Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli foli për luleshtrydhet me pesticide që u shitën në tregun shqiptar, të importuara nga Greqia. Resuli ngre alarmin për sigurinë ushqimore duke thënë se produkte të tilla po rrezikojnë shëndetin e konsumatorëve. Në një intervistë për mediat, Resuli thotë se situata po bëhet alarmante, pasi në momentin kur konstatohet produkti me pesticide, ai është shpërndarë në tre dhe blerë nga konsumatorët. “Referuar 2024 dhe rasteve të fundit, dhjetor rasti i mandarinës, salomonela me filetot e pulës, tregojnë një paaftësi të Ministrisë së Bujqësisë që është autoriteti përgjegjës që me drejtoritë e saj duhet të ndërhyjë për të bllokuar dhe garantuar sigurinë ushqimore në vend.
Nuk e di pse ka një lloj humbje të vëmendjes apo lëshim të situatës, për arsye që kanë rrezikuar rëndë edhe shëndetin e konsumatorit. Janë produktet që vijnë nga jashtë si fileto e pulës, apo luleshtrydhet. Ajo që e bën më alarmante situatën është se autoritet përgjegjëse gjatë momentit të daljes së analizave apo konstatimit të problemeve, rezulton se ngarkesat me produkte janë konsumuar nga konsumatorë”, tha Resuli. Më 4 prill AKU njoftoi se një ngarkesë prej 52 kg luleshtrydhe e kontaminuar me pesticide e ardhur nga Greqia u shpërnda në tregun vendas. Po në njoftim thuhej se nga 17 shkurti u bllokuan hyrjet e luleshtrydheve nga Greqia por në fakt vetëm në muajin Mars deri më 1 prill u konstatuan nga sistemi evropian RASFF tre ngarkesa luleshtrydhe me pesticide që kishin hyrë në Shqipëri po nga Greqia.
Këtu ngrihet një pikëpyetje se si u lejuan importuesit ta fusnin luleshtrydhen e kontaminuar në treg? Resuli shpjegon se kjo situatë ndodh për shkak të një urdhri të ndryshuar më 20 janar 2020, kohë kur ministria e Bujqësisë drejtohej nga Bledi Çuçi. Në bazë të këtij urdhri, tashmë nuk është më kusht që ngarkesat e produkteve që vijnë nga vende të tjera të ndalohen në pikat doganore deri në momentin e daljes së analizave kur merren monstra. Por, edhe pse merren monstra, Resuli thotë se kjo nuk e ndalon subjektin që ta shpërndajë në treg produktin dhe kështu rrezikohet edhe shëndeti i konsumatorëve pasi produkti hidhet në treg ende pa dalë rezultatet e analizave. “S’po flasim për një shpërthim momenti, por sistemi në mënyrë graduale është çmontuar në mënyrë të tillë, në të cilën ne sot jemi të ekspozuar ndaj shumë agjentëve sa i përket rëndësisë së shëndeti të konsumatorit. Pasi ne i kemi konsumuar ato, ne na del analiza. Është një urdhër i datës 20 janar 2020, që në fakt ka ndryshuar politikat që ka pasur ministria e Bujqësisë sa i përket mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit.
Në kohën e ish ministrit Çuçi, është ndryshuar urdhri i cili e kishte kusht për të gjitha hyrjet në pikat doganore monstrohej produkti dhe nuk hidhej në treg deri në momentin e daljes së analizës, pasi dilte e përshtatshme, ky produkt hidhej në treg. Ky urdhër u ndërrua në vitin 2020, i cili e ka ekspozuar sot konsumatorin ndaj ngarkesave të ndryshme që vijnë nga jashtë. Sot i marrim analizat pasi kemi konsumuar produktin. Ai urdhër nuk e ndalon subjektin që është marrë monstër mos të hedhë në zinxhirin ushqimor produktin që ka importuar. Rasti i luleshtrydhes tregoi qartë se pas daljes së analizave nga ISUF, kishte rezultuar pasi inspektorët kishin shkuar në subjekt, kishte rezultuar që këto produkte ishin konsumuar”, thekson Resuli. Kujtojmë se viti 2025 ka nisur me një sërë rastesh që kanë ngritur alarmin për sigurinë ushqimore që nga rasti me mandarinat shqiptare me pesticide të rrezikshme që u kthyen në Shqipëri por ndryshe nga sa u tha se u asgjësuan në fakt kishin dalë në treg.
Më pas ishte rasti i peshkut të identifikuar me parazit, që pasoi me ngarkesën e madhe të mishit me Salmonel që erdhi nga Brazili, dhe u shit në tregun vendas një pjesë. Ndërsa përgjatë muajit shkurt, mars dhe ditët e para të prillit ngarkesat me luleshtrydhe me pesticide janë kthyer në rrezik për konsumatorët pasi janë me pesticide.
Tag: greqia
-

Luleshtrydhet me pesticide, Resuli: Situatë alarmante, produkti shitet pa dalë rezultatet e analizave, të ndryshohet…
-

Greqia nën hetim për shkelje të të drejtave të njeriut në trajtimin e emigrantëve
Greqia po përballet me presion dhe kritika në rritje nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut pas fundosjes tragjike të një varke me emigrantë në vitin 2023 në brigjet e saj jugore, ku humbën jetën qindra persona. Agjencia e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e kufijve, Frontex, ka njoftuar se po heton 12 incidente serioze të dyshuara për shkelje të të drejtave të emigrantëve, shumica të ndodhura gjatë vitit 2024.
Zëdhënësi i Frontex, Chris Borowski, deklaroi se Zyra e të Drejtave Themelore ka në shqyrtim aktiv këto raste dhe se agjencia ka rritur mekanizmat e saj për raportimin e ankesave. Sipas tij, çdo incident po trajtohet me vëmendje të veçantë.
Ndërkohë, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në një vendim të janarit e përshkroi praktikën greke të dëbimeve të përmbledhura, ose “pushimeve”, si sistematike. Qeveria greke ka mohuar vazhdimisht akuzat, duke theksuar se roja e saj bregdetare ka shpëtuar mbi 250,000 emigrantë dhe se veprimet e saj janë në përputhje me ligjin ndërkombëtar.
Autoritetet greke thonë se angazhimi i tyre është për të ndaluar kalimet e paligjshme drejt ishujve lindorë, por mohojnë çdo praktikë të dëbimeve kolektive. Deri tani, nuk ka patur ndonjë reagim zyrtar nga qeveria lidhur me hetimet e Frontex.
-

“Të ndryshohet ligji”, Resuli për luleshtrydhet me pesticide: Situatë alarmante, produkti shitet pa dalë rezultatet e analizave!
Presidenti i Urdhrit Veterinar, Ervin Resuli i ftuar në Report Tv flet për luleshtrydhet me pesticide që u shitën në tregun shqiptar, të importuara nga Greqia. Resuli ngre alarmin për sigurinë ushqimore duke thënë se produkte të tilla po rrezikojnë shëndetin e konsumatorëve. Në një intervistë për Report Tv, Resuli thotë se situata po bëhet alarmante, pasi në momentin kur konstatohet produkti me pesticide, ai është shpërndarë në tre dhe blerë nga konsumatorët.
“Referuar 2024 dhe rasteve të fundit, dhjetor rasti i mandarinës, salomonela me filetot e pulës, tregojnë një paaftësi të Ministrisë së Bujqësisë që është autoriteti përgjegjës që me drejtoritë e saj duhet të ndërhyjë për të bllokuar dhe garantuar sigurinë ushqimore në vend. Nuk e di pse ka një lloj humbje të vëmendjes apo lëshim të situatës, për arsye që kanë rrezikuar rëndë edhe shëndetin e konsumatorit. Janë produktet që vijnë nga jashtë si fileto e pulës, apo luleshtrydhet. Ajo që e bën më alarmante situatën është se autoritet përgjegjëse gjatë momentit të daljes së analizave apo konstatimit të problemeve, rezulton se ngarkesat me produkte janë konsumuar nga konsumatorë”, tha Resuli.
Me 4 prill AKU njoftoi se një ngarkesë prej 52 kg luleshtrydhe e kontaminuar me pesticide e ardhur nga Greqia u shpërnda në tregun vendas. Po në njoftim thuhej se nga 17 shkurti u bllokuan hyrjet e luleshtrydheve nga Greqia por në fakt vetëm në muajin Mars deri më 1 prill u konstatuan nga sistemi evropian RASFF tre ngarkesa luleshtrydhe me pesticide që kishin hyrë në Shqipëri po nga Greqia. Këtu ngrihet një pikëpyetje se si u lejuan importuesit t’a fusnin luleshtrydhen e kontaminuar në treg?
Resuli shpjegon se kjo situatë ndodh për shkak të një urdhri të ndryshuar më 20 janar 2020, kohë kur ministria e Bujqësisë drejtohej nga Bledi Çuçi. Në bazë të këtij urdhri, tashmë nuk është më kusht që ngarkesat e produkteve që vijnë nga vende të tjera të ndalohen në pikat doganore deri në momentin e daljes së analizave kur merren monstra. Por, edhe pse merren monstra, Resuli thotë se kjo nuk e ndalon subjektin që ta shpërndajë në treg produktin dhe kështu rrezikohet edhe shëndeti i konsumatorëve pasi produkti hidhet në treg ende pa dalë rezultatet e analizave.
“S’po flasim për një shpërthim momenti, por sistemi në mënyrë graduale është çmontuar në mënyrë të tillë, në të cilën ne sot jemi të ekspozuar ndaj shumë agjentëve sa i përket rëndësisë së shëndeti të konsumatorit. Pasi ne i kemi konsumuar ato, ne na del analiza. Është një urdhër i datës 20 janar 2020, që në fakt ka ndryshuar politikat që ka pasur ministria e Bujqësisë sa i përket mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit. Në kohën e ish ministrit Çuçi, është ndryshuar urdhri i cili e kishte kusht për të gjitha hyrjet në pikat doganore monstrohej produkti dhe nuk hidhej në treg deri në momentin e daljes së analizës, pasi dilte e përshtatshme, ky produkt hidhej në treg. Ky urdhër u ndërrua në vitin 2020, i cili e ka ekspozuar sot konsumatorin ndaj ngarkesave të ndryshme që vijnë nga jashtë. Sot i marrim analizat pasi kemi konsumuar produktin. Ai urdhër nuk e ndalon subjektin që është marrë monstër mos të hedhë në zinxhirin ushqimor produktin që ka importuar. Rasti i luleshtrydhes tregoi qartë se pas daljes së analizave nga ISUF, kishte rezultuar pasi inspektorët kishin shkuar në subjekt, kishte rezultuar që këto produkte ishin konsumuar”, thekson Resuli.
Viti 2025 ka nisur me një sërë rastesh që kanë ngritur alarmin për sigurinë ushqimore që nga rasti me mandarinat shqiptare me pesticide të rrezikshme që u kthyen në Shqipëri por ndryshe nga sa u tha se u asgjësuan në fakt kishin dalë në treg.
Më pas ishte rasti i peshkut të identifikuar me parazit, që pasoi me ngarkesën e madhe të mishit me Salmonel që erdhi nga Brazili, dhe u shit në tregun vendas një pjesë. Ndërsa përgjatë muajit shkurt, mars dhe ditët e para të prillit ngarkesat me luleshtrydhe me pesticide janë kthyer në rrezik për konsumatorët pasi janë me pesticide. -

Greqia vazhdon me planin kabllor, ja kur mund të fillojnë punimet!
Greqia po përgatitet të rifillojë punimet për ndërlidhjen e saj të energjisë elektrike nënujore me Qipron, Ndërlidhësin e Madh të Detit, në ujërat në lindje të Kasos dhe Karpathos.
Është vënë në lëvizje procesi për lëshimin e një njoftimi zyrtar detar, thonë burimet.
Navtex, i cili do të detajojë koordinatat dhe kornizën kohore të aktiviteteve të planifikuara, duhet së pari të miratohet nga Ministria e Jashtme e Greqisë përpara se të lëshohet nga Shërbimi Hidrografik i Marinës Helenike.
Nëse procedurat përparojnë siç është planifikuar, punimet mund të fillojnë deri në fund të javës së ardhshme.
Autoritetet greke po monitorojnë nga afër situatën, veçanërisht çdo reagim të mundshëm nga Turqia, e cila ka shprehur më parë kundërshtimin ndaj projektit. Forcat greke të mbrojtjes thuhet se kanë hartuar plane për të mbrojtur operacionet në rast të ndërhyrjes.
Vazhdojnë bisedimet diplomatike mes Greqisë dhe Turqisë. Në margjinat e një takimi të NATO-s në Bruksel, ministri i jashtëm grek George Gerapetritis dhe homologu i tij turk Hakan Fidan ranë dakord të shtyjnë një takim dypalësh të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë deri pas Pashkëve.
Ata caktuan gjithashtu takimin e tyre të ardhshëm për mesin e majit në një samit joformal të NATO-s dhe caktuan një vizitë të një delegacioni biznesi grek në Stamboll.
Athina dhe Ankaraja mbeten thellësisht të ndara rreth projektit.
Greqia këmbëngul se ndërlidhja është një e drejtë sovrane sipas ligjit ndërkombëtar detar, ndërsa Turqia pretendon se ajo cenon interesat e saj në Mesdheun Lindor.
Ankaraja i është referuar më parë marrëveshjes detare Turqi-Libi 2019 dhe kundërshtimet e mëparshme të paraqitura në OKB për të argumentuar se çdo aktivitet në zonën e kontestuar duhet të kërkojë miratimin turk.
Tensionet mbi projektin nënujor u ndezën korrikun e kaluar kur Turqia kritikoi operacionet greke. Athina, megjithatë, pohon se kablloja nuk kalon ujërat e diskutueshme dhe se ligji ndërkombëtar nuk kërkon pëlqimin turk.
Kanali diplomatik midis Gerapetritis dhe Fidanit ka mbetur aktiv, duke trajtuar si çështjet rutinë, ashtu edhe çështje të rrezikuara. Ndërsa zyrtarët janë të fokusuar në de-përshkallëzimin, Greqia mbetet e përkushtuar për të avancuar planet e saj energjetike pavarësisht qëndrimit të Turqisë.
-

Greqia vazhdon me planin kabllor, ja kur mund të fillojnë punimet! Turqia, kundër projektit
Greqia po përgatitet të rifillojë punimet për ndërlidhjen e saj të energjisë elektrike nënujore me Qipron, Ndërlidhësin e Madh të Detit, në ujërat në lindje të Kasos dhe Karpathos. Është vënë në lëvizje procesi për lëshimin e një njoftimi zyrtar detar (Navtex), thonë burimet.
Navtex, i cili do të detajojë koordinatat dhe kornizën kohore të aktiviteteve të planifikuara, duhet së pari të miratohet nga Ministria e Jashtme e Greqisë përpara se të lëshohet nga Shërbimi Hidrografik i Marinës Helenike.
Nëse procedurat përparojnë siç është planifikuar, punimet mund të fillojnë deri në fund të javës së ardhshme.
Autoritetet greke po monitorojnë nga afër situatën, veçanërisht çdo reagim të mundshëm nga Turqia, e cila ka shprehur më parë kundërshtimin ndaj projektit. Forcat greke të mbrojtjes thuhet se kanë hartuar plane për të mbrojtur operacionet në rast të ndërhyrjes.
Vazhdojnë bisedimet diplomatike mes Greqisë dhe Turqisë. Në margjinat e një takimi të NATO-s në Bruksel, ministri i jashtëm grek George Gerapetritis dhe homologu i tij turk Hakan Fidan ranë dakord të shtyjnë një takim dypalësh të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë deri pas Pashkëve. Ata caktuan gjithashtu takimin e tyre të ardhshëm për mesin e majit në një samit joformal të NATO-s dhe caktuan një vizitë të një delegacioni biznesi grek në Stamboll.
Athina dhe Ankaraja mbeten thellësisht të ndara rreth projektit. Greqia këmbëngul se ndërlidhja është një e drejtë sovrane sipas ligjit ndërkombëtar detar, ndërsa Turqia pretendon se ajo cenon interesat e saj në Mesdheun Lindor. Ankaraja i është referuar më parë marrëveshjes detare Turqi-Libi 2019 dhe kundërshtimet e mëparshme të paraqitura në OKB për të argumentuar se çdo aktivitet në zonën e kontestuar duhet të kërkojë miratimin turk.
Tensionet mbi projektin nënujor u ndezën korrikun e kaluar kur Turqia kritikoi operacionet greke. Athina, megjithatë, pohon se kablloja nuk kalon ujërat e diskutueshme dhe se ligji ndërkombëtar nuk kërkon pëlqimin turk.
Kanali diplomatik midis Gerapetritis dhe Fidanit ka mbetur aktiv, duke trajtuar si çështjet rutinë, ashtu edhe çështje të rrezikuara. Ndërsa zyrtarët janë të fokusuar në de-përshkallëzimin, Greqia mbetet e përkushtuar për të avancuar planet e saj energjetike pavarësisht qëndrimit të Turqisë. -

Greqia vazhdon me planin kabllor, ja kur mund të fillojnë punimet, Turqia, kundër projektit..
Greqia po përgatitet të rifillojë punimet për ndërlidhjen e saj të energjisë elektrike nënujore me Qipron, Ndërlidhësin e Madh të Detit, në ujërat në lindje të Kasos dhe Karpathos. Është vënë në lëvizje procesi për lëshimin e një njoftimi zyrtar detar (Navtex), thonë burimet.
Navtex, i cili do të detajojë koordinatat dhe kornizën kohore të aktiviteteve të planifikuara, duhet së pari të miratohet nga Ministria e Jashtme e Greqisë përpara se të lëshohet nga Shërbimi Hidrografik i Marinës Helenike. Nëse procedurat përparojnë siç është planifikuar, punimet mund të fillojnë deri në fund të javës së ardhshme. Autoritetet greke po monitorojnë nga afër situatën, veçanërisht çdo reagim të mundshëm nga Turqia, e cila ka shprehur më parë kundërshtimin ndaj projektit. Forcat greke të mbrojtjes thuhet se kanë hartuar plane për të mbrojtur operacionet në rast të ndërhyrjes.
Vazhdojnë bisedimet diplomatike mes Greqisë dhe Turqisë. Në margjinat e një takimi të NATO-s në Bruksel, ministri i jashtëm grek George Gerapetritis dhe homologu i tij turk Hakan Fidan ranë dakord të shtyjnë një takim dypalësh të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë deri pas Pashkëve. Ata caktuan gjithashtu takimin e tyre të ardhshëm për mesin e majit në një samit joformal të NATO-s dhe caktuan një vizitë të një delegacioni biznesi grek në Stamboll.
Athina dhe Ankaraja mbeten thellësisht të ndara rreth projektit. Greqia këmbëngul se ndërlidhja është një e drejtë sovrane sipas ligjit ndërkombëtar detar, ndërsa Turqia pretendon se ajo cenon interesat e saj në Mesdheun Lindor. Ankaraja i është referuar më parë marrëveshjes detare Turqi-Libi 2019 dhe kundërshtimet e mëparshme të paraqitura në OKB për të argumentuar se çdo aktivitet në zonën e kontestuar duhet të kërkojë miratimin turk.
Tensionet mbi projektin nënujor u ndezën korrikun e kaluar kur Turqia kritikoi operacionet greke. Athina, megjithatë, pohon se kablloja nuk kalon ujërat e diskutueshme dhe se ligji ndërkombëtar nuk kërkon pëlqimin turk. Kanali diplomatik midis Gerapetritis dhe Fidanit ka mbetur aktiv, duke trajtuar si çështjet rutinë, ashtu edhe çështje të rrezikuara. Ndërsa zyrtarët janë të fokusuar në de-përshkallëzimin, Greqia mbetet e përkushtuar për të avancuar planet e saj energjetike pavarësisht qëndrimit të Turqisë. -

Greqia vazhdon me planin kabllor, ja kur mund të fillojnë punimet, Turqia, kundër projektit

Po na vrasin/ AKU bën sehir, luleshtrydhet me pesticide që erdhën nga Greqia janë shitur të gjitha
Po na vrasin/ AKU bën sehir, luleshtrydhet me pesticide që erdhën nga Greqia janë shitur të gjitha
Një tjetër skandal me frutat e importuara nga jashtë është raportuar në Shqipëri. Ndryshe nga mishi i pules me salmonelë, te mandarinat dhe specat me pesticide, ketë herë janë shfaqur dhe luleshtrydhet me pesticide të rrezikshme.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë me dije se e gjithë sasia e importuar nga Greqia e luleshtrydheve me pesticide është shitur. Më tej, AKU bën me dije se pas këtij rasti ka bërë vlerësim të riskut për këtë produkt dhe e ka kategorizuar me risk të lartë.
Gjithashtu njofton se është komunikuar me të gjitha Pikat e Inspektimit Kufitar, për mostrimin e 10 ngarkesave të njëpasnjëshme dhe bllokimin në kufi të çdo ngarkese me luleshtrydhe, deri në daljen e përgjigjes së analizave të çdo mostrimi për produktin që mund të vijojë të importohet nga Greqia.
Në bazë të këtyre rezultateve do të përcaktohet nëse importet do të lejohen për tregtim brenda territorit shqiptar apo do të kthehen në vendin e origjinës.
AKU: Në kuadër të transparencës dhe informimit të publikut, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, bën me dije se për çdo rast të konstatuar (në treg apo në Pikat e Inspektimit Kufitar), të rezultuar jo-konform kërkesave dhe standardeve me legjislacionin në fuqi për produkte të importit, njoftohet Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë – RASFF.
Lidhur me rastin e produktit Luleshtrydhe të një sasie prej 52 kg, të importuar nga Shteti i Greqisë, AKU në bazë të Planit të Monitorimit me Bazë Risku zbatoi procedurën e dërgimit në datën 17 shkurt 2025 për analizim laboratorik dhe pas daljes së rezultatit u angazhua nëpërmjet sistemit të gjurmueshmërisë për mbledhjen dhe tërheqjen nga tregu të kësaj sasie luleshtrydhe. Në bazë të faturave të shitjes të paraqitura nga Operatori i Biznesit Ushqimor e gjithë sasia rezultonte e shitur.
Menjëherë pas këtij rasti, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë vlerësim të riskut për këtë produkt dhe e ka kategorizuar me risk të lartë.
Për këtë, është komunikuar me të gjitha Pikat e Inspektimit Kufitar, për mostrimin e 10 ngarkesave të njëpasnjëshme dhe bllokimin në kufi të çdo ngarkese me luleshtrydhe, deri në daljen e përgjigjes së analizave të çdo mostrimi për produktin që mund të vijojë të importohet nga Greqia.
Synimi i urdhërimit për bllokime të tilla në PIK është që të pritet cdo rezultat analize e mostrimeve në të tilla raste. Në bazë të këtyre rezultateve do të përcaktohet nëse importet do të lejohen për tregtim brenda territorit shqiptar apo do të kthehen në vendin e origjinës.
-

Pesticidi në luleshtrydhet nga Greqia, eksperti: Rrezik për fertilitetin, mund të shkaktojë kancer
Eksperti Abdyl Sinani ngriti alarmin për rrezikun serioz që paraqet për shëndetin pesticidi i gjetur në luleshtrydhet e importuara nga Greqia. I ftuar në një emision televiziv, ai theksoi se lënda toksike e identifikuar në këto fruta mund të ketë pasoja të rënda, duke filluar nga dëmtimi i sistemit hormonal, problemet me fertilitetin tek gratë dhe deri te shkaktimi i sëmundjeve të rënda si kanceri.
“Këto lëndë janë toksike dhe helmojnë organizmin. Janë jashtëzakonisht të dëmshme për shëndetin. Ato ndikojnë te hormonet, tek lindshmëria e grave, dhe nëse konsumohen për një kohë të caktuar, mund të çojnë në zhvillimin e kancerit. Po ashtu, ndikojnë negativisht edhe në sistemin nervor, duke shkaktuar marrje mendsh, dhimbje koke dhe dobësim të organizmit, varësisht nga sasia e konsumuar”, u shpreh Sinani.
Situata është bërë edhe më shqetësuese pas publikimit të të dhënave zyrtare, ku thuhet se tre ngarkesa me luleshtrydhe të ardhura nga Greqia kanë rezultuar të kontaminuara me pesticide të rrezikshme, duke u bërë objekt hetimi nga Komisioni Europian përmes sistemit RASFF, Sistemi i Paralajmërimit të Shpejtë për Ushqimet dhe Ushqimin për Kafshët.
Njëra nga ngarkesat, e cila hyri në Shqipëri më 1 prill, ka rezultuar të përmbajë mbetje të substancës Clofentezine, një pesticid që përdoret për luftimin e merimangave në kultura bujqësore. Kjo lëndë është e ndaluar në disa vende të BE-së për shkak të toksicitetit të saj të lartë dhe potencialit për të shkaktuar dëme serioze në organizëm. -

AKU bën sehir, luleshtrydhet me pesticide që erdhën nga Greqia janë shitur të gjitha