Një 29-vjeçar shqiptar, i cili sulmoi një punonjëse karburanti me çekiç në zonën e Agioi Anargyri në Greqi, ka dëshmuar se ishte nën efektin e drogës gjatë aktit.
Ngjarja ndodhi më 20 shkurt 2024, kur autori hyri në dyqan rreth orës 1:30 të mëngjesit dhe sulmoi gruan duke e goditur në shpinë, bark dhe kokë. Gjatë sulmit, ai e kërcënoi gruan duke i kërkuar paratë dhe e goditi atë, duke arritur të rrëmbejë rreth 680 euro.
Pas sulmit, autori tentoi të arratiset, por u kap nga policia dhe u arrestua.
Ai ka deklaruar gjatë mbrojtjes së tij se ishte përdorues droge dhe nuk mbante mend asgjë nga ngjarja, duke kërkuar falje për veprimet e tij. Sipas mjekëve, viktima ka pësuar dëmtime serioze, përfshirë mavijosje dhe gërvishtje të shumta.
“Unë jam përdorues droge, nuk mbaj mend asgjë. Kisha pirë shumë pilula, përdor kokainë, nuk mbaj mend çfarë kam bërë, kërkoj falje. Prej 13 vitesh jetoj në Greqi. Nuk e di… Shumë pak e mbaj mend ngjarjen, nuk e mbaj mend”, mësohet se ka dëshmuar ai në polici në lidhje me ngjarjen.
Disa ditë më vonë, shqiptari u gjykua dhe u dënua me 5 vjet e 10 muaj burg për aktin e dhunshëm që ka kryer
Tag: greqi
-

Tentoi ta grabiste dhe dhunoi me çekiç një grua, dënohet me burg shqiptari në Greqi!
-

Zjarr i madh në Greqi, shkrumbohet nga flakët fabrika e drurit, qytetarët në alarm (VIDEO)
Një zjarr i madh ka shpërthyer në një fabrikë druri në Greqi pasditen e kësaj të marte. Ngjarja ka ndodhur në Zonën Industriale të Heraklionit, ku fabrika e drurit është përfshirë nga flakët në rrethana ende të paqarta.
Sipas raportimit të mediave vendase zjarri është përhapur me shpejtësi dhe në vendngjarje kanë shkuar 30 zjarrfikëse me 10 automjete për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Sakaq policia vendase në një mesazh dërguar banorëve të zonës, ka theksuar se këta të fundit duhet të qëndrojnë brenda për shkak të tymit. “Tymi po shkon drejt zonës suaj.” Qëndroni brenda, mbyllni dyert dhe dritaret! Ndiqni udhëzimet e Autoriteteve”, thuhet në mesazh.
Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, ndërsa flakët kanë shkaktuar panik te banorët e zonës dhe kalimtarët e rastit. Nuk dihet nëse nga zjarri ka të lënduar, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit. -

Nga nesër SKY express nis fluturime të reja direkte midis Tiranës dhe Athinës
Një partneritet i ri mes Shqipërisë dhe Greqisë për komunikimin dhe shkëmbimet kulturore dhe ekonomike. Ambasada e Shqipërisë në Greqi ka njoftuar nisjen e fluturimeve direkte midis Athinës dhe Tiranës, në bashkëpunim me kompaninë ajrore SKY express.Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, zhvilloi një takim me themeluesin e SKY express, Ioannis Grillos, për të diskutuar rëndësinë e kësaj nisme. “Ky partneritet është një mundësi e shkëlqyer për të forcuar lidhjet mes dy vendeve tona dhe për të rritur shkëmbimet në turizëm dhe ekonomi,” theksoi Hajdaraga.Fluturimi inaugurues pritet të jetë më 14 tetor 2024.Ndërsa udhëtimi i parë sipas website të kompanisë do të realizohet me datë 15 tetor. Ndërsa do të ketë pesë udhëtime në javë që do të lidhin drejtpërdrejt kryeqytetet Tiranën dhe Athinën. Ky shërbim i ri ajror është një hap përpara në lehtësimin e udhëtimeve dhe shkëmbimeve mes dy vendeve fqinje. Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Një partneritet i ri mes Shqipërisë dhe Greqisë për komunikimin dhe shkëmbimet kulturore dhe ekonomike. Ambasada e Shqipërisë në Greqi ka njoftuar nisjen e fluturimeve direkte midis Athinës dhe Tiranës, në bashkëpunim me kompaninë ajrore SKY express.Ambasadorja shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, zhvilloi një takim me themeluesin e SKY express, Ioannis Grillos, për të diskutuar rëndësinë e kësaj nisme. “Ky partneritet është një mundësi e shkëlqyer për të forcuar lidhjet mes dy vendeve tona dhe për të rritur shkëmbimet në turizëm dhe ekonomi,” theksoi Hajdaraga.Fluturimi inaugurues pritet të jetë më 14 tetor 2024.Ndërsa udhëtimi i parë sipas website të kompanisë do të realizohet me datë 15 tetor. Ndërsa do të ketë pesë udhëtime në javë që do të lidhin drejtpërdrejt kryeqytetet Tiranën dhe Athinën. Ky shërbim i ri ajror është një hap përpara në lehtësimin e udhëtimeve dhe shkëmbimeve mes dy vendeve fqinje.
-

Greqia “tregon dhëmbët” dhe merr vendimin e papritur ndaj emigrantëve
Komuniteti Shqiptar në Greqi sipas një vendimi të fundit bërë publike në rrjetet sociale, thuhet se ndalon emigrantët shqiptarë të hyjnë apo dalin nga territori grek pa leje qëndrim.
Raportohet se pritet të vihet në zbatim pas datëa 30 Mars 2024, ku pas kësaj date emigrantët duhet të jenë kthyer në Greqi ose në të kundërt nuk do I’I lejohet hyrja.
Regullorja e re thuhet në njoftim se është shpërndarë në të gjitha pikat kufitare.
Të gjithë emigrantët që jetojnë në Greqi dhe janë në pritje të lejes së qëndrimit, mund të udhëtojnë drejt vendeve të tyre vetëm me leje qëndrimi. Nëse jeni në pritje të lejes së qëndrimit dhe keni në duar vërtetimin, nuk mund të udhëtoni as drejt vendit tuaj, pas datës 30 mars 2024.
Mos bëni gabimin të udhëtoni, sepse nuk do të lejohet hyrja. E njëjta gjë vlen edhe për të gjithë ata që ndodhen jashtë Greqisë sot. Duhet të jenë kthyer deri në datën 30 mars, ndryshe nuk do lejohet hyrja e tyre.
Kështu thotë rregullorja e re që është dërguar në të gjitha pikat kufitare. Nga policia e aerodromit më thanë që presin ndryshime, por nuk e dimë a do ketë ndryshime dhe si do funksionojnë ato. Për momentin bëni kujdes”.
Ky vendim vjen në vijim të ftohjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë, për shkak të burgosjes së Fredi Belerit dhe moslejimin e tij si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës.
Beleri është dënuar gjithashtu nga GJKKO, me mbi dy vjet burg nën akuzën e korrupsionit në zgjedhje.
Më 19 Mars, pritet të mbahet edhe një seancë gjyqësore për këtë çështje në Gjykatën e Apelit -

Rënie e ndjeshme e shqiptarëve me lejeqëndrimi në Greqi
Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin thotë se regjistroi në muajin shkurt të këtij viti rreth 277 mijë shtetas shqiptarë me leje qëndrimi të rregullta në Greqi,nga rreth 424 mijë që ishin regjistruar në shkurtin e vitit 2022.
Sipas të dhënave zyrtare shqiptarët tani përbëjnë 60% të të huajve të rregullt në Greqi nga 62,7 % që përbënin një vit më parë.
Sipas ministrisë greke për Emigracionin dhe Azilin lejet e qëndrimit të shtetasve të vendeve të treta të vlefshme në shkurt të këtij viti janë gjithsej rreth 463mijë duke shënuar një rënie prej 32%, krahasuar me shkurtin e vitit 2022 .
Tre vendet kryesore të origjinës së shtetasve të vendeve të treta me leje qëndrimi të vlefshme janë Shqipëria me 60.0%, Kina me 5.0% , pasuar nga Gjeorgjia me 4.3%, thotë ministria greke e Emigracionit.
Në shkurt të vitit 2023 janë dorëzuar gjithsej 15,807 kërkesa për lejeqëndrimi nga të cilat 7,370 për lejeqëndrimi të reja dhe 8,437 për ripërtëritjen e lejeqëndrimeve, me një rënie prej 29% krahasuar me shkurtin e vitit 2022.
Autoritetet greke kanë lëshuar 10, 232 leje qëndrimi, me një rënie prej 10% krahasuar me shkurtin e vitit 2022.
Sipas ministrisë greke për Emigracionin dhe Azilin numri më i madh i lejeve të reja të qëndrimit për këkresat e depozituara në dy muajt e parë të vitit 2023 në Greqi ka qenë për shtetasit nga Shqipëria, Kina dhe Rusia.
Ndërkohë rreth 13,700 shtetas nga Shqipëria pjesëtarë të pakicës greke që prej vitesh jetojnë e punojnë në Greqi kanë “statusin e homogjenit”. Ky është një status i posaçëm, që u lejon prej vitesh qëndrim të rregullt në Greqi dhe lëvizjen pa pengesa në kufi edhe kur Greqia aplikonte për Shqipërinë “regjimin e vizave”.
Rënia e ndjeshme e numrit të emigrantëve të rregullt shqiptarë në Greqi sidomos në harkun e një viti lidhet sipas analistëve të emigracionit me shumë faktorë.
Sipas analistëve një faktor madhor në uljen e numrit të shqiptarëve në Greqi lidhet me një prirje të re të emigrantëve shqiptarë që punonin e jetonin prej vitesh në Greqi të emigrojnë drejt vendeve të tjera europiane.
Migrimi i ri i brezit të dytë është kthyer në një dukuri pasi shumë të rinj shqiptarë po largohen tani nga Greqia drejt vendeve si Anglia, Gjermania, Holanda dhe zonat e Europës Veriore, pas vështirësive në Greqi me punësimin dhe pagat e ulta.
Ndërkohë faktorët e tjerë të rënies së numrit të shqiptarëve me lejeqëndrimi lidhen me procedurat e lëshimit të lejeve të cilat vijojnë të ecin me ngadalësi, ndërsa një kategori e emigrantëve shqiptarë të brezit të dytë kanë përfituar nënshtetësinë greke duke mos aplikuar më për leje qëndrimi. /VOA