Tag: Gramsh

  • Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit/ Emërime dhe rotacione në komisariate dhe policinë kufitare

    Lëvizje të reja në Policinë e Shtetit/ Emërime dhe rotacione në komisariate dhe policinë kufitare

    Policia e Shtetit ka pësuar një valë të re ndryshimesh në nivelet drejtuese, me disa emërime të rëndësishme në krye të komisariateve dhe në strukturat e Policisë Kufitare. Burime zyrtare konfirmojnë se këto rotacione përfshijnë një pjesë të madhe të territorit, nga veriu në jug të vendit.
    Lëvizjet synojnë forcimin e kapaciteteve drejtuese në strukturat vendore dhe janë shtrirë nga Kurbin e deri në Himarë e Sarandë.

    Emërimet e reja janë si më poshtë:

    Ajet Bega – Shef i Komisariatit të Policisë Kurbin

    Leonard Ndreka – Shef i Komisariatit të Policisë Gramsh

    Krenar Guçe – Zëvendësdrejtor për Krimet në DVP Elbasan

    Gentian Dedej – Shef i Komisariatit të Policisë Pogradec

    Faik Ruko – Shef i Komisariatit të Policisë Korçë

    Florian Dano – Drejtues i Policisë Kufitare në Dibër

    Elvid Shehu – Emëruar në Policinë Kufitare në Sarandë

    Ferit Merkaj – Shef i Komisariatit të Policisë Himarë

    Kliton Zharri – Shef i Komisariatit të Policisë në Cërrik

  • E zuri poshtë masivi i dheut teksa po punonte, ndërron jetë 58-vjeçari në Gramsh

    E zuri poshtë masivi i dheut teksa po punonte, ndërron jetë 58-vjeçari në Gramsh

    Një 58-vjeçar ka ndërruar jetë tragjikisht në Gramsh ditën e sotme, pasi e zuri poshtë një masiv dheu.
    Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tervol, gjatë punës me fadromë, për hapjen e një pusi.Pas incidentit fatal blutë kanë shoqëruar në Komisariat drejtuesin e fadromës
    “Në fshatin Tervol, dyshohet se gjatë punës me fadromë, për hapjen e një pusi, ka rrëshkitur një masiv dheu dhe ka rënë mbi shtetasin H. D., 58 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i fadromës, shtetasi S. B., 51 vjeç, është shoqëruar në Komisariat”, informoi sot policia.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

  • E zë poshtë masivi i dheut teksa hapej një pus, humb jetën

    E zë poshtë masivi i dheut teksa hapej një pus, humb jetën

    Një burrë ka humbur jetën tragjikisht këtë të premte në fshatin Tervol të Gramshit. Viktima është shtetasi H. D., 58 vjeç.
    Autoritetet policore raportojnë se gjatë punës me fadromë për hapjen e një pusi, dyshohet se ka rrëshkitur një masiv dheu dhe ka rënë mbi 58-vjeçarin, i cili për pasojë ka humbur jetën në vend
    Drejtuesi i fadromës, shtetasi S. B., 51 vjeç, është shoqëruar në komisariat. Policia thotë se grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

  • E zuri poshtë masivi i dheut teksa hapej një pus, humb jetën 58-vjeçari në Gramsh

    E zuri poshtë masivi i dheut teksa hapej një pus, humb jetën 58-vjeçari në Gramsh

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Tervol të Gramshit, ku ka humbur jetën një 58-vjecar.
    Mësohet se gjatë punës me fadromë, për hapjen e një pusi, ka rrëshkitur një masiv dheu dhe ka rënë mbi shtetasin H. D., duke e lënë të vdekur.
    Ndërkohë, drejtuesi i fadromës është shoqëruar në Komisariat.
    “Në fshatin Tervol, dyshohet se gjatë punës me fadromë, për hapjen e një pusi, ka rrëshkitur një masiv dheu dhe ka rënë mbi shtetasin H. D., 58 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.
    Drejtuesi i fadromës, shtetasi S. B., 51 vjeç, është shoqëruar në Komisariat”, njofton policia.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit./Opinion.al

  • U vuri zjarrin shkurreve që i kishin mbuluar varrin e së ëmës, e pëson 33-vjeçari në Elbasan

    U vuri zjarrin shkurreve që i kishin mbuluar varrin e së ëmës, e pëson 33-vjeçari në Elbasan

    Policia e Elbasanit ka zbardhur ngjarjen e zjarrvënies në varrezat e fshatit Shënkoll në datën 2 korrik.
    Pas hetimeve të thelluara rezultoi se i dyshuar për ngjarjen ishte një 33-vjeçar që u procedua penalisht në gjendje të lirë dhe që dëshmoi se po përpiqej të digjte barishtet që kishin mbuluar varrin e nënës së tij, por situata ka dalë jashtë kontrollit.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan konfirmuan sot (7 korrik) se referuan materialet në Prokurori për A. R., 33 vjeç, pasi “dyshohet se në varrezat në lagjen “Shënkoll” ka ndezur zjarr për të djegur disa barishte në afërsi të varrit të nënës së tij, dhe nga pakujdesia është djegur një sipërfaqe toke”.
    Po kështu u procedua edhe S. P., 77 vjeç, pasi ka ndezur zjarr për të djegur disa mbeturina dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe barishte.
    Një tjetër vatër zjarri nga pakujdesia u shënua edhe në Gramsh, teksa një person u mor nën akuzë.
    “F. Ll., 46 vjeç, dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur disa barishte, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre”, tha policia.
    Ditën e djeshme (6 korrik), edhe anëtari i Këshillit Bashkiak të Elbasanit, Erjon Murataj, ka denoncuar zjarrvënien në varrezat e qytetit. Në videon e publikuar nga Murataj dukej se si zjarri ka shkrumbuar çdo gjë në një sipërfaqe të madhe në varrezat e Elbasanit.
    Sipas Bashkisë Elbasan, zjarri në këto varreza është një ngjarje e përsëritur dhe e qëllimshme, dhe për këtë janë bërë denoncimet përkatëse.

  • Ministrja Anila Denaj “na deh” me livandot e Kushovës, këtë aromë zhvillimi dhe shpresë për të ardhmen rurale

    Ministrja Anila Denaj “na deh” me livandot e Kushovës, këtë aromë zhvillimi dhe shpresë për të ardhmen rurale

    Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, znj. Anila Denaj, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një mozaik pamjesh magjepsëse nga fushat e livandos në fshatin Kushovë të Gramshit, një peizazh që të mrekullon dhe që më shumë se një bukuri natyrore, është një premtim për një model të qëndrueshëm zhvillimi rural.
    Në një ndër zonat më të thella e më pak të eksploruara të Shqipërisë së Mesme, ku dikur tokat mbeteshin të papunuara dhe shpresat për një jetë më të mirë shuheshin me mungesën e mundësive, sot ka mbirë livanda, kjo bimë aromatike e dashur nga Mesdheu deri në Alpet franceze, që në Kushovë ka gjetur jo vetëm klimën, por dhe zemrat e punës së ndershme të banorëve vendas.Pamjet që ndan Ministrja Denaj janë një himn i qetësisë, i rendit të natyrës dhe harmonisë me njeriun. Vjollca e livandos që shtrihet në valë të lehta përtej kodrave, dhe mbart në vete aromën e një bujqësie të re, asaj që nuk është më vetëm për mbijetesë, por për cilësi, turizëm, eksport dhe identitet.

    Në postimin e saj, Ministrja bashkë me urimin mirëmëngjesi dhe një të diel të qetë, shpreh vlerësimin për fermerët që kanë zgjedhur të investojnë në bimë mjekësore dhe aromatike, si një formë e re bujqësie që i jep vlerë shtuar tokës, promovon punësimin lokal dhe sjell më pranë vizionin për një bujqësi inovative, ekologjike dhe konkurruese në tregun europian.Lavanda në Kushovë nuk është thjesht një kulturë bujqësore, ajo është simbol i transformimit, i kthimit të vëmendjes drejt zonave të harruara, ku natyra ka ruajtur pastërtinë dhe potencialin, dhe ku me pak mbështetje institucionale, fshati mund të rilindë si qendër prodhimi, turizmi rural dhe kulture.Kjo iniciativë, përveçse një pamje që të mbush sytë dhe shpirtin, është një thirrje për të kuptuar se zhvillimi fillon nga toka dhe se një aromë e thjeshtë livandoje mund të sjellë një valë të re shprese për komunitete të tëra që jetojnë në kufijtë e harresës.Albert Vataj

  • ‘Për elbasanasit uji po bëhet një luks’/ Himçi: Nga 1 gushti çmimi do të rritet deri në 87 lekë për metër kub

    ‘Për elbasanasit uji po bëhet një luks’/ Himçi: Nga 1 gushti çmimi do të rritet deri në 87 lekë për metër kub

    Anëtari i Këshillit Bashkiak të Elbasanit, Bledi Himçi ka paralajmëruar rritjen e ujit të pijshëm në këtë qytet, duke theksuar se për qytetarët, tarifimi do të hyjë në fuqi më 1 gusht.

    Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Himçi tha se tarifa për rritjen e ujit të pijshëm deri në 87 lekë për metër kub, nuk është një vendimmarrje e sotme, porse e marrë një vit më parë nga mazhoranca me forcën e kartonëve të këshilltarëve socialistë, pavarësisht kundërshtimit të hapur dhe të argumentuar nga ana jonë si opozitë.

    Sipas Himçit, vendimi  për rritjen e tarifës së ujit, nuk përfaqëson asnjë reformë reale, përkundrazi, është pasojë direkte e politizimit dhe fryrjes së administratës së UK Elbasan, sidomos gjatë fushatës zgjedhore.

    Deklarata e anëtarit të Këshillit Bashkiak të Elbasanit, Bledi Himçi:

    Të nderuar  qytetarë,

    Sot jam këtu për të denoncuar një vendim të padrejtë, i cili prek drejtpërdrejt xhepin dhe dinjitetin e çdo familjeje në Elbasan dhe në bashkitë përreth. Bëhet fjalë për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm, një shërbim bazë jetik, që do të hyjë në fuqi më 1 gusht 2025, pas miratimit nga Enti Rregullator i Ujit.

    Kjo tarifë e re nuk është një vendim i sotëm. Ajo është miratuar një vit më parë nga mazhoranca në Këshillin Bashkiak, me votat e këshilltarëve socialistë, pavarësisht kundërshtimit të hapur dhe të argumentuar nga ana jonë si opozitë.

    Sot, kur qytetarët përballen me temperatura ekstreme, me çmime të papërballueshme dhe me shërbime të paplotësuara, vjen edhe kjo goditje e re: nga 40-48 lekë për metër kub, tarifa rritet në 60 lekë për të gjitha bashkitë e qarkut. Në Gramsh, rritja arrin deri në 87%.

    Ky vendim nuk përfaqëson asnjë reformë reale. Përkundrazi, është pasojë direkte e politizimit dhe fryrjes së administratës së UK Elbasan, sidomos gjatë fushatës zgjedhore. Argumenti për “përmirësim të performancës financiare dhe mbulim të kostove” është një mbulesë për dështimet menaxheriale dhe mungesën e investimeve të mirëfillta.

    Realiteti është ndryshe!

    – Në shumë lagje të qytetit, qytetarët vuajnë mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm, pavarësisht punimeve që zvarriten prej më shumë se një viti.

    – Shërbimi jo vetëm që nuk është përmirësuar, por në shumë raste është degraduar.

    – Vetë ERRU i ka kërkuar UK Elbasanit të përshpejtojë instalimin e ujëmatësve dhe të përmirësojë sistemin e matjes.

    – Ndërkohë, fatura mujore për një familje mesatare do të rritet me 600 deri në 900 lekë, për të njëjtin shërbim që ende nuk garantohet.

    Për më tepër, kjo është pasoja konkrete e të ashtuquajturës “reformë” e ndërmarrë nga Ministria e Infrastrukturës, që hoqi përgjegjësinë nga njësitë vendore dhe i kaloi ujësjellësat në varësi qarku ,duke krijuar struktura të mëdha, pa efikasitet, pa llogaridhënie dhe pa kontroll qytetar.

    Ne si opozitë do të vazhdojmë ta kundërshtojmë këtë tarifë dhe kërkojmë transparencë dhe rishikim të plotë të kësaj politike të dështuar që godet drejtpërdrejt familjet më në nevojë.

    Elbasani është një nga qarqet më të varfra të vendit.

    Ky qytet nuk ka nevojë për fatura më të larta. Ka nevojë për shërbim më të mirë, për investime të ndershme dhe për respekt ndaj qytetarëve.

    Uji është një e drejtë. Nuk mund të bëhet luks.

    Çdo vendim që e shkel këtë të drejtë do të ketë përballjen tonë publike, politike dhe institucionale.

  • “Open Cinema 2025” me filma shqiptarë dhe të huaj, edicioni i nëntë nis nga Gramshi

    “Open Cinema 2025” me filma shqiptarë dhe të huaj, edicioni i nëntë nis nga Gramshi

    Nga Julia Vrapi
    “Open Cinema 2025” nis edicionin e nëntë nga Gramshi. Filma, muzikë, artistë dhe kineastë të ftuar do të jenë pjesë e aktivitetit “Open Cinema” në edicionin e nëntë këtë vit. Një aktivitet kombëtar, që vjen edhe me një thirrje për hapjen e kinemave të munguara në vendin tonë. Mbrëmja e parë do të çelet me praninë e regjisorit të njohur Esat Musliu, si dhe të aktorit të dashur për publikun Ndriçim Xhepa. “Open Cinema” që prej vitesh zhvillohet në vendin tonë këtë vit nis nga qyteti i Gramshit më 10 korrik për të vijuar dhe dy mbrëmje me radhë në 11 dhe 12 korrik dhe do të sjellë filma të njohur për publikun. Nën sloganin “Kinemaja shëtitëse nëpër Shqipëri”, “Open Cinema” vazhdon të jetë ura mes brezave dhe një homazh i gjallë për trashëgiminë tonë filmike. “Mbrëmja e parë do të çelet në mënyrë madhështore me praninë e regjisorit të njohur Esat Musliu, një ikonë e kinemasë shqiptare, si dhe të aktorit të dashur për publikun ndër vite, Ndriçim Xhepa, i cili mbetet simbol i skenës dhe ekranit.
    Një tjetër shtyllë e rëndësishme e këtij edicioni është muzika live, që do të performohet përpara projeksioneve nga një grup artistësh të njohur: Irma Libohova, Eranda Libohova, Maya Aliçkaj, Megi Laska, Liljana Kondakçi, si dhe vjolinistja virtuoze Aiola Leska, e cila do të sjellë kolonat zanore më të ndjera nga kinematografia shqiptare dhe ajo ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin rreth këtij aktiviteti. Këtë edicion të nëntë të “Open Cinema” do të zhvillohen dhe homazhe për artistët që janë ndarë së fundmi nga jeta, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme kulturore: regjisorët Piro Milkani dhe Vladimir Prifti, aktorja e madhe Margarita Xhepa dhe ylli i madh ndërkombëtar, Alain Delon. Ata do të nderohen me kujtime filmike dhe simbolikë mirënjohjeje nga publiku dhe artistët. Fëmijët do të kenë gjithashtu hapësirën e tyre në këtë aktivitet – animacionet shqiptare klasike dhe bashkëkohore do të projektohen në ekranin e madh, duke i ftuar të vegjlit në një botë përrallash e fantazie.
    “Open Cinema”
    “Open Cinema 2025” zhvillohet nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë së Gramshit, z. Besion Ajazi, dhe mbështetet nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, Ambasada Spanjolle në Tiranë dhe Production Cinemania, e cila prej vitesh kujdeset për cilësinë dhe përmbajtjen e këtij projekti kulturor të rrallë. “Open Cinema” thuhet në njoftim është më shumë se një festival. “Është një udhëtim emocional, artistik dhe kulturor, një shëtitje përmes kujtesës kolektive dhe një rikthim në vlerat e kinemasë që bashkojnë, edukojnë dhe frymëzojnë”, thuhet rreth këtij aktiviteti. Disa nga filmat që do të shfaqen në këtë aktivitete janë “Kapedani”, “Vitet e pritjes”, “Gjeneral gramafoni”, ndërsa mes filave të huaj përmendim “Shamikuqja” apo dhe filmi spanjoll “Histori e Trishtueshme”. Kukësi, Kuçova, Lukova, Himara, Kavaja janë disa prej vendeve ku do të shfaqen filmat e “Open Cinema” në vijim përgjatë këtij viti.

  • Fundi i karrierës parlamentare për disa politikanë/Korreshi:Do më marrë malli për…

    Fundi i karrierës parlamentare për disa politikanë/Korreshi:Do më marrë malli për…

    Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, përveçse solli emra të rinj për katër vitet e ardhshme të Kuvendit, hoqi shumë prej xhaketave të vjetra.
    Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Përballë Lajmit” në Klan News, ka treguar se për kë prej ish-ligjvënësit do e marrë malli.
    Mes emrave janë Dhurata Çupi, Zheni Gjergji, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Elidon Bushati.
    Për Korreshin, këta ish-deputetë do të ishin një aset i mirë në Kuvendin e ardhshëm, por votat preferenciale të qytetarëve nuk mundësuan që ata të jenë pjesë e legjislacionit të ardhshëm.
    “Patjetër shokët e mi, miqtë e mi dhe mikeshat e mia. Dua të theksoj Dhurata Çupin, Zheni Gjergjin. Do më mungojë Dashnor Sula patjetër, Lefter Gështenja. Pra, miq me të cilët kam bashkëpunuar… është një mënyrë jetese, me një fjalë ajo që ka ndodhur aty. Ka qenë një pjesë e grupit me të cilët jam gjendur shumë mirë.
    Jam përkrahur prej tyre, sidomos nga ata me eksperiencë, si Dashi, Dhurata. I kam vjedhur pak nga eksperienca e tyre. Elidon Bushati… ka shumë kolegë, të cilët do ishin me vlerë në atë Parlament”, tha Korreshi.
    Një gjë është e sigurt, Korreshi nuk do ua ndjejë mungesën asnjë prej ish-deputetëve socialistë.
    Në seancen e fundit parlamentare të mbajtur sot, 2 korrik 2025, edhe Dashnor Sula mbajti fjalimin e tij përmbyllës si deputet.
    Sula tha se ndihet krenar me veten që po del nga Kuvendi jo si një hipokrit, servil apo lëpirës.
    “Si Dash Sula individ i përkas babës, nënës, bashkëshortes dhe fëmijëve të mi. Si Dash Sula politikan i përkas të gjithë shqiptarëve, por më shumë mirënjohje qytetarëve të Peqinit, të Belshit, të Cërrikut, Gramshit dhe të gjithë qarkut të Elbasanit. Unë i ulem në gjunjë dhe i falenderoj pa masë qytetarët që në 2021-shin më votuan që t’i përfaqësoj dhe të ngre në këtë sallë zërin dhe problemet e tyre.
    Kjo është seanca e fundit për këtë legjislaturë, praktikisht seanca ime e fundit për 4 vitet e ardhshme. Kur shoh pas 4 vitet që kemi kaluar, unë ndihem krenar dhe modestisht them se po dal nga ky Parlament jo si një hipokrit, jo si një servil apo një lëpirës”, tha Sula.
    Ky i fundit u zotua se karriera e tij politike nuk mbyllet me kaq./tvklan

  • Fatura më të kripura/ Rritet çmimi i ujit të pijshëm, ja bashkitë që preken dhe do të paguajnë 87% më shumë

    Fatura më të kripura/ Rritet çmimi i ujit të pijshëm, ja bashkitë që preken dhe do të paguajnë 87% më shumë

    Në një verë ku temperaturat kapin rekorde dhe reshjet janë minimale, qytetarët e Elbasanit dhe bashkive përreth do të përballen me një tjetër ‘valë të nxehtë’, këtë herë në faturat e ujit.
    Nga 1 gushti, çmimi për metër kub do të rritet ndjeshëm, duke shënuar rritjen më të madhe të dekadës për këtë shërbim bazë.  Qytetarët e Elbasanit, Librazhdit dhe Peqinit do të paguajnë 60 lekë për metër kub ujë, nga 40 deri në 48 lekë që paguanin më parë.
    Po të njëjtën tarifë do të aplikojnë edhe bashkitë e Gramshit, Cërrikut dhe Belshit, ku rritja arrin deri në 87 për qind në rastin e Gramshit.
    “Kërkesa e shoqërisë Rajonale UK Elbasan sh.a, për vendosjen e nivelit të ri tarifor për shërbimin e furnizimit me ujë dhe largimin e ujërave të ndotura është në përputhje me përcaktimet dhe procedurën e parashikuar në Vendimin e KKRR nr. 539, datë 30.12.2021, i ndryshuar.”
    Por rritja e tarifës vjen në një moment kur qytetarët vazhdojnë të ankohen për furnizim të pakët, ndërprerje të shpeshta dhe matës të munguar në shumë zona. Vetë ERRU i ka kërkuar UK Elbasan që të përshpejtojë instalimin e matësve dhe të përmirësojë sistemin e matjes në burim.
    “T’i kushtohet vëmendja e duhur për përmbylljen sa më parë instalimit të matësve në prodhim dhe atyre familjarë të parashikuar, për të gjithë klientët në zonën e shërbimit në mënyrë që të arrijë objektivin e vendosur nga ERRU për treguesin e nivelit të matjes dhe uljen e humbjeve; Të kryejë vlerësimin e “Ujit të Prodhuar” bazuar në regjistrimet ditore të prodhimit, në çdo pikë ku ai përftohet me dhe pa ujëmatës.”Në një kohë me inflacion të lartë dhe kosto jetese në rritje, tarifat e reja pritet të rëndojnë ndjeshëm mbi buxhetin familjar. Një familje me konsum mesatar prej 15 m³ në muaj, do të paguajë nga 600 deri në 900 lekë më shumë çdo muaj, krahasuar me tarifën aktuale”