Granit Xhaka po tregohet një lider i padiskutueshëm te Sunderland-i. Lojtari shqiptar ka rezultuar një nga transferimet më të suksesshme në Premier League në këtë sezon. Edhe mbrëmjen e sotme mesfushori 33-vjeçar ka qenë një nga më të mirët në fushë kundër Evertonit. Madje arriti të shënonte edhe golin e barazimit pët Sunderland-it.
Xhaka shënoi pak sekonda pas nisjes së pjesës së dytë dhe i dërgoi shifrat në ato përfundimtare 1-1. Tashmë Sunderland-i renditet në vendin e 4-t me 18 pikë të grumbulluara gjithsej./Sport Ekspres/
Tag: granit
-

Granit Xhaka është lider i Sunderland-it, shënoi golin që i dha pikë skuadrës
-

“Ai predikon me shembull”! Janë në vendin e 2 të Premier League, trajneri i Sunderland tregon sekretin: është Granit Xhaka…
Sunderlandi ndodhet në vendin e 4 në Premier League pas 9 javësh. Një rezultat mbreslënës i ekipit ku ndodhet edhe Granit Xhaka, teksa në javën e fundit fituan kundër Chelsea në shifrat 1-2.
Ndërkohë trajneri i Sunderland, Regis Le Bris, e ka ngritur Xhakën në një tjetër nivel. “Granit (Xhaka) predikon me shembull. Ai na jep besim dhe shpresë. Ai beson se ne gjithmonë mund të fitojmë. Kështu ndodhi edhe kundër Chelsea, besonte te fitorja në transfertë, ua thoshte edhe lojtarëve në dhomën e zhveshjes. Nëse do të fitosh, mjafton të ndjekësh Xhakën”, tha trajneri i Sunderland. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ -

“Maratonomaku”Granit Xhaka, ja ndikimi i mesfushorit te suksesi i Sunderland
Të gjithë mendonin se Sunderland u ngjit në Premier League për të mos qëndruar gjatë, por deri më tani skuadra ku militon Granit Xhaka konsiderohet si një surprizë e këndshme e sezonit pasi mban vendin e katërt edhe pse janë luajtur 9 javë kampionat.
Pas analizave të ndryshme të bëra rezulton se pas suksesit të “maceve të zeza” qëndron pikërisht mesfushori, i cili u transferua këtë verë në Angli.Të dhënat e mbledhura nga lojtarët në fushë tregojnë se dyshja e mesfushës së Sunderland, e formuar nga Granit Xhaka dhe Noah Sadiki, ka përshkuar plot 200.97 kilometra. Xhaka me 100.83 km dhe Sadiki me 100.14 km janë dy lojtarët, të cilët kanë vrapuar më shumë deri më tani në kampionatin anglez.
Megjithëse në moshën 33 vjeçare, Granit Xhaka vijon të luajë në nivele të larta duke dhënë më të mirën. Duket se rikthimi i tij në Angli pas dy sezonesh në Gjermani te Bayer Leverkusen, i ka bërë mirë mesfushorit me origjinë shqiptare, që në ishull duket i rilindur tashmë. -

Vrasja e Liridona Ademajt/ Del raporti: Naim Murseli e Granit Plava nuk kanë probleme të shëndetit mendor
Naim Murseli dhe Granit Plava nuk kanë asnjë problem të shëndetit mendor. Ekzaminimi psikiatrik i tyre ishte në qendër të seancës së radhës gjyqësore në Gjykatën Themelore të Prishtinës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt Pasi kishin kryer ekzaminimet psikike, në gjykatë u ftuan për t’u përgjigj në pyetje mjekët nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike që kryesuan komisionet e vlerësimit për dy të akuzuarit.
Për Naim Murselin, u tha se janë shfrytëzuar testet dhe analizat e nevojshme dhe rezultati është i qartë.
“Prej fëmijërisë e deri tani nuk janë shfaqur asnjë element i ndonjë çrregullimi të shqetësimit dhe në bazë të shkresave të lëndës nuk është ofruar asnjë dokument që do ta vërtetojë këtë çrregullim”, shprehet Shpend Haxhibeqiri nga Instituti i Psikiatrisë Forenzike.
I akuzuari Naim Murseli, gjatë parashtrimit të pyetjeve, u shpreh i shqetësuar me rrjedhjen e raportit në media. Ai tha se mediat kanë raportuar se “ka qenë i vetëdijshëm për vrasjen” duke i kërkuar sqarime mjekut nëse ka pranuar fajësinë në prani të tij.
“A e kam pranuar ndonjëherë fajësinë për veprën që e kam bërë, për të cilën akuzohem, më fal. Apo e kam mohuar dhe e kam treguar versionin tim?”, tha Murseli.
“Gjatë vlerësimit tonë ne asnjëherë nuk kemi parashtruar pyetjen apo kemi bërë shtytjen që i njëjti se a ka kryer veprën apo jo. Por është e vërtetë që i njëjti ka mohuar gjatë deklarimit që ky e ka bërë veprën”, shtoi Haxhibeqiri.
Sa i përket Granit Plavës, të akuzuarit që dyshohet se ka shkrepur armën që i mori jetën Liridona Ademajt, është konfirmuar se ka qenë përdorues i kokainës. -

Pas propozimit romantik, fejohen Melinda Ademi dhe Granit Muhaxheri!
Këngëtarja shqiptare, Melinda Ademi, ka ndarë me fansat lajmin e bukur të fejesës së saj me partnerin Granit Muhaxheri.
Përmes dy postimeve në Instagram, Melinda zbuloi çastet kulminante të propozimit romantik, i cili ndodhi buzë detit. Granit kishte përgatitur një skenë të veçantë ku mbi një tabelë dekorative shkruhej: “A do të martohesh me mua?” Ky moment emocionues u shoqërua me një unazë fejesë me gur të madh vezullues, që i dha shkëlqim edhe më të veçantë çastit.
Lidhja e tyre, e mbajtur për një kohë të gjatë private, u bë publike vetëm këtë vit, duke surprizuar ndjekësit e Melindës. Ky hap i ri shënon një kapitull të rëndësishëm në jetën personale të artistes, e cila vazhdon të mbetet një nga figurat më të dashura të muzikës shqiptare.
Pas propozimit, dyshja organizoi edhe ceremoninë e fejesës, duke festuar këtë moment të rëndësishëm me familjarët dhe miqtë e tyre më të afërt. Fejesa e Melindës dhe Granitit shënon fillimin e një periudhe të re dashurie dhe bashkëjetese për çiftin, i cili tashmë po përgatitet për planet e ardhshme martesore.
Fansat kanë reaguar me entuziazëm në rrjetet sociale, duke uruar çiftin për këtë nisje të re në jetën e tyre private, ndërsa unaza e veçantë dhe atmosfera romantike e vendit ku ndodhi propozimi kanë bërë që momenti të mbetet i paharrueshëm. -

Mediat zvicerane: Granit Xhaka, një nga më të mirët në fitoren kundër Kosovës
Pas fitores bindëse 4:0 kundër Kosovës, Kombëtarja e Zvicrës tashmë e ka mendjen tek ndeshja e radhës ndaj Sllovenisë, që do të zhvillohet të hënën më 8 shtator në orën 20:45, në kuadër të xhiros së dytë të Grupit B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Shtypi zviceran ka vlerësuar lartë paraqitjen e lojtarëve “helvetikë”, me gazetën “20min” që ka shpërndarë notat e lojtarëve, ku maksimumi është 6 dhe minimumi 1. Kapiteni Granit Xhaka është vlerësuar me notën 5, duke konfirmuar rëndësinë e tij në mesfushë.
Performanca më e lartë i është dhënë Breel Embolo-s, i cili mori notën maksimale 6, për shkak të lojës së shkëlqyer dhe ndikimit vendimtar në rezultat.
Notat e lojtarëve të Zvicrës sipas “20min”:
Gregor Kobel – 5
Ricardo Rodriguez – 4.5
Dan Ndoye – 4.5 / 5.5
Nico Elvedi – 4.5
Silvan Widmer – 5
Fabian Rieder – 5
Granit Xhaka – 5
Remo Freuler – 4
Ruben Vargas – 4.5
Breel Embolo – 6
Miro Muheim – 4
Johan Manzambi – 4.5
Michel Aebischer – 4
Sipas mediave zvicerane, skuadra tregoi lojë të fortë kolektive, por veçanërisht u dalluan Embolo dhe Xhaka, të cilët mbajtën peshën kryesore të fitores./KultPlus.com
-

Hipokrizia nuk njeh limit! Tjetër deklaratë në Zvicër dhe tjetër në Kosovë, shihni se çfarë bën Granit Xhaka
Zvicra ka mundur Kosovën në shifrat 4-0. Një ndeshje e mbyllur që në pjesën e parë, pasi takimi përfundoi 4-0 pas pjesës së parë dhe në të dytën nuk u shënua më asnjë gol. Por tema e shumëdiskutuar e momentit është paraqitja e Granit Xhakës. Nëse më parë Granit Xhaka ka luajtur shumë vëllazërore kundër shqiptarëve, këtë herë mesfushori ynë kishte ndryshuar sjellje. 4-0 në pjesë të parë kundër Kosovës dhe Graniti nuk ishte i kënaqur, kërkonte të fitonte 7-0 ndaj shqiptarëve.
“Unë dua të them se kjo ishte një nga pjesët e para më të mira që ne kemi luajtur ndonjëherë, për një kohë të gjatë. Por pjesa e dytë nuk ishte e mirë. Nuk i kemi bërë gjërat sic ishin planifikuar. Ata që më njohin mua, e dinë që jam kërkues ndaj vetes dhe ekipit. Nuk mund të jemi të kënaqur me pjesën e dytë. Nëse do të luanim si në pjesën e parë, do të fitonim 6-0 ose 7-0. është mëkat që ndeshja mbaroi vetëm 4-0”, tha Granit Xhaka.
Por në fakt nuk ishte vetëm ky problemi. Tmerri më i madh është fakti se Granit Xhaka ka një patriotizëm jo të vërtetë. Në gjuhën zvicerane ose më saktë në mediat e Zvicrës dha një deklaratë të tillë, ndërsa në mediat e Kosovës tha: “Krejt bota e dinë se unë me zemër e me gjak jam shqiptar”. Pra një tjetër deklaratë dashurie për shqiptarët dhe një tjetër dashurie dhe zero mungesë mëshire në mediat e Zvicrës. Kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë, Blerim Dzemaili bëri një gjë të ngjashme në kohët e fundit.?Në mediat zvicerane Dzemaili tha se duhej të punësohej nga Zvicra që t’i bindte lojtarët shqiptarë që të mos shkonin te Kosova dhe Shqipëria por te Zvicra dhe në një tjetër deklaratë në mediat shqiptare, e zbuti qëndrimin e tij duke thënë një tjetër variant. Një lojë me dy porta ku tregohet qartë se shqiptarët veprojnë sipas interesit në shumë momente dhe në pak raste kanë krenari dhe patriotizëm të vërtetë.
Madje duhet theksuar se në mesin e agjensisë së Adrian Bajramit që la Shqipërinë për Zvicrën, ndodhet edhe babai i Granit Xhakës, Ragip Xhaka. Gjithashtu ndryshe nga takimet e mëparshme, këtë herë Granit Xhaka po shijonte cdo gol të Zvicrës dhe po i përgëzonte gjithmonë lojtarët e Zvicrës për golat e shënuar.
Në cdo gol ai shihej duke festuar me ta dhe dukej i uritur për të tjerë gola, ndryshe nga më parë që qëndronte në vend dhe mundohej sadopak për të lehtësuar dhimbjen e Kosovës apo Shqipërisë. Ka ndryshuar diçka në bindjet e Granit Xhakës apo kështu ka qenë gjithmonë?
Kjo nuk mund të ndahet tani, ajo që është e rëndësishme të kuptohet është se Granit Xhaka ka ndryshuar në syrin tonë dhe për të ndeshja e sotme nuk ishte shumë vëllazërore. Ai u shpreh se ndaj Kosovës duhej të kishin fituar 7-0, por në ndeshjen e fundit ndaj Serbisë humbën dhe nuk shprehu të njëjtën dëshirë për të fituar po kaq thellë. Pra përpara se të kërkoj një gjë të tillë kundër Kosovës që ka një ekip më të dobët, Xhaka duhet të jetë kaq shumë i mbushur dhe i motivuar për ta bërë kundër Serbisë. /Sport Ekspres/ -

Ademi për mediat zvicerane: Leon Avdullahu mund të bëhet Granit Xhaka i Kosovës
4 Shtator 2025
13:27
Alfred Lleshi
Agim Ademi foli për “Blick” përpara ndeshjes së kualifikuese të Botërorit mes Zvicrës dhe Kosovës, duke sqaruar zgjedhjen e Leon Avdullahut për të përfaqësuar dardanët: “Zvicra nuk ka pse të ketë frikë prej nesh, jemi miq. Në fund, në futboll fiton ai që merr rezultatin pozitiv”.
Lidhur me lojtarët me dy shtetësi, Ademi u shpreh: “Diaspora shqiptare në Zvicër është e fortë, ruan gjakun dhe rrënjët. I jemi mirënjohës Zvicrës që na ka pranuar, por askënd nuk e kemi detyruar të luajë për ne. Avdullahu vendosi me zemër”.
Ai shtoi se projekti i Kosovës mbështetet te gjenerata e re mes 17-20 vjeç: “Leoni është i mençur, por mbi të gjitha ka ndjekur zemrën. Ne e shohim si lider për 10 vitet e ardhshme. Ai mund të bëhet Granit Xhaka i Kosovës”. -

Ardon Jashari për Granit Xhakën: U rritëm me të njëjtin mentalitet fitues dhe ‘zjarr’ brenda vetes
Ardon Jashari, ylli shqiptar i futbollit, së fundmi është transferuar në ekipin e Milanit, ku edhe ka qenë pjesë e një konference për shtyp.
Në mesin e diskutimeve, Jashari u pyet nga gazetarët për Granit Xhakën dhe ndikimin që ai ka pasur në formimin e mentalitetit të tij fitues, duke pasur parasysh se, përveç pasionit për futboll, ata ndajnë edhe rrënjët shqiptare.
“Xhaka e ka një karakter të fortë dhe është edhe lojtar i madh. Kam mësuar shumë nga ai. Ne jemi rritur njëjtë, ne e kemi këtë mentalitet fituesi, këtë vendosmëri dhe një zjarr brenda vetes. Ne gjithmonë japim gjithçka nga vetja, e kemi atë ‘grintën’ brenda. Kur jemi në fushën e futbollit, duam të fitojmë gjithmonë. Unë dua të kontribuoj dhe ta transmetoj ‘zjarrin’ tim tek ekipi. Shpesh, ekipi që i ka këto më shumë – fiton”, deklaroi 23 vjeçari.
Kjo deklaratë e Jasharit thekson mentalitetin e ngjashëm të të dy lojtarëve dhe mirënjohjen që kanë për njëri-tjetrin duke e parë si një nga ato vlera që vijnë nga rrënjët e një kombi. Kjo forcë shpirtërore, bashkë me pasionin e përbashkët, i bën ata më të fortë dhe më të vendosur në çdo sfidë./KultPlus.com
-

Granit Xhaka bëhet kapiten i Sunderland
Sunderland ka konfirmuar se mesfushori Granit Xhaka do të mbajë shiritin e kapitenit për sezonin e ardhshëm të Premier League 2025/26.
I transferuar këtë verë nga Bayer Leverkusen për rreth trembëdhjetë milionë funta, Xhaka ka fituar menjëherë besimin e klubit falë përvojës së tij të madhe. Tridhjetë e dy vjeçari më parë ka qenë kapiten i Arsenal dhe ka luajtur një rol vendimtar në fitoren historike të titullit të parë në Bundesliga nga Leverkusen.
“Është një krenari e madhe për mua të jem kapiten i këtij klubi. Shpresoj të tregoj lidershipin tim brenda dhe jashtë fushës, duke ndihmuar shokët e skuadrës dhe klubin në çdo aspekt. Ata që më njohin e dinë që jam fitues dhe dua të fitoj dhe këtë e pres edhe nga bashkëlojtarët”, ka thënë Xhaka.
Sunderland rikthehet në Premier League pas tetë vitesh dhe sezonin e hap më 16 gusht, në shtëpi ndaj West Ham./rtk/ KutlPlus.com