102 197 zarfe me votat e diasporës në total kanë mbërritur në KQZ. Sipas të dhënave zyrtare, numrin me të lartë të kthimeve të zarfeve e mban Italia me 46 203, ndjekur më pas nga Gjermania me 15 158 dhe Greqia me 12 040. Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER”
Shteti helen ka pasur një përmirësim, por sërish mbetet problematike. Nga SHBA kanë mbërritur 9 757 zarfe me votat, nga Mbretëria e Bashkuara 7 807, Franca 2 721 etj.
Ndërkohë sa i përket qarqeve, numrin më të lartë të votave të mbërritura në KQZ e mban Tirana, me 24 191 vota, Durrësi me 14 151 vota, Fieri me 11 500, Elbasani 9 982 etj.
Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”
Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”









