Tag: gratën

  • Spahiu: 6 milion dollarë s’mjaftojnë për heqjen e non gratës! Askush s‘mund ta blejë me para Amerikën

    Spahiu: 6 milion dollarë s’mjaftojnë për heqjen e non gratës! Askush s‘mund ta blejë me para Amerikën

    Juristi dhe analisti Kreshnik Spahiu shprehet se pavarësisht tentativa që mund të bëjë Sali Berisha, SHBA nuk mund të blihet me para dhe të heqë non gratën.
    Në një intervistë për Report TV, analisti tha se ky skandal do të jetë subjekt i një debati të gjatë politik, penal e mediatik edhe pas 12 Majit.
    “Gjithë roli në këtë marrëdhënie lobimi është kompronmetues. Kanë gjetur njerëz të Marco Rubios, që e ka pasur shef stafi 10 vite përpara se të emërohej sekretar. Me qëllim që ti’ gjejnë anën sekretarit të Shtetit për hallet personale. 6 mln dollarë do të jenë të pavlefshme për të hequr non gratën Berishës. Do t’i shkojnë dëm.SHBA s’mund të blihen as me 6 mln apo 6 miliardë. Koha do të tregojë se këto para të shkojnë dëm, unë uroj që të jenë me të vërtetë për forcimin e marrëdhënieve të PD me SHBA. Edhe SHBA do të reagojë për këtë kontratë, por pas 12 majit, do të jetë subjekt i një debati të gjatë juridik, penal, ligjor e mediatik. 12 maji do të jetë debat mbi këtë çështje”, u shpreh Spahiu.

  • “Askush s‘mund ta blejë me para Amerikën”/ Spahiu: 6 milion dollarë s’mjaftojnë për heqjen e non gratës

    “Askush s‘mund ta blejë me para Amerikën”/ Spahiu: 6 milion dollarë s’mjaftojnë për heqjen e non gratës

    Juristi dhe analisti Kreshnik Spahiu shprehet se pavarësisht tentativa që mund të bëjë Sali Berisha, SHBA nuk mund të blihet me para dhe të heqë non gratën. Në intervistën që dha për një emision televiziv, analisti tha se ky skandal do të jetë subjekt i një debati të gjatë politik, penal e mediatik edhe pas 12 Majit.
    “Gjithë roli në këtë marrëdhënie lobimi është kompronmetues. Kanë gjetur njerëz të Marco Rubios, që e ka pasur shef stafi 10 vite përpara se të emërohej sekretar. Me qëllim që ti’ gjejnë anën sekretarit të Shtetit për hallet personale. 6 mln dollarë do të jenë të pavlefshme për të hequr non gratën Berishës. Do t’i shkojnë dëm.
    SHBA s’mund të blihen as me 6 mln apo 6 miliardë. Koha do të tregojë se këto para të shkojnë dëm, unë uroj që të jenë me të vërtetë për forcimin e marrëdhënieve të PD me SHBA. Edhe SHBA do të reagojë për këtë kontratë, por pas 12 majit, do të jetë subjekt i një debati të gjatë juridik, penal, ligjor e mediatik. 12 maji do të jetë debat mbi këtë çështje. “, u shpreh Spahiu.

  • “Do marrim më shumë mandate seç kemi, do ta them me shkrim në Kuç”/ Rama për Berishën: Ore ja hoqën non gratën keni ndonjë informacion?

    “Do marrim më shumë mandate seç kemi, do ta them me shkrim në Kuç”/ Rama për Berishën: Ore ja hoqën non gratën keni ndonjë informacion?

    Kryeministri Edi Rama tha sërish sot se PS do të marrë më shumë mandate nga sa ka aktualisht, në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.Në bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, Rama tha se numrin e deputetëve që do të nxjerrë do ta thotë “zyrtarisht” në Kuç, njësoj si 4 vjet më parë.
    Ai gjithashtu foli edhe për çështjen e shpalljes non grata, të kreut të PD Sali Berisha nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.“Ore ja hoqën non gratën keni ndonjë informacion? Si shkoi puna? Nuk është se ndryshon gjë. Sikur nuk ja kanë hequr më duket. Ne do marrim më shumë mandate seç kemi. Sesa do marrim do ta them me shkrim në Kuç, por me duhet dhe pak kohë për të kuptuar ku jemi. Por afër jam.
    Ne bëjmë anketime shkencore gjithë kohës. I kemi të gjitha trendet kapicë. I kemi trendet për të parë luhatjet. Minimali është mbi atë që kemi. Sa mbi më duhet dhe pak kohë. Nuk ka aq shumë të pavendosur. Diferenca jonë me kënetën do të jetë më e madhja ndonjëherë”, tha Rama.

  • “Do marrim më shumë mandate sesa kemi”, Rama: Ore ja hoqën gjë “non gratën” bufit?

    “Do marrim më shumë mandate sesa kemi”, Rama: Ore ja hoqën gjë “non gratën” bufit?

    Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij se Partia Socialiste do të marrë më shumë mandate nga sa aktualisht në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    Në bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, kreu i qeverisë u shpreh se në bazë të anketimeve që PS kryen fitorja është e sigurt, por se sa deputetë do të nxjerrë do ta thotë “zyrtarisht” në Kuç, njësoj si 4 vjet më parë.
    Kreu i qeverisë nuk la pa ironizuar dhe drejtuesin e demokratëve Sali Berisha për çështjen e shpalljes së tij non grata nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.
    “Ore ja hoqën non gratën keni ndonjë informacion? Si shkoi puna? Nuk është se ndryshon gjë. Sikur nuk ja kanë hequr më duket. Ne do marrim më shumë mandate seç kemi. Sesa do marrim do ta them me shkrim në Kuç, por me duhet dhe pak kohë për të kuptuar ku jemi. Por afër jam. Ne bëjmë anketime shkencore gjithë kohës. I kemi të gjitha trendet kapicë. I kemi trendet për të parë luhatjet. Minimali është mbi atë që kemi. Sa mbi më duhet dhe pak kohë. Nuk ka aq shumë të pavendosur. Diferenca jonë me kënetën do të jetë më e madhja ndonjëherë”, tha Rama.

  • “LaCivita nuk mund të heqë ‘non gratën’ “,Petraj për dosjen “Partizani”:Afatet janë tejkaluar, surprizat pritet nesër..

    “LaCivita nuk mund të heqë ‘non gratën’ “,Petraj për dosjen “Partizani”:Afatet janë tejkaluar, surprizat pritet nesër..

    Afera e dosjes “Partizani” dhe konsulenti amerikan i fushatës së PD-së, Chris LaCivita, ishin dy nga pikat e analizuara dhe diskutuara sot në një studio televizive.
    Avokati Edmond Petraj vuri në dukje zvarritjen e paligjshme të seancës paraprake të Sali berishës me aferën e dosjes “Partizani”, në mënyrë të paprecedentë, teksa bëri edhe një nëntekst ironik me datën e nesërme kur është caktuar seanca për marrje vendimi nëse do kalojë për gjykim, do pushohet apo do kthehet për plotësime. Petraj kujtoi datën 11 prill, si përvjetorin e vdekjes së diktatorit Enver Hoxha.
    “Afatet kanë tejkaluar shumë, por për ironi nesër është 11 prilli, vdekja e Enver Hoxhës. Unë dyshoj edhe te pjesa e veprimit të gjyqtares së seancës paraprake, që revokoi masën dhe mendoj se mund të ketë një surprizë tjetër, mbetet për t’u parë. SPAK duhet ta verifikojë, nëse nesër do kemi pushim të akuzës dhe kjo nuk do jetë gjë e mirë për SPAK, për pjesën e kualifikimit të veprës penale, ndoshta duhet të kishim kualifikim tjetër të veprës. Nesër nëse nuk ka ndonjë surprizë me mungesë avokati dhe gjyqtari, mendoj se dosja do kalojë patjetër në gjykim. Por do parë nga surprizat. Berisha është i pandehur, është thirrur i pandehur aktualisht, çështja është në seancë paraprake. Nesër është thjesht nëse dosja kalon në gjykim të zakonshëm, pushohet akuza apo rikthehet për plotësim procedurash me afat për SPAK. Për fushatën mendoj se ai nuk preket te kjo dosje, mund të ketë elementë të tjera, por jo te kjo”, shpjegoi avokati .
    Ndërsa analisti Ilir Demaliaj komentoi një çështje tjetër, atë të konsulentit Chris LaCivita, për të cilin tha se Trump e hoqi për vjedhje fondesh nga grupi i fushatës së tij dhe sot ndodhet në gjyq. Për analistin, LaCivita as ia heq dot ‘non gratën’ Berishës dhe as e sjell dot në pushtet, që ta ndihmojë të fitojë zgjedhjet.
    “LaCivita ishte i fushatës së Trump dhe ai e hoqi për abuzime dhe është në gjyq. Nuk ndodh që t’i heqë ‘non gratën’ Berishës, fuqia e LaCivita për t’ia hequr ‘non gratën’ është zero, ashtu sikurse edhe për t’i sjellë fitoren PD-së në fushatë. Mua më duket se këto para që harxhohen me fushatën këtu janë kot, sepse nuk e sjell fitoren as LaCivita dhe as paratë që harxhohen. Fushata duhet të përqendrohet te programi, projektet, investimet. LaCivita nuk e njeh terrenin në Shqipëri dhe fuqia e tij për ta përmbysur rezultatin është pothuajse zero. Rama ka bërë maksimumin e tij dhe më të mirën, edhe pse ka më shumë për të bërë”, nënvizon analisti.

  • “Trump e hoqi për abuzim”, Demaliaj:  LaCivita nuk ka fuqi t’i heqë non gratën Berishës e as ta sjellë në pushtet

    “Trump e hoqi për abuzim”, Demaliaj: LaCivita nuk ka fuqi t’i heqë non gratën Berishës e as ta sjellë në pushtet

    Analisti Ilir Demaliaj ka deklaruar se Chris LaCivita u hoq nga Donald Trump për vjedhje fondesh nga grupi i fushatës së tij dhe sot ndodhet në gjyq.
    Për analistin, LaCivita as ia heq dot ‘non gratën’ Berishës dhe as e sjell dot në pushtet, që ta ndihmojë të fitojë zgjedhjet.
    “LaCivita ishte i fushatës së Trump dhe ai e hoqi për abuzime dhe është në gjyq. Nuk ndodh që t’i heqë ‘non gratën’ Berishës, fuqia e LaCivita për t’ia hequr ‘non gratën’ është zero, ashtu sikurse edhe për t’i sjellë fitoren PD-së në fushatë. Mua më duket se këto para që harxhohen me fushatën këtu janë kot, sepse nuk e sjell fitoren as LaCivita dhe as paratë që harxhohen. Fushata duhet të përqendrohet te programi, projektet, investimet. LaCivita nuk e njeh terrenin në Shqipëri dhe fuqia e tij për ta përmbysur rezultatin është pothuajse zero. Rama ka bërë maksimumin e tij dhe më të mirën, edhe pse ka më shumë për të bërë”, nënvizon analisti.