Tag: grabitjen

  • Grabitje 200 mijë euro dhe një peng/ Anëtarja e komisionit të tenderave: U futën në shtëpi të maskuar, rrëmbyen edhe vëllanë

    Grabitje 200 mijë euro dhe një peng/ Anëtarja e komisionit të tenderave: U futën në shtëpi të maskuar, rrëmbyen edhe vëllanë

    Katër persona të maskuar hynë në shtëpi, aty gjendeshim unë mamaja vëllai dhe tre fëmijët”, kështu e ka nisur rrëfimin anëtarja e Komisionit të Prokurimit Publik L. S., e cila ka pranuar vjedhjen e 200 mijë eurove dhe paundëve dhe rrëmbimin për pak orë të të vëllait.
    Kjo ngjarje u zbulua nga SPAK gjatë hetimeve për shkelje të barazisë në tendera dhe ku përgjimet e shfaqnin punonjësen shtetërore duke u ankuar tek familjarët për grabitjen e ndodhur në qytetin e Librazhdit.
    Por ndërsa ky hetim është finalizuar me 11 të pandehur mes tyre edhe kreu I KPP Jonaid Myzyri, dosja e dytë e grabitjes po investigohet ende nga prokurori Elvin Gokaj.
    Zyrtarja thotë se si një person u qëndroi me armë tek koka ndërsa të tjerët kontrolluan banesën derisa gjetën vaultat euro dhe paund. ‘pastaj morën peng vëllain dhe e lanë në Labinot që ai të mos denonconte dhe ai u kthye në këmbë” thotë zyrtarja që insiston se paratë ishin dërguar nga vëllezërit e tjerë të cilët janë emigrant.
    Grabitjen e ka pranuare dhe familjari tjetër, ndërkohë që SPAK është në pritje të përgjigjes nga policia lokale e Librazhdit dhe Elbasanit për të marrë detaje mbi ngjarjen. /tch/

  • “Po firmosim si dele për xhuxhin”/ Hetimet e SPAK për Jonaid Myzyrin zbulojnë grabitjen e 200 mijë eurove

    “Po firmosim si dele për xhuxhin”/ Hetimet e SPAK për Jonaid Myzyrin zbulojnë grabitjen e 200 mijë eurove

    Jonaid Myzyri

    TIRANË- Zbulohen detaje të reja nga dosja hetimore për Jonaid Myzyrin, drejtorin e pezulluar nga detyra të Prokurimeve Publike, i cili është nën akuzë për shkelje të barazisë në tendera. Nga e gjithë dosja është zbuluar një tjetër skandal, që përfshin edhe zyrtaren e KPP-së, Jonida Skeja. Edhe kjo e fundit është nën akuzë bashkë me Myzyrin.
    Burime pranë Prokurorisë së Posaçme konfirmuan për “ReportTV” se ndaj saj paralelisht po kryhen veprime mbi një ngjarje të vitit 2020. Në kuadër të procedimit penal nr 175/1, janë zbardhur biseda që hedhin dritë mbi grabitjen e 200 mijë eurove në banesën e Skejës, por edhe pengmarrjen e vëllait të saj. Në përgjime rezulton se zyrtarja e KPP-së bisedon me nënën e saj për vjedhjen e parave në banesën e tyre dhe shfaqet e shqetësuar edhe për pengmarrjen e vëllait nga grabitësit e maskuar.
    “Po firmosim si delet për atë xhuxhin,”- mësohet të jetë shprehur në një nga bisedat zyrtarja e KPP-së. Për të zbuluar më shumë rreth kësaj grabitjeje, prokurori i SPAK që po merret me këtë çështje, Elvin Gokaj i është drejtuar Policisë së Elbasanit dhe Librazhdit, për t’i vënë në dispozicion informacione, nëse janë bërë denoncime për këtë rast, dhe nëse po si është vepruar. Burimet konfirmuan se prej Elbasanit kanë mbërritur materiale voluminoze lidhur me ngjarjen, duke konfirmuar kështu dyshimet e grabitjes, por nga ana tjetër nuk përjashtohet mundësia që shuma e grabitur të jetë disa herë më e madhe.
    Hetimet për grabitjen e 200 mijë eurove janë veçuar, për dosjen e parë janë marrë të pandehur 11 persona që dyshohen se shkelën barazinë në tendera, midis tyre është edhe Jonaid Myzyri./ZËRI

  • “Ushtarët” e Belinda ballukut qindra mijëra euro të padeklaruara, ja sa lekë i grabitën vartëses së Myzyrajt…

    “Ushtarët” e Belinda ballukut qindra mijëra euro të padeklaruara, ja sa lekë i grabitën vartëses së Myzyrajt…

    Një ngjarje e bujshme e regjistruar rreth 4-5 vite më parë në fshatin Dorëz të Librazhdit është zbuluar rastësisht nga përgjimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Bëhet fjalë për vjedhjen e 200 mijë eurove në një banesë dhe marrjen peng të një personi nga autorët, me qëllim që familjarët e tij të mos njoftonin Policinë. Kjo ngjarje është zbuluar gjatë përgjimeve të dosjes ku po hetohet kreu i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, besniku i Belinda Ballukut, i cili është marrë i pandehur për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
    Pre e grabitjes ka rënë familja e zyrtares së KPP-së Lindita Skeja, e cila po ashtu është marrë e pandehur për çështjen e Myzyrit, si anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave. Gjatë përgjimeve, rezulton se Lindita Skeja bisedon me familjarët e saj për vjedhjen e 200 mijë eurove në banesën e tyre. Po ashtu, ajo shfaqet e shqetësuar edhe për pengmarrjen e vëllait të saj nga grabitësit e maskuar, të cilët u larguan së bashku me paratë dhe me familjarin në mënyrë që të mos njoftonin Policinë.
    Detajet
    Duket se kjo ngjarje është mbajtur e fshehtë si nga ana e familjes Skeja, e cila ra pre e grabitjes, po ashtu edhe nga Policia. Top Channel raporton se SPAK i është drejtuar me një shkresë Policisë lokale të Elbasanit dhe asaj të Librazhdit, ku i kërkon informacion nëse ka patur denoncim nga qytetarët për grabitjen në fjalë apo jo. Organi i akuzës ka ngritur dyshimin mbi burimin e parave të grabitura, teksa në dëshminë e dhënë për SPAK, zyrtarja e KPP-së ka deklaruar se paratë ishin të dërguara nga të afërmit që jetojnë në Greqi. Burime për mediat thanë se hetimet për grabitjen e 200 mijë eurove janë ndarë në një procedim penal më vete, teksa për dosjen e parë, e cila po hetohet nga prokurori Elvin Gokaj, janë marrë të pandehur 11 persona që dyshohen se shkelën barazinë në tendera.
    Denoncimi i Berishës
    Pavarësisht se kjo ngjarje u zbulua nga SPAK, ajo është denoncuar 4 vite më parë edhe nga kreu i PD-së, Sali Berisha. Në një postim në rrjetet sociale më 30 maj të vitit 2021, Berisha denonconte vjedhjen e miliona paundëve në familjen Skeja nga një bandë e armatosur me uniformë policie. Berisha e konsideronte familjen Skeja si miq të Taulant Ballës, teksa si autorë të grabitjes akuzonte të penduarin aktual të SPAK-ut, Nuredin Dumanin, dhe kreun e një prej bandave të Elbasanit, Suel Çelën. “Supergrabitje dhe pengmarrje në Librazhd! Qytetari dixhital denoncon: Bandë e armatosur dhe me uniformë policie e drejtuar nga Suel Çela grabit në një familje miliona paund. Ajo merr peng një anëtar të familjes së grabitur. Narkopolicia mban të fshehur ngjarjen. Lexoni mesazhin e tij: Përshëndetje doktor! Mora një informacion, të konfirmuar në 2 burime.
    Në Librazhd është bërë një supergrabitje e frikshme duke u gdhirë e shtuna. Janë grabitur miliona paund te miqtë e Taulant Ballës me mbiemër Skeja. Ajo që e bën të frikshme grabitjen nuk është vetëm shuma jashtëzakonisht e madhe e parave të grabitura, por mënyra e grabitjes. Banda grabitëse jo vetëm ka qenë e armatosur, por ka qenë e veshur me uniformë policie dhe ka përdorur pajisje policie. Sipas informacioneve shumë të besueshme, grabitja është kryer nga banda e Rinasit në bashkëpunim me mikun tjetër të Taulant Ballës, kreun e bandës së Elbasanit, Suel Çela. Në krye të operacionit për grabitjen e miliona paundëve ishte krimineli gjoja në kërkim, Nuredin Dumani. Ajo që e bën edhe më të rëndë gjendjen është se policia, nën urdhrat e Suel Çelës, e ka fshehur këtë ngjarje, ku për të kryer grabitjen me uniformë policie, banda ka rrëmbyer një person të familjes Skeja. Me të tillë logjistikë dhe mbështetje nga shteti, banda është cenim për sigurinë kombëtare, pasi me veshjen dhe pajisjet e policisë, ata mund të rrëmbejnë këdo dhe kurdo”, shkruante Berisha në atë kohë.

  • ‘Zhduket’ Talo Çela, s’ka avokat që ndjek çështjet e tij

    ‘Zhduket’ Talo Çela, s’ka avokat që ndjek çështjet e tij

    8 muaj pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e dënoi me 18 vite burg në mungesë Talo Çelën, vendimi merr formë të prerë. Kjo për shkak se ka kaluar çdo afat për të bërë kundërshtim në Apelin e Posaçëm, kohë gjatë të cilës askush nuk ka paraqitur ankesë. Përfaqësuesi ligjor që e mbrojti në Shkallën e Parë ishte i caktuar kryesisht, dhe ndodhur në rrethanat kur i pandehuri nuk i dha prokurë të posaçme, rrëzoi mundësinë që t’i drejtohej apelit.
    Talo Çela është shapllur fajtor për grabitjen e 4.5 milionë eurove në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, në prill të 2019, ngjarje ku mbeti i vdekur organizatori kryesor Admir Murataj. Kujtojmë se në tetor 2023 Gjykata dënoi me 122 vite burgim 7 të pandehurit e grupit kriminal. Numri dy i bandës, Klement Çala u dëënua me 20 vite, ndërsa për gjashtë të tjerët përkatësisht Oltion Veselin, Renaldo Sulajn, Saimir Çelën, Oltion Piklin, Alkon Bengasin dhe Eldi Çalën, trupa gjykuese dha nga 17 vite burg për secilin.
    Dënimet ishin më të ulëta se ato të pretenduara nga Prokuroria e Posaçme, e cila për Klement Çalën kërkoi 24 vite burg, ndërsa për gjashtë të pandehurit e tjerë nga 19 vite. Për Ragip Hajdinin çështja u pushua pasi ai ndërroi jetë në burg.
    Kujtojmë se zbardhja e komunikimeve në Sky Ecc, të Prokurorisë së Posaçme, Talo Çela është shprehur se nëse do i dilnin prova për grabitjen e Rinasit, ai do të shkonte për të jetuar në Brazil ku do të merrte një identitet të ri. Prej vitesh ai qëndron në krye të listës së personave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, teksa rezulton i implikuar në dhjetëra ngjarje të rënda kriminale, sipas hetuesve nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë eliminuar fizikisht.

  • Prej vitesh në arrati, Talo Çela s’ka avokat të apelojë në GJKKO! Dënimi me 18 vite burg mbetet në fuqi

    Prej vitesh në arrati, Talo Çela s’ka avokat të apelojë në GJKKO! Dënimi me 18 vite burg mbetet në fuqi

    Talo Çela

    TIRANË-Tetë muaj pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e dënoi me 18 vite burg në mungesë Talo Çelën, për dosjen e grabitjes së vitit 2019 në Rinas, vendimi merr edhe formë të prerë. Kjo për shkak se ka kaluar çdo afat për të bërë kundërshtim në Apelin e Posaçëm.
    Sa i përket dosjes nuk ka pasur apelim nga ana e palës mbrojtëse dhe vetë i pandehuri, Talo Çela i cili ndodhet në arrati prej disa vitesh. Talo Çela është shpallur fajtor më 21 nëntor 2024 nga GJKKO, për grabitjen e 4.5 milionë eurove në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, në prill të 2019, ngjarje ku mbeti i vdekur organizatori kryesor Admir Murataj. Çela u gjykua veçmas nga të akuzuarit e tjerë
    Për ngjarjen e grabitjes spektakolare të 4.6 milionë euro në mes të aeroportit kombëtar të Rinasit, në prill të vitit 2019, Gjykata e Posaçme dha vendimin në muajin Tetor 2023 duke dënuar me 122 burgim për 7 të grupit kriminal. Numri dy i bandës, Klement Çala do të qëndrojë pas hekurave për 20 vite, ndërsa për gjashtë të njëjtin e arrestuar për grabitjen: Oltion Veseli, Renaldo Sulaj, Saimir Cela, Oltion Pikli, Alkon Bengasi dhe Eldi Çala, trupa gjykuese dha nga 17 vite burg për secilin. 

    Për të shumkërkuarin, Talo Çela nuk ka asnjë informacion. Ai rezulton i zhdukur prej vitit 2023 kur avokati i tij, Luan Kaloçi, para gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shprehej se nuk ka asnjë kontakt me klientin e tij dhe se prokurën për përfaqësim e kishte firmosur vëllai i tij para se të vritej. Në zbardhja e komunikimeve në Sky Ecc, të Prokurorisë së Posaçme, Talo Çela është shprehur se nëse do i dilnin prova për grabitjen e Rinasit, ai do të shkonte për të jetuar në Brazil ku do të merrte një identitet të ri./ZËRI

  • Sali Berisha: Edi Rama në vend që të vazhdonte mëkëmbjen e qytetarëve, nisi grabitjen e pasurive dhe fondeve

    Sali Berisha: Edi Rama në vend që të vazhdonte mëkëmbjen e qytetarëve, nisi grabitjen e pasurive dhe fondeve

    Lideri i demokratëve, Sali Berisha ka akuzuar dje gjatë një takime elektoral në Sarandë, kryeministrin Edi Rama se, me të ardhur në pushtet në vend që të mëkëmbjen e qytetarëve shqiptar, nisi grabitjen e tyre. “Miqtë e mi, Shqipëria madhështore ka si parim kryesor tjetër: çdo shqiptar, një mundësi. Çdo biznes i vogël do ketë një barrë fiskale shumë më të ulët se sa sot. Bashkitë, të cilat me lakmi të papërmbajtur, me babëzi të papërmbajtur ju vendosin këtyre lloj e lloj taksa dhe tarifash. Nuk do mund të vendosin kurrë më shumë se 1% të xhiros. Kaq do jetë që do mund t’u kërkojë për shërbimet. Qeveria, tavanet, prej 140 mijë eurosh për TVSH-në dhe 100 mijë euro për tatim fitimin, do t’i spostoj në 180 mijë euro.
    Po. Energjia, nga 18 lekë, do zbresë në 6 lekë. Tarifa e ujit, do përgjysmohet. Nuk mund të paguani ju abuzimet, paaftësinë e shtetit. Shqipëria është vend që mund ta japë energjinë për disa rrethana edhe me çmim më të lirë. Këta nxjerrin tani, koston e prodhimit të energjisë në kaskadë, e nxjerrin 28 lekë. Këta kanë punësuar me qindra e mijëra militantë, dhe pastaj ju faturojnë ju energjinë. Jo, kjo merr fund. Energjia do zbresë për bizneset në 6 lekë, për qytetarët në 7 lekë. Bizneset e mesme dhe të mëdha do kenë taksën e sheshtë më të ulët në Europë. Tatim fitimi i të ardhurave zbret nga 23% në 10%. Të gjithë rrogëtarët me rroga mbi minimalen, përfitojnë automatikisht rritje rroge 13%. Dhe unë zotohem këtu para jush se, rritja e rrogave dhe pensioneve ka një start 100 ditët e para dhe ky vrap do ndalet atëherë kur ne të dalim, qytetarët më të paguar në rajon se të gjitha kombet e tjera. Thjesht se jemi më të pasur. Dhe në qoftë se, unë them këtu, në vitin 2013, ne dolëm më të paguarit.
    Ai ishte qëllim që, paratë t’u kthehen qytetarëve. Që shqiptarët që kanë këto pasuri, të paguhen më shumë se të tjerët. Dhe ishte një krim i shëmtuar që Edi Rama e devijoi këtë garë. Në vend se të vazhdonte mëkëmbjen e qytetarëve, vazhdoi grabitjen përqendrimin në disa duar të të gjitha pasurive dhe fondeve. Kjo merr fund! Kjo mundësi, për një grusht njerëzish, për një grusht qeveritarësh, kjo merr fund. Do ketë mundësi për çdo qytetar. Pavarësisht nga bindjet e tij, pavarësisht nga çdo qytetar që kërkon të jetojë me djersën e tij. Saranda do mbrohet. Saranda ka pasuritë më mahnitëse. Thashë edhe njëherë. Tjerët mund të kenë shumë gjëra, po park si Butrinti në njohuritë e mia, në dijet e mia, nuk ka askush tjetër”, nënvizoi dje Berisha.
     

  • Berisha: Edi Rama në vend që të vazhdonte mëkëmbjen e qytetarëve, nisi grabitjen e pasurive dhe fondeve

    Berisha: Edi Rama në vend që të vazhdonte mëkëmbjen e qytetarëve, nisi grabitjen e pasurive dhe fondeve

    Berisha: Edi Rama në vend që të vazhdonte mëkëmbjen e qytetarëve, nisi grabitjen e pasurive dhe fondeveGjatë fjalës së mbajtur në Sarandë, lideri i opozitës, Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën se, me të ardhur në pushtet në vend që të mëkëmbjen e qytetarëve shqiptar, nisi grabitjen e tyre.

    Berisha tha se, në vend se të vazhdonte mëkëmbjen e qytetarëve, vazhdoi grabitjen përqendrimin në disa duar të të gjitha pasurive dhe fondeve.

    “Miqtë e mi, Shqipëria madhështore ka si parim kryesor tjetër: çdo shqiptar, një mundësi.

    Çdo biznes i vogël do ketë një barrë fiskale shumë më të ulët se sa sot. Bashkitë, të cilat me lakmi të papërmbajtur, me babëzi të papërmbajtur ju vendosin këtyre lloj e lloj taksa dhe tarifash. Nuk do mund të vendosin kurrë më shumë se 1% të xhiros.

    Kaq do jetë që do mund t’u kërkojë për shërbimet.

    Qeveria, tavanet, prej 140 mijë eurosh për TVSH-në dhe 100 mijë euro për tatim fitimin, do t’i s’postoj në 180 mijë euro. Po.

    Energjia, nga 18 lekë, do zbresë në 6 lekë.

    Tarifa e ujit, do përgjysmohet. Nuk mund të paguani ju abuzimet, paaftësinë e shtetit. Shqipëria është vend që mund ta japë energjinë për disa rrethana edhe me çmim më të lirë. Këta xjerrin tani, koston e prodhimit të energjisë në kaskadë, e nxjerrin 28 lekë.

    Këta kanë punësuar me qindra e mijëra militantë, dhe pastaj ju faturojnë ju energjinë. Jo, kjo merr fund.

    Energjia do zbresë për bizneset në 6 lekë, për qytetarët në 7 lekë.

    Bizneset e mesme dhe të mëdha do kenë taksën e sheshtë më të ulët në Europë. Tatim fitimi i të ardhurave zbret nga 23% në 10%.

    Të gjithë rrogëtarët me rroga mbi minimalen, përfitojnë automatikisht rritje rroge 13%.

    Dhe unë zotohem këtu para jush se, rritja e rrogave dhe pensioneve ka një start 100 ditët e para dhe ky vrap do ndalet atëherë kur ne të dalim, qytetarët më të paguar në rajon se të gjitha kombet e tjera. Thjesht se jemi më të pasur.

    Dhe në qoftë se, unë them këtu, në vitin 2013, ne dolëm më të paguarit. Ai ishte qëllim që, paratë t’u kthehen qytetarëve. Që shqiptarët që kanë këto pasuri, të paguhen më shumë se të tjerët. Dhe ishte një krim i shëmtuar që Edi Rama e devijoi këtë garë. Në vend se të vazhdonte mëkëmbjen e qytetarëve, vazhdoi grabitjen përqendrimin në disa duar të të gjitha pasurive dhe fondeve.

    Kjo merr fund!

    Kjo mundësi, për një grusht njerëzish, për një grusht qeveritarësh, kjo merr fund. Do ketë mundësi për çdo qytetar. Pavarësisht nga bindjet e tij, pavarësisht nga çdo qytetar që kërkon të jetojë me djersën e tij.

    Saranda do mbrohet. Saranda ka pasuritë më mahnitëse. Thashë edhe njëherë. Tjerët mund të kenë shumë gjëra, po park si Butrinti në njohuritë e mia, në dijet e mia, nuk ka askush tjetër.

    Edhe aty, kthetrat e zeza të mafies shqiptare. Po vij nga Himara. A e patë se çfarë ndodhi në Himarë? Ia mori mandatin Fredi Belerit, dhe shkoi e u struk, aty ku thotë Frederik Niçe, strofa e fundit e horrave. I çoi marrëdhënie në thikën pikë, duke shkelur në Kushtetutë, duke shkelur ligje, duke shkelur Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Dhe gjeti justifikimin se, ky një grek do na bëhet.

    Po çfarë do të thuash ti se, ky një grek do na bëhet?

    Po ky shtetas shqiptar, nëse e votojnë shqiptarët, do të marrë çdo post, çdo detyrë në Republikën e Shqipërisë.

    Çfarë do të thuash ti me këtë? Ku e ke gjetur ti, këtë parim që, shkon dhe i grabit mandatin atij të zgjedhur? Vetëm e vetëm se e dijë që ai, ato toka që ke plaçkitur në Gjipe dhe të Manastirit të Skutarasë, nuk do t’i merrje kurrë. Se nuk janë të tuat, Edi Rama. Se vetë ata tutë, kanë lënë me dokumente që kanë patur 4 dhi e 5 dele, se nuk kanë patur asgjë tjetër. Kanë qenë më të varfërit e kësaj zone”, u shpreh Berisha.

  • Vrasja e policit në Kaçanik, prokuroria hedh poshtë mundësinë që dorasit të kishin qëllim grabitjen

    Vrasja e policit në Kaçanik, prokuroria hedh poshtë mundësinë që dorasit të kishin qëllim grabitjen

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka mbajtur sot konferencë për media për rastin e vrasjes së policit në Kaçanik, Muhamed Lika. Prokuroria ka hedhur poshtë mundësinë që dorasit të kishin qëllim grabitjen.
    Prokurori ka thënë se të gjitha provat tregojnë se vrasja ka qenë e planifikuar.
    “Me siguri të madhe mund të themi se ky rast nuk ka të bëjë me grabitje. Viktima ishte duke shkuar në shtëpinë e tij në momentin e sulmit.
    Nga provat e mbledhura deri tani, nuk ka asnjë indikacion që të dyshuarit kanë pasur qëllim grabitjen. Qëllimi i tyre ka qenë ekzekutimi. Viktima ka marrë vetëm një goditje me armë zjarri. Në momentin e sulmit, ai nuk kishte të veshur jelek antiplumb, pasi ngjarja ka ndodhur në një orar të pasdites, jashtë detyrës së tij zyrtare.
    Nga provat e mbledhura deri tani, nuk kemi asnjë indikacion që personat që kanë kryer veprën penale kanë pasur për qëllim grabitjen.
    Nuk mund të themi me saktësi nëse vrasja ka qenë e planifikuar apo e paramenduar, por nga të dhënat e deritanishme, duket se janë dy persona të përfshirë. Megjithatë, ekziston mundësia që vrasja të ketë qenë e planifikuar” ka thënë kryeprokurori Çerkini.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh