Tag: greqia

  • Greqia/ Vendi me numrin më të lartë të automjeteve të vjedhura

    Greqia/ Vendi me numrin më të lartë të automjeteve të vjedhura

    Gjatë operacionit të gjerë policor “Joint Action Day (JAD) Mobile 8)”, i zhvilluar në 26 vende europiane nën koordinimin e Europol, Greqia rezultoi vendi me numrin më të lartë të automjeteve të vjedhura të identifikuara. Nga gjithsej 462 automjete të vjedhura ose të falsifikuara të zbuluara në nivel europian, 231 u sekuestruan në territorin grek.
    Sipas njoftimit zyrtar, krahasuar me një vit më parë janë identifikuar 232 mjete më shumë, duke treguar rritje të dukshme të aktivitetit të rrjeteve kriminale. Autoritetet greke kontrolluan 6.548 automjete, ku përveç mjeteve të sekuestruara, u arrestuan edhe 84 emigrantë të parregullt dhe 21 trafikantë, ndërsa u sekuestruan 199.56 gramë lëndë narkotike.
    Operacioni u zhvillua nga 20 deri më 31 tetor 2025, në kuadër të prioriteteve europiane “Empact”, me pjesëmarrjen e strukturave të specializuara greke për luftën kundër krimit të organizuar. Kontrollet u kryen si në pikat kufitare të jashtme të vendit, ashtu edhe brenda territorit, përfshirë Atikën, Selanikun, Kilkísin, Fthiotidën, Thrakën, Sërresin dhe pikat kufitare Mertzani, Krystallopigi dhe Kakavia.
    Fushata u koordinua nga Frontex, në bashkëpunim me autoritetet policore të Greqisë, Gjermanisë, Spanjës dhe Polonisë. Në operacion morën pjesë vendet e BE-së: Austria, Bullgaria, Kroacia, Çekia, Franca, Gjermania, Holanda, Italia, Letonia, Lituania, Polonia, Portugalia, Rumania, Spanja dhe Suedia.
    Pjesë e operacionit ishin edhe disa vende të treta, përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Moldavinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Zvicrën, si dhe agjencitë Europol dhe Interpol.
    Operacioni synon identifikimin e automjeteve të vjedhura, të falsifikuara ose të modifikuara, të përdorura shpesh nga rrjete kriminale për trafikim, kontrabandë apo aktivitete të tjera ilegale. Ky aksion konfirmon rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar në hapësirën europiane.

  • “Greqia bëhet nyje energjetike e Europës”, Mitsotakis dhe Zelensky firmosin marrëveshjen historike të gazit

    “Greqia bëhet nyje energjetike e Europës”, Mitsotakis dhe Zelensky firmosin marrëveshjen historike të gazit

    “Greqia u vendos sot në qendër të hartës energjetike europiane”, ka deklaruar kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, pas nënshkrimit të marrëveshjes së re energjetike me Ukrainën, gjatë vizitës së presidentit Volodymyr Zelenskyy në Athinë, që konsiderohet se mbarti simbolikë dhe pritshmëri të larta.

    Në krah të kreut të qeverisë greke dhe në prani të ambasadores së re amerikane, Zelensky shfaqi mirënjohje të hapur, jo vetëm ndaj Greqisë, por edhe ndaj presidentit amerikan Donald Trump, duke e cilësuar këtë bashkëpunim thelbësor për një dimër që pritet jashtëzakonisht i vështirë për vendin e tij, i cili përballet me sfida të mëdha energjetike dhe të sigurisë.
    “Nënshkruajmë një marrëveshje shumë të rëndësishme në lidhje me furnizimin e Ukrainës me gaz natyror nga Greqia. Në thelb, po aktivizojmë atë që e quajmë Korridori Vertikal dhe duam të sigurohemi që ju të keni mjaftueshëm gaz natyror, mjaftueshëm energji, për t’iu kundërvënë vështirësive të dimrit që po vjen”, shprehet Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë.
    Marrëveshja e firmosur mes kompanisë greke DEPA dhe kompanisë ukrainase Naftogaz parashikon furnizim me gaz të lëngshëm LNG amerikan. Gazi do të përcillet përmes Korridorit Vertikal që nis prej portit grek të Aleksandroupolit duke mundësuar  prurje të sigurta dhe të pandërprera drejt Ukrainës dhe Evropës me synim pavarësinë nga gazi rus. Furnizimet pritet të nisin brenda dhjetorit, duke i garantuar Kievit një sasi të qëndrueshme gazi në stinën më kritike të vitit.
    “Çdo natë rusët po godasin infrastrukturën tonë. Mbi të gjitha, infrastrukturën tonë energjetike. Shumica e termocentraleve në Ukrainë, prodhimi ynë i gazit, termocentralet tona janë bërë shënjestra për raketa, raketa balistike, dronë, dronë iranianë, raketa të Koresë së Veriut”, u shpreh presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
    Zelenskyy  nga ana e tij  theksoi se Ukraina ka nevojë për më shumë mbështetje teknike, pajisje dhe presion diplomatik ndaj Rusisë.
    Ai falënderoi publikisht Greqinë për solidaritetin dhe për rolin gjithnjë e më të rëndësishëm që Athina po merr në Ballkan dhe në Evropën Juglindore dhe e ftoi  të marrë pjesë në bashkëprodhimin e armëve dhe në rindërtimin e Ukrainës pas luftës, duke prezantuar edhe zhvillimet e reja të industrisë mbrojtëse ukrainase.
    Presidenti ukrainas pas pritjes në aeroport ka zhvilluar takime edhe me homologun e tij grek Konstantinos Tasoulas.

    Top Channel

  • Zelensky në Athinë për gazin: Moska dhe Kievi mund të shkëmbejnë robër së shpejti

    Zelensky në Athinë për gazin: Moska dhe Kievi mund të shkëmbejnë robër së shpejti

    Presidenti Zelensky vizitoi Athinën pasi njoftoi më parë se Ukraina do të importojë gaz nga Greqia për të ndihmuar në mbulimin e nevojave të saj të dimrit.
    Gjatë një takimi me Presidentin Grek Constantine Tassoulas, Zelensky tha se Greqia ka rënë dakord të furnizojë Ukrainën me gaz natyror të lëngshëm nga SHBA-ja, nga muaji dhjetor deri në mars 2026. Ndërkaq, Ukraina po punon për të rifilluar shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë, duke shpresuar për lirimin e 1.200 ukrainasve para festave të fundvitit, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
    Shumë konsultime për të rifilluar procesin e shkëmbimeve të robërve të luftës janë realizuar në Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, sipas marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga Turqia në vitin 2022, të cilat përcaktojnë rregullat për shkëmbime të mëdha dhe të koordinuara mes Rusisë dhe Ukrainës.
    Në frontin e luftës, ushtria ukrainase goditi rafinerinë e naftës ruse në Ryazan, e cila ndodhet rreth 200 km në juglindje të Moskës, si “pjesë e përpjekjeve për të zvogëluar aftësinë e armikut për të nisur sulme me raketa dhe bomba”. Ushtria ukrainase tha se sulmi shkaktoi shpërthime të shumta dhe një zjarr të madh në vendngjarje.
    Ministria ruse e Mbrojtjes tha se rrëzoi tetë dronë ukrainas gjatë katër orëve mbi rajonet e Belgorodit, Bryansk dhe Kursk, si dhe Krimenë e pushtuar nga Rusia.

  • Greqia bëhet nyje energjetike e Europës, Mitsotakis dhe Zelensky firmosin marrëveshjen historike të gazit

    Greqia bëhet nyje energjetike e Europës, Mitsotakis dhe Zelensky firmosin marrëveshjen historike të gazit

    Greqia u vendos sot në qendër të hartës energjetike europiane, ka deklaruar kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, pas nënshkrimit të marrëveshjes së re energjetike me Ukrainën, gjatë vizitës së presidentit Volodymyr Zelenskyy në Athinë, që konsiderohet se mbarti simbolikë dhe pritshmëri të larta.

    Në krah të kreut të qeverisë greke dhe në prani të ambasadores së re amerikane, Zelensky shfaqi mirënjohje të hapur, jo vetëm ndaj Greqisë, por edhe ndaj presidentit amerikan Donald Trump, duke e cilësuar këtë bashkëpunim thelbësor për një dimër që pritet jashtëzakonisht i vështirë për vendin e tij, i cili përballet me sfida të mëdha energjetike dhe të sigurisë.
    “Nënshkruajmë një marrëveshje shumë të rëndësishme në lidhje me furnizimin e Ukrainës me gaz natyror nga Greqia. Në thelb, po aktivizojmë atë që e quajmë Korridori Vertikal dhe duam të sigurohemi që ju të keni mjaftueshëm gaz natyror, mjaftueshëm energji, për t’iu kundërvënë vështirësive të dimrit që po vjen”, shprehet Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë.
    Marrëveshja e firmosur mes kompanisë greke DEPA dhe kompanisë ukrainase Naftogaz parashikon furnizim me gaz të lëngshëm LNG amerikan. Gazi do të përcillet përmes Korridorit Vertikal që nis prej portit grek të Aleksandroupolit duke mundësuar  prurje të sigurta dhe të pandërprera drejt Ukrainës dhe Evropës me synim pavarësinë nga gazi rus. Furnizimet pritet të nisin brenda dhjetorit, duke i garantuar Kievit një sasi të qëndrueshme gazi në stinën më kritike të vitit.
    “Çdo natë rusët po godasin infrastrukturën tonë. Mbi të gjitha, infrastrukturën tonë energjetike. Shumica e termocentraleve në Ukrainë, prodhimi ynë i gazit, termocentralet tona janë bërë shënjestra për raketa, raketa balistike, dronë, dronë iranianë, raketa të Koresë së Veriut”, u shpreh presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.
    Zelenskyy  nga ana e tij  theksoi se Ukraina ka nevojë për më shumë mbështetje teknike, pajisje dhe presion diplomatik ndaj Rusisë.
    Ai falënderoi publikisht Greqinë për solidaritetin dhe për rolin gjithnjë e më të rëndësishëm që Athina po merr në Ballkan dhe në Evropën Juglindore dhe e ftoi  të marrë pjesë në bashkëprodhimin e armëve dhe në rindërtimin e Ukrainës pas luftës, duke prezantuar edhe zhvillimet e reja të industrisë mbrojtëse ukrainase.
    Presidenti ukrainas pas pritjes në aeroport ka zhvilluar takime edhe me homologun e tij grek Konstantinos Tasoulas.

    Top Channel

  • Greqia negocion me Izraelin për ‘Mburojën e Akilit’, çfarë po blejnë dhe sa do të shpenzojnë fqinjët tanë

    Greqia negocion me Izraelin për ‘Mburojën e Akilit’, çfarë po blejnë dhe sa do të shpenzojnë fqinjët tanë

     

    Greqia është në bisedime me Izraelin për të blerë sisteme të përparuara raketash që do të përdoren për të vendosur një kupolë mbrojtëse ajrore , i thanë Reuters dy zyrtarë me njohuri për planin.

    Marrëveshja, e cila është në proces negociatash, është pjesë e një plani për të modernizuar Forcat e Armatosura Greke, që synon forcimin e mbrojtjes ajrore të vendit. Athina ka njoftuar se do të shpenzojë rreth 28 miliardë euro deri në vitin 2036 për të përmirësuar aftësitë e saj mbrojtëse, ndërsa rimëkëmbet nga kriza e borxhit e viteve 2009-2018 dhe përpiqet të konkurrojë me Turqinë, rivalin e saj historik, vëren Reuters.

    Sipas marrëveshjes, rreth tre miliardë euro do të drejtohen për krijimin e një sistemi shumështresor anti-ajror, i cili do të quhet ‘Mburoja e Akilit’ dhe do të jetë në gjendje të përballojë sulmet me dronë. Në të njëjtën kohë, Athina planifikon të blejë avionë luftarakë të rinj të fshehtë, fregata dhe nëndetëse nga SHBA-ja dhe Evropa.

    Zyrtarët zbuluan se Greqia synon të blejë 36 sisteme artilerie PULS dhe sisteme anti-ajrore për ‘Akilin’. Negociatat me Izraelin do të intensifikohen muajin e ardhshëm, tha një nga zyrtarët, duke shtuar se kompanitë greke do të ndërmarrin rreth 25% të projektit.

    Vlera e vlerësuar e 36 sistemeve të artilerisë PULS, të prodhuara nga kompania izraelite Elbit, është 650 milionë euro. Sistemet do të përdoren për të mbrojtur kufirin lindor të Greqisë me Turqinë. Zyrtari i dytë konfirmoi se negociatat për blerjen e sistemeve të artilerisë dhe anti-ajrore janë duke u zhvilluar. Ministria izraelite e Mbrojtjes, megjithatë, nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të Reuters për koment.

    Greqia, e cila tashmë përdor sistemet ‘Patriot’ të prodhuara në SHBA për mbrojtjen ajrore, dëshiron të zëvendësojë sistemet e vjetra ruse OSA, TOR-M1 dhe S-300. Në vitin 2024, vendi ynë kishte shprehur interes për të blerë sisteme moderne anti-ajrore dhe artilerie nga Izraeli, por operacionet e saj ushtarake në Gaza i shtynë diskutimet. Këto zhvillime të reja janë pjesë e një strategjie më të gjerë për të përmirësuar aftësitë mbrojtëse të Greqisë dhe për të forcuar sigurinë në portat e saj lindore.

     

  • “Greqia mund të na vendosë veto!”/ Kapri-Spiropalit: Zgjidhni çështjet pezull: Deti, ligji i luftës, çështja çame

    “Greqia mund të na vendosë veto!”/ Kapri-Spiropalit: Zgjidhni çështjet pezull: Deti, ligji i luftës, çështja çame

    Për ministren e Jashtme, Elisa Spiropali, Greqia nuk do të jetë pengesë për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian. Në Komisionin për Europën dhe Punët e Jashtme ajo tha me bindje se pavarësisht problemeve ende të pazgjidhura midis 2 vendeve, vendi fqinj do të vazhdojë mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në union. 
    Kapri: Keni vendour një objektiv, 2029 për anëtarësim në BE ç’ka do të thotë se Shqipëria duhet të ketë zero probleme me vendet e BE, por ne e dimë që me Greqinë kemi probleme historike të pazgjidhura. Çështja e detit që është e stopuar, por edhe çështja çame dhe ligji i luftës që nuk është anuluar ende. Cila është zgjidhja juaj për këtë çështje? Për çështjen çame, pasi BE mund të na vendosi veto?  
    Sipropali: Sot kemi mbështetjen e të gjitha vendeve të BE-së. Me fqinjin tonë jugor kemi takime dypalëshe, së shpejti do të kemi takim në dhjetor ku do të diskutohen disa çështje: Delimitimi i hapësirës detare, ligji i luftës, adresimi i çështjeve për të drejtat e njeriut dhe të pronës, minoriteti grek në Shqipëri etj… Këto çështje nuk prekin marrëdhënien tonë. 

  • SPAK akuzon pa vepruar/ E pandehura”, që feston fitoren e Greqisë në projektet e gazit

    SPAK akuzon pa vepruar/ E pandehura”, që feston fitoren e Greqisë në projektet e gazit

    SPAK akuzon pa vepruar/ E pandehura”, që feston fitoren e Greqisë në projektet e gazit
    Në Athinë sot, SHBA dhe Greqia festuan një marrëveshje historike: Exxon Mobil do të kërkojë gaz në ujërat greke, një ceremoni që e shpall Greqinë zyrtarisht “qendër rajonale për gazin natyror të lëngshëm”. Në të njëjtën ceremoni, me Kryeministrin Mitsotakis dhe Sekretarin amerikan të Energjisë Chris Wright, ishte edhe zëvendëskryeministrja shqiptare Belinda Balluku, e njëjta që në Tiranë është nën hetim nga SPAK dhe e marrë e pandehur për aferat e tenderave publikë.
    Balluku firmoste në Houston me Exxon Mobil dhe Excelerate Energy marrëveshjen që Rama e quajti “epoka e artë e gazit për Shqipërinë”. Ajo duhej të kthente TEC-in e Vlorës në një nyjë strategjike të gazit amerikan për Ballkanin, me terminalin LNG që do ta shndërronte Vlorën “në portin rajonal të gazit”.
    Sot, tre vite më vonë, as TEC-i nuk punon, as terminal nuk ka, asnjë metër kub gaz nuk ka hyrë, dhe Shqipëria është zhdukur nga harta e projekteve rajonale që financohen e drejtohen nga amerikanët. Ndërsa në Athinë, Exxon Mobil firmos për gërmimet e para pas 40 vitesh në ujërat greke, Mitsotakis shpall me krenari se “Greqia është porta hyrëse e gazit amerikan në Europë” dhe se “Europa duhet të sigurojë burime energjie pa bagazh gjeopolitik”. Mitsotakis ka lëshuar edhe një shigjetë ndaj Ankarasë: “Gazi rus nuk duhet të hyjë në Europë nga dera e pasme, përmes Turqisë”.
    Praktikisht, Greqia po shndërrohet porta e energjisë amerikane, ndërsa Tirana e cila kishte synuar të njëjtin projekt ka vetëm duartrokitje. Sepse, në të njëjtën kohë që Mitsotakis përmend “lidhjen e përhershme mes SHBA-së dhe Greqisë”, Balluku, e akuzuar për korrupsion në tenderin e tunelit të Llogarasë ndodhet në sallë, duke përfaqësuar një qeveri që nuk ka asnjë projekt energjetik funksional me SHBA-në, përveç dokumenteve të harruara të vitit 2021.
    Në një takim online me përfaqësues të Exxon Mobil në mars të 2021, Rama shprehej: “Sot për Shqipërinë nis epoka e artë e gazit. Nuk do të ishte e mundur pa ambasadoren Yuri Kim.” Ndërsa Balluku shtonte: “Kjo është një marrëveshje historike që do ta bëjë Vlorën port rajonal të gazit.”
    Tre vite më vonë, e vetmja “epokë e artë” që ka mbetur është ajo e dosjeve gjyqësore: SPAK ka marrë nën hetim disa nga vartësit e saj dhe vetë Balluku tashmë është e pandehur për abuzime me fondet publike. Në vend që të japë dorëheqjen në Tiranë, ajo shfaqet në Athinë në një ceremoni ku Greqia feston pikërisht atë që Shqipëria dështoi ta bëjë.
    Shpjegimi mund të jetë i thjeshtë; pushteti i korruptuar politik e sheh mbështetjen amerikane si “çertifikatë morali”, fotot me një zyrtar të Uashingtonit vlejnë më shumë se një vendim gjykate. Ndërkohë, Shqipëria mbetet jashtë loje, si spektatore e festës së fqinjëve që arritën të bëhen “hub” energjetik, ndërsa në arkiva mbeten mburrjet me “epoka të arta” që s’erdhën kurrë.

  • Greqia synon të bëhet qendra e furnizimeve me gaz amerikan në Evropë

    Greqia synon të bëhet qendra e furnizimeve me gaz amerikan në Evropë

    Bota E Premte, 7 Nëntor 2025 13:11
    Në një moment kyç për strategjinë energjetike të Bashkimit Evropian,  Greqia ka shpallur ambicien për t’u kthyer në një portë hyrëse për gazin natyror të lëngshëm (LNG) nga Shtetet e Bashkuara drejt Evropës,  ndërsa kontinenti synon të shkëputet nga varësia ndaj gazit rus deri në vitin 2027.
    Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis prezantoi vizionin e vendit në konferencën ndërkombëtare të energjisë “Partneriteti për Bashkëpunim Transatlantik të Energjisë” (P-TEC),  që po zhvillohet në Athinë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga mbi 20 vende evropiane,  si dhe zyrtarëve të lartë amerikanë,  përfshirë sekretarin e Energjisë Chris Wright dhe sekretarin e Brendshëm Doug Burgum,

    “Ndalimi i gazit natyror rus është një mundësi për të riformësuar strategjinë energjetike të Evropës Juglindore,”  tha Mitsotakis, duke theksuar rolin kyç që Greqia mund të luajë në këtë transformim.

    Deklaratat vijnë në një kohë kur Bashkimi Evropian ka nënshkruar një marrëveshje tregtare me administratën Trump për blerjen e energjisë amerikane – naftë,  LNG dhe teknologji bërthamore – me vlerë 250 miliardë dollarë në vit për tre vitet e ardhshme. Kjo është pjesë e strategjisë për të hequr gradualisht gazin rus nga zinxhiri energjetik evropian deri në fund të vitit 2027.

    “Rusia nuk mund të mbështetet si furnizuese e energjisë,”  tha sekretari amerikan i Energjisë,  Chris Wright,  duke përforcuar mesazhin e partneritetit transatlantik.

  • Ksamil/ Kishte ardhur disa ditë më parë nga Greqia, 46-vjeçari gjendet i vdekur

    Ksamil/ Kishte ardhur disa ditë më parë nga Greqia, 46-vjeçari gjendet i vdekur

    Ksamil/ Kishte ardhur disa ditë më parë nga Greqia, 46-vjeçari gjendet i vdekur
     
    Një 46-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Ksamil mbrëmjen e së shtunës. Sipas të dhënave paraprake, Gjergji Kallojeri, kishte ardhur në Shqipëri disa ditë më parë nga Greqia, ku punonte prej vitesh.
     

     
    Trupi i tij u gjet nga nëna e viktimës, e cila njoftoi familjarët. Pas konstatimit të ngjarjes, Prokuroria dhe Policia e Sarandës ndërhynë për të ndjekur rastin sipas procedurave ligjore dhe urdhëruan dërgimin e trupit në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore.
     
    Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 46-vjeçarit.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb