Tag: gradë

  • Reshje shiu por temperatura të ngrohta, parashikimi i motit për ditën e sotme

    Reshje shiu por temperatura të ngrohta, parashikimi i motit për ditën e sotme

    Java në vendin tonë do të nisë me reshje shiu, andaj mos harroni të merrni çadrat.
    I gjithë vendi do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, fillimisht me vranësira e më pas me reshje shiu.

    Temperaturat këtë mëngjes u regjistruan 12 gradë, ndërsa gjatë ditës maksimalisht pritet të arrijnë deri në 20 gradë Celsius.

    Era do të fryjë me shpejtësi deri në 16m/s, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

  • “Dimri i sivjetshëm, më i ftohtë se i vitit të kaluar”/ Muaji nëntor, Meteorologia ‘na përgatit’ me parashikimin…

    “Dimri i sivjetshëm, më i ftohtë se i vitit të kaluar”/ Muaji nëntor, Meteorologia ‘na përgatit’ me parashikimin…

    Meteorologia Anira Gjoni, e ftuar në një studio televizive, ka bërë parashikimin e motit për javën në vijim, për muajin nëntor, si edhe për dimrin që pritet të vijë. Sipas saj, Shqipëria do të përjetojë një nëntor me temperatura më të larta se mesatarja shumëvjeçare dhe reshje lokale kryesisht në zonat malore. Gjoni theksoi se deri të mërkurën do të ketë reshje të izoluara në veri dhe veriperëndim të vendit, ndërsa më pas pritet përmirësim i kushteve atmosferike.
    Meteorologia shtoi se përgjatë gjithë muajit nëntor, temperaturat do të mbeten të ngrohta, duke luhatur nga 16 deri në 20 gradë Celsius në zonat bregdetare, dhe 9 deri në 15 gradë në zonat malore.
    “Deri të mërkurën do të kemi reshje lokale kryesisht në zonat malore, si Kukës e Lezhë. Gjatë ditës së mërkurë do të kemi kthjellim të motit. Për fatin tonë të mirë. Ne jemi të mbrojtur, nga masat ajrore që lëvizin në Itali dhe nga masat ajrore të ftohta. Jemi më të mbrojtur për shkak të pozicionit tonë gjeografik. Kemi fatin për të mos u përballur me përmbytje masive, apo stuhi. Përgjatë nëntorit nuk presim që të kemi rënie drastike të temperaturave. Temperaturat do të vazhdojnë të larta. Në bregdet temperaturat do të shkojnë 16-20 gradë, në vendet e ulëta 15-19 gradë dhe në zonat malore 9-15 gradë. Kjo tregon që kemi temperatura relativisht të larta, do të vazhdojnë të tilla përgjatë muajit.”
    Ndërkohë, dimri 2025–2026 parashikohet të jetë më i ftohtë se ai i një viti më parë, me temperatura mesatarisht 2 deri në 3 gradë më të ulëta, por pa kaluar nën mesataren shumëvjeçare.
    “Do të jetë dhjetori, ai që do të sjellë ulje të temperaturave. Gjatë dy javëve të para do të kemi reshje shiu. Nëntori është muaji që merr sasinë më të madhe të reshjeve, megjithëse gjatë viteve të fundit ka pasur një rënie. Gjatë këtij muaji presim që të ketë reshje shiu. Sa i takon dimrit 2025-2026 presim që të jetë pak më i ftohtë se ai i një viti më parë. Presim që temperaturat të jenë 2-3 gradë më të ulëta. Do të jetë një dimër i ftohtë por jo nën mesataren shumëvjeçare. I gjithë muaji nëntor të jetë me temperatura të ngrohta, në disa zona lokale do të jetë 3-4 gardë më shumë se mesatarja shumëvjeçare.”

  • Java nis me reshje shiu, mos harroni të merrni çadrat me vete/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

    Java nis me reshje shiu, mos harroni të merrni çadrat me vete/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

    Java në vendin tonë do të nisë me reshje shiu, andaj mos harroni të merrni çadrat.

    I gjithë vendi do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, fillimisht me vranësira e më pas me reshje shiu.
    Temperaturat këtë mëngjes u regjistruan 12 gradë, ndërsa gjatë ditës maksimalisht pritet të arrijnë deri në 20 gradë Celsius.
    Era do të fryjë me shpejtësi deri në 16m/s, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

    Top Channel

  • Parashikimi/ Çfarë ndodh me motin gjatë muajit nëntor

    Parashikimi/ Çfarë ndodh me motin gjatë muajit nëntor

    Kjo fundjavë, e cila përkon edhe me nisjen e muajit nëntor, do të jetë e ngrohtë dhe me temperatura deri në 5 gradë mbi vlerat mesatare të muajit.
    “Të shtunën dhe të dielën termometri në disa zona do të ngjitet në 26 gradë Celsius, temperatura këto shumë të larta. Nëse do të bënim një krahasim me tetorin, janë rreth 5-6 gradë më të larta se ç’duhet të jenë. Parashikohet që të dielën në mbrëmje të kemi zhvillim të vranësirave duke bërë që java tjetër të nisë disi më e paqëndrueshme”, u shpreh Lajda Porja.
    Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, ndryshe nga tetori, nëntori pritet të jetë një muaj i thatë.
    “Muaji nëntor, i cili duhej të ishte në fakt i lagësht, pasi është ndër muajit më të lagësht të klimës shqiptare, parashikohet të jetë relativisht i thatë. Pjesa e parë e nëntorit, deri më 14-15 nëntor, do të ketë reshje, por shumë të pakta dhe parashikohet të ketë më shumë ditë me diell”, tha Porja për Klan News.
    Në fundjavë, temperaturat pritet të arrijnë deri në 26 gradë Celsius.

  • “Nëntori nis me temperatura të larta”, Meteorologia Porja: Si pritet të jetë moti në ditët në vijim

    “Nëntori nis me temperatura të larta”, Meteorologia Porja: Si pritet të jetë moti në ditët në vijim

    Meteorologia Lajda Porja ka bërë parashikimin e motit për muajin nëntor. Porja tha se kjo fundjavë, e cila përkon edhe me nisjen e muajit, do të jetë e ngrohtë dhe me temperatura deri në 5 gradë mbi vlerat mesatare të muajit.
    “Të shtunën dhe të dielën termometri në disa zona do të ngjitet në 26 gradë Celsius, temperatura këto shumë të larta. Nëse do të bënim një krahasim me tetorin, janë rreth 5-6 gradë më të larta se ç’duhet të jenë. Parashikohet që të dielën në mbrëmje të kemi zhvillim të vranësirave duke bërë që java tjetër të nisë disi më e paqëndrueshme”, u shpreh Lajda Porja.
    Sipas parashikimeve të sinoptikanëve, ndryshe nga tetori, nëntori pritet të jetë një muaj i thatë.
    “Muaji nëntor, i cili duhej të ishte në fakt i lagësht, pasi është ndër muajit më të lagësht të klimës shqiptare, parashikohet të jetë relativisht i thatë. Pjesa e parë e nëntorit, deri më 14-15 nëntor, do të ketë reshje, por shumë të pakta dhe parashikohet të ketë më shumë ditë me diell”, tha Porja.
    Në fundjavë, temperaturat pritet të arrijnë deri në 26 gradë Celsius.

  • Rrebeshe shiu apo diell? E enjtja surprizon, ja si pritet të jenë kushtet atmosferike

    Rrebeshe shiu apo diell? E enjtja surprizon, ja si pritet të jenë kushtet atmosferike

    Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash, kryesisht në relievet malore të vendit.
    Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 25 gradë, ndërsa ato minimale në 4 gradë celcius.
    Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri në 15m/s
    Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.

  • Mot i qëndrueshëm gjatë ditës së sotme, ulen temperaturat

    Mot i qëndrueshëm gjatë ditës së sotme, ulen temperaturat

    Ditën e sotme (29 tetor) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

    Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 5m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri në 9m/s.

    Deti do të jetë me valëzim të forcës 1-2 ballë. Temperaturat minimale regjistrohen në vlerën 3 gradë celcius, ndërsa ato maksimale 23 gradë celcius.

  • Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti këtë të martë

    Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti këtë të martë

    Kjo e martë parashikohet të jetë nën mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut.

    Reshjet e shiut do të jenë lokale shiu me intensitet të ulët, të përqëndruara në disa zona të vendit.
    Temperaturat këtë mëngjes u regjistruan 10 gradë, ndërsa maksimalja gjatë ditës pritet të arrijë në 19 gradë Celsius.
    Era do të fryjë me shpejtësi deri 15 m/s, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.
     

    Top Channel

  • E shtuna sjell kthesën drastike të motit, ja çfarë pritet të ndodh nesër

    E shtuna sjell kthesën drastike të motit, ja çfarë pritet të ndodh nesër

    Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet alternime vranësirash mesatare deri të dendura dhe kthjellime.
    Reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët dhe të karakterit lokal në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra përgjatë maleve.
    Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 22 gradë celcius, ndërsa ato minimale do të skojnë deri në 7 gradë celcius.
    Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 6m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, era pritet të arrijë me shpejtësi deri 10m/s
    Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2 ballë.

  • Reshje shiu në disa zona, parashikimi i motit për ditën e sotme

    Reshje shiu në disa zona, parashikimi i motit për ditën e sotme

    Kjo e enjte do të jetë me kthjellime dhe vranësira, në alternim me njëra-tjetrën.
    Reshje shiu do të ketë me intensitet të ulët në veriperëndim, por më pas do të ketë përhapje në pjesën më të madhe të vendit.

    Temperaturat këtë mëngjes u regjistruan 11 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës maksimalja pritet të arrijë në 22 gradë Celsius.

    Era do të fryjë me shpejtësi deri 10m/s, duke krijuar në det dallgëzim të forcës 3 ballë.