Tag: gramë

  • Portokallet apo mandarinat/ Cilat janë më të mira kundër virozave?

    Portokallet apo mandarinat/ Cilat janë më të mira kundër virozave?

    Autoritetet e shëndetit publik thonë se në Shqipëri ka një qarkullim të virozave respiratore dhe rrufës. Përveç higjenës që ndihmon në parandalimin e shpërndarjes së virozave, njeriu mund të mbrohet edhe nëpërmjet ushqyerjes. Kjo e fundit duhet të jetë e ekulibruar dhe të garantojë sasi të mëdha vitaminash, mineralesh e antioksidantësh.
    Agrumet janë aleatët më të mirë të shëndetit të njeriut. Ato janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C. Trupi nuk e prodhon dot këtë vitamin e cila ka aftësinë të shkurtojë simptomat e virozave, gripit dhe të ftohurës. Ndër agrumet më të shëndetshme për njeriun janë padyshim limonët, portokallet dhe mandarinat.
    Shqipëria ka një traditë të fortë në prodhimin e tyre, e megjithatë eksportet e këtyre agrumeve, veçanërisht mandarinave janë rritur ndjeshëm, Që nga viti 2013 e deri në vitiin 2018, eksportet e agrumeve janë rritur me 47 përqind.
    Cilat Janë Agrumet Më Të Mira Për Shëndetin. Në arritjen e një konkluzioni mbi këtë pyetje, duhet t’i hidhni një sy profilit ushqimor të të dy frutave.
    Vlerat e Mandarinave Për Shëndetin
    Një racion 100 gramësh me mandarina ofron:
    53 kalori,13.3 gramë karbohidrate,1.8 gramë fibër,0.8 gramë proteinë,0.3 gramë yndyrna,14% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës A,44% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C,4 përqind të dozës së rekomanduar ditore të folatit5 përqind të dozës së rekomanduar ditore të kaliumit.Vlerat e Portokalleve Për Shëndetin
    Në të njëjtën sasi portokallesh, pra 100 gramë, njeriu merr këto përfitime:
    47 kalori11.7 gramë karbohidrate,2.4 gramë fibër,0.9 gramë protein,0.1 gramë yndyrna,4 përqind të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës A,89 përqind të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C,8 përqind të dozës së rekomanduar ditore të folatit5 përqind të dozës së rekomanduar ditore të kaliumit.Nga krahasimet e të dhënave të mësipërme rezulton se portokallet ofrojnë dyfishin e vitaminës C të mandarinave por përmbajnë më pak vitaminë A.
    Rrjedhimisht ato janë më të mira kundër virozave.
    Mandarinat janë më të pasura me vitaminën A.
    Ekspertët e AgroWeb.org, sqarojnë se portokallet në veçanti janë të dobishme jo vetëm për vitaminën C por edhe për uljen e nivelit të kolesterolit në gjak dhe parandalimin e ulçerës në stomak.
    Të dyja frutat duhet të jenë pjesë e një regjimi ushqimor të shëndetshëm./AgroWeb.org

  • Sa sheqer duhet të shtoni në kafe, sasia ditore e rekomanduar nga OBSH

    Sa sheqer duhet të shtoni në kafe, sasia ditore e rekomanduar nga OBSH

    Sheqeri industrial është një ndër përbërësit më problematik për regjimin e çdo personi në përditshmëri. Njihet si armiku kryesor i dietave për shkak të sasisë së madhe të kalorive që i jep trupit. Jo pa qëllim është një ndër ushqimet më të sulmuara pasi lidhet me shumë sëmundje si diabeti, obeziteti dhe sëmundjet e zemrës.
    Sa sheqer duhet të konsumojnë të rrituritFatkeqësisht nuk ka një përgjigje të saktë për këtë, pasi për çdo person sasia mund të jetë e ndryshme. Gjithsesi ekspertët kanë arritur në një nivel mesatar për konsumimin e sheqerit nga një person në një ditë. Burrat këshillohet të marrin rreth 37.5 gramë sheqer në ditë ose rreth 9 lugë çaji, pra gjithsej 150 kalori. Gratë këshillohet të konsumojnë jo më shumë se 25 gramë sheqer në ditë ose 6 lugë çaji që janë rreth 100 kalori.
    Sa sheqer duhet të konsumojnë fëmijëtNë regjimin e përditshëm të një fëmije ka vend edhe për pak sheqer, megjithëse nuk duhet tepruar, sepse mund të çojë shumë lehtë në sëmundje të mbi peshës. Sasia e rekomanduar për fëmijët në një ditë është pak a shumë sa sasia që mund të marrë një i rritur.

    Fëmijët e moshës 4-6 vjeç rekomandohet të konsumojnë jo më shumë se 19 gr sheqer në ditë.
    Për ata të moshës 7-10 vjeç jo më shumë se 24 gramë ose 6 lugë çaji sheqer.
    Mbi moshën 11 vjeçare ekspertët këshillojnë jo më shumë se 30 gramë në ditë.
    Sigurisht, dita e të gjithëve nis me kafen e mëngjesit.
    Dikush e pi në shtëpi, dikush në kafe dhe dikush tjetër në zyrë. Të gjithë i drejtohemi kafesë, pavarësisht nëse kemi ngrënë mëngjes apo jo. Kafeja është një nga pijet më të rëndësishme për të nisur ditën çdo mëngjes. Është shndërruar në një përbërës jashtëzakonisht të nevojshëm për një mëngjes energjik.
    Studimet konfirmojnë se njerëzit mund të heqin dorë nga alkooli, por e kanë të pamundur të heqin dorë nga kafeja e mëngjesit. Studimi në fakt nuk vlen për të gjithë, por thekson rëndësinë e kafesë në jetën e shumë njerëzve. E megjithatë, disa preferojnë të pinë kafe pa përbërës të tjerë shtesë si sheqeri, e disa as që e mendojnë kafenë e hidhur pa pasur pak ëmbëlsi.
    Por sa e shëndetshme është kafeja me sheqer dhe cila është sasia e rekomanduar e sheqerit për t’u hedhur sipas sasisë së kafesë që pini?
    Të gjitha këshillat e nutricionistëve bashkohen në një pikë: Mos e teproni me sheqerin! Sipas të dhënave, për një filxhan të vogël kafeje ekspres normale, e cila përmban 30 ml kafe, sasia e tolerueshme e mundshme për të shtuar sheqer është vetëm 3.1 gram. Që do të thotë më pak se një lugë çaji sheqer ose pak lugë çaji. Sipas studimeve të ndryshme, një lugë çaji e plotë sheqer në një filxhan kafe ekspres rrit përqindjen e sheqerit në më të lartë se sasia e sheqerit që përmban një gotë coca-cola. E njëjta gjë vlen edhe për kafen turke, e cila zakonisht përgatitet në shtëpi. Ndërkohë, për një filxhan të madh kapuçino, i cili përmban 25 ml kafe dhe 85 ml qumësht, sasia e tolerueshme e mundshme për të shtuar sheqer është vetëm 7 gramë. Që do të thotë më pak se dy lugë çaji sheqer.
    Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon një sasi prej 25 g sheqer si një sasi të shëndetshme ditore. Me fjalë të tjera, 6 lugë çaji sheqer. Por kujdes, kjo sasi rekomandohet gjatë gjithë ditës në varësi të ushqimeve që konsumoni duke përfshirë kafen së bashku me ushqimet e tjera./vizionplus.tv

  • Operacion i madh antidrogë në Romë, arrestohen 9 persona, përfshirë dy shqiptarë

    Operacion i madh antidrogë në Romë, arrestohen 9 persona, përfshirë dy shqiptarë

    Policia italiane ka goditur një rrjet të fuqishëm trafikimi droge në kryeqytetin Romë, duke arrestuar të paktën 9 persona, mes tyre edhe dy shqiptarë. Operacioni u zhvillua në zona të ndryshme të qytetit, përfshirë Via Massaia, Via Costabella dhe Via di Pietralata.
    Gjatë kontrolleve, karabinierët sekuestruan sasi të konsiderueshme droge, përfshirë kokainë, heroinë, hashash dhe marihuanë, si dhe para të gatshme dhe peshore precize për paketimin e drogës.
    Një 18-vjeçar shqiptar u ndalua në rrugën Gerolamo Cardano me 6 gramë kokainë dhe 810 euro, ndërsa një tjetër shqiptar u kap me 11 gramë kokainë të ndarë në doza dhe 45 euro.
    Gjithashtu, një nigerian 43-vjeçar tentoi të gëlltiste doza droge gjatë arrestimit; në posedim të tij u gjetën 26 gramë kokainë, 11 gramë heroinë, 1 gram marihuanë dhe 259 euro në para cash.
    Të arrestuarit e tjerë përfshinin shtetas italianë, romë dhe ekuadorianë, të cilëve iu sekuestruan doza droge, materiale paketimi dhe para të gatshme.
    Operacioni zbuloi një rrjet të organizuar që kontrollonte tregun e drogës dhe shpërndante lëndë narkotike në zona të ndryshme të Romës, duke kërcënuar sigurinë dhe shëndetin publik.

  • Goditet grupi i narkotrafikut në Romë, 9 të arrestuar, mes tyre dy shqiptarë

    Goditet grupi i narkotrafikut në Romë, 9 të arrestuar, mes tyre dy shqiptarë

    Kokainë, heroinë, hashash dhe marihuanë, një ‘menu’ e pasur për tregun e përdoruesve në Romë.
    Policia italiane ka goditur organizatën e trafikut, që kontrollonte një pjesë të mirë të territorit në kryeqytetin e vendit fqinj. Të paktën 9 persona janë arrestuar gjatë operacionit të karabinierëve dhe prokurorisë, në goditje të ndara.
    Në rrugën Gerolamo Cardano, karabinierët e stacionit të Porta Portese arrestuan një 18-vjeçar shqiptar. I ndaluar ndërsa drejtonte një makinë me qira, i riu u përpoq t’i shmangej një kontrolli duke fshehur shtatë pako që përmbanin gjashtë gramë kokainë dhe 810 euro para të gatshme në të brendshme, por u zbulua shpejt.

    Një fat i ngjashëm i ndodhi edhe një tjetër të riu shqiptar, i ndaluar nga njësia e patrullës ndërsa po drejtonte një makinë me qira: gjatë kontrollit, atij iu gjetën në posedim njëmbëdhjetë gramë kokainë, tashmë të ndarë në doza, dhe 45 euro në para të gatshme.
    Gjatë të njëjtit operacion, oficerët arrestuan gjithashtu një nigerian 43-vjeçar, i cili, me të parë karabinierët, u përpoq të ikte. Para se të kapej tentoi të gëlltiste dozat, Iu kapën 26 gramë kokainë, 6 gramë kokainë, 11 gramë heroinë, 1 gram marihuanë, 259 euro para të gatshme dhe dy peshore precize.
    Gjithashtu, me rëndësi të veçantë ishte operacioni i kryer në Via Massaia, ku karabinierët e stacionit të Garbatella-s arrestuan një 18-vjeçar italian, me 78 gramë hashash, 210 euro në para të gatshme, një peshore precize dhe materiale paketimi. Në Via Costabella, oficerët e stacionit të Trionfale arrestuan dy romanë, çift, një 49-vjeçar dhe një grua 53-vjeçare, të cilëve iu gjet kokainë dhe euro cash.
    Një burrë 27-vjeçar nga Ekuadori u arrestua në Via di Pietralata. I ndaluar në një automjet me qira, ai mbante katër gramë drogë të parapërgatitur, një peshore precize dhe 800 euro para të gatshme. Karabinierët e stacionit të Alessandrinës arrestuan dhe një burrë 42-vjeçar nga Roma, i njohur për sjelljen e tij të dyshimtë në rrugë.
    Gjatë një kontrolli, atij iu gjetën në posedim tre doza kokaine të fortë, nëntë doza kokaine, dy peshore precize, materiale paketimi dhe 50 euro para të gatshme.
    I fundit u kap një 26-vjeçar, që shpërndante kokainë me biçikletë, ndërsa iu sekuestruan edhe mbi 1500 euro cash.

  • Çmendet çmimi i arit në bursë, kalon edhe kriptomonedhën Bitcoin! Mbi 125 dollarë për gramë dhe pritet që…

    Çmendet çmimi i arit në bursë, kalon edhe kriptomonedhën Bitcoin! Mbi 125 dollarë për gramë dhe pritet që…

    Çmimi i arit nuk po njeh kufij dhe aktualisht po tejkalon edhe fuqinë e kriptomonedhës Bitcoin.
    Për herë të parë bursa ka regjistruar një çmim me 4 mijë dollarë për ons (një ons ka rreth 29 gramë ar), ose mbi 125 dollarë për gramë.
    Ari arriti një nivel të ri rekord të martën, ndërsa kontratat me afat kaluan 4,000 dollarë për ons për herë të parë (çmimi lëviz sipas ditëve dhe orëve).
    Luhatshmëria në tregjet globale dhe shqetësimet gjeopolitike në rritje po i shtyjnë investitorët drejt parajsave më të sigurta.
    Çmimet e arit janë rritur më shumë se 50% këtë vit, ndërsa Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka përmbysur sistemin global të tregtimit dhe ka vënë në pikëpyetje pavarësinë e Rezervës Federale.
    Trajektorja rritëse e metalit të çmuar bazohet në blerje të forta nga bankat qendrore, si dhe nga investitorët privatë, të cilët po rrisin pozicionet e tyre mes shqetësimeve rreth rritjes globale dhe inflacionit.
    Goldman Sachs, e cila ka qenë prej kohësh optimiste për arin, tha se ka hapësirë ​​që metali i çmuar të rritet edhe më lart se sa kishte parashikuar, duke përmendur interesin e investitorëve me pakicë.
    Hyrjet çuditërisht të forta në ETF-të e mbështetura nga lingotat kanë tejkaluar pritjet, thanë analistët, përfshirë Dan Striven, në një shënim kërkimor të kohëve të fundit.
    Aftësia e investitorëve me pakicë për të diversifikuar ndjeshëm zotërimet e tyre të arit paraqet një “rrezik të konsiderueshëm rritjeje” për parashikimin e saj prej 4,000 dollarësh për ons deri në mesin e vitit 2026 dhe 4,300 dollarësh për ons deri në fund të vitit të ardhshëm.
    Siç raporton Bloomberg, banka kohët e fundit tha se ari mund t’i afrohet 5,000 dollarëve për ons nëse sheh hyrje nga vetëm 1% e tregut privat të thesarit të SHBA-së.

  • Atentati në Sarandë: 800 gramë tritol poshtë makinës, shpërthimi me telekomandë

    Atentati në Sarandë: 800 gramë tritol poshtë makinës, shpërthimi me telekomandë

    Atentati në Sarandë: 800 gramë tritol poshtë makinës, shpërthimi me telekomandë. 
     
    Në atentatin e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Sarandë, ekspertët e xhenios dyshojnë se janë përdorur rreth 800 gramë eksploziv tritol, i vendosur poshtë automjetit tip “Toyota” në pronësi të Isuf Jaçaj, 58 vjeç, i cili humbi jetën në vendngjarje.
     

     
    Sipas hetimeve paraprake, shpërthimi dyshohet të jetë kryer me telekomandë, në momentin kur viktima sapo ishte futur në makinë.
     
    Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:48, në lagjen nr. 3 të Sarandës, vetëm pak metra larg vendit ku para tre muajsh iu hodh në erë makina djalit të Jaçaj. Kjo përputhje ka ngritur dyshime te autoritetet për një zinxhir ngjarjesh të ndërlidhura.
     

     
    Shpërthimi tronditi Sarandën, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës. 
     
    Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë, ndërsa gjatë natës erdhën nga Tirana ekspertë kriminalistikë dhe të xhenios. Ndërkohë, janë sekuentruar kamerat e sigurisë në zonë për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të dinamikës së atentatit dhe zbulimin e autorëve.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • “Shi droge” mbi burgun e Korydallos, hidhen pako me kokainë nga rruga në oborr… por asgjë nuk shkon sipas “planit brilant”

    “Shi droge” mbi burgun e Korydallos, hidhen pako me kokainë nga rruga në oborr… por asgjë nuk shkon sipas “planit brilant”

    Nuk kanë fund përpjekjet për të futur drogë në burgun grek, Korydallos, aty ku vuajnë dënimin dhe disa shqiptar të përfshirë në trafik lëndësh narkotike.

    Sipas raportimit në mediat greke, një person i panjohur hodhi tre pako nga Rruga Nikiforidis drejt oborrit të burgut, në përpjekje për të “ushqyer” një të burgosur, që duket se ka qenë kërkesë e këtij të fundit.
    Por “operacioni” nuk shkoi sipas planit. Një nga pakot nuk arriti të kalonte murin dhe ra në rrugë, duke zbuluar 63 gramë hashash.
    Dy të tjerët u gjetën menjëherë nga autoritetet, në të parën u gjetën 68.9 gramë kokainë e ngurtë, ndërsa në të dytin fshihej 409 gramë hashash në formë çokollate.
    Droga u sekuestrua nga Departamenti i Sigurisë së Korydallos, i cili ka ndërmarrë hetimet për të gjetur personin që i hodhi.

    Top Channel

  • Dy shqiptarët kapen me 2 kg kokainë dhe hashash, gati për shitje në doza, u sekuestrohen edhe mbi 6 mijë euro cash!

    Dy shqiptarët kapen me 2 kg kokainë dhe hashash, gati për shitje në doza, u sekuestrohen edhe mbi 6 mijë euro cash!

    Dy shqiptarë, 20 dhe 26 vjeç, të skeduar nga karabinierët për aktivitete të paligjshme më parë, u arrestuan gjatë një aksioni në zonën e Foligno në Itali, me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

    Aksioni nisi kur efektivët pikasën më të vjetrin prej tyre duke lëvizur në mënyrë të dyshimtë nëpër qytet me biçikletë.

    Pasi pa oficerët, ai u përpoq të ikte dhe hoqi qafe 13 pako kokainë, me një peshë totale prej afërsisht 13 gramë. Droga u sekuestrua.

    Hetimi më pas u zhvendos në shtëpinë e tij, ku bashkëpunëtori 20-vjeçar u kap duke u përpjekur të fshihte një çantë që përmbante një ngarkesë shumë më të madhe: 1.6 kilogramë kokainë, 400 gramë hashash dhe 6095 euro cash, që besohet të jenë të ardhurat nga trafikimi i drogës.

    Gjatë kontrollit, u sekuestruan edhe disa pajisje elektronike, duke përfshirë telefona celularë dhe një tablet, informon media italiane.

    Dy të rinjtë u dërguan në burgun e Spoletos, në pritje të seancës së vërtetimit.

  • Goditet organizata e trafikut të drogës në Greqi, ja kush janë të arrestuarit dhe rolet e tyre

    Goditet organizata e trafikut të drogës në Greqi, ja kush janë të arrestuarit dhe rolet e tyre

    Autoritetet greke kanë zbuluar emrat e grupit shqiptar të trafikimit të drogës, të cilët janë goditur nga policia dhe “FBI-ja” greke  gjatë një operacioni të përbashkët.
    Siç raportojnë mediat fqinje, kreu i bandës, Fatjon Prendi, 39 vjeç, nuk është një person i panjohur për autoritetet, pasi kishte qenë i përfshirë në vitin 2012 në një tentativë vjedhjeje shtëpie së bashku me 4 të tjerë, ku pati shkëmbim zjarri me policinë, dhe më pas grabiti nën kërcënim armë automjetin e Maki Triantafyllopoulos.

    Në atë rast ai u arrestua dhe u akuzua për tentativë vrasjeje, grabitje në bashkëpunim, tentativë grabitjeje në bashkëpunim dhe shkelje të ligjit për armët.
    Ndërkohë, bashkë me Fatjon Prendin, në pranga ranë edhe Elson Ndreca (36 vjeç), Brisejda Cami (35), Pashke Gega (73), Zoje Ndoj (35) dhe Arben Mashi (50), ky i fundit me precedentë penalë për trafik droge, armë dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
    Në banesat dhe ambientet që përdorte grupi u gjetën edhe peshore elektronike, celularë dhe mjete të tjera të përdorura për shpërndarjen e drogës. Fitimi i parashikuar nga tregtimi i drogës kapte vlerën e mbi 8 milionë eurove.
    Fatjon Prendi
    Roli i anëtareve të organizatës:
    Fatjon Prendi, si kreu, që kishte marrë përsipër koordinimin e veprimeve të anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale, sigurimin e nevojave të plantacioneve dhe mbikëqyrjen e përparimit të tyre, transportin dhe trafikun e drogës, gjetjen e klientëve, marrjen e fitimeve, sigurinë e mjeteve të transportit të organizatës kriminale, si dhe lëvizjen e sigurtë të punëtorëve në dhe nga plantacioni.
    Elson Ndreca si zëvendëskreu, mbikëqyrte plantacionin, marrte përsipër transportin e mjeteve dhe materialeve të nevojshme për kultivimin e bimëve kanabisi, kujdesej për furnizimet dhe ushqimet e nevojshme për jetesën e kultivuesve që ndodheshin brenda plantacionit, mbikëqyrte e zhvillimit të bimëve, ruajtjen e plantacionit dhe mbikëqyrjen e “punëtorëve” që ndodheshin brenda tij.
    Brisejda Cami ishte ngarkuar me gjetjen e vendit ku do ruhej droga, ruajtjen dhe sigurimin e saj, si dhe me organizimin e lëvizjeve të sigurta të kreut të organizatës brenda Atikës.
    Zoje Ndoj mbante një pjesë të parave të organizatës kriminale, si dhe ruante dhe fshihte pajisjet e telefonisë për komunikim ndërmjet anëtarëve.
    Pashke Gega kishte vënë në dispozicion shtëpinë e saj për ruajtjen e drogës (depozitë).
    Pas hetimeve, mëngjesin e 25 shtatorit, u zbulua në një zonë të thellë pyjore pranë fshatit Peleta, në Arkadi, se kultivoheshin 1.640 bimë kanabisi me lartësi që varionin prej 150 deri në 280 centimetra, të cilat u nxorrën me rrënjë dhe konfiskuan.
    Në të njëjtën zonë, brenda plantacionit, u gjetën 107 qese plastike jo uniforme që përmbanin kanabis të papërpunuar, me peshë totale 1 ton dhe 161 kilogramë, lëndë e mbledhur nga plantacioni dhe e destinuar për trafikim.
    Në një kontroll në shtëpinë që Fatjon Prendi, Elson Ndreca dhe Brisejda Cami posedonin së bashku,  për llogari të anëtarëve të tjerë të organizatës, u gjet një paketë plastike që përmbante kokainë 3,3 gramë me qëllim trafikimin.
    Gjithashtu ata u kapën me një pistoletë dhe karikatorin e saj, shtatë fishekë me kalibër të panjohur, një pajisje elektrike gjeneruese shoku (stun gun) në formë shkopi.
    Në një kontroll tjetër ligjor në shtëpinë Pashke Gega dhe Brisjeda Camit u gjetën:

    një (1) paketë plastike që përmbante kokainë 1 gramë
    një (1) paketë që përmbante ketaminë 3,5 gramë
    një (1) paketë që përmbante metamfetaminë kristalore (MDMA) 10 gramë
    nëntë (9) tableta “ECSTASY”
    tre (3) paketa plastike që përmbanin kanabis të papërpunuar 161 gramë, sasi e mbledhur nga plantacioni pranë Peleta, Arkadi

    Në po këto kontrolle u kapën gjithashtu në emër të Fatjon Prendit:

    një (1) armë automatike Kalashnikov me dy (2) karikatorë
    një (1) karikator pistoletë kalibri 9×19
    një (1) granatë dore F1 e tipit mbrojtës me origjinë lindore, së bashku me mekanizmin e saj të nxjerrjes së lëndës shpërthyese
    një (1) pistoletë kalibri 9×19 me karikatorin e saj
    katër (4) fishekë kalibri 38 Auto
    dhjetë (10) fishekë kalibri 9×19 Luger
    shtatëdhjetë e një (71) fishekë kalibri 7.62
    gjashtë (6) fishekë kalibri 7.65
    tridhjetë e gjashtë (36) fishekë kalibri 7.64
    shuma monetare 12.250 euro në kartëmonedha 50 €, të cilat ishin dukshëm të falsifikuara

    Në kontrollin në shtëpinë e Arben Mashit, u arrestua ky i fundit duke mbajtur një thikë me tehe 11 cm, me ngjyrë të verdhë. Gjithashtu u vërtetua se ai qëndronte në Greqi në mënyrë të paligjshme, pa dokumentacionin ligjor.
    TOTALI I SAKSIVE TË SEKUESTRUARA:
    1.640 bimë kanabisi me lartësi 150–280 cm
    Kanabis i papërpunuar me peshë 1 ton, 161 kilogramë dhe 161 gramë
    Metamfetaminë kristalore (MDMA) 10 gramë
    Kokainë 4,3 gramë
    Ketaminë 3,5 gramë
    Dy (2) pistoleta
    Një (1) armë automatike Kalashnikov me dy karikatorë
    Dy (2) karikatorë pistoletë
    Një (1) granatë dore F1 e tipit mbrojtës e origjinës lindore
    Njëqind e tridhjetë e katër (134) fishekë me kalibra të ndryshëm
    Një (1) pajisje elektrokoke (stun gun)
    Një (1) thikë
    Shuma monetare prej 16.120 euro, 1.900 lekë shqiptarë, 70 paundë britanikë, 22 dollarë amerikanë, 10 dollarë kanadezë dhe 20 franga zvicerane
    12.250 euro në kartëmonedha 50 € të falsifikuara
    4 peshore elektronike
    3 automjete private
    17 telefona celularë
    Pajisje për kultivimin e bimëve kanabisi (makina prerëse, 6 palë doreza, një palë syze plastike pune, një kopa, një lopatë, një qese plehu, copë gome vaditëse, shumë çanta magazinimi)

  • Zgjedhja e djathit, vendimtare për shëndetin e zemrës: Kardiologët paralajmërojnë për yndyrnat e ngopura dhe kripën

    Zgjedhja e djathit, vendimtare për shëndetin e zemrës: Kardiologët paralajmërojnë për yndyrnat e ngopura dhe kripën

    Kur bëhet fjalë për shëndetin e zemrës, jo të gjithë djathrat janë të njëjtë. Kardiologu Dr. Tariqshah Syed thekson rëndësinë e sasisë dhe llojit të djathit që konsumojmë, duke paralajmëruar për efektet negative të yndyrnave të ngopura dhe kripës.

    “Konsumi i moderuar i djathit zakonisht nuk ndikon shumë në kolesterolin LDL, por djathrat me përmbajtje të lartë yndyre mund ta rrisin atë ndjeshëm nëse konsumohen tepër”, shpjegon Dr. Syed për Parade.

    Problemi kryesor, sipas tij, janë djathrat e fortë dhe të përpunuar si çedari dhe djathi parmixhano, si dhe maskarpone, i cili për një porcion përmban deri në 29 gramë yndyrë të ngopur dhe 44 gramë yndyrë gjithsej. Këto përbërës mund të rrisin rrezikun për sëmundje të zemrës, goditje në tru dhe presion të lartë të gjakut.

    Nga ana tjetër, djathrat me pak yndyrë, si mocarela, rikota dhe djathi i freskët, konsiderohen më të favorshme për zemrën. Për shembull, gjysmë filxhani rikota ka 10 gramë yndyrë të ngopur, ndërsa e njëjta sasi djathi i freskët përmban vetëm 3 gramë.

    Ekspertët rekomandojnë gjithashtu të kombinojmë djathin me fruta ose drithëra të plota, për të kontrolluar porcionet dhe për të mbajtur një dietë të balancuar. Konsumi i moderuar dhe zgjedhja e kujdesshme e djathit mund ta mbajnë atë pjesë të dietës pa rrezik të madh për zemrën.