Tag: gripit

  • Shpërndahen 280 mijë vaksina antigrip, ISHP: Janë polivalente dhe luftojnë viruset e gripit A dhe B

    Shpërndahen 280 mijë vaksina antigrip, ISHP: Janë polivalente dhe luftojnë viruset e gripit A dhe B

    Gripi sezonal ende nuk ka trokitur, por ISHP është bërë gati të nisë fushatën kombëtare të vaksinimit. 280 mijë doza të vaksinës kundër gripit sezonal janë shpërndarë në qendrat shëndetësore të vendit.
    Vaksina e këtij sezoni është 4-valente dhe përmban dy llojet e virusit të gripit A dhe B.
    “Është një vaksinë e cila vjen, që është katërvalente ku i përmban të dyja llojet e gripit që po qarkullojnë aktualisht në Australi dhe priten që të vijnë edhe në Shqipëri, që është virusi A dhe B. Të dyja janë pjesë e vaksinës dhe normalisht na mbrojnë nga të dy viruset që ne presim të vijnë në Shqipëri”, thotë Rovena Daja, përgjegjëse e programit të vaksinimit në ISHP.
    Grupet e para që do të vaksinohen këtë javë do të jenë personeli shëndetësor, i cili mbron veten dhe pacientët, për të vijuar më pas me grupet e tjera që punojnë në komunitet.
    “Pas vaksinimit të tyre, i cili mbaron brenda javës së fundit, besoj të shtatorit, fillon vaksinimi i të gjithë personave që janë me probleme shëndetësore, me probleme kardiovaskulare. Ndërkohë të gjithë personat të cilët janë rekomanduar për t’u vaksinuar, mësuesve që janë në kontakt me nxënësit e tyre. Të gjithë grupet e riskut janë të rekomanduar që të vaksinohen në këto momente, por duhet të dini që nuk kthejmë mbrapsht askënd që dëshiron të vaksinohet. Edhe gjatë vitit të kaluar, nga eksperienca kam parë që ka shumë njerëz të shëndetshëm, pa probleme shëndetësore dhe që nuk janë mbi 65 vjeç, por për faktin që sëmuren shpesh me viroza apo me grip, e aplikojnë vaksinën”, thekson ajo.
    Autoritetet e shëndetit publik thonë se edhe këtë sezon dimëror, së bashku me gripin, do të kemi edhe bashkëqarkullim të Covid.
    “Kovid nuk ka mbaruar absolutisht, raste kemi. Nuk janë raste shumë të rënda apo që shtrohen në spital, por dimri pritet të na sjellë më shumë raste pozitive”, nënvizon Daja.
    Vaksina e gripit ofrohet falas pranë mjekut të familjes dhe mbron personat në risk të lartë shëndetësor nga komplikacionet e rënda.

  • Si të mbroheni nga gripi dhe ftohja këtë sezon virusesh?

    Si të mbroheni nga gripi dhe ftohja këtë sezon virusesh?

    Ndërsa vjeshta sjell më tepër freski, ajo sinjalizon gjithashtu edhe fillimin e sezonit të gripit dhe ftohjes. Pra, të qëndrosh i shëndetshëm është një fitore e dyfishtë.

    Në këtë artikull gjeni disa këshilla se si të mbroheni nga viruset sezonale, të cilat zakonisht arrijnë kulmin gjatë muajve të ftohtë.

    Çfarë është saktësisht sezoni i gripit?

    Viruset e gripit në të vërtetë ekzistojnë gjatë gjithë vitit, por rastet zakonisht rriten kur moti bëhet më i ftohtë dhe kulmi arrin në mes të dimrit.

    Meqenëse gripi nuk largohet kurrë, identifikimi i muajit të pikut është më i dobishëm. Në 35 vitet e fundit, sezoni i pikut të gripit ka ndodhur më shpesh midis tetorit dhe majit, dhe ka arritur kulmin në shkurt.

    Si përhapet ftohja dhe gripi?

    Në thelb, virusi përhapet nga një person i infektuar, përmes pështymës, sekrecioneve të hundës, kollitjes, teshtimës ose kontaktit të afërt, shpjegojnë ekspertët e shëndetit.

    Edhe pse ka më pak të ngjarë, ju mund të sëmureni në mënyrë indirekte duke prekur një sipërfaqe që një person i infektuar ka prekur më parë.

    Cilat janë ndryshimet kryesore midis simptomave të ftohjes dhe gripit?

    Sipas ekspertëve duke qenë se virusi i gripit ndryshon vit pas viti, simptomat gjithashtu ndryshojnë.

    Megjithatë të dyja janë sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes, por që shkaktohen nga viruse të ndryshme.

  • Përhapja e gripit të ri nga Australia/ Brataj paralajmëron rritje të rasteve në vend: Duke nisur nga…

    Përhapja e gripit të ri nga Australia/ Brataj paralajmëron rritje të rasteve në vend: Duke nisur nga…

    Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka ndarë disa të reja lidhur me situatën e pritshme të rasteve të gripit në vend.
    Në një video të postuar në internet, Brataj shpjegon se gjatë këtij viti pritet që të ketë një numër të shtuar të rasteve me grip, kjo për shkak të një gripi të ri që vjen nga Australia dhe do të rrisë qarkullimin gjatë periudhës vjeshtë-dimër.
    “Një mesazh të shkurtër, por shumë të rëndësishëm çfarë na pret vjeshtë-dimrin e ardhshëm. Zakonisht ne bazohemi gjithmonë në hemisferën e jugut, në të cilën në këtë moment është periudha e dimrit dhe numri i lartë i infektimeve nga gripi është në shifra shumë të larta në krahasim me vitin e kaluar.
    Pikë referimi për këtë në këtë moment është Australia, ku numri i rasteve të reja është mbi 70 për qind. Numri i shtrimeve në spital, është mbi 50 për qind në këtë moment. Përdorimi i urgjencës paraspitalore dhe i ambulancave në moment është pothuajse i dyfishuar.
    Çfarë pritet të vijë në Shqipëri dhe në Europë në vjeshtë dimër. Pritet të qarkullojë si zakonisht, si çdo vit, virusi qarkullon tani në hemisferën e jugut, pra në Australi dhe në këtë moment aty po qarkullojnë 2 nëntipe të gripit.
    Gripi i tipit AH1N1 dhe gripi i tipit BI nënllojit B viktoria. Fashat më në rrezik janë të moshuarit, gratë shtatzëna, fëmijët dhe personat me sëmundje bashkëshoqëruese, pavarësisht moshës së tyre.
    Çfarë duhet të bëjmë? Si çdo vit bëhet vaksinimi me vaksinën e gripit, e cila parandalon në mënyrë shumë të madhe infektimin.
    Duke parë këto shifra të hemisferës së jugut, pritet që në Shqipëri dhe në Europë intensiteti këtë vit i gripit të jetë shumë më i lartë sesa ai i vitit të kaluar.
    Prandaj vaksinimi është i domosdoshëm”,-shprehet Brataj.

  • SHBA anulon kontratën me Moderna për vaksinën e gripit të shpendëve

    SHBA anulon kontratën me Moderna për vaksinën e gripit të shpendëve

    Administrata amerikane ka anuluar një kontratë prej 590 milionë dollarësh me kompaninë Moderna për të zhvilluar një vaksinë mRNA kundër gripit të shpendëve.

    Ky është veprimi më i fundit kundër vaksinimit nga Sekretari i Shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr., i njohur për retorikën e tij që vë në pikëpyetje shkencën.

    Marrëveshja, e njoftuar tre ditë para se Donald Trump të kthehej në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar, kishte për qëllim përshpejtimin e zhvillimit të një vaksine kundër gripit mRNA kundër virusit të gripit të shpendëve H5N1, i cili qarkullon te bagëtitë dhe shpendët.

    Ekspertët kanë paralajmëruar për rrezikun e përhapjes së virusit tek njerëzit dhe shkaktimit të një pandemie.

  • Brazilit s’i lejohet të eksportojë mish në BE, për shkak të gripit të shpendëve

    Brazilit s’i lejohet të eksportojë mish në BE, për shkak të gripit të shpendëve

    Brazili, eksportuesi më i madh i shpendëve në botë dhe eksportuesi kryesor i mishit të shpendëve në Bashkimin Evropian, e ka të ndaluar nga tani të dërgojë produkte shpendësh dhe mishi në BE, për shkak të shpërthimit të gripit të shpendëve, tha të hënën Komisioni Evropian.
    Të premten, Brazili konfirmoi shpërthimin e gripit të shpendëve në një fermë shpendësh.
    “Kushtet e importit në BE kërkojnë që vendi eksportues [Brazili] të mos jetë i prekur nga Gripi i Shpendëve me Patogjenitet të Lartë (HPAI)”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian.
    “Autoritetet braziliane nuk mund të nënshkruajnë më certifikata të shëndetit të kafshëve për eksport në BE dhe këto certifikata nuk mund të lëshohen më. Asnjë produkt mishi apo shpendësh nuk mund të eksportohet në BE nga asnjë pjesë e territorit brazilian”, tha zëdhënësi.
    Ministri i Bujqësisë i Brazilit, Carlos Favaro, tha të premten se, sipas protokolleve ekzistuese, vende si Kina, Bashkimi Evropian dhe Koreja e Jugut do ta ndalojnë importin e shpendëve nga Brazili për 60 ditë.
    Por, Komisioni nuk dha asnjë afat kohor.
    Komisioni Evropian theksoi se, për shkak të shpërthimit të gripit të shpendëve – i cili u zbulua në një fermë në shtetin Rio Grande do Sul – i gjithë territori i Brazilit ka pezulluar statusin zyrtar të të qenit “i paprekur nga Gripi i Shpendëve me Patogjenitet të Lartë”.
    Kushtet e importit në BE kërkojnë që vendi eksportues të mos jetë i prekur nga HPAI.
    BE-ja është një treg i vogël për Brazilin, i cili mbizotërohet nga Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe, Japonia, Arabia Saudite dhe Afrika e Jugut.
    Në vitin 2024, Brazili eksportoi më shumë se 5 milionë tonë mish shpendësh. Nga këto, afërsisht 4.4% shkuan drejt BE-së, sipas grupit kombëtar të mishit të derrit dhe shpendëve ABPA.
    Nga totali i importeve të mishit të shpendëve në BE, Brazili është burimi kryesor, me rreth 32% vitin e kaluar, sipas të dhënave zyrtare të BE-së.
    Megjithatë, vëllimi mbeti mjaft i ulët pasi pjesa më e madhe e konsumit të BE-së mbulohet nga prodhimi vendas./REL

  • Alarmohet Amerika! Ekspertët e shëndetësisë paralajmërojnë përhapjen e gripit të shpendëve: Përgatituni për…

    Alarmohet Amerika! Ekspertët e shëndetësisë paralajmërojnë përhapjen e gripit të shpendëve: Përgatituni për…

    Ekspertët kryesorë të shëndetit kanë paralajmëruar se SHBA-të po shkojnë drejt një pandemie tjetër, ndërsa gripi i shpendëve po del jashtë kontrollit në fermat amerikane.

    Deri më tani, shpërthimi i H5N1 ka prekur gati 1,000 tufa lopësh dhe ka rezultuar në më shumë se 70 raste në njerëz, përfshirë vdekjen e parë të konfirmuar.
    Industria e shpendëve në SHBA është në rrezik të konsiderueshëm, thonë ekspertët nga Rrjeti Global i Viruseve (GVN), veçanërisht në zonat me bujqësi të lartë, ku praktikat mbrojtëse personale mund të mungojnë.
    Që nga viti 2022, më shumë se 168 milionë shpendë në SHBA kanë ngordhur për shkak të shpërthimit të gripit të shpendëve në Amerikë, i cili ka shkaktuar rritjen marramendëse të çmimit të vezëve.
    Edhe pse transmetimi nga njeriu te njeriu nuk është vërejtur ende, ekspertët paralajmërojnë se mutacionet dhe riorganizimet, kur dy viruse infektojnë njëkohësisht një strehues dhe shkëmbejnë material gjenetik, mund të rrisin rrezikun e ndodhjes së tij.
    GVN tani po u kërkon qeverive botërore të përballen me kërcënimin e gripit të shpendëve H5N1 duke forcuar përpjekjet e mbikëqyrjes dhe duke zbatuar protokolle më të rrepta të biosigurisë.
    Organizata paralajmëron gjithashtu se shtetet duhet të përgatiten për mundësinë e përhapjes nga njeriu te njeriu për të shmangur një zinxhir kaotik ngjarjesh që kujton ditët e para të pandemisë COVID-19.
    Doktor Peter Palese, i cili është drejtor në GVN dhe lider botëror në kërkimin e gripit, shpjegon: “Iniciativat duhet të përqendrohen në forcimin e masave të biosigurisë në mjediset bujqësore dhe edukimin e publikut rreth trajtimit të sigurt të produkteve të shpendëve dhe rreziqeve të mundshme që lidhen me kontaktin me kafshët e infektuara.”

    Top Channel

  • Asgjësohen 500 mijë pula, Ministria e Bujqësisë: Kishin ngordhur si pasojë e gripit

    Asgjësohen 500 mijë pula, Ministria e Bujqësisë: Kishin ngordhur si pasojë e gripit

    Pas rasteve me gripin e shpendëve që u shfaqën në Durrës, Ministria e Bujqësisë njoftoi se deri tani janë eliminuar dhe asgjësuar rreth 500 mijë krerë shpendë.
    Sipas Ministrisë, këta shpendë ishin të ngordhur për shkak të gripit që i kishte prekur.
    Gripi i shpendëve shpërtheu në Durrës në muajin mars në dy vatra, të dyja kompani që operojnë në treg. Pas konfirmimit të rasteve, dy stabilimentet u vendosën në karantinë.

    NJOFTIMI
    Në kuadër të transparencës dhe informimit të publikut Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural sqaron se referuar situatës së Influencës Aviare në dy stabilimente në zonën e Durrësit, janë marrë masat e mënjëhershme për eleminimin dhe asgjësimin e sigurtë të 497 986 krerëve shpendë të ngordhura, me një nga metodat bazuar në aktet ligjore në fuqi, si më poshtë:
    Në zbatim të nenit 80 të Ligjit nr.10465, datë 29.09.2011 “Për shërbimin Veterinar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar i cili parashikon :• Groposjen ose djegien e kadavrave të kafshëve në qendrat e përpunimit, pas ngordhjes, sipas rregullave sanitaro-veterinare.• Qendrat përcaktohen nga organet e qeverisjes vendore, me pëlqimin e shërbimit veterinar rajonal dhe agjencive shtetërore përgjegjëse për mjedisin.• Groposja ose djegia e kadavrave të kafshëve në qendrat e përpunimit, post mortem, kryhet nën mbikëqyrjen e veterinerit zyrtar.Në zbatim të Urdhërit Nr. 213, datë 4.03.2025 “Për disa shtesa dhe ndryshime në urdhrin nr. 411, datë 20.9.2022 “Për miratimin e Planit të Kontigjencës për Sëmundjen e Gripit të Shpendëve (Influenca aviare)” i cili parashikon:• Eliminimin nëpërmjet groposjes dhe në një qendër përpunimi i karkasave, vezëve mbeturinave shtazore, ushqimit, plehut sipas legjislacionit në fuqi.• Procesi i asgjësimit të ngarkesave të kafshëve të ngordhura ose të eliminuara në qendrat e përpunimit, ndiqet nga veterineri zyrtar i Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, një përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, një përfaqësues nga Drejtoria Rajonale e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe një përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.• “Asgjësimi/trajtimi i kadavrave kryhet:Ø me groposje;Ø në një qendër përpunimi (rendering) që i asgjëson/trajton kadavrat e kafshëve:– me incenerim;– me eliminim në një lendfill të autorizuar pas transformimit nëpërmjet sterilizimit nën presion;– si lëndë djegëse pas përpunimit;– për prodhimin e fertilizantëve organikë ose përmirësuesve të tokës pas përpunimit nëpërmjet sterilizimit nën presion kur është e mundur dhe bëhet markimi i përhershëm i materialeve përfundimtare”
    Përditësimi i metodave të asgjësimit të përcaktuar me Urdhërin Nr. 213, datë 4.03.2025 “Për disa shtesa dhe ndryshime në urdhrin nr. 411, datë 20.9.2022 “Për miratimin e Planit të Kontigjencës për Sëmundjen e Gripit të Shpendëve (Influenca aviare)” është bërë dukë iu referuar metodave të përcaktuara :
    Në nenin 13 të rregullores (EC) Nr. 1069/2009 e Parlamentit të Këshillit Evropian e datës 21 tetor 2009 që përcakton rregullat shëndetësore në lidhje me nënproduktet shtazore dhe produktet e prejardhura që nuk janë të destinuara për konsum njerëzor (link)https://eur-lex.europa.eu/legal-content/EN/TXT/PDF/?uri=CELEX:02009R1069-20191214
    Në zbatim të praktikave të përcaktuara në manualin e Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve , sipas rekomandimeve të ËOAH, Kapitulli 4 . 1 3. “Asgjësimi i kafshëve të ngordhura”, neni 4.13.6. “Metodat e rekomanduara për asgjësimin e kafshëve të ngordhura”