I ftuar në një emision televiziv, analisti Frrok Çupi komentoi situatën e ish-kryeministrit Sali Berisha me statusin e ‘non grata’ nga SHBA-ja.
Sipas Çupit, Berisha vetë “nuk e dëshiron” heqjen e këtij statusi, ndërsa akti i tij i fundit i lidhur me 6 milionë dollarë, siç tha ai, dëmtoi reputacionin jo vetëm të tij, por edhe të institucioneve amerikane. Analisti shtoi se përpjekjet për ta hequr ‘non grata’-n e Berishës do të nënkuptonin një njollosje të imazhit të SHBA-së, duke theksuar ndikimin negativ që ai vazhdon të ketë kudo ku shfaqet.
“Berishës edhe sikur të ngrihet e gjithë Amerika që t’ia heqë ‘non gratën’ nuk ia heq dot. Sepse vetë Berisha nuk e do. Akti më i fundit i tij kundër vetes ishte 6 milionëshi dhe e mori vesh e gjithë bota. Ia dha Amerikës dhe nuk e dimë se kujt ia dha.
Të guxojë njeri sot që t’i heqë ‘non gratën’ Sali Berishës do të thotë që Amerika ra, u korruptua, u shemb, u turpërua, u njollos. Sali Berisha njollos gjithçka ku shkon me veset e tij. Ai i dha ryshfet Amerikës për ta korruptuar. Edhe bota të ngrihet nuk i heq dot ‘non gratën’”, tha analisti.
Tag: gratën
-

“Vetë Berisha nuk do t’i hiqet non grata”, Çupi shpërthen: Ish-kryeministri bleu turpin me 6 milionë dollarë në SHBA
-

Çupi: Pagesa e Berishës 6 milionë në SHBA në dëm të vetes, turpëroi Amerikën
I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Frrok Çupi komentoi situatën e ish-kryeministrit Sali Berisha me statusin e ‘non grata’ nga SHBA-ja.
Sipas Çupit, Berisha vetë “nuk e dëshiron” heqjen e këtij statusi, ndërsa akti i tij i fundit i lidhur me 6 milionë dollarë, siç tha ai, dëmtoi reputacionin jo vetëm të tij, por edhe të institucioneve amerikane. Analisti shtoi se përpjekjet për ta hequr ‘non grata’-n e Berishës do të nënkuptonin një njollosje të imazhit të SHBA-së, duke theksuar ndikimin negativ që ai vazhdon të ketë kudo ku shfaqet.
“Berishës edhe sikur të ngrihet e gjithë Amerika që t’ia heqë ‘non gratën’ nuk ia heq dot. Sepse vetë Berisha nuk e do. Akti më i fundit i tij kundër vetes ishte 6 milionëshi dhe e mori vesh e gjithë bota. Ia dha Amerikës dhe nuk e dimë se kujt ia dha.
Të guxojë njeri sot që t’i heqë ‘non gratën’ Sali Berishës do të thotë që Amerika ra, u korruptua, u shemb, u turpërua, u njollos. Sali Berisha njollos gjithçka ku shkon me veset e tij. Ai i dha ryshfet Amerikës për ta korruptuar. Edhe bota të ngrihet nuk i heq dot ‘non gratën’”, tha analisti. -

Gjiknuri: Berisha ka si qëllim vetëm hallin e tij, pse duhej të paguante 6 mln dollarë për të hequr non-gratën?
Akuzat e PD për parregullsi në zgjedhje, Damian Gjiknuri, i sheh vetëm te një hall i vetëm, që Sali Berisha të vijojë të qëndrojë në krye të PD-së për të shpëtuar veten.
I ftuar në emisionin Log, në News24, Gjiknuri u shpreh se Sali Berisha e ka në gen mospranimin e rezultatit, kështu tha edhe në dy zgjedhjet e fundit që humbi, ndërkohë që në fushatë qasja e tij ishte ajo e humbësit, duke paguar për të hequr non-gratën.
“Saliun nuk e dëgjojmë për herë të parë që thotë kështu. Kjo ka ndodhur në 2017, po ashtu në 2021. Nuk e sheh problemin te vetja. Ndëra Rama në 2009 kërkoi transparencë.
Gjithsesi, partitë nuk e kanë në kulturë të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve. Berisha e ka më të theksuar. Ai paguan 6 milionë dollarë për të hequr non-gratën. Ai ishte kandidat për Kryeministër, pse duhej ta bënte këtu?
Kam qenë i bindur se Berisha ka qenë violinë e parë edhe kur ishte Basha në krye të PD, i merrte ai vendimet. Çadra, bojkoti dhe qëndrimi në Kuvend ishin të gabuar, të dirigjuar nga Berisha. Qasja e tij ka qenë ajo e humbësit.
Ne jemi te pika që nuk ka asgjë të re. Bëjnë ca akuza, nuk gjejnë 5 prova se si ka ndikuar procesi i vjedhjes, sipas tyre, në një qendër votimi. E gjitha kjo ka të bëjë si të justifikohet humbja. Berisha ka si qëllim vetëm hallin e vet, si në fushatë, ashtu edhe tani”, – theksoi Gjiknuri. -

“Nuk ka asnjë ndryshim për non gratën e Sali Berishës”, DASH e konfirmon për median afër Trump
Media amerikane Fox News, e afërt me Donald Trump, ka shkruar një artikull ku flet për zgjedhjet, ish-këshilltarin e Trump Chris LaCivita, ku mes të tjerash përmendet edhe non grata e kreut të PD.
Në artikull theksohet se si ish-këshilltarët e fushatës së Trump po punojnë me Berishën, duke shpresuar që të ndryshojnë realitetin për udhëheqësin e PD, i cili përballet me udhëheqësin shumë të favorizuar të Partisë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama në zgjedhje.
Media amerikane vë theksin te fakti se nuk ka asnjë lëvizje që mund të tregojë heqje të sanksioneve ndaj Berishës. Fox News i është drejtuar edhe me një kërkesë Departamentit Amerikan të Shtetit për non gratën, ku një zëdhënës është përgjigjur se nuk kanë asnjë për të raportuar lidhur me këtë përcaktim.
“Deri më sot, duket se nuk ka ndonjë lëvizje për sanksionet kundër Berishës.
Në prill, Departamenti i Shtetit nuk iu përgjigj pyetjeve të Fox News Digital nëse do të merrte në konsideratë heqjen e sanksioneve kundër Berishës dhe nëse sanksionet në fuqi penguan zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri.
Një zëdhënës i tha Fox News Digital të enjten se “Departamenti nuk ka asgjë për të raportuar mbi këtë përcaktim në këtë kohë”, thuhet në artikullin e Fox News.
-

“DASH nuk ka marrë asnjë vendim”, Çupi: Lajmet që i është hequr non gratën Berishës, boshe!
Analisti Frrok Çupi thotë se PS do të fitojë 80 mandate në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çupi u shpreh se PS i ka dhënë vendit një pamje europiane.
Analisti gjithashtu ka komentuar lajmet që DASH i ka hequr non gratën Sali Berishës, duke u shprehur se nuk është marrë asnjë vendim i tillë sic pretendohet.
“Unë shoh se mazhoranca i afrohet 80 deputetë. Po, patjetër. Është një popull që është i zgjuar, është përtërirë si edukim.
Është një popull që ka vuajtur prapambetje, mungesë vizioni nga shteti i tij, që është përfaqësuar 13 vjet me radhë nga grupimi politik për të cilim po flasim.
Këta mendojnë dhe e trajtojnë njeriun si një budalla, se edhe po të thuash lajme boshe që DASH i ka hequr non gratën Berishës. Asnjë vendim nuk është marrë, po fyen njerëzit”, theksoi ai. -

Çfarë ndodhi me “non-gratën” dhe vizitën në SHBA? Ja si përgjigjet Berisha
Ndër disa çështje që ka diskutuar gjatë një interviste kreu i PD-së, Sali Berisha foli dhe për drejtuesin e fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita. I pyetur nëse ky i fundit do të marrë pjesë në mbylljen e fushatës së Partisë Demokratike, Berisha e konfirmon se ai do të jetë pjesë.
“Ai do vijë në mbyllje, dhe do sjellë fitoren. Ai ka besim të madh rikthimin e Sali Berishës. Pse e zgjodhi Berishën ai mes qindra të tjerëve? LaCivita do vijë për të festuar rikthimin e Sali Berishës.
Më tej, kreu i PD-së ka folur mbi ‘non gratën’ e tij, ndaj së cilës përmend shpalljen ‘non grata’ të Antony Blinken.
“Gjë më të madhe se shpalljen ‘non grata’ të Antony Blinken, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij, nuk mund të prisnim. Ai sot nuk hyn dot në asnjë ndërtesë federative të vendit të tij. Ai përfundoi njeriu më i padenjë në historinë shtetërore të SHBA-ve. A nuk është kjo një ngushëllim për Sali Berishën?
Edhe Rama nga ana tjetër kudo që shkon, shkon me strajcën e McGonigalit. Ai nuk i mbyll dot çështjet me të. Shqiptarët e dinë se ky është i vetmi kryeministër i faktuar nga Gjykata amerikane se ka dhënë 225 mijë euro shefit të kundërzbulimit të FBI-së për të luftuar opozitën. Ka korruptuar dhe është korruptor”, përfundon Berisha. -

‘Berisha në hall të madh’, Rama nga Pogradeci: Ka dhënë 6 milionë dollarë për të hequr “non gratën”
Kryeministri Edi Rama ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një takimi elektoral në Pogradec, ku u ndal te Sali Berisha dhe çështja e shpalljes së tij “non grata”.
Sipas Ramës, Berisha ka harxhuar 6 milionë dollarë për të tentuar të heqë damkën e vendosur nga SHBA, por pa sukses. Kreu i qeverisë e cilësoi atë si një figurë të pashpresë dhe të dëshpëruar.
“Ky (Berisha) është në një hall shumë të madh. A e keni parasysh kur thoshte ‘na vuri non gratën Edi Rama me Sorosin’? Po ky pse nuk e hoqi non gratën? Për të hequr atë damkën në ballë nxori 6 milionë dollarë. 7 herë 7 vajtën 6 milionë. Nga i nxori, ku i gjeti? Këto janë probleme të mëdha që flasin për një njeri të pashpresë, të dëshpëruar. Që lufton si i mbyturi që kapet pas fijes së barit. Por nuk mund të lejojmë që të bëhet i mbyturi që mbyt. Kjo vlen për demokratët. Duke votuar për 5-sën e ndihmojnë të shkojë në shtëpi, nuk e lënë akoma rrugëve,” – u shpreh Rama. -

Lobimi i PD në SHBA, Zef Brozi: SPAK e FBI të gjurmojnë burimin e parave! Berisha nuk mund ta heqë non gratën
Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, në në intervistë për Report Tv komenton lobimin e PD 6 mln dollarë në SHBA. Zef Brozi i bën thirrje jo vetëm SPAK, por edhe FBI që të gjurmojë burimin e parave. Brozi thotë se është lobim i Berushës për t’i hqeur non gratën, por thekson se kjo nuk do të ndodhë.Brozi komenton edhe fondacionin e themeluar nga Nuredin Seci dhe familja e tij, duke thënë se u themelua vetëm pak dita para nënshkrimit të kontratës së lobimit.
“6 mln dollarë edhe fshatari më i largët e kupton që është lobim i Berishës. Fakt tjetër që dëshmon se miliardat e vëna përmes korrupsionit dhe krimit të klanit Berisha, nuk kanë të shteruar. Janë gati për të paguar 600 miliardë dollarë për t’ia hequr non gratën. Më duket shpenzim i pavend i PD, s’do ta arrijnë kurrë atë qëllim. Nuk bëhet përmes lobimeve heqja e non gratës dhe duke që ata kanë dështuar që në fillim. Më bëri përshtypje edhe humori, tallja e LaCivita, ai u tall, na ka fyer të gjithë shqiptarëve.
Vetëm shqiptarët që s’duan ta kuptojnë kush është Berisha, e besojnë. I bëj thirrje SPAK dhe FBI të gjurmojnë paratë. Të vërtetohet nga po vijnë. Unë jam emigrant vetë dhe s’kam dhënë kurrë para për asnjë parti politike. Të ndiqet paraja. Si është e mundur, ku fondacion u ngrit pak ditë më parë, si mblodhën qindra mijëra euro. E pamundur. Këta patriotë, le të japin publikisht emrat e tyre. Gjurmimi i parasë do na nxjerrë të vërtetën. Nëse është vullneti dhe serioziteti i SPAK, dhe institucioneve të tjera, nëse s’ia kanë kërkuar bashkëpunimin FBI, do ishte një përpjekje për ta zvarrit çështjen. SPAK duhet t’ia ketë dorëzuar kërkesën FBI. Është e thjeshtë, ato patriotë duhet të dëshmojnë lëvizjen e parasë. Mund të ndiqet krejt lehtë lëvizja e parasë. Ky lobim është dështim tjetër i kauzave të PD, e cila në këto zgjedhje mesa duket kauzë kryesore ka heqjen e non gratës së Saliut, e tmerrshme, e turpshme për një parti politike. E vetmja gjë që ka bërë këtë lobim, ka pasur me 6 mln dollarë apo më shumë lobistët në Amerikë”, tha Brozi. -

6 milionë dollarë lobim për non-gratën, Topalli hesht: Partia më ka ngarkuar me detyrë tjetër!
Një ndër temat për të cilën po diskutohet gjerë e gjatë përgjatë ditëve të fundit ka qenë kontrata miliona dollareshe e Partisë Demokratike me kompaninë amerikane “Continental” në SHBA, me qëllim lobimin për “non-gratën” e kreut të bluve, Sali Berishës.
Lidhur me këtë çështje është pyetur së fundmi edhe drejtuesja Politike e Partisë Demokratike për Diasporën, Jozefina Topalli. Teksa ka qenë mesditën e kësaj të mërkure në një deklaratë për shtyp, gazetari e ka pyetur Topallin nëse ka qenë në dijeni të kësaj kontrate dhe për burimin e financimit.
Ndërkohë, Topalli vendosi të përgjigjet shkurt duke thënë se PD ka dhënë një sqarim, duke zbatuar kështu dhe urdhrin e lëshuar nga kryetari Sali Berisha, që të mos bënin deklarata publike apo në media në lidhje me kontratën e lobimit.
“Si përfaqësuese e PD-së për Diasporën, a keni dijeni për kontratën e lobimit me kompaninë amerikane, duke qenë se garant për kontratën ka dalë pikërisht një shqiptar i diasporës, Nuredin Seçi, a keni dijeni se nga vijnë këto para, sili është burimi i financimit dhe çfarë është ky fondacion “Make Albania Great Again”, ishte pyetja nga gazetari në sallë.
Teksa Topalli u përgjigj:“Detyra ime ka qenë krejt tjetër, ndërkohë që Partia Demokratike e ka sqaruar këtë çështje”. -

Rama me gratë e vajzat në Vlorë: Berisha pagoi 6 mln euro për të hequr “non gratën”
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me gratë dhe vajzat në qytetin e Vlorës ka komentuar hetimin e nisur nga SPAK për një lobim 6 milionë euro në SHBA nga Partia Demokratike. Ai u shpreh se kreu i PD Sali Berisha ka paguar 6 milionë euro për të hequr “non gratën”.
Rama theksoi se këto janë para të dyshimta dhe se Berisha po kërkon votën për interesa personale, jo për të ardhmen e vendit.“1997 e përvëloi Vlorën. Është i njëjti personazh, që përsëri vjen vërdallë. Sali Berisha po kërkon votën për hallin e tij personal. Janë paguar 6 mln euro, është bërë kontratë 6 mln euro, thuhet nga patriotë. Berisha pagoi 6 mln euro për të hequr “non gratën” dhe ata para janë të dyshimta për faktin se ku janë gjetur.
Si është e mundur që më shumë para jepen për Berishën për të hequr non gratën sesa për gjithë partitë politike që marrin nga KQZ në fushatë, duke i llogaritur të gjitha bashkë. Më 11 maj keni zgjedhje historike, mes interesit të popullit për të hyrë në BE dhe hallit personal të një 80 e kusur vjeçari”, tha Rama.