Tag: greqisë

  • 21 mln euro total, në Bundesligë po vjen “Messi i Greqisë”

    21 mln euro total, në Bundesligë po vjen “Messi i Greqisë”

    24 Korrik 2025

    17:41

    Telesport

    Sipas gazetës gjermane Bild, Stuttgart po transferon 22-vjeçarin Giannis Konstantelias nga PAOK.
    Ai quhet “Messi grek” dhe për të klubi gjerman ka ofruar 18 mln euro plus 3 mln euro të tjer anë formë bonusesh. Vendimi i takon presidentit të klubit grek, Ivan Savvidis.
    Konstantelias ka pranuar kushtet e ofruara nga Stuttgart dhe pritet që ky transferim të bëhet zyrtar brenda javës së ardhshme.
    Kostantelias, i lindur në Volos të Greqisë, luan si mesfushor ofensiv. Vlera e tij në Transfermarkt është 17 mln euro.

  • Tërmet i fortë në Kretë të Greqisë

    Tërmet i fortë në Kretë të Greqisë

    Një tërmet i fortë me magnitudë 5.3 është ndjerë para pak minutash në Kretë të Greqisë. Sipas të dhënave tërmeti ndodhi 54 km në perëndim të Hanias në Kretë, në orën 16:26 me orën lokale.

    Tërmeti ishte në një thellësi prej 47 km dhe u raportua se u ndje nga disa njerëz pranë epiqendrës.

    Disa qytete dhe fshatra më të vogla ndodhen më afër epiqendrës dhe mund të kenë përjetuar dridhje më të forta, raportojnë mediat greke, ndërsa nuk bëhet e ditur për dëme apo të lënduar.

  • Greqia përballet me temperatura ekstreme, merren masa të reja për mbrojtjen e punëtorëve

    Greqia përballet me temperatura ekstreme, merren masa të reja për mbrojtjen e punëtorëve

    Autoritetet greke urdhëruan pushime të detyrueshme nga puna në zonat ku temperaturat pritet të kalojnë 40 gradë Celsius. Nga e diela, disa pjesë të Greqisë u përfshinë nga një valë e të nxehtit ekstrem, që pritet të zgjasë deri të enjten.
    Ministria e Punës ndaloi punën fizike jashtë dhe shpërndarjen e ushqimit nga ora 12:00 deri në orën 17:00. Urdhri do të zbatohet kryesisht në rajonet qendrore të Greqisë dhe në disa ishuj.

    Punëdhënësve iu kërkua, gjithashtu, të ofrojnë mundësi pune nga distanca. Në Athinë nuk u mor ndonjë masa emergjente, pasi vala aktuale e të nxehtit në kryeqytet nuk konsiderohet e pazakontë.
    Meteorologët presin temperaturat më të larta të martën dhe të mërkurën, ndërsa parashikojnë një rënie të lehtë, në rreth 35 gradë, kah fundi i javës. Temperaturat më ekstreme pritet të shënohen në zonat e ulëta të rajoneve qendrore të Greqisë.
    Në ishuj dhe përgjatë bregdetit, temperaturat pritet të jenë tre deri në pesë gradë më të ulëta sesa në pjesën kontinentale dhe në qendrat urbane.
    Ndër rekomandimet më të rëndësishme për qytetarët janë: shmangia e qëndrimit jashtë gjatë orëve të nxehta të mesditës, konsumimi i shumtë i ujit, shmangia e alkoolit, ngrënia e ushqimeve të lehta dhe evitimi i aktiviteteve sportive në ambient të hapur.
    Për të ndihmuar personat më të cenueshëm, si të pastrehët apo ata që nuk kanë ajër të kondicionuar, shumë qytete dhe komuna kanë vënë në dispozicion ambiente me ajër të kondicionuar, ku njerëzit mund të strehohen. Temperatura të larta janë duke mbizotëruar edhe në pjesë të tjera të Evropës, përfshirë edhe rajonin e Ballkanit./REL

  • Konsullata greke në “shtëpi” të re, Gerapetritis: Ndryshimi i kufijve i takon të kaluarës. Hasani: Bashkë, për integrimin

    Konsullata greke në “shtëpi” të re, Gerapetritis: Ndryshimi i kufijve i takon të kaluarës. Hasani: Bashkë, për integrimin

    Konsullata e Përgjithshme e Greqisë në Korçë nga kjo e hënë do të ushtrojë aktivitetin e saj diplomatik në një godinë të re, e cila në fakt përfaqëson një kthim në histori. Bëhet fjalë për ndërtesën ku në vitin 1936 ka qenë e vendosur konsullata greke dhe ku ka shërbyer poeti dhe diplomati i njohur Jorgos Seferis.

    Ministri i Jashtëm grek u shpreh se Shqipëria dhe Greqia tani i japin prioritetet stabilitetetit, duke shtuar se politikat e ndryshimit të kufijve  i përkasin tashmë së kaluarës.
    “Në botën e sotme sfidat që përballen liria janë të shumta. Nga ana jonë kujdesemi të forcojmë miqësinë e mirë. Si vende fqinj Shqipëria e Greqia u japin rëndësi stabilitetit, jo vetëm marrëdhënies bilaterale. Politikat e ndryshimit të kufijve i takojnë të kaluarës. Ashtu si do shkruante Jorgo Seferis, të gjitha këto janë histori të vjetra që nuk i interesojnë njeriu”, tha George Gerapetritis, ministri i Jashtëm i Greqisë.

    Diplomati grek gjithashtu vlerësoi punën e homologut të  tij Igli Hasani në këtë drejtim.
    “Prezenca jote Igli tejcon mesazh të rëndësishëm, ti e di çfarë do të thotë minoritet, e di rëndësinë që i jep Greqia dhe ne nuk bëjmë hap mbrapa. Prezenca jote ka ndihmuar në përparimin e dy vendeve. Për këtë të falënderoj. Sot në Korçë minoriteti grek na bashkon, dhe vazhdon të përbëjë një urë bashkëpunimi dhe mirëkuptimi midis dy popujve tanë”, tha George Gerapetritis, ministri i Jashtëm i Greqisë.
    Ministri Hasani nga ana e tij theksoi  se mbështetja e Greqisë ka qenë dhe mbetet thelbësore për Shqipërinë sidomos në rrugën drejt BE.
    “Kjo frymë e re materializohet në dialog të rregullt politik, projekte të reja, për minoritetin grek në Shqipëri dhe komunitetin shqiptar në Greqi, të cilat janë ura të gjalla për vendet tona. Në këtë kuadër mbështetja e Greqisë për integrimin e Shqipërisë në BE ka qenë dhe  është thelbësore. Ne presim një vletrësim të drejtë dhe objektiv  të progresit që kemi bërë më rrugën e reofrmave dhe standardeve europaine”, tha ministri Hasani.
    Rinovimi i kësaj konsullate do të shërbejë sidomos si një  pikë referimi për shkëmbime kulturore dhe afrim me qytetarët.
    “Kjo do jetë një urë e gjallë bashkëpunimi. Sot kemi mundësi të ndërtojmë partneritet të ri të mbështetur mbi potencial.  Nga Korça le të përcjellin se fqinjësia e mirë janë themeli për një të ardhme më të mirë për popujt tanë. Le të jemi brezi që e bën këtë realitet një vizion të vërtetë”, theksoi ministri Hasani.
    Ndërtesa e rikthyer në funksion pritet të hapë zyrtarisht dyert për qytetarët në ditët në vijim.

    /vizionplus.tv

  • Greqia urdhëron pushime nga puna për shkak të të nxehtit

    Greqia urdhëron pushime nga puna për shkak të të nxehtit

    Autoritetet greke urdhëruan pushime të detyrueshme nga puna në zonat ku temperaturat pritet të kalojnë 40 gradë Celsius. Nga e diela, disa pjesë të Greqisë u përfshinë nga një valë e të nxehtit ekstrem, që pritet të zgjasë deri të enjten.
    Ministria e Punës ndaloi punën fizike jashtë dhe shpërndarjen e ushqimit nga ora 12:00 deri në orën 17:00.Urdhri do të zbatohet kryesisht në rajonet qendrore të Greqisë dhe në disa ishuj.
    Punëdhënësve iu kërkua, gjithashtu, të ofrojnë mundësi pune nga distanca. Në Athinë nuk u mor ndonjë masa emergjente, pasi vala aktuale e të nxehtit në kryeqytet nuk konsiderohet e pazakontë.
    Meteorologët presin temperaturat më të larta të martën dhe të mërkurën, ndërsa parashikojnë një rënie të lehtë, në rreth 35 gradë, kah fundi i javës.
    Temperaturat më ekstreme pritet të shënohen në zonat e ulëta të rajoneve qendrore të Greqisë. Në ishuj dhe përgjatë bregdetit, temperaturat pritet të jenë tre deri në pesë gradë më të ulëta sesa në pjesën kontinentale dhe në qendrat urbane.
    Ndër rekomandimet më të rëndësishme për qytetarët janë: shmangia e qëndrimit jashtë gjatë orëve të nxehta të mesditës, konsumimi i shumtë i ujit, shmangia e alkoolit, ngrënia e ushqimeve të lehta dhe evitimi i aktiviteteve sportive në ambient të hapur.
    Për të ndihmuar personat më të cenueshëm, si të pastrehët apo ata që nuk kanë ajër të kondicionuar, shumë qytete dhe komuna kanë vënë në dispozicion ambiente me ajër të kondicionuar, ku njerëzit mund të strehohen. Temperatura të larta janë duke mbizotëruar edhe në pjesë të tjera të Evropës, përfshirë edhe rajonin e Ballkanit. REL/

  • Lufta me flakët, Greqia urdhëron pushime nga puna për shkak të të nxehtit

    Lufta me flakët, Greqia urdhëron pushime nga puna për shkak të të nxehtit

    Autoritetet greke urdhëruan pushime të detyrueshme nga puna në zonat ku temperaturat pritet të kalojnë 40 gradë Celsius.

    Nga e diela, disa pjesë të Greqisë u përfshinë nga një valë e të nxehtit ekstrem, që pritet të zgjasë deri të enjten.
    Ministria e Punës ndaloi punën fizike jashtë dhe shpërndarjen e ushqimit nga ora 12:00 deri në orën 17:00.
    Urdhri do të zbatohet kryesisht në rajonet qendrore të Greqisë dhe në disa ishuj.
    Punëdhënësve iu kërkua, gjithashtu, të ofrojnë mundësi pune nga distanca.
    Në Athinë nuk u mor ndonjë masa emergjente, pasi vala aktuale e të nxehtit në kryeqytet nuk konsiderohet e pazakontë.
    Meteorologët presin temperaturat më të larta të martën dhe të mërkurën, ndërsa parashikojnë një rënie të lehtë, në rreth 35 gradë, kah fundi i javës.
    Temperaturat më ekstreme pritet të shënohen në zonat e ulëta të rajoneve qendrore të Greqisë.
    Në ishuj dhe përgjatë bregdetit, temperaturat pritet të jenë tre deri në pesë gradë më të ulëta sesa në pjesën kontinentale dhe në qendrat urbane.
    Ndër rekomandimet më të rëndësishme për qytetarët janë: shmangia e qëndrimit jashtë gjatë orëve të nxehta të mesditës, konsumimi i shumtë i ujit, shmangia e alkoolit, ngrënia e ushqimeve të lehta dhe evitimi i aktiviteteve sportive në ambient të hapur.
    Për të ndihmuar personat më të cenueshëm, si të pastrehët apo ata që nuk kanë ajër të kondicionuar, shumë qytete dhe komuna kanë vënë në dispozicion ambiente me ajër të kondicionuar, ku njerëzit mund të strehohen.
    Temperatura të larta janë duke mbizotëruar edhe në pjesë të tjera të Evropës, përfshirë edhe rajonin e Ballkanit. /rel

    Top Channel

  • I nxehti në Greqi, ndalohet puna fizike jashtë në orët e pikut

    I nxehti në Greqi, ndalohet puna fizike jashtë në orët e pikut

    Autoritetet greke urdhëruan pushime të detyrueshme nga puna në zonat ku temperaturat pritet të kalojnë 40 gradë Celsius.

    Nga e diela, disa pjesë të Greqisë u përfshinë nga një valë e të nxehtit ekstrem, që pritet të zgjasë deri të enjten.

    Ministria e Punës ndaloi punën fizike jashtë dhe shpërndarjen e ushqimit nga ora 12:00 deri në orën 17:00.

    Urdhri do të zbatohet kryesisht në rajonet qendrore të Greqisë dhe në disa ishuj.

    Punëdhënësve iu kërkua, gjithashtu, të ofrojnë mundësi pune nga distanca.

    Në Athinë nuk u mor ndonjë masa emergjente, pasi vala aktuale e të nxehtit në kryeqytet nuk konsiderohet e pazakontë.

    Meteorologët presin temperaturat më të larta të martën dhe të mërkurën, ndërsa parashikojnë një rënie të lehtë, në rreth 35 gradë, kah fundi i javës.

    Temperaturat më ekstreme pritet të shënohen në zonat e ulëta të rajoneve qendrore të Greqisë.

    Në ishuj dhe përgjatë bregdetit, temperaturat pritet të jenë tre deri në pesë gradë më të ulëta sesa në pjesën kontinentale dhe në qendrat urbane.

    Ndër rekomandimet më të rëndësishme për qytetarët janë: shmangia e qëndrimit jashtë gjatë orëve të nxehta të mesditës, konsumimi i shumtë i ujit, shmangia e alkoolit, ngrënia e ushqimeve të lehta dhe evitimi i aktiviteteve sportive në ambient të hapur.

    Për të ndihmuar personat më të cenueshëm, si të pastrehët apo ata që nuk kanë ajër të kondicionuar, shumë qytete dhe komuna kanë vënë në dispozicion ambiente me ajër të kondicionuar, ku njerëzit mund të strehohen.

    Temperatura të larta janë duke mbizotëruar edhe në pjesë të tjera të Evropës, përfshirë edhe rajonin e Ballkanit. REL 

  • Bleu avionët F-35 nga Trump! – Erdogan: Po i pres… Shqetësimet e Greqisë janë të pa baza!

    Bleu avionët F-35 nga Trump! – Erdogan: Po i pres… Shqetësimet e Greqisë janë të pa baza!

    Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, ka folur për çështjen e blerjes së avionëve luftarakë F-35 nga Turqia dhe qëndrimin e Greqisë ndaj kësaj nisme, gjatë bisedës me gazetarët që e shoqëronin në fluturimin e kthimit nga Azerbajxhani.

    Erdogan theksoi se “shqetësimi i Greqisë për hapat që kemi ndërmarrë në fushën e mbrojtjes është i pabazë dhe pa kuptim”, duke shtuar se “Turqia nuk përbën kërcënim për asnjë vend që nuk cenon sigurinë dhe interesat e saj, dhe nuk shfaq qëndrim armiqësor”.

    Ai bëri të ditur gjithashtu se ka diskutuar çështjen e F-35 me Presidentin amerikan Donald Trump në margjinat e Samitit të fundit të NATO-s, duke shprehur shpresën që lideri amerikan do t’i përmbahet marrëveshjes së arritur mes tyre.

    “Besoj se dorëzimi gradual i avionëve F-35 për Turqinë do të realizohet gjatë mandatit të tij”, theksoi Erdogan.

    Deklarata e plotë e presidentit turk:

    “Ne dëshirojmë avionët F-35 para së gjithash për sigurinë tonë kombëtare. Për ne, kjo nuk është thjesht një çështje teknologjie ushtarake, por edhe një çështje bashkëpunimi të fuqishëm në nivel ndërkombëtar, si në kuadër të NATO-s. Ky zhvillim na ka dhënë gjithashtu mundësinë për të përshpejtuar përpjekjet tona në industrinë e mbrojtjes. Përforcimi i infrastrukturës sonë mbrojtëse nuk përbën kërcënim për askënd – sidomos për miqtë dhe aleatët tanë.

    Në samitin e fundit të NATO-s u mor vendimi që vendet anëtare të rrisin shpenzimet për mbrojtjen. U vendos që ‘shtetet e NATO-s duhet të forcojnë infrastrukturën e tyre mbrojtëse dhe të plotësojnë nevojat e tyre, në mënyrë që të forcohet edhe mbrojtja e vetë NATO-s’. Prandaj, shqetësimi i Greqisë për hapat që kemi ndërmarrë në këtë drejtim është i pabazë dhe pa kuptim.

    Turqia nuk është kërcënim për askënd që nuk rrezikon sigurinë dhe interesat tona. Përkundrazi, është një vend që bën çdo përpjekje për të siguruar paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon dhe në botë, dhe që është një aleat i besueshëm për miqtë e saj. Nuk ka asnjë konflikt në rrethinën tonë për të cilin Turqia të mos përpiqet të gjejë një zgjidhje paqësore.

    Çështjen e F-35 e kemi diskutuar edhe me z. Trump dhe jemi duke e ndjekur nga afër. Besoj se ai do t’i qëndrojë marrëveshjes që kemi bërë dhe se dorëzimi gradual i avionëve do të ndodhë brenda mandatit të tij.”

  • Ndikimi i luftës në turizmin e Greqisë

    Ndikimi i luftës në turizmin e Greqisë

    Mungesa e turistëve izraelitë këtë verë do të ulë të ardhurat me 150-300 milionë euroTurizmi grek pritet të humbasë të paktën 150 milionë euro të ardhura nga udhëtimet, për shkak të luftës midis Izraelit dhe Iranit. Ky është në fakt skenari optimist, sipas të cilit armiqësitë do të përfundojnë brenda javëve të ardhshme dhe fluturimet dhe mbërritjet e udhëtarëve izraelitë në Greqi do të rifillojnë gradualisht nga gushti.Në këtë fazë, të gjitha fluturimet Greqi – Izrael në të dyja drejtimet janë pezulluar, me përjashtim të fluturimeve të riatdhesimit për izraelitët të operuara vetëm nga linjat ajrore izraelite. Në të njëjtën kohë, agjencitë kryesore të udhëtimit të Izraelit kanë anuluar të gjitha mbërritjet e planifikuara në Greqi deri në fund të qershorit, ndërsa që nga pasditja e së premtes, ato për javën e parë të korrikut u anuluan gjithashtu.Për sa kohë që zgjat kriza, datat e udhëtimit do të shtyhen. Pagesat paraprake të bëra për hotelet greke do të kompensohen ose me fluturime që do të zhvillohen më vonë këtë vit, ose kur udhëtimi të bëhet më në fund i mundur.Në skenarin më të keq, i cili parashikon vazhdimin e armiqësive për të gjithë verën dhe ndoshta muajt e parë të vjeshtës, të ardhurat e humbura për turizmin grek pritet të kalojnë 300 milionë euro.Sipas të dhënave nga Instituti i Konfederatës së Turizmit Grek (INSETE) dhe Banka e Greqisë, në vitin 2024, 621,000 izraelitë vizituan vendin, duke kaluar 3.9 milionë netë në vendpushimet greke. Në totalin e mbërritjeve, këto shifra përfaqësojnë 2% të mbërritjeve nga jashtë vendit. Sa i përket të ardhurave nga udhëtimet, sipas Bankës së Greqisë, izraelitët sollën 419 milionë euro, gjithashtu një pjesë prej 2% të të ardhurave totale nga udhëtimet e vendit.Izraelitët konsiderohen ndër vizitorët me cilësinë më të lartë me karakteristika personale pozitive: Shpenzimet mesatare për frymë janë më të larta se mesatarja, duke arritur në 676 euro, ndërsa kohëzgjatja mesatare e qëndrimit ishte 6.3 ditë vitin e kaluar. Kreta, Rodosi, Kosi, Athina dhe Selaniku janë destinacionet kryesore për izraelitët.Viti 2025 filloi shumë mirë dhe numri i pasagjerëve nga Izraeli në Greqi deri më tani është rritur me 42.3% krahasuar me vitin 2024, në 1.3 milion. / EkathimeriniKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Egjeu, në dysh! Greqia kundërshton hartën e UNESCO-s: Ligjërisht e pakuptimtë

    Egjeu, në dysh! Greqia kundërshton hartën e UNESCO-s: Ligjërisht e pakuptimtë

    Athina e hedh poshtë kërkesën e Ankarasë drejtuar UNESCO-s që tregon Egjeun të ndarë në dysh, si ligjërisht të pakuptimtë

    Athina miratoi një përgjigje të matur të martën ndaj kërkesës së diskutueshme të Turqisë për hartat detare në UNESCO që në fakt ndajnë Detin Egje, me zyrtarët që e hodhën poshtë këtë veprim si ligjërisht të pakuptimtë, ndërsa monitoruan nga afër veprimet e Ankarasë.

    Turqia i dorëzoi UNESCO-s hartën detare të kontestuar, që tregon Detin Egje të ndarë në dysh si një përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj planit të Greqisë për të krijuar një zonë të mbrojtur detare në Egjeun Jugor. Kërkesa rigjallëron tensionet e gjata midis aleatëve të NATO-s mbi ujërat territoriale dhe kufijtë detarë.
    Zëdhënësi i qeverisë Pavlos Marinakis minimizoi iniciativën turke, duke theksuar arritjet e fundit të Greqisë në sigurimin e njohjes evropiane të kufijve të saj detarë. “Greqia ka siguruar kufijtë më të largët potencialë të vendit me vulën evropiane”, tha Marinakis, duke e përshkruar këtë si “zyrtare, ndaj një organi kompetent që është BE-ja”, dhe diçka “që nuk është bërë për dekada të tëra dhe është bërë nga qeveria e Kyriakos Mitsotakis”.

    Në të kundërt, Marinakis e karakterizoi kërkesën e Turqisë në UNESCO si “asnjë rezultat ligjor” pasi përfshin “depozitimin e një plani në një organ që nuk është kompetent për të vazhduar me një veprim të tillë”. Ai akuzoi Ankaranë se po përpiqet “të shfrytëzojë, të përvetësojë zona që nuk i përkasin asaj, dhe kjo është e qartë dhe kundër ligjit ndërkombëtar dhe vetë realitetit”.

    Pas dyerve të mbyllura në Rezidencën Maximos, zyrtarët qeveritarë ranë dakord se harta e Greqisë me vulën evropiane “ka vlefshmëri të vërtetë”, duke e karakterizuar reagimin e Turqisë si “spazmatik”. Burime qeveritare theksuan forcimin e mbrojtjes si përparësi, duke shmangur retorikën përshkallëzuese.

    Partia opozitare SYRIZA kritikoi trajtimin e marrëdhënieve greko-turke nga qeveria. Zëdhënësi i partisë, Giorgos Karameros, argumentoi se harta e Ankarasë “është rezultat i hapësirës së lënë nga praktikat qeveritare”, duke akuzuar administratën për menaxhimin e politikës së jashtme “pa strategji kombëtare me fillim, mes dhe fund, pa një plan për provokimet turke”.
    Marinakis iu kundërpërgjigj kritikëve të opozitës, duke mbrojtur dialogun diplomatik, ndërsa vuri në dukje se qëndrimet revizioniste të Turqisë pasqyrojnë qasje “të njohura” që “kundërshtojnë ndikimin e ishujve grekë dhe promovojnë një vijë të mesme midis Turqisë dhe Greqisë kontinentale”. Ai theksoi se Turqia i mori “këto qëndrime jo tani, por dekada të tëra më parë”, duke vënë në dukje se kërcënimi i casus belli ka qenë aktiv për më shumë se 30 vjet pa penguar takimet dypalëshe midis udhëheqësve grekë dhe turq.