Tag: gripshi

  • KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Dritan Gripshi, rikthen në detyrë Dashnor Nuren

    KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Dritan Gripshi, rikthen në detyrë Dashnor Nuren

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën më 9 dhjetor lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Beratit, Dritan Gripshi. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtare Albana Shtylla, Mimoza Tasi, e Natasha Mulaj, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Gripshit ndaj vendimmarrjes së Komisionit. Vendimi i KPA është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
    Prokurori i Beratit, Dritan Gripshi u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më datë 27 mars të vitit 2024, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë. Ndërkohë, ai arriti nivel të besueshëm për pastërtinë e figurës dhe u vlerësua i aftë profesionalisht.
    Dritan Gripshi e filloi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996 dhe punoi si prokuror në Elbasan dhe në Durrës, përpara se të emërohej në Prokurorinë e Beratit në vitin 2008. Gripshi u shkarkua nga detyra në vitin 2010 me dekret të Presidentit të kohës me motivacionin e “sjelljeve që diskreditojnë figurën e prokurorit”, por ai fitoi më pas një proces gjyqësor kundër vendimit të shkarkimit dhe u rikthye në detyrë në vitin 2015. Me vendimin e KPA, ai u largua përfundimisht nga sistemi i drejtësisë.
    Po ashtu, KPA vendosi ndryshimin e vendimit të Komisionit për shkarkimin e prokurorit të Korçës, Dashnor Nure dhe e konfirmoi atë në detyrë.
    Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Ina Rama dhe anëtarë Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz e Sokol Çomo, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të dorëzuar nga prokurori Nure ndaj vendimarrjes së Komisionit.
    Vendimi i Kolegjit është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
    Komisioni e shkarkoi prokurorin Nure më 4 shtator të vitit të kaluar, pasi konkludoi se se subjekti nuk arriti nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë dhe se në vlerësimin tërësor të të tre kritereve kishte cënuar besimin e publikut – përfundim që u rrëzua si i pabazuar prej Kolegjit.
    Dashnor Nure e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 si prokuror në Prokurorinë e Kolonjës. Prej vitit 2007, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Korçë.

  • Dritan Gripshi mbetet jashtë sistemit: KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit

    Dritan Gripshi mbetet jashtë sistemit: KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për prokurorin e Beratit Dritan Gripshi.
    Në mars të vitit 2024, KPK vendosi shkarkimin nga detyra për prokurorin Gripshi, për shkak se nuk plotësonte kriterin financiar.
    Trupi gjykues i KPA ishte i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare.
    Vendimi i KPA:
    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 26/2024, datë 08.07.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dritan Gripshi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 749, datë 27.03.2024.
    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
    Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 749, datë 27.03.2024, që i përket subjektit të rivlerësimit Dritan Gripshi.
    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
    U shpall sot, më datë 09.12.2025, në Tiranë.
    gijotina.com/

  • KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Gripshi

    KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Gripshi

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për prokurorin e Beratit Dritan Gripshi. Në mars të vitit 2024, KPK vendosi shkarkimin nga detyra për prokurorin Gripshi, për shkak se nuk plotësonte kriterin financiar. Trupi gjykues i KPA ishte i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare.
    Vendimi i KPA:

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 26/2024, datë 08.07.2024, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dritan Gripshi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 749, datë 27.03.2024.

    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

    Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 749, datë 27.03.2024, që i përket subjektit të rivlerësimit Dritan Gripshi.
    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
    U shpall sot, më datë 09.12.2025, në Tiranë.

  • Oltsen Gripshi: Novela grafike shqiptare është një rrëfim pamor i ndarë në skena

    Oltsen Gripshi: Novela grafike shqiptare është një rrëfim pamor i ndarë në skena

    Nga Julia Vrapi
    Dokumentimi i historisë së novelës grafike dhe karikaturës shqiptare ka qenë një punë kërkimore , që ka vijuar për disa vite. “Historia e novelës grafike dhe e karikaturës shqiptare” shtjellon të gjithë gjurmën zhvillimore të tyre nga fillesat deri në ditët tona. Një punë kërkimore nga studiuesi Oltsen Gripshi, ku gjatë prezantimit të këtij studimi shkencor u hap dhe ekspozita me disa prej revistave më të njohura të para viteve ’90-të në vendin tonë si: “Yllkat”, “Fatosi”, “Pionieri”, “Hosteni” dhe “Ylli”. Këto botime para viteve 1990-të që u ekspozuan në mjediset e bibliotekës së qytetit të Durrësit gjithashtu kanë shërbyer edhe si bazë dokumentare për këtë studim nga Gripshi. Në vijim të aktivitetit të tij, pas disa vitesh kërkime, studiuesi Oltsen Gripshi prezantohet me këtë studim të botuar mbi zhvillimin e novelës grafike dhe karikaturës shqiptare.
    Vetë autori ka shprehur se qëllimi i tij ka qenë që të dokumentoj historinë e novelës grafike dhe karikaturës shqiptare, që shpesh ka mbetur e pazbuluar dhe nënvlerësuar, por lexuesi këtu merr një informacion më të zgjeruar për këto dy zhanre. Sipas tij, me leximin e këtij studimi, brezat që u lindën, u rritën dhe u edukuan gjatë realizmit socialist në Shqipëri, do të kthehen pas në kohë, në kujtesën e tyre; ndërsa brezat e rinj që u lindën në fund të viteve ’80 dhe atyre pas vitit ’90, do të njihen me rrugëtimin mbresëlënës të këtyre dy zhanreve artistike. Ph. D. Gripshi thotë se duke shfletuar, do të zbulojnë faqe të tëra të historisë së edukimit të shumë brezave, pas vitit 1945 deri në vitin 1990 dhe do të takohen me personazhet e shumtë, që do t’i mbartin gjatë në kujtesën e tyre. Kjo, sepse siç e thekson edhe vetë ai: “Novela grafike shqiptare është një rrëfim pamor i ndarë në skena, ku e kaluara mitike e ngarkuar me dogmat e realizmit socialist takohet me të tashmen që kërkon një personazh të ri për të mishëruar stereotipin shqiptar.
    Këto dy kohë përplasen pa fjalë të tepërta, sepse pas skenës së fundit, aty ku përfundon rrëfimi, nis heshtja që lexuesi do të duhet ta mbushë vetë”. Oltsen Gripshi është autori i disa monografive shkencore të piktorëve më të shquar shqiptar, i një mori studimesh dhe konferencash shkencore ndërkombëtare të botuara brenda dhe jashtë Shqipërisë. Sa i takon studimit  “Historia e novelës grafike dhe e karikaturës shqiptare”, ai thotë se ky kërkim shkencor shtjellon të gjithë gjurmën zhvillimore të zhanrit të novelës grafike dhe karikaturës shqiptare, nga fillesat deri në ditët tona. Hulumtimi shtrihet në kohë dhe si i atillë, është shumë përmasor, duke e ndarë në tre boshte qendrore.
    Puna kërkimore
    Në pjesën e parë të studimit shtjellohen çështje të ndryshme të zanafillës së novelës grafike botërore me të gjitha veçoritë e saj, përfshirë këtu shumë autorë të huaj që kanë trajtuar Shqipërinë dhe shqiptarët në novelat grafike dhe karikaturat e tyre. Pjesa e dytë përqendrohet tërësisht në lindjen dhe zhvillimin e novelës grafike dhe karikaturës shqiptare gjatë periudhës së Realizmit Socialist në Shqipëri. Periudhë gjatë së cilës themelohen revistat e para pas ’45 si: “Hosteni”, “Fatosi”, “Pionieri”, “Yllkat” dhe “Ylli”, të cilat vijnë sot si dëshmia më e gjallë e kultivimit të këtyre dy zhanreve, sa artistikë, aq dhe mbresëlënës në krijimin e personazheve vizatimorë e humoristikë në Shqipëri. Ndërsa pjesa e tretë në këtë studim të Ph. D. Oltsen Gripshit trajton novelën grafike bashkëkohore shqiptare pas viteve ’90, duke analizuar nëpërmjet saj një sërë aspektesh fenomeno-antropologjike, si dhe rizgjimin e interesit për pasqyrimin e legjendave shqiptare.
    Sipas Gripshit rol në theksimin dhe promovimin e këtyre legjendave në zhanrin artistik të novelës grafike luajti Ministria e Kulturës e Shqipërisë, e cila në 2014 themeloi konkursin e parë kombëtar të novelës grafike pas viteve ’90, periudhë e karakterizuar nga ndryshime të thella politike dhe shoqërore.  Oltsen Gripshi është artist, eseist, estete, kurator ekspozitash, historian dhe kritik arti. Përpos aktivitetit si artist i artit bashkëkohor me ekspozita vetjake, ai është gjithashtu një zë i rëndësishëm në studimet albanologjike, duke patur një përvojë të gjatë në kërkimin shkencor në lëmin e historisë së artit pamor shqiptar, trashëgimisë kulturore, muzeologjisë dhe shkencës së estetikës.
     

  • Vlerësimi/ Nazmi Gripshi fiton “Këpucën e Artë” në Kazakistan

    Vlerësimi/ Nazmi Gripshi fiton “Këpucën e Artë” në Kazakistan

    Nga lojtarët që luajnë jashtë vendit, më pak vëmendje marrin futbollistët që luajnë në disa kampionate të lindjes, kjo për shkak se niveli i kampionateve nuk është i njëjtë me atë të vendeve të zhvilluara europiane dhe mbulimi mediatike duket tepër i vështirë. Ndërkohë, ka plot elementë që kanë spikatur nga Ukraina, Rusia, Azerbajxhani e deri në Kazakistan e Uzbekistan. Njëri prej tyre, po jeton momentin e tij.
    Nazmi Gripshi është protagonist i një arritjeje të madhe, pasi fitoi Këpucën e Artë në Premier Ligën e Kazakistanit. Sulmuesi i zbuluar së fundmi nga Silvinjo, që e ftoi në kombëtare për ndeshjet ndaj Serbisë e Jordanisë, e mbylli sezonin si shënuesi më i mirë i kampionatit kazak me 16 gola. Kjo, në 26 ndeshje që ishte në fushë për ekipin e tij Astana, duke lënë dy gola prapa sulmuesin e Kairatit, Satpajev. Një edicion shumë i mirë, me rritje të ndjeshme në krahasim me të kaluarin kur arriti në 6 rrjeta në 12 ndeshje të luajtura. Jo vetën kaq, por Gripshi ishte i dyti në renditjen e asisteve në Premier Ligë, me 7 pasime për gol, vetëm një më pak sesa fituesi Marin Tomasov, gjithashtu lojtar I skuadrës së tij, Astana, që dha 9 asiste. 28-vjeçari ishte më I miri edhe për gjuajtjet në kuadrat dhe për penalltitë e realizuara, 8. Për fat të keq, ëndrra e madhe, ajo e fitores së titullit në Kazakistan, nuk u realizua. Në javën e fundit të kampionatit, Astana pati nevojë për fitore në fushën e rivalit kryesor, Kairat, por nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1.
    Gripshi asistoi golin e avantazhit dhe Astana ishte virtualisht kampione, por vendasit barazuan pas pushimit. Sulmuesi kuqezi e ka fituar titullin në Shqipëri me Skënderbeun, ndërsa në karrierë ka fituar edhe Kupën në Shqipëri, Kosovë dhe Kazakistan.

  • Medon Berisha realizon golin e parë në Seria A, shënojnë edhe Asani dhe Cristian Shpendi. Gripshi & Seferi japin asiste

    Medon Berisha realizon golin e parë në Seria A, shënojnë edhe Asani dhe Cristian Shpendi. Gripshi & Seferi japin asiste

    Është mbyllur një tjetër javë pozitive për lojtarët e Kombëtares shqiptare, të cilët vazhdojnë të jenë protagonistë për ekipet e tyre me gola dhe asiste.
    Medon Berisha shënoi golin e parë në Seria A me klubin e Lecce-s. Mesfushori i Kombëtares, që ka blinduar vendin e titullarit, realizoi një gol spektakolar nga një goditje dënimi, duke i shënuar skuadrës së Udinezes. Në këtë ndeshje, titullar në mesfushë krah Berishës ishte edhe Ylber Ramadani.
    Jasir Asani vazhdon të jetë protagonist në Iran me skuadrën e Esteghlalit. Në fitoren 3-0 në transfertë ndaj Fajr Sepasit, Asani zhbllokoi takimin në minutën e 42-të nga penalltia, duke u treguar i saktë përballë portierit kundërshtar.
    Cristian Shpendi u rikthye këtë fundjavë te goli, pasi shënoi në sfidën Sudtirol – Cesena, që përfundoi 0-1 falë golit të sulmuesit të Kombëtares. Për Cristian Shpendin ky ishte goli i tretë këtë sezon me fanellën e Cesenës.
    Nazmi Gripshi luajti ndeshjen e fundit në kampionat me Astanën, që luftoi deri në fund për të fituar titullin kampion, por pa sukses. Në duelin vendimtar ndaj Kairat Almaty, Astana barazoi 1-1 dhe Gripshi asistoi për golin e vetëm të skuadrës së tij në minutën e 15-të.
    Taulant Seferi ishte protagonist me një asist në fitoren 2-0 të Bodrumsporit ndaj Igdir FK. Në minutën e 79-të, futbollisti kuqezi shërbeu saktë për shokun e skuadrës Habesoglu, që shënoi golin e dytë dhe vulosi fitoren e Bodrumsporit.
    Titullarë këtë javë ishin gjithashtu Thomas Strakosha, Mario Mitaj, Klisman Cake, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Kristjan Asllani, Arbër Hoxha, Mirlind Daku dhe Rey Manaj.

  • Paraqitjet e legjionarëve/ Medon Berisha realizon golin e parë në Seria A, shënojnë edhe Asani dhe Cristian Shpendi. Gripshi & Seferi japin asiste – Balkanweb.com – News24

    Paraqitjet e legjionarëve/ Medon Berisha realizon golin e parë në Seria A, shënojnë edhe Asani dhe Cristian Shpendi. Gripshi & Seferi japin asiste – Balkanweb.com – News24

    Është mbyllur një tjetër javë pozitive për lojtarët e Kombëtares shqiptare, të cilët vazhdojnë të jenë protagonistë për ekipet e tyre me gola dhe asiste.
    Medon Berisha shënoi golin e parë në Seria A me klubin e Lecce-s. Mesfushori i Kombëtares, që ka blinduar vendin e titullarit, realizoi një gol spektakolar nga një goditje dënimi, duke i shënuar skuadrës së Udinezes. Në këtë ndeshje, titullar në mesfushë krah Berishës ishte edhe Ylber Ramadani.

    Jasir Asani vazhdon të jetë protagonist në Iran me skuadrën e Esteghlalit. Në fitoren 3-0 në transfertë ndaj Fajr Sepasit, Asani zhbllokoi takimin në minutën e 42-të nga penalltia, duke u treguar i saktë përballë portierit kundërshtar.
    Cristian Shpendi u rikthye këtë fundjavë te goli, pasi shënoi në sfidën Sudtirol – Cesena, që përfundoi 0-1 falë golit të sulmuesit të Kombëtares. Për Cristian Shpendin ky ishte goli i tretë këtë sezon me fanellën e Cesenës.
    Nazmi Gripshi luajti ndeshjen e fundit në kampionat me Astanën, që luftoi deri në fund për të fituar titullin kampion, por pa sukses. Në duelin vendimtar ndaj Kairat Almaty, Astana barazoi 1-1 dhe Gripshi asistoi për golin e vetëm të skuadrës së tij në minutën e 15-të.
    Taulant Seferi ishte protagonist me një asist në fitoren 2-0 të Bodrumsporit ndaj Igdir FK. Në minutën e 79-të, futbollisti kuqezi shërbeu saktë për shokun e skuadrës Habesoglu, që shënoi golin e dytë dhe vulosi fitoren e Bodrumsporit.
    Titullarë këtë javë ishin gjithashtu Thomas Strakosha, Mario Mitaj, Klisman Cake, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Kristjan Asllani, Arbër Hoxha, Mirlind Daku dhe Rey Manaj.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Manaj “abonohet” me golin, Gripshi rrëfen  emocionet e ftesës në ekipin kombëtar

    Manaj “abonohet” me golin, Gripshi rrëfen emocionet e ftesës në ekipin kombëtar

    Kuqezinjtë e mbyllën si duhet muajin tetor, me dy fitore, një ndaj Serbisë për eliminatoret e Botërorit e një fitore prestigji në miqësoren me Jordaninë. Të parën e mposhtën me shifrat 1-0, kurse miqësoren me jordanezët e fituan 4-2. Këto fitore e ngjitën lart grupin e trajnerit Silvinjo, i cili tani po ëndërron të shkojë në Botëror. Por ndërsa trajneri po mendon që tani për duelet e nëntorit kundër Andorrës në transfertë dhe ndaj Anglisë në “Arena Kombëtare” e Tiranës, lojtarët janë kthyer pranë skuadrave të tyre dhe po përpiqen të regjistrojnë sa më shumë minuta e protagonizëm në ligat ku aktivizohen.
    Manaj në top formë, vijon me gola edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe
    Fitorja me Serbinë i ka ndezur së tepërmi kuqezin jtë që menjëherë sapo janë kthyer në skuadrat e tyre kanë lënë gjurmë, dikush me gola e dikush me asiste, por vëmend jen e merr sërish Rei Manaj, i cili duket iu “abonuar” me golin në këtë periudhë. Pra, Rei Manaj po kalon një periudhë mjaft të mirë në karrierën e tij, duke shënuar me rregullsi në momentin më vendimtar edhe për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit. Sulmuesi e tregoi me golin e shënuar kundër Serbisë, teksa këtë formë po e shfaq edhe në kampionat me fanellën e Al Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ditën e djeshme Manaj tundi rrjetën në ndeshjen e luajtur përballë Al Dhafra, të vlefshme për javën e 6 të kampionatit. Në fundin e pjesës së parë, ai mori një pasim në të majtën e zonës dhe me një gjuajtje të fortë po me të majtën mposhti portierin kundërshtar duke çuar shifrat në 2-0. Ky ishte goli i dytë në kampionat për Manajn, i cili u transferua në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe vetëm gjatë merkatos së verës.
    Gripshi flet si kuqezi: Jam i emocionuar
    Kombëtarja e mbylli me dinjitet angazhimin e saj në muajin tetor, duke i fituar si ndeshjen zyrtare për kualifikueset e Botërorit përballë Serbisë, ashtu dhe mi qësoren me Jordaninë. Dëmtimi i Adrion Pajazitit pak ditë para se të grumbullohej Kombëtarja, bëri Silvinjon që të ftonte Nazmi Gripshin, mesfushorin që po shkëlqen te Astana. Pas ndeshjes, ai u shpreh i lumtur për debutim in e tij ndërkohë që shtoi se ka punuar fort çdo ditë. “Për mua ishte hera e parë që ftohem. Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar. Jam i lumtur për fitoren dhe për debutimin, ndihem me fat që jam pjesë e skuadrës sime. Kur erdha gjeta një atmosferë fantastike dhe mirëpritje të jashtëzakon shme. Silvinjo më tha të hyja dhe të bëja lojën time e të mos mendoja për asgjë”, theksoi ai. Më pas Gripshi foli për ftesën që iu bë nga trajneri Silvinjo, si dhe nga mbështetja që i dhanë tifozët kuqezi. “Çdo lojtar e pret dhe nëse vjen është lumturi, nëse jo duhet punuar më shumë që të vijë. Ka qenë një emocion shumë i bukur sepse Kombëtarja është maja e karrierës për një futbollist. Mezi e kam pritur këtë moment. Sa i takon tifozëve, mund të them se është e vërtetë që kam pasur shumë mbështetje edhe nga tifozët dhe kam bërë lojëra të mira. Tifozët i duan gjithmonë lojtarët e mirë dhe shpresoj të na mbështesin jo vetëm mua, por të gjithë”, shtoi Gripshi.

  • “I lumtur për debutimin me kombëtaren”, Gripshi: Do jap maksimumin, ndaj Jordanisë luajtëm  mirë

    “I lumtur për debutimin me kombëtaren”, Gripshi: Do jap maksimumin, ndaj Jordanisë luajtëm  mirë

    Nazmi Gripshi ishte risia e Sylvinhos në grumbullimin e kombëtares. Pas debutimit me kuqezinjtë në miqësoren me Jordaninë, Gripshi u shpreh i lumtur.
    “Pikë së pari falënderoj trajnerin dhe stafin që më besuan për debutimin dhe jam shumë i lumtur që debutova me kombëtaren. Por mendoj që kurrë nuk jam i kënaqur, në çdo ndeshje duhet të japësh edhe më shumë. Mendoj që sot kemi bërë një ndeshje të mirë të gjithë si grup dhe mendoj se ky rezultat e fitore është falë grupit dhe punës që bëjmë çdo ditë.

    Trajneri na tha se duhet të vazhdojmë me këtë ritëm, të punojmë fort në klubet ku jemi dhe kemi edhe dy ndeshje të tjera për hapin final.
    E ardhmja? Për momentin kam kontratë edhe 6 muaj, deri në qershor. Atje mbarojmë kampionatin në fund të tetorit e fillim të nëntorit. Nuk e kam vendosur, mendoj të mbarojë kampionati dhe pastaj të shohim ku do të jetë më e mira për mua dhe besoj se do të bëjmë diçka të mirë.
    Të them të drejtën, në çdo moment, që kur kam qenë pjesë e moshave, deri të U21, kam pritur ftesën e Kombëtares. Por për lojtarin nuk është asnjëherë vonë, sa herë të thirrem do jem gati. Këtë herë që mora ftesën isha i gatshëm dhe nuk e mendova dy herë dhe çdo herë kur të më ftojnë, do jem i gatshëm për kombëtaren.
    Udhëtim i largët? Për Kombëtaren edhe në fund të botës të jem, do të vij gjithmonë nuk ka distanca lidhje për kombëtaren e për kombin asnjëherë”, tha Gripshi.
    © BalkanWeb

  • “Gripshi dhe Cake më pëlqejnë shumë”! Silvinjo nuk do më ndeshje të dobëta: Nuk hedh në fushë 11-she që nuk ka luajtur bashkë

    “Gripshi dhe Cake më pëlqejnë shumë”! Silvinjo nuk do më ndeshje të dobëta: Nuk hedh në fushë 11-she që nuk ka luajtur bashkë

    Silvinjo ka folur pas takimit me Serbinë dhe para ndeshjes që Shqipëria do të zhvillojë ndaj Jordanisë. Trajneri i Kombëtares u shpreh se nuk do të hedh në fushë një formacion eksperimental, pasi mendon vetëm për fitoren.
    “Nuk mendoj se është miqësore ne futemi për të fituar. Nuk mendoj as për një formacion apo 11-she që s’kanë luajtur bashkë. Po punojmë shumë dhe nesër që në mëngjes do të kemi 11-shen që do të jetë në fushë. Do të shohim edhe si kombinohen me njëri-tjetrin. Kemi lojtarët që kanë 6 muaj apo 1 vit me ne, por kanë bërë një ndeshje. Gripshi dhe Cake më pëlqejnë shumë si lojtarë për personalitetin dhe për atë që kanë bërë deri tani në ekip.
    Jam pak i lodhur pasi rikthimi në shtëpi ishte i vonë dhe kishte njerëz në aeroport. Ajo kundër Serbisë fantastike, lojtarët kanë fituar eksperiencë në Europian. Jam i lumtur për ekipin. Është hera e parë që Kombëtarja në dy ndeshjet e fundit luan për kualifikimin, pasi jemi afruar shumë me “play-off”, tha Silvinjo. /Sport Ekspres/