Tag: grabitqare

  • “Jemi këtu për të dalluar burrat grabitqarë”/ Policia britanike patrullon koncertin e Dua Lipës në Wembley për të mbrojtur gratë 

    “Jemi këtu për të dalluar burrat grabitqarë”/ Policia britanike patrullon koncertin e Dua Lipës në Wembley për të mbrojtur gratë 

    Në mes të atmosferës së zjarrtë dhe ngazëllimit për koncertin madhështor të Dua Lipës në stadiumin Wembley, një prani e re policore është vënë re mes turmës: oficerë të specializuar të Metropolitan Police, të trajnuar posaçërisht për të identifikuar dhe parandaluar sulmet ndaj grave.

    Iniciativa, e konsideruar si “e para e këtij lloji”, synon të luftojë dhunën ndaj grave dhe vajzave në kohë reale gjatë ngjarjeve të mëdha në Londër, në një kohë kur raportimet për incidente të tilla janë rritur me mbi 33% gjatë pesë viteve të fundit.
    “Ne jemi këtu për të dalluar burra grabitqarë,” deklaruan oficerët në detyrë, teksa përziheshin me turmën e tifozëve që kishin mbushur stadiumin për shfaqjen e parë kryesore të këngëtares shqiptare në Wembley.
    Shtatë oficerë, përfshirë edhe gra, qëndruan në gatishmëri gjatë koncertit, me fokus në sjellje kërcënuese, përndjekje dhe sulme seksuale si prekjet e padëshiruara.
    Sipas policisë, vendosja e forcave të trajnuara në vende ku gratë ndihen më të pambrojtura, si koncertet apo festivalet, është thelbësore për të parandaluar incidentet para se ato të ndodhin.

    Top Channel

  • ‘Synimi ynë, të ulim taksat’, Meta: Rama është ‘kryegjoba’ grabitqare për shqiptarët

    ‘Synimi ynë, të ulim taksat’, Meta: Rama është ‘kryegjoba’ grabitqare për shqiptarët

    Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vijuar fushatën për zgjedhjet e 11 majit nga qelia, duke shpallur disa pika të një plani ekonomik të fokusuar në ndihmën për biznesin e vogël dhe përforcimin e prodhimit vendas.
    Në një postim në rrjetet sociale, Meta u shpreh se gjatë vizitave të mëparshme ka takuar qindra sipërmarrës të vegjël dhe se shqetësimet e tyre janë në qendër të angazhimit të tij politik. Ai akuzoi qeverinë aktuale për dështimin në mbështetjen e prodhimit “Made in Albania”, duke e quajtur “Narkoqeveri” që, sipas tij, favorizon vetëm importin.
    Në planin e shpallur, Meta premton masa të ndjeshme fiskale dhe subvencione, si më poshtë:

    Taksa e sheshtë 10% për kapitalin dhe të ardhurat nga puna, me përjashtim të 50 mijë lekëve të para
    Zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël
    Ulje e TVSH-së në 15%
    Reduktim i çmimit të energjisë për biznesin në 6 lekë për KWh
    Ulje me 40% e çmimit të naftës
    Subvencione për bujqësinë deri në 230 milionë euro, pesë herë më shumë se aktualisht

    “Edi Rama është kryetaksa dhe kryegjoba më grabitqare për shqiptarët. Taksa e sheshtë 10% mbi kapitalin dhe të ardhurat nga puna, me përjashtim të 50 mijë lekëve të para. Zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël. TVSH e reduktuar në 15%. Uljë drastike e çmimit të energjisë për biznesin në 6 lekë për Këh. Çmimi i naftës do të ulet me 40%. Subvencionet për bujqësinë do të pesëfishohen, duke arritur në 230 milionë euro.” – ka shkruar Meta.

  • Meta në ”takim” me sipërmarrësit e vegjël: Rama është kryetaksa dhe kryegjoba më grabitqare për shqiptarët

    Meta në ”takim” me sipërmarrësit e vegjël: Rama është kryetaksa dhe kryegjoba më grabitqare për shqiptarët

    Fushatën elektorale, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po e bën me foto të vjetra, pasi ndodhet në burg. Përmes një postimi në Facebook, Meta ka ndarë disa nga pikat që premton koalicioni ”PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”. Meta po ashtu shkruan se Rama është kryetaksa dhe kryegjoba më grabitqare për shqiptarët. ”Prodhimi vendas “Made in Albania”, ka qenë në këto 12 vjet, nën një kërcënim të vazhdueshëm nga Narkoqeveria, që ka bërë gjithçka për ta asgjësuar, qoftë me “Ballkanin e Hapur”, me taksat plaçkitëse apo me mungesën totale të mbështetjes për të”,-thuhet në postimin e Metës.
    Postimi i plotë

    Kam takuar qindra sipërmarrës të vegjël, atje ku ata ushtrojnë aktivitetin e tyre. E kam pasur gjithmonë shqetësim kryesor mbështetjen dhe mbrojtjen e biznesit të vogël, sepse përmes tij mbrohen mijëra e mijëra familje, që e kanë punën aty burimin e vetëm të jetesës.
    Prodhimi vendas “Made in Albania”, ka qenë në këto 12 vjet, nën një kërcënim të vazhdueshëm nga Narkoqeveria, që ka bërë gjithçka për ta asgjësuar, qoftë me “Ballkanin e Hapur”, me taksat plaçkitëse apo me mungesën totale të mbështetjes për të. Edi Rama është kryetaksa dhe kryegjoba më grabitqare për shqiptarët. Ndaj edhe Programi për Shqipërinë Madhështore ka në themel të tij mbrojtjen e prodhimit vendas dhe të biznesit të vogël. Ky program do t’i arrijë këto objektiva madhore duke:
    -Ndërtuar një sistem fiskal të qëndrueshëm dhe më të thjeshtë, i cili nuk do të ndryshojë përgjatë katër viteve
    -Vendosur taksë e sheshtë 10% mbi kapitalin, mbi të ardhurat nga puna, me përjashtim të 50 mijë lekëve të para, që nuk do tatohen.
    -Zero taksim për profesionet e lira dhe biznesin e vogël.
    -TVSH do ulet në 15%.
    -Energjia elektrike për biznesin nga 18-24 lekë që është sot, do shitet në 6 lekë për Kwh.
    -Çmimi i naftës do të ulet 40%.
    -Do të pesëfishohet subvencioni për fermerët dhe fondi do të shkojë 230 milionë euro subvencione.
    Programi ekonomik “Made in Albania” i Shqipërisë Madhështore, ul ndjeshëm koston e jetesës dhe çliron ekonominë familjare dhe kombëtare.
    VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”
    VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë

  • Bylykbashi: Durrësi, vitrinë e qeverisjes grabitqare! Nga 12 maji do bëjmë “Shqipërinë e shpresës”!

    Bylykbashi: Durrësi, vitrinë e qeverisjes grabitqare! Nga 12 maji do bëjmë “Shqipërinë e shpresës”!

    Drejtuesi Politik i PD për Durrësin, Oerd Bylykbashi, në prezantimin e kandidatëve të PD, akuzoi qeverinë Rama për keqqeverisje, korrupsion dhe bashkëpunim me krimin. Ai deklaroi se shqiptarët prej 12 vitesh janë larguar gjithnjë e më shumë nga Europa, ndërsa qeveria ka shkatërruar shpresën, drejtësinë dhe zhvillimin.

    Bylykbashi theksoi se porti i Durrësit është simboli i grabitjes së shtetit nga klientët e pushtetit, ndërsa qytetet si Kruja, Fushkruja e Shijaku janë kthyer në shembuj të shpopullimit dhe harresës. Ai premtoi kompensim të menjëhershëm për qytetarët që nuk kanë marrë bonuset pas tërmetit dhe përfundimin e legalizimeve të bllokuara.

    Bylykbashi: Të gjithë ne kemi përshkruar së bashku një rrugëtim të gjatë e të mundimshëm, një pelegrinazh 34-vjeçar drejt 1 qëllimi, Shqipërisë si gjithë Europa, pluraliste, demokratike, e begatë, ku njerëzit jetojnë me shpresë, mundësi dhe shanse të barabarta për të veten dhe familjen e tyre.Por ka 12 vjet që Edi Rama i ka futur shqiptarët në një shteg pa krye. Europa është si një vegim i një oazi në shkretëtirë që largohet sa më shumë që mendon se afrohesh.

    Korrupsioni, krimi i organizuar, trafiku i drogës, pastrimi i parasë së pisët në ndërtesa shumëkatëshe, grabitja e pronës, shkelja e të drejtave nga një shtet i politizuar, mungesa e drejtësisë, vrasja e shpresës dhe largimi nga Shqipëria, këto janë kryefjalë e keqqeverisjes së Edi Ramës.

    Durrësi është vitrina e çdo aspekti të qeverisjes grabitqare të Edi Ramës, grabitqare dhe arrogante.Kruja është modeli se si mund të shpopullohet një qytet simbol i kombit, duke e zhveshur nga institucionet, duke i hequr mundësitë, duke i hequr identitetin.

    Fushkruja dhe Shijaku janë shembuj harrese dhe keqqeverisje, apo qeverisje në bashkëpunim me krimin.

    Porti i Durrësit, porti që ju grabit, jo vetëm durrsakëve por të gjithë shqiptarëve për t’ju dhënë Alabarit, klientit të Edi Ramës, në fakt është vetë Edi Rama, është simbol si ai nuk ka kufi nëse vazhdon të qëndrojë në karrigen e pushtetit.

    Ka njerëz që kanë 2 vite që nuk i marrin bonuset e qirasë pas tërmetit, do t’i marrin sapo të kthehemi ne, 100%, gjithçka që u mungon, kushdo që u prek do të marrë atë që u takon, jo sipas preferencës politike.

    Ka njerëz që marrin një pension qesharak, ka njerëz që nuk i marrin dot pronat apo nuk i zhvillojnë dot pronat e tyre se nuk do Edi Rama, ka njerëz pafund që ende mbahen të varur prej legalizimit, do të mbyllet kjo plagë menjëherë.

    Ka njerëz që nuk zhvillojnë dot biznesin e tyre se nuk ka siguri, nuk ka shëndetësi, nuk ka arsim në këtë vend.

    Nga 4.7 milionë shtetas shqiptarë, të gjallë dhe të regjistruar, rreth 2 milionë janë jashtë Shqipërisë, 1 milion e 100 mijë janë larguar vetëm në 12 vitet e fundit.

    E pamundura për demokratët, për Sali Berishën është asgjë, bëmë të pamundurën, nga 2005 në 2013 kur futëm brenda vetëm 2 vitesh të gjitha bandat anembanë Shqipërisë në burg.

    Bëmë të pamundurën.

    Ne provuam atëherë se e pamundura është asgjë.

    Duke filluar nga 12 maji do të bëjmë diçka të madhe, Shqipërinë e shpresës.