Tag: greqisë

  • PD rrezikon mandatin në Lezhë, PS ngushton diferencën me 341 vota! Tabaku e Piroli udhëzojnë numëruesit të kontestojnë zarfet e Greqisë

    PD rrezikon mandatin në Lezhë, PS ngushton diferencën me 341 vota! Tabaku e Piroli udhëzojnë numëruesit të kontestojnë zarfet e Greqisë

    Numërimi i votave të Greqisë për qarkun e Lezhës po ngushton diferencën mes koalicionit të PD-së që deri tani ka 4 mandate dhe PS-së e cila ka marrë 3 mandate.

    Nga numërimi i 11619 zarfeve nga 11841 që janë në total, PS-ja është përpara me 1557 vota, ndërkohë që me votat e Shqipërisë, në avantazh ishte PD me 1898 vota.
    Kjo ka bërë që në Parkun Olimpik të shtohet interesi për kutitë e Lezhës.
    Kandidati i PD-së, Kastriot Piroli është ai që rrezikon nëse PD-ja humbet mandatin në Lezhë, pasi është renditur i dyti në listën e hapur pas Gjin Gjonit.
    Mesditën e sotme në ndihmë të tij ka shkuar edhe më e votuara e PD-së në Tiranë, Jorida Tabaku, e cila në një video të Top Channel udhëzon numëruesit si t’i kontestojnë votat e Greqisë.

    Top Channel

  • PD rrezikon mandatin në Lezhë, Tabaku e Piroli udhëzojnë numëruesit të kontestojnë zarfet e Greqisë

    PD rrezikon mandatin në Lezhë, Tabaku e Piroli udhëzojnë numëruesit të kontestojnë zarfet e Greqisë

    Votat e shqiptarëve të Greqisë për qarkun e Lezhës po ngushton diferencën mes koalicionit të PD-së që deri tani ka 4 mandate dhe PS-së e cila ka marrë 3 mandate.
    PS-ja është përpara me 1557 vota, ndërkohë që me votat e Shqipërisë, në avantazh ishte PD me 1898 vota. Kjo ka bërë që në Parkun Olimpik të shtohet interesi për kutitë e Lezhës.

    Kandidati i PD-së, Kastriot Piroli është ai që rrezikon nëse PD-ja humbet mandatin në Lezhë, pasi është renditur i dyti në listën e hapur pas Gjin Gjonit.
    Në ndihmë të tij ka shkuar edhe më e votuara e PD-së në Tiranë, Jorida Tabaku, e cila udhëzon numëruesit si t’i kontestojnë votat e Greqisë.

  • Vijon numërimi i votave nga Greqia, PS thellon diferencën me PD me 47 mijë vota

    Vijon numërimi i votave nga Greqia, PS thellon diferencën me PD me 47 mijë vota

    Partia Socialiste ka thelluar rezultatin në diasporë me mbi 47 mijë vota diferencë nga PD. Sipas të dhënave të deritanishme nga KQZ, ndërsa po numërohet edhe vota e emigrantëve të Greqisë, PS kryeson me 90 468 vota, ose 56.22%, ndërkohë që koalicioni i Sali Berishës ka 43,109 vota ose 26.79% të totalit të votave.
    Votat e Greqisë për qarkun Lezhë po ngushtojnë diferencën mes PD, që deri më tani ka 4 mandate, dhe PS e cila ka marrë 3 mandate. Kjo ka bërë që PD të kërkojë rinumërim duke kontestuar rezultatin.
    Në vend të tretë është Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet me 12,803 vota, që përfaqësojnë 7.96%. Të tjera subjekte politike kanë marrë përqindje dukshëm më të ulëta.  Lëvizja Bashkë ka siguruar 2.50% të votave, Partia Mundësia 3.48%, dhe Partia Socialdemokrate 1.31%. Ndërkohë, partitë e tjera si Lëvizja Atdheu, Partia Aleanca Demokracia e Re apo Koalicioni Djathtas për Zhvillim kanë rezultuar me më pak se 1% të votave secila.
    Deri në këtë fazë janë numëruar 162,788 zarfe nga gjithsej 195,007 të parashikuara. Numërimi i votave të Greqisë nisi mëngjesin e kësaj të shtune pas vendimit të djeshëm të kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, pasi kishin mbetur peng që prej të dielës ku u mbajtën zgjedhjet për shkak të pretendimit të PD për manipulim.
    Por PD, edhe pse ka dërguar komisionerë që po monitorojnë procesin e numërimit të këtyre votave të ardhura nga Greqia, doli me një deklaratë se do t’i kontestojnë dhe do të kërkojnë që të mos përfshihen në rezultatin përfundimtar.

  • “Votat e Greqisë janë të manipuluara”, ja shënimet e numëruesve të PD-së në procesverbalet e KQZ. Kutitë e Beratit 88% votë për PS

    “Votat e Greqisë janë të manipuluara”, ja shënimet e numëruesve të PD-së në procesverbalet e KQZ. Kutitë e Beratit 88% votë për PS

    Partia Demokratike ka vendosur të kontestojë çdo votë të ardhur nga emigrantët shqiptarë në Greqi.
    Pas hapjes së kutive të para, rezulton se nga vendi fqinj është votuar në masë të madhe Partia Socialiste.
    Në dy kuti të numëruara në qarkun e Beratit dhe të marra si shembull nga PD-ja rezulton në njërën se nga 306 vota gjithsej 272 janë për PS dhe 16 për PD-në, ndërsa në tjetrën nga 434 vota të vlefshme 371 janë për PS-në dhe 28 për PD-në.
    Në këto kushte numëruesit e PD-së janë urdhëruar që t’i kontestojnë votat e Greqisë.
    “Ne i kontestojmë të gjitha votat e Greqisë dhe kërkojmë mospërfshirjen në rezultatin përfundimtar. Në gjykimin tonë, i gjithë procesi është totalisht i manipuluar”, thuhet në procesverbalet e nxjerrjes së rezultatit për votat e Diasporës.

  • PD rrezikon mandatin në Lezhë, PS ngushton diferencën,Tabaku e Piroli udhëzim numëruesve të kontestojnë votat e Greqisë

    PD rrezikon mandatin në Lezhë, PS ngushton diferencën,Tabaku e Piroli udhëzim numëruesve të kontestojnë votat e Greqisë

    Numërimi i votave të Greqisë për qarkun e Lezhës po ngushton diferencën mes koalicionit të PD-së që deri tani ka 4 mandate dhe PS-së e cila ka marrë 3 mandate. Nga numërimi i 10695 zarfave nga 11841 që janë në total, PD-ja është përpara me 621 vota, ndërkohë që me votat e Shqipërisë diferenca ishte rreth 1500 vota.
    Kjo ka bërë që në Parkun Olimpik të shtohet interesi për kutitë e Lezhës. Kandidati i PD-së, Kastriot Piroli është ai që rrezikon nëse PD-ja humbet mandatin në Lezhë, pasi është renditur i dyti në listën e hapur pas Gjin Gjonit. Mesditën e sotme në ndihmë të tij ka shkuar edhe më e votuara e PD-së në Tiranë, Jorida Tabaku, e cila udhëzon numëruesit si t’i kontestojnë votat e Greqisë.

  • Votat e Greqisë/ PD rrezikon të humbasë mandatin në Lezhë, ngushton diferencën PS

    Votat e Greqisë/ PD rrezikon të humbasë mandatin në Lezhë, ngushton diferencën PS

    Jorida Tabaku dhe Kastriot Piroli

    TIRANË- Numërimi i votave të Greqisë për qarkun e Lezhës duket se po ndryshon rezultatin! Me hapjen e zarfeve nga Greqia, Partia Demokratike rrezikon të humbasë mandatin e 4. Deri më tani, PD ka 4 mandate dhe Partia Socialiste ka 3. Nga numërimi i 10695 zarfave të numëruara nga Greqia nga 11841 që janë në total, PD-ja është para me 621 vota, ndërkohë që me votat e Shqipërisë diferenca ishte rreth 1500 vota.
    Kandidati demokrat Kastriot Piroli është ai që rrezikon nëse PD humbet mandatin në Lezhë, pasi është renditur i dyti në listën e hapur pas Gjin Gjonit. Në Parkun Olimpik ka shkuara edhe Jorida Tabaku, e cila ka udhëzuar numëruesit dhe komisionerët demokrat që të kontestojnë votat e Greqisë./ZËRI

  • “Vota e Greqisë u manipulua”, PD: Nuk do të lejomë përfshirjen në rezultatin përfundimtar

    “Vota e Greqisë u manipulua”, PD: Nuk do të lejomë përfshirjen në rezultatin përfundimtar

    Partia Demokratike nuk do të pranojë që numërimi i votave të Greqisë të përfshihet në rezultatin final të zgjedhjeve, pasi sipas tyre janë të manipuluara. Demokratët kanë ankimuar serish KAS vendimin e KQZ. Jozefina Topalli tha procesi i ruajtjes dhe dorëzimit të zarfeve nga Greqia dështoi.
    “Ky është rasti më flagrant i thyerjes së çdo norme dhe çdo standardi të procesit të votimit të shkruar në Kodin Zgjedhor. Mesa shihet, rezultatet shkojnë deri në 85% për PS në Fier, mund të shkojnë në Berat, e njëjta fenomen është në të gjitha qarqet, Durrës etj. Është një proces që siç e kemi thënë, i pakontrolluar dhe kontraktorët e DHL që është në kundërshtim me marrëveshjen që është bërë midis tyre dhe KQZ, mesa duket janë kooptuar nga strukturat e pushtetit në Greqi. Këtë e kemi kuptuar me logjikë që ditë më parë dhe në mënyrë të veçantë në Athinë, Selanik e Kretë postën e ka bërë partia në pushtet. Në këto kushte, procesi i marrjes së zarfeve nuk është bërë nga DHL por nga njerëz të tjerë dhe rezultati që kemi sot është larg reales.PS mund të fitonte sot, mund të shtonte vota, por rezultat 90% unë personalisht besoj se kjo gjë në 2025 mund të ndodhte në Korenë e Veriut, por për shkak të ndryshimit të sistemit ka ndodhur dhe në Shqipërinë tonë të dashur, dhe ky është një shpartallim i procesit zgjedhor”, tha Topalli.

  • PD rrezikon mandatin në Lezhë, PS e ngushton diferencën në 621 vota. Tabaku e Piroli udhëzojnë numëruesit të kontestojnë zarfet e Greqisë

    PD rrezikon mandatin në Lezhë, PS e ngushton diferencën në 621 vota. Tabaku e Piroli udhëzojnë numëruesit të kontestojnë zarfet e Greqisë

    Numërimi i votave të Greqisë për qarkun e Lezhës po ngushton diferencën mes koalicionit të PD-së që deri tani ka 4 mandate dhe PS-së e cila ka marrë 3 mandate.

    Nga numërimi i 10695 zarfave nga 11841 që janë në total, PD-ja është përpara me 621 vota, ndërkohë që me votat e Shqipërisë diferenca ishte rreth 1500 vota.
    Kjo ka bërë që në Parkun Olimpik të shtohet interesi për kutitë e Lezhës.
    Kandidati i PD-së, Kastriot Piroli është ai që rrezikon nëse PD-ja humbet mandatin në Lezhë, pasi është renditur i dyti në listën e hapur pas Gjin Gjonit.
    Mesditën e sotme në ndihmë të tij ka shkuar edhe më e votuara e PD-së në Tiranë, Jorida Tabaku, e cila në një video të Top Channel udhëzon numëruesit si t’i kontestojnë votat e Greqisë.

    Top Channel

  • Zbulohet pse Mitsotakis nuk ishte sot në Tiranë

    Zbulohet pse Mitsotakis nuk ishte sot në Tiranë

    Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis është nisur të enjten për në SHBA, ku do të kryesojë një diskutim të hapur të nivelit të lartë në kontekstin e presidencës greke në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ka mësuar Albanian Post.
    “Mitsotakis udhëton për në SHBA sepse do të mbajë një fjalim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për shkak të presidencës së Greqisë”, konfirmoi një burim jozyrtar për AP-në.
    Udhëheqës nga 47 vende evropiane dhe institucione të BE-së hapën Samitin e Gjashtë të Komunitetit Politik Evropian (EPC) të premten me një mesazh të qartë: unitet, bashkëpunim dhe veprim i përbashkët në një botë në ndryshim.
    Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa, bashkë-organizatorë të samitit në Tiranë, i përqendruan fjalimet e tyre hapëse në sigurinë e Evropës, mbështetjen për Ukrainën, mbrojtjen e demokracisë dhe përgjigjet e përbashkëta ndaj kërcënimeve të përbashkëta.
    Tema qendrore e samitit është “Një Evropë e Re në një Botë të Re: Unitet, Bashkëpunim, Veprim i Përbashkët”.

  • Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

    Votat e Greqisë, PD tjetër ankesë në KAS

    Partia Demokratike çoi në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve vendimin e Ilirjan Celibashit, i cili urdhëroi vazhdimin dhe përfundimin e numërimit të çdo dokumentacioni zgjedhor të mbërritur nga jashtë vendit. Aty përfshihen edhe zarfet e mbërritura nga Greqia.
    Janë pikërisht votat që kanë ardhur nga shteti helen që kontestohen nga demokratët, të cilët pretendojnë manipulim zgjedhor.
    Ndërkohë ditën e sotme, Kolegji Zgjedhor rrëzoi Partinë Demokratike mbi një padi të bërë më herët po mbi votat e Greqisë. Ata lanë në fuqi vendimin e KAS për të lejuar që votat nga Greqia të numërohen e të mos veçohen nga të tjerat.
    Nga Greqia kanë ardhur rreth 53 mijë zarfe nga 68 mijë të dërguara. Pritet të shihet nëse numërimi i do të sjellë ndryshime në konfigurimin aktual të rezultateve të subjekteve partiake, por edhe të kandidatëve në listat preferenciale./tvklan.al