Tag: greqia

  • EMRI – Ekstradohet nga Greqia shkodrani 39- vjeçar, ishte dënuar me 16 vjet burg për “vjedhje me armë”

    EMRI – Ekstradohet nga Greqia shkodrani 39- vjeçar, ishte dënuar me 16 vjet burg për “vjedhje me armë”

    Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave të Interpol Tiranës dhe strukturave të Interpol Athinës, u finalizua procedura për ekstradimin nga Greqia, në Shqipëri, të shtetasit Eduard Vushaj, 39 vjeç, të lindur në Shkodër.
    Ky shtetas kërkohej ndërkombëtarisht, sepse në vitin 2016, Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 16 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me armë”.
    Në vitin 2013, në fshatin Grabom, ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka ndaluar automjetin me të cilin lëviznin 2 shtetas, të cilëve, duke i kanosur me armë, iu kanë marrë paratë dhe automjetin. Gjithashtu, i ka plagosur të dy, me mjet prerës (thikë).

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Në kërkim për grabitje dhe plagosje me armë, ekstradohet nga Greqia Edurard Vushaj

    Në kërkim për grabitje dhe plagosje me armë, ekstradohet nga Greqia Edurard Vushaj

    eduard vushaj

    TIRANË- Ekstradohet nga Greqia, një shtetas i dënuar me 16 vjet burgim, për vjedhje me armë, kryer në bashkëpunim.
    Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave të Interpol Tiranës dhe strukturave të Interpol Athinës, u finalizua procedura për ekstradimin nga Greqia, në Shqipëri, të shtetasit Eduard Vushaj, 39 vjeç, të lindur në Shkodër.
    Ky shtetas kërkohej ndërkombëtarisht, sepse në vitin 2016, Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 16 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me armë”.
    Në vitin 2013, në fshatin Grabom, ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka ndaluar automjetin me të cilin lëviznin 2 shtetas, të cilëve, duke i kanosur me armë, iu kanë marrë paratë dhe automjetin. Gjithashtu, i ka plagosur të dy, me mjet prerës (thikë).

  • I dënuar me 16 vite burg për grabitje me armë, ekstradohet nga Greqia 39-vjeçari (EMRI/VIDEO)

    I dënuar me 16 vite burg për grabitje me armë, ekstradohet nga Greqia 39-vjeçari (EMRI/VIDEO)

    39-vjeçari shqiptar Eduard Vushaj është ekstraduar nga Greqia, pasi rezulton i dënuar me 16 vite burgim për vjedhje me armë, kryer në bashkëpunim. 
    “Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave të Interpol Tiranës dhe strukturave të Interpol Athinës, u finalizua procedura për ekstradimin nga Greqia, në Shqipëri, të shtetasit Eduard Vushaj, 39 vjeç, të lindur në Shkodër. 
    Ky shtetas kërkohej ndërkombëtarisht, sepse në vitin 2016, Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 16 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me armë”, thuhet në njoftimin e policisë. 
    Në vitin 2013, në fshatin Grabom, 38-vjeçari, në bashkëpunim me një person tjetër, ka ndaluar automjetin me të cilin lëviznin 2 persona, të cilëve, duke i kanosur me armë, iu kanë marrë paratë dhe automjetin. Gjithashtu, i ka plagosur të dy, me mjet prerës (thikë). 
     
     

  • Grabiti nën kërcënimin e armës dy persona dhe i goditi me thikë, ekstradohet nga Greqia 39 vjeçari (Emri)

    Grabiti nën kërcënimin e armës dy persona dhe i goditi me thikë, ekstradohet nga Greqia 39 vjeçari (Emri)

    Është ekstraduar nga Greqia, një 39-vjeçari i dënuar për vjedhje me armë, kryer në bashkëpunim, ngjarje e ndodhur në vitin 2013. Eduard Vushaj, lindur në Shkodër, kërkohej ndërkombëtarisht, sepse në vitin 2016, Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 16 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me armë”.
    Në vitin 2013, në fshatin Grabom, 39-vjeçari në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka ndaluar automjetin ku lëviznin 2 shtetas, të cilëve, duke i kanosur me armë, iu kanë marrë paratë dhe automjetin. Gjithashtu, i ka plagosur të dy, me thikë.
    Njoftimi:
    Interpol Tirana
    Ekstradohet nga Greqia, një shtetas i dënuar me 16 vjet burgim, për vjedhje me armë, kryer në bashkëpunim. Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave të Interpol Tiranës dhe strukturave të Interpol Athinës, u finalizua procedura për ekstradimin nga Greqia, në Shqipëri, të shtetasit Eduard Vushaj, 39 vjeç, të lindur në Shkodër.
    Ky shtetas kërkohej ndërkombëtarisht, sepse në vitin 2016, Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 16 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me armë”. Në vitin 2013, në fshatin Grabom, ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka ndaluar automjetin me të cilin lëviznin 2 shtetas, të cilëve, duke i kanosur me armë, iu kanë marrë paratë dhe automjetin. Gjithashtu, i ka plagosur të dy, me mjet prerës (thikë).

  • I dënuar me 19 vite burg për vjedhje me armë, ekstradohet nga Greqia 39-vjeçari shqiptar

    I dënuar me 19 vite burg për vjedhje me armë, ekstradohet nga Greqia 39-vjeçari shqiptar

    39-vjeçari shqiptar Eduard Vushaj është ekstraduar nga Greqia, pasi rezulton i dënuar me 16 vite burgim për vjedhje me armë, kryer në bashkëpunim.

    “Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave të Interpol Tiranës dhe strukturave të Interpol Athinës, u finalizua procedura për ekstradimin nga Greqia, në Shqipëri, të shtetasit Eduard Vushaj, 39 vjeç, të lindur në Shkodër.
    Ky shtetas kërkohej ndërkombëtarisht, sepse në vitin 2016, Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 16 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me armë”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Në vitin 2013, në fshatin Grabom, 38-vjeçari, në bashkëpunim me një person tjetër, ka ndaluar automjetin me të cilin lëviznin 2 persona, të cilëve, duke i kanosur me armë, iu kanë marrë paratë dhe automjetin. Gjithashtu, i ka plagosur të dy, me mjet prerës (thikë).

    Top Channel

  • Greqia dhe grekët e ditëve të sotme – Një lexim kritik i një udhëtari të shekullit XIX

    Greqia dhe grekët e ditëve të sotme – Një lexim kritik i një udhëtari të shekullit XIX

    Në shekullin XIX, pas pavarësisë së Greqisë (1821–1830), shumë udhëtarë evropianë — francezë, anglezë, gjermanë — vizituan Greqinë me pritshmëri romantike: të shihnin pasardhësit e helenëve të lashtë, me bukuri “klasike”, si në skulpturat greke.Kur ata panë një popull që nuk fliste greqisht, pra një përzierje etnike (shqiptarë, arvanitë, vllehë, sllavë etj.), u zhgënjyen. Shumë nuk kuptonin që Greqia e re ishte një shoqëri shumëetnike, jo “e pastër helene

    Fragmenti i paraqitur nga Edmond Rreth, i cili përshkruan Greqinë dhe banorët e saj në shekullin XIX, pasqyron më shumë se një vështrim etnografik: ai shpalos mënyrën se si udhëtarët evropianë të kohës perceptonin Ballkanin dhe popujt e tij në dritën e paragjykimeve kulturore, racore dhe estetike të epokës. Vërehet qartë se përshkrimet e autorit janë të mbushura me kontraste midis idealit klasik të Greqisë së lashtë dhe realitetit të Greqisë së re, e cila në atë periudhë sapo kishte dalë nga sundimi osman dhe kishte një përbërje të gjerë etnike e kulturore.

    Në tekst përmendet se Athina, vetëm një çerek shekulli më parë, kishte qenë një “fshat shqiptar” dhe se shqiptarët përbënin pjesën më të madhe të popullsisë së Atikës. Kjo nuk është thjesht një figurë letrare, por një e dhënë historike: në fillimet e shtetit modern grek, një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së Greqisë së Jugut ishin arvanitë, shqiptarë ortodoksë që kishin ruajtur gjuhën dhe traditat e tyre. Megjithatë, për udhëtarët perëndimorë të shekullit XIX, ky realitet përbënte një zhgënjim të thellë. Ata vinin në Greqi me pritshmërinë për të gjetur pasardhësit e drejtpërdrejtë të helenëve të lashtë, me tipare fizike dhe shpirtërore “klasike”, si ato të statujave të Venusit apo Apolonit. Kur përballeshin me popullsi shqiptare, vllehe, sllave apo turke, ndienin një ndarje të thellë midis mitit që kishin ndërtuar dhe realitetit që gjenin.
    Ky kontrast shpjegon edhe tonin përçmues ndaj grave të Athinës, të cilat autori i përshkruan si “të shëmtuara, me hundë të gjera, këmbë të sheshta dhe bel të keqformuar”. Përshkrime të tilla nuk burojnë nga një vëzhgim objektiv, por nga standardet estetike dhe paragjykimet gjinore të kohës. Në shekullin XIX, bukuria e gruas shpesh përdorej si metaforë për “fisnikërinë” ose “vlefshmërinë” e një kombi. Kështu, duke mohuar bukurinë e grave athinase, udhëtari në fakt mohon edhe “pastërtinë” dhe “autenticitetin” e popullit grek të ri. Për më tepër, fakti që Athina kishte qenë një fshat shqiptar e bën autorin të kërkojë te ky element arvanitas arsyen e “shëmtisë” dhe “rënies së tipit grek”, gjë që dëshmon për një qëndrim nënçmues ndaj shqiptarëve dhe një përpjekje për t’i përjashtuar ata nga narrativi helen.

    Në thelb, teksti i Edmond Reth-it (ose i burimit prej nga ai e ka përshtatur) është një dokument tipik i orientalizmit perëndimor në shekullin XIX. Ai tregon mënyrën se si Evropa Perëndimore krijonte një “tjetër” ballkanik – një hapësirë të afërt gjeografikisht, por të konsideruar ende “të prapambetur”, “jo të pastër”, “përzierje racash e kulturash”. Në këtë kuptim, paragjykimi ndaj grave shqiptare nuk është urrejtje personale, por një shfaqje e ideologjisë kulturore të kohës, e cila kërkonte të ndante botën në qendra të qytetërimit dhe periferi të vonuara.
    Prandaj, ky fragment ka vlerë jo për saktësinë e tij etnografike, por për mënyrën se si na ndihmon të kuptojmë procesin e ndërtimit të identiteteve kombëtare dhe perceptimeve kulturore në shekullin XIX. Ai na kujton se historia e Greqisë moderne nuk mund të ndahet nga prania dhe ndikimi i elementit shqiptar, ashtu siç nuk mund të ndahet nga përpjekjet e Evropës për ta “rimallëkuar” Greqinë sipas modeleve të lashtësisë klasike.Në këtë dritë, kritika ndaj grave “shqiptare” të Athinës nuk është veçse një pasqyrë e ndjenjës së huaj që kishte Evropa ndaj realitetit të saj të lindor — një përpjekje për të imponuar një ideal estetik dhe kulturor mbi një popullsi që në të vërtetë përfaqësonte shumë më tepër se një mit klasik: një përzierje të gjallë dhe të vërtetë të Ballkanit._________________________Edmond Reth (1838–1885), një shkrimtar dhe gazetar francez që botoi më 1854 librin e famshëm“La Grèce contemporaine” (Greqia e sotme)“Greqia dhe grekët e ditëve të sotme – Nga Edmond Reth,

  • Tanke, helikopterë dhe anije në një skenar real lufte, Greqia shpalos forcën

    Tanke, helikopterë dhe anije në një skenar real lufte, Greqia shpalos forcën

     

    Greqia ka mbyllur pas një jave intensive aktivitetesh ushtarake stërvitjen ‘Parmenion 25’, e cila nisi më 26 shtator nën drejtimin e Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë dhe u shtri në të gjithë territorin e fqinjit tonë jugor.

    Në këtë stërvitje morën pjesë të gjitha kapacitetet dhe personeli i tre degëve të Forcave të Armatosura (Ushtria, Forca Ajrore dhe Marina) si dhe Komanda e Luftës Speciale (DEP), duke demonstruar nivel të lartë gatishmërie dhe bashkërendimi.

    Një fokus i veçantë iu kushtua edhe vlerësimit të sistemit të alarmit të Mbrojtjes Civile. ‘Parmenion 25’ tregoi qartë kapacitetet mbrojtëse të Greqisë, gatishmërinë e Forcave të Armatosura dhe aftësinë për të vepruar në mënyrë të koordinuar në skenarë kompleksë, në një kohë kur vendet e NATO-s po përjetojnë shqetësimin e sulmeve hibride ruse.  

  • VIDEO / Greqia shpalos forcën: Tanke, helikopterë dhe anije në një skenar real lufte…

    VIDEO / Greqia shpalos forcën: Tanke, helikopterë dhe anije në një skenar real lufte…

    Greqia ka mbyllur pas një jave intensive aktivitetesh ushtarake stërvitjen “Parmenion 25”, e cila nisi më 26 shtator nën drejtimin e Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare të Greqisë dhe u shtri në të gjithë territorin e fqinjit tonë jugor.
    Në këtë stërvitje morën pjesë të gjitha kapacitetet dhe personeli i tre degëve të Forcave të Armatosura (Ushtria, Forca Ajrore dhe Marina) si dhe Komanda e Luftës Speciale (DEP), duke demonstruar nivel të lartë gatishmërie dhe bashkërendimi.

    Një fokus i veçantë iu kushtua edhe vlerësimit të sistemit të alarmit të Mbrojtjes Civile. “Parmenion 25” tregoi qartë kapacitetet mbrojtëse të Greqisë, gatishmërinë e Forcave të Armatosura dhe aftësinë për të vepruar në mënyrë të koordinuar në skenarë kompleksë, në një kohë kur vendet e NATO-s po përjetojnë shqetësimin e sulmeve hibride ruse.

  • Italia dhe Greqia thirrje Izraelit për vetëpërmbajtje: Mos i prekni aktivistët

    Italia dhe Greqia thirrje Izraelit për vetëpërmbajtje: Mos i prekni aktivistët

    Italia dhe Greqia i kanë bërë thirrje të përbashkët Izraelit që të garantojë sigurinë e aktivistëve ndërkombëtarë në bordin e Flotiljes Global Sumud, e cila po udhëton drejt Gazës me ndihma humanitare.
    Në një deklaratë të përbashkët zyrtare, Roma dhe Athina kërkuan që autoritetet izraelite të sigurojnë “sigurinë e pjesëmarrësve dhe të lejojnë të gjitha masat e nevojshme të mbrojtjes konsullore”.
    Kjo flotilje përfshin aktivistë nga shumë vende, mes tyre edhe aktivistja e njohur për klimën Greta Thunberg. Në një video të shpërndarë nga bordin e njërës prej anijeve, shihet një anije luftarake izraelite që supozohet se po i afrohej flotiljes.

    Ndërkohë, Italia dhe Greqia i kanë bërë thirrje edhe vetë aktivistëve që të pranojnë një propozim kompromisi: t’ia dorëzojnë ndihmat Kishës Katolike, e cila do të mund t’i shpërndajë ato në Gaza pa konfrontime të drejtpërdrejta me Izraelin.
    Por aktivistët e kanë refuzuar këtë propozim, duke theksuar se misioni i tyre nuk ka të bëjë vetëm me dërgimin e ndihmave, por me sfidimin e bllokadës detare të Gazës, të cilën ata e quajnë të paligjshme.

  • Greqia dhe Italia i kërkojnë Izraelit të garantojë sigurinë e flotës së ndihmës për Gazën

    Greqia dhe Italia i kërkojnë Izraelit të garantojë sigurinë e flotës së ndihmës për Gazën

    Greqia dhe Italia i kanë bërë thirrje Izraelit të garantojë sigurinë e një flote ndihmash pro-palestineze në Gaza, të përbërë nga më shumë se 40 anije private, dhe t’u lejojë pjesëmarrësve qasje në mbështetje konsullore.

    Apeli u bë në një deklaratë të përbashkët të lëshuar të mërkurën nga Ministri i Jashtëm Grek, Giorgos Gerapetritis, dhe Ministri i Jashtëm Italian, Antonio Tajani.

    Ministrat iu drejtuan gjithashtu aktivistëve, duke i nxitur ata të pranonin një propozim nga Patriarkana Latine e Jerusalemit, që synonte zbutjen e tensioneve.

    Patriarkana po ofrohet t’ua dorëzojë ndihmën banorëve të Gazës në emër të flotës, në vend të vetë aktivistëve në anije që e shpërndajnë ndihmën.

    Aktivistët kishin refuzuar më parë një ofertë të ngjashme, të bërë nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

    Flota Globale Sumud përbëhet nga dhjetëra anije, që synojnë të dërgojnë ndihma në Gaza. Iniciativa të ngjashme në të kaluarën, kanë çuar vazhdimisht në tensione me Izraelin.

    Të mërkurën pasdite, flota ishte pozicionuar pranë brigjeve të Egjiptit dhe po lëvizte drejt Rripit të Gazës së bllokuar./ DPA News.