Hakil Osmani nga MeteoAlb tha këtë të hënë për Euroneës Albania se java ka nisur me dëborë në disa vende të territorit të Shqipërisë. Ai ka shpjeguar në vlera minimale dhe maksimale se si do të jenë temperaturat në vijim në vend dhe rajon. Sipas tij, nuk do të mungojnë as vranësirat në disa pjesë të vendit, por kryesisht do të kemi mot të qëndrueshëm e me diell.
“Fillim java ka nisur me dimër në territorin shqiptar pasi kemi një rënie të ndjeshme të temperaturave. Vlerat minimale në qytetet e zonave malore janë regjistruar në minus 4 gradë celsius në Peshkopi kryesisht por edhe në qarkun e Korçës. Sa i përket pasdites do të kemi temperatura të ulëta në këtë muaj prill që ndodhemi, rreth 5 gradë më të ulëta sesa duhet të regjistrohen. Presim maksimume deri në 14 gradë celsius në Ultësirën Perëndimore. Në zonat malore kemi vlera jo më shumë se 7-8 gradë celsius. Edhe ditën e martë do të mbetemi në mbizotërimin e temperaturave të ulëta në vendin tonë me vlera minus 3 gradë”, tha Osmani.
Meteorologu shpjegon se përmirësim të temperaturave do të shohim nga pjesa e dytë e javës, duke nisur nga dita e mërkurë.
“Nga dita e mërkurë e në vijim, do të kemi një rritje të ndjeshme të temperaturave, duke bërë që në pjesën e dytë të javës të kemi një normalizim të temperaturave. Kjo rritje do jetë jo vetëm gjatë pasdites por edhe në orët e para të mëngjesit.
Gjatë kësaj jave do të kemi një mot të qëndrueshëm, por në pjesën më të madhe të territorit shqiptar do të ketë kthjellime. Pasditeve kryesisht do të kemi momente të pakta me reshje shiu në zonat veriore, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të mbizotërohet nga një mot i qëndrueshëm”, tha ai.
Osmani shpjegon se e njëjta situatë e kushteve meteotologjike ka qenë dhe në rajon, me temperatura të ulëta. Edhe në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, rritja e temperaturave do të nis që nga dita e mërkurë e në vijim.
“Edhe në rajon kemi patur një rënie të ndjeshme të temperaturave. Do të kemi një rritje graduale duke filluar nga pjesa e dytë e javës. Sot dhe nesër do të ketë vranësira të shpeshta gjatë ditës duke sjellë flokë dëbore”, tha Hakil Osmani.
Tag: gradë
-

‘Plakat’ janë tërbuar/ Hakil Osmani jep parashikimin: Temperatura deri në -5 °C, çfarë do të ndodhë me motin këtë javë
-

Pas reshjeve të dëborës rikthehet dielli! Parashikimi i motit, ulen temperaturat
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Pas një fundjave me reshje shiu dhe dëbore në disa zonë të vendit, java parashikohet të nisë me mot të qëndrueshëm, por të ftohtë.
Sot moti parashikohet të jetë i kthjellët, por me temperatura të ulëta, deri në -4 gradë celsius në veri të vendit. Edhe zona qendrore dhe ajo jugore e vendit do të përballen me temperatura të ulëta, deri në -1 gradë celsius.TABELA
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 10-20 m/s, ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 3-4 ballë./ZËRI
-

Nga nesër moti bën kthesën e papritur, ja çfarë pritet të ndodhë këtë javë
Pas një fundjave me reshje shiu dhe dëbore në disa zonë të vendit, java parashikohet të nisë me mot të qëndrueshëm.
Për ditën e hënë moti në vend parashikohet të jetë i kthjellët, por me temperatura të ulëta, deri në -4 gradë celsius në veri të vendit.Edhe zona qendrore dhe ajo jugore e vendit do të përballen me temperatura të ulëta, deri në -1 gradë celsius.
Sipas SHMU, era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 10-20 m/s, ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 3-4 ballë. -

Reshje shiu dhe temperatura të ngrohta, parashikimi i motit për këtë të diel
Vendi ynë këtë fundjavë do të ndikohet nga një mot i paqendrueshëm.
Në orët e para të ditës do të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Ndërsa gjatë orëve të pasdites pritet të kemi reshje shiu në të gjithë vendin.
Temperaturat do të luhaten nga 7 gradë minimalja deri në 20 gradë celcius maksimalja.
Era me drejtim nga kuadrati i jugut, nga orët e mesditës era kthehet nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 10m/s , përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë veriperëndimor nga orët e mesditës e pasdite dhe zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri në 18-20m/s.
Në brigjet detare dallgëzimi do të jetë 3-4 ballë. -

Ditë me diell dhe temperatura deri në 20 gradë Celsius! Parashikimi i motit për këtë të premte
Kjo e premte do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperatura deri në 20 gradë Celsius.
Temperaturat e ajrit këtë mëngjes kanë shënuar dy gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës pritet të jetë 20 gradë.
Era do të fryjë me shpejtësi mbi 35 km/h, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.Top Channel
-

Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte! Temperaturat maksimale arrijnë 22 gradë Celsius
Kjo e enjte do të vijojë me mot të kthjellët dhe vranësira, në alternim me njëra-tjetrën.
Nuk do të mungojnë as reshjet e shiut, në pothuajse të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit këtë mëngjes kanë shënuar rritje, me dy gradë, krahasuar me një ditë më parë (sot 4 gradë Celsius).
Gjatë ditës temperatura maksimale pritet të arrijë në 22 gradë Celsius.
Era do të fryjë me shpejtësi 40 km/h, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.Top Channel
-

Rikthehet dëbora në fundjavë, -3 gradë celsius temperaturat
Edhe dita e sotme do të ketë kthjellime dhe vranësira kalimtare. Herë pas herë pritet që vranësirat të fuqizohen, të cilat pritet të prodhojnë reshje të pakta shiu, kryesisht në jug dhe në qendër të vendit. E njëjta situatë pritet edhe të premten edhe të shtunën. Nga e diela dhe në vijim priten reshje dëbore në zonat malore.
Këtë të mërkurë temperatura pritet të arrijë deri në 23 gradë celsius. Ndërsa nga mesdita e së enjtes e në vijim pritet një rënie graduale e temperaturave.
Të dielën temperaturat do të shkojnë deri në -3 gradë celsius. Në fillim të javës tjetër priten kthjellime, ndërsa në mesjavën tjetër do të rikthehen reshjet e shiut sërish. -

“Dimër në pranverë”/ Rikthehet dëbora në fundjavë, temperaturat arrijnë deri në -3 gradë celsius
Edhe dita e sotme do të ketë kthjellime dhe vranësira kalimtare. Herë pas herë pritet që vranësirat të fuqizohen, të cilat pritet të prodhojnë reshje të pakta shiu, kryesisht në jug dhe në qendër të vendit. E njëjta situatë pritet edhe të premten edhe të shtunën. Nga e diela dhe në vijim priten reshje dëbore në zonat malore.
Këtë të mërkurë temperatura pritet të arrijë deri në 23 gradë celsius. Ndërsa nga mesdita e së enjtes e në vijim pritet një rënie graduale e temperaturave. Të dielën temperaturat do të shkojnë deri në -3 gradë celsius. Në fillim të javës tjetër priten kthjellime, ndërsa në mesjavën tjetër do të rikthehen reshjet e shiut sërish. -

Mos harroni çadrat me vete/ Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot, ja sa do të jenë temperaturat
Dita e mërkurë do të vazhdojë me mot të paqëndrueshëm. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 16m/s.
Valëzimi në det do të arrijë deri në 2-3 ballë. Temperaturat minimale do të jenë 6 Gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 21 Gradë Celsius.
