. Në 360 km2 zona e Dumresë është kartike si pasojë e shkrirjes së shkëmbinjve të gipsit dhe gëlqeres, ndërsa sipas ekspertëve koha me shi kontribuon edhe më tepër në rrezikun që paraqitet për banorët e zonës, duke e bërë situatën edhe më shqetësuese.

    /ZËRI

  • Alarm në Belsh/ Banorët ngrenë shqetësimin, hapet një tjetër gropë karstike në Dumre

    Alarm në Belsh/ Banorët ngrenë shqetësimin, hapet një tjetër gropë karstike në Dumre

    Një gropë tjetër karstike është shfaqur prej disa ditësh në qytetin e Belshit, duke rikthyer shqetësimin e hershëm në zonën e Dumresë, e njohur për formacionet karstike që ndër vite kanë krijuar rreth 84 liqene.
    Gropa ka një diametër rreth 7 metra dhe thellësi mbi 12 metra, duke shkaktuar frikë te banorët, të cilët thonë se hapësira po zgjerohet dita-ditës dhe po i afrohet rrezikshëm banesave.
    Sipas banorëve, situata ka përkeqësuar ndjesinë e pasigurisë dhe kërkohet ndërhyrje e menjëhershme nga autoritetet për të shmangur pasoja të mundshme. Fenomeni po avancon me shpejtësi dhe rreziku sa vjen e shtohet.
    Ndërkohë, autoritetet vendore kanë apeluar banorët të qëndrojnë larg gropës, veçanërisht fëmijëve, të cilët rrezikojnë më shumë për shkak të mungesës së ndërgjegjësimit ndaj pasojave. Frika është e ndjeshme jo vetëm në një familje, por edhe në të paktën 4-5 banesa që ndodhen pranë formacionit karstik.
    Fenomenet karstike nuk janë të reja për Belshin. Në qershor të këtij viti, një gropë tjetër u hap në fshatin Dëshiran, ndërsa në maj të vitit 2022, një rast i ngjashëm u shënua në fshatin Çestije, po ashtu pranë banesave.

  • “Gropose Lulzim Bashën në një gropë fekalesh”/ Tentuan t’i marrin mikrofonin, demokrati- Berishës: Duhet reformim në PD!

    “Gropose Lulzim Bashën në një gropë fekalesh”/ Tentuan t’i marrin mikrofonin, demokrati- Berishës: Duhet reformim në PD!

    Në takimin me kreun e PD, Sali Berisha, një nga qytetarët e pranishëm në mbledhjen me strukturat e PD në Mirditë, i ka kërkuar kreut të PD, që të reformojë Partinë Demokratike në thelb pasi përfaqësuesit e kësaj zone, nuk i njohin problemet e Mirditës. 
    Të moshuarit tentuan që t’i merrenin edhe mikrofonin në sallë për të mos vijuar fjalimin, por ai e vijoi fjalën e tij duke kundërshtuar, ndërsa tha se ka të drejtën e fjalës. 
    I moshuari tha se arritja më e madhe e Berishës është ‘groposja e Lulzim Bashën në një gropë fekalesh’.  
    “Arritja më e madhe juaja është që gropose Lulzim Bashën në një gropë fekalesh. Zoti Berisha, partia duhet të reformohet qysh në thelb. Nuk është PD ajo që populli në Mirditë dhe sekretari është në Tiranë. 
    Nuk është PD ajo kur populli voton në Mirditë dhe deputeti ka 4-5 vjet nuk njihet në Mirditë. Kush mund ti thotë deputet atij që përfaqëson Mirditën dhe nuk thotë asnjë fjalë për Mirditën”, tha qytetari i moshuar. 

  • Një gropë karstike 7-metra shfaqet pranë banesave në Belsh, banorët të shqetësuar

    Një gropë karstike 7-metra shfaqet pranë banesave në Belsh, banorët të shqetësuar

    Një gropë karstike me diametër rreth 7 metra dhe thellësi mbi 10 metra është shfaqur prej disa ditësh shumë pranë banesave në lagjen e spitalit në qytetin e Belshit, duke shkaktuar frikë tek banorët.
    Dumreja është një zonë e njohur për aktivitet të lartë karstik, e cila numëron mbi 84 liqene të krijuara pikërisht nga ky fenomen natyror.
    Sipas banorëve, gropa po zgjerohet me kalimin e ditëve dhe po i afrohet rrezikshëm ndërtimeve, ndërsa kërkohen masa urgjente nga autoritetet për të shmangur pasojat.
    Në Dumre, terreni prej rreth 360 km² është i ndjeshëm ndaj shkrirjes së shkëmbinjve të gipsit dhe gëlqeres, çka e bën zonën të predispozuar për rrëshqitje dhe shembje të tokës të këtij lloji.
    Ngjarje të ngjashme janë regjistruar edhe më herët, ku në qershor të këtij viti një gropë tjetër karstike u hap në fshatin Dëshiran, ndërsa në maj të vitit 2022 një fenomen i njëjtë u shfaq pranë banesave në fshatin Cestije.
    Ndërkohë, reshjet e shiut të ditëve të fundit e bëjnë situatën edhe më të pasigurt, duke shtuar shqetësimin e banorëve se toka mund të vijojë të zhytet.

  • Belsh, fenomen i rrezikshëm: Hapet gropë 10 metra e thellë pranë lagjes së spitalit

    Belsh, fenomen i rrezikshëm: Hapet gropë 10 metra e thellë pranë lagjes së spitalit

    Një gropë karstike me diametër rreth 7 metra dhe thellësi mbi 10 metra është shfaqur prej disa ditësh shumë pranë banesave në lagjen e spitalit në qytetin e Belshit, duke shkaktuar frikë tek banorët.
    Dumreja është një zonë e njohur për aktivitet të lartë karstik, e cila numëron mbi 84 liqene të krijuara pikërisht nga ky fenomen natyror.
    Sipas banorëve, gropa po zgjerohet me kalimin e ditëve dhe po i afrohet rrezikshëm ndërtimeve, ndërsa kërkohen masa urgjente nga autoritetet për të shmangur pasojat.
    Në Dumre, terreni prej rreth 360 km² është i ndjeshëm ndaj shkrirjes së shkëmbinjve të gipsit dhe gëlqeres, çka e bën zonën të predispozuar për rrëshqitje dhe shembje të tokës të këtij lloji.
    Ngjarje të ngjashme janë regjistruar edhe më herët, ku në qershor të këtij viti një gropë tjetër karstike u hap në fshatin Dëshiran, ndërsa në maj të vitit 2022 një fenomen i njëjtë u shfaq pranë banesave në fshatin Cestije.
    Ndërkohë, reshjet e shiut të ditëve të fundit e bëjnë situatën edhe më të pasigurt, duke shtuar shqetësimin e banorëve se toka mund të vijojë të zhytet.

  • Panik në Belsh/ Një gropë gjigante ‘gllabëron’ tokën pranë banesave, banorët në alarm kërkojnë ndërhyrje urgjente

    Panik në Belsh/ Një gropë gjigante ‘gllabëron’ tokën pranë banesave, banorët në alarm kërkojnë ndërhyrje urgjente

    Një gropë karstike me diametër rreth 7 metër dhe thellësi më shumë se 10 metra është shfaqur prej disa ditësh shumë pranë banesave në lagjen e spitalit në qytetin e Belshit.

    Fenomeni natyror është i zakonshëm për zonën e Dumresë e cila numëron mbi 84 liqene të krijuara si pasojë e fenomeneve karstike.
    Fenomeni ka ngjallur panik tek banorët të cilët ndihen të pasigurt teksa dita ditës gropa u afrohet banesave dhe kërkojnë ndërhyrje nga strukturat e emergjencave.
    Në 360 km2 zona e Dumresë është kartike si pasojë e shkrirjes së shkëmbinjve të gipsit dhe gëlqeres.
    Duket sikur fenomeni po bëhet i shpeshtë teksa në Qershor të këtij viti një gropë e ngjashme u hap në fshatin Dëshiran ndërsa në maj të vitit 2022 një gropë u hap pranë banesave në fshatin Cestije të Belshit.
    Moti me shi e bën edhe më shqetësuese situatën për banorët këtu pranë.

  • FOTOT- Situata me motin e keq/ Krijohet një gropë e madhe pranë urës në Gramsh, shkak rrëshqitja e dheut

    FOTOT- Situata me motin e keq/ Krijohet një gropë e madhe pranë urës në Gramsh, shkak rrëshqitja e dheut

    Sektori i Emergjencave Civile të Bashkisë Librazhd dhe salla operative e Komisariatit të Policisë Librazhd njoftojnë 2 probleme të shkaktuara sëfundmi në këtë bashki nga moti i keq. 

    Në Njësinë Administrative Mirakë është shembur mbrojtja lumore e Hotel Ballkan, ndërsa në Njësisë Administrative Hotolisht, konkretisht fshati Xhyrë, është dëmtuar këmba e mesit e një ure Bailey dhe si pasojë është ndërprerë qarkullimi. 

    Pushteti lokal ka ngritur 2 grupe punë të inspektuar nga afër situata e krijuara. 

    Edhe në Gramsh raportohen për dëme të shkaktuara nga shiu i dendur, ku një gropë e madhe është krijuar pranë një ure. 

     

  • “Gropë e madhe për përfitime private…”/ Skandali me aeroportin, flet analisti: Abuzim monstruoz me tenderin

    “Gropë e madhe për përfitime private…”/ Skandali me aeroportin, flet analisti: Abuzim monstruoz me tenderin

    I ftuar në një studio televizive analisti Andi Bushati, u shpreh se ky debat aktual mbi aeroportin e Vlorës nuk është thjesht një përballje midis biznesmenësh, por një çështje që prek thellë interesin publik dhe funksionimin e shtetit ligjor. Sipas tij, në vend që të diskutojmë se ‘kush ka dhënë para e kush ka marrë’, duhet të shqyrtojmë nëse projekti i aeroportit po përfundon brenda afateve dhe nëse është i ndërtuar në mënyrë ligjore dhe transparente.
    Andi Bushati:
    Mënyrë më të mirë për të trullosur publikun dhe për të shpëtuar qeverinë, është që këtë debat ta diskutojmë si një sherr midis dy biznesmenëve që kush ka dhënë ca para e kush ka marrë ca para. Në fakt, opktika është krejt tjetër. Ne nuk duhet të flasim nga interesi i asnjë prej biznesmenëve por nga interesi publik. Interesi publik ka disa etapa.
    E para: kemi aeroport? Ka shanse që të mbarojë aeroporti brenda afateve? JO!
    Shkut thoshin këta, por nuk janë bërë më shumë se gjysma e punës…Tani atë do ta shohim por thonë që as pista nuk është e kalueshme nga kontrollet ndërkombëtare.
    E dyta: para se ti hyjmë nëse e ka fajin apo të drejtën Pacolli apo ortaku i tij, duhet të shohim historinë. Çfarë është kjo ngjarje? Ne kemi një bandë vendimmarrëse që dalin në zyrë me një mendim: Ku do të bëjmë ndonjë gropë që të fitojmë ndonjë lekë sot. Si inceneratori është edhe kjo…ku do të bëjmë ndonjë gropë që të fitojmë lekë sot.
    Po ta shikosh historinë e aeroportit të Vlorës, nuk është vetëm tek tenderi. Daton që në vitin 2017. Edi Rama ka çuar në 2017 një ligj special, si ligji ‘fusha për teatrin’, për tia dhënë një kompanie me emër. Është bërë 1 vit debat për këtë punë…
    Që këtu fillojmë: Kjo është një gropë që do të nxjerrim para! Pastaj do të vijmë tek tenderi që thotë Mandi…Po ti hysh dokumenteve të tenderit që fitoi pacolli dhe një kompani turke, është skandal. Kompania angleze po e ankimon sot. Ka shkuar çështja deri në parlament Evropian.

  • Deformimet e ndërtimeve/ Rama paralajmëron arkitektët: Kujdes mos bini në gropë, se do shkoni te supa pastaj

    Deformimet e ndërtimeve/ Rama paralajmëron arkitektët: Kujdes mos bini në gropë, se do shkoni te supa pastaj

    Qeveria prezantoi sot një paketë masash ligjore që ndalin jashtë lejes së ndërtimit dhe deformojnë projektet.
    Në fjalën e tij, Kryeministri u bëri thirrje arkitektëve që të mos pranojnë deformimet e projekteve të tyre nga ndërtuesit, por t’i raportojnë.
    Masat e reja përfshijnë edhe punën e arkitektëve, e si e tillë, Kryeministri Rama bëri një paralajmërim për ta që ta shqyrtojnë me vëmendje paketën e re ligjore, në të kundërt mosveprimet e tyre kur bëhen deformime të projekteve do të konsiderohen vepra penale.
    “Ka disa arkitektë të rinj këtu, ja u them këtë arkitektëve, bëhuni burra se ju arkitektët burra jeni më pak trima se arkitektet dhe vendosini ‘kufirin te thana’ këtyre ndërtuesve, ti nuk lëviz nga projekti im, ky është projekti im dhe pikë. Sa ta mësojnë nuk do ta kërkojnë më.
    Uroj shumë të na mbështesni e të na ndihmoni edhe që mos bini në ndonjë gropë se nuk ju nxjerrim dot më pastaj, se po të shihni këto që tha ministri se njeriu kur dëgjon neni kaq e neni aq fillon humbet vëmendjen, por merrini shikojini mirë se është plot me gropa për ju aty. Po ratë në ndonjë gropë nuk ju nxjerr dot më njeri pastaj, edhe thoni sa të doni jam arkitekt, do shkoni atje në radhë te supa”, u shpreh Rama.

  • Gropë në fushë, Austri-Qipro ‘argëtoi’ të pranishmit

    Gropë në fushë, Austri-Qipro ‘argëtoi’ të pranishmit

    Një skenë surreale që e ndali për disa minuta ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës midis Austrisë dhe Qipros. Në minutën e 80-të, me rezultatin ende në diskutim (1-0 për austriakët), loja u ndal papritur për shkak të diçkaje mjaft të papritur: një vrimë e madhe u hap në qendër të fushës.

    Një sitautë e tillë e pazakontë e detyroi gjyqtarin të pezullonte ndeshjen, duke i habitur dhe argëtuar shumë lojtarët dhe spektatorët. Mirëmbajtësit e stadiumit ndërhynë menjëherë me lopata dhe dhe për të riparuar dëmet, në një skenë pothuajse komike, ndërsa lojtarët qëndronin të shtangur duke pritur rifillimin.

    Vazhdo leximin