Kim Kardashian u prek thellë teksa rrëfeu se ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, e kishte akuzuar se inskenoi grabitjen e tmerrshme të vitit 2016 në Paris, një moment që ajo e përshkroi si “thikë në zemër”, në episodin më të fundit të The Kardashians.
45-vjeçarja kujtoi se përveç figurave publike dhe mediave që vunë në dyshim rrëfimin e saj, edhe Kanye, dikur njeriu më i afërt i saj -kishte thënë përpara të tjerëve: “Ti e sajove grabitjen për show.” Ky koment, tha Kim mes lotësh, e tronditi thellë: “Të mos të besojë dikush që të njeh më mirë se kushdo… kjo më dëshpëroi.”
Në episod, pjesa e parë i kushtohet rikthimit të ngjarjes së vitit 2016, ku Kim u kërcënua me armë dhe u lidh nga të ashtuquajturit “grabitës gjyshër”. Ajo rrëfeu se kishte jetuar me trauma për vite të tëra, nga frika se mund të ishte përdhunuar apo vrarë atë natë. Një intervistë arkivore me një prej grabitësve, Yunice Abbas, tregoi mungesën e çdo pendese nga ana e tij.
Ndërsa Kim dhe nëna e saj, Kris Jenner, udhëtonin drejt gjykatës në Paris, në vizitën e saj të parë në vendngjarje pas pothuajse një dekade, ajo u shpreh se dëshironte “thjesht ta përfundonte këtë kapitull”. Khloé Kardashian, në një rrëfim të sajin, kujtoi se shumë persona publikë, përfshirë Howard Stern, kishin vënë në dyshim nëse grabitja kishte ndodhur vërtet.
Episodi u fokusua në dëshminë e Kim-it dhe momentin e përballjes me të vërtetën e dhimbshme. “Jam e lumtur që mbaroi,” tha ajo, duke lënë pas një plagë që e ka shoqëruar për vite.
Tag: grabitjen
-

Kim Kardashian shpërthen në lot: Kanye më akuzoi se inskenova grabitjen e Parisit
-

Pamjet që nuk u panë kurrë: Grabitja 4-minutëshe e shqiptarit që tronditi Madridin
Këto janë pamjet e pashfaqura më parë, që kanë regjistruar kamerat e sigurisë, nga grabitja milionëshe e një argjendarie në Madrid gjatë ndërprerjes së madhe të energjisë në muajin prill, e cila e la Spanjën në errësirë.
Detajet e një grabitjeje të kryer për vetëm 4 minuta dhe të gjashtë muajve të hetimit policor që çuan në arrestimin e hajdutit.
Nga Angel Moya, OK DIARIO
Hajdut profesionist dhe oportunist, S.M., shqiptar 42-vjeçar, e kishte planifikuar me hollësi se si ta boshatiste argjendarinë “José Luis” të vendosur në qendrën tregtare Plaza Norte 2 në Madrid. Disa ditë para sulmit, ai bleu një Hyundai Santa Fé të vjetër për 4.000 euro dhe mblodhi të gjitha informacionet e nevojshme për grabitjen. Ajo që hajduti nuk e dinte, ishte se disa ditë më vonë, më 28 prill, ndërprerja e energjisë që përfshiu gjithë Spanjën do t’ia shtronte grabitjen “në pjatë”.
Ishte një “tani ose kurrë”. Hajduti vendosi të përfitonte nga ndërprerja e energjisë për të kryer grabitjen milionëshe dhe u nis drejt qendrës tregtare të vendosur në komunën madrilene San Sebastián de los Reyes. “Kamerat e regjistruan për herë të parë në orën 21:00 në mbrëmje, teksa ecte mbi çatinë e qendrës së madhe tregtare”, shpjegon José, shefi i Grupit të Policisë Gjyqësore të komisariatit të Alcobendas.
Një grabitje 4-minutëshe gjatë ndërprerjes së energjisë
Kamerat e filmuan hajdutin teksa ecte mbi çati duke marrë shënime dhe duke llogaritur metrat, derisa mbërriti në një zonë të çatisë që ndodhej mbi argjendarinë. Aty ai hapi një vrimë me një mulli prerës (radial), e cila i lejoi të zbriste në shtresën e sipërme të tavanit dhe të hynte në një galeri shërbimesh ku kalonin instalimet elektrike të qendrës.
Hajduti ecën disa hapa përgjatë galerisë derisa u pozicionua saktësisht mbi argjendarinë José Luis. Krimineli ekspert bëri disa prova duke thyer pllakën e tavanit (pladur). Në provën e dytë, ai arriti të hapte një vrimë në tavan dhe zbriti qetësisht në dyshemenë e argjendarisë, duke përfituar nga fakti që qendra ishte bosh për shkak të ndërprerjes së energjisë.Ndërprerja e energjisë e bëri të pavlefshme sigurinë
Hajduti e dinte që sistemi elektronik, që pengon vjedhjen e bizhuterive nga vitrinat, nuk funksiononte, ashtu si edhe alarmet. Duke përdorur vetëm një kaçavidë, ai hapi një nga një vitrinat e rënda. Pa thyer asnjë, ai i vendoste xhamat në dysheme dhe boshatisi brendësinë e tyre.
Grabitja milionëshe zgjati vetëm 4 minuta. Hajduti zgjodhi me kujdes sendet më të vlefshme, përfshirë një koleksion të veçantë ari dhe diamantesh. Në total, 2.200 copë bizhuteri të vlerësuara në 1.2 milionë euro, të cilat i futi në një çantë shpine derisa pothuajse u këput nga pesha.
“Në orën 23:30 ai tashmë po zbriste nga çatia e qendrës tregtare drejt rrugës, duke e ulur çantën me vështirësi sepse ishte shumë e rëndë. Mezi mund ta mbante çantën plot me bizhuteri, por në pamje e shohim teksa zbret nga ulluku i ndërtesës, rreth tetë metra lartësi. Aty kuptuam që ishte i mësuar me këtë lloj grabitjesh, ashtu si edhe me hapjen e vrimave, të kryera me shumë aftësi. Ishte një hajdut profesionist”, shpjegon inspektori i komisariatit të Alcobendas.
“U largua nga qendra tregtare në këmbë. Nuk ishte fillestar, e kishte parkuar makinën larg që të mos e filmonin kamerat. Kjo na bën të mendojmë se nuk e kishte vjedhur makinën për grabitjen, por ishte e tij, sepse donte t’i nxirrte bizhuteritë nga Spanja pa problem”, mendonte drejtuesi kryesor i hetimit.
Një hetim i detajuar
Policët e komisariatit të Alcobendas filluan të rindërtonin hapat e arratisë së hajdutit duke përdorur pamjet e sigurisë. Duke montuar të gjithë sekuencën e imazheve, zbuluan se hajduti e kishte parkuar makinën gati një kilometër larg, në Alcobendas.
“Ishte një punë e lodhshme, shumë e detajuar dhe tejet motivuese. Duhej të rindërtonim gjithë rrugëtimin e tij derisa të gjenim makinën dhe ta identifikonim, ishte pista jonë e vetme. Pamë mijëra imazhe, në qarqe koncentrike, dhe hetuam më shumë se 100 automjete që ishin lëvizur në atë zonë pikërisht në atë orë”, tha hetuesi.
Dhe ia dolën. Policët arritën të lokalizonin hajdutin, të shihnin makinën e tij dhe ta ndiqnin deri në banesë. Kështu zbuluan se ai ishte shqiptar, 42 vjeç, me pesë identitete të ndryshme. Po ashtu zbuluan se ditën pas grabitjes ai shkoi drejt Rumanisë. Banesa ku kaloi natën nuk ishte e tij; ishte regjistruar aty pranë qendrës tregtare për të planifikuar grabitjen.
I arrestuar në Getafe disa muaj më vonë
Pas grabitjes, ai udhëtoi në Rumani me sa duket me bizhuteritë. Ai mendonte se policia nuk e kishte zbuluar, por agjentët e Alcobendas tashmë e kishin identifikuar. E dinin se përdorte 5 identitete të rreme dhe se kishte precedentë për grabitje në disa zona të Spanjës dhe në shumë vende të Europës.Por hajduti nuk ishte më i zgjuar se policia — ishte më i paduruar. Gjashtë muaj më vonë u kthye në Spanjë për të planifikuar goditjen e radhës, pa e ditur se po e prisnin.
Mbante një bizhuteri të vjedhur në qafë
Në fund të tetorit, shqiptari hyri i qetë në komisariatin e Getafe-s për të kryer disa procedura me një pasaportë të rreme — dhe nuk doli më. Kishte urdhër arresti për të. Kur u ndalua, tentoi të gënjente, por agjentët vunë re që në qafë mbante një kryq prej ari të vjedhur gjatë ndërprerjes së energjisë.
Tani ai gjendet në burg, dhe Policia Kombëtare vazhdon hetimin për të zbuluar se si ai arriti të merrte informacion kaq të saktë për të kryer me sukses grabitjen milionëshe gjatë ndërprerjes së energjisë. Ndoshta kështu do të arrijnë të gjejnë edhe vendndodhjen e bizhuterive, të cilat ende nuk janë gjetur. -

2 burra (sipas internetit) pretendohet të kenë bërë vjedhjen në Luvër, por si qëndron e vërteta?
Nëse ke qenë online gjatë javëve të fundit, me siguri ke parë e dëgjuar plot lajme për grabitjen e bizhuterive në Luvër. Sinqerisht, e gjithë ngjarja duket si e dalë direkt nga një film aksion.
Ja një përmbledhje e shkurtër, nëse ke qenë në Tibet: Më 19 tetor, një grup hajdutësh hynë në muzeun e famshëm gjatë ditës dhe grabitën një koleksion bizhuterish historike. Edhe pse janë praktikisht të paçmuara për shkak të vlerës së tyre historike, vlera e bizhuterive të vjedhura vlerësohet në rreth 88 milionë euro.Në javët që pasuan, rrjetet sociale u mbushën me teori rreth grabitjes: kush e bëri, si ndodhi dhe (deri tani) si arritën të shpëtonin dhe t’ia hidhnin paq? Por, fati i grabitësve duket se ka mbaruar: prokuroria publike e Parisit konfirmoi së fundmi se disa persona janë identifikuar dhe arrestuar.
Pas arrestimeve, dy foto “mugshot” (foto arrestimi) filluan të qarkullonin gjerësisht online, duke marrë shumë vëmendje për një arsye të çuditshme: të dy “të dyshuarit” ishin shumë tërheqës.“Është kaq franceze nga ana e tyre të jenë kaq tërheqës që të dy,” tha aktorja dhe aktivistja Jameela Jamil, ndërsa dikush tjetër komentoi: “Pse duken si modele të Calvin Klein?”
Megjithatë, sado “seksi” të jenë, dy burrat nuk kanë asnjë lidhje me grabitjen e bizhuterive, siç është zbuluar.
Kush janë “të dyshuarit” e rremë të grabitjes në Luvër?
Një postim viral në Instagram, i publikuar më herët këtë javë, përfshinte fotot e dy burrave që supozohej se ishin arrestuar si pjesë e grabitjes së bizhuterive të Luvrit.
“Policia e Parisit ka arrestuar dy burra të dyshuar për vjedhjen e bizhuterive të paçmuara nga Muzeu i Luvrit,” thuhej në përshkrimin e postimit. “Dyshja u kap pas një ndjekjeje pranë piramidës ikonike prej xhami. Autoritetet thonë se hetimet janë ende në vazhdim, ndërsa po punojnë për të gjetur artefaktet e humbura.”
Komentet nën postim u mbushën shpejt me reagime pozitive për pamjen e burrave. “Janë vetë vepra arti!” shkroi dikush, duke reflektuar të njëjtin mendim si Jameela. “A janë beqarë?” pyeti një tjetër përdorues i Instagram-it, ndërsa një i tretë shtoi: “Këta djem po vjedhin edhe zemra.”
Por një kërkim i thjeshtë në Google për origjinën e fotove i shkatërroi të gjitha këto iluzione. Rezulton se asnjë nga fotot nuk është e re dhe të dyja datojnë nga fillimi i viteve 2010.
“i dyshuari” në të majtë në postimin viral të Instagramit është shfaqur që në vitin 2013 në një artikull të “Buzzfeed” me titull: “Djemtë më tërheqës që janë arrestuar ndonjëherë”, me foto të marra nga llogaria hotandbusted.tumblr.com. Artikulli me shaka thoshte se ai ishte akuzuar për “vjedhje të madhe zemrash në tre shtete të ndryshme.”
Sa për “të dyshuarin” tjetër, ai ishte përfshirë në një përmbledhje të quajtur “Felon Crush Friday”, të publikuar në “Gossip On This” në vitin 2014. Imazhi ishte marrë nga Zyra e Sherifit të Broward County në Florida… pra shumë larg nga Luvri në Paris.
Më shumë prova që “të dyshuarit” viralë nuk kanë lidhje me grabitjen vijnë nga një postim tjetër në Instagram, i cili përfshinte një “mugshot” të aktorit të “Gossip Girl”, Chace Crawford.Kush janë vërtet të dyshuarit e grabitjes së bizhuterive në Luvër?
Deri tani, nuk ka shumë detaje të plota mbi identitetin e të dyshuarve të vërtetë dhe prokuroria e Parisit, sigurisht që nuk ka publikuar foto të tyre. Ligji francez ndalon publikimin e informacionit nga hetimet për të mos kompromentuar punën e policisë dhe vetëm prokurorja Laure Beccuau, mund të flasë publikisht për hetimet.
Sipas “Fox News”, këto janë faktet për katër personat e arrestuar në lidhje me grabitjen e Luvrit:
– Një 34-vjeçar me shtetësi algjeriane që jeton në Francë, i arrestuar më 25 tetor në aeroportin “Charles de Gaulle”.– Një 39-vjeçar francez nga periferia e Aubervilliers, i njohur më parë nga policia për disa vjedhje, gjithashtu i arrestuar më 25 tetor.
– Një 37-vjeçar me precedentë penalë për vjedhje, që jeton në lagjen “La Courneuve”, i arrestuar më 29 tetor.
– Një grua 38-vjeçare, partnere prej kohësh e 37-vjeçarit të arrestuar.
Duke folur për të dyshuarit, prokurorja Beccuau tha: “Janë qartësisht persona vendas.”
E pyetur nëse profili i të dyshuarve ishte i pazakontë, ajo u përgjigj: “Nuk habitem! Ajo që po shohim sot është se njerëz pa ndonjë lidhje serioze me krimin e organizuar po kalojnë shumë shpejt drejt kryerjes së krimeve jashtëzakonisht të rënda.” -

Turpi me grabitjen e Luvrit, ‘paswordi’ i kamerave të sigurisë ishte emri i muzeut
Foto ilustruese
Nga Stefano Montefiori, Corriere della Sera
Katër persona janë në burg për grabitjen e 20 tetorit. Hetimet zbulojnë se problemet e sigurisë së muzeut janë të vjetra. Fjalëkalimi për të hyrë në serverin e mbikëqyrjes me video të Luvrit? “Luvri”.
Pas përgjigjes së saj fillestare mbrojtëse – “sistemet e alarmit funksionuan” – Ministrja e Kulturës Rachida Dati ka ndryshuar mendim dhe tani pranon se “ka pasur mangësi sigurie” në Luvër, duke premtuar të hedhë dritën e nevojshme mbi “boshllëqet dhe përgjegjësitë” që çuan në grabitjen e shekullit në Luvër. Ministrja Dati, e cila synon gjithashtu të bëhet kryebashkiake e Parisit në zgjedhjet komunale të marsit me mbështetjen e së djathtës, u paraqit para Senatit më 28 tetor. Ndërsa hetimi administrativ është duke vazhduar, gazeta Libération ka shqyrtuar dokumente të vjetra që lidhen me tenderët dhe inspektimet, duke arritur në përfundimin se problemet e sigurisë së muzeut janë të vjetra, duke përfshirë ato që ndikojnë në shtyllën kurrizore të IT-së së sistemit.
Libération citon në veçanti një ndërhyrje nga Agjencia Kombëtare për Sigurinë e Sistemeve të Informacionit, e kryer në dhjetor 2014 me kërkesë të vetë Luvrit. Tre ekspertë të sigurisë kibernetike inspektuan rrjetin e IT-së me të cilin janë të lidhura pajisjet më kritike të sigurisë së muzeut, përkatësisht kamerat e mbikëqyrjes, alarmet dhe kontrollin e aksesit. “Kushdo që arriti të merrte kontrollin e rrjetit të IT-së të muzeut mund të lehtësonte vjedhjen e veprave të artit”, shkruan ekspertët në raport.
Dhe cili ishte fjalëkalimi për të hyrë në serverin e mbikëqyrjes me video të Luvrit? “LOUVRE”, sipas dokumenteve të konsultuara nga Libération. Dhe fjalëkalimi për të hyrë në një program softuerik të zhvilluar nga Thalès? “THALES”. Kjo ndodhi në të vërtetë në dhjetor 2014, dhe shpresohet që ndërkohë, veçanërisht pas gjetjeve të raportit, fjalëkalimet të jenë ndryshuar. Por qëndrimi i përgjithshëm i dobët ndaj sigurisë duket i pandryshuar, gjë që lejoi vjedhjen spektakolare të 19 tetorit, një të diel në mes të ditës, pak pasi muzeu u hap. Vjedhja, e kryer duke përdorur një kamion me pirun ngritës, u parkua në heshtje në drejtimin e gabuar dhe e mbështetur në katin e parë të muzeut, në fasadën me pamje nga Sena, në sy të kalimtarëve dhe shoferëve.
Krahas hetimit administrativ për shkeljet e sigurisë, ka edhe një hetim gjyqësor për të gjetur fajtorët dhe bizhuteritë. Pas një jave fillestare pa rezultate, pati dy valë arrestimesh, e para të shtunën, më 25 tetor dhe e dyta të mërkurën, më 29 tetor.
Në total, tre nga katër anëtarët e dyshuar të bandës që në fakt kryen grabitjen janë nën arrest. Ata mund të kenë qenë dy banditët që hynë në galerinë Apollo, duke prerë dritaret me dy makina bluarëse dhe duke dalë disa minuta më vonë me bizhuteri me vlerë 88 milionë euro; dhe një nga dy bashkëpunëtorët që mbetën jashtë. Katër hajdutët më pas ikën me dy skuterë Yamaha T Max, por lanë pas një sërë sendesh në vendin e krimit – helmeta, grepa, një jelek pune të verdhë dhe një dorezë – plot me gjurmë ADN-je që çuan në kapjen e tre prej tyre.
Një person i katërt, një grua 38-vjeçare që është partnerja e anëtarit të tretë të dyshuar të bandës, është gjithashtu në paraburgim. ADN-ja e saj u gjet gjithashtu në vendin e krimit, por konsiderohet më e mundshme që të ketë qenë “ADN transferimi”, rezultat i kontaminimit indirekt dhe i sjellë atje pa dashje nga burri. Shkurt, gruaja nuk mori pjesë drejtpërdrejt në krim. Partneri i saj, sipas prokurores së Parisit Laure Beccuau, “ka një precedent penal prej njëmbëdhjetë dënimesh, përfshirë rreth dhjetë për vjedhje, vjedhje të rënduar, kundërvajtje rrugore dhe akte dhune”. Ai është një kriminel i zakonshëm, “por jo anëtar i rrjetit të krimit të organizuar”, si banditët e tjerë.
Lidhur me xhevahiret, të cilat ende nuk mund të gjurmohen, “po shqyrtojmë të gjitha mundësitë e tregut paralel që mund të lejojë shitjen e këtyre xhevahireve, gjë që shpresoj se nuk do të ndodhë së shpejti”, shtoi prokurori Beccuau. “Ekzistojnë disa hipoteza në lidhje me asetet, duke përfshirë edhe faktin se ato janë shitur tashmë jashtë vendit. Por unë mbetem i bindur se ato do të rikuperohen”, deklaroi Ministri i Brendshëm Laurent Nuñez./ZËRI -

Grabitja e Luvrit, turpi me ‘paswordin’ e kamerave të sigurisë… ishte emri i muzeut

Grabitja spektakolare e Luvrit/ Arrestohen pesë të dyshuar, ende asnjë shenjë të bizhuterive
Pesë persona të tjerë janë vënë në pranga për grabitjen e xhevahireve nga muzeu i Luvrit, duke e çuar në shtatë numrin total të të arrestuarve për këtë ngjarje që tronditi Francën dhe opinionin botëror.
Sipas prokurores së Parisit, Laure Beccuau, njëri prej të arrestuarve të rinj dyshohet të ketë qenë pjesë e bandës prej katër personash që realizoi grabitjen, duke u maskuar si punëtorë ndërtimi dhe duke hyrë në muze për të marrë bizhuteritë historike të epokës së Napoleonit.
Autoritetet konfirmojnë se pas 11 ditësh kërkime, janë kapur tre nga katër autorët e dyshuar të grabitjes, por thesaret me vlerë mbi 100 milionë dollarë nuk janë gjetur ende. Ekspertët dyshojnë se bizhuteritë, mes tyre një gjerdan smeraldi me mbi 1,000 diamante që Napoleoni i dhuroi bashkëshortes së tij të dytë, mund të jenë çmontuar për t’u shitur si lëndë të para.
Arrestimet e fundit u kryen në Paris dhe në zonën përreth, përfshirë Seine-Saint-Denis. Dy të parët u prangosën fundjavën e kaluar, me një prej tyre që tentoi të arratisej drejt Algjerisë nga aeroporti Charles de Gaulle. Të dy kanë pranuar pjesërisht përfshirjen, pas 96 orësh marrje në pyetje.
I dyshuari i parë është 34 vjeç, shtetas algjerian, i identifikuar përmes ADN-së në një skuter të përdorur gjatë grabitjes. I dyshuari i dytë, 39 vjeç nga Aubervilliers, ishte i njohur më parë për vjedhje dhe u identifikua përmes gjurmëve të ADN-së në xhamin e thyer të vitrines. Policia nuk ka dhënë ende detaje për pesë të arrestuarit e tjerë.
Grabitja ka nxitur debat të fortë për sigurinë në muzeun më të vizituar në Francë. Drejtori i Luvrit, Laurence des Cars, pranoi në Senatin francez se zona e hyrjes ku u futën hajdutët nuk ishte e mbuluar nga kamerat e sigurisë.Top Channel
-

Mori pjesë në grabitjen e një autobusi në autostradë, arrestohet shqiptari në Gjermani
Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Gjermani, pasi dyshohet se ishte një nga autorët e grabitjes së një autobusi me udhëtarë shqiptarë.
Ngjarja ndodhi në Bavarinë e Poshtme, ku tre persona ndaluan autobusin duke përdorur shenja që ngjajnë me ato të policisë.
Pasi autobusi u ndal, autorët hynë brenda, morën para dhe dokumentet e shoferit, dhe u larguan me një makinë.I arrestuari tashmë ka qenë i dënuar për një tjetër krim, ndërsa policia po punon për të kapur dy bashkëpunëtorët e tij.
-

Hajdutët përdorën pajisjen gjermane për grabitjen në Luvër, kompania e reklamon në Instagram
Ndërsa policia franceze dhe drejtuesit e Muzeut të Luvrit janë akoma duke u përpjekur të kuptojnë se si hajdutët arritën të vjedhin bizhuteri të çmuar në dritën e ditës, një kompani gjermane ka shfrytëzuar rastin për t’u bërë e famshme.
Bëhet fjalë për Böcker, firmën që ka prodhuar ashensorin, pajisjen e përdorur në grabitjen e guximshme.
Kompania ka postuar në Instagram një foto të vendit të ngjarjes, me mbishkrimin: “Herën tjetër kur duhet të transportoni shpejt thesaret tuaja. Böcker Agilo lëviz mallrat deri në 400 kg me 42 metra në minutë, pothuajse pa zë falë motorit elektrik 230 V.”Hajdutët, identiteti i të cilëve mbetet i panjohur, morën bizhuteri historike me vlerë mbi 100 milionë dollarë të dielën në mëngjes, ndërsa muzeu ishte i hapur për vizitorët. Pamjet e videos tregojnë se ata hynë nga një ballkon në katin e dytë pas aksesit me një kamion të pajisur me ashensor.
Alexander Böcker, drejtor dhe pronar i tretë gjeneratë i kompanisë, tha për CNN se ai dhe gruaja e tij u “shokuan” kur panë lajmin e grabitjes dhe kuptuan se ashensori i tyre ishte përdorur për këtë veprim kriminal.
Por pasi u bë e qartë që askush nuk u lëndua, Böcker vendosi të tregojë një sens humori: “Pasi shoku fillestar kaloi, nisi të vepronte humori i zi. Kemi bërë pak shaka dhe kemi krijuar slogane,” tha ai.
Reagimet ndaj postimit të kompanisë kanë qenë “tepër pozitive”, sipas Böcker, dhe shumica e njerëzve kuptuan ironinë, duke e ditur që kompania nuk kishte lidhje me grabitjen.
Sipas Böcker, ashensori Agilo përdoret kryesisht në ndërtim dhe për transportin e mallrave të rënda gjatë zhvendosjes, dhe nuk është projektuar për të transportuar njerëz. Ashensori i përdorur në grabitje ishte shitur një klienti në zonën e Madhe të Parisit, i cili e jepte me qira, por duket se është vjedhur.Top Channel
-

Francë, 60 hetues ende në kërkim të të dyshuarve për grabitjen në Luvër
Gjashtëdhjetë hetues janë ende në kërkim të katër të dyshuarve që ikën me bizhuteri në grabitjen në Luvër. Hetuesit nga njësia e specializuar BRB po kërkojnë të dyshuarit, ndërsa ADN-ja e mundshme në sendet e lëna nga hajdutët mund të ndihmojë në përparimin e hetimit.
Hetuesit kanë gjetur një helmetë motoçiklete që i përkiste njërit prej të dyshuarve, një dorezë në një vinç me kosh (platformë pune ajrore), së bashku me një helmetë dhe çelësa, sipas informacionit të marrë nga gazeta Le Parisien.
Një nga pistat e hetuara nga BRB-ja është një vinç me kosh që thuhet se i është vjedhur pronarit të saj, me seli në komunën e Luvrit në veri të Val-d’Oise, i cili e kishte nxjerrë në shitje në faqen franceze të rishitjes “Leboncoin”.Blerësit e supozuar dyshohet se e sulmuan pronarin dhe ikën me vinçin pa paguar. Ai paraqiti një ankesë për vjedhjen më 10 tetor, raportoi Le Figaro.
Të dyshuarit vodhën Galertinë e Apolonit (Galerie d’Apollon) në Muzeun ikonik të Luvrit të dielën në më pak se shtatë minuta.
Ata përdorën platformën ajrore për të arritur në një ballkon pranë lumit Sena, ku dy nga hajdutët hynë në galeri duke prerë dritaren me mjete elektrike.
Ata vodhën “tetë objekte me vlerë të paçmuar trashëgimie”, sipas Ministrisë së Kulturës, por u ka rënë kurora e Perandoreshës Eugenie, e cila është dëmtuar gjatë rrugës së arratisjes. -

‘Sarajet e Surrelit janë ngritur mbi tokë të grabitur’, Kalaja: Ja kush zyrtar është i përfshirë
Një tjetër akuzë e fortë ndaj kreut të qeverisë vjen nga avokatja Adriana Kalaja, e cila denoncon publikisht për ‘grabitjen’ e tokës në Surrel. E ftuar në një intervistë televizvie, Kalaja tha se më 9 shtator 2024, ajo ka depozituar një kallëzim penal në SPAK, të mbështetur me prova, për ndërtimin e paligjshëm në Surrel.
Ndërtesa sipas saj, janë ndërtuar pa leje ndërtimi, pa dokumentacion të deklaruar në ILDKPI dhe me fonde të pashpjeguara.
Adriana Kalaja: Më 9 shtator të vitit 2024 unë kam referuar kallëzim penal me provat bashkëngjitur në SPAK për grabitjen që është e artë fare, grabitjen e tokës në Surrel nga çifti kryeministror. Përveç grabitjes së pronës, ne kemi argumentuar bashkëngjitur provat përkatëse sesi ka filluar ndërtimi, e them jo kot sot këtë çështje…sesi ka filluar ndërtimi i sarajeve pa leje ndërtimi, sesi sarajet e ndërtuara me miliona euro nuk janë deklaruar me preventiv dhe dokumentacion. Nuk janë deklaruar këtë e dimë të gjithë, por nuk është deklaruar në ILDKPI, kush është firma ndërtuese dhe ndërkohë që fillimi sipas provave ka filluar përpara se bashkëshortja e kryeministrit që për mua, për tagrin e aferave mafioze-kriminale që ka, për mua ajo është personi që drejton këtë vend në aspekt të inkriminimit të qeverisjes së vendit. Është Engjëll Agaçi i përfshirë në këtë dosje. Ka zyrtarë të tjerë të përfshirë.