Tag: green

  • Autobusët e Nadir Çaushollit po rrezikojnë jetën e qytetarëve, ja rastet e aksidenteve në Tiranë

    Autobusët e Nadir Çaushollit po rrezikojnë jetën e qytetarëve, ja rastet e aksidenteve në Tiranë

    Përtej vonesave  që u shkaktojnë qytetarëve autobusët “Green line” të Tiranës janë kthyer në të rrezikshëm.
    Në aksidentin e mbrëmjes së djeshme (30 nëntor), të ndodhur në afërsi të “Pallatit me shigjeta” janë rrezikuar jetët e 4 personave.
    Detaje nga ngjarja
    Autobusi i linjës “Green line” i Nadir Çaushollit  doli nga rruga, u përplas me trafikndarësen dhe devijoi në korsinë tjetër. Si pasojë mbetën të lënduar disa persona, 4 prej të cilëve u dërguan në spital.
    Ndërkohë sipas njoftimit të policisë 18-vjeçarja që drejtonte biçikletën ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore.
    Po masa kur do të meren?
    Por edhe pse rasti është i përsëritur policia e kaloi me një njoftim të shkurtër dhe rutinë, duke u mjaftuar me arrestimin e shoferëve.
    “Efektivët arrestuan shtetasin Ç. Sh., 56 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Rrugën e Kavajës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobuzit që drejtonte dhe është përplasur me një biçikletë ku lëvizte shtetasja G. K., 18 vjeçe, e më pas me dy automjete të parkuara. Si pasojë, është dëmtuar 18-vjeçarja dhe 3 shtetas që ndodheshin në autobuz, të cilët janë në spital nën kujdesin e mjekëve”., njofton policia.

    Disa prej aksidenteve të autobusëve urbanë të ndodhur në  vitet e fundit në Tiranë:
    10 mars 2024: Autobusi i linjës Green Line u përplas me pemën dhe një motomjet në rrugën “Ferit Xhajko”. Shoferit i ra të fikët në timon.

    Një tjetër rast ku jeta e qytetarëve të Tiranës u rrezikua nga autobusi i linjës “Green line”, ishte ai i 27 shkurtit 2023. Një aksident masiv ndodhi te ura e Tajvanit, ku autobusi u përplas me 9 automjete. Si pasojë e përplasjes mbëtën të plagosur 9 persona.
    29 prill 2022: Autobusi Green Line ra në lumin e Lanës, pranë “Ish-ekspozitës”, plagosi 5 persona.
    14 nëntor 2022: Autobusi i kompanisë “Go Green” që bën linjën e Unazës përplasi një makinë tip Mercedes Benz (targa AB 072DI), duke shkaktuar bllokim të qarkullimit dhe panik tek qytetarët.
    22 prill 2022: Autobusi i linjës së Unazës përplasi një makinë dhe ra në lumin e Lanës bashkë me automjetin.
    Kush është pronari i Green Line
    Pronnai i Green Line është Nadir Çausholli  i njohur për sakandalet e tij me tenderat. harit. “Green Line” ka kaluar në pronësi të Çaushollit përmes blerjes së shoqërisë “Gerard-A”, e cila zotëronte licensën e linjës urbane të Kasharit.
    Më pas, përmes transaksioneve dhe dhurimeve të aksioneve, linja u kontrollua plotësisht nga Nadir Çausholli, duke përfshirë edhe linjën e Unazës në Tiranë.
    Agjencia e Prokurimit Publik (APP) ndaloi kompaninë Green Line të Nadir Çaushollit të merrte pjesë në tendera për 6 muaj, pasi “ka keqinformuar autoritetet për qëllime kualifikimi”.
     
  • Trump, “luftë” me aleaten/ Presidenti sulmon kongresmenen amerikane: Tradhtare, është turpi i republikanëve

    Trump, “luftë” me aleaten/ Presidenti sulmon kongresmenen amerikane: Tradhtare, është turpi i republikanëve

    Marrëdhënia mes Donald Trump dhe kongresmenes republikane Marjorie Taylor Greene ka hyrë në pikën e ngrirjes totale.

    Dy figurat e rëndësishme të kësaj force politike, që dikur ishin aleatë të pathyeshëm, por tani janë përplasur publikisht, duke çelur një konflikt të ri brenda Partisë Republikane.
    “E çmendur! Nuk i kthej më telefonatat… nuk e duroj dot”, citohet të ketë thënë Trump, i cili shpërtheu kundër Greene në një seri postimesh duke e quajtur më pas “tradhtare”.
    “S’bën gjë tjetër veçse ankohet”, shkroi presidenti. Ai pretendoi se Greene është tërbuar ndaj tij vetëm sepse i ka thënë se nuk duhet të kandidojë për guvernatorë apo senatore në Georgia.
    “Ajo i thotë njerëzve që jam i keq pse nuk i kthej telefonatat. Nuk mund të marr çdo ditë telefonatën e një të çmendure që bërtet,” shkroi ai, duke premtuar se do mbështesë çdo kundërshtar republikan që do e sfidojë në zgjedhjet e 2026-ës.
    Më tej, e ashpërsoi tonin edhe më shumë: “Marjorie ‘Traitor’ Green është turp për Partinë Republikane”. Greene u  kundërpërgjigj duke përcjellë zhgënjim për liderin që dikur e ndiqte pa ia bërë fjalën dysh.
    “Trump nuk po vendos më Amerikën të parën”, ishte komenti i politikanes, që prej ditësh po e sulmon atë publikisht. Ai, sipas Green  nuk po ul kostot për amerikanët, nuk po merr vendime të forta në politikën e jashtme, dhe pika më e nxehtë nuk po e menaxhon si duhet çështjen e publikimit të dosjeve të Epstein.
    Marjorie Green ishte një nga vetëm katër republikanët që u bashkuan me demokratët për të kërkuar publikimin e dosjeve në fjalë. Ajo shpalli dhe një slogan të ri të partisë: AFAO, “America First, America Only” për të zëvendësuar MAGA-n, cka u interpretua nga mediat britanike si një lloj revolucini kundër Trumpit.

    Top Channel

  • Piranjat/ Dështimi i tregut “Green Market” në Berat! Bashkia hedh në kosh 253 mijë euro

    Piranjat/ Dështimi i tregut “Green Market” në Berat! Bashkia hedh në kosh 253 mijë euro

    Ndodhemi në Berat, qytetin Muze dhe pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Ky qytet ka tërhequr gjithnjë vëmendjen e turistëve, ndaj dhe puna e institucioneve është fokusuar në përmirësimin e infrastrukturës dhe restaurimin e lagjeve historike.Por siç ndodh zakonisht në Shqipëri, fjalët dhe fasada vlejnë më shumë se sa veprat. Dhe pse në rastin që do t’iu tregojmë fasada ka mbetur vetëm në letër.
    Është data 11 tetor të vitit 2023 kur Bashkia Berat hap tenderin për ndërtimin e tregut të gjelbër të qytetit me emrin aq kuptimplotë “Green Market”. Zona ku do të ndërtohej ky treg modern ishte përdorur për vite nga tregtarët e fruta-perimeve, të cilër vendosnin mjetet e tyre të transportit si stenda. Kjo ishte e gjitha, sepse në këtë treg të improvizuar mungonte gjithccka tjetër, që nga asfalti, trotuaret, sinjalistika, vendet e parkimit, ambientet e shërbimit. 
    Prandaj me argumentin se një qytet që vitet e fundit po pushtohet nga turistët Meriton një treg dinjitoz, nënkryetari i Bashkisë Berat Luçjano Bojaxhiu me porosi të kryetarit Ervin Demo, miratoi projektin arkitektonik të këtij tregu.Një hapësirë e gjitha me asfalt me një një vend të dedikuar për tregtarët, rrethuar me pemë, trotuare, sinjalistikë, ndriçim dhe vende parkimi të vendosura në radhë simetrike në fund të tregut futurist. Dhe e gjitha kjo mrekulli, parashikohej të kushtonte 253 mijë euro pa tvsh, me një kohëzgjatje punimesh, prej 2 muaj.

    Në datën 27 tetor 2023 dorëzohen ofertat e kompanive private për tenderin, dhe më 20 nëntor shpallet fituese bashkimi i operatorëve K.M.K dhe CAUSHI M shpk. Të dyja këto, kompani me bazë në Mallakastër, ku dy pronarët janë të afërm me njëri-tjetrin: Kelmend Çaushaj është ortak i firmës K.M.K dhe Muhamet Çaushaj i shoqërisë Caushi M. Bizneset janë themeluar respektivisht në vitin 2017 dhe 2018 me aktivitet në fushën e punimeve të ndërtimit dhe janë fuqizuar përmes kontratave publike që kanë fituar në bashkitë e drejtuara nga socialistët.  Kompania K.M.K ka arkëtuar 10 milion euro para publike nga themelimi deri më sot.Duhet theksuar që mes 10 ofertave në garë, kjo ishte oferta më e ulët duke premtuar realizimin e punimeve për vlerën 166 mjë euro pa tvsh, 87 mijë euro më pak se fondi limit.Një kursim i konsiderueshëm për xhepat e qytetarëve të Beratit, përmes kësaj oferte anomalisht të ulët që u përzgjodh fituese, por që ka një problem, sepse dy kompanitë në fjalëose ata kanë përllogaritur gabim dhe kanë fryrë fondin limit, ose punimet nuk do të kryheshin si duhet.Dhe me sa duket ka ndodhur pikërisht kjo e fundit, sepse Tregu “Green Market” që është dorëzuar, nuk ka asnjë lloj lidhjeje me projektin e tenderuar por as me emrin “green” – e gjelbër. Madje këtij investimi me sa duket nuk i është bërë as reklama e duhur për tu vënë në dispozicion të tregtarëve.Në këtë treg që u mendua të bëhej si në Dubai, por përfundoi si në Kandahar, mungon cdo gjë e parashikuar në projekt, pavarësisht se në dokumentet e garës që u hap, pemët, sinjalistika dhe trotuarët kanë qënë jo vetëm të përfshira, por dhe pjesë e çmimit që kanë dorëzuar bashkë me preventivin ofertuesit. 
    Në zërin D dhe G të preventivit të projektit, shihet qartë se ofertat do të dorëzoheshin duke dhënë dhe vlerën për trotuarë, fidanë dhe sinjalistikë. Kontrata për nisjen e punimeve është nënshkruar më 4 dhjetor 2023, dhe punimet sipas afatit do dorëzoheshin 2 muaj më pas. Por dhe pse ka kaluar më shumë se 1 vit e gjysëm autoritetet kanë marrë në dorëzim një objekt që nuk ka asnjë lidhje me projektin e tenderuar pa i kërkuar kompanisë që të përmbushë detyrimet e marra përsipër në kontratë, madje kompania është paguar nga Bashkia Berat për 99.9% të vlerës së kontratës. Kontrata me tvsh kushton 199 mijë euro dhe kompania ka arkëtuar 189.6 mijë euro, duke mbetur pa likuiduar një diferencë të vogël prej 10 mijë euro, e cila nuk përbën as 5% të kontratës që duhet të jetë fondi i garancisë. Para të shpenzuara pa hesap për një treg, jo vetëm modest, por edhe qesharak kur e krahason me atë që iu ishte premtuar qytetarëve, nga një kryetar bashkie i konsideruar si model suksesi, që sot përfaqëson Beratin nëqeveri.Ndaj dhe Piranja Luela Gaxhja shkoi për të takuar tashmë ministër, Ervin Demon por ky I fundit e drejtoi për tek bashkia, duke hequr dorë nga përgjegjësit të cilat ai vetë I ka vulos me emër dhe firmë të tij.Por problemi është se projekti është miratuar në kohën kur zoti ministër ishte ende kryetar, por sërish topin e përgjegjësisë e kaloi tek ish vartësi I tij Ervin Ceca.

  • Green Coast dhe Vlora Marina në vëmendjen e investitorëve ndërkombëtarë

    Green Coast dhe Vlora Marina në vëmendjen e investitorëve ndërkombëtarë

    Green Coast mirëpriti një grup investitorësh dhe sipërmarrësish nga Holanda, në një aktivitet të veçantë që ndërthurte biznesin me sportin. Për tre ditë me radhë, të ftuarit u njohën nga afër me mundësitë që ofron Shqipëria në sektorin e real estate, përmes vizitave në projektet më të rëndësishme të bregdetit, Green Coast dhe Vlora Marina.CEO e Balfin Real Estate, znj. Ledia Telhai dhe Drejtori i Shitjeve, z. Eltion Koçi, prezantuan vizionin dhe zhvillimet e projekteve, duke theksuar interesin gjithnjë e më të madh të investitorëve të huaj për tregun shqiptar. “Në sektorin e real estate, Shqipëria ofron mundësi që pak vende në rajon mund t’i garantojnë,” u shpreh znj. Telhai, duke theksuar se kërkesa e lartë për prona përgjatë bregdetit po reflektohet në rritjen e qëndrueshme të vlerës dhe në kthimin e tyre në një investim të sigurt e afatgjatë.Duke ndalur tek rëndësia e këtij aktiviteti, z. Koçi, theksoi se ky event ishte një mundësi për të prezantuar nga afër potencialin e jashtëzakonshëm të këtyre projekteve, si dhe për të treguar se Shqipëria po fiton vendin e merituar në hartën e investimeve ndërkombëtare.”Edhe vetë investitorët e huaj u shprehën të impresionuar nga përvoja e tyre në Shqipëri.“Ka qenë një eksperiencë vërtet e jashtëzakonshme. Gjatë këtyre ditëve në Shqipëri patëm mundësinë të njiheshim me potencialin e madh që ofron vendi për investime dhe me bukurinë natyrore të rivierës. Patëm mundësinë të organizonim turneun tonë të padelit pikërisht këtu në Green Coast, ku gjetëm të gjitha facilitetet e nevojshme. Jam i bindur se Shqipëria po pozicionohet si një destinacion shumë tërheqës për investitorët,” u shpreh një prej tyre.Programi i aktivitetit përfshiu një tur informues në Green Coast, ku të ftuarit vizituan “Galeria by TEG”, qendra e vetme tregtare në rivierën shqiptare, e pozicionuar brenda resortit, për të vijuar më pas në Lifestyle Center “La Vista”, si dhe shëtitoren buzë detit. Turit iu shtua edhe vizita në rezidencat tashmë të përfunduara dhe të banuara, ku investitorët patën mundësi të shihnin nga afër atmosferën e një destinacioni tashmë të konsoliduar, përpara se të njiheshin me ecurinë e fazave të reja të projektit dhe tipologjive që ofrohen.Eksperienca u plotësua me një udhëtim në det përgjatë Rivierës Shqiptare, nga Green Coast drejt Vlora Marinës. Teksa shijuan panoramën e gjireve dhe plazheve përgjatë vijës bregdetare, pjesëmarrësit u ndalën për të parë në terren zhvillimin e punimeve në projektin Vlora Marina si dhe më pas në ambientet e zyrave, ku janë njohur me vizionin dhe konceptin e këtij projekti, që pritet të sjellë në Shqipëri marinën e parë të klasit botëror dhe një kompleks rezidencial me apartamente premium buzë detit. Ky aktivitet shënon një hap të rëndësishëm në prezantimin e Shqipërisë si një destinacion tërheqës për kapitalin ndërkombëtar, duke e pozicionuar rivierën tonë jo vetëm si një destinacion turistik, por edhe si një qendër të re mundësish për investime në Mesdhe

  • Green Coast Hotel MGallery Collection, ku Riviera Shqiptare takon “luksin e qetë”  

    Green Coast Hotel MGallery Collection, ku Riviera Shqiptare takon “luksin e qetë”  

    Në brigjet e kristalta të Rivierës Shqiptare, ku ujërat e pastra përqafojnë peizazhet malore madhështore, hapet një kapitull i ri i mikpritjes mesdhetare. Dikur një perlë e fshehur, Shqipëria po shndërrohet në një destinacion të lakmuar për udhëtarët me shije të rafinuar, që kërkojnë autenticitet, bukuri të paprekur dhe rehati të sofistikuar. Në zemër të këtij transformimi qëndron Green Coast Hotel MGallery Collection, ambasadori i parë i vërtetë i luksit ndërkombëtar në bregdetin shqiptar.

    Një dialog i përsosur mes natyrës dhe dizajnit
    Si pjesë e grupit Accor, me hotele ikonike nga Cap’d Antibes deri në Phuket, ky destinacion i ri është më shumë se një hotel, është një përvojë. Arkitektura moderne e ndërthurur me gurin vendas dhe drurin sjell një estetikë që nuk imponon, por flet me natyrën përreth. Fasadat e pastra përqafojnë horizontin, ndërsa brenda mbizotërojnë drita natyrale, tone të buta dhe detaje që të bëjnë të ndihesh si pjesë e peizazhit, jo thjesht vizitor i tij.
    Jetesa e rafinuar me pamje frymëzuese
    Në 131 dhomat dhe suitat e hotelit, çdo mëngjes fillon me një pamje që rivalizon Amalfin apo Côte d’Azur: një horizont i pafund deti që ndërthuret me qetësinë e bregut shqiptar. Mobilimi është i thjeshtë, por i sofistikuar, me linja elegante që nuk i largohen asnjëherë ngrohtësisë së mikpritjes mesdhetare.
    Një udhëtim kulinar i veçantë

    Përvoja gastronomike në Green Coast Hotel është një festë e artit kulinar, ku shijet mesdhetare harmonizohen me traditën shqiptare. Përbërësit e freskët shndërrohen në pjata të përpunuara, të shoqëruara në mënyrë të përsosur me një përzgjedhje të kuruar verërash. Mbrëmjet gjallërohen në baret elegante të hotelit, ndërsa mëngjeset zgjojnë shqisat me aroma natyrore dhe ngjyra e shije plot jetë.
    Mirëqenie dhe Rilindje
    Për momente të mirëfillta relaksi, hoteli ofron një strehë të dedikuar mirëqenieje: një SPA elegante me rituale të personalizuara, dhe një pishinë infinity që duket sikur shkrihet me horizontin e Jonit. Ky përshkrim është mishërimi i ëndrrës mesdhetare, minimaliste në formë, e sofistikuar në shpirt, dhe luksozisht e qetë.
    Vjeshta në Rivierë
    Ndërsa Mesdheu nis të freskohet, Riviera Shqiptare ruan shkëlqimin e saj të artë deri vonë në vjeshtë. Ditët mbeten të shndritshme, ideale për not relaksues, shëtitje buzë detit ose mëngjese të mbushura me diell në tarraca të gjera. Larg gjallërisë së turmave verore, kjo është periudha kur qetësia dhe ekskluziviteti ndërthuren, kur çdo gotë verë, çdo ritual në SPA, çdo çast pranë pishinës infinity ndihet sikur është krijuar posaçërisht për ty në Green Coast Hotel – Mgallery Collection

  • Aty ku Riviera Shqiptare takon “luksin e qetë”: Green Coast Hotel MGallery Collection 

  • Green Coast Hotel – MGallery Collection fiton çmimin “Architectural Highlight of the Year” në GRI Awards Europe 2025

    Green Coast Hotel – MGallery Collection fiton çmimin “Architectural Highlight of the Year” në GRI Awards Europe 2025

    Në ceremoninë e organizuar në Paris nga Instituti GRI, Green Coast Hotel – MGallery Collection është vlerësuar me çmimin prestigjioz për akitekturën më të mirë të vitit. Kjo është hera e parë që një projekt nga Shqipëria shpallet fitues. GRI Awards Europe 2025 organizohet çdo vit për të vlerësuar arritjet në sektorin e zhvillimit të pasurive të paluajtshme në 12 kategori të ndryshme.

    “Ky vlerësim nuk lidhet vetëm me një godinë, por me një vizion, aty ku standardet ndërkombëtare takohen me ekspertizën vendase, duke krijuar elegancë, qëndrueshmëri dhe respekt për natyrën. Green Coast Hotel – Mgallery Collection e ngre në një nivel tjetër hotelerinë në Ballkanin Perëndimor.” u shpreh CEO i Green Coast, Z. Armando Alicanaj gjatë fjalës së tij në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Paris.

    Sipas jurisë, projekti bashkon përvojën globale me krijimtarinë dhe mjeshtërinë e profesionistëve shqiptarë, duke sjellë një rezultat që pasqyron elegancë, qëndrueshmëri dhe harmoni me natyrën.

    Green Coast Hotel – MGallery shënon një zhvillim të rëndësishëm në udhëtimin e BALFIN Group në industrinë e zhvillimit të pasurive të paluajtshme. Ky vlerësim tregon se kur rritja shoqërohet me përgjegjësi dhe dizajni me qëllim, rezultatet vendosin standarde të reja në industri. BALFIN Group po zhvillon disa projekte të reja në fushën e zhvillimit të pasurive të paluajtshme në Austri, Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Maqedoninë e Veriut si edhe në vende të tjera.

    GRI Awards Europe, të organizuara çdo vit nga GRI Institute, janë ndër vlerësimet më prestigjioze në sektorin e pasurive të paluajtshme në Evropë. Ato çmojnë projekte dhe organizata që ndërthurin zhvillimin me inovacionin, qëndrueshmërinë dhe ndikimin shoqëror, duke vendosur standarde të reja për industrinë. Këto çmime theksojnë nisma dhe projekte që formësojnë një mjedis më të qëndrueshëm dhe më të përgjegjshëm. Përzgjedhja është një proces rigoroz dhe fituesit përzgjidhen përmes një kombinimi të vlerësimit ekspert dhe votimit.

  • Green Coast Hotel-MGallery Collection fiton “Architectural Highlight of the Year”

    Green Coast Hotel-MGallery Collection fiton “Architectural Highlight of the Year”

    Në ceremoninë e organizuar në Paris nga Instituti GRI, Green Coast Hotel – MGallery Collection është vlerësuar me çmimin prestigjioz për akitekturën më të mirë të vitit. Kjo është hera e parë që një projekt nga Shqipëria shpallet fitues.GRI Awards Europe 2025 organizohetçdo vit për të vlerësuar arritjet në sektorin e zhvillimit të pasurive të paluajtshme në 12 kategori të ndryshme.
    “Ky vlerësim nuk lidhet vetëm me një godinë, por me një vizion, aty ku standardet ndërkombëtare takohen me ekspertizën vendase, duke krijuar elegancë, qëndrueshmëri dhe respekt për natyrën. Green Coast Hotel – Mgallery Collection e ngre në një nivel tjetër hotelerinë nëBallkanin Perëndimor.”u shpreh CEO i Green Coast, Z. Armando Alicanaj gjatë fjalës së tij në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Paris.
    Sipas jurisë, projektibashkon përvojën globale me krijimtarinë dhe mjeshtërinë e profesionistëve shqiptarë, duke sjellë një rezultat që pasqyron elegancë, qëndrueshmëri dhe harmoni me natyrën.

    Green Coast Hotel – MGallery shënon një zhvillim të rëndësishëm në udhëtimin e BALFIN Group në industrinë e zhvillimit të pasurive të paluajtshme. Ky vlerësim tregon se kur rritja shoqërohet me përgjegjësi dhe dizajni me qëllim, rezultatet vendosin standarde të reja në industri.BALFIN Group po zhvillon disa projekte të reja në fushën e zhvillimit të pasurive të paluajtshme në Austri, Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Maqedoninë e Veriutsi edhe në vende të tjera.

    GRI Awards Europe, të organizuara çdo vit nga GRI Institute, janë ndër vlerësimet më prestigjioze në sektorin e pasurive të paluajtshme në Evropë. Ato çmojnëprojekte dhe organizata që ndërthurin zhvillimin me inovacionin, qëndrueshmërinë dhe ndikimin shoqëror, duke vendosur standarde të reja për industrinë. Këto çmime theksojnë nisma dhe projekte që formësojnë një mjedis më të qëndrueshëm dhe më të përgjegjshëm. Përzgjedhja është një proces rigoroz dhe fituesit përzgjidhen përmes një kombinimi të vlerësimit ekspert dhe votimit.

  • Green Coast Hotel – MGallery Collection fiton çmimin ‘Architectural Highlight of the Year’ në GRI Awards Europe 2025

    Green Coast Hotel – MGallery Collection fiton çmimin ‘Architectural Highlight of the Year’ në GRI Awards Europe 2025

    Në ceremoninë e organizuar në Paris nga Instituti GRI, Green Coast Hotel – MGallery Collection është vlerësuar me çmimin prestigjioz për akitekturën më të mirë të vitit. Kjo është hera e parë që një projekt nga Shqipëria shpallet fitues. GRI Awards Europe 2025 organizohet çdo vit për të vlerësuar arritjet në sektorin e zhvillimit të pasurive të paluajtshme në 12 kategori të ndryshme. 

    “Ky vlerësim nuk lidhet vetëm me një godinë, por me një vizion, aty ku standardet ndërkombëtare takohen me ekspertizën vendase, duke krijuar elegancë, qëndrueshmëri dhe respekt për natyrën. Green Coast Hotel – Mgallery Collection e ngre në një nivel tjetër hotelerinë në Ballkanin Perëndimor.” u shpreh CEO i Green Coast, Z. Armando Alicanaj gjatë fjalës së tij në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Paris.

    Sipas jurisë, projekti bashkon përvojën globale me krijimtarinë dhe mjeshtërinë e profesionistëve shqiptarë, duke sjellë një rezultat që pasqyron elegancë, qëndrueshmëri dhe harmoni me natyrën. 

    Green Coast Hotel – MGallery shënon një zhvillim të rëndësishëm në udhëtimin e BALFIN Group në industrinë e zhvillimit të pasurive të paluajtshme. Ky vlerësim tregon se kur rritja shoqërohet me përgjegjësi dhe dizajni me qëllim, rezultatet vendosin standarde të reja në industri. BALFIN Group po zhvillon disa projekte të reja në fushën e zhvillimit të pasurive të paluajtshme në Austri, Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Maqedoninë e Veriut si edhe në vende të tjera. 

    GRI Awards Europe, të organizuara çdo vit nga GRI Institute, janë ndër vlerësimet më prestigjioze në sektorin e pasurive të paluajtshme në Evropë. Ato çmojnë projekte dhe organizata që ndërthurin zhvillimin me inovacionin, qëndrueshmërinë dhe ndikimin shoqëror, duke vendosur standarde të reja për industrinë. Këto çmime theksojnë nisma dhe projekte që formësojnë një mjedis më të qëndrueshëm dhe më të përgjegjshëm. Përzgjedhja është një proces rigoroz dhe fituesit përzgjidhen përmes një kombinimi të vlerësimit ekspert dhe votimit. 

  • MGallery Collection fiton çmimin “Architectural Highlight of the Year” në GRI Awards Europe 2025

    MGallery Collection fiton çmimin “Architectural Highlight of the Year” në GRI Awards Europe 2025

    Në ceremoninë e organizuar në Paris nga Instituti GRI, Green Coast Hotel – MGallery Collection është vlerësuar me çmimin prestigjioz për akitekturën më të mirë të vitit.Kjo është hera e parë që një projekt nga Shqipëria shpallet fitues. GRI Awards Europe 2025 organizohet çdo vit për të vlerësuar arritjet në sektorin e zhvillimit të pasurive të paluajtshme në 12 kategori të ndryshme.“Ky vlerësim nuk lidhet vetëm me një godinë, por me një vizion, aty ku standardet ndërkombëtare takohen me ekspertizën vendase, duke krijuar elegancë, qëndrueshmëri dhe respekt për natyrën. Green Coast Hotel – Mgallery Collection e ngre në një nivel tjetër hotelerinë në Ballkanin Perëndimor.” u shpreh CEO i Green Coast, Z. Armando Alicanaj gjatë fjalës së tij në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Paris.Sipas jurisë, projekti bashkon përvojën globale me krijimtarinë dhe mjeshtërinë e profesionistëve shqiptarë, duke sjellë një rezultat që pasqyron elegancë, qëndrueshmëri dhe harmoni me natyrën.Green Coast Hotel – MGallery shënon një zhvillim të rëndësishëm në udhëtimin e BALFIN Group në industrinë e zhvillimit të pasurive të paluajtshme. Ky vlerësim tregon se kur rritja shoqërohet me përgjegjësi dhe dizajni me qëllim, rezultatet vendosin standarde të reja në industri.BALFIN Group po zhvillon disa projekte të reja në fushën e zhvillimit të pasurive të paluajtshme në Austri, Shqipëri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada, Maqedoninë e Veriut si edhe në vende të tjera.GRI Awards Europe, të organizuara çdo vit nga GRI Institute, janë ndër vlerësimet më prestigjioze në sektorin e pasurive të paluajtshme në Evropë. Ato çmojnë projekte dhe organizata që ndërthurin zhvillimin me inovacionin, qëndrueshmërinë dhe ndikimin shoqëror, duke vendosur standarde të reja për industrinë.Këto çmime theksojnë nisma dhe projekte që formësojnë një mjedis më të qëndrueshëm dhe më të përgjegjshëm. Përzgjedhja është një proces rigoroz dhe fituesit përzgjidhen përmes një kombinimi të vlerësimit ekspert dhe votimit. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.