Tag: google

  • Google sfidon iPhone 16e me lançimin e Pixel 9a

    Google sfidon iPhone 16e me lançimin e Pixel 9a

    Google zyrtarisht prezantoi smartfonin Pixel 9a, modelin e ri të segmentit të mesëm që do të shitet për 499 dollarë. Ndryshimi më i madh i smartfonit është në pamjen e tij ku modeli i fundit distancohet nga shiriti i kamerës së pasme.

    Smartfoni do të pajisur me një çip të ri, Tensor G4 ndërsa paraardhësi i tij kishte çipin G3. 9a premton mbi 30 orë jetëgjatësi baterie. Përmban 8GB RAM dhe vjen në kapacitet 128GB ose 256GB.
    Do të jetë në shitje prej fillimit të muajit Prill në katër ngjyra. Ekrani i ri 6.3-inç Actua sipas Google ka ndriçim 35 përqind më të lartë sesa Pixel 8a me 2,700 nits. Vjen me ekran 120Hz.

    Pixel 9a ka dy kamera të pasme: 48-megapiksel kamër parësore dhe 13-megapiksel me kënd të gjerë. Për herë të parë në seritë A, smartfoni ka Macro Focus. Pixel 9a është i pajisur me funksionalitetet AI të fotografisë si Add Me, Best Take, Magic Editor, Magic Eraser, Audio Magic Eraser, Night Sight, Astrophotography dhe Panorama me Night Sight.
    Së fundi Google thotë se është telefoni i parë i kësaj serie me certifikimin IP68. Debutimi i tij vjen pak ditë pasi Apple prezantoi iPhone 16e i cili kushton 599 dollarë. /PCWorld Albanian

  • Google rrezikon gjobë 35 miliardë dollarë në Europë

    Google rrezikon gjobë 35 miliardë dollarë në Europë

    Bashkimi Europian po ecën përpara me veprime rregullatorë kundrejt Google dhe Apple. Komisioni Europian ngarkoi Google me dy akuza të reja për dështimin e përmbushjes së detyrimeve rregullatorë nën Aktin e Tregjeve Dixhitale në lidhje me Google Search dhe Play Store, akuza të cilat mund të çojnë në gjoba 35 miliardë dollarëshe.

    Autoriteti rregullatorë gjithashtu urdhëroi Apple të ta bëjë iOS më të hapur për pajisjet e palëve të treta si orët inteligjente, kufjet dhe TV. Vendimi vjen përballë kërcënimeve të presidentit Amerikan Donald Trump me tarifa ndaj vendeve të cilat rregullojnë kompanitë teknologjike Amerikane.
    Si pjesë e një hetimi filluar në muajin Mars, EC akuzoi Google ditën e Marte se ka shkelur ligjin DMA duke favorizuar shërbimet e saj të shitblerjes, rezervimit të hoteleve, transportit, të shërbimeve financiare apo rezultateve sportive në kërkimin online në kurriz të konkurrentëve.

    EC gjithashtu e akuzoi kompaninë se ka parandaluar zhvilluesit e aplikacioneve të Google Play nga informimi i konsumatorëve për kanale alternative për opsione më pak të kushtueshme.
    DMA, e cila u miratua në 2022, lejon rregullatorët Europianë të aplikojnë gjoba ndaj kompanive me deri 10 përqind të të ardhurave të tyre vjetore. Komisioni mund të dyfishojë penalitetin në 20 përqind për shkelje të përsëritura. Alphabet vitin e kaluar gjeneroi 350 miliardë dollarë të ardhura.

    Sakaq vendimi për Apple nuk përfshin sanksione financiare por sugjeron që kompania duhet të përmbushë kriteret e kërkuara ose të përballet me pasoja të njëjta.
    /PCWorld Albanian

  • Google përmirëson kërkimin e e-mail-eve në Gmail përmes AI

    Google përmirëson kërkimin e e-mail-eve në Gmail përmes AI

    Në përpjekje për të përmirësuar shanset e gjetjes së e-mail-it që po kërkoni, Google prezantoi një funksionalitet kërkimi AI në Gmail.

    Kërkimet e Google nuk do të rikthejnë më rezultate të renditura kronologjikisht bazuar vetëm në fjalët kyçe të përdorura prej jush, por në vend të saj do të marrë në konsideratë edhe kritere të tjera: e-mail-et të fundit, e-mail-e më të kërkuara dhe e-mail-e me kontaktet më të shpeshta.
    Falë këtij përditësimi, e-mail-et që po kërkoni me shumë gjasa do të jenë në krye të rezultateve të kërkimit duke ju kursyer kohë dhe tju ndihmojë të gjeni informacionin më lehtë.

    Funksionaliteti i ri po lançohet për të gjithë përdoruesit në mbarë botën me llogari personale në Google do është i disponueshëm përmes shfletuesit dhe aplikacioneve Android dhe iOS të Gmail.
    Megjithatë sipas Google funksionaliteti nuk do të zëvendësojë qasjen e mëhershme të kompanisë me mënyrën e kërkimit të e-mail-eve. Përkundrazi përdoruesit mund të zgjedhin me rezultateve të renditura kronologjikisht dhe opsionit të ri “most relevant.”

    /PCWorld Albanian

  • Google lançon versionin e Drive për laptopët me procesorë ARM

    Google lançon versionin e Drive për laptopët me procesorë ARM

    Google lançon një version të përshtatur të Google Drive për kompjuterët me procesorë ARM si Snapdragon X Elite dhe X Plus.

    Kompania njoftoi funksionalitetin përmes një postimi në blog duke thënë se aplikacioni Drive për Windows është gjerësisht i disponueshëm për kompjuterët me çipe Snapdragon X.
    Disa brende të mëdha lançuar laptopët e tyre me çipet ARM të cilët premtojnë një revolucion për kompjuterët personal në aspektin e efikasitetit dhe performancës.

    Në të njëjtën kohë ndjekin hapat e Apple e cila e nisi këtë me çipin M1 në 2020. Aplikacioni i ri Drive funksionon vetëm me Windows 11 dhe WebView2. Përdoruesit ekzistues të versioneve eksperimental do të përditësohen në versioni e plotë.
    Aplikacioni i ri është i disponueshëm për konsumatorët Google Workspace, Workspace Individual dhe llogaritë personale të Google. /PCWorld Albanian