Tag: grinden

  • “Ishte xheloz, mami i kërkoi divorcin”, vajza rrëfen momentet e tmerrshme të vrasjes së 36-vjeçares: Mami i kërkoi..

    “Ishte xheloz, mami i kërkoi divorcin”, vajza rrëfen momentet e tmerrshme të vrasjes së 36-vjeçares: Mami i kërkoi..

    “Ata u grindën sepse babai im ishte shumë xheloz”, kështu është shprehur një prej vajzave të 36-vjeçares Marjola Nakoleci, nënë e katër fëmijëve, e cila u vra të premten e kaluar në Volos nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci.
    Vajza e cila ishte e pranishme në ngjarjen tragjike, ka deklaruar për mediat greke se nuk dëshiron ta shohë më të atin.

    Ajo thekson se mëngjesin e ngjarjes tragjike, Marjola i kishte thënë bashkëshortit të divorcohej, ndërsa ai e kishte kapur 36-vjeçaren nga flokët dhe e kishte hedhur përtokë.

    “Ata u grindën sepse babai im ishte shumë xheloz për këtë,” tha ajo, duke shtuar se ata ishin grindur më parë. “Ne ishim mirë. Kohët e fundit, ai filloi të punonte në ndërtim. Ai ishte normal. Ai nuk bërtiste, nuk pinte, asgjë nga këto. Thjesht filloi nga xhelozia dhe kjo është arsyeja pse e bëri”, është shprehur ajo për mediat greke.
    Më tej ajo ka treguar të tjera detaje mbi sherrin mes prindërve, ku rrëfen se e ëma ka bërtitur për ndihmë në momentin e konfliktit me të shoqin.
    “Nëna ime po bërtiste ‘ndihmë, ndihmë’. Dhe ai e bëri shpejt dhe iku. E pashë të gjithën. Dhe kur ai e goditi me thikë dhe kur ajo po bërtiste dhe kur e tërhoqi nga flokët, e hodhi përtokë dhe gjithçka. Ajo ishte në dhomë, ata po bërtisnin. Nuk i kushtova shumë vëmendje, po flija.

    Pastaj mami filloi të thoshte: ‘do të më vrasësh’ dhe ai i tha ‘fute të voglin brenda’ dhe pastaj mami filloi të vraponte dhe u lodh nga kjo. Ishim unë dhe vëllai im, ai është 13 vjeç. Nuk di çfarë të them, ishte e papritur. Nuk di çfarë të mendoj. Ata u grindën dhe mami tha ‘është më mirë të ndahemi’ dhe ai iku për dy ditë. Mami nuk e nxori jashtë, ai thjesht iku vetë. Dhe pastaj ai u kthye pas dy ditësh dhe na thoshte ‘Më vjen keq’ dhe të gjitha këto, por ne e besuam. Nuk dua ta shoh më para meje…”, ka treguar ajo.
     
     
     

  • Petraq Kolevica: Një engjëll dhe një djall po grinden sot

    Petraq Kolevica: Një engjëll dhe një djall po grinden sot

    Një engjëll dhe një djall i hodhën zaret,Për jetën time të shqetësuar.Një engjëll dhe një djall po bëjnë llogaritë,Ç’më mbeti ende për të paguar.Një engjëll dhe një djall më ndoqën pas,Në të përpjetat e kësaj jete.Një engjëll po qesh dhe një djall po plas,Që s’më pat bërë dot për vete.Një engjëll dhe një djall po grinden sot,Se kush ma merr shpirtin plot dhima.Një engjëll dhe një djall por grinden kot,Se shpirti im u shkri në rima.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    RRËFEHET BASHKËSHORTJA E PETRAQ KOLEVICËS: SI MË KËRCËNUAN SIGURIMSAT NË ZYRË! DO TË DEGDISIM…

    Konstruktorja e ndërtimit të shumë objekteve industriale dhe shoqërore në gjithë Shqipërinë rrëfehet për kapitullin profesional në jetën e saj. Pesha e përgjegjësive, mandej martesa me arkitektin e mirënjohur, Petraq Kolevica, do e lëkundte jo pak jetën e saj familjare.

    Akuzat direkte politike ndaj të shoqit dhe si ai i shpëtoi burgimit. Survejimet e shpeshta të Sigurimit të Shtetit në zyrën e saj të punës apo tentativat e akuzave për sabotim në spitalin e Përmetit janë vetëm një pjesë e eksperiencës jetësore të gjermanoshqiptares, Edith Logoreci Kolevica.

    Pakkujt që lëviz kalimthi nëpër Shqipëri apo që rastësia e çon nëpër qytete të ndryshme të vendit, e di se shumë prej ndërtesave të rëndësishme publike, si spitalet shtetërore apo objekte industriale, si fabrika dhe uzina (sot të dalë jashtë funksionit dhe të braktisura në mëshirë të fatit) mbajnë autorësinë e punës së një shqiptaro-gjermaneje, siç është edhe Edith Kolevica…

    TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU