Tag: gripit

  • Si t’i shpëtojmë gripit; 5 mjekime popullore

    Si t’i shpëtojmë gripit; 5 mjekime popullore

    Është periudha më e “keqe” e vitit për sa i përket sëmundjeve nga mot ii ftohtë apo ndryshimi i pa shpjegueshëm i temperaturave. Mirë është që të kujdesemi për veten shumë më përpara se gripi të na zë, por në rast se nuk keni mundur dhe nuk preferoni ilaçet këtu janë disa mënyra popullore për të shpëtuar prej tij.
    – Uji dhe lëngjet tjera: konsumimi i lëngjeve mund t’ju ndihmojë të përmirësoheni. Uji, lëngjet e frutave, lëngu i mishit apo pulës, ujë i vakët me mjaltë dhe limon parandalon dehidratimin dhe zhbllokon hundët. Qëndroni larg kafesë dhe lëngjeve tjera me kafeinë, sepse ju shkaktojnë etje. – Ujë me kripë: merrni një gotë me ujë të ngrohtë dhe hidhini gjysmë luge çaji kripë, bëni gargara me këtë përbërje dhe fyti do t’ju përmirësohet.
    – Supë me lëng pule: më parë prindërit u jepnin fëmijëve të sëmurë supë me lëng pule. Tani shkencëtarët kanë zbuluar supën e pulës dhe theksuan se kjo supë lehtëson në dy mënyra shenjat e gripit dhe ftohjes. E para duke penguar lëvizjen e neutrofileve supa pasqyron efekt antiinflamator. E dyta përshpejton rrjedhjen e hundëve dhe ndihmon në zhbllokimin e tyre. Kufizon numrin e viruseve të cilat vendosen në pjesën e brendshme të hundës.

    – Antihistamina: ky qetësues ndihmon në lehtësimin e shenjave të ftohjes si rrjedhja e hundëve, lotimi i syve, teshtima, të kolliturit.
    – Lagështira: viruset e gripit shtohen më shumë në kushte të thata. Ajri i thatë than shtresën e mukozës dhe bllokon hundën, acaron fytin. Nëse aparatet e përdorura në shtëpi për të njomur ajrin nuk pastrohen rregullisht mund të përhapin myk dhe baktere. Ndryshoni ujin brenda aparatit çdo ditë dhe pastrojeni atë në bazë të direktivave të firmës.

  • Gripi “mbërriti”/ Konfirmohen rastet e para, dimër me Covid dhe me viroza të tjera..

    Gripi “mbërriti”/ Konfirmohen rastet e para, dimër me Covid dhe me viroza të tjera..

    Konfirmohen rastet e para me grip për këtë sezon. Instituti i Shëndetit Publik deklaron se gripi i tipit A dhe nën tipi AH1N1 është në qarkullim këtë periudhë, ashtu si në shumë vende të Europës. Rastet e para raportohen me shenja klasike të gripit: rrufë, temperaturë të lartë dhe bllokim të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. 

    Aktualisht dominojnë rastet me Covid dhe virozat e tjera. Me fillimin e stinës së ftohtë pritet të shtohet intensiteti i rasteve me grip në bashkëqarkullim me Covid. 

    Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik flasin për rëndësinë e vaksinimit ndaj gripit për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë. Sezoni i gripit nis në fund të nëntorit dhe mbyllet kryesisht në fund të muajit mars. Piku i qarkullimit të tij shënohet në muajt më të ftohtë, janar–shkurt. 

     

  • “Shfaqen rastet e para me COVID/ Autoritetet paralajmërojnë rritje të infeksioneve

    “Shfaqen rastet e para me COVID/ Autoritetet paralajmërojnë rritje të infeksioneve

    Konfirmohen rastet e para me grip për këtë sezon. Instituti i Shëndetit Publik deklaron se gripi i tipit A dhe nën tipi AH1N1 është në qarkullim këtë periudhë, ashtu si në shumë vende të Europës, shkruan A2 CNN. Rastet e para raportohen me shenja klasike të gripit: rrufë, temperaturë të lartë dhe bllokim të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.
    Aktualisht dominojnë rastet me Covid dhe virozat e tjera. Me fillimin e stinës së ftohtë pritet të shtohet intensiteti i rasteve me grip në bashkëqarkullim me Covid.
    Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik flasin për rëndësinë e vaksinimit ndaj gripit për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë. Sezoni i gripit nis në fund të nëntorit dhe mbyllet kryesisht në fund të muajit mars. Piku i qarkullimit të tij shënohet në muajt më të ftohtë, janar–shkurt.

  • Ka ardhur virusi i gripit, disa raste janë diagnostikuar tek të vegjlit në shërbimin e pediatrisë

    Ka ardhur virusi i gripit, disa raste janë diagnostikuar tek të vegjlit në shërbimin e pediatrisë

    Virusi i gripit ka nisur të qarkullojë në vendin tonë. Raste me grip janë diagnostikuar tek të vegjlit në shërbimin e pediatrisë.

    Shefja e shërbimit të pediatrisë infektive Prof. Xhorxhina Kuli deklaron se janë kapur të dy tipet e virusit të gripit ai A dhe B, po qarkullojnë edhe viruse të tjera ndonëse jo në mënyrë intensive.

    Në forma të lehta gripi tek të vegjlit zgjat vetëm tre dite ,por mjekët po konstatojnë edhe një simptomë tjetër përveç temperaturës, vështirësive në frymëmarrje dhe kollës siç është dhimbja e muskujve tek të vegjlit i cili shfaq edhe komplikacione dhe e çon deri në dy javë trajtimin mjekësor.

    Edhe pse jemi në sezonin gripit Instituti i shëndetit Publik ende nuk ka deklaruar se ka izoluar rastet e para me grip. Në shërbimin e pediatrisë janë mundësuar tamponë te cilët konfirmojnë llojin e virusit pasi mjekët pediatër e diagnostikojnë klinikisht bazuar në simptomat që shfaqin të vegjlit.

  • Kundër gripit/ Receta e supës me erëza

    Kundër gripit/ Receta e supës me erëza

    Supa me erëza është një përgatitje e thjeshtë dhe e ngrohtë, zgjidhja më e mirë për lehtësimin e gripit.
    Përfshini hudhër, xhenxhefil, shafran të Indisë, trumzë dhe rigon në supën tuaj. Këto bimë dhe erëza kanë veti anti-inflamatore, antivirale dhe antimikrobike që ndihmojnë në qetësimin e simptomave, largimin e bllokimit dhe forcimin e sistemit tuaj imunitar.
    Vetitë e përbërësve të rekomanduar
    Hudhra: Përmban allicinë, një përbërës aktiv me veti antimikrobike që ndihmon trupin të luftojë infeksionet.
    Xhenxhefili: I njohur për vetitë e tij ngrohëse, xhenxhefili është antiviral dhe ndihmon në uljen e inflamacionit, lehtësimin e dhimbjes së fytit dhe qetësimin e të përzierave.
    Shafran i Indisë: Përbërësi aktiv, kurkumina, ka veti të forta anti-inflamatore që ndihmojnë në luftimin e simptomave të përgjithshme të gripit.
    Trumzë dhe Rigon: Këto bimë janë të pasura me komponime antimikrobike si timoli dhe karvakroli, të cilat mund të ndihmojnë në luftimin e infeksioneve të frymëmarrjes dhe pastrimin e mukusit nga rrugët e frymëmarrjes.
    Qepë: Përmbajnë antioksidantë dhe mund të ndihmojnë trupin të përballet me viruset.
    Piper: Ofron një efekt ngrohës dhe mund të shkaktojë djersitje të lehtë, e cila mund të ndihmojë në lehtësimin e etheve dhe pastrimin e sinuseve të bllokuara.
    Lëng/lëkurë limoni: Shton vitaminën C për të forcuar sistemin imunitar dhe mund të ndihmojë në hollimin e mukusit. Kërpudha Shiitake: Të pasura me fitonutrientë që stimulojnë sistemin imunitar për të pastruar patogjenët.
    Lëng mishi (pule ose perimesh): Ofron lëngje thelbësore për hidratim dhe lëndë ushqyese për të mbështetur rikuperimin. Lëngu i kockave është veçanërisht i pasur me lëndë ushqyese.
    Bazë recete e thjeshtë për supë kundër gripit
    Kjo recetë bazë mund të personalizohet me perime të tjera (karrota, selino, patate e ëmbël, lakër jeshile) dhe një burim proteinash (pulë, thjerrëza, fasule).
    Përbërësit:1 lugë gjelle vaj ulliri1 qepë mesatare, e prerë në kubikë3-4 thelpinj hudhër, të grirë2.5 cm xhenxhefil i freskët, i grirë ose i prerë hollë1 lugë çaji trumzë e tharë (ose 1 lugë gjelle e freskët)1 lugë çaji rigon i tharë (ose 1 lugë gjelle e freskët)1/2 lugë çaji shafran i Indisë i bluar 4 gota lëng pule ose perimeshKripë, piper, lëng limoni dhe majdanoz sipas dëshirës
    Hapat e përgatitjes:Skuqni: Ngrohni vajin e ullirit në një tenxhere të madhe në zjarr mesatar. Skuqni qepën derisa të zbutet dhe të bëhet transparente (rreth 5 minuta).
    Përgatitja: Shtoni hudhrën, xhenxhefilin, trumzën, rigonin dhe shafranin e Indisë. Gatuajeni për 1-2 minuta derisa të lëshojë aromë.
    Ziejeni ngadalë: Hidhni lëngun dhe lëreni të ziejë ngadalë. Mbulojeni dhe lëreni shijen të përzihet për të paktën 10-15 minuta.
    Përfundimi: Hiqeni nga zjarri dhe shtoni lëngun e freskët të limonit dhe majdanozin e grirë. Kriposeni dhe piperosni sipas dëshirës.
    Servireni: Servireni supën të nxehtë, duke thithur avullin për të ndihmuar në pastrimin e kanaleve të hundës.

  • 3 kura natyrale kundër të ftohtit dhe gripit

    3 kura natyrale kundër të ftohtit dhe gripit

    Kur temperaturat bien dhe simptomat e para të gripit na trokasin në derë, shumë kërkojnë ndihmë në ilaçet farmaceutike. Por, sipas naturopates italiane Anna Bianchi, zgjidhjet më të mira ndodhen në shtëpi, në kuzhinë, në kopsht, apo në një filxhan çaji të ngrohtë.

    Në librin e saj të ri “La tua farmacia naturale (Receta të thjeshta dhe kura të lashta për t’u shëruar me atë që ofron natyra)” (botuar nga Piemme më 4 nëntor 2025), Bianchi rikthen në qendër mjekësinë tradicionale mesdhetare, duke sjellë receta të thjeshta që ndihmojnë trupin të shërohet në mënyrë natyrale.

    “E kam shkruar si një manual praktik,” -shpjegon ajo. “Në libër ka një kapitull që quhet ‘Mini farmacia’, me bimët që duhen pasur gjithmonë në shtëpi dhe mënyrat për t’i kthyer në kura të përditshme. Sepse, kur natyra është pranë, shërimi fillon menjëherë.”1. Dekoti i pishës kundër dhimbjes së fytit

    Një nga recetat e preferuara të Bianchi-t është dekoti me pisha të thata, i cili vepron si dezinfektues i natyrshëm për fytin dhe gojën.

    Përgatitja:

    Merrni disa pisha të thata dhe zieni në ujë për 2 minuta.
    Kullojeni dhe përdoreni si gargare në mbrëmje.
    Ky përbërës aromatik parandalon viruset dhe bakteret, dhe mund të ruhet në frigorifer për 2–3 ditë.

    2. Avujt me rozmarinë dhe dafinë për hundët e bllokuara

    Në rastet e ftohjeve të forta dhe sinusiteve, Bianchi këshillon një metodë të lashtë, por efektive:

    “Vendosni një tenxhere me ujë të valë dhe shtoni një grusht të mirë rozmarine ose dafina të freskëta ose të thata. Pa vajra esencialë, sepse vetë bima mjafton.”

    Si ta përdorni:

    Mbuloni kokën me një peshqir dhe thithni avujt për disa minuta. Edhe nëse hunda është e mbyllur, nxehtësia ndihmon në shkrirjen e mukusit dhe pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes.

    3. “Lëngu i butë mbrojtës”: supë pastruese dhe anti-inflamatore
    E quajtur nga autorja “brodo gentile” (lëngu i butë), kjo recetë është një supë e lehtë me perime dhe erëza, e cila ndihmon trupin të pastrohet dhe të rikuperohet gjatë gripit.

    Përbërësit (për 2 filxhanë):

    1 fetë e hollë xhenxhefili të freskët (opsional, por i dobishëm)
    1 karotë e vogël e prerë hollë
    1 copë qepë e kuqe me lëkurë (një fetë e trashë)
    1 gjethe dafine e freskët
    1 thelb hudhre i shtypur, pa qëruar
    1 majë kripe deti ose 1 lugë të vogël miso të bardhë
    400 ml ujë natyral
    Përgatitja:
    Vendosni të gjithë përbërësit në një tenxhere me ujë.
    Lëreni të vlojë, pastaj uleni zjarrin dhe ziejeni të mbuluar për 20 minuta.
    Kullojeni dhe shtoni pak vaj ulliri të papërpunuar ose miso për shije.

    Ky lëng ul temperaturën, nxit djersitjen, stimulon diurezën dhe ndihmon trupin të eliminojë toksinat.

  • Masa ekstreme pas shpërthimit të epidemisë së gripit të shpendëve

    Masa ekstreme pas shpërthimit të epidemisë së gripit të shpendëve

    Bota E Hënë, 3 Nëntor 2025 21:34
    Gati një milion krerë zogj janë eliminuar në Gjermani, ndërsa vendi përballet me një epidemi të rëndë të gripit të shpendëve. Instituti ”Friedrich Loeffler” (FLI) theksoi se përhapja e sëmundjes është tashmë e krahasueshme me atë të vitit të mëparshëm rekord 2021.
    “Ne patëm një fillim shumë të hershëm të valës së infeksioneve në vitin 2025 dhe tani duhet të presim dhe të shohim nëse ajo do të qetësohet më shpejt”, theksoi një zëdhënëse e agjencisë. Që nga fillimi i shtatorit, infeksionet me virusin shumë ngjitës të gripit të shpendëve H5N1 janë zbuluar në 66 ferma shpendësh në të gjithë Gjermaninë, me gati një milion zogj të therur si masë parandaluese.
    Përveç kësaj, gati 300 zogj të egër të ngordhur janë gjetur të infektuar me virusin e gripit të shpendëve. Sipas FLI, gripi i shpendëve preku gjithsej 286 ferma shpendësh, kopshte zoologjike dhe biznese private në vitin 2021. ”Më shumë se dy milionë kafshë ferme u vranë atë vit. Nëse infeksioni vazhdon të përhapet me të njëjtën ritëm, priten numra të ngjashëm deri në fund të vitit”, tha zëdhënësi.

  • Simptomat e para të gripit që zakonisht i injorojmë

    Simptomat e para të gripit që zakonisht i injorojmë

    Gripi është një infeksion viral që kthehet çdo dimër, duke shkaktuar simptoma që variojnë nga të lehta deri në të rënda. Edhe pse shumë e ngatërrojnë atë me ftohjen e zakonshme, gripi është më i rëndë, më dobësues dhe mund të çojë në ndërlikime, veçanërisht në grupet vulnerabël.
    Njohja e hershme e shenjave të para është thelbësore për të kufizuar përhapjen e virusit dhe për të lehtësuar shërimin.
    Zilja paralajmëruese për gripin

    Lodhja e papritur dhe intensive është shpesh simptoma e parë e gripit, madje edhe para se të shfaqen shenjat më të njohura si ethet ose kolla.
    Nuk bëhet fjalë për lodhjen e thjeshtë të një dite të vështirë dhe as për dobësinë e shkaktuar nga ftohja e zakonshme, por për një rraskapitje që mund të “pengojë” aktivitetet e përditshme.
    Në këtë fazë, është e rëndësishme t’i jepni përparësi pushimit dhe ta lini trupin të rikuperohet.
    Qëndrimi në shtëpi, zvogëlimi i aktiviteteve dhe gjumi i mjaftueshëm forcojnë sistemin imunitar dhe e ndihmojnë atë të luftojë virusin në mënyrë më efektive. Edhe nëse nuk ka temperaturë, të qëndruarit larg punës ose shkollës për disa ditë mund të bëjë një ndryshim të madh si për veten tuaj ashtu edhe në parandalimin e transmetimit.
    Dhimbje trupi dhe të dridhura
    Menjëherë pas lodhjes, shumë njerëz përjetojnë dhimbje në pjesë të ndryshme të trupit, si shpina, këmbët ose koka, shpesh të shoqëruara me të dridhura.
    Edhe nëse nuk keni temperaturë, këto simptoma janë një tregues i qartë se keni grip. Mbështilleni veten me një batanije të ngrohtë dhe merrni qetësues kundër dhimbjeve.
    Kollë dhe dhimbje fyti
    Një tjetër shenjë e zakonshme e gripit është kolla e vazhdueshme dhe e thatë. Ndërsa sëmundja përparon, mund të përjetoni gulçim ose shtrëngim në gjoks, ose edhe të keni gëlbazë.
    Nga ana tjetër, kolla shkakton dhimbje ose ënjtje dhe skuqje në fyt. Në disa raste, një dhimbje fyti paraprin ose ndodh në mënyrë të pavarur, si një reagim ndaj infeksionit.
    Kolla dhe dhimbja e fytit trajtohen me anë të hidratimit: preferoni ujë ose pije të ngrohta pa kafeinë. Nëse ju shqetëson shumë, mund të merrni edhe shurup për kollën. Gjithmonë vendosni dorën para gojës kur kolliteni dhe lani duart më pas.
    Kjo fazë kërkon vëmendje, pasi nëse nuk e kontrolloni, ekziston rreziku që gripi të zhvillohet në bronkit dhe pneumoni.
    Ethe
    Një temperaturë mbi 38°C është një nga simptomat më karakteristike të gripit. Mund të shoqërohet me të dridhura dhe një ndjenjë të përgjithshme të kequshqyerjes.
    Në fakt është një shenjë “e mirë”, sepse tregon se trupi po aktivizon mbrojtjen e tij për të luftuar gripin. Mund të merrni paracetamol ose ibuprofen për të ulur temperaturën.
    Probleme gastrointestinale
    Në disa lloje të virusit, veçanërisht tek fëmijët, mund të shfaqen diarre, të përziera ose të vjella . Edhe në këtë rast, duhet kujdes, pasi mund të dehidratoheni. Mos harroni të pini ujë, lëngje ose pije të nxehta, ose të hani pak supë.
    Kur të shqetësoheni
    Simptomat dhe kohëzgjatja e sëmundjes së gripit ndryshojnë nga pacienti në pacient. Në përgjithësi, duhen deri në një javë , ndonjëherë edhe dy javë, për t’u shëruar plotësisht.
    Megjithatë, do të ishte mirë të kontaktoni menjëherë mjekun tuaj nëse përjetoni ndonjë nga simptomat e mëposhtme:
    vështirësi në frymëmarrje,
    dhimbje në gjoks,
    kollë që përkeqësohet vazhdimisht,
    temperaturë e lartë ose e vazhdueshme,
    buzë ose lëkurë blu,
    konfuzion,
    dehidratim i rëndë.
    Siç është përmendur tashmë, gripi mund të zhvillohet në sëmundje të tjera më serioze, siç janë pneumonia, bronkiti, sinusiti, otiti media dhe encefaliti.
    Parandalimi: Trajtimi më i mirë për gripin
    Vaksinimi vjetor është mburoja më efektive kundër gripit. Në të njëjtën kohë, larja e duarve rregullisht, shmangia e kontaktit me njerëzit e sëmurë dhe qëndrimi në shtëpi kur jemi të sëmurë kontribuojnë në mbrojtjen e vetes dhe të atyre përreth nesh.

  • Virologu i OBSH-së paralajmëron : Virusi i gripit të shpendëve ka ‘gjithçka që duhet për të shkaktuar një pandemi’

    Virologu i OBSH-së paralajmëron : Virusi i gripit të shpendëve ka ‘gjithçka që duhet për të shkaktuar një pandemi’

    Një numër gjithnjë e më i madh fermash në Gjermani po preken nga gripi i shpendëve (H5N1), ndërsa ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e një pandemie të mundshme.
    Sipas Institutit Friedrich Loeffler (FLI), që nga fillimi i shtatorit janë regjistruar 31 shpërthime në blegtori dhe 131 raste tek shpendët e egër. Vetëm në javët e fundit, mbi 500 mijë pula, rosa, pata dhe gjela deti janë asgjësuar për të frenuar përhapjen e virusit.

    FLI raportoi se përhapja këtë vjeshtë është jashtëzakonisht e hershme dhe e shpejtë, duke shënuar një valë të fortë në Gjermaninë Lindore dhe Saksoninë e Poshtme. Instituti e ka kategorizuar rrezikun si “të lartë”, duke paralajmëruar për përhapje të mëtejshme për shkak të migrimit sezonal të shpendëve.

    “Ka gjithçka që duhet për të shkaktuar një pandemi”

    Virologu i njohur Klaus Stöhr, ish-drejtues i programit të gripit në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), deklaroi për agjencinë dpa se virusi H5N1 “në parim ka gjithçka që i duhet për të shkaktuar një pandemi”.
    Megjithatë, ai theksoi se rreziku aktual për njerëzit mbetet shumë i ulët. “Kushdo që has kafshë të ngordhura nuk duhet t’i prekë ato, të mbajë distancë dhe të njoftojë menjëherë autoritetet veterinare”, shtoi Stöhr.

    Kërcënim për industrinë e vezëve dhe mishit të shpendëve

    Sipas Shoqatës Qendrore të Industrisë Gjermane të Shpendëve (ZDG), përhapja e virusit mund të shkaktojë vështirësi në furnizimin me vezë dhe mish shpendësh.
    Presidenti i shoqatës, Hans-Peter Goldnick, i bëri thirrje autoriteteve federale dhe shtetërore të ndërhyjnë menjëherë:

    “Jemi në një fazë të hershme, por të fortë të shpërthimit. Pritja nuk është një opsion.”

    Masat parandaluese dhe vaksinimi

    Ministria Federale e Bujqësisë po kërkon bashkëpunim të ngushtë midis niveleve të qeverisë dhe një rritje të tavanit të kompensimit për fermerët nga 50 në 110 euro për kafshë të asgjësuar.
    Ndërkohë, Komiteti i Përhershëm për Vaksinimin (Stiko) rekomandon vaksinimin kundër gripit sezonal për personat që punojnë ose kanë kontakt të drejtpërdrejtë me shpendë, zogj të egër, derrat apo fokat, për të shmangur një infeksion të dyfishtë që mund të favorizojë shfaqjen e një varianti të ri të H5N1.

    Sipas Shoqatës Federale të Farmacistëve Gjermanë, gjatë sezonit të vaksinimit 2024/2025 janë kryer 122,000 vaksinime kundër gripit dhe 80,000 kundër COVID-19, shifra rekord krahasuar me vitet e kaluara.

    Paralajmërim për muajt në vijim

    Ekspertët parashikojnë që kulmi i migrimit të shpendëve ende nuk ka arritur, duke shtuar gjasat për përhapje të mëtejshme të virusit.
    FLI i bën apel fermave që të respektojnë me përpikëri rregullat e higjienës dhe mbrojtjes, ndërsa opinioni publik këshillohet të shmangë çdo kontakt me shpendë të sëmurë apo të ngordhur.

  • ‘Epidemia e gripit australian’/ Rritet alarmi për AH3N2, autoritetet nisin masat parandaluese

    ‘Epidemia e gripit australian’/ Rritet alarmi për AH3N2, autoritetet nisin masat parandaluese

    Sipas Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), ditën e djeshme u raportua se Shqipëria po përballet me rritje të ndjeshme të infeksioneve respiratore, ndërsa ‘gripi australian’ ka filluar të bëhet shqetësim për autoritetet shëndetësore.

    LEXO EDHE: Shqipëria preket nga gripi australian? Raportohen 12 mijë raste në javë

    Gripi australian është një lloj i gripit sezonal i shkaktuar nga virusi AH3N2, një nga variantet e gripit A. Ky virus është përhapur gjerësisht në Australi dhe tani po shfaqet edhe në Evropë, përfshirë Shqipërinë.

    Simptomat kryesore të gripit australian përfshijnë:

    Temperaturë e lartë që zgjat disa ditë.

    Kollë e thatë ose me sekrecione.

    Dhimbje muskulore dhe lodhje e përgjithshme.

    Dhimbje koke.

    Dhimbje në fyt dhe ngërçe muskulore.

    Në disa raste, mund të shfaqet bronkit ose otit.

    Masat mbrojtëse dhe trajtimi:

    Vaksinimi: Vaksina kundër gripit është ende e rekomanduar për të parandaluar komplikacionet, pasi ajo mbulon shtamet AH1N1 dhe AH3N2.

    Trajtimi simptomatik: Përfshin përdorimin e medikamenteve për uljen e temperaturës dhe lehtësimin e simptomave.

    Kujdesi i përgjithshëm: Pushim i mjaftueshëm, konsum i lëngjeve dhe mbajtja e higjienës personale.

    Kujdesi për grupet e rrezikuara:

    Fëmijët nën 5 vjeç, të moshuarit dhe individët me sëmundje kronike janë më të rrezikuar për komplikime nga gripi australian. Prandaj, vaksinimi dhe kujdesi i shtuar janë të domosdoshëm për këto grupe.

    Përhapja në Shqipëri:

    Në Shqipëri, janë raportuar rreth 12,000 raste në javë me simptoma të ngjashme me gripin, megjithatë ende nuk janë konfirmuar raste pozitive për gripin australian. Autoritetet shëndetësore po monitorojnë situatën dhe rekomandojnë vaksinimin si masë parandaluese.

    Këshilla për qytetarët:

    Nëse shfaqni simptoma të gripit, konsultohuni me mjekun tuaj.

    Mbani higjienën personale dhe shmangni kontaktet me individë të tjerë nëse jeni të sëmurë.

    Vaksinohuni kundër gripit nëse jeni në grupet e rrezikuara.

    Kujdesuni për shëndetin tuaj dhe ndiqni këshillat e autoriteteve shëndetësore.