Tag: greqinë

  • Stuhitë godasin Greqinë perëndimore, autoritetet urdhërojnë mbylljen e shkollave dhe gatishmërinë e emergjencës

    Stuhitë godasin Greqinë perëndimore, autoritetet urdhërojnë mbylljen e shkollave dhe gatishmërinë e emergjencës

    Një valë moti mes stuhi po godet Greqinë perëndimore dhe pritet të përhapet në të gjithë vendin deri të premten, duke sjellë shira të rrëmbyeshëm, stuhi, breshër dhe erëra të forta, kanë paralajmëruar meteorologët.
    Shkollat e të gjitha niveleve dhe qendrat komunale të kujdesit ditor u urdhëruan të qëndrojnë të mbyllura në ishullin jonian të Zakynthos, pas një vendimi nga qeveria lokale.
    Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile u bëri thirrje banorëve të marrin masa paraprake dhe autoriteteve lokale u urdhërua të qëndrojnë në gatishmëri pas një takimi emergjent të Komitetit të Vlerësimit të Rrezikut të shtetit.
    Stuhitë e para goditën ishujt e Jonit të mërkurën vonë, duke bërë që shërbimi i emergjencës të lëshojë paralajmërime për banorët. Mesazhe iu dërguan gjithashtu banorëve në rajonet perëndimore të Peloponezit të Akaisë, Ilias dhe Mesinisë.
    Zyrtarët thanë se moti më i rrezikshëm pritet në Zakynthos, Kefalonia, Akaia, Ilia, Mesinia, Lakoni dhe Maqedoninë qendrore, me frontin e stuhisë që parashikohet të lëvizë në lindje të premten drejt Trakisë, Maqedonisë lindore, ishujve lindor të Egjeut dhe Dodekanezit.

  • Tërmeti i fortë godet Greqinë/ Ja sa ishte magnituda e lëkundjeve sizmike

    Tërmeti i fortë godet Greqinë/ Ja sa ishte magnituda e lëkundjeve sizmike

    Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter ka goditur Greqinë. Sipas institutit të Gjeodinamikës, tërmeti është regjistruar në zonën detare midis Schinias dhe Stira, Evia.
    Konkretisht, epiqendra ndodhet 4 kilometra në jugperëndim të Stira dhe thellësia është 2.3 kilometra. Mediat greke kanë publikuar pamje të momenti kur ka rënë tërmeti dhe lëkundjet janë ndjerë në studion e emisionit “Off The Record”.
    Deri tani nuk raportohet për dëme apo njerëz të lënduar.

  • “700 shkolla mbyllen”, Musk trondit me parashikimin: Rënia e lindjeve po shuan Greqinë

    “700 shkolla mbyllen”, Musk trondit me parashikimin: Rënia e lindjeve po shuan Greqinë

    Elon Musk, miliarderi i njohur, u rikthye sërish te çështja e uljes së lindjeve në Greqi me një postim në platformën X. Në postimin e tij, Musk e quajti këtë fenomen “vdekja e Greqisë” dhe shpërndau lajmin për 700 shkolla të mbyllura në vend.
    Ky nuk është hera e parë që Musk merret me këtë çështje për Greqinë; më parë, në prill 2024, ai kishte shkruar se “Greqia po përjeton një kolaps demografik”, ndërsa në shtator të njëjtit vit shprehu habinë e tij për faktin që në vendin tonë numri i vdekjeve është dyfish më i madh se ai i lindjeve.

    Kjo situatë e uljes së lindjeve dhe emigracionit po sfidon seriozisht strukturën demografike të Greqisë, duke sjellë pasoja të rëndësishme për shoqërinë dhe ekonominë e vendit.
     
     
     

  • Zjarri në zonën e minuar ‘Piramida 12’ në kufi me Greqinë, prefektura e Korçës: Terreni i vështirë

    Zjarri në zonën e minuar ‘Piramida 12’ në kufi me Greqinë, prefektura e Korçës: Terreni i vështirë

    Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit të rënë pasditen e djeshme në afërsi të piramidës kufitare nr. 12, në kufirin me Greqinë, në territorin e Bashkisë Kolonjë.Prefektura e qarkut Korçë bën me dije se në terren ndodhen 40 forca të mobilizuara nga strukturat e MZSH-së, shërbimet e bashkisë Kolonjë, policisë dhe punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura, në gatishmëri për të izoluar përhapjen e zjarrit.
    Ndërhyrja është e vështirë nga terreni i thyer dhe duke qenë së territori shtrihet në një zonë kufitare me prezencë minash, paraqet edhe rrezikshmëri për efektivët.
    “Deri më tani, zjarri nuk ka hyrë në Parkun Natyror të Gërmenjit. Është realizuar çdo komunikim i nevojshëm me AKMC dhe me palën greke, për të mobilizuar strukturat përgjegjëse nga të dyja anët, të cilat mbeten në gatishmëri të plotë e në kontakt të vazhdueshëm për koordinimin e veprimeve në terren.”, njofton prefektura.

  • Zjarr në zonën e minuar në kufi me Greqinë

    Zjarr në zonën e minuar në kufi me Greqinë

    Një vatër zjarri aktive është regjistruar në zonën e njohur si Piramida 12, pranë Leskovikut, në kufirin me Greqinë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë nisur nga toka greke dhe po përparojnë drejt territorit shqiptar në zonën e Kamenikut.
    Ndërhyrja e zjarrfikësve dhe forcave përkatëse po has vështirësi për shkak të terrenit të vështirë malor dhe pranisë së minave në këtë zonë kufitare, që pengojnë operacionet e shuarjes së zjarrit.
    Autoritetet lokale dhe forcat e emergjencës janë në gatishmëri të plotë për të ndihmuar në menaxhimin e situatës dhe parandalimin e përhapjes së flakëve në zonat përreth.

  • Zjarr në zonën e minuar “Piramida 12” në kufi me Greqinë, vështirësohet ndërhyrja e autoriteteve

    Zjarr në zonën e minuar “Piramida 12” në kufi me Greqinë, vështirësohet ndërhyrja e autoriteteve

    Një vatër zjarri aktive është regjistruar në zonën e njohur si Piramida 12, pranë Leskovikut, në kufirin me Greqinë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë nisur nga toka greke dhe po përparojnë drejt territorit shqiptar në zonën e Kamenikut.
    Ndërhyrja e zjarrfikësve dhe forcave përkatëse po has vështirësi për shkak të terrenit të vështirë malor dhe pranisë së minave në këtë zonë kufitare, që pengojnë operacionet e shuarjes së zjarrit.
    Autoritetet lokale dhe forcat e emergjencës janë në gatishmëri të plotë për të ndihmuar në menaxhimin e situatës dhe parandalimin e përhapjes së flakëve në zonat përreth.

  • 4 milion grekë, kanë prejardhje shqiptare?!

    4 milion grekë, kanë prejardhje shqiptare?!

    Nga Valeria Dedaj

    -Pas një pune disa vjeçare historiani Arben Llalla boton të dhëna për demografinë e fshatrave shqiptarë në Greqinë e Veriut. Të dhënat fillojnë që në vitin 1913, kur dhe filloj shpërngulja e shqiptarëve që jetonin në Greqinë e sotme. Fillimisht kanë qenë rreth 90 vendbanime ku jetonin shqiptarët me etnitë e tjera. Sipas studiuesit Llalla, në një intervistë për “Shekullin” në vitin 1913 në Greqinë e Veriut flitej gjuha shqipe në 59 vendbanime, kurse sot pas 100 vitesh gjuha shqipe flitet në 42 fshatra. Libri “Demografin e Viseve Shqiptare në Greqinë e Veriut” (Maqedoninë greke dhe Trakia greke) flet dhe për ndikimin e luftërave Ballkanike dhe më pas atyre Botërore në këto zona Llalla thotë se: “popullsia shqiptare në Greqinë e Veriut u gjend përballë shumë zjarreve dhe pjesa më e madhe u detyrua të emigrojë me dhunë për në Turqi, një pjesë e vogël në Shqipëri dhe ata që mundën të paguanin shuma në të holla ushtarëve grek mbetën brenda territorit të shtetit grek, derisa dalëngadalë filluan të asimiloheshin ndër vite”. Një pjesë të këtyre qyteteve dhe fshatrave Llalla i ka vizituar gjatë viteve 1991-‘04, kur ka jetuar në Greqi. Ai ka takuar dhe grekë me origjinë shqiptare të cilët ende flisnin shqip. “Jam takuar në Konicë me stërnipin e Çeçiz Topullit më vitet 1991, 1992, 1997, 1998, quhej Ibrahim, ishte shtetas grek dhe kishte një kafene në qendër të Konicës, për fat të keq këto ditë dëgjova nga një gazetar se kishte vdekur”. Por cili është qëllimi i autorit që për disa vjet ka punuar me këtë libër? “Qëllimi im kryesor në këtë libër është të nxjerr nga pluhuri i harresës disa fakte, disa të dhëna që na bëjnë të mësojmë ku kanë jetuar dhe jetojnë njerëzit që në venat e tyre kanë gjak shqiptari, po ç’ka se për interesa ekonomike dhe nga presionet e ndryshme janë deklaruar prej shumë vitesh qytetar të një kombësie tjetër. E ardhmja nuk e dimë se çfarë befasish na ofron…”. Ky është libri i parë në shqip ku lexuesit mund të njihet me demografinë e fshatrave shqiptarë në Maqedoninë e Egjeut dhe Trakinë greke. Burimet kryesore që Llalla ka përdorur kanë qenë librat Etnografik të studiuesve francez, gjerman, serb, bullgarë dhe grek si Ami Boues, Adolphe Joanne, Emile Isambert, Guilaume Lejean, J. Lewis Farley, Joannoy N. Kallostipi, Kleanthis Nikolaidhis, Aleksandros Dagas, Nikolaos Th. Shina, Dhimitri Lithoksou, Athanasios Halkopulos, Spiridon Gopsheviç, Borivoje Millojeviç, Vasili Kënçov, Dimitar Mishev – Brancoff etj.

    Si lindi libri “Demografia e Viseve Shqiptare në Greqinë e Veriut” (Maqedoninë greke dhe Trakia greke)?

    Para disa vitesh kam botuar disa studime rreth fshatrave shqiptarë në Janinë, More-Pelomponezi, Follirin, Kostur dhe Tiqeri, por disa historian me tituj prof.dr të cilët bëjnë histori nga zyrat politike dhe kamerat televizive filluan ti kopjonin studimet e mia pa më cituar, pati edhe nga ata që bënin copi dhe paste. Kështu, mendova të filloj mbledhjen e materialeve për botimin e librit. Deri tani për fat të keq nuk ka asnjë libër për demografinë e viseve shqiptare në Ballkan, prandaj kemi edhe mungesa të informacioneve sepse shpeshherë studiuesit që janë marrë me këto studime i paraqesin shqiptarët si turq, bullgar, serb dhe grek.

    Sa ka qenë numri i vendbanimeve shqiptare në të cilat flitej shqip?

    Në libër unë flas vetëm për vendbanimet shqiptare në Greqinë e Veriut e njohur ndryshe Maqedonia e Egjeut dhe Trakia greke. Në Greqinë e Veriut flitej gjuha shqipe në 59 vendbanime, të cilat 22 ishin në prefekturën e Kosturit, 23 në prefekturën e Follorinës, 5 në prefekturën e Dhramës, 3 në Ksanthi etj. Ka nga ata studiues shqiptarë që japin deklarata se ka pasur 60 apo 100 fshatra, por nuk japin të dhëna vetëm flasin kot. Mendoj që mbi pasionin edhe emocionet duhet thënë e vërteta shkencore ashtu siç ka qenë. Jam munduar të jem sa më objektiv për të thënë dhe mbrojtur të vërtetën e këtyre fshatrave dhe banorëve të tyre, atë të vërtetë që të gjithë ne dëshirojmë ta dëgjojmë, ta shohim e ta prekim, por e vërteta rrallë herë pranohet ashtu siç është sepse ajo mund të na duket e hidhur dhe të kundërshtojë interesat tona të ngushta kalimtare. Prefektura e Kosturit deri në vitin 1920 njihej si Shqipëri, të paktën nga kartolinat e kohës që janë botuar në Francë dhe shitur në Europë, ku qytetin e Kosturit e përcaktonin si Shqipëri.

    Vazhdon të flitet ende në shqip në këto vendbanime?

    Sot, pas 100 vitesh, pra më 2013 në Greqinë e Veriut gjuha shqipe flitet në 42 fshatra, prej të cilat 7 ndodhen në prefekturën e Follorinës, 19 ndodhen në prefekturën e Evros, 3 në Selanik, 5 në Serres, 4 në Ksanthi, etj. Kur them flitet gjuha shqipe ende, kam parasysh të vërtetuar në bazë të shkencës, deklaratave të tyre dhe medieve greke. Pra, unë si mbështetës kam shfrytëzuar më shumë burimet greke duke ua mbyllur gojën replikave të tyre që mund të kemi për këtë libër. Kurse në tërë Greqinë gjuha shqipe duhet të flitet në rreth 1.5 milion njerëz dhe rreth 4 milion grek kanë origjinë të pastër shqiptare. Për këto ekzistojnë materiale me bollëk nëpër arkivat greke.

    Fotografit që përdorni në libër, çfarë tregojnë konkretisht?

    Fotot janë nga jeta e shqiptarëve në, Follorinë, Kostur, Negovan-Flamburo, Bellkambe- Dhrosopigi, Selanik si për shembull shtëpinë e figurës së shquar, Hasan Prishtinës. Këto ndërtesa janë ende pasuri shtetërore në Greqi, por që i përkasin shtetit shqiptar. Ka foto nga dekorimi i Esat Pash Toptanit më gusht 1917 në Selanik nga gjenerali francez Serraiti si dhe pritja madhështore që ju bë Toptanit më 1916, po në Selanik. Ka një foto të pllakatës së kishës Shën Athanasi në Kostur ku janë shënuar emrat e Teodor dhe Stojë Muzakës. Janë edhe disa fotografi interesante të vitit 1923 nga shkëmbimi i popullsisë myslimane nga Greqia për në Turqi, ku shihen njerëz duke vajtuar sepse me dhunë braktisin shtëpitë e tyre, pasuritë e çdo gjë të çmuar dhe nisen në drejtim të paditur se çfarë jete i pret. Kam përdorur gjithashtu dhe foto të refugjatëve të ardhur nga Rusia, Kaukazi dhe Azia e Vogël të cilët u vendosën në shtëpitë dhe tokat e myslimanëve turq, shqiptarë, pomak etj.

    Besimi fetar i banorëve ka qenë mysliman, por sa ka ndryshuar me kohën?

    Greqia u pastrua pothuajse nga elementi shqiptar mysliman 100%, ka rreth 150 mijë mysliman turq dhe pomak. Sot në fshatrat ku flitet gjuha shqipe banorët i përkasin besimit ortodoks.

    Po përsa i përket personave që ke takuar personalisht në Greqi gjatë viteve 1991-’04, në Greqi, Vazhdojnë ti ruajnë ende traditat?

    Jam takuar në Konicë me stërnipin e Çeçiz Topullit më 1991, 1992, 1997, 1998, quhej Ibrahim, ishte shtetas grek dhe kishte një kafene në qendër të Konicës, për fat të keq këto ditë dëgjova nga një gazetar i njohur që kishte vdekur. Kam miqësi me shqiptarët ortodoks të Prefekturës së Evros, një ndër ta Kosta Kazaqi, i cili më ka ndihmuar shumë në studimet e mia, me një kushërirë të Fan Nolit, Maria Kutulidhi e cila jetonte në Selanik dhe jemi takuar me dhjetëra herë. Më kanë ndihmuar edhe nipi i Avni Rustemit, djali i motrës së tij, i cili jetonte në Selanik dhe quhej Gjeorgjio. Pa folur për të ndierin Aristidh Kola, i cili më besoj para se të vdiste një arkiv me libra dhe revista nga jeta e arvanitasve. Më kanë ndihmuar edhe studiues grek të cilët e duan realitetin dhe të vërtetën. Dhe shumë të tjerë që për arsye të njohura nuk dua tua përmend emrin se mos dëmtohen…

    Ndikimi i Luftërave Ballkanike dhe Botërore në asimilim

    Gjatë luftërave Ballkanike dhe Luftës së Parë Botërore popullsia shqiptare në Greqinë e Veriut u gjend përballë shumë zjarreve dhe pjesa më e madhe u detyrua të emigrojë me dhunë për në Turqi, një pjesë e vogël në Shqipëri dhe ata që mundët të paguanin shuma në të holla ushtarëve grek për të ndenjur brenda territorit të shtetit grek dhe pse me kalimin e viteve do të asimiloheshin dalëngadalë. Shqiptarët gjatë periudhës së Perandorisë Osmane u dëmtuan më shumë nga të gjithë edhe pse ata përqafuan në masë të madhe islamin. Në dukje shqiptarët gëzonin privilegje në Perandorinë Osmane në krahasim me popujt e tjerë si grekët, serbët, bullgarët, armenët etj., por në të vërtetë, shqiptarëve, nuk iu lejua pavarësimi i kishës ortodokse, nuk iu lejua hapja e shkollave në gjuhën shqipe, etj. Shqiptarët ishin të fundit që nga Perandoria Osmane iu lejua të themelonin shtetin e tyre të pavarur dhe kjo falë përkrahjes së shteteve si SHBAja, Italia dhe mbretërisë Austro-Hungareze. Turqia për interesat e saj gjithnjë lidhi marrëveshje zyrtare me Greqinë, Serbinë, Bullgarinë dhe Rusinë në dëm të interesave dhe tokave shqiptare. Nga viti 1912-1924, në shtëpitë e shqiptarëve, turqve, myslimanëve të tjerë dhe bullgarëve të përzënë nga Greqia u vendosën refugjatë të ardhur nga Azia e Vogël. Këta refugjatë shteti grek qëllimisht i vendosi në zonat e banuara në shumicë jogreke si në Atikë-Beoti ku banojnë arvanitasit, në zonën e Maqedonisë ku banonin shqiptarë, bullgarë, turq, hebrenj dhe në Trakia, me qëllim që me kalimin viteve të bëheshin ndryshimet gjuhësore dhe kulturore, pra atje ku grekët ishin pakicë me ardhjen e refugjatëve do bëheshin shumicë. Sipas statistikave numri i refugjatëve të ardhur në tërë Greqinë pas vitit 1912, ishte 1.221.849 njerëz, rreth 20% të popullsisë së atëhershme që jetonte në Greqi. Nga këta refugjatë 638.253 prej tyre u vendosën në Maqedoninë e Egjeut. Kjo shifër përbënte 45% të popullsisë së përgjithshme në këtë krahinë. Nga ana antropologjike, gjuhësore dhe veshja tradicionale refugjatët e ardhur nuk kanë lidhje me qytetërimin antik grek dhe me luftëtarët që themeluan Greqinë Moderne të 1821. Ata më shumë ndihen në zakone si turq dhe sllavë aziatik se sa grek, trashëgimtarë të Sofokliut, Aristotelit, Herodotit, Kolokotronit, Boçarit, Karaiskaqit, Kunduriotit, Pangallos, etj. Këtë shqetësim, për dallimin e racave brenda vetë popullit grek e ka shprehur edhe shkrimtari dhe poeti grek Niko Dhimu në 23 qershor 2009, në gazetën NY TIMES.

  • Ne himarjotët jemi shqiptarë “Interviste me vetveten” nga Petro Marko

    Ne himarjotët jemi shqiptarë “Interviste me vetveten” nga Petro Marko

    Pra ç’jemi ne? Shqiptare! Po pse e humbem gjuhen? Une do te them ato qe di: Pse nenat plaka, gjyshet dhe gjyshet dine me mire shqipen se greqishten? Pse qajme e kendojme ne shqip ? Pse fjalet e urta i themi ne shqip ? Siç duket qe nga viti 1820 e tehu, greqizimi u be me qellim politik nga vete Greqia, qe fitoi lirine me gjakun e shqiptareve, qofte ne Mesolongji, qofte ne revolucionin grek. Suli dhe Himara ishin shqiptare, po dy krahina autonome qe nuk njihnin as Greqine, as Shqiperine, se ciles i kishte humbur edhe emri. Suli dhe Himara ishin kurdohere ne lufte me turkun. Erdhi koha qe Himara u nda : Himara bregdetare mbeti e lire dhe e krishtere, kurse Himara e mbrendshme, Laberia, Kurveleshi, Lumi i Vlores e Dukati u myslimanizuan dhe u ndane. Megjithese u ndane ne dy fe nuk e humben kurre lidhjet e gjakut dhe te fisit. Çdo fshatar kishte te tijte ne nje fshat te myslimanizuar qe ne kohen e Ali Pashe Tepelenes. Kur beheshin operacione ndeshkimore nga turqit, bregasit nuk shkonin pertej maleve, ne Mesaplik e ne Kurvelesh, per t’u mbrojtur, sic benin gjer ne ate kohe, por iknin me varka per ne Korfuz ose per ne Gjirit, nen mbrojtejen e venecianeve. Aty shkonin pleq e plaka dhe femijet. Burrat luftonin. Aty rrinin shume vjet, gjersa mbaronin operacionet ndeshkimore. Thone se banoret e Dhermiut shkonin ne ishullin grek, kurse ata te Himares ne Gjirit. Prandaj dhe, kur flasin greqisht, dhermijasit flasin si korfjanet, kurse himarjotet, si gjiritlinjte.

    Pastaj shkollat ishin greke. Mesha kendohej greqisht. tregtine e benin me Korfuzin, Janinen. Pak nga pak u shkeputen lidhjet me Laberine, me Dukatin. Greqia, qe u clirua e para, thoshte se kudo ku jane ortodokse, jane greke ; myslimanet jane turq. Nisi antagonizmi turq e kaurre! Propoganda bente punen e saj. Kjo u thellua ne kohen e Ali pashe Tepelenes, i cili dergoi nje delegacion ne Himare, qe dhe Himara te myslimanizohej. Paria e Himares delegacionin e priti ne Qeparo, se kishte me shume kapedane. Delegatet e Ali pashe Tepelenes u thane mendimin dhe qellimin e vizites. Me plaku i kuvendit himarjot u tha delegateve : – E falenderojme pashane, qe mendon per te miren tone. Po i thoni pashait se ketu poshte, ne fshat, kemi nje fushe qe s’ka uje. Thahet ne vere dhe nuk na jep asgje.

    I jemi lutur Krishtit dhe Shen Merise, Shen Kozmait dhe Shen Spiridhoit, po s’na dhane uje. Ne na dhente Muhameti uje, menjehere behemi myslimane. Keshtu i thoni pashait.Kur vajten e ia thane pashait pergjigjen e bregasve, ai qeshi me zemerim dhe tha :– Eh kauret e dreqit, do te ma paguajn ! – Pastaj, duke qeshur : -Pizevenget, jane te zgjuar, s’ke c’thua, jane rrufjane te medhenj !Pak nga pak propoganda greke behej me e madhe, duke pretenduar se Himara ishte krahina heroike e Greqise. Shume kapedane, sidomos paria, kishin privilegje. Dhe parate e mireberesve himarjote, qe i kishin lene ne bankat greke per shkollat e Himares, ishin nje shkak shume serioz per propoganden greke. Gjike Bixhili nga Dhermiu kishte fituar shume para ne Rusi, ku e kishte marre Pano Bixhili, perfaqesues i himarjoteve prane Carit, ne Peterburg. Mesuesit dhe shpenzimet per shkollen merreshin nga fondi i Gjike Bixhilit. Gjike Bixhili ndertoi dhe nje shkolle, qe eshte sot e kesaj dite. Ne kur ishim te vegjel, ne shkollen e fshatit shihnim portretin e tij , te varur ne klase. Sic i la Gjike Bixhili parate ne banken greke, ashtu i lane dhe shume mireberes te tjere nga Jugu, si Zhapa me shoke. Ishin miliona, te cilat u bene burim per te ushqyer propoganden greke ne vendin tone, sa u krijua miti i Vorio Epirit dhe sillogu vorioepiriot, qe merrej me clirimin e Vorio Epirit, domethene te Shqiperise se Jugut. Parate u vune ne dispozicion te parise, e cila merrte nje mije dhe shpenzonte nje… Paria merrte para nga banka greke, e cila qe e autorizuar nga qeverite reaksionare nacionaliste te Megali Idhese ( Megali Idheja : qe Greqia te behej e madhe duke perfshire ne kufijte e saj jugun e Shqiperise dhe vendet ballkanike ku jane ortodokse).

    Himarjotet qe emigronin ne Greqi, kishin privilegje : perkraheshin si bij te nje “krahine heroike greke” me histori trimerie e burrerie. Fatkeqesia ishte se Shqiperia u clirua e fundit ne ballkan. Himara kishte ushqyer shpirtin e aneksartise, autonomise, si Suli, i cili pak nga pak u greqizua. Dhe, pasi u clirua Shqiperia, me kufijte te cunguar shume, propoganda greke e ushqeu shume idene e autonomise se Himares : as shqiptare, as greke! Kishte hedhur rrenje te thelle kjo propogande ne shpirtin e himarjoteve, te cilet syte i mbanin nga Greqia. Kreret himarjote, si Spiro Miloja, nje luftetar qe e ndihmoi shume Greqine, ishte ne krye te kesaj propogande, me gjithe farefisin dhe sojin e tij te perndare ne Dhermi, Vuno e gjetke. Spiro Miloja ishte nga Progonati. Ne fshatin tone ai kishte farefis Lluke Zh. e te tjere, qe propogandonin ndarjen e Himares nga Shqiperia. Si baze kryesore te propogandes perdornin dhe kete : Pse laberia u be turke ? E pse te mos behemi edhe ne me Greqine, qe eshte armike e betuar e Turqise, sic jemi dhe ne armiq te betuar te turkut.

    Shume fanatike ishin fshataret e mi! Njezet e gjashte kisha kishte. Mbaj mend une se kishte tete prifterinj. Lidhjet ekonomike, privilegjet ne Greqi, interesimi i greqise per himariotet, sillogu vorioepiriot ndikuan shume per ti bere himarjotet t’i kthenin syte nga Greqia dhe te enderronin per nje autonomi. Pastaj, edhe ne kohen e pavaresise himarjotet pane se asnje qeveri e Tiranes nuk u kujdesua asnjehere per ta. Nuk shkonin as xhandare dhe nuk merreshin ne asnje pune. Ata pelqyen te mergonin : heren e pare ne Llavrion, ku kishte miniera ; ne Korint, per te hapur kanalin; ne Vllahi, ne Rusi, pastaj ne Amerike, ne France, ne Meksike, ne Argjentine, ne Australi, Kanada e gjetke. Keshtu ne dinim me mire ku binte Buenos Ajresi sesa Kukesi, qe nuk ia kishim degjuar kurre emrin. Dinim ku binte Australia dhe jo Kosova, qe nuk ja kishim degjuar kurre emrin. Dinim ku binte Athina dhe Korfusi ose Tirana e Shkodra. Ishim pa asnje lidhje me atdheun tone.

    Disa perçares, vete regjimi i Zogut, sidomos Musa Juka, na perçau. U ndame ne fshat ne dy parti: pendekuqet qe deshen Shqiperine dhe shkollat shqipe; dhe pendebardhet, qe deshen Greqine e shkollat greke ne fshat. Kete perçarje e ushqeu shume Musa Juka, duke na armiqesuar vella me vella. Familja jone bente pjese ne partine e pendekuqeve dhe mbanim ne ballkon kurdohere flamurin e Shqiperise.

    Kapedanet e Spiro Milos na kishin ardhur disa here ne shtepi, duke ne thene se Andrea Markoja ishte vrare per Greqine, Marko Jani ishte internuar nga italianet per Greqine e te tjera. Deshen qe ne te linim shtepine e te shkonim ne Korfuz, ku do te na mbante me shkolla e me pensione Athina. Qofte im vella, Fotoja, qofte kushuriri im Jani, i sikterisnin duke u thene : “Andrea Markoja u vra per Himaren dhe Marko Jani vdiq i veremosur nga internimet dhe vuajtjet e shumta per Himaren dhe jo per Greqine. Himara sot eshte dhe mbetet shqiptare. Prandaj mbajme dhe flamurin dite e nate ne ballkon. Ne e dime gjakun tone se nga buron”.

  • Morea atdheu i humbur i Arbëreshëve!

    Morea atdheu i humbur i Arbëreshëve!

    Morea ishte emri i gadishullit të Peloponezit në Greqinë e sotme Jugore gjatë Mesjetës dhe periudhës së hershme moderne. Emri u përdor për provincën Bizantine të njohur si Despotati i Moreas, nga perandoria Osmane për Morea Eyalet dhe nga Republika e Venecias për Mbretërinë jetëshkurtër të Moreas. (Wiki)

    Kënga “O e bukura More” përkujton kujtesën për atdheun humbur. Pra mu kjo Morea që gjendet thellë në Greqinë e sotme ,ishte vendi i shqiptarëve të lashtë-Arbëreshëve!

    Por ajo u zbraz në mënyrë permanente e shtypur nga okupator të ndryshëm, që nga Turqit e deri te grekët modern, që dëbuan dhe asimiluan popullatën autoktone arbreshe. Morea , kishte përgjatë historisë një subjektivitet në kuadër të rregullimeve të ndryshme shtetrore, përveç në Greqinë e sotme.

    Ajo për një kohë të shkurtër ishte shpallur edhe Mretëria e Moresë 1688–1715!

    Shqiptarët/ Arbëreshët kanë humbur shumë nga trojet e tyre.

    Shkruan: Xhelil ARIFI