Tag: grevës

  • “Inxhinierë, por të mjerë”, dita e 10 e grevës së naftëtarëve në Marinzë: Jemi gati të rrezikojmë edhe jetën

    “Inxhinierë, por të mjerë”, dita e 10 e grevës së naftëtarëve në Marinzë: Jemi gati të rrezikojmë edhe jetën

    Dita e 10- të e grevës së naftëtarëve në Marinzë, ka filluar me një tubim para zyrave të kompanisë Bankers Petroleum ku me pankarta në duar kanë shprehur vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund plotësimit të kërkesave të tyre.
    Sipas kreut të Sindikatës së Sektorit Hidrokarbur Dritan Shahu, gjatë këtij tubimi përfaqësues të kompanisë kanë fotografuar e filmuar punonjësit, një formë presioni që është ndjekur si taktikë nga ata edhe gjatë tubimeve të mëparshme.

    Ndërkohë gjendja shëndetësore e 10 anëtarëve të këshillit sindikal të cilët janë në ditën e 10-të të grevës së urisë pa afat, përkeqësohet nga dita në ditë. Sotiraq Dano, dhe Dorjan Dylmishi pohojnë se janë të vendosur të rrezikojnë edhe jetën e tyre, për të mos u tërhequr nga kauza e tyre ndërsa shprehin keqardhjen që fusha naftëmbajtëse është pa mbikëqyrjen e tyre.

    “Inxhinierë, por të mjerë”. Kështu jemi ne thonë inxhinierët e rinj Valter Nukaj dhe Arti Barjami, të cilët prej vitesh nuk njohin rritje page. Kryeministri thotë që punë ka, por profesionistë jo. Ne ja ku jemi, le të na vlerësojnë thonë ata njëzëri.

    E ndërsa kompania nuk ofron asnjë zgjidhje konkrete, naftëtarët ende nuk kanë asnjë përgjigje as nga Kryeministri Rama e as nga Ministria përkatëse.

  • Dita e 9 e grevës së urisë! Rëndohet gjendja e naftëtarëve të Marinzës, njëri dërgohet në urgjencë

    Dita e 9 e grevës së urisë! Rëndohet gjendja e naftëtarëve të Marinzës, njëri dërgohet në urgjencë

    Rëndohet gjendja e tre grevistëve në ditën e 9 të të grevës së urisë. Naftëtari Ediart Selami është dërguar drejt spitalit rajonal për terapi intensive, ndërsa dy greviste të tjerë u trajtuan në vendin e grevës nga urgjenca, konkretisht Dorjan Dyrmishi dhe Dritan Rrapushi.

    Kreu i Sindikatës Dritan Shahu, ka pohuar se pavarësisht situatës së krijuar, greva do të vazhdojë. “Në fushën naftëmbajtëse pasditen e djeshme kanë rënë dhe sirenat e alarmit”, ka thënë Shahu, “çka tregon praninë e avarive”.

    Vendburimi i naftës po shkon drejt kolapsit ndërsa kompania vijon me papërgjegjshmëri të mos marrë në konsideratë kërkesat e drejta të punonjësve”, deklaroi Shahu.

  • ‘Ata punojnë në kushte ekstreme, marrin paga minimale, drejtuesit marrin miliona’/ Kreu i Sindikatës të naftëtarëve: Nuk do ndalemi, do luftojmë deri në fund!

    ‘Ata punojnë në kushte ekstreme, marrin paga minimale, drejtuesit marrin miliona’/ Kreu i Sindikatës të naftëtarëve: Nuk do ndalemi, do luftojmë deri në fund!

    Në ditën e 9-të të grevës së urisë në Marinzë/ Fier dhe pezullimit të punës, kreu i Sindikatës së Hidrokarbureve ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me situatën kritike që po përballen grevistët. Ai njofton se prej ditësh grevistët janë mbledhur në vendin e punës, ndërsa disa prej tyre kanë paraqitur probleme serioze shëndetësore për shkak të grevës.

    “Kemi qenë këtu prej 9 ditësh, dhe tre nga djemtë kanë pasur probleme me luhatje tensioni, ndërsa njëri është transportuar në spital,” tha kreu i Sindikatës.

    Ai shtoi se gjendja e grevistëve është përkeqësuar, por pavarësisht kësaj ata janë të vendosur të vazhdojnë grevën deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

    LEXO EDHE: Marinzë/ Në ditën e 9-të të grevës së urisë, rëndohet shëndeti për 3 grevistë naftëtarë

    Sipas kreut të Sindikatës, dje kanë rënë sistemet e ndryshme në puse, gjë që tregon se problemet në vendin e punës janë reale dhe serioze. Ai kritikoi ashpër deklaratat e kompanisë, duke i quajtur ato “qesharake” dhe “tallëse”.

    “Në deklaratat që kompania ka dërguar për ndërmjetësim thonë se kërkesa jjonë është diskriminuese, por këta njerëz a janë të marrë apo thjesht bëjnë vete? Grevistët punojnë dimër e verë, në temperatura ekstremisht të larta apo të ftohta dhe paguhen vetëm 600-700 euro, ndërsa drejtuesit marrin paga miliona euro dhe e quajnë këtë diskriminim,” u shpreh ai me tone të forta.

    LEXO EDHE: VIDEO/ Pas Dorian Dyrmishit, edhe grevisti Selami në krizë shëndetësore. Niset dejt spitalit

    Kërkesat e grevistëve dhe vendosmëria për vazhdim

    Grevistët kërkojnë rritje pagash, përmirësim të kushteve të punës dhe njohjen e statusit të minatorit, duke u bazuar në përkushtimin dhe sakrificën e tyre në kushte shumë të vështira. Ata kërkojnë që qeveria dhe institucionet të ndërhyjnë sa më shpejt për të gjetur një zgjidhje të drejtë.

    Cilat janë kërkesat e naftëtarëve?

    Grevistët kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës, pagesa të dinjitetshme, trajtim të barabartë me punonjësit e tjerë të sektorit dhe zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme të nënshkruara me kompaninë.

    1- Rritja e fondit te pagave me 18% kjo shume te shpërndahet për punonjësit e fushës.
    2 – Arritja e trajtimit ushqimor nga 9 mijë lekë ne 13 e 200 lekë.
    3- Zbatimi i ligjit te statusit te naftëtarit.
    4- Drejtësi e barazi në shpërblime.
    5-  Meritokraci në rritje në detyrë e pronovime

     

  • Në ditën e 9-të të grevës së urisë, naftëtarët në Marinzë shfaqin probleme shëndetësore

    Në ditën e 9-të të grevës së urisë, naftëtarët në Marinzë shfaqin probleme shëndetësore

    Naftëtarët e Sindikatës së Hidrokarbureve në Marinzë të Fierit janë tashmë në ditën e 9-të të grevës së urisë, duke vijuar protestën e tyre për plotësimin e kërkesave ekonomike dhe sociale. Ndërsa numri i grevistëve pritet të rritet në ditët në vijim, situata shëndetësore e disa prej tyre, përfshirë Dorian Dyrmishin, ka filluar të shqetësojë seriozisht.
    Grevisti Dyrmishi ka paraqitur probleme serioze me tensionin, duke bërë të domosdoshme ndërhyrjen e ekipit mjekësor që ka mbërritur në vendin e protestës për të monitoruar gjendjen e tyre.
    Burimet bëjnë me dije se gjatë takimit të fundit me përfaqësuesit e kompanisë Bankers Petroleum, kërkesat kryesore të naftëtarëve nuk janë pranuar ende. Kompania ka rënë dakord vetëm për rritjen e normës së antidotës ushqimore, një masë që grevistët e konsiderojnë të pamjaftueshme për të adresuar shqetësimet e tyre.
    Grevistët kanë shprehur vendosmërinë për të vijuar grevën e urisë deri në plotësimin e kërkesave, ndërsa kanë paralajmëruar se numri i tyre do të rritet, duke nisur fazën e dytë të protestës me ngritjen e çadrave në oborrin e godinës së sindikatës për akomodimin e pjesëmarrësve të rinj.
    Naftëtarët kanë bërë një apel të hapur për qeverinë shqiptare, duke kërkuar ndërmjetësim të menjëhershëm mes tyre dhe kompanisë Bankers Petroleum. Ata shpresojnë që me ndërhyrjen institucionale të mund të gjendet një zgjidhje e drejtë dhe e qëndrueshme për problemet e tyre, të cilat përfshijnë rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës.
    Cilat janë kërkesat e naftëtarëve?
    Grevistët kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës, pagesa të dinjitetshme, trajtim të barabartë me punonjësit e tjerë të sektorit dhe zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme të nënshkruara me kompaninë.1- Rritja e fondit te pagave me 18% kjo shume te shpërndahet për punonjësit e fushës.2 – Arritja e trajtimit ushqimor nga 9 mijë lekë ne 13 e 200 lekë.3- Zbatimi i ligjit te statusit te naftëtarit.4- Drejtësi e barazi në shpërblime.5-  Meritokraci në rritje në detyrë e pronovime
    Çfarë dihet deri më tani?
    Protestuesit e naftëtarëve të kompanisë “Bankers Petroleum” në Marinzë thonë se deri më tani nuk ka transparencë për kontratat ekzistuese, asnjë informacion zyrtar për një marrëveshje të ardhshme dhe se kjo mungesë komunikimi po i shtyn drejt grevës totale në rast se kërkesat e tyre nuk merren parasysh.
    Ata theksojnë se janë të vendosur të ndalin punën deri në arritjen e një zgjidhjeje konkrete dhe një marrëveshjeje të re me punonjësit, ndërsa pritet reagimi i autoriteteve dhe i kompanisë për situatën.

  • SYRI TV/ Naftëtarët e Bankers 4 ditë në grevë urie: Nuk do ndalim rezistencën

    SYRI TV/ Naftëtarët e Bankers 4 ditë në grevë urie: Nuk do ndalim rezistencën

    Naftëtarët e kompanisë Bankers Petrolium, kanë hyrë në ditën e katërt të grevës së tyre. Një prej grevistëve ka shfaqur probleme shëndetësore, duke pasur nevojë për marrjen e mjekimit. Naftëtarët shprehen se nuk do të ndalin grevën deri në plotësimin e kërkesave të tyre për rritje pagash, kushte më të mira pune dhe kërkesa të tjera.

    Syri tv

    Grevën e vijojnë të dhjetë punonjësit e kompanisë Bankers, ndërsa pranë tyre qëndrojnë çdo ditë kolegët, të cilët kanë bojkotuar punën prej katër ditësh.

    Grevistët thonë se gjendja e tyre shëndetësore sa vjen e përkeqësohet.

    Drejtuesi i grevës Dritan Shaho pohoi se janë të vendosur në kauzën e tyre do ti shkojnë deri në fund.

    Nga ana e drejtuesve të kompanisë Bankers Petrolium deri më tani nuk ka patur asnjë tentativë për negociata.

  • Grevë urie për 23 ditë, djali i shqiptarit Pano Ruçi: Babai im, hero. I thashë disa herë të hiqte dorë, por…

    Grevë urie për 23 ditë, djali i shqiptarit Pano Ruçi: Babai im, hero. I thashë disa herë të hiqte dorë, por…

    Kristjan Ruçi, djali i Pano Ruçit, mbërriti në Athinë mbrëmë nga Selaniku, pasi greva e urisë e babait të tij përfundoi, ndërsa autoritetet vendosën që të kryhej autopsia e të ndjerit.

    “Ndihem i lehtësuar që ai e ndërpreu grevën e urisë”, tha ai, duke shtuar se “në një vend ku lindi demokracia, nuk e kuptoj pse na u desh të prisnim 23 ditë për një çështje kaq të thjeshtë”.

    Kristjani zbuloi se gjatë gjithë grevës ai ishte në komunikim të vazhdueshëm me të atin: “Për 23 ditë i dhashë kurajë, siç bënë të gjithë të tjerët.” Kur u pyet nëse kishte frikë për të atin gjatë grevës së urisë dhe nëse i kishte kërkuar të ndalonte, ai u përgjigj: “I thashë të mendonte përsëri, sepse isha i shqetësuar për shëndetin e tij. Ai kishte probleme me zemrën, por këmbënguli.”. “Babai im është një hero”, tha ai me emocione, duke folur për mbështetjen që babai i tij ka marrë nga qytetarët në të gjithë Greqinë dhe jo vetëm.

    LEXO EDHE: Pano Ruçi i jep fund grevës së urisë pas 23 ditësh, kërkesat e tij u pranuan

    Duke iu referuar vëllait të tij, Denisit, i cili humbi jetën në aksidentin e Tempit, Kristjani tha: “Shpresoj që Denisi të na shikojë nga lart”.

    Siç zbuloi ai, babai i tij ka ditëlindjen sot dhe familja po përgatit një surprizë në Sheshin Syntagma, duke dashur t’i dhurojë një moment gëzimi pas javëve të vështira që i kanë paraprirë.

  • Shqiptari Pano Ruçi i jep fund grevës së urisë në Athinë, plotësohen kërkesat e tij

    Shqiptari Pano Ruçi i jep fund grevës së urisë në Athinë, plotësohen kërkesat e tij

    Pas 23 ditësh, shqiptari Pano Ruçi ka vendosur ta ndalojë grevën e urisë, pasi autoritetet greke kanë pranuar të gjitha kërkesat e tij.
    Pano Ruçi kishte kërkuar zhvarrosjen e trupit të djalit të tij, Denis Ruçi, si dhe kryerjen e ekzaminimeve të specializuara për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
    Ky zhvillim vjen pas një periudhe të gjatë tensioni dhe përpjekjesh të vazhdueshme nga ana e familjes për të zbardhur rrethanat e ngjarjes që çoi në vdekjen e të riut.
    “Drita mund ta mposhtë errësirën. Sot është dita e fitores së të mirës mbi të keqen. Një person me të gjithë të drejtën në anën e tij mund të mposhtë mekanizmat më të pamëshirshëm”, tha avokatja e tij, Zoe Konstantopoulou.
    Në deklaratat e tij më herët sot, ai kishte bërë thirrje për transparencë të plotë në procesin e testeve toksikologjike, pasi të jetë dhënë drita jeshile që ato të kryhen.
    Ai shtoi se i përjetoi 23 ditët e grevës së urisë “me shumë dhimbje dhe lodhje. Në të njëjtën kohë, jam i duruar dhe kjo mbështetje nga njerëzit më bën të duroj dhe të shpresoj. Derisa të gjitha kërkesat e mia të marrin përgjigje, unë do të jem këtu”.
    Djali i Pano Ruçit, Denis Ruçi 22 vjeç, është një nga 57 viktimat që humbën jetën në aksidentin tragjik hekurudhor në Tempi të Greqisë. Pano Ruçi kërkon zhvarrimin e trupit të djalit të tij.

  • Athina në tubim kundër ligjit të ri që kriminalizon sindikatat

    Athina në tubim kundër ligjit të ri që kriminalizon sindikatat

    Një tubim proteste u mbajt mëngjesin e së enjtes, më 28 gusht, në sheshin Sintagma të Athinës, në kuadër të grevës 24-orëshe mbarëkombëtare të Punonjësve Publikë, të shpallur nga ADEDY. Protestuesit u mblodhën për të kundërshtuar projektligjin për Ligjin e ri Disiplinor, i cili u paraqit për diskutim dhe votim në Seancën Plenare të Parlamentit.

    ADEDY: Projektligj që kriminalizon sindikatat

    Në njoftimin e saj, ADEDY denoncoi “tentativën për kriminalizimin e veprimit sindikal, shoqëror dhe politik”, duke kundërshtuar heqjen e Këshillit Disiplinor të Shkallës së Dytë dhe të drejtës së ankimimit, si dhe gjobat e ashpra që parashikon projektligji. Sindikata i bëri thirrje punonjësve të marrin pjesë masivisht në protestë dhe mobilizime të ngjashme në të gjithë vendin.

    Transporti publik jashtë grevës

    Ndërkohë, transporti publik në Athinë funksionoi normalisht, pasi metroja dhe autobusët nuk iu bashkuan grevës, po ashtu edhe linjat detare. Edhe ndalesa katërorëshe e paralajmëruar nga Shoqata e Kontrollorëve të Trafikut Ajror u shpall e paligjshme, ndaj fluturimet u kryen sipas orarit.

    Shëndetësia, arsimi dhe pushteti vendor në grevë

    Në grevë morën pjesë gjithashtu federatat e shëndetësisë (OENGE, POEDIN), qeverisjes vendore (POE-OTA) dhe arsimit (OLME, DOE), të cilat shprehën kundërshtimin e tyre të fortë ndaj projektligjit.