Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti fjalën e tij me rastin e aktivitetit të 35-vjetorit të krijimit të Partisë Demokratike.
Berisha kujtoi edhe një herë se u shpall non-grata në SHBA 4 vite më parë prej akteve korruptive të kryeministrit Edi Rama dhe George Soros.
Sipas tij, PD po lufton ndaj një diktature të dytë, pas asaj në fillim vitet ’90, por tashmë kemi të bëjmë me një narko-shtet.
Berisha: Edi Rama ka grabitur pasuritë e shqiptarëve në sasi më të mëdha se sa kanë grabitur në gjithë historinë e marrë së bashku të gjithë regjimet dhe pushtimet. Njëlloj si Hoxha dhe etërit e tij ka vrarë zgjedhjet e lira dhe i ka zëvendësuar në farsë elektorale. Në çdo aspekt që ta kapësh Shqipëria po vuan një diktaturë të dytë, arrestimi i kundërshtarëve, kontrolli i medias. Nëse ne u themeluam për pluralizmin politik, për dinjitetin njerëzor, familjen integrimin e Shqipërisë, arsyet që luftojmë janë më themelore, për shpëtimin e demokracisë. Luftojmë për shpëtimin e Shqipërisë se me shkallën e shpopullimit rrezikojmë zhdukjen e plotë në 5 dekadat që vijnë.
Ne do fitojmë. Vitet e fundit kanë qenë ndër më ë vështira që ka kaluar forca jonë politike. Asnjë opozitë tjetër nuk do kishte mbijetuar sulmeve të padrejta që na u bënë. Ditëlindjet që kemi festuar vitet e fundit, kanë qenë në kushte të vështira. Disa herë pa simbole, një herë tjetër në kushte kur po arrestohej kryetari i saj. Ky përvjetor më i veçanti i 4 viteve të fundit për çdo demokrat. Atë që kemi arritur është shumë dhe jo pak. Na kishin grabitur simbolet e partisë. Në kishin izoluar padrejtësisht me anë të lobingjeve korruptive.
Sot lideri juaj është zv.presidenti i organizatës më të madhe të partive të qendrës së djathtë. Rama dhe Soros shpallën non grata Sali Berishën dhe përdorën prokurorinë politike. Ai që mori vendimin sot është shpallur non grata në vendin e tij si një nga mashtruesit më të mëdhenj të planetit. Na treguan barin por sot narko shteti po shkërmoqet. Mbështetja nga Soros po bie me shpejtësi.
Tag: grata
-

35 vjetori i PD, Berisha: Rama dhe Soros më shpallën non-grata, por sot narkoshteti po shkërmoqet!
-

Berisha: Ata që shpallën ‘non grata’ Sali Berishën sot janë ‘non grata’ në vendin e tyre. Pas Lubisë, radhën e ka Rama
Në 35-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se, ata që e shpallën ‘non grata’, sot janë ‘non grata’ në vendin e tyre dhe këtë mesazh e kishte për ish-sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.
Berisha paralajmëroi dhe Edi Ramën, duke iu drejtuar nga selia blu, se pas Lubi Ballukut, radha është e tij për tu përballur me vjedhjet dhe korrupsion që ka bërë.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Vitet e fundit kanë qenë ndër më të vështirat që ka kaluar forca jonë politike. Siç thashë dhe më parë.
Asnjë opozitë tjetër nuk do kishte mbijetuar dot sulmeve të padrejta që na u bënë. Nga këto sulme, ditëlindjet që forca jonë politike ka festuar vitet e fundit, kanë qenë në kushte të vështira.
Disa herë, e keni festuar 11 dhjetorin pa simbolet e partisë. Një herë tjetër në kushte që po arrestohej kryetari i saj. Por pas këtyre viteve të vështira, më duhet të them se para nesh, ky përvjetor i themelimit të Partisë Demokratike është më i veçanti i 4 viteve të fundit për çdo demokrat, sepse ajo që ne kemi arritur është shumë dhe nuk është pak.
Le të marrim ku jemi sot dhe ku ishim vitet e fundit. Në mënyrën më kriminale, na kishin grabitur simbolet e partisë.
Sot flamuri ynë është më sovran se kurrë. Dhe Partia Demokratike është e demokratëve.
Na kishin izoluar padrejtësisht me anë të lobingjeve korruptive të mafies ndërkombëtare.
Sot, lideri juaj është zëvendëspresident i organizatës më të madhe ndërkombëtare të partive të djathtë, të djathta dhe qendrës së djathtë.
Deri para një viti asnjë mbështetje ndaj padrejtësive që na bënë.
Sot 7 rezoluta ndërkombëtare që denoncojnë farsën elektorale të Edi Ramës, narkoshtetin e tij, lidhjet e tij me Sinaloan e Meksikës dhe mbështesin pa kushte Partinë Demokratike dhe opozitën shqiptare.
Edi Rama, George Soros dhe mafia e tij shpallën ‘non grata’ Sali Berishën dhe përdorën prokurorinë politike për arrestimin e tij.
Por sot, ai që mori vendimin, lavdi Zotit, është shpallur ‘non grata’ në vendin e tij si një nga mashtruesit më të mëdhenj të Shteteve të Bashkuara dhe të planetit.
Na treguan barin, por sot, personat që treguan barin u pensionuan para kohe dhe hetohen për korrupsion.
Por më e rëndësishmja miq, sot narko-shteti është duke u shkërmoqur. Mbështetja që Edi Rama gëzonte nga mafia më e rrezikshme e planetit, George Soros, po bie me shpejtësi.
Asnjë urim nuk ka marrë nga Shtetet e Bashkuara Edi Rama. E gjithë Rilindja ka rënë.
Qeshte Lubia. Një vit më parë kur unë i thoja në parlament se do kesh fatin e Lali Vjedhësit, ndërsa tani nuk futet dot në parlament.
Sot e them këtu para jush, Edi Rama, pas Lubisë, e ke radhën ti!
-

Non grata u sponsorizua nga Soros dhe diplomatë të korruptuar’/ Berisha: Personi që e firmosi është sot vetë non grata brenda SHBA-ve
Në një interviste në ‘Çim Peka Live’, lideri i opozitës shqiptare ka lëshuar akuza të forta në lidhje me shpalljen e tij “non grata”, duke e cilësuar atë si një sulm personal të orkestruar nga “diplomatë të korruptuar” nën ndikimin e miliarderit të ekstremit të majtë, George Soros.
Berisha akuzoi drejtpërdrejt ish-ambasadoren Yuri Kim dhe diplomatin Donald Lu si pjesë të një grupi që mori vendimin, të cilin ai e përshkroi si një hakmarrje personale, pasi më herët i kishte akuzuar ata për korrupsion.
Më tej Berisha risolli në vëmendje të publikut se vetë njeriu që firmosi non grata-n për të nën ndikimin e Soros, ish-sekretari Blinken, është sot vetën non grata brenda SHBA-ve, duke risjellë në vëmendje vendimin e presidentit Trump për Blinkenin.
“Personi që më shpalli non-grata është non-grata në vendin e tij dhe ky është shpërblimi më i madh për mua,” deklaroi ai.
Moderatori Peka solli në vëmendje një deklaratë të fundit të ish-ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, Christopher Hill, i cili në një intervistë të mëparshme i ishte përgjigjur në mënyrë diplomatike pyetjes për përfshirjen e Soros, duke mos e mohuar një gjë të tillë.
Gjatë intervistës Berisha i kushtoi vëmendje të veçantë edhe krijimit të “narkoshtetit” nga Edi Rama.
Ai foli gjithashtu për situatën ekonomike të vendit, ku përmendi rënien e euros ndaj lekut, uljen e eksporteve dhe çmimet stratosferike si pasoja direkte të këtij fenomeni, duke argumentuar se rritja ekonomike e vendit është fiktive dhe e bazuar vetëm tek taksat e rritura dhe jo tek prodhimi.
Kreu i PD përmendi gjithashtu kritikat për përfshirjen në reformën zgjedhore duke theksuar dimensionin ndërkombëtar të procesit dhe domosdoshmërinë e zbatimit të rekomandimeve të OSBE/ODIHR, duke pohuar se do të ishte një “gabim shumë i madh” që opozita të mos përfshihej.
Berisha: Tani, merrni pak non-gratën time. Personi që më shpalli non-grata është non-grata në vendin e tij dhe ky është shpërblimi më i madh për mua mbi tokë, të them të vërtetën. Unë qëndrova ndaj një njeriu…
Peka: se ka një, ka një lajm për këtë se është shumë interesante. Inserti i pestë, Chris Hill për non-gratën tuaj.
Deklarata e Hill: “Shiko, kam mendime personale për këtë se a janë këto lloj sanksionesh të dobishme apo jo. Si rregull i përgjithshëm, për mua, unë jam një person që nuk zgjedh sanksionet si mjetin e parë. Zgjedh dialogun, që do të thotë të përpiqesh të zgjidhësh gjërat. Por nuk jam në pozicion të komentoj ndonjë deklaratë për sanksione. Mendoj se do të ishte një gabim për një ish-diplomat amerikan të vinte të bënte shumë komente për këtë. Nuk mendoj se ndihmon askënd.”
Peka: Shiko sa interesante! Pyetja është konkrete, a ndikoi George Soros apo ka dosje?
Berisha: Nuk e mohon.
Peka: Nuk e mohon. E para dhe e dyta thotë, unë nuk jam për sanksione.
Berisha: Një grup diplomatësh të korruptuar, siç ishte Donald Lu dhe Yuri Kim, të akuzuar nga unë për korrupsion, dhe kjo është e shkuara. Natyrisht me ndikimin direkt të George Soros-it tek ai. Kaq. Ky është një proces në vazhdim, por ky proces të garantoj që ne, domethënë, Partia Demokratike ka marrëdhënie normale me administratën e sotme të Shteteve të Bashkuara dhe vazhdon t’i ketë këto, t’i intensifikojnë. Por për ne gjëja më e rëndësishme për mua është qëndrimi i tyre i ri ndaj narkoshtetit shqiptar. Është ndihma më e jashtëzakonshme, unë merrem çdo ditë, dhe ju vetëm në ekonomi po të ndalni një moment të lexoni. Pasojat më shkatërrimtare të narkoshtetit janë në ekonomi…
-

VIDEO/ Chris Hill: Unë nuk do të zgjidhja ‘non grata-n’ për Sali Berishën
Ish-ambasadori Amerikan në Tiranë në vitet ’90 Christopher Hill, i cili po qëndron në Tiranë këto ditë është pyetur edhe për ‘non gratën’ e dhënë ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha.
Në një intervistë për TCH, Hill është shprehur se, nuk do të kishte zgjedhur asnjëherë sanksionet, shpalljen ‘non grata’ për kryedemokratin, Sali Berisha.
‘Shiko, unë kam opinionet e mia personale për këtë, se a janë këto lloj sanksionesh të dobishme apo jo. Si rregull i përgjithshëm unë jam një person që nuk zgjedh sanksionet si mjetin e parë, zgjedh dialogun, që do të thotë të përpiqesh të zgjidhësh gjërat, por nuk jam në pozicion të komentoj ndonjë deklaratë për sanksione’, ka deklaruar ish-ambasadori Chris Hill.
Nga ana tjetër, ai është shprehur se, komentet nga ish-diplomantët në lidhje me çështje të ndryshme janë të gabuara.
‘Mendoj se do të ishte një gabim, për një ish-diplomat amerikan të vinte të bënte shumë komente për këtë. Nuk besoj se ndihmon askënd’, ka theksuar, ish-ambasadori Christopher Hill.
-

“Nuk e kanë shpallur non-grata prej meje…”/ Artan Hoxha i përgjigjet Belerit: Të doli boja edhe si eurodeputet…
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për shpalljen e tij non-grata nga Greqia.
Hoxha i është përgjigjur Belerit, i cili kishte deklaruar në një studio televizive, se ai nuk ka lidhje me shpalljen non-grata të gazetarit, madje shtoi se Hoxha po u fshihet procesve gjyqësore ku ai e ka paditur për shpifje.
Hoxha hodhi poshtë këtë argument, duke deklaruar se ai shkonte në gjyq por Beleri ishte në burg. Gazetari e cilësoi qesharake arsyen që pretendojnë mediat greke për shpalljen e tij non-grata, një foto ku shfaqet duke bërë shqiponjën, duke e lidhur vendimin e shtetit grek me qëndrimet që ka mbajtur, përfshirë edhe qëndrimet ndaj Belerit.
“Për çështjen e proceseve gjyqësore, kam patur dy procese, por nuk kam patur nevojë të fshihem, sepse ishte Beleri në burg. Ato çështje ishin lehtë të fitueshme nga ne pasi unë kisha dosjen e plotë.
Beleri sot është përfaqësues i një grupi interesash ultranacionaliste, politike madje edhe ekonomike. Situata u agravua, kur kam filluar të publikoj materiale që e implikonin zotin Beleri edhe në mediat greke, për ndihmën që i kishte dhënë kriminelit, që kur ka vajtur në gjykatën e lartë, me dëshminë e Belerit është liruar, pasi e ka paraqitur Beleri si pjesëtar të minoritetit.
Ndërkohë justifikimi që jep zoti Beleri, si eurodeputet… Ai tani është eurodeputet, përfaqësues i partisë në pushtet, mik i kryeministrit grek.
Çfarë ndodh? Foto që është shpërndarë në mediat greke, është thënë gazetari u shpall non grata për shkak të kësaj fotoje. Jam në urën e Konicës, ku ndodhet flamuri grek dhe kam bërë shqiponjën. Unë kam vulat, që kam hyrë në 6 janar të vitit të kaluar dhe kam vajtur në Konicë. Jam kthyer po atë ditë.
Kam edhe vulat, që kam hyrë sërish në 23 shkurt, dy muaj më mbrapa, nëse do më kishin shpallur non-grata për shqiponjën, si kam hyrë unë sërish në Greqi? Kam qenë në mes të Athinës, kam vajtur në Akropoli, kam bërë foto me shqiponja e me rradhë.
I them zotit Beleri mos gënje më se të ka dalë boja edhe si eurodeputet.
Kam hyrë dhe kam dalë si zotëri në Greqi. Vendimi është marrë pas fushatës.
Gjithë kjo histori, nuk është histori që ka të bëjë me mua si qytetar, është mesazh i qartë”, deklaroi ndër të tjera Hoxha. -

Gazetari dhe aktivisti politik, Aulon Kalaja, shpallet “non grata” nga Greqia
Pas Artan Hoxhes, Marin Memes dhe Enkrik Mehmetit, nje tjeter gazetar e aktivist politik eshte shpallur “non grata” nga Greqia. Behet fjale per Aulon Kalane, ish-kandidat per deputet i Partise Demokratike ne zgjedhjet e fundit parlamentare. Lajmin e konfirmon vete Kalaja permes nje deklarate ne Facebook. Ai thote se vendimi eshte i hershem, i perket vitit 2019. Me tej ne reagimin e tij te gjate ai shpjegon arsyet perse mendon se i eshte ndaluar hyrja per ne Greqi.
DeklarataTë dashur miq!
Dua të ndaj me ju lajmin se jam shpallur “PERSONA NON GRATA” nga shteti grek. Në rrugë zyrtare kam kërkuar informacion për motivin e “Non Gratës” ndaj meje, por ka qënë e pamundur. Në rrugë jo-zyrtare kam mësuar se mbi mua ka dy akuza:
– Vendos në rrezik sigurinë kombëtare të Greqisë
– Akuza për racizëmUnë besoj se kjo masë ndaj meje është marë për dy arsye. Së pari për shkak të aktivitetit tim si aktivist dhe së dyti si gazetar.
1- Dua të sjell në vëmëndje, se unë së bashku me një grup aktivistësh-patriotë, veprimtarë të çështjes kombërare, kemi organzuar protestat para kryeministrisë dhe 20 qytete shqiptare, kundër marveshjes ë detit me Greqinë, nga kryeministrat e kohës Rama-Tsipras. Po ashtu protestën e 20 janarit 2018, ku Ministri i Jashtëm grek, Kotzias vizitoi Korçën dhe u takua me Ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati. Kemi kërkuar reciprocitet, që deti të mos shitet, të dikautohet “çështja çame”, marveshja e detit të shkojë për kontroll incidental në Gjykatë Kushtetuese dhe të tjera. Si pasojë e protestave dhe ngjarjeve të tjera, marveshja e detit me Greqinë, dështoi, për fatin tonë të mirë.
2- Gjithashtu një dokumentar që unë kam bërë për vrasjet e shqiptarëve në Greqi, në kufi, në burgje dhe nga policia greke në komisariate. Dokumentari “Drejtësi për Pëllumbin” që është në youtube, flet për lezhjanin Pëllumb Marnikollaj, që vdiq në Komisariatin e Policisë “Ano Patisia” në Athinë, në gushtin e 2016 dhe ku njoftimi i policisë greke është se i riu shqiptar u vetvra duke u hedhur mga kati i tretë i komisariatit.
Por dokumentari që unë kam bërë vërteton se ai u vra brënda në komisarit nga policët greke me mjete jo të mprehta, sipas ekspertit të mjeksisë ligjore të intervistuar nga unë dhe dëshmive të tjera drithëruese. Për rastin Marnikollaj nuk ka drejtësi dhe asnjë autor. Çështja është e ngrirë, kur po kalojnë 10 vjet nga vrasja. Në dokumentar gjithashtu zbardhen emrat e mbi 200 shqiptarëve të tjerë të vrarë nga ushtarë, gardianë burgu dhe policë grekë.
Unë e dua Shqipërinë dhe në rast se ky është metri që segmente të shtetit grek të shpallin të pasëshirueshëm, 100 masa të tilla nuk do më ndalojnë të jem patriot për atdheun tim. Nuk dua as dekorata dhe as spaleta. Ndaj dhe e bëra me dije kaq vonë këtë lajm, pas 8 vitesh pritje, kur nuk kam asnjë shteg tjetër për të kërkuar të drejtën time.
Dua t’ju vëj me dije gjithashtu se masa “non grata” më është komunikuar në kufi me datë 20 korrik 2019. Megjithëse kam bërë çdo tenativë për të vendosur nderin tim në vend, nuk i kam dhënë dot drejtim çështjes. Dua t’ju them se nuk kam mundur të filloj proces gjyqësor në shtetin grek, megjithëse kam bërë çdo përpjekje. Avokatët e mi grekë, 3 të tillë, janë tërhequr nga çështja ime, kur kanë marë kontaktin e parë me policinë greke. E çuditshme, por e vërtetë.
Pa ezauruar shkallët e gjyqësorit grek, nuk mund t’i drejtohem dot Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, ndryshe Gjykata e Strasburgut. Në pamundësi të ndjekjes së kësaj rrugë dhe i bindur në pafajsinë time dhe në njënashmërinë e Greqisë për të më shpallur “person të padëshiruar”, vendosa t’a bëj publik këtë lajm.
Ndjehem i fyer nga kjo masë sepse kurrë nuk kam bërë deklarata alo gjeste raciste dhe asnjë veprimtari që shkel ligjet greke. Po ashtu ndjehem keq, kur në kufijtë e Europës, më ndajnë nga të tjerët dhe më marin në pyetje, pasi shohin shënimin e grekëve në faqen e parë të pashaportës.
Por dua t’ju them që pashaportën nuk e kam ndërruar, megjithësë kanë kaluar vite nga ajo ditë dhe mua më është dashur të lëviz jashtë shtetit. Por kam kërkuar nga nga Policia e BE për mbrojtjen e kufirit, më konkretisht nga një polic gjerman i dislokuar në Postën Kufitare të Kakavijës që të bëntë një shënim për emrin tim dhe ai ka shkruar si më poshtë:
“U kthye nga Policia Greke ne kategorine “INAD”, me opsionin eshte krakterizuar si person i padeshirueshem ne regjistrin kombetar grek “germa H”. Theksojme se ky shtetas eshte gazetar dhe ne sistemin tone nuk ka asnje problem. Oficeri gjerman i “FROTEXS”, dislokuar ne PKK Kakavije, verteton se shtetasi Aulon Kalaja nuk eshte i regjistruar me ndalim hyrje ne “SIS”, Schengen Information System. Ky shtetas ka ndalim hyrje vetem ne shtetin grek, sipas regjistrit kombetar per te huajt.”
Si përfundim, me përllogaritjet e mia, unë mendoj se jam shpallur “non grata” në vitin 2018, ku përkojnë 2 ngjarjet e mësipërme. Pra protestat kundër falsjes së detit Greqisë dhe publikimi i dokumentarit për vrasjet e shqiptarëve nga uniformat greke. Por ende sot e kësaj dite, unë nuk kam një njoftim zyrtar nga shteti grek, se kur është vendosur kjo masë dhe me çfarë motivacioni, që unë të kem të drejtën e ankimit. Prandaj shteti grek ka shkelur ligjin.
Dhe unë dua që të vendoset drejtësi nga Gjykata e Strasburgut. Lajmin se unë jam person i padëshiruar për Greqinë, unë e mora vesh rastësisht, në doganën e “Qafë Botës”, teksa udhëtoja me prindërit dhe të dashurën time, (sot gruaja ime), ku kishim prenotuar pushimet verore në Lefkadha. Familjarët e mi nuk kishin probleme, ndërsa unë u ndalova dhe m’u komunikua masa dhe m’u vendos në faqen e parë të pashaportës vula “NON GRATA”. U kthyem në Shqipëri dhe pushimet greke, u bënë pushime shqiptare. Do të ndjek çdo rrugë ligjore që e vërteta të dalë. Nderi dhe dinjiteti im të kthehen në vendin e vet. Nuk kam bërë asnjë faj në raport me Greqinë.
-

Greqia e ka shpallur “non grata”/ Ish-deputeti opozitar shpjegon arsyet: Ja tre episodet pse…
Greqia ka shpallur një tjetër shqiptar “non grata” dhe ai është gazetari dhe njëkohësisht ish-deputeti i opozitës për zgjedhjet e 11 Majit.
Aulon Kalaja shpjegoi arsyet përse tetë vite më parë Greqia e përfshiu në listën e të padëshiruarve, duke shpjeguar tre nga episodet. Por ai mohoi se ka qenë ndonjëherë rrezik për sigurinë kombëtare të vendit fqinj apo të kishte bërë thirrje raciste.
“Jam shpallur “non grata” se rrezikoja dhe vendosja në rrezik sigurinë kombëtare të Greqisë dhe për thirrje raciste. Por kam kuptuar se protesta e vitit 2018 dhe 2020 ishin shkaqet. Çështja Çame, dhuna ndaj shqiptarëve dhe vrasjet e tyre në Greqi. Një tjetër është dokumentari që bëra për një shqiptar të vrarë atje, ku policia greke pretendoi se ai ishte vetëvrarë duke u hedhur nga kati i tretë nga Komisariati, por pas dokumentarit që bëmë zbuluam se ai ishte vrarë brenda në Polici me mjete të forta dhe nuk ishte hedhur. Këto mendoj se janë tre episodet, por unë nuk kam bërë veprime apo deklarata raciste”, tha gazetari.
Më tej ai shpjegoi se çështjen e ka ankimuar në mënyrë ligjore, po e ndjek dhe do e zgjidhë, teksa u shpreh se kurrë nuk e ka bërë publike, pasi nuk ka dashur të duket si hero apo për ta përdorur politikisht.“Unë nuk e kam deklaruar prej 8 vitesh por unë dua të zgjidh, interesi im nuk është të bëhesha hero duke e deklaruar, s’jam ai tip. Unë dua ta zgjidh sepse më pëlqen Greqia për të shkuar të bëjë pushime atje. Por e shoh absurde se një dokumentar përbën rrezik kombëtar për Greqinë. Në marrëveshjen për ndarjen e detit në protestë nuk jam marrë kurrë me popullin dhe shtetin grek as kam djegur flamurin grek. Ndaj nuk e kuptoj, nuk kam bërë kurrë thirrje raciste”, vijoi ai.
Në fund të shpjegimit të tij për çështjen e shpalljes “non grata”, Kalaja tha se ai ka qenë edhe kundër kandidaturës së Belerit, por masa është marrë para këtij momenti. Ai pret zgjidhjen e kësaj situate dhe daljen nga lista, teksa nënvizoi se Greqia shkeli ligjin dhe procedurat e BE, sepse ai nuk u njoftua.
“Unë kam qenë edhe kundër kandidaturës së Fredi Belerit, por nuk mendoj se jam shpallur për këtë për hir të së vërtetës, sepse jam shpallur para këtyre deklaratave. Unë besoj se do e fitoj këtë çështje, ajo ekziston atje edhe te Avokati i Popullit dhe nuk ka ende përgjigje. Nuk jam njoftuar zyrtarisht për masën dhe kjo bie ndesh me ligjin dhe procedurën e BE”, përfundoi ish-kandidati i opozitës. -

“Edhe unë në listën e non gratave nga Greqia”, reagon sërish Aulon Kalaja: Nuk më ndalojnë të jem patriot për atdheun tim
Edhe gazetari Aulon Kalaja thotë se prej vitit 2019 është shpallur non grata nga Greqia. Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Kalaja thotë se kjo masë i është komunikuar ndërsa ka qenë duke udhëtuar me familjen e tij për pushime në shtetin grek.
Gazetari Kalaja thotë se ende nuk ka njoftim zyrtar nga shteti grek se kur i është vendosur masa dhe me çfarë motivacioni.
Kalaja shkruan se në rrugë jo zyrtare ka mësuar se është shpallur non grata për dy arsye, protestat para kryeministrisë dhe nëpër qytetet shqiptare kundër marrëveshjes së detit me Greqinë. Si edhe për një dokumentar për vrasjet e shqiptarëve nga uniformat greke. Kalaja shton se edhe 100 masa të tilla s’do ta lejojnë që të jetë patriot për atdheun e tij.
Reagimi i plotë i Aulon Kalasë
Dua të ndaj me ju lajmin se jam shpallur “PERSONA NON GRATA” nga shteti grek.
Në rrugë zyrtare kam kërkuar informacion për motivin e “Non Gratës” ndaj meje, por ka qenë e pamundur. Në rrugë jo-zyrtare kam mësuar se mbi mua ka dy akuza:
– Vendos në rrezik sigurinë kombëtare të Greqisë
– Akuza për racizëm
Unë besoj se kjo masë ndaj meje është marrë për dy arsye. Së pari për shkak të aktivitetit tim si aktivist dhe së dyti si gazetar.
1- Dua të sjell në vëmendje, se unë së bashku me një grup aktivistësh-patriotë, veprimtarë të çështjes kombëtare, kemi organizuar protestat para kryeministrisë dhe 20 qytete shqiptare, kundër marrëveshjes ë detit me Greqinë, nga kryeministrat e kohës Rama-Tsipras. Po ashtu protestën e 20 janarit 2018, ku Ministri i Jashtëm grek, Kotzias vizitoi Korçën dhe u takua me Ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati. Kemi kërkuar reciprocitet, që deti të mos shitet, të dikautohet “çështja çame”, marveshja e detit të shkojë për kontroll incidental në Gjykatë Kushtetuese dhe të tjera. Si pasojë e protestave dhe ngjarjeve të tjera, marrëveshja e detit me Greqinë, dështoi, për fatin tonë të mirë.
2- Gjithashtu një dokumentar që unë kam bërë për vrasjet e shqiptarëve në Greqi, në kufi, në burgje dhe nga policia greke në komisariate. Dokumentari “Drejtësi për Pëllumbin” që është në youtube, flet për lezhjanin Pëllumb Marnikollaj, që vdiq në Komisariatin e Policisë “Ano Patisia” në Athinë, në gushtin e 2016 dhe ku njoftimi i policisë greke është se i riu shqiptar u vetëvra duke u hedhur nga kati i tretë i komisariatit. Por dokumentari që unë kam bërë vërteton se ai u vra brenda në komisarit nga policët greke me mjete jo të mprehta, sipas ekspertit të mjekësisë ligjore të intervistuar nga unë dhe dëshmive të tjera drithëruese. Për rastin Marnikollaj nuk ka drejtësi dhe asnjë autor. Çështja është e ngrirë, kur po kalojnë 10 vjet nga vrasja. Në dokumentar gjithashtu zbardhen emrat e mbi 200 shqiptarëve të tjerë të vrarë nga ushtarë, gardianë burgu dhe policë grekë.
Unë e dua Shqipërinë dhe në rast se ky është metri që segmente të shtetit grek të shpallin të padëshirueshëm, 100 masa të tilla nuk do më ndalojnë të jem patriot për atdheun tim.
Nuk dua as dekorata dhe as spaleta. Ndaj dhe e bëra me dije kaq vonë këtë lajm, pas 8 vitesh pritje, kur nuk kam asnjë shteg tjetër për të kërkuar të drejtën time.
Dua t’ju vë me dije gjithashtu se masa “non grata” më është komunikuar në kufi me datë 20 korrik 2019. Megjithëse kam bërë çdo tentativë për të vendosur nderin tim në vend, nuk i kam dhënë dot drejtim çështjes. Dua t’ju them se nuk kam mundur të filloj proces gjyqësor në shtetin grek, megjithëse kam bërë çdo përpjekje. Avokatët e mi grekë, 3 të tillë, janë tërhequr nga çështja ime, kur kanë marrë kontaktin e parë me policinë greke. E çuditshme, por e vërtetë.
Pa ezauruar shkallët e gjyqësorit grek, nuk mund t’i drejtohem dot Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, ndryshe Gjykata e Strasburgut. Në pamundësi të ndjekjes së kësaj rrugë dhe i bindur në pafajësinë time dhe në njëanshmërinë e Greqisë për të më shpallur “person të padëshiruar”, vendosa t’a bëj publik këtë lajm. Ndjehem i fyer nga kjo masë sepse kurrë nuk kam bërë deklarata alo gjeste raciste dhe asnjë veprimtari që shkel ligjet greke. Po ashtu ndjehem keq, kur në kufijtë e Europës, më ndajnë nga të tjerët dhe më marrin në pyetje, pasi shohin shënimin e grekëve në faqen e parë të pasaportës. Por dua t’ju them që pasaportën nuk e kam ndërruar, megjithëse kanë kaluar vite nga ajo ditë dhe mua më është dashur të lëviz jashtë shtetit. Por kam kërkuar nga Policia e BE për mbrojtjen e kufirit, më konkretisht nga një polic gjerman i dislokuar në Postën Kufitare të Kakavijës që të bëntë një shënim për emrin tim dhe ai ka shkruar si më poshtë:
“U kthye nga Policia Greke ne kategorine “INAD”, me opsionin eshte krakterizuar si person i padeshirueshem ne regjistrin kombetar grek “germa H”. Theksojme se ky shtetas eshte gazetar dhe ne sistemin tone nuk ka asnje problem. Oficeri gjerman i “FROTEXS”, dislokuar ne PKK Kakavije, verteton se shtetasi Aulon Kalaja nuk eshte i regjistruar me ndalim hyrje ne “SIS”, Schengen Information System. Ky shtetas ka ndalim hyrje vetem ne shtetin grek, sipas regjistrit kombetar per te huajt.”
Si përfundim, me përllogaritjet e mia, unë mendoj se jam shpallur “non grata” në vitin 2018, ku përkojnë 2 ngjarjet e mësipërme. Pra protestat kundër faljes së detit Greqisë dhe publikimi i dokumentarit për vrasjet e shqiptarëve nga uniformat greke. Por ende sot e kësaj dite, unë nuk kam një njoftim zyrtar nga shteti grek, se kur është vendosur kjo masë dhe me çfarë motivacioni, që unë të kem të drejtën e ankimit. Prandaj shteti grek ka shkelur ligjin. Dhe unë dua që të vendoset drejtësi nga Gjykata e Strasburgut. Lajmin se unë jam person i padëshiruar për Greqinë, unë e mora vesh rastësisht, në doganën e “Qafë Botës”, teksa udhëtoja me prindërit dhe të dashurën time, (sot gruaja ime), ku kishim prenotuar pushimet verore në Lefkadha. Familjarët e mi nuk kishin probleme, ndërsa unë u ndalova dhe m’u komunikua masa dhe m’u vendos në faqen e parë të pashaportës vula “NON GRATA”. U kthyem në Shqipëri dhe pushimet greke, u bënë pushime shqiptare.
Do të ndjek çdo rrugë ligjore që e vërteta të dalë. Nderi dhe dinjiteti im të kthehen në vendin e vet. Nuk kam bërë asnjë faj në raport me Greqinë.
-

“Të doli boja edhe si eurodeputet…”, Artan Hoxha i përgjigjet ashpër Fredi Belerit
Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për shpalljen e tij non-grata nga Greqia.
Hoxha i është përgjigjur Belerit, i cili kishte deklaruar në një studio televizive, se ai nuk ka lidhje me shpalljen non-grata të gazetarit, madje shtoi se Hoxha po u fshihet procesve gjyqësore ku ai e ka paditur për shpifje.
Hoxha hodhi poshtë këtë argument, duke deklaruar se ai shkonte në gjyq por Beleri ishte në burg. Gazetari e cilësoi qesharake arsyen që pretendojnë mediat greke për shpalljen e tij non-grata, një foto ku shfaqet duke bërë shqiponjën, duke e lidhur vendimin e shtetit grek me qëndrimet që ka mbajtur, përfshirë edhe qëndrimet ndaj Belerit.
“Për çështjen e proceseve gjyqësore, kam patur dy procese, por nuk kam patur nevojë të fshihem, sepse ishte Beleri në burg. Ato çështje ishin lehtë të fitueshme nga ne pasi unë kisha dosjen e plotë.
Beleri sot është përfaqësues i një grupi interesash ultranacionaliste, politike madje edhe ekonomike. Situata u agravua, kur kam filluar të publikoj materiale që e implikonin zotin Beleri edhe në mediat greke, për ndihmën që i kishte dhënë kriminelit, që kur ka vajtur në gjykatën e lartë, me dëshminë e Belerit është liruar, pasi e ka paraqitur Beleri si pjesëtar të minoritetit.
Ndërkohë justifikimi që jep zoti Beleri, si eurodeputet… Ai tani është eurodeputet, përfaqësues i partisë në pushtet, mik i kryeministrit grek.
Çfarë ndodh? Foto që është shpërndarë në mediat greke, është thënë gazetari u shpall non grata për shkak të kësaj fotoje. Jam në urën e Konicës, ku ndodhet flamuri grek dhe kam bërë shqiponjën. Unë kam vulat, që kam hyrë në 6 janar të vitit të kaluar dhe kam vajtur në Konicë. Jam kthyer po atë ditë.
Kam edhe vulat, që kam hyrë sërish në 23 shkurt, dy muaj më mbrapa, nëse do më kishin shpallur non-grata për shqiponjën, si kam hyrë unë sërish në Greqi? Kam qenë në mes të Athinës, kam vajtur në Akropoli, kam bërë foto me shqiponja e me rradhë.
I them zotit Beleri mos gënje më se të ka dalë boja edhe si eurodeputet.
Kam hyrë dhe kam dalë si zotëri në Greqi. Vendimi është marrë pas fushatës.
Gjithë kjo histori, nuk është histori që ka të bëjë me mua si qytetar, është mesazh i qartë”, deklaroi ndër të tjera Hoxha. -

Artan Hoxha “non grata” në Greqi, Fredi Beleri: Vendimi nuk lidhet me çështjen time, jam përballur me të në…
fredi beleri
TIRANË- Eurodeputeti Fredi Beleri është shprehu se shpallja “non grata” e gazetarit Artan Hoxha nuk të bëjë me çështjen e tij. Megjithëse thotë se nuk ka një informacion zyrtar për vendimin e autoriteteve greke, sipas eurodeputetit, nuk ka lidhje me çështjen Beleri, ndërsa shton se me gazetarin Hoxha është përballur nëpër gjykata.
“Po lexoj që ishte hakmarrje për çështjen Beleri. Nuk ka të bëjë shpallja e zotit Hoxha non grata me çështjen Beleri unë jam përballur me zotin hoxha në gjykata ai vazhdon të shpifë dhe të thotë opinionet e veta për lajmet dikush duhet t’i vërë një barrierë. Çështja Beleri nuk ka të bëjë me ndalimin e zotit Hoxha, e ka shkruar media greke sot arsyen. Nuk kam informacion zyrtar. Unë jam përballur dhe jam akoma në gjyqe shqiptare ai është shmangur dhe nuk e gjente policia për t’i dhënë fletën e thirrjes. Figurat publike kanë të drejtën e mbrojtjes së jetës private, nuk mund të flasësh duke shpifur. Vetë gazetarët duhet të vetëpastrohen dhe të kemi një gazetari të denjë”, theksoi Beleri në “Off the Record”.Artan Hoxha është ndaluar ditën e dielë që të hyjë në Greqi, dhe i është bërë me dije statusi “non grata” nga shteti fqinj. Hoxha ka qenë duke kaluar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në momentin që është ndaluar nga autoritetet greke, me argumentin që përbën një kërcënim për rendin publik. Gazetarit i është marrë pasaporta, dhe është mbajtur për rreth një orë i ndaluar nga autoritetet greke.
Në dokumentin që iu dorëzua thuhet se ai “Është karakterizuar si person i padëshirueshëm; Konsiderohet i rrezikshëm për rendin publik, sigurinë e brendshme, shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të një ose më shumë shteteve të BE-së”.
Më pas, gazetarit Hoxha i është vendosur kryq me stilolaps në pasaportë mbi vulën e policisë greke dhe i është kërkuar të largohet menjëherë nga territori grek, ndërsa statusi non grata nuk ka afat, çka do të thotë që është i përjetshëm, nëse nuk ka një vendim të dytë nga autoritetet vendase./ZËRI