Tag: goxha

  • Flakët në Pustec, kryetari i bashkisë: Sipërfaqja e djegur është goxha e madhe, terreni është i thepisur

    Flakët në Pustec, kryetari i bashkisë: Sipërfaqja e djegur është goxha e madhe, terreni është i thepisur

    Pali Kolefski, kryetari i Bashkisë Pustec: Që në momentet e para që u lajmërua, ka qenë reagim i shpejtë, por moti dhe kjo thatësirë ka favorizuar përhapjen e tij. Zjarri ka zënë në një pjesë ku ka bimësi të ulët dhe ajo çka e vështirëson ndërhyrjen është se nuk ka rrugë kalimi.
    Ne u munduam me të gjitha mjetet që kemi, qoftë edhe me zjarrfikëse, kemi patur ndihmë edhe nga Bashkia e Pogradecit. Kanë qenë këtu zjarrfikëset e bashkisë tonë, zjarrfikëset e Pogradecit, punonjësit e shërbimeve, zona e mbrojtur. Ne jemi duke bëtë një plan ndërhyrjeje për nesër në orët e para të mëngjesit, ky është edhe mendimi i specialistëve që kjo mund të jetë më efikase.
    Sipërfaqja e djegur është goxha e madhe por nuk mund të them një shifër, terreni është shumë i vështirë, goxha e thepisur, bimësia e dendur nuk e lejon ndërhyrjen. Fillimisht sipas specialistëve, Ministrisë së Brendshme dhe policisë zjarri ka nisur këtu në rrugë, pas nesh. Nuk e di nga pakujdesia ose zjarrvënie e qëllimshme, këtë ngelet ta vërtetojnë ata.
    Ndërsa drejtori i administratës së zonave të mbrojtura Gjergji Koki tha: Fatkeqësisht është viti i dytë që ndodh një situatë zjarri më këtë lloj përmase por shpresojmë që nga eksperienca e vitit të kaluar të kemi nxjerrë mësimet tona. Reagimi i administratës ka qenë i menjëhershëm.
    Ne kemi qenë në gatishmëri si administratë jo vetëm këtu por edhe në zonat ku janë jashtë përgjegjësisë tonë, kemi qenë të gatshëm për të kontribuar. Gjithë administrata , gjithë specialistet janë këtu, në terren që në momentet e para të zjarrit. Jemi ndarë në 2 grupe pune së bashku me bashkinë dhe me ndihmat e tjera që kanë ardhur nga punonjësit e shërbimeve dhe qytetarë të tjerë që kane dhënë kontributin e tyre për të bërë të mundur izolimin perimetral të vatrave të zjarrit duke u munduar të krijojmë kordonet e para, për të mos agravuar e për të mos u hapur në gjerësi vatra e zjarrit.
    Terreni është i vështirë , bimësia është e ulët, fatmirësisht nuk kemi depërtim të zjarrit në bimësi të lartë, e cila është në pjesën sipër. Jemi duke bërë një vlerësim të situatës pasi edhe punonjësit janë të ezauruar por edhe kushtet janë tepër të rrezikshme për të vazhduar ndërhyrjen. Po bëjmë një vlerësim për te nisur sërish një aksion me struktura të tjera për të bërë te mundur qe herët në mëngjes, rreth orës 4 të mëngjesit të kemi një lloj mundësie për të bërë një rikonuicion më të mirë të situatës e me pas për të ndërhyrë ,për të bërë sa mundemi me forcat tona e mundësitë qe ne kemi.
    Terreni është shumë i vështirë por vullneti jonë dhe përgjegjësia maksimale që ka secili për të ruajtur mjedisin besoj do  prevalojë e do bëjë të mundur që të bëjmë më të mirën tonë për të mos patur agravim me të madh të situatës me zjarret. Që në momentin e parë edhe koordinatoret  tanë në Agjencinë e  Zonave të Mbrojtura ku është kontaktuar menjëherë me koordinatorin përgjegjës për situatat e risqeve të tilla por për shkak se vendi jonë në këto lloj temperaturash është nën trysninë e zjarreve dhe kudo ka zjarre , prioritet janë zonat e banuara. Na është thënë që për momentin te mos presim asnjë mbështetje nga ajri por të mundohemi qe me gjithë mundësitë që ofrohen këtu lokalisht, me bashkitë fqinje dhe nga bashkitë e qarkut të kemi suport tokësor.
    Kjo është e mundur për momentin. Më pas do të komunikojmë edhe me partnerët tanë përballë por edhe ata kanë  një protokoll specifik kur aktivizohet mundësia e ndërhyrjes. Shpresoj mos kemi situata si ajo e vitit të kaluar dhe ta izolojmë në kohë.

    Top Channel

  • Mishi me salmonelë/ Procedohet në gjendje të lirë vëllai i pronarit të ‘diMal’

    Mishi me salmonelë/ Procedohet në gjendje të lirë vëllai i pronarit të ‘diMal’

    Një javë pas shpërthimit të skandalit, ku tregje u hodh mish i infektuar me salmonelë nga kompania ‘diMal’, është arrestuar dhe liruar administratori i kësaj kompanie Arben Goxha.
    Arben Goxha i cili është vëllai i pronarit ‘diMal’, Mondi Goxha, u la i lirë nga policia brenda ditës, edhe pse kompania nën e admistrimin e tij ka rrezikuar jetën e konsumatorëve shqiptarë.
    Policia bën me dije se 50-vjeçari është liruar pas konsultimit me prokurorin dhe është proceduar penalisht për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme, për shëndetin ose jetën e njerëzve“.
    “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin A. G., 50 vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme, për shëndetin ose jetën e njerëzve“. Pas konsultimit me prokurorin, u vendos procedimi në gjendje të lirë i këtij shtetasi”, njofton policia.
    Skandali i mishit të infektuar me salmonelë
    Raportohet se bëhet fjalë për rreth mbi 18 ton në total, ku 13.1 ton fileto pule është hedhur në treg dhe është konsumuar, ndërsa 5.2 ton është bllokuar nga AKU. Sasia ka hyrë në Shqipëri më 11 Mars.
    Ndërkohë, AKU, pas publikimit të skandalit, përmes një komunikate të shkurtër për mediat, pranoi faktet, por ndërkohë nuk tregon se cila është kompania që e ka hedhur në treg fileton me salmonelë, duke mos bërë transparencë për konsumatorin.
    Rasti është konstatuar pas proceduarave standarde, ku inspektorët e AKU-së në pikën doganore kanë marrë mostrat e mishit të importuar dhe i kanë dërguar për analizim. Deri në daljen e rezultatit të analizave mishi duhet të qëndronte i bllokuar, por ndërkohë ka ndodhur e kundërta.
    Pa pritur rezultatin e analizave, subjekti importues, në këtë rast kompania “AMG FOOD“, ose e njohur me emrin tregtar si “diMal“, është  lejuar ta hedhë të gjithë produktin në treg për shitje.
    Përgjigjia e analizave ka dalë me 5 ditë vonesë dhe një pjesë e sasisë është shpërndarë në treg dhe është konsumuar, ku bëhet fjalë për 13.1 ton fileto pule.
    Përgjegjësia për këtë skandal shkon direkt tek Ministria e Bujqësisë e drejtuar nga Anila Denaj dhe tek institucioni në varësi të saj, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, i drejtuar nga Manush Kullolli.
    Të shqetësuar jo për shëndetin e qytetarëve, por për faktin se ky skandal mund të bëhej mediatik, AKU ka trokitur në derën e subjektit që ka importuar mishin, në mënyrë që të tërhiqet nga tregu. “Ora Neës” raportoi më herët se inspektorët e AKU i kanë kërkuar subjektit importues faturat e  shpërndarjes, por përfaqësuesi i subjektit i ka “treguar muskujt” inspektorëve duke refuzuar t’i vendosë në dispozicion faturat.
    Papërgjegjshmëria e institucionit që drejtohet nga Manush Kullolli vijon të rrezikojë jetën e qytetarëve, ndërsa “flirtimet” e biznesmenëve me inspektorët e AKU, bëjnë që këto të fundit të mbyllin sytë para shkeljeve flagrante
    Kompania “diMal” bën reklamë edhe në televizionin “Top Channel”, në një prej emisioneve më të ndjekura “Big Brother Vip”, teksa siç konstatohet edhe në videon e mëposhtme, organizon edhe sfida, duke ofruar çmime për banorët.

  • Skandali me mishin me salmonelë! Ndalohet vëllai i pronarit të ‘diMal’, Arben Goxha do të hetohet në gjendje të lirë

    Skandali me mishin me salmonelë! Ndalohet vëllai i pronarit të ‘diMal’, Arben Goxha do të hetohet në gjendje të lirë

    Mondi Goxha

    TIRANË-Policia e Tiranës ka ndaluar Arben Goxhën, administratori i kompanisë ‘diMal’, i cili ishte shpallur në kërkim për shpërndarjen në treg të 27 ton mish pule me salmonelë të importuara nga Brazili. 50-vjeçari do të hetohet në gjendje të lirë, njejtë si vëllai i tij, Mondi Goxha i cili është edhe pronari i ‘diMal’. Dy vëllezërit Goxha akuzohen për veprën penale  “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme, për shëndetin ose jetën e njërzëve“.
    Njoftimi i policisë:
    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin A. G., 50 vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme, për shëndetin ose jetën e njërzëve“. Pas konsultimit me prokurorin, u vendos procedimi në gjendje të lirë i këtij shtetasi.
    Kompani ‘diMal’ hodhi në treg mishin me salmonelë duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve. Në lidhje me rastin në hetim janë vendosur edhe 3 inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Gëzim Hushi, Sada Lufta, Aldo Sinjari. Këta të fundit dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos parandaluar daljen e këtyre produkteve në treg. Kompanisë i është hequr licenca.

    27 ton mish pule me salmonelë u importuan këtë muaj nga Brazili në vendin tonë. Mishi me salmonelë është futur në vendin tonë nga Brazili dhe është shpërndarë në treg nga kompania “diMal”. Sipas analizave të kryera në ISUV, u zbulua se mishi ishte infektuar me “Salmonella Typhimurium”, por që në këtë kohë, mishi ishte shitur. Gjithsej, nga 27 ton, janë shitur 13.5 mijë kilogramë; shumica në qarkun e Kukësit, ndërsa pjesa tjetër është shpërndarë nëpër marketet e gjithë vendit./ZËRI

  • U shpall në kërkim pas kapjes së pulës me salmonelë/ Policia ndalon importuesin Arben Goxha

    U shpall në kërkim pas kapjes së pulës me salmonelë/ Policia ndalon importuesin Arben Goxha

    Policia e Tiranës ka ndaluar shtetasin Arben Goxha, i cili ishte shpallur në kërkim për importimin e disa tonëve mish pule që kishte rezultuar i infektuar me bakterin e salmonelës.

    Sipas njoftimit të autoriteteve Goxha është vendosur të procedohet në gjendje të lirë pas konsultimit me prokurorin. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Sakaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Njoftimi i policisë:

    Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin A. G., 50 vjeç, të shpallur në kërkim për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme, për shëndetin ose jetën e njërzëve“. Pas konsultimit me prokurorin, u vendos procedimi në gjendje të lirë i këtij shtetasi.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • SKANDALI me mishin me salmonelë! Nën hetim pronari i ‘diMal’, shpallet në kërkim i vëllai, e pësojnë dhe 3 inspektorët e AKU-së

    SKANDALI me mishin me salmonelë! Nën hetim pronari i ‘diMal’, shpallet në kërkim i vëllai, e pësojnë dhe 3 inspektorët e AKU-së

    Mondi Goxha

    TIRANË-19 ton mish pule me salmonelë janë importuar nga Brazili në vendin tonë. Mishi me salmonelë është futur në vendin tonë nga Brazili dhe është shpërndarë në treg nga kompania “diMal”.  Një ditë pas raportimit të skandalit ushqimor, ku kompani private ‘diMal’ ka importuar filetot e pulës që përmbanin bakterin e salmonelës, është shpallur në kërkim administratori i kompanisë dhe është vendosur nën hetim vëllai i tij, njëherësh edhe pronari i subjektit. 
    Në kërkim është shpallur Arben Goxha, administratori i kompanisë, ndërsa në hetim është i vëllai, Mond Goxha, pronar i ‘dimal’ dhe 3 inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), Gezim Hushi, Sada Lufta, Aldo Sinjari. Këta të fundit dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos parandaluar daljen e këtyre produkteve në treg. Çështja është tashmë në duart e Prokurorisë së Tiranës, e cila po vijon hetimet për këtë rast serioz që përbën një kërcënim për shëndetin e qytetarëve.
    Çfarë deklaroi ‘diMal’
    Kompania “diMal Inc.” në pronësi të Mondi Goxhas shprehet se nuk është importuesi i mishit të papërpunuar të pulës dhe pasi u njoftua se ka dyshime për kontaminim të mishit ndërmori masat paraprake. Ndërsa, kompania “AMG Food”, edhe kjo në pronësi të Mondi Goxhës, pranon se në fakt në treg është shitur mish i kontaminuar. Sipas deklaratës, sapo Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se mishi është i kontaminuar, kompania në fjalë ka tërhequr produktet nga tregu. Sipas “AMG Food” kompania ka vendosur në disapozicion të AKU 154 fatura të produktit të shitur të kontaminuar në treg dhe janë njoftuar konsumatorët.

    Ndërkohë i kontaktuar nga ZËRI, pronari i kompanisë Mond Goxha, pranoi se malli me salmonelë është i porositur prej tij. Por shtoi se nuk ka një shifër ekzakte sesa ka shitur në treg. Të vetmin koment për situatën e krijuar ka faktin që ndihet nën presion.
    “Kam shitur nga malli që ka ardhur i importuar, por nuk kam dijeni sesa. Tani jam nën presion,”-ka thënë në një prononcim për ZËRI-n, Mondi Goxha.

    Ndërkohë, AKU, pas publikimit të skandalit, përmes një komunikate të shkurtër për mediat, pranoi faktet.Drejtori i Menaxhimit të Riskut në Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU), Martin Jorgaqi se pasi u konstatua mishi i pulës me salmonelë, kompania nuk ka bashkëpunuar me autoritetet dhe nuk ka dhënë informacion të saktë rreth faturave, se në cilat pika shitjesh u shpërnda ky produkt.
    Si ‘diMal’ i shiti filetot në markete pa pritur analizat e AKU
    Ngarkesa e dyshimtë ka mbërritur në Portin e Durrësit më 11 mars 2025 dhe është marrë nga kompania ‘Dimal Inc’, një subjekt i themeluar në vitin 2019 nga Mondi Goxha, një nga të akuzuarit kryesorë në këtë çështje. Mostrat janë marrë vetëm pak ditë më vonë nga ana e agjentëve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.
    Rezultatet e analizave kanë dalë pas 3-4 ditësh që nga marrja e monstrave, kur në fakt duhet që të dilnin brenda 24 orëve. Sipas analizave të kryera në ISUV, u zbulua se mishi ishte infektuar me “Salmonella Typhimurium”, por që në këtë kohë, mishi ishte shitur. Gjithsej, nga 27 ton, janë shitur 13.5; shumica në qarkun e Kukësit, ndërsa pjesa tjetër është shpërndarë nëpër marketet e gjithë vendit. Vetë kompania “diMal” thotë që është distributor/shpërndarës në Big Market, Xhangolli, Euromarket dhe Joena. Por nuk dihet nëse është shitur edhe në markete të tjerë. 
    Njoftimi i policisë:
    Importuan produkte ushqimore të cilat në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës, shpallet në kërkim administratori i kompanisë si dhe procedohet penalisht vëllai i tij, për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve“.
    Procedohen penalisht dhe 3 inspektorë të AKU-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
    Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kreu veprime hetimore e procedurale në lidhje me rastin e futjes në vendin tonë të një sasie produktesh ushqimore me përmbajtje të salmonelës dhe në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. G., 50 vjeç, (administratori i një kompanie private) si dhe u proceduan penalisht shtetasit: M. G., 53 vjeç (vëllai i 50-vjeçarit), G. H., 38 vjeç, S. L., 42 vjeçe dhe A. S., 46 vjeç.
    Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. G., në cilësinë e administratorit të kompanisë së bashku me vëllain e tij shtetasin M. G., kanë importuar produkte ushqimore ku në bazë të analizave nga institucionet përkatëse kanë rezultuar se në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës. Shtetasit G. H., S. L., dhe A. S., në cilësinë e inspektorëve të AKU me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar futjen në treg të këtyre produkteve.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
    Sasia totale që mbërriti nga Brazili në Durrës më 11 mars është 7.9 tonë, ndërsa burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për 18.250 kilogramë fileto pule e ngrirë, pra rreth 18.3 tonë./ZËRI

  • Në kërkim pronari i ”AMG Food”, procedohet vëllai i tij e tre inspektorë të AKU, futën fileto me salmonelë

    Në kërkim pronari i ”AMG Food”, procedohet vëllai i tij e tre inspektorë të AKU, futën fileto me salmonelë

    Një ditë pas skandalit me sigurinë ushqimore, ku u zbulua se nga Brazili në Shqipëri kanë hyrë 7.9 ton mish pule me salmonelë, policia shpalli në kërkim administratorin e kompanisë importuese “AMG Food”, Arben Goxha, 50 vjeç. Së bashku me të vëllanë, Mondi Goxha, i cili është vënë nën hetim nga policia, 50-vjeçari Arben Goxha akuzohet se ka importuar ushqime të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve.
    Hetime kanë nisur edhe për tre inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Gëzim Hushi, Sada Lufta dhe Aldo Sinjari, të cilët, sipas policisë, kanë shpërdoruar detyrën, duke lejuar futjen në treg të filetove të pulës me salmonelë.
    Produkti i ardhur nga Brazili është futur në vendin tonë përmes Portit të Durrësit, ndërsa më 21 mars, përgjigjet e analizave të kryera në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare kanë treguar se mishi është i kontaminuar me salmonelë.

    Në pritje të përgjigjes së analizës, AKU tha se kompanisë “AMG Food” i ishte kërkuar të ruante produktin në ambientet frigoriferike dhe të mos e tregtonte. Por, në shkelje të ligjit, kompania e ka shitur atë në biznese të nivelit të dytë.
    AKU ka bllokuar deri tani nga ngarkesa vetëm 4 ton mish me salmonelë.
    /vizionplus.tv

  • Skandali i mishit të pulës me salmonelë, shpallet në kërkim vëllezërit Arben e Mondi Goxha, administrator të kompanive AMG food (ALGIDA) e DiMal, procedohen 3 inspektorë të AKU-së

    Skandali i mishit të pulës me salmonelë, shpallet në kërkim vëllezërit Arben e Mondi Goxha, administrator të kompanive AMG food (ALGIDA) e DiMal, procedohen 3 inspektorë të AKU-së

    TIRANE-   Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim Arben Goxha pronarin e kompanisë AMG. Ndërkohë nën hetim është i vëllai, Mondi Goxha, pronarin i firma ”diMal”. Procedohen penalisht dhe 3 inspektorë të AKU-së Gezim Hushi, Sada Lufta, Aldo Sinjari për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”

    Arben Hoxha është pronari i kompanisë  ‘AMG Food’ e cila ka importuar nga Brazili mishin e pulës me salmonelë, produktet e së cilës në treg gjenden me emrin ‘diMal’. Ndërkohë nën hetim është i vëllai, Mondi Goxha  pronar i firmës “diMal’ linjë e përpunimit dhe magazinimit të produkteve të mishit dhe tregtimit  Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Procedohen penalisht dhe 3 inspektorë të AKU-së Gezim Hushi, Sada Lufta, Aldo Sinjari për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Martin Jorgaqi, Drejtori i Menaxhimit të Riskut i AKU, tha dje për Report Tv se sasia totale që mbërriti nga Brazili në Durrës më 11 mars është 7.9 tonë, ndërsa burime bëjnë me dije bëhet fjalë për 18.250 kilogramë fileto pule e ngrirë, pra rreth 18.3 tonë. Nga ana tjetër,  kryetari i urdhrit Veteriner Ervin Resuli, denoncoi për 27 tonë. 

    Në një reagim të saj kompania diMal.inc thotë se asnjë sasi nga lotet e kontaminuara nuk është përdorur në prodhimin e produkteve ose nënprodukteve tona dhe se grupi i identifikuar nuk është aktualisht në prodhim.Ndërkohë kompania ‘AMG Food’,  që importoi mishin e pulës nga Brazili informoi se janë siguruar 154 fatura të shitjeve të produktit të kontaminuar, duke mundësuar që të njoftohen konsumatorët dhe të merren masat për tërheqjen e produktit nga tregu.

    Në kërkimReklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Arben Goxha – administratori i kompanisë AMG food

    Në hetim

    Mondi Goxha administratori i kompanisë DimalGezim Hushi inspektori i AKU-sëSada Lufta inspektori i AKU-sëAldo Sinjari inspektori i AKU-së

     Njoftimi i policisë

    Importuan produkte ushqimore të cilat në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës, shpallet në kërkim administratori i kompanisë si dhe procedohet penalisht vëllai i tij, për veprën penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve“.

    Procedohen penalisht dhe 3 inspektorë të AKU-së për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

    Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kreu veprime hetimore e procedurale në lidhje me rastin e futjes në vendin tonë të një sasie produktesh ushqimore me përmbajtje të  salmonelës dhe në vijim të veprimeve  u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. G., 50 vjeç, (administratori i një kompanie private) si dhe  u proceduan penalisht  shtetasit: M. G., 53 vjeç (vëllai i 50-vjeçarit), G. H., 38 vjeç, S. L., 42 vjeçe dhe A. S., 46 vjeç.

    Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. G., në cilësinë e administratorit të kompanisë së bashku me vëllain e tij shtetasin M. G.,  kanë importuar produkte ushqimore ku në bazë të analizave nga institucionet përkatëse kanë rezultuar se në përmbajtje të tyre kanë bakterin e salmonelës. Shtetasit G. H., S. L., dhe A. S., në cilësinë e  inspektorëve të AKU me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë lejuar futjen në treg të këtyre produkteve.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme