Tag: greqia

  • Greqia shpall zyrtarisht hartën e re detare, miraton planin për Zonat Ekskluzive Ekonomike

    Greqia shpall zyrtarisht hartën e re detare, miraton planin për Zonat Ekskluzive Ekonomike

    Athina ka zyrtarizuar Planin Hapësinor Detar, duke bërë publike për herë të parë një hartë të detajuar të pretendimeve të saj në hapësirat detare, të cilat përfshijnë Zonat Ekskluzive Ekonomike (ZEE) të përcaktuara në kuadër të marrëveshjeve me Italinë dhe pjesërisht me Egjiptin. Në pjesët ku mungon një marrëveshje bilaterale, kufijtë janë përcaktuar në bazë të vijës së mesme, sipas ligjit grek 4001/2011.
    Harta, tashmë e publikuar në gazetën zyrtare dhe e dorëzuar në institucionet evropiane, paraqet përpjekjen më të qartë të Greqisë për të kundërshtuar pretendimet detare të Turqisë, të bazuara në memorandumin e diskutueshëm me Libinë. Ky memorandum, i dërguar nga Ankaraja në OKB, ka shkaktuar tensione të mëdha, pasi bie ndesh me marrëveshjen e nënshkruar midis Greqisë dhe Egjiptit.

    Përmes këtij plani, Greqia afirmon të drejtën e saj për ndikim të plotë jo vetëm mbi brigjet kontinentale, por edhe mbi ishujt, duke shtrirë kufijtë e ZEE-së së saj deri në zonën perëndimore të asaj qipriote. Dokumenti zyrtar përfshin gjithashtu edhe ujërat territoriale ekzistuese – 12 milje në detin Jon dhe 6 milje në pjesën tjetër të hapësirës detare me të drejtën për zgjerim deri në 12 milje, siç lejohet nga Konventa e OKB-së për të Drejtën e Detit.
    Ky veprim i Greqisë vjen në një kohë kur tensionet në Mesdheun Lindor janë të larta, duke rritur më tej ndërlikimet gjeopolitike në rajon dhe duke vënë në pah rëndësinë e diplomacisë ndërkombëtare në çështjet e sovranitetit detar.

  • Vendimi/ Greqia shtrin në 12 milje kufijtë detare në Mesdhe

    Vendimi/ Greqia shtrin në 12 milje kufijtë detare në Mesdhe

    Greqia vendosi këtë të mërkurë që zyrtarisht dhe për herë të parë të përcaktojë kufijtë e shelfit të saj kontinental. Me këtë vendim Greqia shtyn hapësurën e saj në det nga 6 në 12 milje. Në këtë mënyrë Athina ka shfuqizuar në thelb memorandumin turko-libian mbi të cilin Ankaraja mbështet pretendimet e saj në Mesdheun Lindor.
    Ky vendim ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të Ministrisë së Jashtme të Turqisë që i konsideroi këto veprime si të njëanshme dhe që shkelin të drejtat e Turqisë në Egje dhe Mesdhe.
    Menjëherë më pas, gazeta turke “Milliyet” publikoi një hartë, e cila përdorur “metodën e vijës së mesit” ndërmjet rajoneve kontinentale të dy vendeve. Ministri i Jashtëm i Greqisë George Gerapetritis i është përgjigjur kësaj duke thënë se “ka vetëm një zgjidhje, ajo është nënshkrimi i një memorandumi mirëkuptimi për referimin e kontestit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë”. Tensioni mes dy vendeve është i lartë.
    “Protothema” shkruan se me ndarjen e re pretendimet e Greqisë shkojnë në 12 milje edhe në detin Jon. Është e paqartë se si do të ndikojë ky vendim në përcaktimin e kufirit detar me Shqipërinë. Tirana zyrtare nuk ka reaguar ende.

  • Pinjolli i Zekatëve rikthehet nga Greqia në Gjirokastër, Kumbaro: Te qetësohen gjithë trashëgimtarët e tjerë…(VIDEO)

    Pinjolli i Zekatëve rikthehet nga Greqia në Gjirokastër, Kumbaro: Te qetësohen gjithë trashëgimtarët e tjerë…(VIDEO)

    Turizmi në Gjirokastër po rritet vit pas vite dhe shumë të rinj nga jashtë vendit rikthehen për të punuar në këtë sektor. Mirela Kumbaro ka prezantuar sot një prej trashëgimtarëve në shtëpinë e madhe të Zekatëve, i cili është rikthyer nga Greqia për të punuar këtu tashmë.
    “E lumtur që Xhorxhi, njëri prej trashëgimtarëve, është rikthyer të mbajë derën e shtëpisë hapur dhe të presë vizitorë nga gjithë bota – kureshtarë për të njohur shtëpitë e mëdha të Gjirokastrës që janë muze të vërtetë etnografikë dhe thesare artizanale, por edhe për të kontribuar në zinxhirin e ekonomisë së prodhuar nga praktikat e turizmit”, thotë Kumbaro teksa publikon edhe një video nga vizita te shtëpia e Zekatëve.

  • Greqia zgjeron hapësirën detare! Projekti rrezikon rikthimin e tensioneve me fqinjët

    Greqia zgjeron hapësirën detare! Projekti rrezikon rikthimin e tensioneve me fqinjët

    Qeveria greke ka gati planin për shfrytëzimin e hapësirave detare përgjatë brigjeve të saj, pjesë e të cilit është edhe zgjerimi i hapësirës detare nga 6 deri në 12 milje larg këtyre brigjeve.
    Zyrtarët e ministrisë së Jashtme dhe asaj për mjedisin dhe energjinë bënë publike për mediat këtë hartë që tregon ndarjen në 4 njësi të hapësirave ku Greqia ka interes për zhvillimin në të ardhmen të aktiviteteve të ndryshme detare, duke nisur që nga kërkimi i gazit e naftës, peshikimi, zhvillimi i turizmit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore nënujore e të tjerë.
    Mediat vendase shkruajnë se kjo është hera e parë që Athina zyrtare publikon një hartë, që përcakton qartë interesat e Greqisë për shfrytëzimin e të ashtuquajturave “Zona Ekskluzive Ekonomike” në ujërat detarë të Jonit, Egjeut dhe më tej në Mesdheun Lindor.
    Këto ambicje të Greqisë, megjithatë kanë rënë ndesh me planet për shfrytëzimin e hapësirave detare edhe me vendet fqinjë, veçanërisht me Turqinë, me të cilën ka mosmarrëveshje për ndarjen territoriale detare në Egje dhe Mesdheun Lindor. Pas qeverisë greke, mediat turke publikuan projektin e qeverisë për shfrytëzimin e hapësirave detare të Turqisë ku ka mbivendosje me projektin e Athinës.
    Mosmarrëveshje të tilla për pak sa nuk shkaktuan një konflikt ushtarak të paprecedentë mes dy vendeve anëtare të NATO-s në vitin 2020, kur turqit dërguan në 2020-ën anijen sondë Oruç Reis për kërkimin e naftës dhe gazit në ujërat e mesdheut lindor, në një zonë që pretendohet edhe nga Greqia.

  • Greqia kërkon të blerë një ‘fregatë’ tjetër luftarake

    Greqia kërkon të blerë një ‘fregatë’ tjetër luftarake

    Blerja e një fregate të katërt të klasit FDI (Belharra) nga Greqia pritet të propozohet nga Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Dendias, gjatë mbledhjes së ardhshme të KYSEA (Këshilli i Lartë i Mbrojtjes Kombëtare), e cila do të zhvillohet të mërkurën.

    Sipas mediave të huaja, synimi i Athinës u bë publik gjatë vizitës së Dendias në bordin e fregatës franceze ‘Alsace’, ku ndodhej së bashku me homologun e tij francez, Sebastien Lecornu, i cili ndodhet në Athinë për një vizitë zyrtare.

    Greqia kërkon që fregata e re të jetë e pajisur me armë strategjike, përfshirë raketat SCALP Naval, si dhe të jetë pjesë e doktrinës së re të parandalimit strategjik, e cila sipas burimeve, përfshin modernizimin e flotës me 16 anije sipërfaqësore.

    Mëngjesin e sotëm, ministri francez i Mbrojtjes u prit me nderime zyrtare në Athinë dhe zhvilloi një takim privat me Nikos Dendias, ku diskutuan mbi bashkëpunimin dypalësh dhe armët strategjike, përfshirë raketat Exocet.

    Ndërkohë, në mesditë, Sébastien Lecornu u prit në një takim zyrtar edhe nga Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, në Pallatin Maximos. Syri.net- eleftherostypos.gr.

  • Greqia blen raketa franceze! Vihet në zbatim plani 12-vjeçar për modernizimin e mbrojtjes

    Greqia blen raketa franceze! Vihet në zbatim plani 12-vjeçar për modernizimin e mbrojtjes

    Vetëm disa ditë pasi Athina ka shpallur planin e saj 12 vjeçar për modernizimin e arsenalit të saj ushtarak me teknologji moderne me vlerë 25 mld euro dhe në një moment të vështirë gjeopolitik me shumë fronte të hapura dhe vendime kritike për mbrojtjen evropiane, është bërë me dije se Greqia do të blejë nga Franca 16 raketa MM40 Exocet BLK 3 me funksione të dyfishta.
    Lajmi konfirmua gjatë vizitës së ministrit francez të Mbrojtjes në Athinë mesditën e së hënës, i cili u takua me homologun e tij grek Nikos Dhendias dhe me kryeministrin Mittsotakis, takime ku është konfirmuar roli i Francës në marrëdhëniet me Greqinë.
    “Greqia ka gjithmonë besim se Franca do të marrë parasysh në vendimet e saj sigurinë e Greqisë dhe nevojën që Greqia të ruajë një avantazh krahasues teknologjik të parandalimit ndaj forcave që thyejnë marrëveshjet ndërkombëtare. Greqia nuk kërcënon, por kërcënohet”.
    Raketat në fjalë që ofrojnë një aftësi asgjesuese me rreze shumë të gjatë deri në 200 km , edhe në kushte të pafavorshme moti dhe në mjedis shumë sfidues të Luftës Elektronike, mund të vendosen ose në njësi sipërfaqësore të flotës luftarake, ose në disa ishuj.
    Nga ana e tij ministri francez Lecorni, vuri në dukje se Franca dëshiron të ketë një rol udhëheqës dhe garantues të sigurisë në rrugët detare sidomos në Mesdheun Lindor.
    “Dhe kështu ajo që është dukshëm e vërtetë për mbrojtjen dhe sovranitetit grek në Mesdhe është gjithashtu e vërtetë për sigurinë e Libanit, stabilitetin e Ballkanit dhe padyshim të ardhmen e asaj që duhet të bëjmë në Ukrainë.”
    Sa i përket industrisë së mbrojtjes, ai deklaroi se tashmë ka një propozim nga pala franceze që fregatat shtesë Belharra të prodhohen në Greqi me një pjesëmarrje prej më shumë se 40%, ndoshta edhe në kantieret detare në Skaramangas.
    Lekorni vizitoi Greqinë disa orë pas përfundimit me sukses të stërvitjes së madhe ushtarake shumëkombëshe Iniohos 2025 në bazën e Andravidës në Greqinë perëndimore dhe mbërritjes në bazën e Sudës në Kretë të aeroplanmbajtëses franceze Sharles de Gol, në një moment kur Greqia kërkon të fillojë projektin për ndërlidhjen elektrike nënujore kabllore me Qipron, të cilën kundërshton me forcë Turqia, duke rindezur përsëri tensionet mes dy vendeve fqinjë.
    Përpjekja e Athinës për modernizimin e mbrojtjes së saj e nisur vitete fundit pas daljes nga kriza ekonomike përfshin tashmë të gjitha sektorët e forcave të armatosura dhe fokusohet në bashkëpunimin me Francën, Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara.

  • Greqia blen raketa franceze/ Vihet në zbatim plani 12-vjeçar për modernizmin e mbrojtjes

    Greqia blen raketa franceze/ Vihet në zbatim plani 12-vjeçar për modernizmin e mbrojtjes

    Vetëm disa ditë pasi Athina ka shpallur planin e saj 12 vjeçar për modernizimin e arsenalit të saj ushtarak me teknologji moderne me vlerë 25 mld euro dhe në një moment të vështirë gjeopolitik me shumë fronte të hapura dhe vendime kritike për mbrojtjen evropiane, është bërë me dije se Greqia do të blejë nga Franca 16 raketa MM40 Exocet BLK 3 me funksione të dyfishta.Lajmi konfirmua gjatë vizitës së ministrit francez të Mbrojtjes në Athinë mesditën e së hënës, i cili u takua me homologun e tij grek Nikos Dhendias dhe me kryeministrin Mittsotakis, takime ku është konfirmuar roli i Francës në marrëdhëniet me Greqinë.
    “Greqia ka gjithmonë besim se Franca do të marrë parasysh në vendimet e saj sigurinë e Greqisë dhe nevojën që Greqia të ruajë një avantazh krahasues teknologjik të parandalimit ndaj forcave që thyejnë marrëveshjet ndërkombëtare. Greqia nuk kërcënon, por kërcënohet”.Raketat në fjalë që ofrojnë  një aftësi asgjesuese me rreze shumë të gjatë deri në 200 km , edhe në kushte të pafavorshme moti dhe në mjedis shumë sfidues të Luftës Elektronike, mund të vendosen ose në njësi sipërfaqësore të flotës luftarake , ose në disa ishuj.
    Nga ana e tij ministri francez Lecorni , vuri në dukje se Franca dëshiron të ketë një rol udhëheqës dhe garantues të sigurisë në rrugët detare sidomos në Mesdheun Lindor.
    “Dhe kështu ajo që është dukshëm e vërtetë për mbrojtjen dhe sovranitetit grek në Mesdhe është gjithashtu e vërtetë për sigurinë e Libanit, stabilitetin e Ballkanit dhe padyshim të ardhmen e asaj që duhet të bëjmë në Ukrainë.”
    Sa i përket industrisë së mbrojtjes, ai deklaroi se tashmë ka një propozim nga pala franceze që fregatat shtesë Belharra të prodhohen në Greqi me një pjesëmarrje prej më shumë se 40% , ndoshta edhe në kantieret detare në Skaramangas.
    Lekorni vizitoi Greqinë disa orë pas përfundimit me sukses të stërvitjes së madhe ushtarake shumëkombëshe Iniohos 2025 në bazën e Andravidës në Greqinë perëndimore  dhe mbërritjes në bazën e Sudës në Kretë të aeroplanmbajtëses franceze Sharles de Gol , në një moment kur Greqia kërkon të fillojë projektin për ndërlidhjen elektrike nënujore kabllore me Qipron , të cilën kundërshton me forcë Turqia, duke rindezur përsëri tensionet mes dy vendeve fqinjë .
    Përpjekja e Athinës për modernizimin e mbrojtjes së saj e nisur vitete fundit pas daljes nga kriza ekonomike përfshin tashmë të gjitha sektorët  e forcave të armatosura dhe fokusohet në bashkëpunimin me Francën, Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara.

  • Greqia blen raketa franceze! Vihet në zbatim plani 12-vjeçar për modernizmin e mbrojtjes

    Greqia blen raketa franceze! Vihet në zbatim plani 12-vjeçar për modernizmin e mbrojtjes

    Vetëm disa ditë pasi Athina ka shpallur planin e saj 12 vjeçar për modernizimin e arsenalit të saj ushtarak me teknologji moderne me vlerë 25 mld euro dhe në një moment të vështirë gjeopolitik me shumë fronte të hapura dhe vendime kritike për mbrojtjen evropiane, është bërë me dije se Greqia do të blejë nga Franca 16 raketa MM40 Exocet BLK 3 me funksione të dyfishta.

    Lajmi konfirmua gjatë vizitës së ministrit francez të Mbrojtjes në Athinë mesditën e së hënës, i cili u takua me homologun e tij grek Nikos Dhendias dhe me kryeministrin Mittsotakis, takime ku është konfirmuar roli i Francës në marrëdhëniet me Greqinë.
    “Greqia ka gjithmonë besim se Franca do të marrë parasysh në vendimet e saj sigurinë e Greqisë dhe nevojën që Greqia të ruajë një avantazh krahasues teknologjik të parandalimit ndaj forcave që thyejnë marrëveshjet ndërkombëtare. Greqia nuk kërcënon, por kërcënohet”.
    Raketat në fjalë që ofrojnë  një aftësi asgjesuese me rreze shumë të gjatë deri në 200 km , edhe në kushte të pafavorshme moti dhe në mjedis shumë sfidues të Luftës Elektronike, mund të vendosen ose në njësi sipërfaqësore të flotës luftarake , ose në disa ishuj.
    Nga ana e tij ministri francez Lecorni , vuri në dukje se Franca dëshiron të ketë një rol udhëheqës dhe garantues të sigurisë në rrugët detare sidomos në Mesdheun Lindor.
    “Dhe kështu ajo që është dukshëm e vërtetë për mbrojtjen dhe sovranitetit grek në Mesdhe është gjithashtu e vërtetë për sigurinë e Libanit, stabilitetin e Ballkanit dhe padyshim të ardhmen e asaj që duhet të bëjmë në Ukrainë.”
    Sa i përket industrisë së mbrojtjes, ai deklaroi se tashmë ka një propozim nga pala franceze që fregatat shtesë Belharra të prodhohen në Greqi me një pjesëmarrje prej më shumë se 40% , ndoshta edhe në kantieret detare në Skaramangas.
    Lekorni vizitoi Greqinë disa orë pas përfundimit me sukses të stërvitjes së madhe ushtarake shumëkombëshe Iniohos 2025 në bazën e Andravidës në Greqinë perëndimore  dhe mbërritjes në bazën e Sudës në Kretë të aeroplanmbajtëses franceze Sharles de Gol , në një moment kur Greqia kërkon të fillojë projektin për ndërlidhjen elektrike nënujore kabllore me Qipron , të cilën kundërshton me forcë Turqia, duke rindezur përsëri tensionet mes dy vendeve fqinjë .
    Përpjekja e Athinës për modernizimin e mbrojtjes së saj e nisur vitete fundit pas daljes nga kriza ekonomike përfshin tashmë të gjitha sektorët  e forcave të armatosura dhe fokusohet në bashkëpunimin me Francën, Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara.

    Top Channel

  • Kontrabandoi mallra nga Greqia/ Bie në prangat e policisë 51-vjeçari, e pëson edhe…

    Kontrabandoi mallra nga Greqia/ Bie në prangat e policisë 51-vjeçari, e pëson edhe…

    Policia njofton se 51-vjeçari ka tentuar që të fusë në territorin shqiptar mallra kontrabandë pa faturë blerjeje. Një 51-vjeçar është arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Pas verifikimeve të mëtejshme për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për doganierin i cili dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke mos kryer kontroll në automjetin e 51-vjeçarit.
    Njoftimi i Policisë:
    Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara te informacionet e inteligjencës policore, shërbimet e DVKM Korçë ndaluan në aksin rrugor “PKK Kapshticë-Bilisht”, automjetin me drejtues shtetasin M. K., 51 vjeç, banues në Korçë. Nga kontrolli, në automjet janë gjetur mallra të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, sepse nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.
    Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë 51-vjeçari, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”, si dhe u sekuestruan mallrat. Pas verifikimeve të mëtejshme për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 45 vjeç, banues në Korçë, me detyrë Doganier në PKK Kapshticë, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke mos kryer kontroll në automjetin e shtetasit M. K., në momentin e paraqitjes në PKK.

  • Paralizohet Greqia! Grevë mbarëkombëtare 24 orëshe e punëtorëve, anulohen fluturimet dhe udhëtimet me anije

    Paralizohet Greqia! Grevë mbarëkombëtare 24 orëshe e punëtorëve, anulohen fluturimet dhe udhëtimet me anije

    Greqia është paralizuar sot prej një greve të përgjithshme mbarëkombëtare 24 orëshe që kanë thirrur Konfederata e Përgjithshme e Sektorit privat (GSEE) dhe ajo e administratës shtetërore (ADEDY).

    Kërkesat kryesore të sindikatave janë kundër shtrenjtësisë, inflacionit, krizës së strehimit, duke kërkuar ndër të tjera rritjen e pagave , rikthimin e pagës së 13 dhe 14 dhe të kontratës kolektive të punës .
    Në Athinë, Selanik dhe qytetet e mëdha të vendit fillojnë pas pak mitingjet e marshimet e protestave.
    Në veçanti, Sindikata e Sektorit Privat, GSEE, që ka bërë thirrje masive për pjesëmarrje në grevë pretendon se paga minimale nuk duhet të përcaktohet me vendime të qeverisë, por me marrëveshje kolektive të lira. Kërkon gjithashtu Marrëveshjen Kolektive të Punës dhe politika energjetike për të luftuar shtrenjtësinë dhe krizën e strehimit.
    Ndërsa në kërkesat kryesore e Federatës së Administratës shtetërore, ADEDY, përveç krizës së çmimeve dhe shtrenjtësisë së qirave të banesave, theksohet se është tashmë më se e nevojshme rritja reale e pagave në Sektorin Publik dhe se qeveria duhet të rikthejë pagën e 13 dhe 14.
    Në deklaratën për shtyp sindikatat kërkojnë masa shëndetësore dhe sigurie në punë, regjistrimi dhe publikimin e të dhënave për aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale, masa ndaj ngacmimeve dhe dhunës seksuale në punë, sistem të drejtë të taksave dhe lehtësime për punonjësit dhe pensionistët.
    Në grevën e sotme marrin pjesë edhe punonjësit e transportit publik. Anijet do të qëndrojnë të ankoruar në porte, janë anuluar thuajse të gjitha fluturimet nga aeroportet e vendit për shkak të grevës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror,përveç atyre të nevojave të jashtëzakonshme.
    Gjithashtu në grevë përveç mësuesve dhe pedagogëve, marrin pjesë studentët duke protestuar ndër të tjera për nivelin e arsimit, pasigurinë e tarifave të shkollave dhe duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj universiteteve private. Pa dyshim që në qendër të mitingjeve të sotme është edhe kërkesa për drejtësi sa i përket aksidentit të trenave në luginën e Tempit dy vjet më parë.

    Top Channel