Tag: greminës

  • Raporti i DASH për Shqipërinë, Vasili: Korrupsioni i betonizuar në çdo sektor, vendi në buzë të greminës

    Raporti i DASH për Shqipërinë, Vasili: Korrupsioni i betonizuar në çdo sektor, vendi në buzë të greminës

    Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, e përshkruan raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit si një reflektim të situatës dramatike dhe të rëndë në Shqipëri.
    I ftuar në një intervistë në SYRI TV, Vasili theksoi se ky raport është më i drejtpërdrejtë se të gjithë të tjerët, duke hequr dorë nga frazat diplomatike dhe duke denoncuar një “korrupsion të qëndrueshëm” që është betonizuar në çdo sektor, përfshirë edhe mediat. Sipas tij, Shqipëria është kthyer në një vend ku ligji nuk zbatohet, duke u shndërruar në një “vatër të veprimtarisë kriminale dhe të paligjshme”, duke u gjetur kështu në buzë të greminës politike dhe ekonomike.
    Petrit Vasili: Raporti i DASH i këtij viti, është në vijimësinë logjike të raporteve të mëparshëm. Edhe në raportet e mëparshme kemi patur gjetje shumë kritike, shumë të forta. Ky dallon nga raportet e tjera, sepse është shumë i drejtpërdrejtë dhe nuk ka ato notat diplomatike që kanë shoqëruar raportet e tjera të cilët herë pas here theksonin edhe faktin që  ‘qeveria po bën’, apo ‘ka përpjekje’, etj etj.
    Në këtë pikë është shumë e qartë që kjo është situata dramatike shumë e rëndë dhe në momentin që aty është përdorur termi ‘korrupsioni i qëndrueshëm’, pra që është betonizuar ky korrupsioni në çdo element. Që ka një moszbatim të ligjit në të gjitha sektorët. Ju e dini që ka përjashtuar edhe mediat. Në këtë mënyrë nënvizon edhe kapjen e medias medias nga korrupsioni, nga qeveria dhe i vë vulën faktit që situata në Shqipëri është kritike në çdo aspekt.
    Më thjeshtë akoma… Shqipëria nuk është më produkt i një ekonomie të qëndrueshme, i një ekonomie të ligjshme, i një vendi ku zbatohet dhe respektohet ligji dhe njerëzit janë të barabartë përpara ligjit, por është një duart e narkotrafikantëve dhe të korrupsionit që sigurisht e bëjnë Shqipërinë që të ndodhet në buzë të greminës sepse…pra nuk zhvillohet një vend kapitalizmi por zbulohet si një vatër e veprimtarisë kriminale dhe të paligjshme.

  • ‘Në prag të greminës, me borxhe, migrim, dhunë dhe politika të dështuara’/ Orban: BE s’është model, duhet të përshtatet me realitetin e ri gjeopolitik

    ‘Në prag të greminës, me borxhe, migrim, dhunë dhe politika të dështuara’/ Orban: BE s’është model, duhet të përshtatet me realitetin e ri gjeopolitik

    Perëndimi nuk duhet parë si një model; ekziston një “mënyrë më e mirë”, tha kryeministri hungarez Viktor Orban.

    “Na duhet guxim – intelektual, politik dhe personal – për të pranuar se Perëndimi nuk është më një model për t’u ndjekur dhe për të treguar se ekziston një mënyrë më e mirë”, shkroi kryeministri në X.

    Sipas tij, “Bashkimi Evropian po luhatet në prag të greminës, me borxhe, migrim, dhunë dhe politika të dështuara kudo”, ndërsa Hungaria “qëndron e vendosur: pa migrantë, pro familjes, duke ofruar mundësi për ata që janë të gatshëm të punojnë”.

    The European Union is teetering on the brink, with debt, migration, violence, and failing policies everywhere. Hungary stands firm: migrant-free, pro-family, providing opportunities to those willing to work. We need courage – intellectual, political, and personal – to recognise… pic.twitter.com/pfxHzAvjdc— Orbán Viktor (@PM_ViktorOrban) September 21, 2025

    Në nëntor 2024, Orban tha se përpjekjet e Perëndimit për të imponuar modelin e tij të zhvillimit në botë kishin dështuar, duke treguar ngritjen e vendeve aziatike si qendra të pavarura fuqie. Ai i kërkoi Evropës të përshtatet me realitetin e ri gjeopolitik, në mënyrë që të sigurojë mbijetesën e saj.