Tag: gradë

  • Vranësira dhe reshje shiu, temperatura deri në 21 gradë C

    Vranësira dhe reshje shiu, temperatura deri në 21 gradë C

    Dita e Martë do të jetë me mot të paqëndrueshëm.

    Vendi ynë do të përfshihet nga vranësira dhe reshje shiu.
    Era do të fryjë nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare deri në 14 m/s.
    Deti do të jetë me valëzim deri në 1-3 ballë.
    Temperaturat do të prekin vlerat 21 gradë C, pavarësisht motit të paqëndrueshëm.

    Top Channel

  • Reshje shiu e temperatura të ulëta, çfarë pritet të ndodhë me motin gjatë javës

    Reshje shiu e temperatura të ulëta, çfarë pritet të ndodhë me motin gjatë javës

    Java nis nën ndikimin e vranësirave ku më prezente pritet të jenë në fillimjavë.
    Meteorologu Hakil Osmani shprehet për Klan News se në pjesën më të madhe të territorit shqiptar do të kemi mbizotërim të reshjeve të shiut, ku gjatë ditës së sotme pritet të jenë më të dukshme në pjesën e dytë të ditës.

    Ndërkohë dita e martë dhe dita e mërkurë pritet të kenë prezente reshjet e shiut në të gjithë territorin, por në sasira më të pakëta.
    Po ashtu nuk do të mungojnë edhe reshjet e dëborës në zonat malore ku parashikohet që në zonat verilindore të jenë në një lartësi 1200 metra mbi nivelin e detit.
    “Edhe në këtë javë në territorin shqiptar parashikohet të mbetet në mbizotërimin e vranësirave ku më prezente pritet të jenë në fillimjavë ku do të kemi edhe prezencë të lartë të lagështirës në ajër. Kjo do të mundësoj që në pjesën më të madhe të territorit shqiptar të kemi mbizotërim të reshjeve të shiut herë pas here në zonat e izoluara kryesisht jugu dhe pjesërisht qendra pritet të kenë edhe rrebeshe të izoluara shiu. Ditën e sotme pritet të jenë më të dukshme në pjesën e dytë të ditës.
    Dita e martë dhe dita e mërkurë sjell prezente vranësirat e dendura dhe reshje të pakta të shiut kryesisht mbeten më prezente në zonat jugore dhe më pak në pjesën tjetër të territorit, ndërsa duke filluar pjesa e dytë e javës pritet që sërish të kemi prezente reshjet në gjithë territorin, por do të jenë në sasira të pakëta.
    Në zonat e thella malore do të kemi shfaqje të reshjeve të dëborës në zonat verilindore ku pritet të jenë në një lartësi 1200 metra mbi nivelin e detit e lartë por herë pas here pritet të jenë prezente edhe në zonat juglindore të territorit shqiptar, por në lartësinë 1300 metra mbi nivelin e detit”, shprehet meteorologu.
    Ndërkohë sa u përket temperaturave të ajrit ditën e dielë do të kemi një rritje të lehtë të tyre.
    “Sa i përket temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit vlerat minimale mëngjesin e sotëm janë regjistruar në 3 gradë Celsius në qytetet e zonave malore, ndërsa maksimumet janë jo më shumë se vlera 21 gradë Celsius dhe këto në qytetet e zonës së ulët, këtu duke përfshirë edhe kryeqytetin me 20 gradë Celsius.
    Sa i përket ditën e dielë do të kemi një rritje të lehtë të temperaturave të ajrit në orët e para të mëngjesit duke bërë që temperaturat në zonat malore vlerat minimale të jenë në vlerën 4 apo 5 gradë Celsius ndërsa në Ultësirën Perëndimore temperaturat e ajrit në orët e para të mëngjesit do të luhaten nga 7-13 Gradë Celsius në vijën bregdetare. Jo vetëm në orët e para të mëngjesit, por edhe gjatë mesditave do të ketë një rritje graduale të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet deri ditën e premte me luhatje të vogla të shkojnë rreth vlerave 23 gradë Celsius, këto në qytetet e zonës së ulët, ndërsa në zonat malore do të kemi maksimume rreth vlerës 15 gradë Celsius.
    Parametri i erës gjatë kësaj jave në pjesën më të madhe nuk do të shfaqet shqetësues, por vetëm në intervale të shkurtra kohore herë pas here do të jetë edhe me shpejtësi që shkon në 50 km/h”,shprehet Hakil Osmani.

  • Mos harroni çadrat! Sot reshje shiu në të gjithë vendin, parashikimi i motit

    Mos harroni çadrat! Sot reshje shiu në të gjithë vendin, parashikimi i motit

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Dita sot nis me reshje shiu dhe moti i paqëndrueshëm do të jetë prezent gjatë gjithë ditës në vendin tonë. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të mbeten nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut në të gjithë territorin, por në zonat e thella malore do të ketë reshje të pakta dëbore.
    Temperaturat do të variojnë nga 13 gradë Celsius në Bajram Curr e Korçë deri në 20 gradë Celsius në Elbasan, Berat, Fier e Vlorë.
    Era nga kuadrati i lindjes do të fryjë me me shpejtësi mesatare deri në 8m/s, ndërsa valëzimi në det do të jetë deri në 2 ballë.

  • Reshje shiu dhe temperatura deri në 21 gradë, parashikimi i motit

    Reshje shiu dhe temperatura deri në 21 gradë, parashikimi i motit

    Edhe këtë të martë, në vendin tonë pritet mot i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu

    Temperaturat minimale variojnë nga 5 gradë Celsius në Bajram Curr deri në 12 gradë Celsius në Tiranë dhe Fier. Ndërsa vlerat maksimale variojnë nga 10 gradë Celsius në Peshkopi deri në 21 gradë Celsius në Vlorë dhe Elbasan. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Era nga kuadrati i jugut me shpejtësi deri në 10-12 m/s, përgjatë vijës bregdetare e lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 25 m/s. Valëzimi në det do të jetë deri në 5-6 ballëReklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”