Një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, rreth orës 15:00, në fshatin Kukur të Gramshit.
Zjarri, i cili ka nisur ende në rrethana të paqarta, ka përfshirë me shpejtësi të gjithë godinën.
Banesa, e cila në katin e parë shfrytëzohej edhe si njësi shërbimi, ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të Gramshit, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në banesat përreth.
Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet që çuan në përfshirjen e objektit nga zjarri.
Tag: gramshit
-

VIDEO- Flakët përfshijnë një shtëpi 2-katëshe në Gramsh, shkrumbohet banesa
-

Digjet banesa në fshatin Kukur të Gramshit
Digjet një banesë në fshatin Kukur të Gramshit.
Zjarri ka përfshirë katin e dytë të shtëpisë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.
Mjetet zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes por është terreni i vështirë pasi fshati ndodhet rreth 2 orë larg qytetit.Paraprakisht mësohet se nuk ka përsona të lënduar./vizionplus.tv
-

Përfshihet nga flakët një banesë në një fshat të Gramshit, zjarrfikëset nisen drejt vendngjarjes, terren i vështirë
Përfshihet nga flakët një shtëpi në fshatin Kukur të Gramshit.
Korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku bën me dije se sipas informacioneve të para nuk raportohet për të lënduar.
Zjarri ka përfshirë katin e dytë të shtëpisë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet. Mjetet zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes.
Kukuri është rreth 2 ore larg nga Gramshi, në një zonë malore.Top Channel
-

Zjarr në Bulçar të Gramshit, dy helikopterë të Ministrisë së Mbrojtjes nisen për shuarjen e flakëve
Një vatër zjarri e cila u shfaq që në orët e para të ditës së sotme në fshatin Bulçar të Gramshit, vijon të jetë aktive në pyllin me pisha.
Terri i thyer ka bërë që forcat zjarrfikëse ta kenë të pamundur shuarjen e flakëve.
Mësohet se në drejtim të Gramshit janë nisur dy helikopterë të Ministrisë së Mbrojtjes për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.
Kujtojmë që nga zjarret që përfshinë Gramshin në muajin gusht, u dogjën me mijëra hektarë dhe u shkrumbuan me dhjetëra banesa. -

Zjarri në fshatin Bulçar të Gramshit, 2 helikopterë ndërhyjnë për shuarjen
PAMJE NGA ZJARRI
GRAMSH-Një vatëtr zjarri ka rënë mëngjesin e sotëm në periferi të Gramshit. Flakët vijojnë të jenë aktive në pyllin me pisha prej mëngjesit, ndërsa terreni i thyer ka bërë që forcat zjarrfikëse ta kenë të pamundur shuarjen e zjarrit. Në ndihmë të zjarrëfikëses dhe banorëve janë nisur dy helikopterë të Ministrisë së Mbrojtjes për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.
-

Ajazi: 21 shtretër të rinj elektrikë për spitalin e Gramshit
Spitali i Gramshit pajiset me 21 shtretër të rinj spitalorë, elektrikë dhe modernë.
Kryetari i bashkisë së Gramshit, Besian Ajazi nënshkroi sot një marrëveshje bashkëfinancimi me drejtorin e zyrës për Shqipërinë dhe Kosovën i fondacionit “Islamic Relief Albania” për pajisjen me 21 shtretër të rinj spitalorë, elektrik dhe modern të spitalit të qytetit të Gramshit.
Kryebashkiaku Ajazi u shpreh se fondacioni Islamic Relief Albania është mbështetës i pakursyer i qytetit të Gramshit në shumë fusha të ndryshme.
Ajazi u shpreh se pajisja e spitalit me 21 shtretër të rinj elektrikë vjen pas bashkëfinancimit për blerjen e autoambulancës së re për spitalin.
Ai shtoi se, priten shumë shpejtë edhe mbi 40 shtretër të tjerë.
Kryebashkiaku shtoi se pas pak ditësh nis ndërtimi i 7 ambulancave të reja në 7 fshatra dhe ujësjellësi i ri në Skëndërbegas. -

Zjarri shkrumboi disa fshatra të Gramshit, bashkisë i akordohet 3 milionë lekë fond ndihmë
Këshilli Bashkiak i Elbasanit ka miratuar në unanimitet një fond ndihme për Bashkinë e Gramshit pas emergjencës së shkaktuar nga zjarri në muaji gusht, i cili preku disa fshatra.
Fondi prej 3.000.000 lekë të reja ka për qëllim mbështetjen e menjëhershme të Bashkisë Gramsh për të përballuar kostot e dëmeve që kanë ardhur si pasojë e kësaj fatkeqësie, lehtësimin e barrës financiare që ka shkaktuar emergjenca, mundësimin e rikuperimit të një pjese të dëmeve të shkaktuara në territorin e saj, forcimin e bashkëpunimit ndërbashkiak dhe frymës së ndihmës reciproke për përballimin e fatkeqësive natyrore dhe jo vetëm.
Top Channel
-

Fshatrat e shkrumbuar të Gramshit/ Skënderbegas, banorët: Pamë ferrin me sy
Kjo është gjithçka që mbeti pas zjarrit që përfshiu 7 fshatra të bashkisë së Gramshit.
Flakët që morën gjithçka që u dilte para shkrumbuan mijëra sipërfaqe toke.
Banorët përjetuan atë që nuk mund ta kishin parë edhe në ëndrrën më të frikshme.
Disa ditë pas targjedisë së zjarreve, kujtojnë të prekur momentet e ferrit sesi flakët iu rrezikuan jetën.
Disa humbën gjithçka kishin e të tjerëve, zjarri u erdhi pranë banesës së tyre, por falë luftës me flakët shtëpia e tyre nuk pësoi të njëjtin fat si banesat e komshinjëve që u dogjën plogësisht.
Në këtë banesë e cila është shkrumbuar plotësisht si dëshmi se dikur aty ka patur jetë ka mbetur vetëm sahati i dritave i rënë në tokë ndërsa gjithçka tjetër u dogj.
Në zjarrin më të madh që ka përfshirë ndonjëherë një zonë të qarkut të Elbasanit u angazhuan qindra forca të shërbimeve të asistuara edhe nga 6 helikopterë.
Shefi i shërbimit zjarrfikës të Gramshit, Ilir Llapushi tregon se ky ishte operacioni më i vështirë dhe më i rrezikshëm që ka hasur ndonjëherë.
Zjarri dogji rreth 40 banesa duke lënë shumë familje në qiell të hapur. Kryebashkiaku Besion Ajazi thotë se grupet në terren do të verifikojnë të gjitha dëmet për të dëshmëporbyer të prekurit.
Edhe pse nuk ka ende të dhëna të sakta dëmet materiale të shkaktuara gjatë zjarrit në Gramsh llogariten kolosale.
Për të rikthyer jetën siç ishte përpara se flakët të digjnin shatrat do të duhet pak kohë.
I goditur nga zjarret, banorët humbën mundin e një jete. Flakët dëmtuan kurorën e gjelbër të Gramshit, që ndoshta do të duhen dekada për ta rikuperuar.
Dhe kjo që ndodhi mund të shërbejë si një mësim se pakujdesia mund të shkaktojë tragjedi të poërmasave të mëdha.

