Tag: Gramsh

  • Gramsh, fuoristrada del nga rruga, 3 të plagosur dërgohen tek Trauma në Tiranë

    Gramsh, fuoristrada del nga rruga, 3 të plagosur dërgohen tek Trauma në Tiranë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Sotirë të Gramshit, ku një fuoristradë me tre pasagjerë ka dalë nga rruga. Të tre të plagosurit janë transportuar fillimisht në Spitalin e Gramshit për marrjen e ndihmës së parë, ndërsa pas stabilizimit të shëndetit, ata janë dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.
    Policia dhe zjarrfikësja kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje, duke siguruar nxjerrjen e të lënduarve dhe duke menaxhuar situatën e krijuar. Shkaqet e aksidentit ende nuk janë të qarta dhe po hetohen nga autoritetet

  • Aksident i rëndë në afërsi të fshatit Sotirë, plagosen tre të rinj

    Aksident i rëndë në afërsi të fshatit Sotirë, plagosen tre të rinj

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Sotirë të Gramshit, ku një makinë fuoristradë me tre persona brenda ka dalë nga rruga. Të tre pasagjerët kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar fillimisht në Spitalin e Gramshit.
    Gazetari Shkëlzen Henkoja raporton se pas marrjes së ndihmës së parë, të plagosurit janë nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

  • Situata e zjarreve në vend, MM: Janë raportuar 18 vatra zjarri, tetë ende aktive

    Situata e zjarreve në vend, MM: Janë raportuar 18 vatra zjarri, tetë ende aktive

    Situata problematike me zjarret në vendin tonë vijon të jetë prezente. Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8.
    Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:
    -Në fshatin Poshnje, njësia administrative Poshnje, bashkia Dimal, vatër e cila është vendosur plotësisht nën kontroll në segmentin, ku ishin në rrezik banesat dhe reparti ushtarak. Aktualisht, po kryhet komtrolli i zonës për të shmangur riaktivizimin e flakëve. Situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe do të vijojnë ndërhyrjet sipas nevojës.
    -Në fshatin Kotë, njësia administrative Kotë, bashkia Selenicë
    -Në fshatin Vrion, njësia administrative Finiq, bashkia Finiq
    -Në vendin e quajtur“Qafa e Lacit”, bashkia Vau-Dejës
    -Në fshatin Mengël, njësia administrative Labinot-Fushë, bashkia Elbasan
    -Në zonën e Liqenit të Thatë, njësia administrative Farkë, bashkia Tiranë
    -Në rrugën “Haki Stërmilli”, njësia administrative Nr.6, bashkia Tiranë
    -Në lagjen Nr.5, njësia administrative Kavajë, bashkia Kavajë
    -Në fshatin Zagorë, njësia administrative Shkrel, bashkia Shkodër
    -Në fshatin Radanj, njësia administrative Qender Leskovik, bashkia Kolonjë
    Aktualisht, janë aktive vatrat në:
    Qarku Dibër
    -Vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, njësia administrative Lurë, bashkia Dibër, ku ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në datë 07.07.2025 në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh. Në operacionin e shuarjes së zjarrit u angazhuan 30 forca operacionale dhe 30 forca nga FA. Si pasojë, deri tani është përshkuar një sipërfaqe rreth 200 ha me pyje pishe dhe ahu.
    -Vendin e quajtur “Mali i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, ku ka vazhduar puna për shuarjen e zjarriti cili ishte riaktivizuar në datë 13.07.2025. Zjarri është aktiv në 2 vatra me zhvillim të ngadaltë, ku njëra zhvillohet në drejtim të fshatit Vlashaj dhe tjetra në drejtim të fshatit Krajkë. Në operacionin sot marrin pjesë rreth 35 forca operacionale.
    Qarku Fier
    -Fshatin Drenovë, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër, ku ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra, i cili ishte riaktivizuar në datë 14.07.2025. Në vendngjarje punuan shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Mallakastër 36 forca, 40 forca ushtarake nga FA, 2 helikopterë dhe 4 automjete zjarrfikëse nga FA. Terreni malor dhe era e fortë e kanë vështirësuar situatën. Vatra e zjarrit kaloi në fshatin Gorishovë, nj.adm. Cakran, bashkia Fier.
    Qarku Vlorë
    -Në fshatin Borsh, njësia administrative Lukovë, bashkia Himarë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje shkuan Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Himarë me 2 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.
    Qarku Gjirokastër
    -Në fshatin Kosinë, njësia administrative Qendër Piskovë, bashkia Përmet ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Në vendngjarje shkuan shërbimi vendor i MZSH të bashkive Përmet me 2 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.
    Qarku Elbasan
    -Në fshatin Gjevur, njësia administrative Përparim, bashkia Peqin, ka rënëzjarr në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje ka shkuar Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Peqin me 2 automjete zjarrfikëse dhe 7 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.
    -Në fshatin Dufshan, njësia administrative Sult, bashkia Gramsh, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje ka shkuar Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Gramsh me 2 automjete zjarrfikëse dhe 8 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.
    -Në njësinë administrative Hotolisht, bashkia Librazhd, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje ka shkuar Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Librazhd me 1automjet zjarrfikës dhe 4 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.
    Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 29 automjete zjarrfikëse dhe 291 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së sotme marrin pjesë edhe FA me 2 helikopterë, 120 trupa dhe 4 automjete zjarrfikëse.

  • Situata me zjarret/ 8 vatra aktive, në terren helikopterë dhe mbi 290 efektivë

    Situata me zjarret/ 8 vatra aktive, në terren helikopterë dhe mbi 290 efektivë

    Deri në orët e pasdites të ditës së sotme janë raportuar gjithsej 18 vatra zjarri në territorin e vendit, prej të cilave 10 janë shuar plotësisht, ndërsa 8 vazhdojnë të jenë aktive. Situata mbetet dinamike dhe nën monitorim të vazhdueshëm nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC. Falë punës së pandërprerë të forcave operacionale në terren është bërë e mundur izolimi dhe shuarja e disa prej vatrave të rrezikshme. Në fshatin Poshnjë, njësia administrative Poshnjë, bashkia Dimal, zjarri që rrezikonte banesat dhe repartin ushtarak është vendosur plotësisht nën kontroll. Aktualisht, zona po kontrollohet për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi.
    Janë shuar gjithashtu vatrat në fshatin Kotë, njësia administrative Kotë, bashkia Selenicë; në fshatin Vrion, njësia administrative Finiq, bashkia Finiq; në zonën e quajtur “Qafa e Laçit”, bashkia Vau-Dejës; në fshatin Mengël, njësia administrative Labinot-Fushë, bashkia Elbasan; në zonën e Liqenit të Thatë, njësia administrative Farkë, bashkia Tiranë; në rrugën “Haki Stërmilli”, njësia administrative Nr. 6, bashkia Tiranë; në lagjen Nr. 5, njësia administrative Kavajë, bashkia Kavajë; në fshatin Zagorë, njësia administrative Shkrel, bashkia Shkodër; dhe në fshatin Radanj, njësia administrative Qendër Leskovik, bashkia Kolonjë.

    Aktualisht, mbeten aktive tetë vatra në disa qarqe të vendit. Në qarkun Dibër, zjarri në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, brenda Parkut Kombëtar Lurë, vazhdon të përhapet në një sipërfaqe me pisha dhe livadhe, ku deri më tani janë djegur rreth 200 hektarë. Në operacion janë angazhuar 30 forca operacionale dhe 30 ushtarë të Forcave të Armatosura.
    Po në këtë qark, në malin e Peladhisë, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, dy vatra zjarri mbeten aktive, duke u zhvilluar në drejtim të fshatrave Vlashaj dhe Krajkë, me pjesëmarrjen e rreth 35 forcave në terren.
    Në qarkun Fier, një vatër e përhapur në fshatin Drenovë, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër, është përhapur drejt fshatit Gorishovë në njësinë administrative Cakran, bashkia Fier. Terreni i thepisur dhe era e fortë kanë vështirësuar ndërhyrjet. Në operacion janë angazhuar 36 forca të MZSH Mallakastër, 40 trupa të FA, dy helikopterë dhe katër automjete zjarrfikëse.
    Në qarkun Vlorë, një vatër zjarri është raportuar në fshatin Borsh, njësia administrative Lukovë, bashkia Himarë, në një zonë me pyje. Në vendngjarje janë forcat zjarrfikëse të bashkisë me dy mjete dhe gjashtë efektivë.
    Në qarkun Gjirokastër, një tjetër vatër aktive është në fshatin Kosinë, njësia administrative Qendër Piskovë, bashkia Përmet, në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Në vendngjarje ndodhen dy mjete zjarrfikëse dhe gjashtë efektivë të shërbimit zjarrfikës vendor.
    Në qarkun Elbasan janë aktive tri vatra: në fshatin Gjevur, njësia administrative Përparim, bashkia Peqin; në fshatin Dufshan, njësia administrative Sult, bashkia Gramsh; dhe në njësinë administrative Hotolisht, bashkia Librazhd. Të gjitha këto përfshijnë sipërfaqe pyjore dhe po përballohen nga forcat zjarrfikëse vendore me mjete dhe efektivë të angazhuar në shuarjen e flakëve.
    Në të gjitha operacionet janë përfshirë gjithsej 291 forca operacionale dhe 29 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kontribuojnë me dy helikopterë, 120 trupa dhe katër automjete zjarrfikëse, duke përforcuar kapacitetin e reagimit ndaj situatës së zjarreve që ka prekur disa qarqe të vendit. Operacionet do të vijojnë sipas nevojës dhe situata mbetet në monitorim të vazhdueshëm.

  • Situatë alarmante me zjarret, Drenova dhe Lura nën flakë, dyfishohet numri vatrave aktive

    Situatë alarmante me zjarret, Drenova dhe Lura nën flakë, dyfishohet numri vatrave aktive

    Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8. Ky është një numër dy herë më i lartë se ditë e kaluara.
    Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 29 automjete zjarrfikëse dhe 291 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së sotme marrin  pjesë edhe FA me 2 helikopterë, 120 trupa dhe 4 automjete zjarrfikëse.
    Informacion mbi situatën e zjarreve
    Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8.
    Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:
    1. Në fshatin Poshnje, njësia administrative Poshnje, bashkia Dimal, vatër e cila është vendosur plotësisht nën kontroll në segmentin, ku ishin në rrezik banesat dhe reparti ushtarak. Aktualisht, po kryhet komtrolli i zonës për të shmangur riaktivizimin e flakëve. Situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe do të vijojnë ndërhyrjet sipas nevojës.2. Në fshatin Kotë, njësia administrative Kotë, bashkia Selenicë3. Në fshatin Vrion, njësia administrative Finiq, bashkia Finiq4. Në vendin e quajtur“Qafa e Lacit”, bashkia Vau-Dejës5. Në fshatin Mengël, njësia administrative Labinot-Fushë, bashkia Elbasan6. Në zonën e Liqenit të Thatë, njësia administrative Farkë, bashkia Tiranë7. Në rrugën “Haki Stërmilli”, njësia administrative Nr.6, bashkia Tiranë8. Në lagjen Nr.5, njësia administrative Kavajë, bashkia Kavajë9. Në fshatin Zagorë, njësia administrative Shkrel, bashkia Shkodër10. Në fshatin Radanj, njësia administrative Qender Leskovik, bashkia Kolonjë
    Aktualisht, janë aktive vatrat në:
    Qarku Dibër1. Vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, njësia administrative Lurë, bashkia Dibër, ku ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në datë 07.07.2025 në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh. Në operacionin e shuarjes së zjarrit u angazhuan 30 forca operacionale dhe 30 forca nga FA. Si pasojë, deri tani është përshkuar një sipërfaqe rreth 200 ha me pyje pishe dhe ahu.
    2. Vendin e quajtur “Mali i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, ku ka vazhduar puna për shuarjen e zjarriti cili ishte riaktivizuar në datë 13.07.2025. Zjarri është aktiv në 2 vatra me zhvillim të ngadaltë, ku njëra zhvillohet në drejtim të fshatit Vlashaj dhe tjetra në drejtim të fshatit Krajkë. Në operacionin sot marrin pjesë rreth 35 forca operacionale.
    Qarku Fier3. Fshatin Drenovë, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër, ku ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra, i cili ishte riaktivizuar në datë 14.07.2025. Në vendngjarje punuan shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Mallakastër 36 forca, 40 forca ushtarake nga FA, 2 helikopterë dhe 4 automjete zjarrfikëse nga FA. Terreni malor dhe era e fortë e kanë vështirësuar situatën. Vatra e zjarrit kaloi në fshatin Gorishovë, nj.adm. Cakran, bashkia Fier.
    Qarku Vlorë4. Në fshatin Borsh, njësia administrative Lukovë, bashkia Himarë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje shkuan Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Himarë me 2 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.
    Qarku Gjirokastër5. Në fshatin Kosinë, njësia administrative Qendër Piskovë, bashkia Përmet ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Në vendngjarje shkuan shërbimi vendor i MZSH të bashkive Përmet me 2 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.
    Qarku Elbasan6. Në fshatin Gjevur, njësia administrative Përparim, bashkia Peqin, ka rënëzjarr në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje ka shkuar Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Peqin me 2 automjete zjarrfikëse dhe 7 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.7. Në fshatin Dufshan, njësia administrative Sult, bashkia Gramsh, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje ka shkuar Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Gramsh me 2 automjete zjarrfikëse dhe 8 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.8. Në njësinë administrative Hotolisht, bashkia Librazhd, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje ka shkuar Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Librazhd me 1automjet zjarrfikës dhe 4 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.
    gijotina.com/

  • Zjarret në vend/ Emergjencat Civile: Deri në orën 16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, 8 prej tyre janë ende aktive

    Zjarret në vend/ Emergjencat Civile: Deri në orën 16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, 8 prej tyre janë ende aktive

    Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8.
    Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:
    1.Në fshatin Poshnje, njësia administrative Poshnje, bashkia Dimal, vatër e cila është vendosur plotësisht nën kontroll në segmentin, ku ishin në rrezik banesat dhe reparti ushtarak. Aktualisht, po kryhet komtrolli i zonës për të shmangur riaktivizimin e flakëve. Situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe do të vijojnë ndërhyrjet sipas nevojës.2.Në fshatin Kotë, njësia administrative Kotë, bashkia Selenicë3.Në fshatin Vrion, njësia administrative Finiq, bashkia Finiq4.Në vendin e quajtur“Qafa e Lacit”, bashkia Vau-Dejës5. Në fshatin Mengël, njësia administrative Labinot-Fushë, bashkia Elbasan6.Në zonën e Liqenit të Thatë, njësia administrative Farkë, bashkia Tiranë7.Në rrugën “Haki Stërmilli”, njësia administrative Nr.6, bashkia Tiranë8.Në lagjen Nr.5, njësia administrative Kavajë, bashkia Kavajë9.Në fshatin Zagorë, njësia administrative Shkrel, bashkia Shkodër10.Në fshatin Radanj, njësia administrative Qender Leskovik, bashkia Kolonjë
    Aktualisht, janë aktive vatrat në:
    Qarku Dibër1.Vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, njësia administrative Lurë, bashkia Dibër, ku ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në datë 07.07.2025 në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh. Në operacionin e shuarjes së zjarrit u angazhuan 30 forca operacionale dhe 30 forca nga FA. Si pasojë, deri tani është përshkuar një sipërfaqe rreth 200 ha me pyje pishe dhe ahu.
    2.Vendin e quajtur “Mali i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, ku ka vazhduar puna për shuarjen e zjarriti cili ishte riaktivizuar në datë 13.07.2025. Zjarri është aktiv në 2 vatra me zhvillim të ngadaltë, ku njëra zhvillohet në drejtim të fshatit Vlashaj dhe tjetra në drejtim të fshatit Krajkë. Në operacionin sot marrin pjesë rreth 35 forca operacionale.
    Qarku Fier3.Fshatin Drenovë, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër, ku ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra, i cili ishte riaktivizuar në datë 14.07.2025. Në vendngjarje punuan shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Mallakastër 36 forca, 40 forca ushtarake nga FA, 2 helikopterë dhe 4 automjete zjarrfikëse nga FA. Terreni malor dhe era e fortë e kanë vështirësuar situatën. Vatra e zjarrit kaloi në fshatin Gorishovë, nj.adm. Cakran, bashkia Fier.
    Qarku Vlorë4.Në fshatin Borsh, njësia administrative Lukovë, bashkia Himarë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje shkuan Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Himarë me 2 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.
    Qarku Gjirokastër5.Në fshatin Kosinë, njësia administrative Qendër Piskovë, bashkia Përmet ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Në vendngjarje shkuan shërbimi vendor i MZSH të bashkive Përmet me 2 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.
    Qarku Elbasan6.Në fshatin Gjevur, njësia administrative Përparim, bashkia Peqin, ka rënëzjarr në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje ka shkuar Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Peqin me 2 automjete zjarrfikëse dhe 7 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.7.Në fshatin Dufshan, njësia administrative Sult, bashkia Gramsh, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje ka shkuar Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Gramsh me 2 automjete zjarrfikëse dhe 8 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.8.Në njësinë administrative Hotolisht, bashkia Librazhd, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje ka shkuar Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Librazhd me 1automjet zjarrfikës dhe 4 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.
    Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 29 automjete zjarrfikëse dhe 291 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së sotme marrin pjesë edhe FA me 2 helikopterë, 120 trupa dhe 4 automjete zjarrfikëse.

  • Situata e zjarreve/ Ja zonat me vatra aktive në të gjithë vendin

    Situata e zjarreve/ Ja zonat me vatra aktive në të gjithë vendin

    Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 10 dhe janë aktive 8.
    Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në:
    1.            Në fshatin Poshnje, njësia administrative Poshnje, bashkia Dimal, vatër e cila është vendosur plotësisht nën kontroll në segmentin, ku ishin në rrezik banesat dhe reparti ushtarak. Aktualisht, po kryhet komtrolli i zonës për të shmangur riaktivizimin e flakëve. Situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe do të vijojnë ndërhyrjet sipas nevojës.
    2.            Në fshatin Kotë, njësia administrative Kotë, bashkia Selenicë
    3.            Në fshatin Vrion, njësia administrative Finiq, bashkia Finiq
    4.            Në vendin e quajtur“Qafa e Lacit”, bashkia Vau-Dejës
    5.            Në fshatin Mengël, njësia administrative Labinot-Fushë, bashkia Elbasan
    6.            Në zonën e Liqenit të Thatë, njësia administrative Farkë, bashkia Tiranë
    7.            Në rrugën “Haki Stërmilli”, njësia administrative Nr.6, bashkia Tiranë
    8.            Në lagjen Nr.5, njësia administrative Kavajë, bashkia Kavajë
    9.            Në fshatin Zagorë, njësia administrative Shkrel, bashkia Shkodër
    10.         Në fshatin Radanj, njësia administrative Qender Leskovik, bashkia Kolonjë
    Aktualisht, janë aktive vatrat në:
    Qarku Dibër
    1. Vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, njësia administrative Lurë, bashkia Dibër, ku ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në datë 07.07.2025 në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh. Në operacionin e shuarjes së zjarrit u angazhuan 30 forca operacionale dhe 30 forca nga FA. Si pasojë, deri tani është përshkuar një sipërfaqe rreth 200 ha me pyje pishe dhe ahu.
    2. Vendin e quajtur “Mali i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë, ku ka vazhduar puna për shuarjen e zjarriti cili ishte riaktivizuar në datë 13.07.2025. Zjarri është aktiv në 2 vatra me zhvillim të ngadaltë, ku njëra zhvillohet në drejtim të fshatit Vlashaj dhe tjetra në drejtim të fshatit Krajkë. Në operacionin sot marrin pjesë rreth 35 forca operacionale.
    Qarku Fier
    3.  Fshatin Drenovë, njësia administrative Qendër Dukas, bashkia Mallakastër, ku ka vazhduar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra, i cili ishte riaktivizuar në datë 14.07.2025. Në vendngjarje punuan shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Mallakastër 36 forca, 40 forca ushtarake nga FA, 2 helikopterë dhe 4 automjete zjarrfikëse nga FA. Terreni malor dhe era e fortë e kanë vështirësuar situatën. Vatra e zjarrit kaloi në fshatin Gorishovë, nj.adm. Cakran, bashkia Fier.
    Qarku Vlorë
    4. Në fshatin Borsh, njësia administrative Lukovë, bashkia Himarë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje shkuan Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Himarë me 2 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.
    Qarku Gjirokastër
    5. Në fshatin Kosinë, njësia administrative Qendër Piskovë, bashkia Përmet ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Në vendngjarje shkuan shërbimi vendor i MZSH të bashkive Përmet me 2 automjete zjarrfikëse me 6 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.
    Qarku Elbasan
    6.  Në fshatin Gjevur, njësia administrative Përparim, bashkia Peqin, ka rënëzjarr në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje ka shkuar Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Peqin me 2 automjete zjarrfikëse dhe 7 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.
    7.  Në fshatin Dufshan, njësia administrative Sult, bashkia Gramsh, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje ka shkuar Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Gramsh me 2 automjete zjarrfikëse dhe 8 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.
    8.  Në njësinë administrative Hotolisht, bashkia Librazhd, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje ka shkuar Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Librazhd me 1automjet zjarrfikës dhe 4 efektivë, të cilët po punojnë për shuarjen e tij.
    Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 29 automjete zjarrfikëse dhe 291 forca operacionale. Gjithashtu në operacionet e ditës së sotme marrin  pjesë edhe FA me 2 helikopterë, 120 trupa dhe 4 automjete zjarrfikëse

  • Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

    Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore/ Si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

    Për ditë me radhë një re e madhe tymi përfshiu qytetin e Elbasanit. Në vendepozitimin e mbetjeve, pjesë e objektit të inceneratorit, flakë të mëdha shkrumbuan plehrat e grumbulluara prej muajsh, të supozuara që të diferencoheshin e një pjesë e tyre të digjeshin në incinerator. 

    Mbetjet e 7 bashkive të këtij qarku u dogjën, me ndryshimin e vetëm se asgjësimi i tyre nuk u bë përmes incenerimit, por djegies në qiell të hapur.

    Faji sipas autoriteteve? Temperaturat e larta dhe gazi metan që çlirohej nga një pjesë e mbetjeve që kishin mbushur përtej kapacitetit landfillin e qytetit.

    Për shuarjen e zjarrit u nisën helikopterë për të bërë ndërhyrje nga larg me qëllim shmangien e përhapjes së tij në thellësi të mbetjeve. Paralelisht u hodhën mijëra tonelata me dhe nga forcat zjarrfikëse, por flakët vazhduan përgjatë një jave kalendarike duke e bërë zonën përreth të pabanueshme, ndërsa qytetin të dëmshëm për banorët.

    “Nuk ka dyshim që bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme sepse është një histori që përsëritet çdo vit, dhe nëse ka ndodhur aksidentalisht njëherë duhet të merreshin masa të ndaloheshin. Por shohim se sa herë që mbarojnë kapacitetet e landfillit ndodh zjarri,” – thotë Gentian Serjani, avokat. 

    Ajri i ndotur, përhapja e tymit dhe shpeshtësia e flakëve që përfshin landfillin në këtë qytet është kthyer në një kërcënim serioz për shëndetin e banorëve. Prokuroria e Elbasanit regjistroi procedim penal për zjarrvënie të qëllimshme, por ky nuk është rasti i vetëm që përreth inenceratorit të Elbasanit ka zjarr. 

    Është bërë rrugë që çdo sezon veror, me justifikimin e vapës dhe nxehtësisë, plehrat digjen në fushën 20 mijë m2 të landfillit- proces që do të duhej të menaxhohej nga punonjësit e inceneratorit, vepër për të cilën u paguan 22 milion euro nga buxheti i shtetit dhe që sot qëndron si relika e parë e një prej aferave më të mëdha korruptive të qeverisjes socialiste. Tre kontrata inceneratorësh, asnjë në gjendje pune, por deri më sot plot 150 milion euro të derdhura nga buxheti i shtetit për t’i ndërtuar dhe për të menaxhuar mbetjet në qarqet Tiranë, Elbasan dhe Fier. 

    “Ne protestuam sepse nuk mund të lejohet kjo situatë që dëmton shëndetin e një qyteti të tërë. Pamë një mungesë totale të institucioneve për të marrë masa qoftë për të adresuar qytetarët se si duhet të veprojnë, ku të qëndrojnë dhe që të vendosin maska, qoftë nga ana e Ministrisë së Mjedisit që toleron këtë situatë që përsëritet çdo vit,” – thotë Migen Qiraxhi aktivist i Qëndresës Qytetare. 

    Për ironi, justifikimi për të dhënë pa garë kontratën e parë të inceneratorëve, atë të Elbasanit ishte emergjenca mjedisore e mbetjeve që derdheshin jashtë landfillit. Është mbushur plot një dekadë, por zgjidhja që u premtua nuk erdhi asnjëherë.

    Sot situata është njësoj katastrofike. Mbetjet janë depozituar pa asnjë standard, nuk ndahen dhe as nuk kapsulohen që të shmanget rreziku i përfshirjes nga flakët. 

    Objekti nuk funksionon dhe përgjatë 2 viteve të fundit ditët e punës numërohen me gishtat e duarve! Ka nevojë të vazhdueshme për remonte dhe për financim, ndërsa objekti me vendim të Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është konfiskuar për llogari të shtetit. 

    Shumë debitorë kanë depozituar urdhër sekuestrosh dhe kërkojnë pjesë që kanë mbetur nga ky objekt, përfshirë dhe bankat. Me gjasa shtetit shqiptar do t’i mbetet vetëm mali me borxhe që lanë treshja e biznesmenëve të incneratorit: Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja. 

    Denoncimet në vite të medias, opozitës dhe ekspertëve për aferën e inceneratorëve u duk sikur morrën zgjidhje nga lajmi se SPAK po arrestoi në dhjetor të vitit 2021 zyrtarë të nivelit të lartë, përfshi dhe adminsitratorë dhe pronarë të kompanive të inceneratorëve. 

    Më 13 dhjetor 2021 me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar inceneratori i Elbasanit kalon nën administrimin e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, vetëm disa ditë përpara se të transferohej në pronësi të Bashkisë Elbasan. 

    “Tashmë kemi miliona euro të humbura dhe sërish emergjencë mjedisore. Drejtësia duhet të veprojë shpejt dhe të zgjidhë dhe zinxhirin e fajtorëve për inceneratorin e Tiranës,” – thotë eksperti i ekonomisë Pano Soko. 

    Kontrata mes Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë Albtek Energy ku pronare dhe administratore është Stela Gugallja bazohej në formën ndërtim-operim-transferim. 

    Pas përfundimit të impiantit të përpunimit të mbetjeve në vitin 2017 dhe operimit për 3 vjet nga shoqëria Albtek Energy, bashkia e Elbasanit kishte nisur procedurën për transferimin e inceneratorit në pronësi të saj. 

    Procesi i transferimit pezullohet menjëherë pas kërkesës së SPAK për bllokim të tij për llogari të organeve hetimore. 

    Administrimin e merr Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Ajo vendos më pas që impianti i mbetjeve të përdoret nga shoqëria Eco -Elb, një kompani e themeluar nga bashkia  e Elbasanit, Librazhdit, Prrenjasit, Belshit, Gramshit, Peqinit dhe Cërrikut. 

    Marrëveshja bazohet në një kontratë qiramarrje me vlerë simbolike 1 euro që këto bashki do t’i paguajnë Agjencisë së Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara me qëllim depozitimin dhe incenerimin e mbetjeve të qarkut të Elbasanit.

    Por kontrata e qirasë është vetëm fillimi i problemeve financiare të shoqërisë Eco-Elb. Të gjitha bashkitë do të duhet të paguajnë një tarifë prej 26 euro/ton për përpunimin e mbetjeve ndaj shoqërisë së përbashkët që kanë themeluar Eco-Elb, tarifë e domosdoshme për të mbajtur inceneratorin në punë.

    Inceneratori i Elbasanit i kushtoi buxhetit të shtetit 22.6 milion euro dhe në momentin që SPAK sekuestroi inceneratorin shteti kishte të dhënë të plotë shumën që i detyrohej koncesionarit. Por ky investim i zbuluar si korruptiv nga Prokuroria e Posaçme nuk po zgjidh qëllimin kryesor për të cilin u dhanë paratë: emergjencën mjedisore. 

    Zinxhiri i përgjegjësive sipas Gjykatës së Posaçme për veprën korruptive të inceneratorit të Elbasanit është ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i cili u dënua për veprën penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave me 10 vjet burg, dënim që iu zbrit në 6.8 vite. Ish-deputetin e PS Alqi Bllako, i cili ka mbajtur postin e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, gjykata e dënoi me 2.8 vjet për shpërndorim dëtyre. 

    Klodian Zoto u dënua me 10 vite burg, dhe me gjykim të shkurtuar do vuaj  6.8 vite burgim. I njëjti dënim u dha edhe për Mirel Mërtirin.

    Stela Gugallja u dënua me 7 vite burgim dhe me gjykim të shkurtuar do vuaj 4.8 vite.

    Punonjësit e kompanisë koncesionare Pëllumb Abeshi dhe Jonida Zeqo u dënuan me 4 vite heqje lirie dhe me gjykim të shkurtuar do vuajnë 2.8 vite heqje lirie dhe për zyrtarët Bardhyl Çabiri e Serafin Papa 1.4 vite burg.

    Që inceneratorët të kryejnë si duhet procesin e djegies së mbetjeve duhet të investohet në furra cilësore dhe filtra. Kosto mesatare e trajtimit të mbetjeve në Europë varion nga 60 në 80 euro për ton, ndërsa ndërtimi i inceneratorëve me standarde kushton qindra miliona euro. Kthimi përmbys i strategjisë kombëtare të menaxhimit të mbetjeve duke vendosur të parën incenerimin dhe jo riciklimin dhe vlerat e ulëta për të investuar në inceneratorë, ishin një parathënie që kontrata në thelb kishte qëllim zhvatjen e parave dhe jo menaxhimin e mbetjeve, oreks që u zgjerua më pas me dy kontrata të tjera akoma dhe më të kushtueshme: Fieri dhe Tirana. 

    Kontrata e inceneratorit të Fierit u dizenjua ndryshe nga ajo e Elbasanit. 

    Nëse për të ndërtuar impiantin në Elbasan, kompania Albtek Energy mori një linjë kredie, për inceneratorin e Fierit, kompania koncesionare Integrated Technology Ëaste Treatment Fier mori për 2 vjet pagesa nga shteti pa kryer asnjë punim. Vonesat për gjetjen e sheshit ku do të ndërtohej objektin, legjitimoi marrjen e kësteve sipas kontratës dhe askush nuk inicioi ndryshim të saj. 

    Kontrata e Fierit hyri në fuqi në nëntor të vitit 2016 dhe punimet filluan në nëntor të 2018-s. 

    Por edhe pse afati i punimeve u shty disa herë për të vendosur si datën përfundimtare marsin e vitit 2021, objekti nuk përfundoi kurrë. 

    Për inceneratorin e Fierit janë dhënë 36 milion euro nga buxheti i shtetit dhe as ai nuk është në gjendje pune.

    Më 30 mars të vitit 2022 Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar sekuestron objektin dhe lëshon dhjetëra urdhër-arresti për administratrorë dhe zyrtarë të lartë që përfshiheshin në këtë aferë.

    Në muajin prill, inceneratori i Fierit merret nën administrim nga Agjencia e Pronave të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Në një analizë të gjendjes që i është bërë pjesëve të objektit nga specialistët konstatohet se teknologjia e përdorur është e mire dhe se nevojiteshin dhe një shtesë fondi prej 3 milion euro që inceneratori të vihej në gjendje pune. Kjo kërkesë është bërë disa herë nga administratorët shtetërore të kompanisë, por është refuzuar nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në rolin e autoritetit kontraktor të kësaj kontrate. 

    Edhe në Fier gjendja e landfillit është e tejmbushur me mbetje dhe nuk janë të pakta rastet kur zona përfshihet nga flakët, duke bërë djegien e mbetjeve në natyrë dhe jo në incinerator. 

    Edhe këtu përgjegjës për aferën me vlerë 36 milion euro përgjegjës u shpall ish ministri i Mjedisit Lefter Koka, disa zyrtarë të Komisionit të Dhënies së Koncesionit dhe dyshja Zoto -Mërtiri.

    Pirgjet me plehra që kanë mbuluar landfillin pranë inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit, nuk janë problemi i vetëm. Pronarëve të inceneratorëve nuk u kanë mjaftuar 60 milion euro që buxheti i shtetit ka paguar për dy impiantet, por duke përdorur kontratat koncesionare kanë arritur të marrin miliona euro kredi në banka. 

    Llogaritë e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit janë të bllokuara nga banka. Fieri për shkak të një overdrafti, ndërsa kontrata e Elbasanit është lënë peng për një kredi me vlerë 4.7 milion euro. 

    Në malin me borxhe dhe detyrime që kanë lënë në dy kontratat e Fierit dhe Elbasanit, gropa me inceneratorin e tiranës është më e madhe: kompania Integrated Energy vazhdon të marrë para për menaxhimin e mbetjeve, por inceneratori nuk duket të ketë as si objekt.

    Deri më sot kompania ka arkëtuar 130 milion euro, ku 90 milion euro janë derdhur nga buxheti i shtetit dhe 40 milion nga tarifa e interteve dhe dherave përmes operatorëve privatë. 

    Paratë janë zhdukur në parajsa fiskale dhe skema mashtrimi, por zyrtarët që deri më sot janë shpallur fajtorë për këtë aferë mbeten të njëjtët: I akuzuari kryesor i kësaj dosjeje, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka u dënua me 3 vjet burgim, dënim i cili u reduktua në 2 vjet falë gjykimit të shkurtuar. E njëjta masë dënimi u dha edhe për të pandehurit Bledar Karoli, Erjon Murataj, Taulant Tusha, Namik Simixhi dhe Valbona Ballgjini, ndërsa Sidita Kopliku u dënua përfundimisht me80 orë punë me interes publik dhe Jetmir Llapaj u shpall i pafajshëm. 

    Ish-deputeti socialist, Allqi Bllako u gjykua veçmas për aferën e incineratorit të Tiranës dhe u dënua me 2 vjet e 8 muaj burgim, ndërsa nën hetim për përfshirje në korrupsion dhe pastrim parash në këtë aferë është dhe ish-zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj. Zyrtarë të tjerë të lartë janë thirrur për dëshmuar në këtë aferë, përfshirë kyrebashkiakuan Erion Veliaj, disa ish ministra Financash dhe ministrja e Infrastrkturës dhe Energjisë Belinda Balluku.

    Zbatimi i kontratës koncesionare është ende nën hetim. Në një përgjigje për Kronos, prokuroria e Posaçme thotë se hetimet që prej vitit 2020 ndodhën në fazën paraprake. Zvarritja e hetimeve të  SPAK ka kosto të  shtuara sepse po rrezikon të kolapsojë Tiranën në një krizë mbetjesh, pasi për momentin kapacitetet në Sharrë mund të përballojnë situatën deri në 1 vit. Incineratori i Tiranës është kontrata më e shtrenjtë mes tre projekteve të qeverisë së kryeministrit Edi Rama për trajtimin e mbetjeve urbane, por incineratori nuk u ndërtua asnjëherë, ndërsa dhjetra milionë euro të taksapaguesve u zhdukën pa asnjë gjurmë. Kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës, Integrated Energy BV SPV u sekuestrua në gusht të vitit 2023 nga Prokuroria e Posaçme, pasi u zbulua se pronarët fundorë të saj ishin dy biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri./Emisioni “Kronos”

  • Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore, si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

    Elbasani, Fieri e Tirana në prag të emergjencës mjedisore, si u zhdukën 150 mln euro të inceneratorëve

  • Urdhri i Ramës, vijojnë dorëheqjet e drejtorëve dhe administratorëve në disa bashki të vendit

    Urdhri i Ramës, vijojnë dorëheqjet e drejtorëve dhe administratorëve në disa bashki të vendit

    Pas urdhrit të Kryeministrit Rama në Bashlinë e Bulqizës kanë dhënë dorëheqjen 8 Administratorë të njësive përfshirë edhe qytetit.
    Ndërkohë dorëheqjen kanë dhënë edhe dy nënkryetarët si dhe drejtorët e drejtorive që i përkasin bashkisë.

    Në Bashkinë Klos nuk kanë dhënë dorëheqjen 4 administratorët dhe nënkryetari pasi janë në proces akoma për dorëheqjen.
    Në proces të dorëheqjes së administratorëve të nënkryetarëve dhe drejtorëve vijonë edhe në Bashkinë Dibër.
    Në bashinë Mat kanë dhënë dorëheqjen 8 administratorët e njësive si dhe një nënkryetar pasi nënkryetari tjetër pason detyrën e kryetarit të Bashkisë pas dorëheqjes së ish-kryetarit Agron Malaj i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 11 majit.
    Nuk ka shkarkime sa i përket drejtorëve pasi në vjeshtë Bashkia Mat do të ketë zgjedhje të parakohshme për zgjedhje të kryetarit të ri për Bashki.
    Po ashtu, pas dorëheqjes se 9 administratorëve të bashkisë Gramsh dje, sot kane dhënë dorëheqjet të gjithë drejtorët e bashkisë dhe përgjegjësit në varësi të tyre.
    Sa i përket nënkryetarëve, njëra është e sapo emëruar, një muaj në detyre, ndërsa nënkryetari tjetër është në prag pensioni.