Tag: grevën

  • Belgjika në kaos nga greva 3-ditore, bllokohen shërbimet publike

    Belgjika në kaos nga greva 3-ditore, bllokohen shërbimet publike

    Bota E Martë, 25 Nëntor 2025 14:53
    Belgjika po përballet me një grevë të përgjithshme tre-ditore, e nisur të hënën, e cila ka paralizuar transportin, shkollat, spitalet dhe shërbimet publike. Aksioni i sindikatave vjen si kundërshtim ndaj reformave sociale dhe buxhetore të qeverisë, të cilat ata i konsiderojnë si një “çmontim social”.
    Grevës i janë shtuar edhe anulime të shumta trenash në linjën Bruksel–Këln, duke ndikuar deri në Gjermani. Sipas agjencisë Belga, transporti publik do të jetë veçanërisht i goditur deri të mërkurën. Pavarësisht vështirësive, qytetarët shprehin mbështetje për grevën.

    “E mbështes grevën, edhe pse është e vështirë për mua si nënë që duhet të gjej zgjidhje mes punës dhe fëmijëve,” tha punonjësja Sarah Latré.

    “Reforma e pensioneve është shqetësuese. E mbështes grevën, por si mësuese nuk dua të lë nxënësit vetëm,” shtoi Sofie Verschueren.

    Të martën protestës i bashkohen personeli i spitaleve, punonjësit e arsimit dhe kopshteve, si edhe sektorët publikë të posteve, pastrimit dhe transportit lokal. Ndikimi më i madh pritet të ndjehet të mërkurën, kur në grevë përfshihen edhe sindikatat e sektorit privat. Aeroportet kryesore të vendit, Bruksel–Zaventem dhe Charleroi, njoftuan se nuk do të ketë nisje fluturimesh.
    Qeveria ka përfshirë në marrëveshjen buxhetore kursime prej 9.2 miliardë eurosh deri në vitin 2029, çka ka nxitur përplasjen e ashpër me sindikatat.

  • Grevë urie në Marinzë, përkeqësohet gjendja e 3 sindikalistëve

    Grevë urie në Marinzë, përkeqësohet gjendja e 3 sindikalistëve

    Në Marinzë, 10 anëtarë të Këshillit Sindikal vijojnë grevën e urisë prej pesë ditësh. Ditën e sotme është përkeqësuar gjëndja shëndetësore e tre prej grevistëve në zyrat e Sindikatës të Sektorit Hidrokarbur në Marinzë.
    Vetëm pak minuta më parë mjekët kanë mbërritur me ambulancë për të monitoruar nga afër situatën e tyre.
    Të 10 anëtarët e këshillit sindikal kanë shfaqur probleme shëndetësore, si temperaturë, lodhje, marramëndje, e dhimbje koke, ndërsa tre prej tyre kanë marrë dhe injeksione.
    Pavarësisht plogështisë në ditën e pestë të grevës së urisë, grevistët janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund plotësimit të kërkesave të tyre të mbështetur edhe nga punonjësit e fushës naftëmbajtëse të cilët vijojnë gjithashtu grevën me bojkot pune.
    Ata kërkojnë rritje page prej 9% për punonjësit me paga më të ulëta dhe alokimin e 1% të fondit total të pagave për krijimin e një fondi sindikal.
    Por, kompania kineze Bankers Petroleum  në një reagim të bërë pak ditë më parë deklaroi se rritja e pagave aktualisht nuk është e përballueshme financiarisht. Megjithatë, kompania ra dakord për rritjen e trajtimit ushqimor në përputhje me normat e kompanisë shtetërore të naftës, plan që do të zbatohet në fund të vitit financiar.

  • Shqiptari në Athinë ndalon grevën, plotësohen kërkesat e tij

    Shqiptari në Athinë ndalon grevën, plotësohen kërkesat e tij

    Shqiptari Pano Ruci, ka vendosur të ndalë grevën e urisë pas 23 ditësh, pasi të gjitha kërkesat e tij u morën parasysh.
    Ai kishte kërkuar që të bëhej zhvarrosja e djalit të tij, Denis Ruci, që humbi jetën në tragjedinë hekurudhore të Tempes si dhe kryerja e ekzaminimeve të specializuara.
    Në deklaratat e tij më herët gjatë ditës së sotme, Ruci theksoi se ka kërkuar transparencë të plotë në procesin e ekzaminimeve toksikologjike dhe të tjera, pasi është dhënë drita jeshile për zhvillimin e tyre.
    Ai shtoi gjithashtu se i ka përjetuar këto 23 ditë grevë urie “me shumë dhimbje dhe lodhje. Megjithatë, kam durim dhe mbështetja e njerëzve më jep forcë të qëndroj dhe të shpresoj. Do të jem këtu derisa të marr përgjigje për të gjitha kërkesat e mia.”
    “Sot bëhen 23 ditë që jam këtu në Sintagma dhe do të vazhdoj këtë luftë deri sa të marrim një konfirmim nga qeveria se kërkesat tona do të pranohen,” tha ai në një deklaratë të dhënë pasditen e së martës, më 7 tetor.
    “Sot drita mposhti errësirën,” deklaroi mbrëmjen e së martës nga Sheshi Sintagma Zoi Konstantopulu, avokatja e Panos Rucit.
    “Drita mund ta mposhtë errësirën. Me forcën e shpirtit të tij dhe të gjithë shoqërisë, me të drejtën në anën e tij, ai po sfidon mekanizmat më të ashpër dhe të pamëshirshëm. Fshehja, mbulimi dhe skemat për të groposur të vërtetën nuk triumfuan. Sot u vërtetua se Pano Ruci ia doli të mposhtë ata që donin të fshehnin të vërtetën. Mekanizmat rezistonin, por rikthimi në qarkullim i dosjes me 3.000 faqe që dokumenton neglizhencat e institucioneve përgjegjëse, është dëshmi se lufta dhe këmbëngulja e Panos Rucit nuk ishin të kota,” theksoi ajo.

  • Tragjedia e trenave në Greqi/ I rraskapitur nga lodhja dhe dhimbja, Pano Ruçi: Nuk e le grevën edhe nëse vdes, dua të di të vërtetën për djalin

    Tragjedia e trenave në Greqi/ I rraskapitur nga lodhja dhe dhimbja, Pano Ruçi: Nuk e le grevën edhe nëse vdes, dua të di të vërtetën për djalin

    I rraskapitur nga lodhja dhe dhimbja dhe me probleme shëndetësore, shqiptari Pano Ruçi vijon në Greqi grevën e urisë për të 20-ën ditë.

    Në një deklaruat të dhënë për “Mega”, ai tha se nuk tërhiqet nga greva edhe nëse vdes, dhe se kërkesës për zhvarrosjen e djalit të tij, Denisit, që humbi jetën në tragjedinë e aksidentit të trenave në Tempi.

    Ai kërkon që ai të zhvarrosë djalin e tij në mënyrë që të kryhen analizat toksikologjike.

    “Po vazhdoj grevën time, nuk do të ndalem, do të shkoj deri në fund. Dua të mësoj të vërtetën për djalin tim. Dua të mësoj se nga çfarë vdiq djali im. Nuk pranoj të bëhet zhvarrosja vetëm për testin e ADN-së”, deklaron ai.

    Gjendja e tij shëndetësore është e rëndë pas gati tre javësh grevë urie. Të premten ai u transferua në Spital, ku mjekët zbuluan hipotension, takikardi, ënjtje të lehtë në gjymtyrët e poshtme dhe një humbje prej 10 kilogramësh.

    LEXO EDHE: Në grevë prej 19 ditësh në Greqi, shqiptari Pano Ruçi dërgohet në spital pas problemeve shëndetësore!

    “Forca ime ka rënë, por njerëzit që vijnë këtu më japin kurajë”, tha ai.

    Ruçi u bën thirrje politikanëve që ta vendosin veten “të paktën për një moment” në vendin e tij.

    “Të mendojnë si baballarë dhe nëna, me zemrat e tyre dhe jo me karriget e tyre”, tha ai.

    Dy vjet pas aksidentit në Tempi, Ruçi thekson se trenat ende qarkullojnë pa asnjë masë sigurie.

    “Do të ulem këtu dhe do të vdes. Nuk do të iki nëse kërkesa ime nuk pranohet. Dua të di se si vdiq fëmija im”, tha ai.

  • Shqiptari nuk e ndal grevën e urisë para parlamentit grek: Të zbardhet vdekja e djalit tim në aksidentin e Tempit

    Shqiptari nuk e ndal grevën e urisë para parlamentit grek: Të zbardhet vdekja e djalit tim në aksidentin e Tempit

    Pano Ruçi nuk e ka ndalur grevën e tij të urisë përpara parlamentit grek në qendër të Athinës. Prej shtatë ditësh, shqiptari qëndron në shesh duke kërkuar zbardhjen e së vërtetës për vdekjen e djalit të tij, Denisit, në aksidentin hekurudhor të Tempit më 28 shkurt 2023.
    Një ditë më parë, prokurorja e Larisës pranoi kërkesën e tij për të zhvarrosur të birin me qëllim kryerjen e analizës së ADN-së, pasi 57-vjeçari pretendon se eshtrat e djegura që iu dhanë nga autoritetet nuk i përkasin të birit. Megjithatë, ai nuk është kënaqur me kaq, duke deklaruar se do të vijojë grevën e urisë derisa të kryhen analizat e duhura për të zbardhur arsyet e vdekjes së djalit të tij.
    “Kjo nuk është ajo që dua. Unë do të vazhdoj luftën time, nuk ndalem. Siç e kam thënë që nga dita e parë: ata engjëj të vegjël atje lart duan drejtësi, dhe unë nuk do ta lë kështu. Deri sa gjithçka të bëhet siç duhet,” tha Pano Ruçi.
    Protesta e shqiptarit ka zgjuar vëmendje të madhe në vendin fqinj, pasi qindra qytetarë shkojnë çdo ditë përpara tij për të shprehur solidaritet. Pas tij, edhe familjarë të tjerë të viktimave kanë kërkuar zhvarrosjen e të afërmve të tyre.
    Në aksidentin e dy viteve më parë, përplasja e dy trenave shkaktoi vdekjen e 57 personave, mes të cilëve edhe 6 të rinj me origjinë shqiptare.

  • Greva e urisë para parlamentit grek, babai i shqiptarit: Të zbardhet vdekja e djalit tim!

    Greva e urisë para parlamentit grek, babai i shqiptarit: Të zbardhet vdekja e djalit tim!

    Pano Ruçi nuk e ka ndalur grevën e tij të urisë përpara parlamentit grek në qendër të Athinës. Prej 7 ditësh, shqiptari qëndron në shesh duke kërkuar zbardhjen e së vërtetës për vdekjen e djalit të tij, Denisit, në aksidentin hekurudhor të Tempit më 28 shkurt 2023.

    Një ditë më parë, prokurorja e Larisës pranoi kërkesën e tij për të zhvarrosur të birin me qëllim kryerjen e analizës së ADN-së, pasi 57-vjeçari pretendon se eshtrat e djegura që iu dhanë nga autoritetet nuk i përkasin të birit. Megjithatë, ai nuk është kënaqur me kaq, duke deklaruar se do të vijojë grevën e urisë derisa të kryhen analizat e duhura për të zbardhur arsyet e vdekjes së djalit të tij.

    “Kjo nuk është ajo që dua. Unë do të vazhdoj luftën time, nuk ndalem. Siç e kam thënë që nga dita e parë: ata engjëj të vegjël atje lart duan drejtësi, dhe unë nuk do ta lë kështu. Deri sa gjithçka të bëhet siç duhet,” ka deklaruar Pano Ruçi për mediat greke.
    Protesta e shqiptarit ka zgjuar vëmendje të madhe në vendin fqinj, pasi qindra qytetarë shkojnë çdo ditë përpara tij për të shprehur solidaritet. Pas tij, edhe familjarë të tjerë të viktimave kanë kërkuar zhvarrosjen e të afërmve të tyre.
    Në aksidentin e dy viteve më parë, përplasja e dy trenave shkaktoi vdekjen e 57 personave, mes të cilëve edhe 6 të rinj me origjinë shqiptare.

  • Inskenoi vdekjen e tij/ Pecorelli ndërpret grevën e urisë në burgu 313: Të burgosurve u gatuaj makarona, kam humbur 6 kg

    Inskenoi vdekjen e tij/ Pecorelli ndërpret grevën e urisë në burgu 313: Të burgosurve u gatuaj makarona, kam humbur 6 kg

    Davide Pecorelli

    TIRANË-Biznesmeni italian Davide Pecorelli kishte hyrë në grevë urie më 16 korrik, duke denoncuar me një letër të shkruar me dorë dhe drejtuar Gjykatës dhe Konsullatës italiane kushtet e rënda të paraburgimit, duke ndarë një qeli 16 metra katrorë me tetë persona të tjerë, pa ujë të rrjedhshëm dhe e mbushur me minj. Tashmë biznesmeni italian rrëfen se e ka ndërprerë grevën e urisë dhe Gjykata e Apelit në Shqipëri ka depozituar motivimin e vendimit të dënimit, duke i lejuar kështu të paraqesë ankim në Gjykatën e Lartë.
    Nga burgu ku ndodhet i mbyllur që nga data 8 maj, ish-arbitri i futbollit dhe sipërmarrësi nga San Giustino ka mundësi të kontaktojë çdo ditë me familjarët (gruan, katër fëmijët dhe babanë) dhe, në këtë rast, edhe me mikun italian gazetar.
    “Jam i burgosuri numër 234’. Zëri është ai i Davide Pecorellit. Davide, si je? ‘Gjithsesi mirë, edhe pse jua kam përshkruar tashmë kushtet në burgun 313 të Tiranës. Kam vendosur të ndërpres grevën e urisë pas dy javësh, vazhdon, kam humbur 6 kilogramë. Një kthesë, apo më mirë, një rreze e parë shprese, ka ardhur pardje, më 31 korrik, kur Gjykata e Apelit në Shqipëri më në fund ka depozituar motivimin e vendimit të dënimit. Deri tani nuk kam mundur, bashkë me avokatët e mi italianë dhe shqiptarë, të paraqes ankim, për shkak të mungesës së motivimit të vendimit të Gjykatës së Shkodrës. Tani do të mund të formalizoj ankimimin në Gjykatën e Lartë: qëllimi është të marr një masë më pak kufizuese në pritje të gjyqit të shkallës së dytë, që është caktuar për më 18 shtator. Tani mund të shpresoj të paktën për diçka të mirë pas gati tre muajsh kalvari. Më trajtojnë mirë, çdo mbrëmje u gatuaj makaronat: përpiqemi të mbijetojmë, por kushtet janë ekstreme,”-shprehet Pecorelli.
    Biznesmeni italian do të vuajë 4 vite burg në Shqipëri. Ai u shpall fajtor për “Mashtrim” në bashkëpunim, “Dhunimi i varreve” “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” e “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Në lidhje me rastin Prokuroria e Pukës kërkoi dënimin me 8 vite burg.
    Si e inskenoi zhdukjen? 
    Davide Pecorelli u zhduk në janar të 2021 në qytetin e Pukës, ku një makinë që ishte marrë me qera prej tij, u gjet e djegur në një zonë të thellë, të pambuluar me kamera sigurie. Brenda makinës u gjetën dhe mbetje skeletore, që fillimisht u dyshua se i përkisnin biznesmenit.
    Teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare u ngritën në këmbë për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin, më 17 shtator 2021 Davide Pecorelli, u shfaq për mrekulli shëndoshë e mirë në një gomone pranë ishullit Montecristo. Më pas ai tronditi jo pak me historinë që tregoi, duke thënë se për 9 muaj, kur të gjithë e kishin shpallur të zhdukur, ai kishte qenë në kërkim të një thesari. Me itinerarin nga Rinasi drejt Shkodrës e më pas në Pukë ai humbi gjurmët duke djegur brenda automjetit një skelet të cilin rezulton se e ka marrë duke dëmtuar një varr në varrezat e Pukës.
    Për disa javë ky u bë lajmi që shqetësoi hetuesit mes Italisë e Shqipërisë ku një grup i posaçëm zbarkoi në Pukë. Por teksa hetimet ishin në vijim, rezultoi se eshtrat e gjetura në automjetin e djegur model Skoda i përkisnin një tjetër ADN-je dhe jo pemës gjenetike të familjes Pecorelli./ZËRI