Tag: greqia

  • 8 maji afati i fundit për emigrantët që të votojnë, në Greqi shtyhet me një ditë

    8 maji afati i fundit për emigrantët që të votojnë, në Greqi shtyhet me një ditë

    Këtë të enjte, 8 maj, përfundon edhe afati që fletët e votimit të emigrantëve shqiptarë, të qëndrojnë në pikat e DHL në të gjitha shtetet.
    Fletët që nuk tërhiqen gjatë ditës së sotme, kthehen në Shqipëri.
    Ndërkaq, përjashtim bën Greqia, që për shkak të problematikave, zyrat e DHL do të qëndrojnë të hapura edhe më 9 maj.
    Nga Greqia, kanë ardhur edhe 12 mijë fleta të tjera votimi në zarf, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 31,338.
    Deri tani janë hedhur mbi 2000 në sistem dhe pjesa me e madhe i takon Greqisë.

  • Zgjedhjet në rrezik/ Franc Nuri: Fluks i dyshimtë nga Greqia, problem me dublim emrash, mungesa në listë…

    Zgjedhjet në rrezik/ Franc Nuri: Fluks i dyshimtë nga Greqia, problem me dublim emrash, mungesa në listë…

    I ftuar në edicionin e mesditës në Syri tv ishte i ftuar Franc Nuri, përfaqësues ligjor i PD.

    Në bisedë me moderatorin Bled Marku ai ka folur për situatën problematike me votën e diasporës e cila u denoncua gjatë ditës së sotme nga selia e PD edhe nga Drejtuesja Politike për Diasporën Jozefina Topalli.

    Një nga denoncimet që ka bërë jehonë është grumbullimi i fletëve të votimit edhe nga persona të paautorizuar.

    Franc Nuri: Përtej problemeve me Greqinë të cilat i evidentuam edhe me zonjën Topalli në konferencë për shtyp, ku ka një fluks ardhje votash të pazakontë nga Greqia, duhet thënë. Një fluks që nuk ka ndodhur ditët dhe javët e fundit, por është grumbulluar dhe përqendruar tashmë. Përtej kësaj ka problematika të tjera qe ne si PD dhe si Aleancë për Shqipërinë Madhështore e kemi ngritur zërin dhe kemi denoncuar edhe me anës shkresorë në KQZ për të cilat ende ne nuk kemi përgjigje.

    Problem mbetet aktualisht të themi dublimi i disa emrave në listat e zgjedhësve të cilët ne i kemi evidentuar dhe nuk kanë ardhur ende përgjigje zyrtare nga ana e KQZ se çfarë po behet me këtë problem.  A janë pastruar, pra listat nga dublimet. Pra nga personat që janë të regjistruar në diasporë dhe normalisht me ligj dhe me kod zgjedhor duhet të jenë të përjashtuar nga lista e votimit brenda vendit, por që figurojnë ende disa persona që figurojnë sot persona që e kanë emrin në të dy listat.

    Lexo dhe: PD: Zarfet dorazi në KQZ! 137 emra të dubluar, njëkohësisht në PER dhe në listat zgjedhore në Shqipëri

    Të paktën në ato të dhënë që mund të shikohen edhe on-line. Secili mund ta kontrollojë emrin e tij se ku e ka qendrën e votimit dhe se është zgjedhës brenda vendit. Listat nuk janë pastruar, nuk janë hequr dublimet. Ne këtë shqetësim e kemi ngritur edhe para disa javësh. Dhe ka me ditë të tëra që nuk kemi marrë një përgjigje zyrtare se çfarë po bëhet. Pra sa është numri i këtyre dublimeve. Çfarë masash janë marrë nga KQZ, a janë pastruar këta emra, a janë përditësuar listat apo jo. Rreziku është që të ketë krim zgjedhor në këtë rast. Pra nëse dikush që ka votuar në diasporë, vjen dhe tenton të votojë, pra voton dy herë, Ky është krim zgjedhor dhe është e dënuar penalisht. KQZ të marrë masa urgjentisht dhe pastaj të na ktheje ne përgjigje se çfarë ka bërë dhe çfarë masash ka marrë për të adresuar këtë problem.

    E dyta kemi rënë në dijeni edhe të disa elementëve të tjerë që mund të ketë persona që kanë lenë shtetësinë shqiptare për të marrë shtetësinë gjermane apo austriake dhe mund të figurojnë si zgjedhes nga jashtë apo nga brenda.

    Problematikë tjetër janë personat që nuk po gjejnë emrat në qendrat e votimit, Këto problematika vazhdojnë akoma, Qytetarët shqiptarë duhet të marrin masa dhe nëse nuk e gjejnë emrin ti drejtohen gjykatës. Është një model shkrese dhe është shumë e thjeshte dhe vendimi jepet deri ditën e zgjedhjeve. Pra çdo njeri që ka dyshime që nuk është përfshirë në lista ti drejtohet gjykatës së rrethit. Është falas dhe procedura merr 24 orë kohë.

    Po ashtu do ndaj me ju lajmin që falë këmbënguljes së PD me në fund qeveria reflektoi dhe zgjati afatin e vlefshmërisë së mjeteve të identifikimit. Të gjithë ata që kanë dokumentet identifikimit të skaduara mund të votojnë.

    Bled Marku: Me ngacmove me parë, që ka një fluks prurjesh nga Greqia. Dua te lidh me disa deklarime të Ramës për votën e Greqisë që duhet të votoni?

    Frac Nuri: Patjetër që ka një fare lidhje dhe nuk mund të jetë ndryshe. Kur ne kemi konstatuar që e gjithë makineria e shtetit duke nisur nga KQZ, shteti është ngritur në këmbë për të mësuar në diasporë dhe sidomos në Greqi. Greqia është vendi i dytë për nga numri i të regjistruarve por del ne vend të parë, kalon edhe Italinë….

  • Votimi nga diaspora/ 68 mijë emigrantë s’e kanë kthyer zarfin, PD akuza për manipulim

    Votimi nga diaspora/ 68 mijë emigrantë s’e kanë kthyer zarfin, PD akuza për manipulim

    Të gjitha zarfet me fletë votimi që nuk do të shpërndahen tek votuesit deri të enjten, do të rikthehen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Aktualisht, rreth 20 mijë pako nuk janë ende në duart e votuesve emigrantë, nga 245 mijë të regjistruar gjithsej.
    Përjashtim nga afati i shpërndarjes do të ketë vetëm Greqia, ku për shkak të vështirësive logjistike dhe afërsisë gjeografike, zarfet mund të dorëzohen deri të premten në qytetet e mëdha si Athina e Selaniku, dhe deri të shtunën në drekë në zona si Janina apo Larisa. Fletët e votimit nga Greqia do të transportohen përmes rrugës tokësore për të hyrë në Shqipëri deri në mbylljen e procesit të votimit, të dielën në orën 19:00.
    Këtë të mërkurë, në KQZ mbërritën 13,600 zarfe, duke e çuar në 157 mijë numrin e përgjithshëm të votave të ardhura nga diaspora. Ndërkohë, qytetarët mund të dorëzojnë votën e tyre edhe direkt në pikat postare të DHL, pa pritur zarfin në shtëpi.
    Rreth 6 mijë zarfe kanë ardhur nga Greqia, por pjesëmarrja mbetet e ulët krahasuar me shtetet e tjera. Kryeministri Edi Rama deklaroi se pjesëmarrja është inkurajuese, por ende e pamjaftueshme për herën e parë. Ai tha se shqiptarët e Italisë janë më aktivët me 74% pjesëmarrje, ndërsa nga Greqia janë vetëm 39%. Gjermania ka pjesëmarrje 72%, por ka ende 7 mijë zarfe të pa dorëzuara.
    Në total, 68 mijë qytetarë të diasporës e kanë marrë fletën e votimit, por nuk e kanë kthyer ende. Nga Greqia mbeten për t’u dorëzuar edhe 38 mijë vota – 10 mijë prej të cilave nuk janë marrë nga qytetarët, ndërsa 28 mijë janë marrë, por nuk janë kthyer.
    Nga ana tjetër, opozita kërkon hetim të thelluar për procesin e votimit në Itali dhe Greqi, duke ngritur akuza për manipulime dhe parregullsi. PD ka dorëzuar në KQZ një raport të detajuar, ndërsa Jozefina Topalli tha:
    “Ajo që po ndodh në Greqi është një kapitull i një krimi zgjedhor, manipulimi politik i votave që po ndodh atje. Shkuarja për të tërhequr pa identifikim për të marrë zarfin, apo për të dorëzuar zarfet, faktikisht e bën të pavlefshme votën që është marrë në mënyrë jashtëligjore.”
    Edhe Partia e Lirisë reagoi përmes zëdhënëses Arla Merja:
    “Qeveria ka mashtruar sërish. Premtuan votë për diasporën, por në prapaskenë kanë ndërtuar barriera, pengesa dhe një rrjet manipulimi që t’i heshtin ata që nuk i kontrollojnë dot. Sepse ata e dinë: diaspora nuk shitet, nuk frikësohet dhe nuk komandohet.”
    Fluturimi i fundit me vota nga diaspora do të mbërrijë në Shqipëri të dielën në orën 17:00, ndërsa çdo votë që futet në doganë deri në orën 19:00 do të pranohet për numërim.

  • Analiza e DW: Greqia nuk duhet t’i shesë më anije Rusisë

    Analiza e DW: Greqia nuk duhet t’i shesë më anije Rusisë

    Në flotën ilegale ruse lundrojnë shumë ish-anije greke. Shitja e anijeve të vjetëruara është fitimprurëse për pronarët grekë të anijeve. Deputetët e BE-së i kanë bërë thirrje qeverisë greke të veprojë.

    36 anëtarë të Parlamentit Europian i kanë drejtuar drejtpërdrejt një letër kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, në të cilën i kërkojnë që ai duhet të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të parandaluar çdo shitje të mëtejshme të anijeve greke në Rusi.

    “Ne kemi besim te ju dhe qeveria juaj”, shkruajnë nënshkruesit e letrës, ndër të cilët është edhe politikania gjermane e partisë liberale FDP, Agnes Strack-Zimmermann. Ajo përfaqëson grupin liberal Renew në Parlamentin Europian.

    “Pyetja është nëse firma të ndryshme bëjnë biznese me Rusinë pa dijeninë e shtetit grek”, tha Strack-Zimmermann. “Ne i kemi bërë thirrje qeverisë greke të hetojë për këtë çështje dhe nëse është e nevojshme, të ndërhyjë.”

    Greqia furnizuesja më e madhe

    Parlamentarët evropianë citojnë një studim të organizatës amerikane Brookings, sipas të cilit më shumë se një ndër tri anije të flotës ilegale ruse, ndaj së cilës SHBA-ja ka vendosur së fundmi sanksione, u përkisnin më parë pronarëve të anijeve nga Greqia. Kompanitë greke të transportit detar janë furnizuesit më të mëdhenj të rusëve me anije.

    Shumica e anijeve duhet të jenë shitur vite më parë. Por me sa duket shitjet vazhduan edhe pas pushtimit rus të Ukrainës. Sipas studimit që prej asaj kohe pronarët e anijeve greke kanë fituar nga transaksione të tilla rreth katër miliardë dollarë.

    Dekreti i BE-së i dhjetorit 2023 lidhur me sanksionet kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë parashikon detyrimin për raportimin e transaksioneve të tilla tek autoriteteve përkatëse. Në këtë dekret thuhet gjithashtu se është e ndaluar që Rusisë t’i shiten anije cisterna si drejtpërdrejt ashtu edhe tërthorazi./DW

  • ‘Greqia është shumë problem’, përfaqësuesja e PS në KQZ: Zarfe të padorëzuara për shkak të mungesës së zyrave të DHL

    ‘Greqia është shumë problem’, përfaqësuesja e PS në KQZ: Zarfe të padorëzuara për shkak të mungesës së zyrave të DHL

    Përfaqësuesja e Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Elena Xhina, komentoi në një intervistë televizive problematikat e hasura në Greqi me shpërndarjen e zarfeve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sipas saj, vështirësitë janë përqendruar kryesisht në zonat ku kompania DHL nuk ka zyra, duke shkaktuar vonesa dhe pamundësi për dorëzimin e zarfeve në adresat e qytetarëve.
    Xhina theksoi se ndryshe nga Greqia, në vendet e tjera nuk janë regjistruar probleme të tilla dhe se akuzat e Partisë Demokratike ndaj KQZ-së janë të pavërteta dhe pa asnjë provë.
    “Kemi pasur komunikim të vazhdueshëm me stafin e KQZ-së. Greqia ka rezultuar problematike sepse DHL nuk ka zyrë në disa zona dhe ka deleguar shërbimin te posta të tjera, ku kanë lindur problematikat. Megjithatë, DHL ka marrë përsipër të punojë me orare të zgjatura për të mundësuar dorëzimin. Sapo të përfundojë procesi, KQZ do të verifikojë sa zarfe nuk janë kthyer, pavarësisht se janë paguar të gjitha,” tha Xhina.
    Ajo u bëri thirrje qytetarëve që kanë marrë njoftime nga DHL të paraqiten pranë pikave më të afërta për të tërhequr zarfin me votën e tyre, duke nënvizuar se ndërgjegjësimi qytetar është kyç për vijimin e procesit.

  • Lufta në Ukrainë, NYT: Greqia ose Gjermania mund të dërgojnë Patriot në Kiev

    Lufta në Ukrainë, NYT: Greqia ose Gjermania mund të dërgojnë Patriot në Kiev

    Ukraina së shpejti mund të marrë dy njësi shtesë të sistemit të mbrojtjes ajrore Patriot, thanë burime anonime për New York Times, duke e çuar numrin total të poseduar nga ukrainasit në dhjetë.
    Njëri nga sistemet mund të vijë nga Izraeli (nëpërmjet SHBA-së), ndërsa tjetri mund të sigurohet nga Gjermania apo edhe Greqia, një zhvillim që vjen si surprizë duke pasur parasysh ngurrimin e mëparshëm të të dy vendeve.
    Reuters raportoi gjithashtu për këtë çështje, duke vënë në dukje se aleatët e Kievit po diskutojnë furnizimin me sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot dhe duan të arrijnë një marrëveshje për këtë çështje para samitit të NATO-s në qershor.

    Sipas gazetës Times, që nga fillimi i majit 2025, Ukraina ka tetë sisteme Patriot; gjashtë janë plotësisht funksionale dhe dy janë nën mirëmbajtje.
    Në prill të vitit 2023, Izraeli njoftoi planet për tërheqjen e sistemeve të tij Patriot.
    Gazeta “ Times” raporton se vendimi për të furnizuar Ukrainën me sistemin izraelit (të riprodhuar) u mor në përgjigje të sulmeve të intensifikuara ruse me raketa dhe dronë, përfshirë një sulm të madh të 24 prillit që synonte Kievin.
    Gjatë këtij sulmi, Rusia lëshoi ​​70 raketa të llojeve të ndryshme, duke përfshirë raketat balistike KN-23 të Koresë së Veriut dhe 145 dronë me rreze të gjatë veprimi.
    Sistemi Patriot i prodhuar në Izrael pritet të mbërrijë në Ukrainë këtë verë. Ndërsa sistemi Patriot tjetër mund të vijë nga Gjermania ose Greqia. Vërehet se Greqia në të kaluarën ka refuzuar të transferojë sistemet S-300, dhe gjithashtu reketat  Patriot, të cilat janë jetësore për mbrojtjen e saj ajrore.
    Këto sisteme shtesë do të rrisin ndjeshëm aftësinë e Ukrainës për t’u përballur me sulmet në shkallë të gjerë dhe kërcënimet ajrore të avancuara, një nevojë që po bëhet gjithnjë e më urgjente me çdo valë sulmesh ruse.

  • Euro ul standardin e pushimeve/ Turoperatorët: Janë shtrenjtuar paketat, më pak rezervimeve dhe kërkesa të kufizuara nga shqiptarët

    Euro ul standardin e pushimeve/ Turoperatorët: Janë shtrenjtuar paketat, më pak rezervimeve dhe kërkesa të kufizuara nga shqiptarët

    Pushime më të shtrenjta por dhe një euro me më pak vlerë se një vit më parë, I ka bërë shqiptarët të jenë më të kufizuar këtë vit për rezervimet e tyre jashtë vendit.

    Agjencitë turistike raportojnë për një rënie të prenotimeve pak javë para fillimit të sezonit turistik.
    “Ka rënë pak numri I rezervimeve por ka dhe rezervime mes sezonit. Mendojmë që janë çmimet e paketave janë më shtrenjtë. Faktori i rënies së euro ka ndikuar kështu që shumë hotele ndoshta mund të kenë ndryshuar me 100 200 euro krahasim me vjet. Prenotimet kanë filluar që në janar. Destinacionet e preferuar mbetet Greqia dhe Turqia”, shprehet turoperatorja, Anjeza Seidini.
    Përballë paketave të shtrenjta shqiptarët kanë ndryshuar standardin e pushimeve të tyre.
    “Ka dhe opsione ekonomike që ofrojnë mëngjes dhe darkë paketa që janë all inclusive. Kështu kanë dhe kosto më të ulëta. Për familjarët më të preferuara janë Greqia dhe Turqia. Këtë vit po preferohet shumë Italia për shkak të fluturimeve low cost. Shumë të rinj cifte i preferojnë. Greqia përveç Korfuzit dhe Halkidiki preferohet Kreta, Mykonos, Santorini etj”, shton Seidini.
    Fluturimet low cost por dhe linjat direkte po kthehen në opsionet më të pëlqyera për pushimet e shqiptarëve.

    Top Channel

  • “Greqia po saboton zgjedhjet në Shqipëri”/ Gazetari: Ka një teori se fqinjët tanë po ndihmojnë opozitën

    “Greqia po saboton zgjedhjet në Shqipëri”/ Gazetari: Ka një teori se fqinjët tanë po ndihmojnë opozitën

    Gazetari Flogert Muça ka bërë një deklaratë të fortë këtë të enjte në studion e Quo Vadis në Vizion Plus të moderatores Pranvera Borakaj.
    Ai tha se pas problemeve që është shfaqur në Greqi për mbërritjen e zarfit me fletën e votimit te votuesi, po qarkullon një teroi se po sabotohen zgjedhjet në Shqipëri.
    Sipas tij, referuar asaj që flitet në media dhe në tavoliat politike, Greqia po ndihmon opozitën, për t’i dhënë edhe një mesazh Ramës për atë që ndodhi me Belerin.
    Pjesë nga biseda:
    Muça: Greqia po ndihmon opozitën. Ndrhyrja e shtetit grek po ndërhyn për të minimizuar votata për mazhorancën. Kjo është një teori që qarkullon. Prandaj pyetja është se a po e sabotonGreqia procesin zgjedhor në Shqipëri, pastaj hyn në lojë Himara.
    Borakaj: A mund të ndodhë?
    Muça: Fakti që është një psotë vendase që e bën këtë proces dhe jo DHL, kjo hedh dyshime që po sabotohet ky proces. Për t’i treguar Ramës se ja çfarë të bëjmë ne ty për këtë që na bëre me Belerin. Unë nuk e besoj këtë terori, po që që po qarkulln.
    Borakaj: Ku po qarkullon?
    Muça: Në koridore mediatike dhe politike.
    Borakaj: Është shqetësim më shumë i opozitës apo mazhorancës?
    Muça: Nëse i hyjmë këtë hesapi në Qarkun e Vlorës votues rezidentë janë 35 %, 65% janë jashtë Vlorës. Duke qenë se Vlora është e majtë, themi që PS është e favorizuar në Itali. Por nuk llogaritet kështu llogaria.
    Borakaj: Edhe nga opozita është thënë që në Greqi ka më shumë vota mazhoranca.
    Muça: E po të jesh në opozitë dhe të pranosh këtë, duhet të jesh shumë i fortë.

  • “Greqia po saboton zgjedhjet në Shqipëri”/ Gazetari: Ka një teori që po flitet se fqinjët tanë po ndihmojnë opozitën

    “Greqia po saboton zgjedhjet në Shqipëri”/ Gazetari: Ka një teori që po flitet se fqinjët tanë po ndihmojnë opozitën

    Gazetari Flogert Muça ka bërë një deklaratë të fortë këtë të enjte në studion e Quo Vadis në Vizion Plus të moderatores Pranvera Borakaj.
    Ai tha se pas problemeve që është shfaqur në Greqi për mbërritjen e zarfit me fletën e votimit te votuesi, po qarkullon një teroi se po sabotohen zgjedhjet në Shqipëri.
    Sipas tij, referuar asaj që flitet në media dhe në tavoliat politike, Greqia po ndihmon opozitën, për t’i dhënë edhe një mesazh Ramës për atë që ndodhi me Belerin.

    Pjesë nga biseda:
    Muça: Greqia po ndihmon opozitën. Ndrhyrja e shtetit grek po ndërhyn për të minimizuar votata për mazhorancën. Kjo është një teori që qarkullon. Prandaj pyetja është se a po e sabotonGreqia procesin zgjedhor në Shqipëri, pastaj hyn në lojë Himara.
    Borakaj: A mund të ndodhë?
    Muça: Fakti që është një psotë vendase që e bën këtë proces dhe jo DHL, kjo hedh dyshime që po sabotohet ky proces. Për t’i treguar Ramës se ja çfarë të bëjmë ne ty për këtë që na bëre me Belerin. Unë nuk e besoj këtë terori, po që që po qarkulln.
    Borakaj: Ku po qarkullon?
    Muça: Në koridore mediatike dhe politike.
    Borakaj: Është shqetësim më shumë i opozitës apo mazhorancës?
    Muça: Nëse i hyjmë këtë hesapi në Qarkun e Vlorës votues rezidentë janë 35 %, 65% janë jashtë Vlorës. Duke qenë se Vlora është e majtë, themi që PS është e favorizuar në Itali. Por nuk llogaritet kështu llogaria.
    Borakaj: Edhe nga opozita është thënë që në Greqi ka më shumë vota mazhoranca.
    Muça: E po të jesh në opozitë dhe të pranosh këtë, duhet të jesh shumë i fortë.

  • Mbërrijnë rreth 100 mijë vota nga diaspora, kryesojnë Italia, Gjermania dhe Greqia

    Mbërrijnë rreth 100 mijë vota nga diaspora, kryesojnë Italia, Gjermania dhe Greqia

    Teksa na ndajnë 10 ditë nga zgjedhjet, numri i votave të diasporës që mbërrijnë në KQZ vijojnë të rritet. Deri më tani, kanë mbërritur 108,812 vota.
    Numrin me të lartë të kthimeve e mban Italia me 46 203, ndjekur më pas nga Gjermania, Greqia.
    Ndonëse ka pasur një përmirësim të ndjeshëm orët e fundit, procesi në Greqi vijon të jetë problematik, me dorëzimin e fletëve të votimit në postë. Për këtë process është angazhuar edhe ambasada Shqiptare në Greqi, e cila në rrjetet sociale ka postuar adresa të zyrave postare që do të jenë hapura përtej orarit zyrtar dhe në ditë pushimi për të përshpejtuar procesin.
    Ndërkohë sa i përket qarqeve, numrin më të lartë të votave të mbërritura në KQZ e mban Tirana, me 24 191 vota, më pas Durrësi, Fieri dhe Elbasani.