Tag: google

  • BE-ja e gjobit Google-in me rreth 3 miliardë euro

    BE-ja e gjobit Google-in me rreth 3 miliardë euro

    Komisioni Evropian ka vendosur të premten një gjobë prej 2.95 miliardë eurosh ndaj kompanisë amerikane, Google, për shkelje të rregullave të konkurrencës duke i favorizuar shërbimet e veta të reklamimit digjital.

    Komisioni Evropian gjithashtu urdhëroi gjigantin amerikan të teknologjisë t’i ndalë “praktikat e favorizimit të vetes” dhe të marrë masa për ta shmangur “konfliktet e interesit” përgjatë zinxhirit të furnizimit në teknologjinë e reklamave.

    Kjo është hera e katërt që KE-ja e gjobit Google-in. Vendimi i degës ekzekutive të Bashkimit Evropian pritet ta zemërojë presidentin amerikan, Donald Trump, administrata e të cilit ka sulmuar Bashkimin Evropian për rregullat e vendosura ndaj kompanive të mëdha të teknologjisë.

    Komisioni Evropian tha se hetimi i tij zbuloi se Google “abuzoi me pushtetin e vet” duke favorizuar shërbimet e veta të teknologjisë së reklamimit online në dëm të konkurrentëve, reklamuesve dhe botuesve.

    Kompania ka 60 ditë kohë për të paraqitur propozime për zgjidhjen e kësaj çështjeje.“Nëse nuk paraqet një plan të zbatueshëm, Komisioni nuk do të hezitojë të vendosë një zgjidhje të përshtatshme”, tha Teresa Ribera, nënkryetare ekzekutive e Komisionit Evropian që mbikëqyr çështjet e konkurrencës, në një deklaratë të publikuar online.

    “Në këtë fazë, duket se mënyra e vetme për Google që ta eliminojë realisht konfliktin e interesit është përmes një zgjidhjeje strukturore, siç është shitja e një pjese të biznesit të saj Adtech”, shtoi Ribera.

    Megjithatë, Komisioni Evropian tha se fillimisht dëshiron ta “dëgjojë dhe vlerësojë” propozimin e kompanisë.

    Google e quajti vendimin “të gabuar” dhe u zotua se do të ankohet ndaj tij.

    Derisa që gjoba e BE-së është goxha e madhe, për Google ajo është vetëm një shifër e vogël, pasi kompania amerikane i fitoi 28.2 miliardë dollarë të ardhura vetëm në tremujorin e dytë të këtij viti.

  • BE-ja gjobit Google me rreth 3 miliardë euro

    BE-ja gjobit Google me rreth 3 miliardë euro

    Komisioni Evropian ka vendosur të premten një gjobë prej 2.95 miliardë eurosh ndaj kompanisë amerikane, Google, për shkelje të rregullave të konkurrencës duke i favorizuar shërbimet e veta të reklamimit digjital.
    Komisioni Evropian gjithashtu urdhëroi gjigantin amerikan të teknologjisë t’i ndalë “praktikat e favorizimit të vetes” dhe të marrë masa për të shmangur “konfliktet e interesit” përgjatë zinxhirit të furnizimit në teknologjinë e reklamave.
    Kjo është hera e katërt që KE-ja e gjobit Google-in. Vendimi i degës ekzekutive të Bashkimit Evropian pritet ta zemërojë presidentin amerikan, Donald Trump, administrata e të cilit ka sulmuar Bashkimin Evropian për rregullat e vendosura ndaj kompanive të mëdha të teknologjisë.

    Komisioni Evropian tha se hetimi i tij zbuloi se Google “abuzoi me pushtetin e vet” duke favorizuar shërbimet e veta të teknologjisë së reklamimit online në dëm të konkurrentëve, reklamuesve dhe botuesve.
    Kompania ka 60 ditë kohë për të paraqitur propozime për zgjidhjen e kësaj çështjeje.
    “Nëse nuk paraqet një plan të zbatueshëm, Komisioni nuk do të hezitojë të vendosë një zgjidhje të përshtatshme”, tha Teresa Ribera, nënkryetare ekzekutive e Komisionit Evropian që mbikëqyr çështjet e konkurrencës, në një deklaratë të publikuar online.
    “Në këtë fazë, duket se mënyra e vetme për Google që ta eliminojë realisht konfliktin e interesit është përmes një zgjidhjeje strukturore, siç është shitja e një pjese të biznesit të saj Adtech”, shtoi Ribera.
    Megjithatë, Komisioni Evropian tha se fillimisht dëshiron ta “dëgjojë dhe vlerësojë” propozimin e kompanisë.
    Google e quajti vendimin “të gabuar” dhe u zotua se do të ankohet ndaj tij.

  • Ndëshkohet Google!  Bashkimi Europian i vë gjobën e majme, thuajse 3 milionë euro

    Ndëshkohet Google! Bashkimi Europian i vë gjobën e majme, thuajse 3 milionë euro

    Google

    BRUKSEL- Rregullatorët e Bashkimit Evropian të premten e gjobitën kompaninë Google me një gjobë prej 2.95 miliardë eurosh (3.5 miliardë dollarë amerikanë) për shkelje të rregullave të konkurrencës së bllokut duke favorizuar shërbimet e veta të reklamimit dixhital, duke shënuar dënimin e katërt të tillë antitrust për kompaninë, si dhe një tërheqje nga kërcënimet e mëparshme për ta shkatërruar gjigantin e teknologjisë, raporton The Guardian. 
    Komisioni Evropian, dega ekzekutive e bllokut 27-vendesh dhe zbatuesi më i lartë i antitrustit, urdhëroi gjithashtu kompaninë amerikane të ndërpresë “praktikat e saj të vetë-preferencës” dhe të ndërmarrë hapa për të ndaluar “konfliktet e interesit” përgjatë zinxhirit të furnizimit me teknologji reklamuese.
    Hetimi i komisionit zbuloi se Google kishte “abuzuar” me pozicionet e saj dominuese në ekosistemin e teknologjisë së reklamave.
    Google tha se vendimi ishte “i gabuar” dhe se do të apelonte.
    “Ai vendos një gjobë të pajustifikuar dhe kërkon ndryshime që do të dëmtojnë mijëra biznese evropiane duke ua vështirësuar atyre fitimin e parave”, tha në një deklaratë Lee-Anne Mulholland, drejtuesja globale e çështjeve rregullatore të kompanisë.
    Vendimi erdhi më shumë se dy vjet pasi Komisioni Evropian njoftoi akuza antitrust kundër Google. Komisioni kishte thënë në atë kohë se e vetmja mënyrë për të shuar shqetësimet antitrust në lidhje me biznesin fitimprurës të reklamave dixhitale të Google ishte shitja e pjesëve të biznesit të saj. Megjithatë, ky vendim shënon një tërheqje nga ai qëndrim i mëparshëm dhe vjen mes tensioneve të përtërira midis Brukselit dhe administratës Trump mbi tregtinë, tarifat dhe rregullimin e teknologjisë.
    Disa zyrtarë të lartë europianë thanë se komisioni po kërkon shitje të detyruar për shkak të çështjeve të mëparshme që kanë përfunduar me gjoba dhe kërkesa që Google të ndalojë praktikat kundër konkurrencës, të cilat nuk kanë funksionuar dhe kanë lejuar që kompania të vazhdojë me të njëjtën sjellje, në një formë tjetër.
    Gjoba vjen pas një hetimi formal të hapur në qershor 2021./ZËRI

  • Thuajse 3 miliardë euro! Bashkimi Europian i vë gjobën e majme Google

    Thuajse 3 miliardë euro! Bashkimi Europian i vë gjobën e majme Google

    Rregullatorët e Bashkimit Europian kanë gjobitur Google me 2,95 miliardë euro për shkeljen e ligjeve të konkurrencës së bllokut duke favorizuar shërbimet e veta të reklamimit dixhital, çka shënon penalitetin e katërt për gjigantin teknologjik dhe një tërheqje nga kërcënimet e mëparshme për ndarjen e kompanisë.
    Komisioni Europian e ka urdhëruar kompaninën amerikane që t’u japë fund “praktikave të vetë-favorizimit” dhe të ndërmarrë hapa për të ndaluar “konfliktin e interesit” në zinxhirin e teknologjisë së reklamimit, raporton The Guardian.
    Hetimi i komisionit zbuloi se Google “kishte abuzuar” me pozitat e tij në ekosistemin e teknologjisë së reklamave.
    Google tha se vendimi ishte “i gabuar” dhe do ta apelojë.
    “Vendos një gjobë të pajustifikuar dhe kërkon ndryshjime që do të dëmtojnë mijëra biznese europiane duke e bërë më të vështirë që ata të prodhojnë para”, tha drejtoresha e marrëdhënieve rregullatore të kompanisë, Lee-Anne Mulholland.
    Vendimi vjen dy vite pas njoftimit të akuzave të anti-besimit nga Komisioni Europian. Asokohe, komisioni kishte thënë se e vetmja mënyrë që Google të sheshonte shqetësimet ishte të shiste pjesë të biznesit. Por ky vendim shënon një tërheqje nga qëndrimi i mëparshëm dhe në kontekst janë tensionet mes Brukselit dhe administratës Trump lidhur me tregtinë, tarifat dhe teknologjinë.
    Disa zyrtarë të lartë europianë thanë se komisioni po kërkon shitje të detyruar për shkak të çështjeve të mëparshme që kanë përfunduar me gjoba dhe kërkesa që Google të ndalojë praktikat kundër konkurrencës, të cilat nuk kanë funksionuar dhe kanë lejuar që kompania të vazhdojë me të njëjtën sjellje, në një formë tjetër.
    Gjoba vjen pas një hetimi formal të hapur në qershor 2021.

  • BE gjobit për për abuzim Google, shifra shkon 2.95 miliardë euro

    BE gjobit për për abuzim Google, shifra shkon 2.95 miliardë euro

    Bota E Premte, 5 Shtator 2025 20:09
    Google është gjobitur me 2.95 miliardë euro nga Bashkimi Europian për abuzim me pushtetin e saj në sektorin e teknologjisë së reklamave. Bëhet fjalë për teknologjinë që përcakton se cilat reklama duhet të vendosen në internet dhe ku.
    Komisioni Europian tha të premten se gjigandi i teknologjisë kishte shkelur ligjet e konkurrencës duke favorizuar produktet e veta për shfaqjen e reklamave online, në dëm të rivalëve.

    “Google tani duhet të paraqesë një zgjidhje serioze për të adresuar konfliktet e interesit dhe nëse nuk arrin ta bëjë këtë, ne nuk do të hezitojmë të vendosim zgjidhje të forta. Tregjet digjitale ekzistojnë për t’i shërbyer njerëzve dhe duhet të bazohen në besim dhe drejtësi”, tha në një deklaratë Komisionerja e Konkurrencës e BE-së, Teresa Ribera.

  • Komisioni Evropian gjobit Google, 2.95 miliardë euro për praktika antikonkurruese në teknologjinë e reklamave

    Komisioni Evropian gjobit Google, 2.95 miliardë euro për praktika antikonkurruese në teknologjinë e reklamave

    Komisioni Evropian ka gjobitur Google me 2.95 miliardë euro për shkelje të rregullave antitrust të BE-së, duke shtrembëruar konkurrencën në sektorin e teknologjisë së reklamimit.

    Komisioni e njoftoi vendimin në një deklaratë zyrtare dhe kërkoi që gjiganti amerikan të ndërpresë praktikat vetë-preferenciale dhe të zbatojë masa për të eliminuar konfliktet e interesit në zinxhirin e furnizimit me teknologji reklamuese.
    Google reagoi menjëherë ndaj vendimit. Lee-Anne Mulholland, zëvendëspresidente dhe drejtuese globale e çështjeve rregullatore në Google, tha: “Vendimi i Komisionit Evropian për shërbimet tona të teknologjisë së reklamave është i gabuar dhe ne do të apelojmë. Kjo vendos një gjobë të pajustifikuar dhe kërkon ndryshime që do të dëmtojnë mijëra kompani evropiane, duke e bërë më të vështirë për to gjenerimin e fitimeve. Nuk ka asgjë antikonkurruese në ofrimin e shërbimeve për blerësit dhe shitësit e reklamave, dhe ka më shumë alternativa ndaj shërbimeve tona se kurrë më parë.”
    Sipas raporteve të pakonfirmuara, Komisioneri i Tregtisë i BE-së, Maroš Šefčovič, ka kundërshtuar gjobën dhe ka propozuar pezullimin e saj ditët e fundit, duke nxitur debate të brendshme mbi masën dhe efektet e saj në tregun evropian të reklamave.
    Vendimi i BE-së thekson përpjekjet për të ruajtur konkurrencën në teknologjinë reklamuese, një sektor kyç për kompanitë e marketingut dhe reklamuesit në Evropë.

    Top Channel

  • Çfarë ndodhi në darkën e Trump-it me bosët e teknologjisë

    Çfarë ndodhi në darkën e Trump-it me bosët e teknologjisë

    “Faleminderit që jeni një president që mbështet biznesin dhe inovacionin Është një ndryshim thelbësor që do të na mundësojë të ruajmë për një kohë të gjatë rolin udhëheqës në botë, gjë që nuk do të ndodhte pa lidershipin tuaj.” Këto ishin fjalët e Sam Altman, drejtuesit të OpenAI, gjatë një darke me Donald Trump-in.
    Ndërsa për Tim Cook, drejtues i Apple, presidenti kishte luajtur një rol thelbësor për “të nxitur investime të reja në SHBA, për të rikthyer prodhimet strategjike në vend. Dhe kjo thotë shumë për lidershipin e tij dhe përqendrimin tek inovacioni.”
    Dikur, më të fuqishmit në botë ishin drejtuesit e bankave dhe bursave në Wall Street. Pas krizës ekonomike të vitit 2008, ky rol kaloi tek kompanitë e teknologjisë si Apple, Google, Facebook (Meta) dhe Microsoft.
    Mbrëmjen e kaluar, drejtuesit e këtyre kompanive morën pjesë në një darkë në Shtëpinë e Bardhë, të vetëdijshëm se Trump do ta shfrytëzonte si mundësi për t’u lavdëruar.
    Është e habitshme të shohësh drejtues të cilët zakonisht janë afër ideve progresiste, të ulen pranë një presidenti konservator që po ndryshon mënyrën se si funksionon kapitalizmi në Amerikë, me më shumë ndërhyrje të shtetit.
    Sundar Pichai, drejtuesi i Google, një kompani tradicionalisht pro-demokrate është dorëzuar përballë realitetit dhe mori pjesë në darkë, ndonëse me siklet. Pichai është me origjinë indiane, dhe India së fundmi u godit me tarifa të larta nga SHBA-të, jo sepse blen naftë nga Rusia (që edhe Kina e bën), por sepse kryeministri indian Narendra Modi nuk pranoi të mbështeste kandidaturën e Trump-it për Çmimin Nobel për Paqe.
    Gjatë fjalës së tij, Trump ia “shpërbleu” praninë Pichai-t duke i kujtuar që shpëtoi nga një vendim i rëndë në gjyqin për monopol ndaj Google-it, duke lënë të kuptohej se ai vetë ndikoi që kompania të mos ndëshkohej rëndë. Pastaj iu drejtua Pichai-t: “E di që ishe në telashe për një nismë të administratës Biden…”.Edhe pse ishte e vërtetë që Biden rihapi çështjen antitrust, Trump harroi të përmendte se edhe administrata republikane kishte vazhduar ndjekjen e Google-it.
    Në darkën që fillimisht ishte planifikuar për inaugurimin e kopshtit të Shtëpisë së Bardhë (por u zhvendos brenda për shkak të shiut), Trump e kishte ulur në krahun e tij Mark Zuckerberg, drejtuesin e Facebook, të cilin vetëm një vit më parë e kishte kërcënuar me burg nëse përdorte rrjetet sociale për të ndihmuar Kamala Harris në fushatë.
    Zuckerberg e kishte pranuar situatën dhe e kishte vizituar Trump-in menjëherë pas zgjedhjeve, dhe gjithashtu ishte i pranishëm në ceremoninë e nisjes së mandatit të ri presidencial.
    Trump, në mes të darkës, i tha: “Ky është fillimi i karrierës tënde politike”, gjë që e vuri Zuckerberg-un në siklet. Ai u përpoq ta mohojë me një buzëqeshje të zbehtë dhe tha: “Jo, nuk është kështu.”Më vonë, kur Trump kritikoi ligjet britanike për ndëshkimin e një gruaje që kishte nxitur dhunë kundër azilkërkuesve, Zuckerberg nuk dha një qëndrim të qartë duke thënë se nuk di shumë për këtë.
    Dëshira për të marrë favore ose për të shmangur ndëshkime, i ka shtyrë këta drejtues të mëdhenj të teknologjisë të harrojnë krenarinë.
    Në darkë ishin edhe drejtori i IBM-së, Arvind Krishna, ajo e Oracle, Safra Katz, dhe vetë Bill Gates, që përfaqësonte Microsoft-in.
    Trump i “shpërbleu” me një koment: “Jam i lumtur që kam mbledhur përreth kësaj tavoline një grup njerëzish me koeficient inteligjence shumë të lartë.”
    Kush mungoi
    Dy mungesa të rëndësishme u vunë re: Elon Musk, i cili pas një përplasjeje të madhe me Trump, nuk i kanë të mira marrëdhëniet dhe tashmë sheh se si rivalët e tij Altman dhe Zuckerberg, janë më afër presidentit. Jensen Huang, drejtuesi i Nvidia, gjithashtu nuk ishte i pranishëm, por jo për arsye politike. Trump i ka lejuar së fundmi të shesë çipet e tij në Kinë, në këmbim të një përqindjeje nga fitimi. Por me fuqinë që ka Nvidia sot, Huang duket se nuk ka nevojë të jetë i pranishëm në darka të tilla, ai preferon takime personale me presidentin.
    Shkrim nga Corriere della Sera

  • Bie Google/ Probleme me shërbimet në disa vende të Evropës, përfshirë Shqipërinë

    Bie Google/ Probleme me shërbimet në disa vende të Evropës, përfshirë Shqipërinë

    Përdoruesit në shumë vende të Evropës raportojnë këtë mëngjes një ndërprerje të konsiderueshme dhe të vazhdueshme në shërbimet e Google. Raportet u shënuan në downdetector.com dhe platformat e mediave sociale nga përdorues në Bullgari, Turqi, Greqi dhe vende të tjera të Evropës Lindore. Problemet, që po raportohen edhe në vendin tonë duket se janë të përhapura dhe po ndikojnë në shërbimet kryesore të Google.

    Cilat shërbime u prekën?

    YouTube ishte ndër më të prekurit, ku përdoruesit raportuan pamundësi për të ngarkuar video, si në versionin për kompjuter ashtu edhe në celular. Google Maps nuk arrinte të ngarkonte hartat, të kërkonte vendndodhje apo të llogariste itineraret, duke i lënë udhëtarët pa ndihmën e zakonshme të navigimit.

    Motori i kërkimit Google gjithashtu përjetoi probleme serioze, me përdorues që raportuan mesazhe gabimi ose kërkime të papërfunduara. Gmail pati ndërprerje më të lehta, ku disa përdorues hasën probleme me dërgimin apo marrjen e email-eve. Google Drive gjithashtu u bë i paarritshëm për shumë përdorues, duke bllokuar qasjen në dokumente dhe skedarë të ruajtur në cloud.
    Një element i përbashkët në të gjitha shërbimet ishte mesazhi “gabim serveri 5xx“, që tregon për një problem teknik në serverët e Google. Derisa situata të normalizohet, përdoruesit mund të drejtohen për kërkime në platforma të tjera si Bing, Yahoo, DuckDuckGo apo Brave Search. Ndërkohë, Google ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare mbi shkakun e ndërprerjes.

  • Bie Google dhe shërbimet e saj, përfshirë YouTube e Gmail

    Bie Google dhe shërbimet e saj, përfshirë YouTube e Gmail

    Google dhe gjithë shërbimet e saj, si Google Search, YouTube, Google Maps, Gmail dhe Google Drive, kanë rënë për përdoruesit nga rajoni.

    Përdoruesit nga Kosova, Turqia, Rumania, Gjeorgjia, Bullgaria, Hungaria, Serbia dhe Greqia nuk kanë mundur të qasen sot në këtë platformë.

    Këto janë ndër aplikacionet më të përdorura në botë.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    MAQEDONI E VERIUT: NDALOHEN TELEFONAT NË SHKOLLA, EDHE MËSUESIT NUK GUXOJNË T’I PËRDORIN (FOTO)