Tag: goxhaj

  • Eja dhe ti/ Av Altin Goxhaj: Të premten në hotel Orkidea prezantimi si kandidat për deputet i Aleancës Shqipëria Madhështore

    Eja dhe ti/ Av Altin Goxhaj: Të premten në hotel Orkidea prezantimi si kandidat për deputet i Aleancës Shqipëria Madhështore

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Av Altin Goxhaj: Sot është e pamundur teknikisht që dikush të dijë për kë ke votuar

    Av Altin Goxhaj: Sot është e pamundur teknikisht që dikush të dijë për kë ke votuar

    Av Altin Goxhaj: Sot është e pamundur teknikisht që dikush të dijë për kë ke votuar

    Aktivisti i njohur Altin Goxhaj, kryetar i Aleancës Konservatore për Shqipërinë i ftuar në ‘A Shoë’ me Adi Krastën ka bërë të ditur se, sot është e pamundur që teknikisht që dikush të dijë se për kë ke votuar.

    Goxhaj tregoi në SYRI TV, se ‘para 2 muajsh në KQZ u hoq nga fleta e votimit një kod i fshehur që ishte numri rendor i çdo flete që mund të identifikonte votën me votuesin’.

    ‘E vetmja fushatë që unë kam, është të shpjegoj njerëzve që unë jam kandidat në listën e hapur të PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, si kryetar i një partie aleate, Aleanca Konservatore për Shqipërinë.

    Sepse unë nuk besoj se në fushatë mund të mbjellësh gjë, mund të korrësh vetëm çfarë ke mbjellë. Unë vij në këtë fushatë dhe u them njerëzve se Altini i para 3, 7, 10, 12 vitesh secilit sipas asaj që ka memorizuar.

    Të kërkosh në fushatë të mbjellësh diçka më duket një mision i vështirë dhe jo i drejtë.

    Regjia qëndrore është regjia qendrore dhe ai më ka bllokuar prej 10 vitesh dhe unë nga data 1 maj deri në 10 maj unë do të jem 24 orë në transmetim live, gjatë gjithë ditës, në fushatë me njerëzit dhe këtë do e bëj me një kosto që nuk ekziston.

    Arsyeja është që janë 10 ditë, 10 vite, 10 televizione dhe unë mendoj se njerëzit do kthejnë kokën dhe do thonë, çfarë është ky që bën këtë gjë, u qenka te lista e hapur. Ja pra këta më censuruan dhe unë dola në listën e hapur.

    Pika më e dobët që kemi në këtë fushatë dhe më e forta për të fituar është vetëm menaxhimi i administratës.

    Rama për faktin se në 12 vite një parti militantësh e ktheu në një shtet burokratik, ka krijuar një stres i administratës brenda për brenda që tashmë janë në luftë me vetveten.

    Të gjithë ushtrojnë presion ndaj njëri tjetrit dhe ka ardhë një pikë tensioni që mund të çahet dhe e vetmja gjë që e mban është frika e kontrollit, që do të thotë që ata kanë frikë se ua lexojnë votën.

    Dhe unë doja të thoja në këtë minutë që kam në dispozicion që unë tu them qytetarëve një lajm që ata nuk e dinë, para 2 muajsh në KQZ arritëm që të hiqet nga fleta e votimit një kod i fshehur që ishte numri rendor i çdo flete. Që çdo patronazhist në mënyrë fare të lehtë mund të identifikonte fletën e votimit me personin që e ka hedhë fletën, por kjo sot është krejt e pamundur.

    E hoqën pasi fitoi Trump. Ata nuk kanë mundësi të të lexojnë votën. Është e pamundur teknikisht që dikush të dijë për kë ke votuar’, theksoi Altin Goxhaj në SYRI TV.

  • VIDEO/ Altin Goxhaj: Sot është e pamundur teknikisht që dikush të dijë për kë ke votuar

    VIDEO/ Altin Goxhaj: Sot është e pamundur teknikisht që dikush të dijë për kë ke votuar

  • Altin Goxhaj-qytetarëve: Mos i dorëzoni kopje të ID-së dhe dokumentave të pronësisë patronazhistave të UKT-së

    Altin Goxhaj-qytetarëve: Mos i dorëzoni kopje të ID-së dhe dokumentave të pronësisë patronazhistave të UKT-së

    Avokati dhe njëherazi kandidati për deputet i PD-ASHM, Altin Goxhaj, i ka bërë thirrje publike qytetarëve të Tiranës, që të refuzojnë dorëzimin e fotokopjeve të ID-së dhe dokumentave të pronësisë, te ‘operatorët’ e UKT-së pasi është një kërkesë e paligjshme.

    Në një njoftim për shtyp, Goxhaj ka denoncuar se me urdhër të Edi Ramës, i cili është tashmë edhe kryetar i Bashkisë Tiranë, këta ‘operatorë’ janë patronazhistë që po mbledhin të dhëna nga qytetarët për t’i përdorur për zgjedhjet e 11 majit.

    “Mos dorëzoni fotokopjet e kartës së identitetit dhe dokumentave të pronësisë “operatorëve” të Ujësjellësit (UKT)! Është kërkesë krejtësisht e paligjshme! Janë patronazhistë që po mbledhin të dhënat tuaja!”, thuhet në njoftimin e Goxhaj.

    Njoftim për Shtyp

    Kandidati Altin Goxhaj thirrje qytetarëve të Tiranës:

    “Mos dorëzoni fotokopjet e kartës së identitetit dhe dokumentave të pronësisë “operatorëve” të Ujësjellësit (UKT)! Është kërkesë krejtësisht e paligjshme! Janë patronazhistë që po mbledhin të dhënat tuaja!”

    Goxhaj: Jam si çdo ditë para portës së folesë së qyqe Soros ku zogu i qyqe Soros, Edi Rama e ka folenë këtu. Jam këtu sepse ky është kryetari i Bashkisë Tiranë dhe ujësjellësi u ka sjellë një letër bashkë me faturën e ujit. Në këtë fletë thuhet se ju duhet të dorëzoni në Bashkinë Tiranë, më saktë te ujësjellësi te patronazhistët e ujësjellësit, certifikatën e pronësisë, kontratën e shit-blerjes dhe të gjithë dokumentat e pronës tuaj.

    Mos i dorëzoni!

    Këtu ka dhe dy numra telefoni të paligjshëm që janë patronazhistëve që thonë që do vijnë operatorët e terrenit, që janë patronazhistë. Çojini një kërkesë zyrtare bashkisë:

    -Mbi çfarë ligji të jap unë dokumentat e pronësisë time tek UKT?

    -Mbi çfarë ligji të jap dokumentat e pronës, trashëgimisë, certifkatë pronësie, aktin e shit-blerjes, kush është bashkia që e ka këtë të drejtë? Shteti nëse e do e ka në Kadastër.

    Ato dokumenta i ke vetëm ti, noteri dhe kadastra.

    Nëse i duan të ndjekin ligjin dhe t’i marin, ti mos ia jep. Ata po mbledhin të dhëna për ty dhe do u sjellin një patronazhist te shtëpia jote. REFUZOJE!

    Mos e bëni atë gabim, mos i dërgoni patronazhistëve të UKT letrat e pronësisë tuaj! Mos e bëni këtë gabim!

    Shkarko dokumentin

  • Altin Goxhaj kallëzon në SPAK Ramën e Klosin: Po përdorin patronazhistët për të kontrolluar votën e diasporës

    Altin Goxhaj kallëzon në SPAK Ramën e Klosin: Po përdorin patronazhistët për të kontrolluar votën e diasporës

    Avokati  Altin Goxhaj, kandidat i koalicionit PD – ASHM në Tiranë ka kallëzuar penalisht në SPAK kryeministrin Edi Rama,dhe Bledi Klosin, deputet i Partisë Socialiste të Shqipërisë e persona të tjerë në strukturën e PS-së për shkelje të fshehtësisë së votës së diasporës.

    Objekti i kallëzimit është: Kryerja e veprës penale të “Shkeljes së fshehtësisë së votimit” sipas Nenit 327 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, dhe veprime të tjera që bien ndesh me ligjin zgjedhor shqiptar, të cilat kualifikohen si krime zgjedhore.

    Kallëzimi penal bëhet pas deklaratës së sekretarit të përgjithshëm të PS,  Blendi Klosi se vota e parë e diasporës ishte për PS.

    “Edi Rama, si Kryeministër dhe Kryetar i PS, ka përgjegjësi direkte politike dhe morale për funksionimin e strukturave të patronazhit të cilat janë përdorur për të gjurmuar dhe kontrolluar votën e qytetarëve. Ai vetë ka publikuar në faqen e tij zyrtare në FB duke inkurajuar dhe promovuar f jalën e Blendi Klosit në faqen e tij në Facebook sipas provës bashkëngjitur

    Bledi Klosi, si deputet, ka bërë deklarime publike që vërtetojnë dijeninë dhe shkeljen e fshehtësisë së votës, në kundërshtim me Kodin Penal dhe Kodin Zgjedhor është shprehur si më sipër.  Personat e tjerë të paidentifikuar, të angazhuar në operacione patronazhimi, kanë vepruar si pjesë e një strukture të organizuar që synon kontrollin dhe dokumentimin e votës së qytetarëve” evidentohet në kallëzim penal.

    Goxhaj i kërkon SPAK të hetohet rrjeti i patronazhistëve që ka përpunuar dhe shpërndarë të dhëna mbi preferencat e votimit nga diaspora. Gjithashtu i kërkon të verifikohen urdhrat, mesazhet dhe korrespondencat zyrtare e jozyrtare mbi fletëvotimet e dërguara dhe kthimet me foto si “provë bindjeje politike

    “Veprimi penal konsiston në ndërhyrje të drejtpërdrejtë ose indirekte për të zbuluar ose bërë publike mënyrën se si një qytetar ka votuar, në kundërshtim me të drejtën themelore të fshehtësisë së votës. Në këtë rast, deklaratat publike të Bledi Klosit dhe referimet nga Edi Rama lidhur me preferencat e votuesve në diasporë, si dhe nxjerrja e fotove të qytetarëve që kanë marrë zarfat e KQZ-së, janë elementë të dukshëm të shkeljes së këtij detyrimi ligjor. Këto veprime krijojnë një klimë frikësimi dhe kontrolli të votës së lirë dhe të fshehtë

    Veprimi është kryer me dashje direkte, pasi deklaratat dhe publikimet janë bërë me vetëdije të plotë, me qëllim intimidimin e votuesve dhe kontrollin e zgjedhjeve. Duke qenë funksionarë të lartë shtetërorë dhe politikë, të kallëzuarit kanë pasur njohuri të plotë të detyrimeve ligjore për të garantuar fshehtësinë e votimit dhe kanë vepruar në kundërshtim të hapur me to” thuhet në kallëzimin e Goxhajt.

    Goxhaj thotë se punonjës të administratës dhe të afërmit e tyre janë urdhëruar të dërgojnë foto të fletëve të votimit si provë për votën e dhënë për Partinë Socialiste. Këto veprime, sipas kallëzimit, përbëjnë një strukturë të organizuar për deformimin e vullnetit të votuesve prandaj u kërkon SPAK të hetojë rrjetin e patronazhistëve dhe të verifikojë komunikimet zyrtare dhe jozyrtare që lidhen me manipulimin e votës nga diaspora.

    Unë, Altin Goxhaj, në cilësinë e Kryetarit të Partisë Aleanca Konservatore për Shqipërinë, paraqes këtë kallëzim penal kundër Kryeministrit Edi Rama, deputetit Bledi Klosi dhe personave të tjerë të paidentifikuar të lidhur me strukturat e Partisë Socialiste, të cilët kanë deklaruar publikisht ose në rrugë operative se:
     1. Janë në dijeni të preferencës së votimit të qytetarëve shqiptarë që votojnë nga jashtë vendit nëpërmjet fletës së votimit të dërguar me postë, duke deklaruar publikisht se vota e parë e ardhur nga diaspora në qarkun e Dibrës ishte për Partinë Socialiste.
    2. Kanë publikuar dhe shpërndarë foto të qytetarëve nga diaspora të cilëve u janë dërguar zarfat e KQZ-së, të cilat tregojnë haptas presion dhe intimidim të komunitetit shqiptar në emigracion nisur nga angazhimi i deritanishëm i patronazhimit dhe të dhënave publike që punonjësit e administratës kanë qenë të detyruar të paraqesin pranë aktivistëve të PS në administratën publike formularë me të dhënat e të afërmeve që jetojnë jashtë me qëllim regjistrimin e tyre si votues nga jashtë për Zgjedhjet e 11 Majit 2025.
    3. Sipas informacioneve të siguruara nga mediat, dyshohet se punonjësve të administratës publike dhe të afërmit të tyre u është kërkuar të dërgojnë foto të fletës së votimit të votuar për PS si provë që kanë votuar “sipas udhëzimit”, duke shkelur fshehtësinë e votës dhe duke përmbushur elementët e një veprimtarie të organizuar në funksion të deformimit të vullnetit të votuesit.

  • Dosja/ Si u intimidua dëshmitarja Ina Goxhaj, zbardhen takimet me Klotilda Bushkën

    Dosja/ Si u intimidua dëshmitarja Ina Goxhaj, zbardhen takimet me Klotilda Bushkën

    Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka po hetohet nga SPAK për akuzën e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës, pasi sipas Prokurorisë së Posaçme, ajo thirri në zyrat e Avokatit të Popullit dëshmitaren Ina Goxhaj, të cilës iu mor telefoni dhe iu kërkua të mos fliste.

    Goxhajn, prokurorët e kishin thirrur për çështjen Veliaj. Sipas SPAK, ekzistojnë të dhëna konkrete, të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se Klotilda Bushka ka kryer veprime aktive të kundërligjshme.
    Në dosjen e SPAK, të siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha thuhet se takimi i parë është zhvilluar me Klotiilda Bushkën në banesën e kësaj të fundit në zonën e Shkollës së Kuqe. Goxhaj ka treguar në dëshminë e saj se Klotilda Bushka, të cilën e ka kushërirë, e ka urdhëruar që të mohonte gjithçka kur të merrej në pyetje.
    “Takimi i dytë është zhvilluar në 11 dhjetor 2024 në një zyrë avokatie, ku si pikë takimi ka shërbyer shtetasi E.I. Ajo ka thënë se aty ka gjetur Bushkën dhe një djalë tjetër, që nuk e njihte. Bushka e mësonte çfarë të fliste, gjëra që duhet të mohonte në mënyrë kategorike.
    Bushka i ka kërkuar që të thoshte se ishte ajo nismëtare e projektit të dancit, ndërsa HARABEL është marrë vetëm me organizimin. Shqetësimi tjetër i Bushkës, është shprehur Goxhaj, lidhje me selinë e BYL-A, që nuk duhet të dilte shtëpia e saj. Ajo ka thënë se Bushka i ka dhënë një dokument, që shërbente për ndryshimin e adresës të qendrës BYL-A dhe i ka sugjeruar të deklarojë se ka qenë neglizhencë e saj mosndryshimi i adresës. Në këtë takim është bashkuar edhe Ajola Xoxa, e cila i ka kërkuar që t’ia dorëzonte telefonin dhe më pas ia ka kontrolluar. Goxhaj është shprehur se u ndje e detyruar për t’ia dorëzuar celularin e saj, një Samsung A35, por u ndje e detyruar nga Xoxa. Më pas, i ka dhënë një Iphone 12 dhe i ka dhënë se telefoni i mëparshëm do të asgjësohej”, thuhet në dosje.

    Top Channel

  • “Xoxa më mori telefonin, më tha do të ta asgjësoj”/ Si u intimidua dëshmitarja Ina Goxhaj me ndihmën e Bushkës, dosja

    “Xoxa më mori telefonin, më tha do të ta asgjësoj”/ Si u intimidua dëshmitarja Ina Goxhaj me ndihmën e Bushkës, dosja

    Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka po hetohet nga SPAK për akuzën e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës, pasi sipas Prokurorisë së Posaçme, ajo thirri në zyrat e Avokatit të Popullit dëshmitaren Ina Goxhaj, të cilës iu mor telefoni dhe iu kërkua të mos fliste. Goxhajn, prokurorët e kishin thirrur për çështjen Veliaj. Sipas SPAK, ekzistojnë të dhëna konkrete, të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se Klotilda Bushka ka kryer veprime aktive të kundërligjshme.
    Në dosjen e SPAK, të siguruar nga gazetarja Anila Hoxha thuhet se takimi i parë është zhvilluar me Klotiilda Bushkën në banesën e kësaj të fundit në zonën e Shkollës së Kuqe. Goxhaj ka treguar në dëshminë e saj se Klotilda Bushka, të cilën e ka kushërirë, e ka urdhëruar që të mohonte gjithçka kur të merrej në pyetje.
    “Takimi i dytë është zhvilluar në 11 dhjetor 2024 në një zyrë avokatie, ku si pikë takimi ka shërbyer shtetasi E.I. Ajo ka thënë se aty ka gjetur Bushkën dhe një djalë tjetër, që nuk e njihte. Bushka e mësonte çfarë të fliste, gjëra që duhet të mohonte në mënyrë kategorike.
    Bushka i ka kërkuar që të thoshte se ishte ajo nismëtare e projektit të dancit, ndërsa HARABEL është marrë vetëm me organizimin. Shqetësimi tjetër i Bushkës, është shprehur Goxhaj, lidhje me selinë e BYL-A, që nuk duhet të dilte shtëpia e saj. Ajo ka thënë se Bushka i ka dhënë një dokument, që shërbente për ndryshimin e adresës të qendrës BYL-A dhe i ka sugjeruar të deklarojë se ka qenë neglizhencë e saj mosndryshimi i adresës. Në këtë takim është bashkuar edhe Ajola Xoxa, e cila i ka kërkuar që t’ia dorëzonte telefonin dhe më pas ia ka kontrolluar.
    Goxhaj është shprehur se u ndje e detyruar për t’ia dorëzuar celularin e saj, një Samsung A35, por u ndje e detyruar nga Xoxa. Më pas, i ka dhënë një Iphone 12 dhe i ka dhënë se telefoni i mëparshëm do të asgjësohej”, thuhet në dosje.

  • “Ajola Xoxa më mori telefonin, më tha do të ta asgjësoj”/ Si u intimidua dëshmitarja Ina Goxhaj me ndihmën e Klotilda Bushkës, zbardhet dosja

    “Ajola Xoxa më mori telefonin, më tha do të ta asgjësoj”/ Si u intimidua dëshmitarja Ina Goxhaj me ndihmën e Klotilda Bushkës, zbardhet dosja

    Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka po hetohet nga SPAK për akuzën e veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës, pasi sipas Prokurorisë së Posaçme, ajo thirri në zyrat e Avokatit të Popullit dëshmitaren Ina Goxhaj, të cilës iu mor telefoni dhe iu kërkua të mos fliste.

    Goxhajn, prokurorët e kishin thirrur për çështjen Veliaj. Sipas SPAK, ekzistojnë të dhëna konkrete, të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se Klotilda Bushka ka kryer veprime aktive të kundërligjshme.
    Në dosjen e SPAK, të siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha thuhet se takimi i parë është zhvilluar me Klotiilda Bushkën në banesën e kësaj të fundit në zonën e Shkollës së Kuqe. Goxhaj ka treguar në dëshminë e saj se Klotilda Bushka, të cilën e ka kushërirë, e ka urdhëruar që të mohonte gjithçka kur të merrej në pyetje.
    “Takimi i dytë është zhvilluar në 11 dhjetor 2024 në një zyrë avokatie, ku si pikë takimi ka shërbyer shtetasi E.I. Ajo ka thënë se aty ka gjetur Bushkën dhe një djalë tjetër, që nuk e njihte. Bushka e mësonte çfarë të fliste, gjëra që duhet të mohonte në mënyrë kategorike.
    Bushka i ka kërkuar që të thoshte se ishte ajo nismëtare e projektit të dancit, ndërsa HARABEL është marrë vetëm me organizimin. Shqetësimi tjetër i Bushkës, është shprehur Goxhaj, lidhje me selinë e BYL-A, që nuk duhet të dilte shtëpia e saj. Ajo ka thënë se Bushka i ka dhënë një dokument, që shërbente për ndryshimin e adresës të qendrës BYL-A dhe i ka sugjeruar të deklarojë se ka qenë neglizhencë e saj mosndryshimi i adresës. Në këtë takim është bashkuar edhe Ajola Xoxa, e cila i ka kërkuar që t’ia dorëzonte telefonin dhe më pas ia ka kontrolluar. Goxhaj është shprehur se u ndje e detyruar për t’ia dorëzuar celularin e saj, një Samsung A35, por u ndje e detyruar nga Xoxa. Më pas, i ka dhënë një Iphone 12 dhe i ka dhënë se telefoni i mëparshëm do të asgjësohej”, thuhet në dosje.

    Top Channel

  • Koloneli Goxhaj: Nëse NATO shpërbëhet, prite grekun te dera, të të thotë “kalimera”!

    Koloneli Goxhaj: Nëse NATO shpërbëhet, prite grekun te dera, të të thotë “kalimera”!

    Kolonel Dilaver Goxhaj i ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga foli për temën më të nxehtë të momentin, përgatitjen e Evropës për luftë. Zoti Goxhaj u shpreh se tani për tani Shqipëria është e mbrojtur nga NATO-ja, por në rast se ajo shpërbëhet, vendi ynë do të rrezikohet të sulmohet nga Greqia dhe Serbia.

    “Sikur lufta të zgjaste tre ditë nuk do kishte vdekje njerëzore fare. Lufta po filloi, nuk dihet kur mbaron. Nëse Evropa do qëndrojë në këto pozita që ka me Amerikën dhe me Ukrainën ka gjasa që të fillojë mobilizimin. Nëse Amerika heq dorë nga NATO-ja dhe e lë Evropën vetëm, ne rrezikojmë.Tani për tani nuk qëndron parimi që Rusia do sulmojë Poloninë dhe më pas ne. Sepse Rusia nuk ka fuqi që të sulmojë qoftë dhe Poloninë që është shteti më i armatosur sot në NATO.Ne kemi aleate Amerikën. Por nëse NATO-ja shpërbëhet, të nesërmen na vjen greku në Tiranë e na thotë: “Kalimera”! Ne jemi të pambrojtur, edhe Serbia do na sulmojë bashkë me Greqinë. Ne jemi të rrezikuar sepse nuk kemi ushtri. Por unë besoj se Amerika nuk do ta shpërbëjë NATO-n se nuk do luftë.”, tha Kolonel Goxhaj.

  • Nga Av Altin Goxhaj: ZBULOHET PROGRAMI I VËRTETË I RAMËS PËR TË FITUAR ZGJEDHJET DHE SHPËTUAR NGA CUNAMI TRUMP!

    Nga Av Altin Goxhaj: ZBULOHET PROGRAMI I VËRTETË I RAMËS PËR TË FITUAR ZGJEDHJET DHE SHPËTUAR NGA CUNAMI TRUMP!