Tag: google

  • Google shkurton qindra vende pune

    Google shkurton qindra vende pune

    Google ka shkurtuar qindra vende pune në divizionet e platformave dhe pajisjeve të saj raportoi The Information ditën e Premte.

    Shkurtimet e vendeve të punës po bëhen në divizionet e platformës Android, telefonët Pixel dhe shfletuesit Chrome. Lojtarët e mëdhenj të teknologjisë ka shpenzuar shuma të mëdha drejt qendrave të të dhënave dhe zhvillimit AI ndërsa reduktuar investimet në hapësira të tjera të biznesit.
    Kompania mëmë e Facebook, Meta, ka shkurtuar 5 përqind të fuqisë punëtore në Janar ndërsa ka shtyrë përpara rekrutimin e inxhinierëve machine learning. Microsoft shkurtoi 650 vende pune në njësinë e Xbox në Shtator.

    Amazon dhe Apple gjithashtu bënë shkurtime.
    “Që nga kombinimi i ekipeve të platformave dhe pajisjeve vitin e kaluar, ne jemi përqendruar të bëhemi më të shkathët dhe të veprojmë në mënyrë më efektive dhe kjo përfshinte uljen e disa vendeve të punës përveç programit të daljes vullnetare që ne ofruam në Janar,” tha një zëdhënës i Google për The Information.

    /PCWorld Albanian

  • Cila është fjala më e kërkuar në Google për vitin 2025 deri më tani?

    Cila është fjala më e kërkuar në Google për vitin 2025 deri më tani?

    Në një botë gjithnjë e më të lidhur me teknologjinë, Google mbetet një nga burimet kryesore të informacionit për miliarda përdorues.

    Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Similarweb, fjala më e kërkuar në Google për vitin 2025, deri më tani, është “YouTube”, me një mesatare mbresëlënëse prej mbi 510 milionë kërkimesh mujore në mbarë botën.
    Ky rezultat nuk përbën surprizë, duke marrë parasysh dominimin e YouTube në jetën digjitale të përditshme.
    Nga përmbajtja edukative dhe argëtuese, tek lajmet dhe vlogjet personale, platforma është shndërruar në një mjet universal për të mësuar, zbavitur dhe informuar. Gjithashtu, shumë përdorues – veçanërisht të rinjtë – e shohin YouTube-in si një motor kërkimi më vete.
    Pas YouTube, në listën e fjalëve më të kërkuara renditet “Facebook”, me rreth 325 milionë kërkime mujore, ndërsa “Amazon” mban vendin e tretë me mbi 237 milionë kërkime.
    Këto platforma përfaqësojnë jo vetëm gjigantë teknologjikë, por edhe pjesë integrale të mënyrës se si komunikojmë, blejmë dhe konsumojmë përmbajtje në kohët moderne.
    Kjo renditje reflekton qartë prioritetet e përdoruesve të internetit në vitin 2025, duke nxjerrë në pah ndikimin e madh të rrjeteve sociale, teknologjisë dhe përmbajtjes vizuale në përditshmërinë tonë digjitale

  • Kur i beson ‘verbërisht’ Google Maps! Makina përfundon duke ‘fluturuar’ nga ura, shoferi: Nuk ishte faji im! Po ndiqja udhëzimet

    Kur i beson ‘verbërisht’ Google Maps! Makina përfundon duke ‘fluturuar’ nga ura, shoferi: Nuk ishte faji im! Po ndiqja udhëzimet

    Një shofer i cili i besoi ‘verbërisht’ Google Maps përfundoi duke rënë nga një urë.

    Ngjarja ka ndodhur në Indonezi. 61-vjeçari, po ndiqte udhëzimet në smartphonin e tij dhe po drejtonte makinën e tij të tipit ‘BMW’. Google Maps kishte hartuar rrugën e re dhe e ridrejtoi atë larg autostradës së papërfunduar.
    Mirëpo, në vend që të merrte rrugën e bypass-it, 61-vjeçari kaloi me makinë nga një hendek në një pengesë betoni dhe vazhdoi përpara. Video tregon momentin kur makina luksoze u hodh nga mbikalimi i papërfunduar dhe u rrëzua në rrugë.
    61-vjeçari pohoi se nuk kishte faj pasi po ndiqte udhëzimet GPS. Ekipet e shpëtimit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje për të trajtuar 61-vjeçarin dhe pasagjerin e tij 47-vjeçar. Të dy u plagosën lehtë.

    Top Channel

  • Google i paguan njerëzit që të mos bëjnë asgjë, tregojnë edhe arsyen pse e bëjnë këtë

    Google i paguan njerëzit që të mos bëjnë asgjë, tregojnë edhe arsyen pse e bëjnë këtë

    Google thuhet se po paguan disa punonjës në departamentin e tij të AI që të mos bëjnë asgjë, dhe arsyeja është mjaft interesante.
    Kompania, në fakt, nuk dëshiron të rrezikojë t’i humbë këta punëtorë duke i bërë ata të lëvizin për të punuar për rivalët, siç raporton Business Insider.
    Kjo është veçanërisht e vërtetë për punonjësit në departamentin e zhvillimit të teknologjisë DeepMind, sepse konkurrenca midis Google, OpenAI dhe të tjerëve është kaq e ashpër.
    DeepMind në fakt po përdor “marrëveshje agresive jo-konkurruese” për disa nga punonjësit e saj në këtë sektor në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo, logjikisht, i pengon ata të punojnë për konkurrentët.
    Në SHBA rregullatori ndaloi shumicën e kontratave të tilla vitin e kaluar, por kjo nuk vlen për Mbretërinë e Bashkuar.
    Informacioni u publikua muajin e kaluar, kur një ekzekutiv i Microsoft tha se stafi i DeepMind po e kontaktonte atë, sepse e kishin të vështirë të sqaronin klauzolat e tyre.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Cili vend po fiton garën për të qenë lider në botë i AI?

    Cili vend po fiton garën për të qenë lider në botë i AI?

    Një raport i ri ka zbuluar se gara për të udhëhequr zhvillimin e inteligjencës artificiale (AI) po bëhet “më e ngushtë se kurrë,” me Shtetet e Bashkuara dhe Kinën që po humbin terren ndaj konkurentëve të tjerë globalë. Shtetet e Bashkuara janë ende në krye, por Kina po mbyll hendekun e performancës dhe Evropa po fiton gjithashtu terren, sipas një raporti të Universitetit Stanford.

    Në vitin 2024, institucionet me bazë në SHBA prodhuan 40 modele të AI, ndërsa Kina ka prodhuar 15 dhe Evropa vetëm 3. Megjithatë, Indeksi i Inteligjencës Artificiale të Stanford-it 2025 ka treguar se modelet kineze kanë arritur një nivel të ngjashëm me ato amerikane në disa tregues të performancës, duke përfshirë testet e njohurive dhe aftësinë për zgjidhjen e problemeve (MMLU) dhe gjenerimin e kodit (HumanEval).

    Gara është bërë më e ashpër, me kompani si OpenAI, Google, dhe DeepSeek që po konkurrojnë për të ndërtuar platformat më të avancuara të AI. Kur ChatGPT i OpenAI bëri bujë në vitin 2022, vetëm ai dhe Google dispononin teknologjinë pionier. Por tani, kompani të tjera të njohura amerikane, si Meta dhe xAI i Elon Musk, po arritin shpejt. Po ashtu, modeli DeepSeek R1 i Kinës është renditur gjithashtu pranë modeleve të OpenAI dhe Google, duke provuar se konkurrenca po bëhet gjithnjë e më e ashpër.

    Një tjetër tregues i forcës së konkurrencës është rritja e numrit të publikimeve dhe patentave të AI, ku Kina ka dalë në krye, duke zënë pothuajse 70% të të gjitha granteve të AI që nga viti 2023. Kjo rritje e aktivitetit global tregon se zhvillimi i AI është bërë një luftë ndërkombëtare për udhëheqësinë teknologjike.

    Ky zhvillim është një dëshmi e rëndësishme për rëndësinë strategjike të inteligjencës artificiale, e cila ka ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë kombëtare dhe avancimet në fushat e shëndetësisë, biznesit dhe teknologjisë./ Euronews – Syri.Net

  • Modeli AI më i fundit i Google, Gemini 2.5 Pro, mbërrin edhe për përdoruesit pa pagesë

    Modeli AI më i fundit i Google, Gemini 2.5 Pro, mbërrin edhe për përdoruesit pa pagesë

    Përdoruesit pa pagesë të Gemini tashmë mund të luajnë me modelin më të ri të Google, versionin eksperimental Gemini 2.5 Pro.

    Kompania tha në fundjavë se Gemini 2.5 Pro është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit edhe pse ka disa limite përdorimi. Gemini 2.5 Pro u lançua javën e kaluar ndërsa Google thoshte se është modeli AI më inteligjent i lançuar gjer më sot.
    Fillimisht u bë i disponueshëm për përdoruesit e Gemini Advanced ndërsa tani mund të aksesohet në Google AI Studio dhe aplikacionin Gemini.

    Përdoruesit pa pagesë mund ta provojnë ndërsa 2.5 Pro është modeli i parë Gemini që “mendon” duke ofruar rezultate më të sakta.
    Në një postim në blog, kompania shpjegoi se kjo “i referohet aftësisë së saj për të analizuar informacionin, për të nxjerrë përfundime logjike, për të përfshirë kontekstin dhe nuancat dhe për të marrë vendime të informuara”. /PCWorld Albanian

  • Google lançoi Gemini 2.5 Pro me “arsyetim” kompleks

    Google lançoi Gemini 2.5 Pro me “arsyetim” kompleks

    Google po përshpejton zhvillimin e inteligjencës artificiale. Në muajt e fundit, pas debutimit të Gemini 2.0, gjiganti i teknologjisë prezantoi një tjetër përditësim: Gemini 2.5.

    Si me çdo lançim tjetër AI, Google vë theksin tek performanca e lartë në LMArena për Gemini 2.5, veçanërisht aftësitë e tij në kodim, matematikë dhe shkencë.
    Modeli i parë këtyre serive është Gemini 2.5 Pro Experimental. Google thotë se është një model që “mendon” dhe oforn përgjigje, analizë dhe kontekst  duke arsyetuar.

    Kur debutoi Gemini 2.0, Google lançoi të parin versionin më efikas dhe më pak të kushtueshëm Flash. “Me Gemini 2.5, ne kemi arritur një nivel të ri të performancës duke kombinuar një model bazë të përmirësuar ndjeshëm me përmirësimin e trajnimit pas trajnimit,” tha kompania në një postim në blog që i atribuohet Koray Kavukcuoglu, CTO i Google DeepMind.
    Google vetëm sa kishte filluar të lançonte Gemini 2.0 në shërbimet e saj duke e përdorur për të fuqizuar AI Mode në kërkim dhe Deep Research në pyetjet më komplekse. Gemini 2.5 Pro është i disponueshëm nga ky moment në Google AI Studio dhe Gemini Advanced. /PCWorld Albanian

  • Thirrja urgjente për 3,2 mln përdorues të “Google”: Hakerat në kompjuterin tuaj, fshijini menjëherë këto programe

    Thirrja urgjente për 3,2 mln përdorues të “Google”: Hakerat në kompjuterin tuaj, fshijini menjëherë këto programe

    Mbi tre milionë përdorues të Google Chrome kanë marrë një paralajmërim në lidhje me 16 “shtesa” të shfletuesit që janë nën “kontrollin” e hakerave. Ekspertët e sigurisë kibernetike kërkuan që përdoruesit t’i fshijnë ato menjëherë, pasi është zbuluar se hakerat kanë futur kodet e tyre. Kjo mundëson që hakerat të vjedhin të dhënat e përdoruesve dhe të kryejnë devijime gjatë kërkimit në Google, duke i çuar klikimet në faqe që janë nën kontrollin e tyre për të gjeneruar të ardhura nga reklamat, shkruan A2 CNN.
    Lista e shtesave të kompromentuara përfshin “Blipshot”, “Emojis”, “Color Changer for YouTube”, “Video Effects for YouTube” dhe “Audio Enhancer”, si dhe shtesa të tjera si “Mike Adblock për Chrome” dhe “Super Dark Mode”. Instalimi i tyre mund të çojë në vjedhje të të dhënave dhe manipulimin e aktivitetit në internet të përdoruesve.
    Përveç kësaj, ekipi i GitLab Threat Intelligence theksoi se Chrome ka hequr këto shtesa nga Dyqani i tij, por përdoruesit që i kanë shkarkuar duhet t’i heqin ato manualisht. Hakerat kanë marrë kontrollin e tyre duke përdorur sulme phishing ndaj krijuesve të tyre.
    Ekspertët këshillojnë që përdoruesit të kontrollojnë me kujdes “lejet” që kërkon çdo shtesë para se ta instalojnë dhe të lexojnë komentet e përdoruesve të tjerë për të identifikuar mundësitë e rrezikut.

  • Autoritetet Amerikane përsërisin qëndrimin e tyre për shpërblerjen e Google

    Autoritetet Amerikane përsërisin qëndrimin e tyre për shpërblerjen e Google

    Google do të detyrohet të shpërbëjë biznesin e saj tha Departamenti Amerikan i Drejtësisë duke mbajtur qëndrimin e administratës së kaluar pasi një gjykatë federale arriti në përfundimin e kompania ka abuzuar në mënyrë të paligjshme me një monopol në industrinë e kërkimit online.

    The Washington Post dhe The New York Times raportuan se Departamenti i Drejtësisë ka përsëritur qëndrimin se Google duhet të shesë shfletuesin Chrome.
    Në argumentin e tij, Departamenti thoshte se shitja e Chrome do të parandalonte kontrollin e Google mbi këtë pikë aksesi kritik në internet si dhe ti hapte rrugë motorëve rivalë të kërkimit.

    Departamenti i Drejtësisë gjithashtu ruajti propozimin e administratës Biden për të ndaluar Google të bëjë marrëveshje me kompani si Apple, me prodhues smartfonësh dhe shfletuesish si Mozilla për ta bërë motorin e saj të kërkimit parësor në produktet dhe softuerët e tyre.
    Megjithatë tërhoqi propozimin që do ta detyronte Google të shiste aksionet e saj në startupet AI si Anthropic. Pritet që gjiganti i kërkimit të dërgojë propozimin e tij me lehtësi për platformat rivale.

    /PCWorld Albanian

  • Google arrin marrëveshjen 32 miliardë dollarëshe për blerjen e startupit të sigurisë kibernetike

    Google arrin marrëveshjen 32 miliardë dollarëshe për blerjen e startupit të sigurisë kibernetike

    Kompania mëmë e Google, Alphabet, ka arritur një marrëveshje për blerjen e startupit të sigurisë kibernetike Wiz për 32 miliardë dollarë raportoi The Financial Times ditën e Marte ndërsa citonte burime të afërta me çështjen.

    Blerja e Wiz do të fuqizonte biznesin cloud të Google duke konkurruar më mirë me rivalët si Amazon dhe Microsoft. Marrëveshja do të ishte blerja më e madhe e Alphabet, shumë më e lartë sesa 23 miliardë dollarë që do të paguante për Wiz po të kishte mbyllur blerjen vitin e kaluar.
    Wiz u tërhoq nga marrëveshja për shkak të presionit rregullator. Asokohe Wiz tha se do të përqendrohej tek oferta fillestare publike (IPO.)

    Pritet që blerja të bëhet publike ditën e sotme thoshte raporti i FT ndërsa asnjëra prej kompanive nuk ka komentuar. /PCWorld Albanian