Tag: grave

  • Dhuna ndaj grave, Vokshi: Dënime më të ashpra për autorët, do luftojmë për sigurinë e tyre

    Dhuna ndaj grave, Vokshi: Dënime më të ashpra për autorët, do luftojmë për sigurinë e tyre

    Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale mbi rastet e dhunës ndaj grave, duke theksuar angazhimin e PD për të luftuar këtë fenomen dhe për të ofruar mbrojtje më të fortë për viktimat. Vokshi ka theksuar se, nën drejtimin e Sali Berishës, PD do të mbrojë nënat, motrat dhe vajzat, dhe do të luftojë për dënime më të ashpra për autorët e dhunës.
    Ajo ka shpërndarë një mesazh të fortë në lidhje me rastet tragjike të dhunës ndaj grave, duke përmendur një incident të fundit ku një grua u plagos nga bashkëshorti i saj. Vokshi ka ngritur pyetje në lidhje me mënyrën se si shteti po vepron për të parandaluar dhunën dhe pse shumë dhunues shpesh mbeten të pandëshkuar.
    “Partia Demokratike, nën drejtimin e Dr. Sali Berishës, do të vendosë një vijë të qartë! Nënat, motrat, vajzat dhe bashkëshortet tona nuk janë viktima të dënuara të dhunës – ato janë të paprekshme!” ka shkruar ajo.
    Vokshi ka premtuar luftë të fuqishme për sigurinë e grave dhe masat që do të merren për t’i mbrojtur ato. Ajo ka theksuar nevojën për dënime më të ashpra për autorët e dhunës, masa mbrojtëse të menjëhershme pa burokraci dhe mbështetje reale për qendrat e strehimit dhe organizatat që ndihmojnë gratë.
    Në përfundim, Vokshi ka shtuar se një qeveri që nuk mbron gratë ka dështuar dhe ka premtuar se PD do ta çojë këtë betejë deri në fund për një Shqipëri më të drejtë dhe më të sigurt.
    “Të paprekshme: Partia Demokratike do të mbrojë nënat, motrat dhe vajzat tona!
    Në Shqipëri po përballemi vazhdimisht me raste tragjike të dhunës ndaj grave. Së fundmi, një grua u plagos përsëri nga bashkëshorti i saj me thikë – një krim tronditës që tregon sa thellë është rrënjosur ky problem në shoqërinë tonë. Pyetja është: Deri kur? Sa viktima të tjera duhet të vuajnë para se shteti të veprojë seriozisht? Pse dhunuesit shpesh mbeten të pandëshkuar, ndërsa gratë jetojnë në frikë? Partia Demokratike, nën drejtimin e Dr. Sali Berishës, do të vendosë një vijë të qartë! Nënat, motrat, vajzat dhe bashkëshortet tona nuk janë viktima të dënuara të dhunës – ato janë të paprekshme!
    Ne do të luftojmë me gjithë forcën tonë për sigurinë e tyre:
    Dënime më të ashpra për autorët e dhunës – zero tolerancë ndaj dhunës ndaj grave!
    Masa të menjëhershme mbrojtëse për gratë e kërcënuara, pa burokraci dhe vonesa!
    Mbështetje reale për qendrat e strehimit dhe organizatat që ndihmojnë gratë, jo thjesht premtime boshe!
    Gratë janë shtylla kurrizore e shoqërisë sonë. Një qeveri që nuk i mbron ato, ka dështuar! Partia Demokratike do ta çojë këtë betejë deri në fund – në emër të çdo gruaje që jeton në frikë dhe në emër të një Shqipërie të drejtë dhe të sigurt”, shkruan Vokshi.

  • ‘Të paprekshme’/ Vokshi: Dhuna ndaj grave do të luftohet me dënime të ashpra, PD do japë mbështetje reale

    ‘Të paprekshme’/ Vokshi: Dhuna ndaj grave do të luftohet me dënime të ashpra, PD do japë mbështetje reale

    Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi, ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me rritjen e rasteve të dhunës ndaj grave në Shqipëri.

    Në një postim në rrjetet sociale, ajo theksoi një rast tragjik të dhunës, ku një grua u plagos nga bashkëshorti i saj me thikë, duke e quajtur këtë krim një pasqyrë të thellë të problemit të dhunës në shoqërinë shqiptare. Vokshi ngriti pyetjen: “Derisa kur?” dhe kërkoi që shteti të veprojë seriozisht për të mbrojtur gratë.

    Ajo theksoi se dhunuesit shpesh mbeten të pandëshkuar dhe se gratë vazhdojnë të jetojnë në frikë. Vokshi deklaroi se Partia Demokratike, nën drejtimin e Dr. Sali Berishës, do të vendosë një vijë të qartë për të mbrojtur nënat, motrat, vajzat dhe bashkëshortet nga dhuna. Ajo propozoi dënime më të ashpra për autorët e dhunës, masa mbrojtëse pa burokraci dhe mbështetje reale për qendrat e strehimit dhe organizatat që ndihmojnë gratë.

    Vokshi theksoi se një qeveri që nuk mbron gratë ka dështuar dhe angazhohet të luftojë për një Shqipëri të drejtë dhe të sigurt për çdo grua.

    Postimi i plotë:

    Të paprekshme: Partia Demokratike do të mbrojë nënat, motrat dhe vajzat tona!

    Në Shqipëri po përballemi vazhdimisht me raste tragjike të dhunës ndaj grave. Së fundmi, një grua u plagos përsëri nga bashkëshorti i saj me thikë – një krim tronditës që tregon sa thellë është rrënjosur ky problem në shoqërinë tonë. Pyetja është: Deri kur?

    Sa viktima të tjera duhet të vuajnë para se shteti të veprojë seriozisht?
    Pse dhunuesit shpesh mbeten të pandëshkuar, ndërsa gratë jetojnë në frikë?

    Partia Demokratike, nën drejtimin e Dr. Sali Berishës, do të vendosë një vijë të qartë! Nënat, motrat, vajzat dhe bashkëshortet tona nuk janë viktima të dënuara të dhunës – ato janë të paprekshme!

    Ne do të luftojmë me gjithë forcën tonë për sigurinë e tyre:
    Dënime më të ashpra për autorët e dhunës – zero tolerancë ndaj dhunës ndaj grave!
    Masa të menjëhershme mbrojtëse për gratë e kërcënuara, pa burokraci dhe vonesa!
    Mbështetje reale për qendrat e strehimit dhe organizatat që ndihmojnë gratë, jo thjesht premtime boshe!

    Gratë janë shtylla kurrizore e shoqërisë sonë. Një qeveri që nuk i mbron ato, ka dështuar! Partia Demokratike do ta çojë këtë betejë deri në fund – në emër të çdo gruaje që jeton në frikë dhe në emër të një Shqipërie të drejtë dhe të sigurt!

  • Gruaja, fuqi ndryshimi”/ Vokshi: Rezistoni para shantazhit, presionit dhe dhunës së patronazhistëve!

    Gruaja, fuqi ndryshimi”/ Vokshi: Rezistoni para shantazhit, presionit dhe dhunës së patronazhistëve!

    Gruaja, fuqi ndryshimi”/ Vokshi: Rezistoni para shantazhit, presionit dhe dhunës së patronazhistëve!

    Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi ka kërkuar fuqizimin e grave në jetën politike dhe shoqërore të vendit. Duke folur në konferencën ‘Fuqia e grave në politikë’, me pjesëmarrjen edhe të kreut të PD, Sali Berisha, Vokshi tha se, gratë janë motrrët e ndryshimit në familje, shoqëri e politike , dhe si e tillë është koha që t’u jepet zë atyre që nuk kanë mundësi të dëgjohen.

    Sipas Vokshit, gratë sot po shantazhohen, kërcënohen dhe dhunohen nga patronazhistët e pushtetit në këmbim të votës, ndërsa u bëri thirrje të mos dorëzohen përballë tyre, por me 11 maj të bëjnë ndryshimin që Shqipëria të jetë madhështore.

    “Kjo është Evropa, këtu duam të shkojmë, jo si ata që bredhin me pasaportë evropiane pas 12 vitesh dështime. Gratë janë motrrët e ndryshimit në familje, shoqëri e politike. T’u japim zë grave të pazëshme, të flasim për nënat që punojnë në dy punë për të siguruar fëmijët. Për nënat që çojnë fëmijët në shkollë e s’u kthehen kurrë pasi u vriten në shkolla, të grave që vuajnë nga kanceri por që s’marrin mjekime, se paratë i shkojnë koncensionarit, mikut të kryeministrit. Në emër të nënave që po terrorizohen nga patronazhistët në pushtet për t’i kërcënuar me votën.

    Sot ka shpresë dhe kjo shpresë janë gratë. Rama i përdor gratë për numra e statistika, do t’u japim grave emër e forcë. Na duhen programe të qëndrueshme për t’u zhvilluar, për të mbështetur gratë me politika mbështetëse, edhe për ata që rrinë në shtëpi. Politika për çiftet e reja, dhe jky është program që kemi paraqitur më 8 mars, dhe pas 11 majit do ta bëjmë realitet. Ndryshimin e kemi ne përmes votës. Në pak ditë vota juaj është shantazhuar e dhunuar, blerë, mund të bëni ndryshimi. Rezistoni para shantazhit e dhunës së patronazhistëve, parave që blejnë votën tuaj”, tha Vokshi.

  • Roli i grave në politikë/ Mesazhi i Presidentes së EPP Women

    Roli i grave në politikë/ Mesazhi i Presidentes së EPP Women

    Roli i grave në politikë/ Mesazhi i Presidentes së EPP Women

    konferencën “Fuqia e Grave në Politikë”, Rosalia Biro, Presidente e EPP Women shprehu mirënjohjen për mundësinë që u dha për të diskutuar fuqinë e grave në politikë dhe rëndësinë që ato kanë në zhvillimin e proceseve vendimmarrëse. Ajo theksoi se ky takim është shumë më tepër se një ngjarje e thjeshtë: është një mundësi për të ndërgjegjësuar për angazhimin e grave në politikat që formësojnë të ardhmen e shoqërive tona.

    Biro e vuri theksin në faktin se roli i grave në politikë është themelor për të krijuar një të ardhme më të drejtë dhe më të barabartë, ku mundësitë dhe përgjegjësitë janë të ndara në mënyrë të barabartë mes grave dhe burrave.

    Rosalia Biro, Presidente e EPP Women

    “Mënyra se si e organizoni këtë konferencë, puna juaj e palodhshme është një shembull për të gjithë ne.

    Faleminderit, e dashur Albana, dhe gjithashtu duhet të falenderoj edhe fondacionin, sepse presidentja është këtu me ne, si kancelarja jonë e financave.

    Në lidhje me ditën e sotme, lidhur me propozimet që ne do të ndajmë me ju, duke theksuar rëndësinë e Ballkanit Perëndimor në kontekstin e së ardhmes së Europës, dhe kontekstin e grave në gjithë këtë proces, se çfarë ne duam të bëjmë, duke treguar se jemi të barabarta si gratë dhe burrat.

    Ky takim nuk është vetëm një mundësi për dialog, por gjithashtu një platformë për angazhim për të ardhmen.

    Mesazhi im është i qartë: vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të kenë një fokus për Shqipërinë, dhe kjo i takon Europës, dhe kjo është përgjegjësi e BE-së për të përshpejtuar procesin e futjes së Shqipërisë dhe të çdo kombi tjetër, në bazë të meritave, duke u ulur në një tryezë, duke marrë vendime dhe për të hapur dyer, duke marrë vendime së bashku për të ardhmen”.

  • Biznesmeni dhunon të renë gjatë një feste në Dubai, kompania e eventeve: I trajtojnë si kafshë!

    Biznesmeni dhunon të renë gjatë një feste në Dubai, kompania e eventeve: I trajtojnë si kafshë!

    Maria Kovalchuk

    DUBAI- 20-vjeçarja Maria Kovalchuk, një modele ukrainase u gjet e plagosur rëndë në anë të një rruge e fraktura në shtyllën kurrizore dhe gjymtyrë. 20-vjeçarja u sulmua nga dy burra të cilët u prezantuan si përfaqësues të industrisë së modës. Por, ajo u dhunua nga një biznesmen i pasur pasi ai kishte hedhur pije alkoolike në fytyrë, sipas organizatorit të ngjarjeve, ai gjithashtu ishte sjellë “agresiv” ndaj grave që merrnin pjesë në festë.
    Cinderella Escorts tha për Daily Star se shpesh organizon festa miliarderësh dhe milionerësh në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe burrat e dehur kanë një sjellje të keqe ndaj modeleve të tyre. Rrëfimi vjen në fund të zbulimeve tronditëse të të ashtuquajturave “parta potty porta” në qytetin e Emirateve, megjithëse nuk ka asnjë sugjerim që Cinderella Escorts të ketë organizuar ngjarje të tilla.
    Javën e kaluar modelja Maria Kovalchuk u gjet pas 10 ditësh në rrugë me lëndime të rënda. Thuhet se ajo kishte marrë pjesë në një “parti porta potty” ku dyshohet se burrat kryejnë akte të shthurura “seksi” ndaj grave, të cilat më pas marrin pagesë për pjesëmarrjen. Ato shpesh raportohet se i keqtrajtojnë në mënyra çnjerëzore dhe i braktisin rrugëve në mëshirë të fatit.
    Cinderella Escorts zbuloi se si disa të ftuar në festa mund të dalin jashtë kontrollit. Një zëdhënës tha: Po, por ndodh rrallë. Ne kishim një sheik të pasjellshëm me vajzat dhe një biznesmen gjithashtu që i godiste.
    Një zëdhënës i grupit, i cili merret me rekrutimin e vajzave të virgjëra shtoi: Ne po flasim për një burrë të pasur dhe të fuqishëm. Burrat e dehur ndonjëherë priren të sillen të pasjellshëm apo edhe agresiv ndaj grave, të varfërve dhe të pasurve. Nuk ka asnjë ndryshim.
    Por ata thanë se qeveria në Dubai bën përpjekje të mëdha për të parandaluar dhunën në kontekste të tilla.
    “Në Dubai, të gjithë e dinë se qeveria po mbron gratë dhe është kundër kësaj sjelljeje”, tha zëdhënësi. “Dubai fiton shumë para përmes turizmit dhe ata janë shumë të zgjuar.
    “Ata nuk duan aspak që vendi i tyre të ketë një reputacion të keq. Ka vetëm disa idiotë që besojnë se për shkak se janë të pasur dhe të mbështetur nga persona me ndikim, ata mund të bëjnë gjithçka pa pasoja. Gabim. Sepse nëse qeveria zbulon se keni bërë gjëra që sulmojnë reputacionin e tyre të mirë, ata do të heqin dorë nga miqësia me ju dhe do ta konsiderojnë atë një akt mosrespektimi”, shtoi ai./ZËRI

  • ‘Gruaja, fuqi ndryshimi’/ Vokshi: Mos u dorëzoni përballë shantazhimeve, kërcënimeve dhe dhunës së patronazhistëve të pushtetit

    Kryetarja e Lidhjes Demokratike të gruas ka kërkuar fuqizimin e grave në jetën politike dhe shoqërore të vendit. Duke folur në konferencën ‘Fuqia e grave në politikë’, me pjesëmarrjen edhe të kreut të PD, Sali Berisha, Vokshi tha se gratë janë motrrët e ndryshimit në familje, shoqëri e politike , dhe si e tillë është koha që t’u jepet zë atyre që nuk kanë mundësi të dëgjohen.

    Sipas Vokshit, gratë sot po shantazhohen, kërcënohen dhe dhunohen nga patronazhistët e pushtetit në këmbim të votës, ndërsa u bëri thirrje të mos dorëzohen përballë tyre, por me 11 maj të bëjnë ndryshimin që Shqipëria të jetë madhështore.

    Për Vokshin, PD ka politika të qarta për gratë dhe fuqizimin e tyre përmes programit të prezantuar në Ditën e Gruas më 8 mars, dhe që do të vihet në zbatim pas 11 majit.

    Kjo është Evropa këtu duam të shkojmë, jo si ata që bredhin me pasaportë evropiane pas 12 vitesh dështime.  Gratë janë motrrët e ndryshimit në familje, shoqëri e politike. T’u japim zë grave të pazëshme, të flasim për nënat që punojnë në dy punë për të siguruar fëmijët. Për nënat që çojnë fëmijët në shkollë e s’u kthehen kurrë pasi u vriten në shkolla, të grave që vuajnë nga kanceri por që s’marrin mjekime, se paratë i shkojnë koncensionarit, mikut të kryeministrit. Në emër të nënave që po terrorizohen nga patronazhistët në pushtet për t’i kërcënuar me votën.

    Sot ka shpresë dhe kjo shpresë janë gratë. Rama i përdor gratë për numra e statistika, do t’u japim grave emër e forcë. Na duhen programe të qëndrueshme për t’u zhvilluar, për të mbështetur gratë me politika mbështetëse, edhe për ata që rrinë në shtëpi. Politika për çiftet e reja, dhe jky është program që kemi paraqitur më 8 mars, dhe pas 11 majit do ta bëjmë realitet. Ndryshimin e kemi ne përmes votës. Në pak ditë vota juaj është shantazhuar e dhunuar, blerë, mund të bëni ndryshimi. Rezistoni para shantazhit e dhunës së patronazhistëve, parave që blejnë votën tuaj.

  • Parashqevi Simaku del nga spitali, ja si është gjendja e saj

    Parashqevi Simaku del nga spitali, ja si është gjendja e saj

    Këngëtarja shqiptare Parashqevi Simaku ka dalë nga spitali në Nju-Jork, ku po kurohej për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike. Lajmin e ka dhënë Elton Ilirjani duke ndarë në rrjetin e tij zyrtar në Instagram foto të saj.
    Simakut duket e transformuar totalisht, me flokë të krehura dhe në ngjyrë tjetër. “Surprizë, ia dolëm”, shkruan Ilirjani krahas videos dhe fotove të ndryshme.
    Ilirjani disa ditë më parë kërkoi të gjithë grave shqiptarë në Amerikë për këngëtaren pas daljes nga spitali. “Rrugëtimi i saj do të rinisë, do të shkoj t’ia jap lajmin e mirë që ajo mezi po e pret. Do t’i çoj dhe byrek me spinaq, që ajo e ka shumë qejf. Kjo s’do të thotë se çdo gjë ka kaluar. Unë e kam të dalë, do të bëj që unë të duat e saj, me atë se si e shikon të gjithë këtë gjendje, por ne jemi për ta kuptuar.
    I bëj të gjitha grave grave, ato që kanë kohë të lirë, që të mund të na bëjnë gjatë një komodimit të Simakut në shtëpinë e saj të re. Apo për të qëndruar me të gjatë ditës dhe natës, për t’i qëndruar pranë. Doja ta bëj unë këtë punë 24/7, por kushtet e mia nuk ma lejojnë. Dalja nga spitali nuk do të thotë që ka kaluar problemi, do të thotë që përfundon këtu”, tha ajo.