Tag: greqinë

  • Shqipëria nën flakë, bllokohen Saranda dhe Kakavija

    Shqipëria nën flakë, bllokohen Saranda dhe Kakavija

    foto nga zjarret

    KAKAVIJË- Vendi ndodhet në një situatë alarmante sa i përket vatrave të zjarrit. Vetëm gjatë orëve të fundit janë evidentuar 29 vatra zjarri, nga të cilat 13 janë ende aktive dhe 6 të tjera janë nën monitorim. Vatrat më të mëdha ndodhen në zonën e jugut.
    Burime pranë Zërit bëjnë me dije se janë bllokuar rrugët që të çojnë drejt Sarandës dhe Kakavijës, pikës kufitare me Greqinë. Sipas informacioneve, bllokimi është bërë nga Policia e Shtetit, me qëllim shmangien e qarkullimit të automjeteve në këto zona që prej disa ditësh janë nën flakë.
    Ende nuk ka një reagim zyrtar lidhur me mbylljen e pikës kufitare me Greqinë./ZËRI/

  • Vala e të nxehtit ‘përvëlon’ Greqinë, në dy qytete temperaturat arrijnë në 45 gradë celsius

    Vala e të nxehtit ‘përvëlon’ Greqinë, në dy qytete temperaturat arrijnë në 45 gradë celsius

    Vala e të nxehtit që ka përfshirë Greqinë që nga e hëna është në kulmin e saj, teksa temperaturat vijojnë në rritje.

    Sot u regjistruan temperaturat më të larta deri më tani, me 45 gradë Celsius në Karditsa dhe Larisa.
    Sipas meteo.gr, temperaturat më të larta janë shënuar në Kardicë, Larisa, Tyrnavos, Thebë, Farsala, Tragana në Fthiotidë dhe Avlona në Atikë.
    Larisa është një qytet “fantazmë” tashmë. Qendra e qytetit është bosh për shkak të valës së të nxehtit.

    Top Channel

  • Mashtroi me fondet për bujqësinë/ BE-ja gjobit Greqinë me 400 milionë euro

    Mashtroi me fondet për bujqësinë/ BE-ja gjobit Greqinë me 400 milionë euro

    Foto ilustruese

    ATHINË- Komisioni Evropian e ka gjobitur Greqinë me një shumë prej gati 400 milionë eurosh për keqmenaxhim të fondeve bujqësore të BE-së dhe kontrolle të pamjaftueshme. Brukseli i ka urdhëruar Athinës të paguajë 392.2 milionë euro nga fondet e BE-së për shkak të dështimeve sistemike në menaxhimin e subvencioneve të BE-së për bujqësinë në periudhën nga viti 2016 deri në vitin 2023.
    Sipas “Politico”, agjencia greke përgjegjëse për mbikëqyrjen e pagesave bujqësore të BE-së akuzohet gjithashtu se ka kryer pagesa pa kontrolle ose inspektime të mjaftueshme në vend. Gjoba vjen pas një skandali gjigant grek të mashtrimit në bujqësi, e cila  po hetohet nga Zyra e Prokurorit Publik Europian. EPPO po ndjek dhjetëra raste në të cilat qytetarët grekë kanë marrë fonde bujqësore të BE-së për kullota që nuk i zotëronin ose nuk i kishin marrë me qira, ose për punë bujqësore që nuk e kanë bërë kurrë, duke i privuar fermerët e vërtetë nga paratë që ishin destinuar për ta.
    Muajin e kaluar, qeveria greke njoftoi se do të mbyllte OPEKEPE-n, agjencinë shtetërore që merret me subvencionet, duke nisur një hetim edhe për stafin. 
    Greqia pritej të merrte rreth 1.9 miliardë euro në pagesa direkte nga BE vitin e ardhshëm, por rreth një e katërta e kësaj shume tani do të shkurtohet, për shkak të gjobës./ZËRI

  • Lejuan kalimin e drogës, 4 policë të arrestuar në kufi me Greqinë

    Lejuan kalimin e drogës, 4 policë të arrestuar në kufi me Greqinë

    4 punonjës të policisë kufitare të Kapshticës përfunduan në pranga mes tyre një përgjegjës turni pas zbulimit të një sasie droge në një automjet.
    Kontrollet e imtësishme të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore një ditë më parë në pikëkalimin kufitar të juglindjes me Greqinë, konstatuan se në njërin prej automjeteve ishte fshehur një sasi droge e llojeve të forta.
    Sipas të dhënave rezultoi se lënda narkotike në sasinë 6 kg ishte heroinë dhe ishte fshehur në një vend të përshtatur enkas në automjet ndërsa kishte si destinacion Greqinë.
    Pas sekuestrimit të drogës gjatë aksionit të AMP, Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe forcave të kufirit u shoqëruan disa persona dhe u arrestua drejtuesi i mjetit identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.
    Hetimet e mëtejshme për rastin bënë që në pranga të përfundojnë edhe 3 punonjësit e policisë kufitare si edhe përgjegjësi i turnit të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

  • ‘Prania e Berishës në krye të PD i shërben Ramës’, Ngjela: Çështja e detit me Greqinë, tradhti nëse shkon në Hagë

    ‘Prania e Berishës në krye të PD i shërben Ramës’, Ngjela: Çështja e detit me Greqinë, tradhti nëse shkon në Hagë

    Avokati dhe analisti politik Spartak Ngjela ka komentuar zhvillimet më të fundit në politikën shqiptare, duke vënë në qendër të analizës së tij roli i Sali Berishës në Partinë Demokratike, çështjet me Greqinë dhe ndikimin ndërkombëtar në politikën vendase.
    I ftuar në një emision televiziv, Ngjela u shpreh se prania e Sali Berishës në krye të PD-së edhe pas humbjeve elektorale i shkon për shtat kryeministrit Edi Rama, pasi ai e ka më të lehtë të fitojë politikisht përballë një kundërshtari që është shpallur “non grata” nga SHBA.
    “Sali Berisha nëse rri si kryetar i PD kjo është në favor të Ramës. Rama e mbron, sepse me atë ai fiton gjithë jetën dhe Rama tani e ka shqetësimin se ai mund të dënohet, sepse është në akuzë penale. Nëse ai nga SPAK dënohet ai ikën nga politika sepse nuk e lejon kushtetuta. PD me kryetarin e saj luftojnë që të marrin qeverinë, po a mund të ketë Shqipëria një njeri që është non grata në Amerikë?”
    Ngjela u ndal edhe tek ligji i luftës mes Shqipërisë dhe Greqisë, i cili, sipas tij, nuk ka më vlerë juridike apo praktike, pasi të dy vendet janë anëtare të NATO-s.
    “Këta kanë kërkuar që ta mbajnë, ne jemi në NATO. Janë dy vende të NATO. Fakti që jemi dy anëtarë të NATO-s do të thotë se ka rënë ligji i luftës. Çfarë do të thotë ligj lufte mes dy vende që janë anëtare të NATO-s?”
    Për çështjen e kufijve detarë me Greqinë, Ngjela shprehu skepticizëm ndaj vendimit për ta çuar atë në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë, siç deklaroi Ministri i Jashtëm Igli Hasani.
    “Si do ta zgjidhin këta në Hagë, kush do ta hedh. Kush është ai subjekt që do ta çojë në Hagë, Shqipëria apo Greqia? Shqipëria nuk ka asnjë pretendim. Pastaj Gjykata e Hagës nuk ka forcë ekzekutive, kush do ta çojë në Hagë shqiptarët? Nëse e çon Rama, është me Athinën. Është tradhti kombëtare.”
    Ngjela vlerësoi se qasja e qeverisë ndaj kësaj çështjeje nuk mbron interesat kombëtare dhe u shpreh kundër çdo akti që sipas tij minon sovranitetin territorial të Shqipërisë.

  • “S’e dimë sa do zgjasin negociatat me Greqinë për njohjen e pensioneve”, Rama: Me marrjen e pasaportës evropiane problemet marrin fund

    “S’e dimë sa do zgjasin negociatat me Greqinë për njohjen e pensioneve”, Rama: Me marrjen e pasaportës evropiane problemet marrin fund

    Pas shumë vitesh negociata, vitin e kaluar u finalizua marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve. Gjatë një takimi me pensionistët në Gjirokastër, kreu i qeverisë, Edi Rama tha se vijojnë negociatat me Greqinë për njohjen e ndërsjelltë të pensioneve edhe pse nuk dihet se sa do të zgjasin.
    Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe te rëndësia e pasaportës europiane. Sipas tij, pasaporta e BE-së përbën një ndryshim rrënjësor në statusin e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit, veçanërisht në Greqi, ku problemet e shumta burokratike marrin fund për shqiptarët që e zotërojnë atë.
    Rama: Njohja e pensioneve me Greqinë dhe Italinë…është një volum i madh që të njohë pensionin e kontribuesve atje. Greqia nuk është Italia në kuptimin e mundësive. Ne kemi filluar negociatat dhe nuk e dimë sa mund të zgjasin me Greqinë. Por në momentin që hyjmë në BE dhe që shqiptarët marrin pasaportën…thoshin ata çyrykët dje “ka dalë Rama me një pasaportë se nuk ka çfarë tregon më”…unë kam çfarë tregoj në çdo cep të Shqipërisë. Ajo është përmbledhja e të gjitha gjërave që kemi bërë. Nuk ta jep BE nëse ti nuk i ke bërë të gjitha të tjerat. Me atë pasaportë ndryshon menjëherë statusi i qytetarit. Të gjithë ata që janë në Greqi, marrin pasaportën, të gjitha problemet e tyre me shtetin grek mbarojnë. Flas për probleme letrash. Në çdo vend të BE-së, ti me atë pasaportë je njësoj si qytetari i atij vendi. I vetmi ndryshim është që ai mund të bëhet deputet, ti jo./vizionplus.tv

  • Greqia blen raketa franceze/ Vihet në zbatim plani 12-vjeçar për modernizmin e mbrojtjes

    Greqia blen raketa franceze/ Vihet në zbatim plani 12-vjeçar për modernizmin e mbrojtjes

    Vetëm disa ditë pasi Athina ka shpallur planin e saj 12 vjeçar për modernizimin e arsenalit të saj ushtarak me teknologji moderne me vlerë 25 mld euro dhe në një moment të vështirë gjeopolitik me shumë fronte të hapura dhe vendime kritike për mbrojtjen evropiane, është bërë me dije se Greqia do të blejë nga Franca 16 raketa MM40 Exocet BLK 3 me funksione të dyfishta.Lajmi konfirmua gjatë vizitës së ministrit francez të Mbrojtjes në Athinë mesditën e së hënës, i cili u takua me homologun e tij grek Nikos Dhendias dhe me kryeministrin Mittsotakis, takime ku është konfirmuar roli i Francës në marrëdhëniet me Greqinë.
    “Greqia ka gjithmonë besim se Franca do të marrë parasysh në vendimet e saj sigurinë e Greqisë dhe nevojën që Greqia të ruajë një avantazh krahasues teknologjik të parandalimit ndaj forcave që thyejnë marrëveshjet ndërkombëtare. Greqia nuk kërcënon, por kërcënohet”.Raketat në fjalë që ofrojnë  një aftësi asgjesuese me rreze shumë të gjatë deri në 200 km , edhe në kushte të pafavorshme moti dhe në mjedis shumë sfidues të Luftës Elektronike, mund të vendosen ose në njësi sipërfaqësore të flotës luftarake , ose në disa ishuj.
    Nga ana e tij ministri francez Lecorni , vuri në dukje se Franca dëshiron të ketë një rol udhëheqës dhe garantues të sigurisë në rrugët detare sidomos në Mesdheun Lindor.
    “Dhe kështu ajo që është dukshëm e vërtetë për mbrojtjen dhe sovranitetit grek në Mesdhe është gjithashtu e vërtetë për sigurinë e Libanit, stabilitetin e Ballkanit dhe padyshim të ardhmen e asaj që duhet të bëjmë në Ukrainë.”
    Sa i përket industrisë së mbrojtjes, ai deklaroi se tashmë ka një propozim nga pala franceze që fregatat shtesë Belharra të prodhohen në Greqi me një pjesëmarrje prej më shumë se 40% , ndoshta edhe në kantieret detare në Skaramangas.
    Lekorni vizitoi Greqinë disa orë pas përfundimit me sukses të stërvitjes së madhe ushtarake shumëkombëshe Iniohos 2025 në bazën e Andravidës në Greqinë perëndimore  dhe mbërritjes në bazën e Sudës në Kretë të aeroplanmbajtëses franceze Sharles de Gol , në një moment kur Greqia kërkon të fillojë projektin për ndërlidhjen elektrike nënujore kabllore me Qipron , të cilën kundërshton me forcë Turqia, duke rindezur përsëri tensionet mes dy vendeve fqinjë .
    Përpjekja e Athinës për modernizimin e mbrojtjes së saj e nisur vitete fundit pas daljes nga kriza ekonomike përfshin tashmë të gjitha sektorët  e forcave të armatosura dhe fokusohet në bashkëpunimin me Francën, Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara.

  • Greqia blen raketa franceze! Vihet në zbatim plani 12-vjeçar për modernizmin e mbrojtjes

    Greqia blen raketa franceze! Vihet në zbatim plani 12-vjeçar për modernizmin e mbrojtjes

    Vetëm disa ditë pasi Athina ka shpallur planin e saj 12 vjeçar për modernizimin e arsenalit të saj ushtarak me teknologji moderne me vlerë 25 mld euro dhe në një moment të vështirë gjeopolitik me shumë fronte të hapura dhe vendime kritike për mbrojtjen evropiane, është bërë me dije se Greqia do të blejë nga Franca 16 raketa MM40 Exocet BLK 3 me funksione të dyfishta.

    Lajmi konfirmua gjatë vizitës së ministrit francez të Mbrojtjes në Athinë mesditën e së hënës, i cili u takua me homologun e tij grek Nikos Dhendias dhe me kryeministrin Mittsotakis, takime ku është konfirmuar roli i Francës në marrëdhëniet me Greqinë.
    “Greqia ka gjithmonë besim se Franca do të marrë parasysh në vendimet e saj sigurinë e Greqisë dhe nevojën që Greqia të ruajë një avantazh krahasues teknologjik të parandalimit ndaj forcave që thyejnë marrëveshjet ndërkombëtare. Greqia nuk kërcënon, por kërcënohet”.
    Raketat në fjalë që ofrojnë  një aftësi asgjesuese me rreze shumë të gjatë deri në 200 km , edhe në kushte të pafavorshme moti dhe në mjedis shumë sfidues të Luftës Elektronike, mund të vendosen ose në njësi sipërfaqësore të flotës luftarake , ose në disa ishuj.
    Nga ana e tij ministri francez Lecorni , vuri në dukje se Franca dëshiron të ketë një rol udhëheqës dhe garantues të sigurisë në rrugët detare sidomos në Mesdheun Lindor.
    “Dhe kështu ajo që është dukshëm e vërtetë për mbrojtjen dhe sovranitetit grek në Mesdhe është gjithashtu e vërtetë për sigurinë e Libanit, stabilitetin e Ballkanit dhe padyshim të ardhmen e asaj që duhet të bëjmë në Ukrainë.”
    Sa i përket industrisë së mbrojtjes, ai deklaroi se tashmë ka një propozim nga pala franceze që fregatat shtesë Belharra të prodhohen në Greqi me një pjesëmarrje prej më shumë se 40% , ndoshta edhe në kantieret detare në Skaramangas.
    Lekorni vizitoi Greqinë disa orë pas përfundimit me sukses të stërvitjes së madhe ushtarake shumëkombëshe Iniohos 2025 në bazën e Andravidës në Greqinë perëndimore  dhe mbërritjes në bazën e Sudës në Kretë të aeroplanmbajtëses franceze Sharles de Gol , në një moment kur Greqia kërkon të fillojë projektin për ndërlidhjen elektrike nënujore kabllore me Qipron , të cilën kundërshton me forcë Turqia, duke rindezur përsëri tensionet mes dy vendeve fqinjë .
    Përpjekja e Athinës për modernizimin e mbrojtjes së saj e nisur vitete fundit pas daljes nga kriza ekonomike përfshin tashmë të gjitha sektorët  e forcave të armatosura dhe fokusohet në bashkëpunimin me Francën, Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara.

    Top Channel

  • A do hiqet ligji i luftës me Greqinë? Ministri Hasani flet ‘pa doreza’

    A do hiqet ligji i luftës me Greqinë? Ministri Hasani flet ‘pa doreza’

    Në  një emision televiziv, ministri i Jashtëm, Igli Hasani iu përgjigj pyetjeve me rëndësi në lidhje me marrëdhëniet shqiptaro-greke.
    Ai pohoi se për rreth dy vite ka pasur bisedime e negociata midis Tiranës dhe Athinës zyrtare, të cilat bënë të mundur edhe dhënien e dritës jeshile për çeljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.
    “Jemi dhe vazhdojmë dhe do të vazhdojmë të jemi në komunikim të vazhdueshëm me Athinën. Marrëdhënia shqiptaro-greke është një nga marrëdhëniet më thelbësore që krijon dinamika shumë të rëndësishme në rajon. Fqinjin asnjëherë nuk e zgjedhim dhe është e rëndësishme që fqinjin ta trajtojmë në mënyrën e duhur dhe trajtimi është në përballje, në negociata dhe në bashkëbisedim për të arritur përmbushjen e atyre kërkesave që të dy palët kanë nevojë për të ecur përpara. Ka qenë një përpjekjeje shumë e mirë që ne të kuptojmë më mirë njëri-tjetrin në këtë 1 vit e gjysmë. Gjë që solli edhe dritën jeshile për çeljen e negociatave teknike dhe do të punojmë që këtë angazhim ta kemi kaq të sinqertë dhe të drejtpërdrejtë edhe me vizita të nivelit të lartë”, tha Hasani.
    Sa i përket thirrjeve të kryeministrit Edi Rama nga Athina, Selaniku dhe Kreta për heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë, Hasani konfirmoi se po punohet në këtë drejtim.
    “Deklaratat elektorale janë deklarata. Ato janë deklarata publike, të cilat përbejnë pjesën evidente të punës që bën administrata shqiptare, diplomacia shqiptare për të vazhduar për të mbyllur të gjitha to çështje që janë të hapura, kërkojnë trajtim dhe kërkojnë negociata, në një bisedë të tillë është ë e nevojshme që të dy palët të shkojnë në një pikë të përbashkët dhe unë jam i bindur që ne jemi në gjendje të arrijmë pika të përbashkëta me të gjithë partnerët tanë, përfshirë edhe Greqinë”, deklaroi ministri i Jashtëm

  • Raporti i Berishës me Greqinë/ Ardit Bido sfidon kreun e PD: Doktor, në një luftë kundër Shqipërisë, me kë do të jesh?

    Raporti i Berishës me Greqinë/ Ardit Bido sfidon kreun e PD: Doktor, në një luftë kundër Shqipërisë, me kë do të jesh?

    Kandidati për deputet në Qarkun e Vlorës, Ardit Bido, ka reaguar me tone të forta ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke vënë në pikëpyetje qëndrimet e tij ndaj Greqisë dhe pozicionin e PD-së në raport me interesat kombëtare.
    Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Bido shtron pyetjen drejtpërdrejt për ish-kryeministrin:
    “Doktor, në një luftë kundër Shqipërisë, me kë do të jesh?”
    Duke aluduar për një mungesë të qartë të pozicionimit patriotik nga ana e Berishës dhe aleatëve të tij politikë, Bido nënvizon se aleanca e tij është e paqartë dhe e dyshimtë, veçanërisht në kontekstin e tensioneve të hershme me Greqinë.
    Ai përmend edhe deklaratat e eurodeputetit grek Fredi Beleri, aktualisht kandidat i mbështetur nga opozita, duke shkruar:
    “Këtë e tha zëri që flet kur ti hesht, Fredi Beleri.”
    Në përfundim, Ardit Bido sfidon Berishën të dalë me një qëndrim të prerë:
    “Doktor, do ta kthesh një përgjigje? Apo ende po e mendon nëse je me Shqipërinë apo me Greqinë?”, përfundoi Bido.