Tag: gradë

  • Ditë me shi dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për ditën e sotme

    Ditë me shi dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për ditën e sotme

    Kronikë E Martë, 11 Nëntor 2025 08:52
    Dita e sotme do të jetë me mot të vranët e cila do të shoqërohet me reshje shiu.
    Gradualisht pas mesdite reshjet e shiut do të lokalizohen përgjatë zonave malore, por mbrëmja do të risjellë reshje shiu.

    Temperaturat këtë mëngjes u regjistruan 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalja pritet të arrijë në 17 gradë Celsius.

    Era do të fryjë me shpejtësi 15 m/s, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

  • Ditë me shi dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për këtë të martë

    Ditë me shi dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për këtë të martë

    Kjo e martë do të jetë me mot të vranët e cila do të shoqërohet me reshje shiu.

    Gradualisht pas mesdite reshjet e shiut do të lokalizohen përgjatë zonave malore, por mbrëmja do të risjellë reshje shiu.
    Temperaturat këtë mëngjes u regjistruan 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalja pritet të arrijë në 17 gradë Celsius.
    Era do të fryjë me shpejtësi 15 m/s, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

    Top Channel

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 10 nëntor 2025…

    MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 10 nëntor 2025…

    Moti në vendin tonë ditën e sotme, e hënë 10 nëntor parashikohet i paqëndrueshëm në të gjithë territorin me reshje shiu që do variojnë nga mesatare deri në të dendura.
    Temperaturat nuk do të kenë luhatje të ndjeshme, duke mbetur në shifrat deri në 17 gradë celsius gjatë mesditës dhe gjatë natës 10 gradë mesatarisht.
    Era po ashtu do të jetë me shpejtësi mesatare ndërsa në zonat malore priten edhe shtrëngata.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i moti për këtë të hënë

    Reshje shiu dhe ulje temperaturash, parashikimi i moti për këtë të hënë

    Kjo javë do të nisë me mot të paqëndrueshëm, me reshje të dendura të shiut.

    Dita e sotme pritet të jetë kryesisht i vranët me reshje të shpeshta.
    Temperaturat këtë mëngjes u regjistruan 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalja gjatë ditës pritet të arrijë 18 gradë Celsius.
    Era do të fryjë me shpejtësi mesatare.
     
    Top Channel

  • Java mbyllet me mot të paqëndrueshëm, sa parashikohet të arrijnë temperaturat

    Java mbyllet me mot të paqëndrueshëm, sa parashikohet të arrijnë temperaturat

    Kjo e premte do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike.

    Ditën e sotme do të ketë alternime të vranësirave dhe motit të kthjellët.
    Temperaturat këtë mëngjes u regjistruan 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalja gjatë ditës pritet të arrijë në 18 gradë Celsius.
    Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 7m/s, duke krijuar në brigjet detare 3 ballë.

    Top Channel

  • 2025, ndër vitet më të nxehta ndonjëherë, raporti i OKB-së: E pamundur të kufizohet ngrohja globale

    2025, ndër vitet më të nxehta ndonjëherë, raporti i OKB-së: E pamundur të kufizohet ngrohja globale

    Temperaturat jashtëzakonisht të larta kanë bërë që viti 2025 të jetë në rrugë për t’u renditur në mesin e viteve më të nxehta të regjistruara ndonjëherë, thanë Kombet e Bashkuara, duke theksuar se ky trend ende ka gjasa të ndalet.

    Ndërkohë, edhe pse ky vit nuk do të kalojë 2024 si viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, ai do të renditet i dyti ose i treti, duke mbyllur një dekadë me nxehtësi të paprecedentë, tha Agjencia për klimën dhe motin e OKB-së në një raport të publikuar, teksa udhëheqësit botërorë u mblodhën në Amazonën braziliane përpara Samitit të Klimës COP30 të OKB-së që do të mbahet javën e ardhshme.
    Këto zhvillime “nënkuptojnë se do të jetë praktikisht e pamundur të kufizohet ngrohja globale në 1.5 gradë Celsius në vitet e ardhshme pa kaluar përkohësisht objektivin e Marrëveshjes së Parisit”, tha shefja e Organizatës Botërore Meteorologjike, Celeste Saulo, duke i drejtuar liderët në Belem, në veri të Brazilit.
    Marrëveshja e klimës e Parisit, e arritur më 2015, kishte për qëllim kufizimin e ngrohjes globale në më pak se dy gradë Celsius mbi nivelet para-industriale, dhe deri në 1.5 gradë Celsius, nëse do të ishte e mundur.
    Saulo insistoi se përderisa situata është e rënduar, “shkenca është e qartë se është krejtësisht e mundur dhe thelbësore që të zbriten temperaturat në 1.5 gradë Celsius deri në fund të shekullit”.
    Shefi i OKB-së, Antonio Guterres, e ka cilësuar mosarritjen e qëllimit për temperaturën si “dështim moral”.
    Duke folur në një konferencë për media në Gjenevë, shefi i shkencëtarëve të klimës në OKB, Chris Hewitt, tha se “ende nuk e dimë se për sa kohë do të jemi mbi 1.5 gradë Celsius”.
    “Kjo varet nga vendimet që marrim tani… Pra, kjo është një nga sfidat kryesore të COP30”.
    Por, udhëheqësit ende nuk kanë përmbushur zotimet nga Marrëveshja e Parisit.
    Tashmë, vitet ndërmjet 2015 dhe 2025, individualisht kanë qenë më të nxehtët që kur ka nisur vëzhgimi i motit 176 vjet më parë, tha OKB-ja.
    Vitet 2023, 2024 dhe 2025 janë në krye të listës.
    Në raportin e Agjencisë për klimën dhe motin temperatura afër tokës – rreth dy metra mbi tokë – gjatë tetë muajve të këtij viti ishte në një mesatare prej 1.42 gradë Celsius mbi mesataren e kohës para-industriale.
    Në të njëjtën kohë, përqendrimet e gazrave serë që mbajnë nxehtësinë në atmosferë dhe nxehtësia në oqeane vazhduan të rriten, duke arritur nivele më të larta se ato të vitit 2024, u tha në raport.
    Raporti i OKB-së tha se ndikimi i rritjes së temperaturave mund të vërehet në shtrirjen e akullit në detin në Arktik, që pas ngrirjes gjatë dimrit të këtij viti, do të jetë më i ulëti i regjistruar ndonjëherë.
    Agjencia e Kombeve të Bashkuara gjithashtu përmendi ngjarje të motit ekstreme që ndodhën gjatë tetë muajve të parë të vitit 2025, nga përmbytjet shkatërruese, te nxehtësia e ashpër dhe zjarret e egra, me “pasoja të rënda për jetën, jetesën dhe sistemet ushqimore”./REL

    Top Channel

  • OKB thotë se viti 2025 do të jetë ndër vitet më të nxehta ndonjëherë

    OKB thotë se viti 2025 do të jetë ndër vitet më të nxehta ndonjëherë

    Temperaturat jashtëzakonisht të larta kanë bërë që viti 2025 të jetë në rrugë për t’u renditur në mesin e viteve më të nxehta të regjistruara ndonjëherë, thanë Kombet e Bashkuara më 6 nëntor, duke theksuar se ky trend ende ka gjasa të ndalet.

    Ndërkohë, edhe pse ky vit nuk do të kalojë 2024 si viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, ai do të renditet i dyti ose i treti, duke mbyllur një dekadë me nxehtësi të paprecedentë, tha Agjencia për klimën dhe motin e OKB-së në një raport të publikuar, teksa udhëheqësit botërorë u mblodhën në Amazonën braziliane përpara Samitit të Klimës COP30 të OKB-së që do të mbahet javën e ardhshme.

    Këto zhvillime “nënkuptojnë se do të jetë praktikisht e pamundur të kufizohet ngrohja globale në 1.5 gradë Celsius në vitet e ardhshme pa kaluar përkohësisht objektivin e Marrëveshjes së Parisit”, tha shefja e Organizatës Botërore Meteorologjike, Celeste Saulo, duke i drejtuar liderët në Belem, në veri të Brazilit.

    Marrëveshja e klimës e Parisit, e arritur më 2015, kishte për qëllim kufizimin e ngrohjes globale në më pak se dy gradë Celsius mbi nivelet para-industriale, dhe deri në 1.5 gradë Celsius, nëse do të ishte e mundur.

    Saulo insistoi se përderisa situata është e rënduar, “shkenca është e qartë se është krejtësisht e mundur dhe thelbësore që të zbriten temperaturat në 1.5 gradë Celsius deri në fund të shekullit”.

    Shefi i OKB-së, Antonio Guterres, e ka cilësuar mosarritjen e qëllimit për temperaturën si “dështim moral”.

    Duke folur në një konferencë për media në Gjenevë, shefi i shkencëtarëve të klimës në OKB, Chris Hewitt, tha se “ende nuk e dimë se për sa kohë do të jemi mbi 1.5 gradë Celsius”.

    “Kjo varet nga vendimet që marrim tani… Pra, kjo është një nga sfidat kryesore të COP30”.

    Por, udhëheqësit ende nuk kanë përmbushur zotimet nga Marrëveshja e Parisit.

    Tashmë, vitet ndërmjet 2015 dhe 2025, individualisht kanë qenë më të nxehtët që kur ka nisur vëzhgimi i motit 176 vjet më parë, tha OKB-ja.

    Vitet 2023, 2024 dhe 2025 janë në krye të listës.

    Në raportin e Agjencisë për klimën dhe motin temperatura afër tokës – rreth dy metra mbi tokë – gjatë tetë muajve të këtij viti ishte në një mesatare prej 1.42 gradë Celsius mbi mesataren e kohës para-industriale.

    Në të njëjtën kohë, përqendrimet e gazrave serë që mbajnë nxehtësinë në atmosferë dhe nxehtësia në oqeane vazhduan të rriten, duke arritur nivele më të larta se ato të vitit 2024, u tha në raport.

    Raporti i OKB-së tha se ndikimi i rritjes së temperaturave mund të vërehet në shtrirjen e akullit në detin në Arktik, që pas ngrirjes gjatë dimrit të këtij viti, do të jetë më i ulëti i regjistruar ndonjëherë.

    Agjencia e Kombeve të Bashkuara gjithashtu përmendi ngjarje të motit ekstreme që ndodhën gjatë tetë muajve të parë të vitit 2025, nga përmbytjet shkatërruese, te nxehtësia e ashpër dhe zjarret e egra, me “pasoja të rënda për jetën, jetesën dhe sistemet ushqimore”./ REL/ 

  • A mbaruan reshjet e shiut? Moti për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodh

    A mbaruan reshjet e shiut? Moti për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodh

    Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore.
    Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 23 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 5 gradë celcius.
    Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, era pritet të arrijë me shpejtësi deri në 12m/s.
    Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-3 ballë.

  • “Dimër i ashpër dhe më i ftohtë se…”/ Paralajmërojnë meteorologët: Merrni masat, ja si do të jetë moti gjatë këtij viti

    “Dimër i ashpër dhe më i ftohtë se…”/ Paralajmërojnë meteorologët: Merrni masat, ja si do të jetë moti gjatë këtij viti

    Meteorologia Anira Gjoni, e ftuar në një studio televizive, ka bërë parashikimin e motit për javën në vijim, për muajin nëntor, si edhe për dimrin që pritet të vijë. Sipas saj, Shqipëria do të përjetojë një nëntor me temperatura më të larta se mesatarja shumëvjeçare dhe reshje lokale kryesisht në zonat malore.Gjoni theksoi se deri të mërkurën do të ketë reshje të izoluara në veri dhe veriperëndim të vendit, ndërsa më pas pritet përmirësim i kushteve atmosferike.
    Meteorologia shtoi se përgjatë gjithë muajit nëntor, temperaturat do të mbeten të ngrohta, duke luhatur nga 16 deri në 20 gradë Celsius në zonat bregdetare, dhe 9 deri në 15 gradë në zonat malore.
    “Deri të mërkurën do të kemi reshje lokale kryesisht në zonat malore, si Kukës e Lezhë. Gjatë ditës së mërkurë do të kemi kthjellim të motit. Për fatin tonë të mirë. Ne jemi të mbrojtur, nga masat ajrore që lëvizin në Itali dhe nga masat ajrore të ftohta. Jemi më të mbrojtur për shkak të pozicionit tonë gjeografik.
    Kemi fatin për të mos u përballur me përmbytje masive, apo stuhi. Përgjatë nëntorit nuk presim që të kemi rënie drastike të temperaturave. Temperaturat do të vazhdojnë të larta. Në bregdet temperaturat do të shkojnë 16-20 gradë, në vendet e ulëta 15-19 gradë dhe në zonat malore 9-15 gradë. Kjo tregon që kemi temperatura relativisht të larta, do të vazhdojnë të tilla përgjatë muajit.”
    Ndërkohë, dimri 2025–2026 parashikohet të jetë më i ftohtë se ai i një viti më parë, me temperatura mesatarisht 2 deri në 3 gradë më të ulëta, por pa kaluar nën mesataren shumëvjeçare.
    “Do të jetë dhjetori, ai që do të sjellë ulje të temperaturave. Gjatë dy javëve të para do të kemi reshje shiu. Nëntori është muaji që merr sasinë më të madhe të reshjeve, megjithëse gjatë viteve të fundit ka pasur një rënie. Gjatë këtij muaji presim që të ketë reshje shiu.
    Sa i takon dimrit 2025-2026 presim që të jetë pak më i ftohtë se ai i një viti më parë. Presim që temperaturat të jenë 2-3 gradë më të ulëta. Do të jetë një dimër i ftohtë por jo nën mesataren shumëvjeçare. I gjithë muaji nëntor të jetë me temperatura të ngrohta, në disa zona lokale do të jetë 3-4 gardë më shumë se mesatarja shumëvjeçare.”

  • Merrni masa, mbërrin lajmi i frikshëm nga meteorologia për motin: Pritet dimri më i ftohtë se…

    Merrni masa, mbërrin lajmi i frikshëm nga meteorologia për motin: Pritet dimri më i ftohtë se…

    Meteorologia Anira Gjoni, e ftuar në një studio televizive, ka bërë parashikimin e motit për javën në vijim, për muajin nëntor, si edhe për dimrin që pritet të vijë.
    Sipas saj, Shqipëria do të përjetojë një nëntor me temperatura më të larta se mesatarja shumëvjeçare dhe reshje lokale kryesisht në zonat malore.
    Gjoni theksoi se deri të mërkurën do të ketë reshje të izoluara në veri dhe veriperëndim të vendit, ndërsa më pas pritet përmirësim i kushteve atmosferike.