Tag: greqia

  • Aktivizëm ndërkufitar/ Shqiptarë, grekë e maqedonas, bashkë për të shpëtuar Prespën

    Aktivizëm ndërkufitar/ Shqiptarë, grekë e maqedonas, bashkë për të shpëtuar Prespën

    Në vendin ku Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut takohen, në Liqenin e Prespës, tre organizata joqeveritare të këtyre vendeve janë bërë bashkë dhe po punojnë për të mbrojtur këtë liqen.

    Radio gjermane DW, në një reportazh të zgjeruar, thekson se baseni i liqenit i rrethuar nga malet, ku shtrihen Liqeni i Prespës së Madhe dhe Liqeni i Prespës së Vogël, mori formë rreth pesë milionë vjet më parë, shumë kohë para se qeniet njerëzore t’i bashkoheshin ekosistemit ose shtetet të vendosnin kufij.
    Sot, këto dy zona ujore mahnitëse e piktoreske dhe kryesisht të paprekura, ndahen nga tre vende: Greqia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
    Një nga banorët më të shquar të Prespës është Pelikani Dalmat, që dallon për sqepin e tij të madh rozë dhe portokalli, pendët e bardha dhe me kaçurrela të qafës.
    1,500 çifte të kësaj specie të rrallë zogjsh jetojnë në ekosistemin e pasur të Prespës, duke e bërë atë koloninë më të madhe të Pelikanëve Dalmatë në botë.
    Por zona ka hasur në disa probleme, që organizatat qeveritare nga të treja vendet po punojnë që t’i zgjidhin.
    Ambientalistët ia atribuojnë pakësimin e ujit ndryshimeve klimatike dhe aktivitetit njerëzor, siç është bujqësia.
    Sipas DW, banorët pranë liqeneve në të tre vendet duan të nxisin me turizëm ekonomitë e tyre lokale. Ata thonë se eko-turizmi transnacional në Prespë mund të jetë fitimprurës për investitorët dhe këmbëngulin se zhvillimi nuk do të ketë një ndikim negativ në natyrë.
    Por në të njëjtën kohë, organizatat joqeveritare duan të sigurohen që turizmi dhe ruajtja e natyrës të mos bien ndesh me njëra-tjetrën.

    Top Channel

  • Kontrabandë veshjesh nga Greqia në Shqipëri, pranga shoferit të autobusit

    Kontrabandë veshjesh nga Greqia në Shqipëri, pranga shoferit të autobusit

    Një shofer autubusi ka rënë në prangat e policisë kufitare të Kapshticës, pasi kontrabandoi veshje nga Greqia në Shqipëri.
    Gjatë kontrollit të kryer në autobusin e 54-vjeçarit blutë konstatuan se veshjet nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.
    Veshjet të cilat kapnin vlerën rreth 100 mijë euro u sekuestruan si provë materiale.
    “Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore të marra në rrugë operative, shërbimet e DVKM Korçë, në hyrje të RSh-së, në PKK Kapshticë, kaluan për kontroll në vijën e dytë autobusin me drejtues shtetasin N. Z., 54 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, Korçë.
    Nga kontrolli, në autobusin që ky shtetas drejtonte, janë gjetur veshje të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.
    Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi N. Z., 54 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, njoftoi sot policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

  • Kontrabandoi veshje nga Greqia, arrestohet shoferi i autobusit nga policia kufitare

    Kontrabandoi veshje nga Greqia, arrestohet shoferi i autobusit nga policia kufitare

    Kontrabandoi veshje nga Greqia, arrestohet në flagrancë, gjatë transportimit të tyre, 54-vjeçari, shofer autobusi.

    Sekuestrohen veshjet e kontrabanduara, që kapin vlerën rreth 100 mijë euro. Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore të marra në rrugë operative, shërbimet e DVKM Korçë, në hyrje të RSh-së, në PKK Kapshticë, kaluan për kontroll në vijën e dytë autobusin me drejtues shtetasin N. Z., 54 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, Korçë.
    Nga kontrolli, në autobusin që ky shtetas drejtonte, janë gjetur veshje të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.
    Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi N. Z., 54 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Futi mall kontrabandë nga Greqia, arrestohet 35-vjecari në Kapshticë, nën hetim edhe një doganier

    Futi mall kontrabandë nga Greqia, arrestohet 35-vjecari në Kapshticë, nën hetim edhe një doganier

    Një 35-vjeccar është arrestuar në aksin rrugor Kapshticë-Bilisht pasi dyshohet se kishte futur mall kontrabandë nga Greqia.
    Sipas burimeve, vlera e të gjithë mallit të sekuestruar ishte 2000 euro ku përfshiheshin pajisje hidrosanitare dhe elektrike.Autoritetet kanë nisur procedimin penal edhe ndaj një doganieri të pikës kufitare të Kapshticës, pasi dyshohet për shpërdorim detyre.
    Njoftimi i plotë i Policisë:U kap në flagrancë në aksin rrugor “Kapshticë-Bilisht”, duke transportuar mallra të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, arrestohet 53-vjeçari.
    Procedohet penalisht 1 doganier i PKK Kapshticë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
    Sekuestrohen mallrat e kontrabanduara, me vlerë rreth 2000 euro dhe automjeti.
    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një rast të kontrabandës së mallrave.
    Në aksin rrugor “Kapshticë-Bilisht”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin N.J. Gjatë kontrollit në automjet, ata kanë gjetur pajisje të ndryshme hidrosanitare dhe elektrike, me vlerë rreth 2000 euro, të cilat dyshohet se ky shtetas i ka futur në Shqipëri, pa kryer procedurat e zhdoganimit.
    Në vijim të veprimeve për këtë rast:
    -u arrestua në flagrancë shtetasi N. J , 53 vjeç banues në Greqi, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”;
    -u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin N. B., 64 vjeç, doganier në PKK Kapshticë, pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet për zhdoganimin e këtyre mallrave.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

  • “Greqia në epokën e dronëve” me 1 mijë prodhime në vit, Mitsotakis: Mbrojtjen duhet ta trajtojmë si të mirë publike evropiane

    “Greqia në epokën e dronëve” me 1 mijë prodhime në vit, Mitsotakis: Mbrojtjen duhet ta trajtojmë si të mirë publike evropiane

    Greqia ka hyrë në një fazë të re teknologjike të mbrojtjes. Në bazën e 306-të të Telekomunikacionit në Aharnes tashmë prodhohen mbi 1.000 dronë në vit, të krijuar nga inxhinierët e Forcave të Armatosura.

    Bëhet fjalë për modele të vogla (FPV- First-Person View), por edhe njësi të mëdha për zbulim, vëzhgim dhe mbështetje taktike, ndërsa për herë të parë ato mund të prodhohen edhe në stacione portative që mund të veprojnë pranë vijës së parë të frontit.
    “Ne kemi lançuar dy prototipa stacionesh portative të prodhimit të dronëve, të cilët do të shfaqen për herë të parë në paradën e 28 tetorit në Selanik. Dhe ato janë ndërtuar për të ndjekur njësitë tona të mëdha ushtarake. Domethënë, për të qenë në gjendje të prodhojnë dronët e modeleve të vogla( FPV) në terren”, deklaroi ministri i mbrojtjes, Nikos Dendias.
    Siç ka theksuar  ministri grek i Mbrojtjes që ka vizituar bazën, këta dronë të prodhimit vendas janë simbol i një ushtrie që po futet me shpejtësi në epokën e inteligjencës artificiale dhe  këto zhvillime e pozicionojnë Greqinë në pararojë të prodhimit evropian të mjeteve pa pilot, në një moment kur siguria kontinentale po rimendohet.
    Në të njëjtën kohë, nga samiti  njëditor  I Brukselit, në një moment përshkallëzimi dramatik të presionit transatlantik mbi Moskën,  kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar nga BE  të krijojë një mekanizëm të përbashkët huamarrjeje për të financuar investime të përbashkëta në mbrojtje, siç janë sistemet antiajrore, dronët dhe teknologjitë e reja ushtarake.
    “Dua të shpreh gjithashtu kënaqësinë time sepse iniciativat greke, të cilat u prezantuan pak kohë më parë, siç është një mburojë e përbashkët antiraketë për BE, duket se po fitojnë vrullin e tyre dhe janë përfshirë në planin e Komisionit Evropian”, tha kryeministri Mitsotakis.
    Në një  intervistë  për portalin e madh  Politico sot, Mitsotakisn tha se mbrojtja duhet të trajtohet si “e mira publike përfundimtare evropiane” dhe se duhet të përdoren paratë evropiane për të bërë gjëra që shumë shtete anëtare mund të mos jenë në gjendje t’i bëjnë në nivel kombëtar.

    Top Channel

  • Ekstradohet nga Greqia 39-vjeçari/ Tentoi të vriste një person, e goditi me thikë në kraharor

    Ekstradohet nga Greqia 39-vjeçari/ Tentoi të vriste një person, e goditi me thikë në kraharor

    Një 39-vjeçar është esktraduar nga Greqia në Shqipëri.
    Policia bën me dije se Deni Mecolli ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse në muajin shkurt 2025, Gjykata e Korçës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, pasi ka tentuar të vrasë me thikë një 40-vjeçar.
    Njoftimi i Policisë:
    Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave të Interpol Tiranës dhe të Interpol Athinës, u finalizua procedura për ekstradimin nga Greqia, në Shqipëri, të shtetasit:
    Deni Mecolli, 39 vjeç, banues në Korçë.
    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse në muajin shkurt 2025, Gjykata e Korçës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”.
    Shtetasi D. M. akuzohet se më datë 04.02.2025, në lagjen nr. 2, Korçë, ka tentuar të vrasë për motive të dobëta, shtetasin E. Sh., 40 vjeç, duke e goditur me thikë, në kraharor. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, të DVP Korçë, kryen veprimet procedurale për ekzekutimin e vendimit penal.

  • Tentoi të vriste me thikë një person në Korçë, ekstradohet nga Greqia Deni Mecolli

    Tentoi të vriste me thikë një person në Korçë, ekstradohet nga Greqia Deni Mecolli

    Akuzohet se tentoi të vriste me thikë, një shtetas, ekstradohet nga Greqia, 39-vjeçari.
    Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave të Interpol Tiranës dhe të Interpol Athinës, u finalizua procedura për ekstradimin nga Greqia, në Shqipëri, të shtetasit:
    D. M., 39 vjeç, banues në Korçë.
    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse në muajin shkurt 2025, Gjykata e Korçës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”.
    Shtetasi D. M. akuzohet se më datë 04.02.2025, në lagjen nr. 2, Korçë, ka tentuar të vrasë për motive të dobëta, shtetasin E. Sh., 40 vjeç, duke e goditur me thikë, në kraharor.
    Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, të DVP Korçë, kryen veprimet procedurale për ekzekutimin e vendimit penal.

    Top Channel

  • EMRI/ Greqia sjell në pranga 39-vjeçarin e kërkuar në Korçë, tentoi të vriste me thikë një person në muajin shkurt! E plagosi rëndë pas…

    EMRI/ Greqia sjell në pranga 39-vjeçarin e kërkuar në Korçë, tentoi të vriste me thikë një person në muajin shkurt! E plagosi rëndë pas…

    Një 39-vjeçar i kërkuar dhe akuzuar për tentativë vrasjeje në Korçë, është sjellë nën pranga nga Greqia për llogari të Interpol Tiranës ditën e sotme.

    I ekstraduari është Deni Meçolli, teksa agjentët e Interpol Athinës ia dorëzuan nën pranga homologëve të tyre për veprime të mëtejshme. Ndaj tij kishte masë sigurie në mungesë “arrest me burg”.

    Meçolli akuzohet se më datë 4 shkurt 2025, në lagjen nr. 2, Korçë, ka tentuar të vrasë për motive të dobëta E. Sh., 40 vjeç, duke e goditur me thikë, në kraharor.

    Njoftimi i Policisë së Korçës:

    “Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave të Interpol Tiranës dhe të Interpol Athinës, u finalizua procedura për ekstradimin nga Greqia, në Shqipëri, të shtetasit:

    M., 39 vjeç, banues në Korçë.

    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, sepse në muajin shkurt 2025, Gjykata e Korçës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”.

    Shtetasi D. M. akuzohet se më datë 04.02.2025, në lagjen nr. 2, Korçë, ka tentuar të vrasë për motive të dobëta, shtetasin E. Sh., 40 vjeç, duke e goditur me thikë, në kraharor. 

    Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, të DVP Korçë, kryen veprimet procedurale për ekzekutimin e vendimit penal”.

  • Skllavëri moderne? Greqia legalizon punën 13-orëshe mes protestave masive

    Skllavëri moderne? Greqia legalizon punën 13-orëshe mes protestave masive

    Pas debatit të gjatë në parlament, Greqia ka miratuar një ligj të ri që lejon punonjësit të punojnë deri në 13 orë në ditë, raporton tgcom24.
    Qeveria konservatore e ‘Demokracisë së Re’ e përshkruan këtë vendim si një reformë që synon të ofrojë “punë të drejtë dhe fleksibël për të gjithë”. Nga ana tjetër, sindikatat e vendit e kanë cilësuar masën si një legalizim të “skllavërisë së paguar.Ligji i ri, i nënshkruar nga ministrja e Punës Niki Kerameos, parashikon që punonjësit në sektorin privat mund të punojnë deri në 13 orë në ditë për të njëjtin punëdhënës, në mënyrë vullnetare dhe për një periudhë që nuk kalon 37 ditë në vit. Orët shtesë do të paguhen me një shtesë prej 40%.
    Një ligj i mëparshëm, i miratuar dy vjet më parë, lejonte punë 13-orëshe vetëm nëse punonjësi kishte dy punëdhënës të ndryshëm.
    Edhe pse sindikatat organizuan dy greva të përgjithshme për të kundërshtuar reformën, mazhoranca parlamentare e partisë në pushtet votoi në favor të saj. Demonstratat në qytetet kryesore u zhvilluan nën parulla që e përshkruanin këtë nismë si “kthim në Mesjetë” për të drejtat e punëtorëve.
    Sipas Konfederatës së Përgjithshme të Punëtorëve Grekë, ky ligj cenon shëndetin dhe sigurinë e punonjësve, si dhe prish balancën mes jetës personale dhe asaj profesionale.

  • U kapën duke transportuar mallra të kontrabanduara nga Greqia, pranga dy shqiptarëve, shoqërohet edhe doganieri

    U kapën duke transportuar mallra të kontrabanduara nga Greqia, pranga dy shqiptarëve, shoqërohet edhe doganieri

    Dy shtetas shqiptarë janë vënë në pranga ditën e sotme pasi u kapën në flagrancë në aksin rrugor “Kakavije-Gjirokastër”, duke transportuar mallrat të kontrabanduara nga Greqia.

    Në pranga u vunë shtetasit me iniciale D. M., 45 vjeç, dhe R. D., 54 vjeç, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”.
    Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e mallrave të kontrabanduara, si produkte deti, medikamente dhe veshje, me vlerë të konsiderueshme dhe po ashtu sekuestrimin e autobusit me të cilin po kalonin mallrat.
    Pas ngjarjes është proceduar penalisht edhe një doganier i Degës Doganore Kakavijë, pasi akuzohet për shpërdorim detyre.
    Në aksin rrugor “Kakavije-Gjirokastër”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar autobusin që këta shtetas e drejtonin me radhë. Gjatë kontrollit në autobus janë gjetur kuti me produkte të ndryshme deti, me peshë rreth 178 kg, 45 kuti me medikamente dhe 159 kuti me këpucë të markave të ndryshme, të cilat dyshohet se i këta shtetas i kanë kontrabanduar nga Greqia.
    Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. H., 40 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganier në Degën Doganore Kakavije, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel