Tag: greqisë

  • Tanke, helikopterë dhe anije në një skenar real lufte, Greqia shpalos forcën

    Tanke, helikopterë dhe anije në një skenar real lufte, Greqia shpalos forcën

     

    Greqia ka mbyllur pas një jave intensive aktivitetesh ushtarake stërvitjen ‘Parmenion 25’, e cila nisi më 26 shtator nën drejtimin e Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë dhe u shtri në të gjithë territorin e fqinjit tonë jugor.

    Në këtë stërvitje morën pjesë të gjitha kapacitetet dhe personeli i tre degëve të Forcave të Armatosura (Ushtria, Forca Ajrore dhe Marina) si dhe Komanda e Luftës Speciale (DEP), duke demonstruar nivel të lartë gatishmërie dhe bashkërendimi.

    Një fokus i veçantë iu kushtua edhe vlerësimit të sistemit të alarmit të Mbrojtjes Civile. ‘Parmenion 25’ tregoi qartë kapacitetet mbrojtëse të Greqisë, gatishmërinë e Forcave të Armatosura dhe aftësinë për të vepruar në mënyrë të koordinuar në skenarë kompleksë, në një kohë kur vendet e NATO-s po përjetojnë shqetësimin e sulmeve hibride ruse.  

  • VIDEO / Greqia shpalos forcën: Tanke, helikopterë dhe anije në një skenar real lufte…

    VIDEO / Greqia shpalos forcën: Tanke, helikopterë dhe anije në një skenar real lufte…

    Greqia ka mbyllur pas një jave intensive aktivitetesh ushtarake stërvitjen “Parmenion 25”, e cila nisi më 26 shtator nën drejtimin e Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë dhe u shtri në të gjithë territorin e fqinjit tonë jugor.
    Në këtë stërvitje morën pjesë të gjitha kapacitetet dhe personeli i tre degëve të Forcave të Armatosura (Ushtria, Forca Ajrore dhe Marina) si dhe Komanda e Luftës Speciale (DEP), duke demonstruar nivel të lartë gatishmërie dhe bashkërendimi.

    Një fokus i veçantë iu kushtua edhe vlerësimit të sistemit të alarmit të Mbrojtjes Civile. “Parmenion 25” tregoi qartë kapacitetet mbrojtëse të Greqisë, gatishmërinë e Forcave të Armatosura dhe aftësinë për të vepruar në mënyrë të koordinuar në skenarë kompleksë, në një kohë kur vendet e NATO-s po përjetojnë shqetësimin e sulmeve hibride ruse.

  • Ndërron jetë nga virusi fëmija 5 vjeç në Greqi

    Ndërron jetë nga virusi fëmija 5 vjeç në Greqi

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lidoriki të Greqisë ku një fëmijë vetëm 5 vjeç ka humbur jetën papritur pasi u infektua me një virus.

    Mediat e huaja raportojnë se i mituri u dërgua pa ndjenja në Qendrën Shëndetësore të Lidorikit.
    “Jemi të gjithë të tronditur. Nuk mund ta besojmë dëmin që ka ndodhur. Humbëm një engjëll të vogël”, u shprehen banorë e zonës.
    Mësohet se fëmija vuante prej disa ditësh nga një ftohje e lehtë, një gjendje e ngjashme me atë që kishte kaluar më parë edhe vëllai i tij më i vogël.
    Rasti tashmë është marrë në shqyrtim nga Zyra e Mjekut Ligjor Rajonal të Doridës, e cila ka urdhëruar kryerjen e autopsisë në Shërbimin Mjeko-Ligjor të Greqisë Qendrore, për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

    Top Channel

  • Tragjedi/ Ndërron jetë nga virusi fëmija 5 vjeçar

    Tragjedi/ Ndërron jetë nga virusi fëmija 5 vjeçar

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lidoriki të Greqisë ku një fëmijë vetëm 5 vjeç ka humbur jetën papritur pasi u infektua me një virus.
    Mediat e huaja raportojnë se i mituri u dërgua pa ndjenja në Qendrën Shëndetësore të Lidorikit.“Jemi të gjithë të tronditur. Nuk mund ta besojmë dëmin që ka ndodhur. Humbëm një engjëll të vogël”, u shprehen banorë e zonës.
    Mësohet se fëmija vuante prej disa ditësh nga një ftohje e lehtë, një gjendje e ngjashme me atë që kishte kaluar më parë edhe vëllai i tij më i vogël.Rasti tashmë është marrë në shqyrtim nga Zyra e Mjekut Ligjor Rajonal të Doridës, e cila ka urdhëruar kryerjen e autopsisë në Shërbimin Mjeko-Ligjor të Greqisë Qendrore, për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

  • Skandali në Këlcyrë/ I dërgonte video intime të miturës dhe u shpall në kërkim, polici u arratis drejt Greqisë pasi..

    Skandali në Këlcyrë/ I dërgonte video intime të miturës dhe u shpall në kërkim, polici u arratis drejt Greqisë pasi..

    Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja tronditëse që u zbulua në Këlcyrë sot ku një 16-vjeçare ishte abuzuar prej kohësh nga njerku i saj, ndërsa ishte përfshirë po ashtu në një skemë presioni financiar, e shtyrë nga partneri i saj 46-vjeçar. 
    Raportohet se efektivi i policisë, i cili shfaqej në videon kompromentuese, me të cilën atij i ishte bërë presion duke i kërkuar një shifër të majme financiare është identifikuar si Artur Ago. 
    Ky i fundit është shpallur në kërkim dhe është mësuar se pas publikimit të videos ditën e djeshme ai është arratisur drejt Greqisë.
    Ago është larguar pasditen e djeshme duke kaluar në Pikën Kufitare të Kakavijës, menjëherë sapo ka kuptuar se videoja ishte bërë publike. 

  • Greqia dhe Libia nisin procesin për përcaktimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike, Gerapetritis në Tripoli me mesazh kundër paktit turko-libian

    Greqia dhe Libia nisin procesin për përcaktimin e Zonës Ekskluzive Ekonomike, Gerapetritis në Tripoli me mesazh kundër paktit turko-libian

    Ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis, u takua sot me Ministrin në Detyrë të Punëve të Jashtme të Qeverisë së Unitetit Kombëtar të Libisë, Taher Salem Al Baour.

    Sipas mediave të huaja, vizita pasoi vizitën e zotit Gerapetritis në Tripoli më 15 korrik, gjatë së cilës u ra dakord për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

    Gjatë takimit, të dy Ministrat deklaruan fillimin e procesit për përcaktimin e Zonës Ekonomike Ekskluzive midis Greqisë dhe Libisë. Në këtë kontekst, u mbajt takimi i parë i komiteteve teknike. U ra dakord që takimi i radhës të zhvillohej në Tripoli.

    Axhenda përfshinte gjithashtu forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit. Në këtë pikë, Ministri i Punëve të Jashtme shprehu gatishmërinë e Greqisë për të vazhduar ofrimin e trajnimeve për oficerët e rojes bregdetare libiane.

    Sipas njoftimit të zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme, Lana Zochiou, të dy Ministrat shkëmbyen mendime mbi forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në fushat e ekonomisë, energjisë, transportit dhe ndërtimit.

    Ata shprehën gjithashtu gatishmërinë e tyre për të filluar një lidhje ajrore të drejtpërdrejtë midis Athinës e Tripolit dhe ranë dakord të zhvillojnë një mision biznesi grek në Tripoli në vjeshtë.

    Z. Gerapetritis theksoi nevojën për të respektuar të Drejtën Ndërkombëtare, përfshirë të Drejtën Ndërkombëtare të Detit dhe përsëriti qëndrimin grek dhe evropian në lidhje me memorandumin e pavlefshëm dhe joekzistent turko-libian.

    Së fundmi, ai iu referua kontributit të konsiderueshëm të Greqisë, si shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe anëtar i zgjedhur i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në përpjekjet për të arritur një zgjidhje politike, të udhëhequr nga uniteti, zhvillimi dhe stabiliteti në Libi.

  • “700 shkolla mbyllen”, Musk trondit me parashikimin: Rënia e lindjeve po shuan Greqinë

    “700 shkolla mbyllen”, Musk trondit me parashikimin: Rënia e lindjeve po shuan Greqinë

    Elon Musk, miliarderi i njohur, u rikthye sërish te çështja e uljes së lindjeve në Greqi me një postim në platformën X. Në postimin e tij, Musk e quajti këtë fenomen “vdekja e Greqisë” dhe shpërndau lajmin për 700 shkolla të mbyllura në vend.
    Ky nuk është hera e parë që Musk merret me këtë çështje për Greqinë; më parë, në prill 2024, ai kishte shkruar se “Greqia po përjeton një kolaps demografik”, ndërsa në shtator të njëjtit vit shprehu habinë e tij për faktin që në vendin tonë numri i vdekjeve është dyfish më i madh se ai i lindjeve.

    Kjo situatë e uljes së lindjeve dhe emigracionit po sfidon seriozisht strukturën demografike të Greqisë, duke sjellë pasoja të rëndësishme për shoqërinë dhe ekonominë e vendit.
     
     
     

  • “Vdekja e Greqisë”, Elon Musk ndez debatin në rrjet me vetëm dy fjalë

    “Vdekja e Greqisë”, Elon Musk ndez debatin në rrjet me vetëm dy fjalë

    Miliarderi i teknologjisë Elon Musk ka shprehur këtë të martë shqetësimin e tij për krizën demografike që po përkeqësohet në Greqi, pasi raportet konfirmuan se fqinji ynë jugor do të mbyllë më shumë se 700 shkolla për vitin akademik 2025-2026 për shkak të rënies së lindjeve.
    Musk ndau në profilin e tij në platformën ‘X’ një artikull nga Visegrád 24 duke shkruar vetëm dy fjalë: “Vdekja e Greqisë“.
    Postimi u bë shpejt viral, duke mbledhur mbi 1.8 milion shikime brenda disa orësh dhe duke shkaktuar diskutime të nxehta në mediat sociale.
    Sakaq, sipas shifrave zyrtare, Greqia do të mbyllë 721 shkolla në të gjithë vendin këtë vit, përfshirë 324 shkolla fillore dhe 358 kopshte. Mbylljet pasqyrojnë rënien dramatike të numrit të studentëve në vend, me Greqinë që regjistron një nga normat më të ulëta të fertilitetit në Bashkimin Evropian, rreth 1.3 lindje për grua.
    Njoftimi ka intensifikuar shqetësimet në lidhje me qëndrueshmërinë afatgjatë të vendit, me ekspertët që paralajmërojnë për pasoja të rënda për ekonominë, fuqinë punëtore dhe strukturën sociale nëse rënia demografike nuk përmbyset.

    Ndërkohë, CEO i Tesla-s Elon Musk, ka folur vazhdimisht për rënien e normave të lindshmërisë globale, duke i quajtur shpesh një nga kërcënimet më të mëdha për qytetërimin. Ai ka argumentuar se rritja ekonomike, inovacioni dhe madje edhe ruajtja e kulturës janë në rrezik nëse normat e lindshmërisë vazhdojnë të bien nën nivelet e zëvendësimit.
    Shprehja e tij e ashpër, “Vdekja e Greqisë”, po interpretohet nga shumë si një paralajmërim jo vetëm për Athinën zyrtare, por edhe për vendet e tjera që përballen me sfida të ngjashme demografike, si Italia, Spanja dhe Japonia.
    Postimi shkaktoi një valë reagimesh në internet. Disa përdorues i bënë jehonë alarmit të Musk, duke i quajtur mbylljet e shkollave një “tragjedi kombëtare”, ndërsa të tjerë argumentuan se imigracioni, reforma e politikave dhe inovacioni teknologjik mund ta zbusin krizën.

  • Situata e zjarreve, Ambasada e Greqisë: Ngushëllime Shqipërisë, bashkëpunim dhe solidaritet në shuarjen e flakëve!

    Situata e zjarreve, Ambasada e Greqisë: Ngushëllime Shqipërisë, bashkëpunim dhe solidaritet në shuarjen e flakëve!

    Greqia i shpreh ngushëllime dhe mbështetje Shqipërisë për situatën e krijuar nga zjarret ditët e fundit, të cilën po e përjeton aktualisht edhe vetë vendi fqinj.
    Ambasada e Greqisë në Shqipëri, nëpërmjet një postimi në rrjetin social në Facebook, teksa shprehu solidaritet dhe bashkëpunim, theksoi se po monitoron situatën me frontin e gjerë të zjarreve në vend.
    Nënvizohet se në kuadrin e kapaciteteve dhe mundësive, vendi fqinj ‘kontribuon në përpjekjet për shuarjen e zjarreve me mjete ajrore zjarrfikëse, si në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, ashtu edhe në kontekstin e bashkëpunimit dypalësh’.
    Postimi i plotë i Ambasadës së Greqisë:
    “Ambasada e Greqisë në Shqipëri shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta vendit mik dhe fqinj, Shqipërisë, dhe monitoron situatën me frontin e gjerë të zjarreve në vend.
    Në frymën e bashkëpunimit dhe solidaritetit, Greqia, brenda kuadrit të kapaciteteve të saj, kontribuon në përpjekjet për shuarjen e zjarreve me mjete ajrore zjarrfikëse, si në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, ashtu edhe në kontekstin e bashkëpunimit dypalësh”.

  • Ambasada e Greqisë: Jemi pranë popullit shqiptar, bashkë në shuarjen e zjarreve!

    Ambasada e Greqisë: Jemi pranë popullit shqiptar, bashkë në shuarjen e zjarreve!

    Ambasada e Greqisë në Shqipëri ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për vendin tonë duke theksuar se po monitoron nga afër situatën e zjarreve.
    “Në shenjë bashkëpunimi dhe solidariteti, Greqia kontribuon, brenda kapaciteteve të saj, në përpjekjet për shuarjen e zjarreve me mjete ajrore zjarrfikëse, si përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, ashtu edhe në kuadër të bashkëpunimit dypalësh. Ne jemi pranë popullit shqiptar“, thuhet në postimin e publikuar në faqen zyrtare.

    Gjatë 24 orëve të fundit, situata e zjarreve ka qenë intensive, me 34 vatra aktive dhe 13 të izoluara dhe të shuara.
    Në terren po operojnë dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe trupa të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, mbi 600 efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, punonjës bashkiakë dhe forca vullnetare, si dhe 5 helikopterë e 1 avion zjarrfikës Canadair.