Tag: greqia

  • Greqia e ka shpallur “non grata”/  Ish-deputeti opozitar shpjegon arsyet: Ja tre episodet pse…

    Greqia e ka shpallur “non grata”/ Ish-deputeti opozitar shpjegon arsyet: Ja tre episodet pse…

    Greqia ka shpallur një tjetër shqiptar “non grata” dhe ai është gazetari dhe njëkohësisht ish-deputeti i opozitës për zgjedhjet e 11 Majit.
    Aulon Kalaja shpjegoi arsyet përse tetë vite më parë Greqia e përfshiu në listën e të padëshiruarve, duke shpjeguar tre nga episodet. Por ai mohoi se ka qenë ndonjëherë rrezik për sigurinë kombëtare të vendit fqinj apo të kishte bërë thirrje raciste.
    “Jam shpallur “non grata” se rrezikoja dhe vendosja në rrezik sigurinë kombëtare të Greqisë dhe për thirrje raciste. Por kam kuptuar se protesta e vitit 2018 dhe 2020 ishin shkaqet. Çështja Çame, dhuna ndaj shqiptarëve dhe vrasjet e tyre në Greqi. Një tjetër është dokumentari që bëra për një shqiptar të vrarë atje, ku policia greke pretendoi se ai ishte vetëvrarë duke u hedhur nga kati i tretë nga Komisariati, por pas dokumentarit që bëmë zbuluam se ai ishte vrarë brenda në Polici me mjete të forta dhe nuk ishte hedhur. Këto mendoj se janë tre episodet, por unë nuk kam bërë veprime apo deklarata raciste”, tha gazetari.
    Më tej ai shpjegoi se çështjen e ka ankimuar në mënyrë ligjore, po e ndjek dhe do e zgjidhë, teksa u shpreh se kurrë nuk e ka bërë publike, pasi nuk ka dashur të duket si hero apo për ta përdorur politikisht.

    “Unë nuk e kam deklaruar prej 8 vitesh por unë dua të zgjidh, interesi im nuk është të bëhesha hero duke e deklaruar, s’jam ai tip. Unë dua ta zgjidh sepse më pëlqen Greqia për të shkuar të bëjë pushime atje. Por e shoh absurde se një dokumentar përbën rrezik kombëtar për Greqinë. Në marrëveshjen për ndarjen e detit në protestë nuk jam marrë kurrë me popullin dhe shtetin grek as kam djegur flamurin grek. Ndaj nuk e kuptoj, nuk kam bërë kurrë thirrje raciste”, vijoi ai.
    Në fund të shpjegimit të tij për çështjen e shpalljes “non grata”, Kalaja tha se ai ka qenë edhe kundër kandidaturës së Belerit, por masa është marrë para këtij momenti. Ai pret zgjidhjen e kësaj situate dhe daljen nga lista, teksa nënvizoi se Greqia shkeli ligjin dhe procedurat e BE, sepse ai nuk u njoftua.
    “Unë kam qenë edhe kundër kandidaturës së Fredi Belerit, por nuk mendoj se jam shpallur për këtë për hir të së vërtetës, sepse jam shpallur para këtyre deklaratave. Unë besoj se do e fitoj këtë çështje, ajo ekziston atje edhe te Avokati i Popullit dhe nuk ka ende përgjigje. Nuk jam njoftuar zyrtarisht për masën dhe kjo bie ndesh me ligjin dhe procedurën e BE”, përfundoi ish-kandidati i opozitës.

  • VIDEO/ Greqia ‘pushtohet’ nga tornado ‘Adel’, ndërpritet energjia elektrike në disa zona dhe dëmtohen banesat

    VIDEO/ Greqia ‘pushtohet’ nga tornado ‘Adel’, ndërpritet energjia elektrike në disa zona dhe dëmtohen banesat

    Greqia është përfshirë nga moti i keq. Stuhia ka goditura zona të ndryshme. Së fundmi tornado “Adel” ka përfshirë Finikoundën, duke shkaktuar dëme masive.

    Pemë të rrëzuara, dëme në banesa, shtylla të rrëzuara janë imazhet e publikuara nga mediat greke.

    Sipas raportimeve nuk ka persona të lënduar.

    Disa zona janë përballur edhe ndërprerje të energjisë elektrike. Në të njëjtën kohë, ka raportime për dëme në prodhimin bujqësor, të cilat ende nuk mund të vlerësohen plotësisht për shkak të fenomeneve të vazhdueshme.

  • Vijon rrëfimi i gazetarit për “non-gratën” nga Greqia, Artan Hoxha: Më kanë kontaktuar dhe ofruar favore. Mesazh për të mbyllur gojën…

    Vijon rrëfimi i gazetarit për “non-gratën” nga Greqia, Artan Hoxha: Më kanë kontaktuar dhe ofruar favore. Mesazh për të mbyllur gojën…

    Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në studion e Neës24 ka folur për shpalljen e tij non-grata nga shteti helen, duke theksuar se sipas tij ky veprim është një mesazh për të censuruar njerëzit në Shqipëri që dalin kundër interesave greke. 
    Hoxha u shpreh se njerëz pranë Fredi Belerit janë përpjekur ta kontaktojnë, duke i ofruar edhe favore. 
    Sipas tij, shpallja non-grata nga Greqia është një mesazh për çdo gazetar dhe media në Shqipëri, për të mos cenuar interesat greke. 
    “Në Shqipëri kam pasur edhe procese gjyqësore me Fredi Belerin, njerëz të afër të tij kanë tentuar të kontaktojnë, madje më kanë ofruar edhe favore. Unë thjesht kam bërë analizë, duke u ndalur te ngjarja e Peshkëpisë, rastin kur Beleri u dënua për dhunimin e simboleve tona kombëtare, më pas rishfaqja e tij sërish 
    Polici i tretë nga ata më pyeti për këto ngjarje, ti ke qenë që i ke bërë këto më tha dhe unë po i argumentoja çfarë ka ndodhur. 
    Që një vend anëtar i BE të ketë këtë sjellje është e pashpjegueshme por kjo më shërben që të dëshmoj edhe atyre që bëja debat në rastin e Belerit, për të treguar se Greqia nuk është aq demokratike sa e bëni ju. Të merr atje dhe të vendos edhe kryqin në pasaportë dhe të kthen pas pa shpjegime. Ata shënuan atje ky person është i padëshiruar në territorin grek dhe përbën rrezik për rendin dhe sigurinë për marrëdhëniet ndërkombëtare të Greqisë. 
    Ka dy rrugë që mund të ndiqen, ose në rrugë shtetërore përmes ministrisë ose ambasadës, ose në rrugë gjyqësore, por kemi të bëjmë me një vendim administrativ. Është si non grata e SHBA-ve që i vuri Berishës, nuk zgjidhet me rrugë gjyqësore. Autoritetet greke kanë treguar se nuk u bëhet vonë për këto shkelje që bën qeveria e tyre. Marin Mema ka 13 vite non grata nga Greqia dhe nuk e ka zgjidhur. 
    Kam kontaktuar ministrinë e jashtme dhe qeverinë tonë dhe kam treguar shkresat. Më ka marrë në telefon ministrja dhe kam folur me të. Ajo më tha se ka ngritur një grup pune për të parë se çfarë mund të bëhet për këtë rast. Gjithsesi unë e kisha detyrim ta informoja. Autoritetet tona e kanë detyrë të merren me këto raste. Unë mendova se ndoshta kam një çështje penale në Greqi, por isha i sigurt që kjo nuk ka ndodhur kurrë. 
    Ky është një mesazh që u jepet gazetarëve dhe mediave në Shqipëri që nuk mund të cenojnë dot interesat greke në Shqipëri apo pjesëtarë që mbështesin edhe interesa ekstremiste që kërkojnë edhe ndryshimin e tërësisë territoriale të Shqipërisë. Fredi Beleri dilte në takime me flamurin e Vorio Epirit. Komuniteti grek në Shqipëri ka një histori në Shqipëri, ka edhe personalitete të njohura dhe duket çudi që përfaqësohen nga personazhe të tilla, por Fredi Beleri vjen nga një strukturë e fuqishme nga Greqia. Ka miqësi me kryeministrin Mitsotakis, me deputetë dhe forca politike të organizuara në Greqi dhe mbrapa tij është një grup shumë i fuqishëm. Beleri është vetëm maja e ajsbergut. 
    Kur kam bërë betejën vitin e kaluar, më shumë kam sulmuar qeverinë tonë se përse e lejoi të ndoshta rasti i Belerit para zgjedhjeve. Beleri ka djegur simbolet shqiptare dhe është lejuar të kandidojë”. 
     
  • 14 vite non-grata nga Greqia/ Marin Mema: Më trajtuan si terrorist…

    14 vite non-grata nga Greqia/ Marin Mema: Më trajtuan si terrorist…

    Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
    Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA

  • Prej 14 vitesh non-grata nga Greqia, Marin Mema: Nuk më lejojnë ta çoj në Strasburg sepse…

    Prej 14 vitesh non-grata nga Greqia, Marin Mema: Nuk më lejojnë ta çoj në Strasburg sepse…

    Gazetari i Top Channel, Marin Mema, ka folur në “Top Story” sa i përket non-gratës që i është vendosur nga Greqia në vitin 2012.
    Ai shprehet se nuk mund ta çojë dot këtë çështje deri në Strasburg, pasi në gjyqet greke nuk e lejojnë të kalojë shkallët përkatëse.
    Ai gjithashtu flet dhe për shumë persona të tjerë që janë non-grata nga Greqia për disa arsye që ai i përshkruan si absurde.
    “Në 2026 hyj në vitin e 14-të. Jam përpjekur ta çoj në gjykatë. Kam kontaktuar një avokat, por nuk të lënë në Greqi të kalosh shkallët përkatëse që ta çosh deri në Strasburg, sepse e dinë që në Strasburg e humbin. Nuk futesh fare në procedurë për t’i kaluar këto shkallë. Duhet të kalosh shkallët në shtetin përkatës që ta kalosh në Strasburg.
    Unë kam të njëjtin kryq. Në vendet e tjera qeshnin kur i thoja se lidhej me një qëndrim për Greqinë. Ajo që nuk kemi përmendur saç duhet është që kjo histori nuk është ndalur asnjëherë. Kur jam shpallur non-grata në vitin 2012, bashkë me mua në atë kohë janë shpallur non-grata edhe dy të tjerë që ishin me mua.
    Pak muaj më parë është shpallur një aktivist non-grata se tha ‘Rroftë Çamëria’ kur erdhi Mitsotakis. Kjo gjë nuk është ndalur. Vazhdon.
    Një djalë kishte bërë foto në Çamëri me fëmijën e tij dhe bashkëshorten. E morën në komisariat dhe i thanë: ‘Të ka çuar Marin Mema’. Ai djalë nuk jetonte në Shqipëri. Jetonte në Suedi. I ka ndodhur shumë personave.
    Mua kjo non-grata nuk më ka kushtuar asgjë, sepse kjo nuk e bllokon të vërtetën. Ti mund të bllokosh Marinin, por nuk bllokon të vërtetën të dalë në sipërfaqe. Kjo i ka dhënë më shumë zë zërit të së vërtetës. Unë habitem pse nuk ka një reagim të vërtetë.
    Asnjëherë nuk është mbajtur një qëndrim serioz për ta adresuar këtë çështje. Futem në vitin e 14-të. A thua se jam ky terrorist i madh që në vend të kallashnikovit kisha stilolapsin”, tha Mema.

  • 14 vite “non grata” nga Greqia, Marin Mema: Më trajtuan si terrorist!

    14 vite “non grata” nga Greqia, Marin Mema: Më trajtuan si terrorist!

  • Takim diplomatik Shqipëri-Greqi më 16 dhjetor, temat “e nxehta” që do të diskutohen

    Takim diplomatik Shqipëri-Greqi më 16 dhjetor, temat “e nxehta” që do të diskutohen

    Më 16 dhjetor, në Athinë pritet të zhvillohet një takim i rëndësishëm diplomatik mes ministrit të Jashtëm grek, Giorgos Gerapetritis, dhe homologes së tij shqiptare, Elisa Spiropali, e cila viziton për herë të parë kryeqytetin grek pas marrjes së detyrës.
    Lajmin e bëjnë me dije gazeta TA NEA, por edhe dy portale të mëdha greke newsbeast dhe epolitical. Sipas publikimeve të tyre që ju referohen burimeve diplomatike, dy vendet synojnë të hartojnë një “rrugë të re bashkëpunimi”, me fokus tre shtylla kryesore: ZEE, energjinë dhe integrimin evropian të Shqipërisë.
    Çështja kryesore në tavolinë do të jetë përcaktimi i kufijve detarë dhe i Zonës Ekonomike Ekskluzive. Athina dhe Tirana kanë rënë dakord që nga viti 2020 që çdo mosmarrëveshje mbi ZEE t’i dërgohet Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, një proces që konfirmon vullnetin e dy shteteve për dialog dhe zgjidhje ligjore.
    Vizita e Spiropalit vjen me synimin për t’i dhënë dinamikë të re procesit, ndërsa Greqia e sheh këtë marrëveshje si thelbësore për garantimin e të drejtave të saj detare në Jon dhe për hapjen e investimeve të sigurta në kërkime energjetike -theksojnë artikujt.
    Dihet që ZEE nuk lidhet vetëm me kufijtë detarë, por edhe me projektet energjetike që lidhen me dy vendet: gazsjellësit, linja të interkonjeksionit elektrik dhe infrastrukturës së re energjetike, që mund të sjellin përfitime ekonomike të prekshme dhe të rrisin sigurinë energjetike në të gjithë rajonin.
    Në qendër të takimit do të jetë edhe integrimi evropian i Shqipërisë, një proces ku Tirana ka shënuar ritëm të shpejtë- shprehen burime diplomatike greke. Bashkimi Evropian ka hapur tashmë të gjitha kapitujt e negociatave, duke bërë që Shqipëria të arrijë objektivin për “hapje të plotë” brenda vitit 2025. Sipas të njëjtave burime, Shqipëria synon që negociatat të përfundojnë deri në vitin 2027, një kohë kur Greqia do të mbajë presidencën e BE-së dhe pritet të luajë rol aktiv në mbështetje të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
    Në Bruksel, në një darkë të fundit joformale të ministrave të Jashtëm, Gerapetritis ka theksuar se zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor është prioritet i Athinës, veçanërisht në një moment kur rajoni përballet me tensione, nacionalizma të rritura dhe sfida të sigurisë. Ai ka kujtuar se procesi i integrimit filloi 22 vite më parë me Agjendën e Selanikut, një iniciativë greke, dhe ka nënvizuar se çdo hap duhet të bëhet me respekt të plotë për të drejtën ndërkombëtare, të drejtat demokratike dhe parimet e fqinjësisë së mirë.
    Sot, Shqipëria dhe Mali i Zi konsiderohen vendet më të avancuara në procesin e anëtarësimit, ndërsa Greqia deklaron qartë se mbështetja e saj është e pakushtëzuar — por gjithmonë brenda kornizës së rregullores evropiane.
    Vizita e 16 dhjetorit shihet si një moment kyç për vendosjen e një kuadri të ri bashkëpunimi që mund të sjellë stabilitet, investime dhe përfitime të prekshme për të dy popujt. Diplomatët grekë theksojnë se kjo nuk është vetëm një marrëveshje dypalëshe, por një nevojë strategjike për gjithë rajonin, i cili ka nevojë për më shumë siguri, më pak tensione dhe një perspektivë të qartë drejt Evropës.

  • Takim i rëndësishëm diplomatik Shqipëri-Greqi më 16 dhjetor/ Zbulohen temat “e nxehta” që do të diskutohen

    Takim i rëndësishëm diplomatik Shqipëri-Greqi më 16 dhjetor/ Zbulohen temat “e nxehta” që do të diskutohen

    Top Channel

  • Takim i rëndësishëm diplomatik Shqipëri-Greqi më 16 dhjetor, zbulohen temat ‘e nxehta’ që do të diskutohen

    Takim i rëndësishëm diplomatik Shqipëri-Greqi më 16 dhjetor, zbulohen temat ‘e nxehta’ që do të diskutohen

  • Greqia kërkon qendra migrantësh jashtë BE—Gjermania partneri kryesor

    Greqia kërkon qendra migrantësh jashtë BE—Gjermania partneri kryesor

    Greqia po shqyrton mundësinë e krijimit të qendrave për kthimin e migrantëve të parregullt jashtë Bashkimit Evropian dhe sheh Gjermaninë si një partnere të mundshme.
    Kjo u bë me dije nga ministri i Migracionit dhe Azilit, Thanos Plevris, duke folur për transmetuesin shtetëror ERTneës, Plevris tha se qendrat do të strehojnë migrantët që nuk mund të rikthehen në vendet e tyre të origjinës.
    Ai shtoi se Gjermania kishte nisur një nismë serioze dhe Greqia kishte shprehur zyrtarisht interes.
    Ne jemi tashmë në bisedime me vende afrikane të sigurta që mund të pranojnë migrantët ilegalë”, tha Plevris.
    Sipas mediave të huaja, Ministria e Brendshme gjermane tha se po punon për një proces për krijimin e ashtuquajturave qendra rikthimi, ndërsa një kornizë ligjore gjithëpërfshirëse po zhvillohet aktualisht në nivel evropian.
    Ministria nuk dha më shumë detaje mbi bisedimet me vende të tjera të BE-së ose jashtë saj. Sipas ministrit grek, qendrat e rikthimit do të përfshijnë dy kategori. Kategoria e parë do të jenë objekte të sigurta nën kontrollin e BE-së, ku vendet partnere afrikane do të ofrojnë mbështetje.
    Kategoria e dytë do të përfshijë vende që konsiderohen më pak të sigurta, si Libia, ku migrantët gjithashtu mund të strehohen. Sipas Plevris, qendrat e rikthimit do të kenë një efekt të fortë parandalues dhe do të reduktojnë migracionin ilegal në afat të gjatë.