Tag: granatë

  • Greqi, 19 vjeçari vdes në krye të detyrës/ Shkak, shpërthimi i një granate dore

    Greqi, 19 vjeçari vdes në krye të detyrës/ Shkak, shpërthimi i një granate dore

    Rafel Jorgo Galifianaki, ushtari 19 vjeçar mbylli sytë përgjithmonë pas shpërthimit të një granate dore, gjate shërbimit të tij në ushtrinë greke. Ministri i mbrojtjes Nikos Dendias ka shpallur tre ditë zie në Forcat e armatosura në nderim të kujtimit të ushtarit që humbi jetën në detyrë.

    Familjarët janë tronditur nga lajmi, ndërsa babi i tij shkruan në rrjetete sociale se i biri “mbylli sytë si një hero”. Ngjarja ndodhi gjatë një stërvitje të zakonshme ushtarake.

    19 vjeçari i ishte bashkuar forcave të armatosura greke, akademia ushtarake e Rodosit, rreth një vit më parë,  dhe mbante rolin e ushtarit piroteknik, ose ndryshe personi përgjegjës që kontrollonte armët dhe municionet përpara stërvitjeve ushatarke.

    Ai së bashku me rreshterin e tij, 39 vjeç, mesa duket gabuan në bërjen gati të granatave të dorës, njëra prej të cilave shpërtheu, duke i marrë jetën të riut dhe duke plagosur rënd eprorin e tij.

    Dyshimet e para janë se shkak i incidentit ishte aktivizimi i parakohshëm i granatës.

    19 vjeçari u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa rreshteri 39 vjeçar u dërgua në spitalin me të afërm, me trauma të shumta pa një gjymtyrë.

    Avokati i familjes, Giorgos Kokosalis, njoftoi se një ekspert balistik dhe piroteknik është angazhuar për të hetuar rrethanat e aksidentit dhe për të siguruar transparencë të plotë mbi incidentin.

    Trupi i Rafaelit do të transportohet në Kretë këtë të enjtë, ndërsa funerali i tij do të mbahet të premten në orën 11:00.

  • Gjendet granatë dore pranë sheshit “Skënderbej” në Tiranë

    Gjendet granatë dore pranë sheshit “Skënderbej” në Tiranë

    Policia e Tiranës ka njoftuar se ditën e hënë, në afërsi të sheshit “Skenderbej”, është gjetur një granatë dore.
    Mësohet se granata ka qenë jofunksionale, si ato të Luftës së Dytë Botërore.

    Po punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

     

  • Granatë dore në qendër të Tiranës, çfarë ndodhi pranë sheshit “Skënderbej”

    Granatë dore në qendër të Tiranës, çfarë ndodhi pranë sheshit “Skënderbej”

    Policia e Tiranës ka njoftuar se ditën e hënë, në afërsi të sheshit “Skenderbej”, është gjetur një granatë dore.
    A2CNN mëson se granata ka qenë jofunksionale, si ato të Luftës së Dytë Botërore.
    Po punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

  • Gjendet një granatë dore pranë Urës së Dajlanit, policia rrethon zonën, pritet ndërhyrja e forcave xheniere

    Gjendet një granatë dore pranë Urës së Dajlanit, policia rrethon zonën, pritet ndërhyrja e forcave xheniere

    Një granatë dore difensive është gjetur sot në mëngjes në një ferrë jo larg bregut të detit në zonën e Urës së Dajlanit.

    Ka qenë një nga rojet e një kompanie e cila po ndërton aty pranë ai që e ka konstatuar granatën e dorës.Është njoftuar policia e cila ka bërë rrethimin e zonës.
    Kemi të bëjmë me një granatë dore difensive e cila ka qenë pjesë e armatimit të Ushtrisë Shqiptare.Aji duhet të jetë aty që nga trazirat e vitit 1997. Ajo është e pa armatosur pra në gjendje arke. Sidoqoftë do të jenë xhenierët të cilët do të merren me asgjësimin e saj.Ajo është një zonë e cila frekuentohet nga ata që bëjnë ecje apo vrap ne qëllime sportive.

    Top Channel

  • Gjendet një granatë dore në Urën e Dajlanit, forcat xheniere në vendngjarje

    Gjendet një granatë dore në Urën e Dajlanit, forcat xheniere në vendngjarje

    foto ilustruese

    DURRËS- Një granatë dore difensive është gjetur mëngjesin e sotëm në zonën e Urës së Dajlanit, gjatë punimeve të kryera nga një kompani private. Sipas raportimeve, granata u vu re nga rojet e sigurisë të kompanisë, të cilët menjëherë njoftuan policinë.
    Pas sinjalizimit, uniformat blu kanë rrethuar zonën dhe po mbikëqyrin vendngjarjen, ndërsa forcat xheniere janë nisur për të kryer asgjësimin e pajisjes shpërthyese në mënyrë të sigurt./ZËRI

  • Durrës/ Gjendet një granatë dore pranë Urës së Dajlanit

    Durrës/ Gjendet një granatë dore pranë Urës së Dajlanit

    Një granatë dore difensive është gjetur mëngjesin e sotëm në zonën e Urës së Dajlanit.
    Granata është konstatuar nga rojet e një kompanie e cila po kryen punime në këtë zonë.
    Pas njoftimit uniformat blu kanë bërë rrethimin e zonës, teksa forcat xheniere do të merren me asgjësimin e saj.

  • VIDEO/ Gjendet një granatë dore pranë Urës së Dajlanit, policia rrethon zonën

    VIDEO/ Gjendet një granatë dore pranë Urës së Dajlanit, policia rrethon zonën

    Një granatë dore difensive është gjetur sot në mëngjes në një ferrë jo larg bregut të detit në zonën e Urës së Dajlanit. 
    Ka qenë një nga rojet e një kompanie e cila po ndërton aty pranë ai që e ka konstatuar granatën e dorës.Është njoftuar policia e cila ka bërë rrethimin e zonës. 
    Kemi të bëjmë me një granatë dore difensive e cila ka qenë pjesë e armatimit të Ushtrisë Shqiptare.Aji duhet të jetë aty që nga trazirat e vitit 1997. Ajo është e pa armatosur pra në gjendje arke. Sidoqoftë do të jenë xhenierët të cilët do të merren me asgjësimin e saj.Ajo është një zonë e cila frekuentohet nga ata që bëjnë ecje apo vrap ne qëllime sportive. 

  • E rëndë/ I plasi një granatë ndërsa po punonte tokën, plagoset 49-vjeçari (Detaje)

    E rëndë/ I plasi një granatë ndërsa po punonte tokën, plagoset 49-vjeçari (Detaje)

    Një 49-vjeçar është plagosur ditën e sotme, pasi një granatë e vjetër e cila ndodhej në tokë ka shpërthyer. Granat ka shpërthyer gjatë kohës kur 49-vjeçari po punonte tokën. 49 vjeçari banues në fshatin Gështenjas është dërguar menjëherë drejt ambjenteve të spitalit, ku ka marrë ndihmën e specializuar mjeksore.
    Ai ka marrë disa dëmtime në trup, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Polica po heton më shumë mbi rastin.
    Njoftimi i policisë:
    Pogradec/Informacion paraprak
    Sot, në fshatin Gështenjas, shtetasi G. Y., 49 vjeç, duke punuar me mjet bujqësor, në tokën e tij, është dëmtuar në trup, dyshohet nga shpërthimi i një granate të vjetër që ndodhej në tokë. Shtetasi G. Y. po merr ndihmë mjekësore në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

  • Shpërthen granata e Luftës së Dytë Botërore, plagoset 49-vjeçari në Pogradec

    Shpërthen granata e Luftës së Dytë Botërore, plagoset 49-vjeçari në Pogradec

    PAMJE NGA VENDNGJARJA

    POGRADEC-Një incident është regjistruar në Pogradec, ku një 49-vjeçar është plagosur pas shpëthimit të një granate dore. Objekti ka shpërthyer, teksa Gentian Yzellari ishte duke punuar tokën me një mjet bujqësorë fshatin Gështenjas.
    Sipas informacioneve i lënduari i cili ka marrë dëmtime në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit mund të transportohet në Tiranë për mjekim të specializuar. Dyshohet se granata i përket periudhës së Luftës së Dytë Botërore.
    “Sot, në fshatin Gështenjas, shtetasi G. Y., 49 vjeç, duke punuar me mjet bujqësor, në tokën e tij, është dëmtuar në trup, dyshohet nga shpërthimi i një granate të vjetër që ndodhej në tokë. Shtetasi G. Y. po merr ndihmë mjekësore në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.”, njoftoi sot policia./ZËRI

  • Pogradec/ Ishte duke punuar tokën, 49-vjeçari plagoset pas shpërthimit të një granate dore

    Pogradec/ Ishte duke punuar tokën, 49-vjeçari plagoset pas shpërthimit të një granate dore

    Një 49-vjeçar ka mbetur i plagosur pas shpërthimit të një granate dore
    Ngjarja është regjistruar sot në fshatin Gështenjas, teksa ishte duke punuar tokën me një mjet bujqësor.
    Gentian Yzellari ndodhet në spitalin e Pogradecit, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Sipas informacioneve i lënduari i cili ka marrë dëmtime në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit mund të transportohet në Tiranë për mjekim të specializuar.
    Aktualisht në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për kryerjen e veprimeve për zbardhjen e ngjarjes. Dyshohet se granata i përket periudhës së luftës.
    “Sot, në fshatin Gështenjas, shtetasi G. Y., 49 vjeç, duke punuar me mjet bujqësor, në tokën e tij, është dëmtuar në trup, dyshohet nga shpërthimi i një granate të vjetër që ndodhej në tokë. Shtetasi G. Y. po merr ndihmë mjekësore në spital dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi sot policia.