Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar lidhur me lajmin se në Shqipëri janë futur 52 kg luleshtrydhe me pesticide nga Greqia.
AKU informon se kjo ngarkesë rezulton e gjitha e shitur. Më tej në reagim AKU shkruan se ka bërë vlerësim të riskut për këtë produkt dhe e ka kategorizuar me risk të lartë.
Për këtë, është komunikuar me të gjitha Pikat e Inspektimit Kufitar, për mostrimin e 10 ngarkesave të njëpasnjëshme dhe bllokimin në kufi të cdo ngarkese me luleshtrydhe, deri në daljen e përgjigjes së analizave të çdo mostrimi për produktin që mund të vijojë të importohet nga Greqia.
Njoftimi i AKU-së:
Në kuadër të transparencës dhe informimit të publikut, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, bën me dije se për çdo rast të konstatuar (në treg apo në Pikat e Inspektimit Kufitar), të rezultuar jo-konform kërkesave dhe standardeve me legjislacionin në fuqi për produkte të importit, njoftohet Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë – RASFF.
Lidhur me rastin e produktit Luleshtrydhe të një sasie prej 52 kg, të importuar nga Shteti i Greqisë, AKU në bazë të Planit të Monitorimit me Bazë Risku zbatoi procedurën e dërgimit në datën 17 shkurt 2025 për analizim laboratorik dhe pas daljes së rezultatit u angazhua nëpërmjet sistemit të gjurmueshmërisë për mbledhjen dhe tërheqjen nga tregu të kësaj sasie luleshtydhe. Në bazë të faturave të shitjes të paraqitura nga Operatori i Biznesit Ushqimor e gjithë sasia rezultonte e shitur.
Menjëherë pas këtij rasti, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë vlerësim të riskut për këtë produkt dhe e ka kategorizuar me risk të lartë.
Për këtë, është komunikuar me të gjitha Pikat e Inspektimit Kufitar, për mostrimin e 10 ngarkesave të njëpasnjëshme dhe bllokimin në kufi të cdo ngarkese me luleshtrydhe, deri në daljen e përgjigjes së analizave të çdo mostrimi për produktin që mund të vijojë të importohet nga Greqia.
Synimi i urdhërimit për bllokime të tilla në PIK është që të pritet cdo rezultat analize e mostrimeve në të tilla raste. Në bazë të këtyre rezultateve do të përcaktohet nëse importet do të lejohen për tregtim brenda territorit shqiptar apo do të kthehen në vendin e origjinës.
Lidhur me prononcimin në media të tre rasteve për njoftimin e AKU-së nga sistemi RASFF, ju bëjmë të ditur se ka qenë AKU që ka njoftuar sistemin RASFF si pasojë e zbatimit me korrektësi të planeve të monitorimit dhe marrjes së mostrave, si në tregun e brendshëm ashtu edhe në kufi (PIK).
Tag: greqia
-

52 kg luleshtrydhe me pesticide nga Greqia, AKU: E gjithë sasia rezulton e shitur
-

52 kg luleshtrydhe me pesticide të importuara nga Greqia, AKU: E gjithë sasia rezulton e shitur
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë me dije se një sasi prej 52 kilogramësh luleshtrydhe të importuara nga Greqia ka rezultuar me përmbajtje të lartë pesticidesh, duke mos përmbushur standardet ligjore në fuqi.
Sipas AKU-së, produkti u mor në analizë më 17 shkurt 2025, si pjesë e një monitorimi të bazuar në vlerësimin e riskut. Pas daljes së rezultateve laboratorike që konfirmuan praninë e pesticideve, autoriteti përdori sistemin e gjurmueshmërisë për të lokalizuar dhe tërhequr produktin nga tregu. Megjithatë, bazuar në faturat e shitjes të paraqitura nga operatori ushqimor, rezultoi se e gjithë sasia tashmë ishte shitur.
Pas këtij incidenti, AKU e ka klasifikuar luleshtrydhen si produkt me risk të lartë dhe ka urdhëruar që të gjitha ngarkesat e reja që hyjnë në vend nga Greqia të bllokohen në pikat kufitare, deri në daljen e rezultateve të analizave përkatëse.
Masat e reja përfshijnë marrjen e mostrave nga dhjetë ngarkesa të njëpasnjëshme, dhe vetëm nëse analizat janë të pastra, produktet do të lejohen të hyjnë në tregun shqiptar. Përndryshe, ato do të kthehen në vendin e origjinës.
AKU thekson se për çdo rast të tillë jo-konform, njoftohet edhe sistemi europian i RASFF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin), për të garantuar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorëve.
Njoftimi i AKU:
Në kuadër të transparencës dhe informimit të publikut, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, bën me dije se për çdo rast të konstatuar (në treg apo në Pikat e Inspektimit Kufitar), të rezultuar jo-konform kërkesave dhe standardeve me legjislacionin në fuqi për produkte të importit, njoftohet Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë – RASFF.
Lidhur me rastin e produktit Luleshtrydhe të një sasie prej 52 kg, të importuar nga Shteti i Greqisë, AKU në bazë të Planit të Monitorimit me Bazë Risku zbatoi procedurën e dërgimit në datën 17 shkurt 2025 për analizim laboratorik dhe pas daljes së rezultatit u angazhua nëpërmjet sistemit të gjurmueshmërisë për mbledhjen dhe tërheqjen nga tregu të kësaj sasie luleshtrydhe. Në bazë të faturave të shitjes të paraqitura nga Operatori i Biznesit Ushqimor e gjithë sasia rezultonte e shitur.
Menjëherë pas këtij rasti, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë vlerësim të riskut për këtë produkt dhe e ka kategorizuar me risk të lartë.
Për këtë, është komunikuar me të gjitha Pikat e Inspektimit Kufitar, për mostrimin e 10 ngarkesave të njëpasnjëshme dhe bllokimin në kufi të çdo ngarkese me luleshtrydhe, deri në daljen e përgjigjes së analizave të çdo mostrimi për produktin që mund të vijojë të importohet nga Greqia.
Synimi i urdhërimit për bllokime të tilla në PIK është që të pritet cdo rezultat analize e mostrimeve në të tilla raste. Në bazë të këtyre rezultateve do të përcaktohet nëse importet do të lejohen për tregtim brenda territorit shqiptar apo do të kthehen në vendin e origjinës. -

52 kg luleshtrydhe me pesticide u shitën në treg, AKU bllokon ngarkesat e tjera nga Greqia
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka sqaruar se lidhur me rastin e produktit luleshtrydhe, të një sasie prej 52 kg, të importuar nga Greqia, u ndoqën procedurat e nevojshme.Në bazë të Planit të Monitorimit me Bazë Risku, AKU dërgoi produktin për analizim laboratorik më 17 shkurt 2025 dhe, pas daljes së rezultatit, u angazhua për mbledhjen dhe tërheqjen e tij nga tregu përmes sistemit të gjurmueshmërisë.Në bazë të faturave të shitjes të paraqitura nga Operatori i Biznesit Ushqimor e gjithë sasia rezultonte e shitur.Menjëherë pas këtij rasti, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë vlerësim të riskut për këtë produkt dhe e ka kategorizuar me risk të lartë.Për këtë, është komunikuar me të gjitha Pikat e Inspektimit Kufitar, për mostrimin e 10 ngarkesave të njëpasnjëshme dhe bllokimin në kufi të cdo ngarkese me luleshtrydhe, deri në daljen e përgjigjes së analizave të çdo mostrimi për produktin që mund të vijojë të importohet nga Greqia.Synimi i urdhërimit për bllokime të tilla në PIK është që të pritet çdo rezultat analize e mostrimeve në të tilla raste.Në bazë të këtyre rezultateve do të përcaktohet nëse importet do të lejohen për tregtim brenda territorit shqiptar apo do të kthehen në vendin e origjinës.Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, bën me dije se për çdo rast të konstatuar (në treg apo në Pikat e Inspektimit Kufitar), të rezultuar jo-konform kërkesave dhe standardeve me legjislacionin në fuqi për produkte të importit, njoftohet Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë – RASFF.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Tre ngarkesa me luleshtrydhe të importuara nga Greqia rezultojnë me pesticide, alarmi nga sistemi europian RASFF
Tre ngarkesa me luleshtrydhe të importuara nga Greqia në vendin tonë kanë rezultuar të kontaminuara me pesticide. Shqetësimi u përcoll nga RASFF, sistemi i alarmit të shpejtë për ushqimin i Komisionit Europian, për tre ngarkesat me luleshtrydhe që janë importuar në vendin tonë.
Një ngarkesë ka mbërritur në Shqipëri më datë 1 prill, ku bazuar në kontrollet të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në terren, ka rezultuar se produkti Luleshtrydhe i importuar nga Greqia, pas analizimit është konstatuar me praninë e mbetjes së pesticidit Clofentezine gjë që përbën risk për shëndetin e njeriut.
Ngarkesa tjetër ka mbërritur në vendin tonë më 17 mars dhe pas analizave luleshtrydhet kanë rezultuar me praninë e mbetjes së pesticideve Cyprodinil, Avermectin Bla dhe Fludioxonil, me risk për shëndetin e njeriut.
Një tjetër ngarkesë me luleshtrydhe të kontaminuara me pesticide është kapur më 05 mars dhe pas analizimit është konstatuar me praninë e mbetjes së pesticidit, Hexythiazox me risk për shëndetin e njeriut. Të tre ngarkesat kanë ardhur në Shqipëri dhe AKU njofton se u sinjalizuan nga RASFF.
Në faqen zyrtare të AKU thuhet se janë njoftuar subjektet të kthejnë pas produktin nëse ende e kanë në gjendje, por nuk jepen informacione se sa është ngarkesa që është shpërndarë në subjekte dhe sa mund të kenë konsumuar qytetarët. -

Tjetër SKANDAL/ Luleshtrydhet e importuara nga Greqia kanë pesticide, AKU: Nuk i bllokuam dot!
Foto ilustruese
TIRANË- Në tregun shqiptar janë futur fruta dhe perime me pesticide të rrezikshme. Kësaj herë Shqipëria nuk është eksportuese, por ka lejuar që të futen në treg luleshtrydhe të importuara nga Greqia. Sipas “OraNews” në këtë sasi që ka mbërritur në vendin tonë është dedektuar prania e mbetjes së pesticidit “Hexythiazox”, i cili shkakton toksicitet në larvat e marimangës.
Në një kërkesë për informacion drejtuar Autoritetit Kombëtar të Ushqimeve është mësuar se subjekti importues është “Geri shpk”. Në teori, ngarkesa e ardhur nga Greqia i ka të gjitha certifikatat shoqëruese, por nga analizat e bëra është kërkuar që produkti të hiqet tërësisht nga tregu për shkak se paraqet rrezik për konsumatorët.
“Megjithatë inspektorët e AKU-t nuk arritën të minimizojnë rrezikun duke bllokuar luleshtrydhen, pasi e gjithë sasia e importuar rezultoi e shitur. Në bazë të procedurave standarde kur një produkt dërgohet për t’u analizuar duhet të qëndrojë i bllokuar deri në daljen e rezultatit të analizave. Në rastin konkret asnjë kilogram luleshtrydhe nuk rezultoi e bllokuar,”-është mësuar nga burime brenda AKU-së.Skandali i ushqimeve me pesticide që futen ose dalin nga vendi ynë ende nuk ka marrë zgjidhje. Dje u zbulua se nga Shqipëria, sërish drejt Kroacisë, ishte ndaluar një ngarkesë me speca. Por edhe pse lajmërimi me “alarm të kuq” është dhënë nga Rapid Alert System for Food and Feed (RASFF) asnjë njoftim zyrtar nuk ka nga ana e Ministrisë së Bujqësisë. Edhe rasti i luleshtrydheve është bërë publik nga mediat, ndërsa nga ana e autoriteteve përkatëse nuk ka pasur asnjë njoftim. As për të lajmëruar qytetarët që ptë mos e blejnë produktin e importuar./ZËRI
-

Greqia do të shpenzojë 25 miliardë euro për mbrojtjen gjatë 12 viteve të ardhshme
Greqia do të investojë 25 miliardë euro në pajisje ushtarake gjatë 12 viteve të ardhshme, duke synuar forcimin e mbrojtjes dhe zhvillimin e industrisë së saj vendase.Ky është plani i parë i këtij lloji për vendin dhe vjen në një moment kur shumë shtete evropiane po rrisin shpenzimet ushtarake, të nxitura nga agresioni i vazhdueshëm i Rusisë në Ukrainë dhe nga tërheqja e SHBA-ve nga garancia e sigurisë në kontinent.“Greqia mund të jetë një vend i vogël, por ka një rëndësi të madhe gjeopolitike,” deklaroi kryeministri Kyriakos Mitsotakis gjatë një fjalimi në parlament.Ndryshe nga disa vende të tjera të BE-së, Greqia historikisht ka mbajtur shpenzime të larta ushtarake, duke tejkaluar rregullisht pragun e NATO-s prej 2% të PBB-së – madje edhe gjatë krizës së saj financiare. Kjo ka qenë kryesisht pasojë e tensioneve të vazhdueshme me Turqinë fqinje, që kanë detyruar të dy vendet të mbajnë kapacitete të larta mbrojtëse.Vetëm në pesë vitet e fundit, Greqia ka blerë 24 avionë luftarakë Rafale dhe fregata nga Franca, si dhe ka porositur deri në 40 avionë F-35 nga SHBA.Një strategji e re për të ardhmenTani, me fokusin e Evropës tek investimet në mbrojtje, Greqia po përcakton një strategji afatgjatë. Plani 12-vjeçar synon të rrisë më tej fuqinë e saj ushtarake, duke dedikuar rreth 10% të PBB-së për blerje të reja pajisjesh – një ndryshim i madh në krahasim me krizën financiare të viteve 2010, kur investimet në mbrojtje ishin minimale.“Ministri i Mbrojtjes ka tashmë në dispozicion 25 miliardë euro për këtë program. Detyra e tij tani është të përcaktojë prioritetet dhe të bëjë zgjedhjet e duhura,” theksoi Mitsotakis.Një tjetër synim i rëndësishëm është zhvillimi i industrisë vendase të mbrojtjes. Pavarësisht shpenzimeve të mëdha ushtarake, Greqia nuk ka pasur një sektor të zhvilluar të prodhimit të pajisjeve ushtarake. Tani, qeveria planifikon që të gjitha blerjet e ardhshme të përfshijnë pjesëmarrjen e industrisë greke.Plani i ri përfshin gjithashtu integrimin e teknologjive moderne në mbrojtje, për t’iu përshtatur sfidave të reja të luftës. Kjo përfshin dronët, sistemet anti-dron, inteligjencën artificiale dhe sigurinë kibernetike.Bashkëpunimi me Izraelin dhe rritja e pagave në ushtriNë këtë kuadër, Mitsotakis vizitoi Izraelin për të diskutuar me homologun e tij Benjamin Netanyahu dhe zyrtarët e mbrojtjes mbi mundësitë e bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e inovacionit teknologjik ushtarak.Por investimet nuk janë vetëm në pajisje. Pak ditë më parë, ministri i Mbrojtjes, Nikolaos Dendias, njoftoi një rritje deri në 20% të pagave për personelin ushtarak. Greqia ka një nga ushtritë më të mëdha në NATO, me mbi 1% të popullsisë të punësuar në forcat e armatosura – krahasuar me 0.6% në Turqi, 0.4% në SHBA dhe 0.2% në Gjermani.“Po përballemi me një transformim të madh të ekuilibrave globalë – jo vetëm në aspektin ushtarak, por edhe ekonomik dhe teknologjik,” tha Mitsotakis. “Investimi në mbrojtje është investim në sovranitetin tonë.”/ BloombergKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Berisha e akuzoi për falsifikim dokumentesh, Ardit Bido: E kam nxjerrë blof me fakte
Kandidati i PS për qarkun e Vlorës, Ardit Bido, ka reaguar ndaj akuzave të kryetarit të PD, Sali Berisha, i cili e akuzoi për falsifikim dokumentesh arkivore. Gjatë një interviste televizive, Bido shpjegoi se akuzat e Berishës janë të pasakta dhe theksoi se ai ka vërtetuar me dokumente që ato nuk janë të vërteta.
“Fredi Beleri dhe Berisha më akuzuan për falsifikim të një dokumenti arkivor që është mikrofilmuar që nga viti 2001, por Berisha doli blof,” tha Bido. Ai theksoi se Berisha e kishte akuzuar atë për të qenë ende drejtor i arkivave, ndërkohë që ai nuk ka qenë në këtë detyrë prej kohësh, dhe Bido e ka dokumentuar këtë me prova.
Bido gjithashtu e komentoi këtë si një tentativë të opozitës për të sulmuar ata që mund të paraqiten si pengesë për ta në Parlament. “I falënderoj për këto sulme, sepse unë kam nxjerrë blof me dokumente,” shtoi ai.
Në lidhje me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, Bido tha se vendi ka mundësinë të bëhet anëtar i BE në vitin 2027, duke theksuar se një fitorja e PS-së në zgjedhjet e 11 majit është kyçe për realizimin e këtij objektivi. Ai shtoi se, nëse PD fiton, do të dëmtonte procesin e reformës në drejtësi dhe do të shkaktonte destabilitet politik.
I pyetur nëse Greqia mund të jetë pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Bido tha se nuk beson se Greqia do të bllokojë Shqipërinë dhe theksoi se vendet e BE-së, përfshirë SHBA-në, janë të angazhuara për zgjerimin e unionit dhe mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ai kritikoi gjithashtu Berishën për mbështetjen ndaj njerëzve të akuzuar nga Greqia dhe për ngjarjet e fundit që ndodhën gjatë takimit të tij në Greqi, ku flamuri grek ishte i pranishëm dhe flamuri shqiptar ishte dytësor. -

Greqia përfshihet nga reshje të dendura shiu, ishujt Paros dhe Mykono më të prekurit
Greqia po përballet me një mot të keq me reshje të dendura shiu, duke shkaktuar përmbytje të mëdha në disa zona dhe ishuj. Kreu i komunitetit shqiptar në ishullin Mitilini, Elban Dervishbehaj, përshkroi situatën si kritike në disa pjesë të vendit, ku shkollat dhe institucionet janë detyruar të mbyllen.
Sipas tij, zonat më të prekura janë ishujt e Kikladhes, veçanërisht Paros dhe Mykono, si dhe disa ishuj pranë Rodosit. Në ishullin e Paros, përmbytjet kanë bllokuar edhe aeroportin, ndërsa dëmet e shkaktuara pritet të vlerësohen në javët në vijim.
Dervishbehaj theksoi gjithashtu se kjo situatë mund të ndikojë rëndë në sezonin turistik grek, i cili sapo është hapur. “Kjo është një goditje e madhe për turizmin, veçanërisht pas tërmetit në Santorini,” u shpreh ai. Reshjet pritet të vazhdojnë, duke përkeqësuar më tej situatën. -

‘Ç’a do bëni nëse Greqia na bllokon përsëri’, Rama nga Athina: Po të kishte halla….
Një qytetar nga takimi në Athinë e pyeti kryeministrin Rama se çfarë do të bëjë qeveria shqiptare nëse Greqia na bllokon sërish në rrugëtimin drejt BE. Rama i përgjigjet se ajo çështje me Greqinë është kapërcyer dhe me qeverinë e Mitsotakis janë në dialog të vazhdueshëm. Bufat e kënetave nacionalistë kanë bërë rrëmujë, tha Rama, ndërsa solli edhe njëherë në vëmendje kërkesën që Greqia të heqë ligjin e luftës .
Qytetari: Komplimente për atletet, shumë të bukura. Faleminderit që na mblidhni mes flamurit shqiptar. Nëse Greqia na bllokon përsëri, qeveria Rama ca bën, apo kush e pyet Greqinë.
Rama: Ti e mban mend atë shprehjen, po të kishte halla… Po ç’është gjithë ky entuziazëm.
Ne s’mund të nisemi në se ky do bëjë kështu, nëse ai do bëjë ashtu. BE na ka caktuar një kalendar për të bërë negociatat. Kalendar 3-vjeçar për negociatat s’ka pasur kurrë asnjë vend. Në momentin që i mbarojmë negociatat komisioni i çon të gjithë shteteve anëtare, dhe Greqisë, i çon dokumentin që me Shqipërinë mbaruam është gati. Ne me Greqinë patëm momentin e vështirtë për çështjen që ju e dini. Sot ajo çështje është e kapërcyer, jemi në marrëdhënie shumë pozitive. Me Mitsotakis dhe me qeverinë e tij jemi në dialog të vazhdueshëm, kemi bërë përparim domethënës në drejtim të atyre çështjeve që kemi pasur dakordësi, psh me çështjet që lidhen me minoritetin dhe tek disa vendime që kemi marrë për të sanksionuar disa të drejta të minoritetit, si e drejta për tu betë deklaruar. Janë çështje që duhen zgjidhur.
Kemi kërkesën për të hequr ligjin e luftës se është një absurditet. Jemi dy popuj të afërt, aleate në NATO, në dokumentin tonë të politikës së jashtë Greqia është partner strategjik dhe ne jemi në gjendje lufte. Ka një ligj absurd, insistimi ynë është që ky ligj duhet të hiqet. Kjo dhe çfarë ka tjetër çështje të mbetura ku shumë shpesh është ngatërruar politika padrejtësisht shumë shpesh bufat e kënetave nacionalistë kanë bërë rrëmujë dhe kanë futur dynjanë në sherr, do ia dalim të ngrihemi me gjithë këto këneta dhe në bashkëpunim me miqtë tanë në Athinë do bëjmë që mes Shqipërisë dhe Greqisë të hapet një epokë partneriteti strategjik. -

Pas 30 marsit Greqia nuk lejon hyrjen e shqiptarëve pa leje qëndrimi? Reagon ambasada shqiptare në Athinë
Ambasada shqiptare në Athinë ka sqaruar vendimin e autoriteteve greke lidhur me lëvizjen e shqiptarëve që jetojnë në Greqi dhe janë në pritje të lejes së qëndrimit deri në 31 dhjetor 2024.
Të gjithë ata që janë në proces aplikimi për paisje/ripaisje me leje qëndrimi dhe që posedojnë vërtetimin përkatës në Republikën e Greqisë mund të hyjnë e dalin lirshëm nga 31 marsi por duhet të disponojnë vërtetimin e vlefshëm të aplikimit për pajisje për herë të parë ose ripajisje me leje qëndrimi.
Reagimi i ambasadës shqiptare:
Pas komunikimeve të vazhdueshme të Ambasadës Shqiptare në Athinë me institucionet kompetente Greke, ju bëjmë me dije se:
Me Vendimin Nr. 4000/3/98-ib, publikuar në Fletoren Zyrtare të Qeverisë së Republikës Greke, sot, në datën 19 mars 2024, mbi “Daljen dhe rihyrjen e shtetasve të huaj të vendeve të treta me leje qëndrimi, afati i vlefshmërisë së të cilave ka përfunduar dhe të shtetasve të huaj të vendeve të treta që kanë aplikuar për pajisje me leje qëndrimi”, përcaktohet se:
Gjatë periudhës 31-03-2024 deri më 31-12-2024, lejohet dalja në një vend të tretë, jashtë shteteve anëtare të shengenit, dhe rihyrja e shtetasve të vendeve të treta që banojnë ligjërisht në Greqi, mbajtës të:
-Një vërtetimi të vlefshëm aplikimi për pajisje për herë të parë ose ripajisje me leje qëndrimi, sipas neneve 10 dhe 11 të ligjit nr. 5038/2023 ose
Një vërtetimi të vlefshëm të posaçëm të qëndrimit të ligjshëm, sipas nenit 16 të ligjit nr. 5038/2023, me kusht që të dalin nga Greqia brenda periudhës së sipërpërmendur dhe të posedojnë pasaportë të vlefshme ose dokument tjetër udhëtimi të njohur nga Greqia.
✔️ Nga ky Vendim përfitojnë të gjithë shtetasit shqiptarë që janë në proces aplikimi për pajisje/ripajisje me leje qëndrimi dhe që posedojnë vërtetimin përkatës.